U mbajt dje në Francë, ceremonia mortore për aktorin e paharrueshëm Jean-Paul Belmondo.
Kortezhi i varrimit u mbajt në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, familjes së legjendarit “Bebel” dhe mijëra qytetarëve francezë të vaksinuar plotësisht.
Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, gati 1.000 njerëz morën pjesë në procesin e varrimit pasi treguan certifikatën e tyre të vaksinimit.
Ekrane gjigante u instaluan në oborrin e Pallatit Apomachon në mënyrë që të mbledhurit të mund të shihnin ceremoninë.
Në orën 20:30, dyert e “Megaron Apomachon” u hapen duke u dhënë mundësinë njerëzve të lënë një lule në arkivol.
Jean Paul Belmondo u varros në kishën “Saint-Germain-des-Prés”, në një rreth të ngushtë familjar, sipas djalit të tij, Paul Belmondo./KultPlus.com
Mozaiku i Linit në Pogradec tashmë i restauruar ka tërhequr vëmendjen e publikut. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli në vëmendje punën e kryer, ndërsa shtatori është muaji i trashëgimisë kulturore.
“Restauruam dhe hapëm për publikun Mozaikun e Linit, Pogradec, këtë copëz trashëgimie e mbrojtur nga UNESCO”, u shpreh Margariti.
Mozaiku i Linit iu nënshtrua ndërhyrjeve pas 20 vitesh, rikonstruktim dhe pastrim, duke u rikthyer në bukurinë e saj si një nga vendet e mbrojtura nga UNESCO.
Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, realizuan hapjen e mozaikut që ndodhet në bazilikën e Linit.
Pasi u larguan shtresat e rërës, u realizua pastrimi me kujdes i sipërfaqes. Gjendja e tij do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe pastrimi i tij do të bëhet në mënyrë periodike.
Mozaiku shumëngjyrësh ka zbukurime kafshësh, bimore e gjeometrike, ku mbizotërojnë simbolet e kultit./atsh/KultPlus.com
Doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 nuk është e nevojshme për të gjithë njerëzit, thotë shkencëtarja prapa zbulimit të vaksinës së Oksfordit, duke bërë thirrje që dozat t’u dhurohen shteteve që kanë nevojë.
Profesoresha Dame Sarah Gilbert i tha gazetës “Daily Telegraph” se disa grupe të ndjeshme do të kenë nevojë për dozën përforcuese, por se imuniteti është duke zgjatur mirë në shumicën e rasteve.
“Duhet të dërgojmë vaksina në shtetet ku deri më tani është vaksinuar një pjesë e vogël e popullsisë”, tha ajo.
Organi këshillëdhënës për vaksina i Mbretërisë së Bashkuar pritet që së shpejti të dalë me këshillën përfundimtare rreth dozës së tretë, shkruan BBC.
Komisioni i Përbashkët për Vaksinim dhe Imunizim tashmë ka thënë se doza e tretë do t’iu ofrohet personave me sistem të dobësuar imunitar. Në këtë grup bëjnë pjesë rreth 500.000 britanikë./KultPlus.com
Gjergj Kastrioti nuk vraponte pas posteve e titujve, por i dhanë të tjerët poste e tituj sipas meritës, pa ia kërkuar ato,
Ai e donte lirinë, përparimin dhe fuqizimin e Atdheut dhe Shtetit të tij ,
Ai nuk vraponte pas pasurisë vetjake ,por donte ta bënte Atdheun e tij të pasur, të zhvilluar e të fuqishëm,
Ai vdiq si një Mbret i varfër,sepse tërë pasurinë e tij e kishte vënë në shërbim të atdheut respektivisht Arbërisë së tij.Ndërsa Mbretërit e Princat tjerë europian lanë pas pasuri ,ari e pallate të tyre,Gjergj Kastrioti nuk la pasuri,sepse e kishte vënë në shërbim të atdheut, prandaj ai la një shembull të pavdekshëm në historinë e qeverisjes dhe udhëheqjes së Shteteve apo Mbretërive ,
Ai luftoi për liri ,për pavarësi ,për rikthimin e dinjitetit dhe bashkimit arbëror,
Ai ishte „njeri i virtytit“ sikur që thoshte edhe vetë dhe „jo i fatit“,
Ai sakrifikojë gjithçka për të mirën e përgjithshme të Atdheut,
Ai jetoi si një i shenjtë, dhe u bë Busulla e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombi i tij,
Ai ishte komandant i papërsëritshëm,sepse edhe në Ushtrinë e tij dhe në Shtetin e tij kishte disciplin,moral dhe pastërti patriotike,
Ai e vendosi jetën e tij dhe të familjes së tij në rrezik,vetëm e vetëm që Atdheu i tij ta shohë dritën e lirisë, pavarësisë dhe përparimit,
Ai e donte Shtetin(Mbretërinë) e tij ,qytetarët e tij pa dallim i pasur apo i varfër, i vogël apo i madhë ,dhe pa dallim pozitave në shoqëri, sepse ai Atdheun e konsideronte si një Trup i përbashkët,
Ai u bë i dashur për qytetarët e tij ,sepse ia ktheu gëzimin e lirisë, pavarësisë dhe sa ishte gjallë e mbajti të bashkuar dhe e ruajti Arbërinë në themelet e saj dhe të paraardhësve ,
Ai hyri përjetësisht në zemrat e arbërorëve dhe nuk doli më kurrë ,por vetëm sa u bë edhe më i gjallë deri në ditët tona./KultPlus.com
Danimarka nga sot po shfuqizon masat e mbetura të vendosura për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, një veprim që shpjegohet me mbulimin e lartë të vaksinimit të popullatës.
Njerëzit nuk do të kenë më nevojë të tregojnë një certifikatë COVID-19 që tregon se ata janë vaksinuar, se ata kanë kaluar coronavirusin ose kanë një test negativ, madje edhe në ngjarje të mëdha, të tilla si ndeshjet e futbollit, ose në klubet e natës, të cilat sapo janë hapur.
E gjithë kjo falë numrit të lartë të të vaksinuarve. Deri më tani, 83 për qind e danezëve mbi moshën 12 vjeçare janë vaksinuar plotësisht, raporton politico.eu.
Danimarka nuk do ta klasifikojë më Covid-19 si një sëmundje “kritike shoqërore”. Gjatë muajve të fundit, qeveria ka hequr gradualisht detyrimin për të mbajtur maska dhe masa të tjera.
Sidoqoftë, për udhëtarët që hyjnë në vend nga jashtë, disa kufizime do të mbeten në fuqi. Nëse kërkohet një test për të hyrë në shteti danez varet nga vendi ose rajoni nga i cili personi hyn në atë vend./KultPlus.com
Tom Cruise rinisi xhirimet e filmit “Mission Impossible 7” ditën e enjte, me një skenë spektakolare që si gjithmonë, e realizon pa ndihmën e dublantëve.
59-vjeçari u hodh plot 4 herë me parashutë, në mënyrë që regjisori Christopher McQuarrie të kapte skenën perfekte.
Muaj më parë, Tom Cruise ka xhiruar një skenë sipër një treni që lëvizte me shpejtësi./KultPlus.com
Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” ka shkruar për gjendjen e rëndë me pandeminë nëpër të cilën po kalon Kosova javët e fundit. Përqindja e lartë e udhëtarëve të sëmurë që kthehen nga Kosova ka qenë diçka për të folur në Zvicër për javë të tëra. Por cila është situata në vetë vendin, ka pyetur NZZ, duke shpjeguar më tej gjendjen..
Mediumi zviceran shkruan se definicioni i OBSH-së se kur pandemia është jashtë kontrollit vlen për Kosovën. Sipas OBSH-së, kjo konstatohet nëse në një vend së paku çdo i pesti test i koronavirusit rezulton pozitiv.
Në Kosovë ka nivel të përhapjes së pakontrollueshme të virusit, pasi një javë gjatë 7 ditëve përpara se Qeveria të merrte masa të reja kufizuese, incidienca arriti nivelin më të lartë gjatë pandemisë. Më 20 gusht, numri i testeve që rezultuan pozitive e kishte kaluar pragun prej 20%.
Ekspertja kosovare e çështjeve të shëndetësisë, Edona Deva, e cila punon për Community Development Fund në Prishtinë, i tha “Neue Zürcher Zeitung” se ditëve të fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve, por vlerësoi se kujdesi ndaj pacientëve paraqet një sfidë të madhe. Në fund të javës që shkoi, në Kosovë ishin të shtrirë në spital 1200 pacientë me Covid-19.
Kosova ka njërin prej sistemeve më të dobëta shëndetësore të Europës. Në vitin 2019 qeveria ka ndarë vetëm 3,5% të prodhimit të brendshëm bruto për sistemin shëndetësor. Mesatarja europiane është trefish më e lartë, shkruan NZZ.
Deva e bën përgjegjës sistemin e dobët shëndetësor për numrin e lartë të viktimave. Më 29 gusht vdiqën 36 persona të infektuar me koronavirus, që shënon rekord të zi në Kosovë.
Edona Deva problemin më të madh në luftimin e pandemisë e sheh te përpjekjet e mangëta për ta kufizuar përhapjen dhe për t’i zbatuar masat. Në shkurt, ambasadori amerikan në Kosovë kishte njoftuar qendrën në Washington se Kosova po sillet sikur Covidi nuk ekziston. Kafenetë mbusheshin plot, maskat pothuaj nuk barteshin fare, ndërsa fushata e vaksinimit as që kishte nisur. Deri më tani vetëm 17% e popullsisë janë vaksinuar plotësisht. Deva thotë se autoritetet duhet t’u drejtohen direkt njerëzve me oferta për vaksinim.
“Duhet shkuar nga dera në derë. Sidomos kur skepticizmi është i madh”, është shprehur ajo.
Mosha mesatare e ulët në vendin më të ri të Evropës ka të ngjarë të ketë kontribuar në një shkallë të caktuar të pakujdesisë. Por prej kohësh ka shumë të rinj në mesin e pacientëve të sëmurë rëndë. Vetëm javën e kaluar, katër gra shtatzëna vdiqën nga Covid-19. Kur u prezantuan masat e fundit, kryeministri Albin Kurti njoftoi një prani të shtuar të policisë për ta kontrolluar zbatimin e masave.
Kurti tashmë ishte përpjekur të bënte emër gjatë fushatës elektorale me një politikë të përgjegjshme në menaxhimin e pandemisë. Sidoqoftë, qeveria e tij nuk arriti t’i merrte masat e nevojshme për sezonin veror, i cili është gjithashtu shumë i rëndësishëm ekonomikisht për shkak të vizitave të mërgimtarëve.
Vetëm 17% e popullsisë kosovare janë plotësisht të vaksinuar. Për një kohë të gjatë kjo kishte të bënte edhe me mungesën e vaksinave. Kosova ishte vendi i fundit në Evropë që kishte marrë doza të vaksinave. Vendi tani ka mjaft vaksina./KultPlus.com
Autorja britanike Susanna Clarke ka fituar Çmimin “Fiction 2021” për romanin e saj të dytë “Piranesi”.
Romancierja Bernardine Evaristo, kryetarja e jurisë vlerësuese, tha se ajo dhe kolegët e saj “donin të gjenin një libër që shkruhej përmes duarve të lexuesit.”
“Me romanin e saj të parë në 17 vjet, Susanna Clarke na ka dhuruar një fluturim origjinal, i cili ndërthur zhanret dhe sfidon paragjykimet.Ajo ka krijuar një botë përtej imagjinatës sonë më të egër që na tregon gjithashtu diçka të thellë për atë që është të jesh njeri.”
Clarke e mori çmimin gjatë një ceremonie në Londër të mërkurën. Autorja, e cila u sëmur gjatë promovimit të librit të saj të parë dhe u diagnostikua me sindromën e lodhjes kronike, ia kushtoi fitoren grave të tjera.
“Siç do ta dini disa prej jush, “Piranesi” u ushqye, u shkrua dhe u publikua gjatë një sëmundjeje të gjatë,” i tha ajo auditorit.
Piranesi, personazh i romanit, jeton kryesisht vetëm në shtëpi, me labirintin e tij të sallave të mëdha dhe mijëra statuja, me baticat që rrjedhin nëpër shkallët dhe retë që lëvizin nëpër dhomat e sipërme.
Në fletoret e tij, “Piranesi” bën një regjistrim të kujdesshëm të asaj që sheh.
Susanna Clarke krijon një botë intriguese, gjithëpërfshirëse në mënyrë që të eksplorojë tema duke përfshirë vetminë dhe kujtesën. Stilistikisht eksperimental, romani është përshkruar si “një udhëtim i plotë ” nga Bernardine Evaristo.
I themeluar në vitin 1996 për promovuar fictionin nga gratë, çmimi është i hapur për çdo grua që shkruan romane në gjuhën angleze./Oranews/KultPlus.com
Romani „Jeniçeri i fundit“ pikën nistore narrative e ka në ngjarjen e njohur të fundiviteve te tridhjeta të shekullit XIX-të, kohën kur jo vetëm se bëhet çthurjja e formacionit të jeniçervë, por edhe zhdukja fizike e elementeve të fundit, të cilave i takon edhe personazhi i romanit
Vepra letrare e Jusuf Buxhovit, që nga fillimi e deri tek botimet me të reja, merret me relievizim tematik të historisë. Duke qenë se historia paraqitet si një matricë tematike dhe se e mbizotëron tematikisht pjesën më të madhe të veprës së këtij autori, ajo shkon përtej masës tmatizuese, sepse inkorporimi i historisë brenda një narracioni kaq të gjerë doemos se vjen duke u shtrirë përmes modaliteteve të tjera strukturore dhe kuptimore brenda tekstit letrar. Trajtimi i temës së historisë nga vepra në vepër dhe thellimi në historinë, qoftë si dokument apo ngjarje nga kontinuumi kohor, historia bëhet edhe si një lloj i arkitektonikës mendore, që zakonisht priremi ta quajmë „filozofi të historisë“. Prania e një arkitektonike të tillë e të menduarit ka bërë që ajo të jetë si një çelës në interpretimin e fenomeneve, madje edhe një si lloj mekanizmi anticipiues për kontunuumin historik për fenomenet e ardhshme. Edhe romani më i ri „Jeniçeri i fundit“ po ashtu ne qëndër të narracionit ka historinë, një insert nga historia, çfarë është çthurjja e formacionit të njohur ushtarak roman, jeniçerëve, dhe rolin e shtresës shqiptare brenda këtij formacioni‘ Roman për vetën dhe për historinë që përsëritet Romani „Jeniçeri i fundit“ pikën nistore narrative e ka në ngjarjen e njohur të fundiviteve te tridhjeta të shekullit XIX-të, kohën kur jo vetëm se bëhet çthurjja e formacionit të jeniçervë, por edhe zhdukja fizike e elementeve të fundit, të cilave i takon edhe personazhi i romanit. Nëse përjashtohet perkufizimi tjetër i romanit që vjen nga titulli i dytë, „Libër për vetveten“, romanin edhe kohë edhe si narracion e vë në një bazë alegorike, atëherë segmenti kronologjik i rrëfimit shtrihet brenda një periudhe të shkurtër, faza e fundit jetësore e jeniçerit që kthehet në vendlindje në moshën e thyer, duke u transformuar nga një ushtarak në një mendimtar. Tjetër gjë është se autori bën digresione në rrëfim , përdor mekanizma të shumtë që shërbejnë si katalizatorë narrativë, herë duke e vënë në perspektiva të ndryshmë narrative, ku më shumë mbizotëron rrëfimi nga perspektiva e sinkronicitetit, domethënë bartje lienare e veprimit në kohën aktuale, por që përshkohet më shumicë nga introspekcioni, retrospekcioni dhe aspektet dhe trajtat e tjera kohore të narracionit. I gjithë romani rrëfehet nga e ashtuquajtura „ich-form“ kajzeriane, që domethënë një rrëfim në vetën e parë, e cila i mundeson personazhit-narrator të rrëfejë për aktualitetin e kohës kur zhvillohet ngjarja, për shthurrjen e rendit të jeniçerëve dhe për vazhdimin e krizës, së pari me plojën e madhe që bëhet ndaj përfaqësuesve të formacioneve të fundit, për të vazhduar me procesin e dekompozimit të perandorisë otomane, të shkaktuar nga një krizë që nxitet nga fuqitë e mëdha sa edhe nga paaftësia e një sajese të vjetruar perandorake, e cila e kishte mbaruar misionin e vet në historinë e botës. Personazhi narrator kthehet në vendlindje, në nje teqe të rrethinës së Gjakovës, ku duhet të merret me riorganizimin e strukturës administrative të rendit të bektashinjve. Kështu që rendi i ri, ai i proviniencës shpirtërore, që i zë vendin atij ushtarako-administrativ, është ambienti i ri brenda të cilave krijohen raporte të reja dhe zbërthehen raportet e vjetruara, duke gjetur analogjitë dhe diferencat, analogjitë në planin e ideve dhe të mendësisë, që i ka karakterizuar edhe formacionin e jençerëve, dhe, diferencat në mjetet e ekzekutimit të ideve. Nga personazhi narrator mësojmë ndikimin e politikës edhe në botën shpirtërore, në gjithë strukturën organizative të jetës së teqesë dhe në nivelet e ndryshme të këtij organizimi. Prandaj, analogjikisht me situatën e sotme, të cilën e jetojmë, si një situatë e një gjendjeje të ndërmjeme apo, si jemi mësuar ta quajmë tranzicion, edhe rendi i jeniçerëve i nënshtroihet një gjendjeje të tillë, ku konfuziteti prodhon situata të paparashikuara aq që sa më shumë zhvillohet narracioni aq më shumë diferencohen karakteret dhe shtresëzimet e ndkimeve politike dhe procesi i militarizimit të ndërgjegjes: profilet e karaktereve që kanë kuotimin e një vazhdimësie të një kontinuiteti të dijes dhe të një morali suprem. Brenda këtij konstelacioni raportesh duhet vështruar personazhet: (krye) personazhi-narrator, Sheh Bani, Baba Qazimi, kryepersonazhi referencial Baba Bektashi, etj., në një anë, dhe përfaqësuesit e formacionit të ri: Sadri Çaushi, Sheh Nura, Sheh Hima, etj, që përfaqsojnë formacionin e ndërgjegjes së politizuar dhe të instrumentalizuar politkisht.
Retrospekcioni historik
Rrëfimi romanor i „Jeniçerit të fundit“ dallon për një rrëfim paralel apo binar: në njërën anë është kredhja, shtëgëtimi i personazhit narrator nëpër ndërgjegjen e tij, nëpër domenet e njohjes dhe të empirisë që e ka fituar në jetë. Kur bredh nëpër ndërgjgjen e vet zakonisht ato janë nëpër kujtimet e fëmijërisë dhe ky shtëgëtim dallon për një identifikim të shenjave të mbetura nga kujtimet e hershme, ku shfaqen pamje të ndryshme, imazhe që lidhen me situata të fuqishme, gjendje që mbase një studiues të kritikës tematike të tipit te Zhan Pol Veberit, do të cilësonte si një „motiv obsesiv“ në përsëritje. Zakonisht këtoi janë shenja të ambientit, por edhe shenja të kujtesës, domethënë të brendshme, shenja të komunkimit, çfarë është gjuha si fenomen. Kthimi në këto gjendje e bën personazhin narrator që të kridhet në një refleksion, në një preokupim obsesiv, si ndodh obsesionimi meç gjuhën, që duke u kredhur sa më thell në këtë fenomen aq më shumë zbret tek thelbi i saj, duke e shndërruar këtë refleksion në një lloj filozofie të gjuhës. Kështu autori i kthehet shenjave të para të perceptuara në fëmijëri dhe kuptimeve të tyre, duke kërkuar atë agjensin e brendshëm që shpjegon pse janë ato të tilla. Shenja të kësaj burimësie janë: guri, gjarpëri,shtëpia, ëma, vëllau etj. duke veçuar ndër to edhe shenjat e tjera primordiale, indiciet e para të kupotimit në shenjë. Duke hulumtuar ndër këto sedimente të gjuhës autori shkon në lashtësi , në historinë e gjuhës, në aktin e saj të lindjes dhe duke ndjekur indiciet e kuptimeve të para ai ndjek edhe krijimin e rethit të simboleve. Mirëpo kërkimi i thelbit të gjuhës, kuptimin e thellë të saj dhe shtresimeve të aspekteve simbolike ai do ta gjejë identitetin individual po aq sa edhe kolektiv ngase gjuha e kalon kufirin individual, meqë është mjet social në komunkim. Në rrëfim nuk kemi një shfaqje simpliciste të temës, por një shtresëzim idesh, një shpalim paralel edhe të historisë së gjuhës, edhe të historisë së organizimit të shoqërisë, por gjithnjë duke iu referuar një pike nistore: prirjen evokative të njeriut të sotem dhe sentimentin për një koha të shkuar e cila është karakterizuar për dijen e lashtë, të asaj dijeje që një kohë ishte e komunikueshme për njeriun, por së voni të përjashtuar rreptësisht nga shkaku i mbylljes së atij kanali të komunkimit.
Morfologjia e rrëfimit
Romani „Jeniçeri i fundit“ dallon edhe për morfologjinë narrative, domethënë për trajjtat e rrëimit dhe funksionin e tyre brenda rrëfimit integral. Fabulimi romanit zhvillohet në një, do të thoshim, eneterier të minimalizuar, që domethënë se aksoni romanor është i rudimentuar deri në maksimum. Pjesa më ë madhe e dramës, që ndodh në roman është drama e brendshme e presonazhiot-narrator, drama e ndërgjegjes. Dilemat e tij morale shoqërohen me përpjekjet për ta aktivizuar një mbetje sado të vogël të dijeve të lashta, të besimeve të vjetra, të historisë dhe të identitetit të lashtë etnik që ka kaluar në procese të ndryshme, duke qenë njëkohësisht një identitet etnik komplementar, ngase nga çdo kohë merr nga dicka dhe jep nga vetja shumëçka. Prandaj personazhi kridhet në evokacionin e fënijërisë, ku kërkon identitetin vetiak, por me shumë se gjithe kjo, refuzimi i një rendi të ri mendor, emocional, moral, refuzim ky i një gjendjeje të krizës, që tashmë është permanencë e sjelljes kolektive, përbën atë boshtin fabular të romanit. Pra në pah del një rrëfim sinkretik, i gërshetuar, ku bashkëdyzohen pikëpamje të ndryshme, por që bazamenti është ai i vjetri, një rrëfim që herë bëhet i drejtpërdrejtë e herë kalon në rrafshin e simbolizues, sa nga ajo simbolikë që me të parën bien në sy gërshetimi i reales me irealen, domethënë shkëputja e simboleve nga një realitet konkret empirik dhe gjuhësor. Nuk ka ndryshe se si të kuptohen simbolet e tipit: Kështjella e Pasqyrave, e Territ, e Rrethit, e Hijes etj. Në këtë roman, që është një reflkeksion në sinkronicitet, në rrjedhë dhe në ngutje për ta kapur kohën vijuese, autori ka arritur të shkrijë një dije kolosale të fushave të ndryshme, që nga filozofia e historisë, filozofia e gjuhës, teosofia, kosmogonia, paleolinguistika, por edhe nga dijet e lashta , gjurmet rudimentare e të cilavë kanë mbetur që nga „Opus hermetica“ të Hermes Trismegistit.
Alegoria e rrëfimit
Romani „Jeniçeri i fundit“ ka edhe një titull të dytë, që e thamë diku më herët, :“Libër për vetveten“, që është narracionin e vë në një paralelizëm, nga një refleksion të tipit të gërshetuar e zbret në një plan përsonalzues, ngase na thotë se ky është rrëfim për veten, rrëfim nga shpirti, në fakt një alegori që bën të identifikohet në disa pika përsonazhi narrator me vetë autorin. Vija e protestës ndaj një gjendje të ndërmjeme, ndaj një tranzicioni që do të përmbyllet me një të keqe të re, por jo më një të re produktive, ku vlerat dijeve të vjetra të „gjakut të dijes“ dhe „dijes së gjakut“ do të jenë në vendet e veta që e kanë krijuar në kontinuitetin e gjatë të ekzistences historike të etnisë shqiptare, përfundon në një ekstrem tragjik: në përjashtimin e gjithë asaj trashëgëmie e veçanërisht të përsonazhit nga jeta shoqërore, madje me anatemën e të çmendurit. Prandaj ky rrëfim duhet të lexohet edhe si një alegorezë politike që lidhet me një realitet konkret çfarë është ky yni, i përditshmi.
Thënë shkurt; i gjithë refleksioni dhe narracioni i këtij romani është thellësiht një përpjekje për ta ndërtuar një rrefim – katarsë, domethënë të bëjë një katarsis moral të lexuesit, por edhe të shoqërisë, me shpresë se i pastruar moralisht do të hapë një përcepcion të ri e me këtë edhe një faqe të re të historisë.
(Recension i lexuar Konferencën Ndërkombëtare „Mbi Letërsinë dhe Krijimtarinë Letrare“ në Universitetin e Europës Jug-Lindore (UEL), Tetovë, 25. 04. 2014, në kuadër të së cilës u bë edhe promovimi i romanit më të ri të Jusuf Buxhovit ‚Jeniçeri i fundit‘)./KultPlus.com
Largohu nga dritarja ime me shpejtësinë që ta ka qejfi! Unë s’jam ai që ti do, vogëlushe, s’jam ai për të cilin ke nevojë. Thua se je në kërkim të dikujt që është i fortë çdoherë dhe i dobët asnjëherë. Që të ruan dhe të mbron sa herë që ke të drejtë apo lajthit dhe që ta hap secilën derë, por nuk jam unë i duhuri s’jam ai të cilin po e kërkon.
Largohu qetë nga parvazi, vogëlushe! Zbrit dhe ecë ngadalë nëpër tokë, ç’e do që s’jam i duhuri, unë vetëm do të të zhgënjeja. Thua se do dikë që të premton se s’do të lërë kurrë e për ty sytë do t’i mbyllë çdoherë dhe zemrën me çelës do ta kyçë, dikë që do të vdesë për ty, madje do të bëjë më shumë se kaq. E pra, unë s’jam i duhuri vogëlushe, jo, jo, jo, s’jam i duhuri, s’jam ai të cilin po e kërkon.
Shko dyndu prapë në errësirën e natës, çdo gjë brenda prej guri është bërë. Këtu nuk lëviz asgjë, e megjithatë nuk jam krejtësisht i vetëm. Thua se po kërkon dikë që do të të ngritë sa herë rrëzohesh, buqeta lulesh do të të jap çdoherë dhe të vijë kurdo që ti ta thërrasësh, pra një dashnor për jetën tënde asgjë më shumë se kaq, por unë s’jam i duhuri vogëlushe. Jo, jo, jo, nuk jam ai që ti po kërkon.
Të parën, merre vazon e kaftë merre edhe atë afër saj, vazon me motive orientale që u bë copë kur nisën grindjet tona merri dy jastëkët ku zunë vend dy koka boshe merri pjatat që na dhuruan në ditëlindjen e tretë të fëmiut tonë të parë Merre aparatin e hekurosjes, që kurrë nuk e zbuti zemrën tënde të zezë si mustaqet e Hitlerit merri patikat e verës, sandalet e pranverës, fustanet, syzet, setrat, të brendshmet, intimet, kukullat merri dy goblenët që i blemë në Taksim merre kasafortën e kursimeve, ku nuk kurseve kurrë pak lumturi ku nuk na kurseve as mua e as ty. Diplomën e Fakultetit të Drejtësisë fjalës që ti ia humbe kuptimin sinonimet, esencën e ke poshtë tepihut merre shih si shkëlqeve në secilin provim, në secilën datë shkollore në çdo definicion pos në definimin e asaj çka ishte mes nesh. merre atë pleh letre merre edhe tepihun e korridorit
merri pikturat që nuk i dalin ballë shoqja shoqes e majta, lule e Van Gogut djathtake, Guernica urrehen, duan të dalin prej kornizave e ta plasin njëra tjetrën Si unë e ti. Merri çadrat e ditëve tona pa Diell merri shallat e kashmirit që ti bleva në Strasburg merre radion e vogël, dhuratën time kur të ngritën në pozitën e punës merri të gjitha këmishat të gjitha ngjyrat që prapë nuk e dritësojnë shpirtin tënd të thatë, si jogurt me datë të skaduar merre pasaportën, anipse nuk të hyn në punë se nuk ka shtet në botë që pranon dokument kaq të rënduar prej trishtimit e ke poshtë televizorit, në raftin e dytë zbrazi të gjitha raftet e dollapit të cilin s’ta jap dot se e bleva për shtatë palë qejfe.
Merri lapsat, fletoret çantat faturat e energjisë elektrike, e papaguar prej kur morri fund lufta faturat e bërllogut, faturat e ujit, ujit që për të mirë nuk të lau kurrë. merri erëzat e mëlmesat e shafranit, unazat qesharake, merri kartolinat deodorantin që kutërbon qen i ngordhur merr gjithçka që është e jotja gjithçka që ti mendon se është e jotja dhe e ke përvetësuar, Merri copat e metalta me të cilat mendon se po kërkon falje futu në dhomë, merre llambën që e blemë bashkë, ditën e katërt kur nisëm bashkëjetesën jetesën e zymtë së bashku bashkimin e dërrmuar të dy jetëve merre çdo libër që e lexova merre edhe këtë televizor që u bë dëshmitari gojëmbyllur, shurdhi e memeci i shtëpisë i kacafytjeve tona merri krejt drojat tua për divorc merri ëmbëlsirat që këtë mëngjes t’i përgatita me përulje, merri targat e vjetra të veturës së vjetruar merre tavolinën merre çdo fjalëkryq të paplotësuar merre shtypin ditor merri revistat pornografike poshtë orendive shtëpiake merri makinat për rroje që pa sukses provuan pastërtinë e atij trupit tënd merri fotografitë tua prej albumit familjar merre buzëkuqin e kalbur,
çelësat, as mos guxo, mos i merr asnjë, dhe largohu. / KultPlus.com
Dy katastrofa natyrore goditën Meksikën gjatë 24-orëve të fundit, një përmbytje në rajonet qendrore dhe një tërmet i magnitudës 7.1 Rihter në brigjet jugperëndimore.
Bilancin më të rëndë deri më tani e shkaktuan përmbytjet me 17 të vdekur.
Përmbytjet goditën qytetin e Tulës në shtetin federal të Higalgos. Shumica e viktimave janë pacientë në gjendje të rëndë, të cilët e patën të pamundur të largoheshin në kohë nga një spital që u përmbyt menjëherë nga ujërat e furishëm.
Ndërsa rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të Mërkure, tërmeti i fuqishëm i magnitudës 7.1 Rihter goditi qytetin e Akapulkos dhe u ndje deri në kryeqytetin Meksiko, duke shkaktuar të paktën 1 viktimë.
Banorët braktisën ndërtesat të terrorizuar dhe dolën rrugëve, ndërsa dëmet materiale janë të shumta, ku mes rrënojave mund të ketë edhe viktima të tjera. / KultPlus.com
San Francisco është shpallur qyteti më i mirë në botë, sipas Time Out.
Media ndërkombëtare anketoi rreth 27,000 banorë të qyteteve globale për të përpiluar listën e qyteteve më të mira në planet. Për këtë u morën parasysh: jeta e natës e secilit qytet, restorantet dhe pikat kryesore kulturore, si dhe ndjenja e bashkësisë së qytetit, e cila në vazhdën e Covid-19 është ndoshta më e rëndësishme se kurrë. Iniciativat mjedisore të qyteteve u shqyrtuan gjithashtu, si dhe angazhimi i tyre ndaj aktivizmit dhe mirëdashja e përgjithshme.
San Francisco
Time Out thotë se “kombinimi i pakrahasueshëm i përparimit, pranimit dhe qëndrueshmërisë” së San Franciskos e renditi atë në vendin e parë.
San Francisko u duartrokit gjithashtu nga Time Out për përgjigjen e tij ndaj pandemisë dhe për arritjen në një nga nivelet më të larta të vaksinimit në SHBA. Edhe në mes të mbylljeve të rrepta, banorët e këtij vendi gjetën mënyra për të mbështetur njëri-tjetrin.
Kthesa e qytetit për ngrënien në natyrë pas pandemisë do të mbetet e përhershme – dhe kjo u vlerësua gjithashtu nga Time Out, i cili tha se rezultati është që rrugët e qytetit të ngjajnë me “një festë të madhe në natyrë”.
Amsterdam, Holandë
Metropoli i Holandës, Amsterdami, dhe qyteti verior anglez i Mançesterit, parajsa daneze e çiklizmit në Kopenhagen dhe qendra kulturore e qytetit të Nju-Jorkut renditen në 5 të parët në listën e Time Out.
Lista e plotë e Time Out për qytetet më të mira dhe më interesante për vitin 2021:
Më 9 shtator 1971 në Shtetet e Bashkuara u publikua “Imagine”, albumi i pestë nga John Lennon, i dyti që mbërriti pas shpërbërjes së Beatles. Një përvjetor, për të cilin tashmë është krijuar hashtagu #Imagine50, të cilin Yoko Ono dhe djali i saj, Sean, kanë vendosur ta festojnë duke e bërë të disponueshëm filmin që gjurmon përpunimin e tij në transmetim në platforma të ndryshme.
Albumi ishte një sukses i madh tregtar dhe pati një rekord në histori. Kuptohet, falë edhe këngës me të njëjtin emër që gjendet brenda saj, një himn për barazinë e të gjithë njerëzve që tani është bërë i pavdekshëm. Ndikimi i “Imagine” në muzikë (dhe më gjerë) ka qenë dhe vazhdon të jetë i madh, duke filluar me homazhet dhe kopertinat (mbi 200, nga Joan Baez tek Madonna tek Elton John) që janë bërë prej tij. Le të shohim disa kuriozitete për një nga këngët më të famshme në histori.
“Imagine”, pacifist apo komunist?
“Imagine”, në kulturën masive, është bërë një simbol i paqes, i përdorur në shumë vende – vuri në dukje presidenti amerikan John Carter – “në të njëjtin nivel me himnet kombëtare”, interpretuar gjatë ngjarjeve më të mëdha bamirëse botërore. John Lennon, megjithatë, deklaroi se tekstet e këngës i ngjanin mendimit komunist më shumë sesa një himn pacifist: “Imagjinoni që nuk ka më fe, asnjë vend, asnjë politikë nuk është praktikisht Manifesti Komunist, edhe nëse nuk jam veçanërisht komunist, as unë nuk jam pjesë e ndonjë lëvizjeje”, tha ai.
Kontributi i Yoko Ono
John Lennon dhe gruaja e tij Yoko Ono realizuan “Imagine” (regjistrim dhe këngë) me producentin Phil Spector. Melodia është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: akordet në C major të lindur në pianon e bardhë Steinway të shtëpisë së Lennon në Angli. Kënga, tha ish-Beatle, u frymëzua fuqishëm nga veprat e Yoko Ono, si në fjalë ashtu edhe në mendime në përgjithësi. Në veçanti, libri i poezive i Onos “Grapefruit” pati një ndikim vendimtar në zhvillimin e pjesës. Në një intervistë të BBC-së në vitin 1980, John Lennon pranoi se gruaja e tij gjithashtu meritonte të shfaqej në titujt, por se në atë kohë ai ishte “më egoist dhe më macho”, , aq sa e la jashtë.
Protesta fetare
Një varg nga “Imagine” nuk ishte shumë i popullarizuar tek grupet fetare: në botën utopike, pa politikë dhe pa luftëra që John Lennon parashikon në këngë, nuk ka vend as për kultet e ndryshme, thekson ai dhe “as religjion gjithashtu”. Fjalët u frymëzuan në të vërtetë nga një libër që komediani Dik Gregori u kishte dhënë Lennon dhe Yoko Ono, i cili u përqendrua në konceptin e lutjes pozitive. Por besimtarët ende protestuan. Teksti i “Imagine”, megjithatë, është më përmbysës sesa duket, “i maskuar” në melodinë e ëmbël dhe tërheqëse, aq sa në librin “Lennon in America” nga Geoffrey Giuliano ish Fab Four e përshkroi kështu: antifetare, antikombëtare, anti-konvencionale, antikapitaliste … por meqenëse është e mbuluar me sheqer, pranohet”.
Mozaiku në Central Park
Ndër nderimet e shumta për “Imagine” dhe John Lennon në botë, një nga më të famshmit është padyshim mozaiku i bërë në Central Park, në zemër të New York City, në një zonë të parkut, i cili që nga viti 1985 u quajt ‘Memorial Straeberry Fields’ dhe i cili, pavarësisht se është konceptuar si një lloj kopshti i paqes, është bërë mbi të gjitha një destinacion pelegrinazhi për fansat e artistit.
Citati në aeroportin e Liverpoolit
Qyteti i Liverpoolit është plot me referenca për ‘Fab Four’, si dhe përmban vendet kryesore të rritjes së tyre. Dhe sigurisht që aeroporti nuk mund të tejkalohej: në 2002 u titullua zyrtarisht John Lennon, i kompletuar me autoportretin e tij si logo, dhe pas mbërritjes, udhëtarët (si Yoko Ono në këtë foto) përballen me një citim të “Imagine”: “Mbi ne vetëm qiell”, i përsosur për fluturim. / Gazeta Si / KultPlus.com
Në librin “Rrethimi i Shkodrës”, botuar në 1504, Barleti shënon:
“Na patën rënë në dorë disa shkrime, më tepër fragmente, në të cilat flitej më shumë për rindërtimin që i bënë këtij qyteti (Shkodrës) stërgjyshërit tanë, sesa për ndërtimin e tij. Ishte shkruar aty në gjuhën popullore se një farë Roza me motrën e vet Fa qenë themelueset e para të Shkodrës, prandaj fortesa e saj quhej Rozafa”.
Pra Barleti na dëshmon i pari për një legjendë ndërtimi të shkruar në gjuhën popullore, në shqip, fakt ky që ka rëndësi për folkloristikën tonë.
Gjuhën shqipe, të cilën Barleti e gjen të shkruar në Shkodër para shekullit XV, para pushtimit osman, ai e përmend si “gjuhë epirotase”, kurse shqiptarët si “epirotas”.
Në librin “Historia e Skënderbeut” Barleti jep mendime edhe për origjinën e gjenezën e popullit shqiptar e të gjuhës së tij. Ai thotë se epirotët quhen edhe “arbër” dhe se “prej këtyre ka rrjedhur gjuha epirote ose arbërore”.
Në librat e tij Barleti ka shkruar edhe emra, kryesisht sponime, në formën e tyre fonetike shqipe, si dhe ka përkthyer emra të thjeshtë e të përbërë nga shqipja në latinisht.
Kështu, për rastin e parë në “Historia e Skënderbeut” (libri IV) përmend toponimin “Busegiarpeni” (“Buzëëgjarpëri”) pastaj “Mocres” (për malin e Mokrës), “Redoni” (për kepin në veri të Durrësit), “Lachi” (për kepin e Lakit); në librin XI për emrin e një fushe shkruan “nostri Livand apellant” d.m.th. “tanët e quajnë Livand”; pra me “tanët” Barleti kupton bashkatdhetarët e tij shqiptarë dhe emrin e fushës Livand e jep shqip.
Në librin XIII të “Historisë së Skënderbeut” përmend edhe “Chiurilium” për Currilat e Durrësit. Por, duke na dhënë emrin e qytetit të Krujës, Marin Barleti bën i pari shpjegimin shkencor etimologjik të këtij emri, i cili dokumentohet qysh në shekullin IX. Barleti shënon:
“Aty (në qytetin e Krujës) ka kroje të begatshme e të pashtershme, bile emrin e ka marrë prej tyre, se në gjuhën shqipe krua d.m.th. tregon burimet”.
Barleti është i pari shqiptar që bën shpjegimin etimologjik të një emri të vendit të tij. Ky shpjegim i emrit Krujë është krejtësisht i vërtetë dhe i pranuar nga shkenca etimologjike moderne.
Prof. Çabej këtë shpjegim të Barletit e gjen të drejtë dhe thekson se fjala “krua” është e fondit të lashtë indoevropian.
Së fundi duhen vënë në dukje fjalët shqipe që Barleti i përkthen në latinisht si p.sh., “Pulchra” (për “Luginën e Bukur”), “Albulas” (për “Ujët e Bardhë”), “Petralba”, (për “Gurin e Bardhë”).
Po të mos ishte shqiptar dhe po të mos e njihte gjuhën shqipe, Barleti s’kish si t’i përkthente këto toponime në këtë mënyrë, pra edhe këto dëshmojnë për njohjen e natyrës së shqipes dhe të shpjegimeve etimologjike të saj.
Dy byzylykë diamanti që i përkisnin mbretëreshës franceze Marie Antoinette do të dalin në ankand në muajin nëntor, në Gjenevë, njoftoi dje shtëpia e ankandeve ‘Christie’s’.
Rrathët, të zbukuruar me 112 diamante, do të shiten së bashku në shifrën 2-4 milionë dollarë.
Ky vlerësim përfshin jo vetëm vlerën e diamanteve, por edhe faktin që blerësi do të mbajë bizhuteri që dikur i përkisnin mbretëreshës së famshme, Marie Antoinette.
Bizhuteritë historike ndërkohë mund të shiten shumë më tepër sesa çmimi i kërkuar.
Në vitin 2018, një varëse perlash dhe diamanti natyror që i përkiste mbretëreshës fatkeqe franceze u vlerësua nga shtëpia e ankandit Sothebye’s në 1-2 milionë dollarë, por u shit për 36 milionë dollarë.
Vlera e diamanteve antike varion nga një deri në katër karat.
Marie Antoinette u ekzekutua në gijotinë në Paris në tetor 1793, në moshën 37-vjeçare. / KultPlus.com
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, është njoftuar se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave, andaj do të respektohen rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e radhës së Qeverisë, përcjellë KultPlus.
“Si ministre e Arsimit përgëzoj të gjithë mësimdhënësit dhe stafin tjetër të shkollave, që janë vaksinuar tashmë dhe u bëj thirrje për vaksinim jo vetëm atyre punëtorëve të arsimit të cilët deri tash nuk janë vaksinuar, por edhe prindërve, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sepse vetëm kështu ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve”, ka shkruar Nagavci.
KultPlus ju sjell njoftimin e saj të plotë:
Të dashur punëtorë të arsimit, të nderuar prindër. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Është rishikuar dhe publikuar “Udhëzuesi për organizimin e mësimit për vitin shkollor 2021/2022 në kushtet e Pandemisë COVID-19” dhe i njëjti është dërguar edhe në drejtoritë komunale të arsimit. Udhëzuesi, mundëson organizimin e mësimit sipas kushteve epidemiologjike në vend duke përfshirë edhe kushtet e rihapjes së institucioneve edukativo-arsimore me masa të shtuara për shëndetin publik, kushte të mbylljes së pjesshme apo kushte të mbylljes së plotë për shkak të rrezikshmërisë së shëndetit nga COVID-19. Po ashtu, janë shpërndarë tekstet shkollore si dhe janë përgatitur shkollat për fillimin e procesit mësimor. Siç e kemi thënë edhe më herët, synimi ynë është që institucionet shkollore të hapen sa më parë dhe mësimi të realizohet me prezencë fizike. Megjithatë, në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e rradhës së Qeverisë. Të gjithë jemi dëshmitarë se varianti Delta po shpërndahet shumë më shpejt sesa versionet e mëhershme dhe po transmetohet e po prek edhe moshat e hershme, andaj duhet të respektojmë në përpikmëri të gjitha rekomandimet e masat dhe të sigurohemi se rikthimi i fëmijëve në shkolla të jetë i sigurtë. Si ministre e Arsimit përgëzoj të gjithë mësimdhënësit dhe stafin tjetër të shkollave, që janë vaksinuar tashmë dhe u bëj thirrje për vaksinim jo vetëm atyre punëtorëve të arsimit të cilët deri tash nuk janë vaksinuar, por edhe prindërve, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sepse vetëm kështu ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve. / KultPlus.com
Gazetarët në Afganistan thonë se ata janë rrahur, ndaluar dhe fshikulluar nga talibanët kur përpiqeshin të mbulonin protestat.
Fotografitë që qarkullojnë në internet tregojnë dy gazetarë nga gazeta ‘Etilaatroz’ me rrahje dhe mavijosje pas arrestimit të tyre në kryeqytetin Kabul.
Njëri prej tyre, Taqi Daryabi, tha për BBC se ai ishte dërguar në një stacion policie të rrethit ku u godit me shkelma dhe u rrah.
Zoti Daryabi, së bashku me fotografin e Etilaatroz, Nematullah Naqdi, kishte mbuluar një protestë të grave në Kabul të mërkurën.
Më pas, ata u dërguan në një stacion policie, ku thonë se u rrahën me shkopinj, kabllo elektrike dhe kamxhik. Disa orë më vonë, ata u lanë të lirë nga talibanët, pa asnjë shpjegim.
“Ata më çuan në një dhomë tjetër dhe më vunë prangat pas meje”, tha ai për BBC në Kabul. “Vendosa të mos mbrohem sepse mendova se do të më rrihnin edhe më keq, kështu që u shtriva në dysheme në një pozicion për të mbrojtur pjesën e përparme të trupit tim.
“Tetë prej tyre erdhën dhe filluan të më rrahin … Duke përdorur shkopinj, shkopinj policie, gome, çfarëdo që kishin në duar. Plaga në fytyrën time është nga këpucët ku më goditën me fytyrë.”
“Unë isha pa ndjenja pas kësaj kështu që ata ndaluan. Më çuan në një ndërtesë tjetër ku ishin qelitë dhe më lanë.”
Daryabi tha se kishte rënë pa ndjenja pas rrahjes dhe se pas rreth dy orësh ai ishte liruar.
“Unë mezi mund të ecja, por ata po na thoshin të ecnim shpejt. Kisha dhimbje shumë të mëdha.”
Nematullah Naqdi tha se luftëtarët talibanë ishin përpjekur t’i merrnin aparatin e tij, sapo ai filloi të merrte fotografi të protestës.
“Një nga talibanët më vuri këmbën në kokë. Ata më goditën me kokë … Mendova se do të më vrisnin”, tha Naqdi për agjencinë e lajmeve AFP.
Kur ai pyeti pse po e rrihnin, ata i thanë: “Ju jeni me fat që nuk iu prenë kokat”. / KultPlus.com
Në rrugëtimin tim të fundit në Kalabri dhe provincat tjera (21-25 Gusht 2021), për herë të parë vizitova 13 bashki, gjegjësisht katunde e qyteza edhe atë për herë të parë, ndërsa tri të tjera për të satën herë. Turneun apo misionin tim të fundit kushtuar vendbanimeve arbëreshe e fillova me katundin Vina apo it. Vena Di Maida, me të zbritur në aeroportin La Mezia nga më shoqëroj gjatë profesori Michele Greco, të cilin e falënderoj, sepse në saje të tij, e dyfishova kësaj radhe planin e vizitave.
Me të zbritur në aeroportin La MeZia, në Jug të Italisë gjegjësisht në Rrethin e Katanxaros, me shoqëruesin tim, profesorin Michele Greco, vendosëm që së pari ti vizitojmë vendbanimet më të afërta arbëreshe, siç janë Vena Di Maida apo në gjuhën shqipe Vina, që dikur quhej “Vinagreci”, Garafa apo it. Caraffa di Catanzaro dhe Zagarona.
Por të ndalemi tek katundi i parë Vina apo Vena Di Maida, ku në hyrje të tij na priti një tabelë dygjuhëshe ku çdo vizitori në italisht e shqip i urohet mirëseardhje, ndërsa që në shesh hasëm disa vendas që freskoheshin me pije nën pemët e një lokali kur temperatura kishte kaluar 35 gradë celsius.
Në fillim ia mësymë kishës në qendër Kishës së Sant’Andreas, ku brenda burrë e grua përgatitnin disa buqete lulesh në prije të një feste që kremtohej në mbrëmje. Nuk e patëm vështirë që të komunikojmë me ta edhe atë në gjuhën shqipe, duke pas edhe ndihmën e tyre që të thërrasin nga shtëpia profesorin e moshuar Giordano Giuseppe, i cili arriti shumë shpejtë për të ha hap dyert e muzeut.
Ndërsa që jashtë muzeut figuronte edhe një tabelë, në shenjë të vizitës së shkrimtarit të famshëm të francez Alexandër Dumos, që kishte vizituar këtë fshat qysh në vitin 1835, brenda në muze dominonin vegla pune e sidomos kostume femrash të ekspozuara si në modele e edhe në fotografi të hershme, si dëshmi se ato barteshin edhe 4-5 shekuj më parë.
Në sheshin kryesor të fshatit, ku sheshi të emërtuar me emrin e kryetrimit tonë Gjergj Kastriotit Skënderbeu gjendet edhe kisha e S. Andrea Apostolo, që sipas burimeve historike daton nga mesi i shekullit XVIII.
Ky vendbanim, siç mësojmë nga libri i porsabotuar “Rrugëtim në ngulimet arbëreshe”, të autorëve Antonio Bellusci dhe Ornela Radovicka: u themelua gjatë një vale migratore rreth vitit 1448, nga ushtarët shqiptarë që ndoqën Dhimitër Reresin (Demetrius Reres) në ndihmë të mbretit të Napolit, Alfonso I të Aragonës. Dhimitër Reres u emërua guvernator i Kalabria Ulterior për shërbimet që i bëri mbretit. Sot ka 1300 banorë. Emri i tanishëm i qytetit Vena, ndoshta buron nga karakteristikat gjeomorfologjike dhe kushtet strukturore të territorit, i cili është shumë poroz dhe i pasur me damarë.
Mbiemrat më të zakonshëm me origjinë shqiptare janë: Boca, Bubba, Cristofaro, Derro, Figlia, Forte, Giglio, Graziano, Santo dhe Stranieri”.
Ndërsa sa i përket kostumeve të Venës, që patëm rastin ta shohim edhe si model edhe përmes shumë fotove në muze, po si pas të njëjtit libër: “Veshja tradicionale që mbajnë gratë e Venës kishte elemente arkaike të veshjes së ilirëve, një popullsi autoktone e rajonit të Ballkanit.
Vena mbeti i vetmi komunitet arbëresh në provincën e Catanzaro-s, që zotëronte një zbulim të plotë të veshjes tradicionale gala të grave. Ajo u përdor nga gratë e vendit deri në fillim të viteve 1900.
Vena di Maida banohet ende sot nga arbëreshë. Riti bizantin ka humbur, por gjuha arbëreshe, një tipar thelbësor i pakicës etnike, është ruajtur deri diku. Zakonet tradicionale arbëreshe dhe kostumet e tyre të ngjashme me ato të Garrafës ruhen nga disa familje, edhe pse tani përdoren pak, janë ende të gjalla.
Personalitete të ndryshme kulturore që përshkuan Venën midis viteve 1700 dhe 1800 u mahnitën nga gjuha, por mbi të gjitha nga zakonet, aq sa shkruan për to në udhëpërshkrimet e tyre. /diasporashqiptare.al / KultPlus.com
Kryengritja e Postribës, më 9 shtator 1946, është një nga lëvizjet e para të armatosura antikomuniste. Elita e qytetit të Shkodrës, antikomunistët e vërtetë dhe nacionalistët nga fshatrat e Shkodrës morën pjesë në këtë lëvizje që ka vlera të mëdha në planin lokal, kombëtar, politik dhe gjeopolitik.
Kryengritja e Postribës kishte premisat strategjike për t’u shtrirë si kryengritje e përgjithshme. Pra, ishte një kryengritje e mirëstudiuar e cila do të sillte rrëzimin e diktarturës.
Një grup rreth 200 vetash të drejtuar nga Jub Kazazi dhe Osman Haxhia, sulmuan kazermat ushtarake dhe ndërtesat qeveritare, por pa sukses. Pas shtypjes së kryengritjes nisën edhe proceset ndëshkimore gjyqësore të shkëputura nga njëra-tjetra, për shkak të numrit të madh të të akuzuarve.
Në gjyqet e para ajo që konstatohet është se përveç të dyshuarve si kryengritës, ka një numër të madh klerikësh dhe intelektualësh të Shkodrës.
Ditën e parë, në një fushë afër qytetit u ekzekutuan njizetë e tetë veta, u pushkatuan pa faj e pa gjyq shumë fshatarë, u dogjën shumë shtëpi. Ky akt guximtar u bë shkak “të pastrohej” gjithë qyteti i Shkodrës nga elementët “armiq të popullit”. / KultPlus.com
Prestigjozja “Le Monde” ka botuar, të premten e 23 majit 1986, në faqet 15 dhe 19, intervistën ekskluzive me shkrimtarin Ismail Kadare, të zhvilluar gjatë vizitës së tij asokohe në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Bashkëbisedim
Ismail Kadare, shqiptari
Burimi : Le Monde, e premte, 23 maj 1986, f. 15
“Vendi im nuk më duket aq i izoluar sa thuhet”
Në skaj të Evropës, Shqipëria është një “tokë e panjohur” nga e cila na arrijnë herë pas here vetëm informacione të vogla dhe të paverifikueshme si për shembull me rastin e vdekjes së një udhëheqësi historik, të udhëtimit të parë të këtij apo atij politikani zyrtar perëndimor i rrethuar nga gazetarë dhe industrialistë, apo për demonstratat në lidhje me Kosovën që pretendohet si nga serbët ashtu edhe nga shqiptarët. Megjithatë, gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, ne kemi marrë rregullisht përkthime të veprave prozë të një shkrimtari të madh – Ismail Kadare : dhjetë libra të botuar në Francë (që nga Gjenerali i ushtrisë së vdekur, i cili u zbulua në 1970) pa dyshim që e bëjnë atë një nga njerëzit bashkëkohorë të letrave të përfaqësuar më së miri në katalogun e botimit francez.
Librat e tij përziejnë vazhdimisht të tashmen dhe të kaluarën, kujtimet e Ilirisë Romake (Aureliani, Diokleciani dhe Konstandini, ishin vendas të Ilirisë) dhe Bizantit, humbja para turqve që islamizuan vendin për gjysmë mijëvjeçari, betejat kundër fashistëve italianë, miqësia pastaj prishja me BRSS-në, lidhja pothuajse aq shpejt e ndërprerë me Kinën… E gjithë kjo në një vizion fantastik dhe realist në të njëjtën kohë, i cili vazhdimisht merr traditën gojore dhe epikën e poezisë, fabulat dhe baladat e shënuara nga shkollat osmane dhe damari grotesk i jetës së përditshme. Ndërsa fërkon gjithmonë supet me sferën e të vdekurve sa më afër (1)… Dhe çuditërisht, kjo prozë aq e huaj, aq fantastike, është krejtësisht e arritshme për ne : alegoria bëhet e lexueshme në një numër aspektesh, ndërsa e mrekullueshmja gjendet kudo. Kjo është shenja e një shkrimtari shumë të madh që ndonjëherë lejohet të vijë në Francë – ku ai me të vërtetë po fillon të njihet nga lexuesit – dhe i cili sapo ka kaluar disa ditë në Paris, ku ne e takuam.
Ismail Kadare është vetëm pesëdhjetë vjeç. I qetë, i buzëqeshur, i vëmendshëm pas syzeve të tij të mëdha, ai duket shumë më i ri. Ai flet një frëngjishte të mirë të cilën e rafinon, duket nga udhëtimi në udhëtim, pasi ka filluar të mësojë gjuhën tonë vonë, rreth vitit 1970, kur u përkthye romani i tij i parë dhe perspektiva për të mos qenë në gjendje të kuptojë ose ta kuptojnë iu duk mjaft e padurueshme për të.
“Quhem Ismail. Nuk kam asgjë prej myslimani.”
— Ju keni lindur në jug, afër Epirit, në një qytet që nuk ishte kryeqyteti (por që ka parë në 1908 lindjen e Enver Hoxhës, udhëheqësit historik të Partisë Komuniste Shqiptare).
— Qyteti im, Gjirokastra (Argjirokastroni i lashtë) nuk ishte kryeqytet, buzëqesh Kadare, por ai, për shekuj me radhë, ishte më i njohur se kryeqyteti. Tirana ishte një fshat shumë i vogël me dhjetë mijë banorë kur Gjirokastra ishte qyteti i madh i Perandorisë Romake në jug; se në veri tashmë ishte Shkodra dhe në qendër, buzë detit, ishte Durrësi, ku Ciceroni kishte një shtëpi.
Intervistë nga NICOLE ZAND
(Lexoni më shumë në faqen 19.)
Burimi : Le Monde, e premte, 23 maj 1986, f. 19
LETRA TE HUAJA
Intervistë me Ismail Kadare
(Vazhdon nga faqja 15.)
— Në të gjitha dokumentet tuaja, ne lexojmë se Ciceroni ndonjëherë vinte për të kaluar pushimet në Durrës dhe se Perandori Augustus kishte studiuar jo shumë larg prej andej.
“Quhem Ismail, por nuk kam asgjë prej myslimani.”
— Kur linda, Shqipëria kishte një mbret, Zog I, një mbret pa cilësi, i cili u shpall mbret në 1928, pasi kishte qenë Kryeministër dhe President i Republikës, dhe që u përmbys në 1939 nga italianët, të cilët u paraqitën si “Çlirimtarët e Shqipërisë” (qesh). Shteti shqiptar u formua në vitin 1912, pas rënies së Perandorisë Osmane. Ishte vërtet një Shtet shumë i çuditshëm. Kryeqyteti ishte në Durrës, ku ishin vendosur ambasadat e të gjitha vendeve të Evropës, të cilat u kënaqën atje me intriga të jashtëzakonshme : Turqia donte të kthehej, Italia dhe Austro-Hungaria kishin pamje (orekse) nga Shqipëria, Greqia gjithashtu, Franca gjithashtu. Dhe kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, ata të gjithë u larguan dhe na lanë në kaos.
— A ju kujtohet lufta?
— Po, më kujtohet (heshtje). Ne ishim të pushtuar nga italianët, por në fillim të luftës Shqipëria sulmoi Greqinë dhe imagjinoni që pas gjysmë shekulli Shqipëria dhe Greqia janë ende në luftë! Prej vitesh flitet për një traktat paqeje. Kjo është situata më absurde në botë. Shqipëria ndonjëherë akuzohet se është shumë e mbyllur, por ka disa gjëra të çuditshme me ne si kjo luftë që nuk përfundon. Është e mahnitshme (çuditshme), apo jo?
— Ju u rritët në një vend që kishte ndërprerë marrëdhëniet me pothuajse të gjitha vendet, fqinje apo të largëta, në një vend shumë të tronditur nga historia…
— Rezistenca qe shumë e fortë, – aleate me partizanët jugosllavë kundër italianëve. Një qeveri u krijua që më 1942 si kundër fashizmit ashtu edhe kundër borgjezisë së vendit, veçanërisht feudalizmit. Prishja e parë qe me Jugosllavinë në 1948, por përçarjet kishin filluar shumë më parë për shkak të Kosovës… Ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike as me Britaninë e Madhe, për shkak të thesarit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, i cili është bllokuar në Londër që nga përfundimi i luftës; ne nuk mund të rivendosim marrëdhënie për sa kohë që thesari shqiptar mbetet në Londër (ai buzëqesh, i pafuqishëm përballë këtyre absurditeteve zinxhir që evokojnë atë absurditet tjetër që çoi për dy vjet një gjeneral italian të punonte për të riatdhesuar një « ushtri të vdekur ».).
— “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” ishte romani juaj i parë, i botuar në moshën 24 vjeçare. A keni dashur gjithmonë të jeni shkrimtar?
— Unë gjithmonë e kam ditur se çfarë dua. Në moshën dhjetë vjeçare, lexova Macbeth-in, i adhuroja historitë me fantazma. Unë botova poezi shumë herët, në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare. Mbarova studimet në vendlindjen time ku kishte një lice të famshëm, më të famshëm se ai në Tiranë, pastaj shkova në universitet dhe më pas më dërguan në Institutin e letërsisë Gorky në Moskë.
Moska ishte një qytet i madh ndryshe nga ai që kisha parë ndonjëherë. Unë tashmë e njihja kulturën ruse, gjuhën. Unë mbërrita në vitin 1958, menjëherë pas Festivalit të Rinisë, në një liberalizim të plotë. Instituti është pranë statujës së Pushkinit dhe jetoja pranë burgut të Butirka-s. Vajzat ishin të bukura. Si student, isha i lumtur : Por isha i pakënaqur si shkrimtar. Isha i rrethuar nga nëpunës civilë mediokër, të cilët donin të ishin shkrimtarë. Në klasën time, kishte vetëm të atij lloji, mediokër.
Ata kanë mbetur të panjohur (anonimë). Ndonjëherë shoh emrat e tyre kur publikojmë listat e dekorimeve!…
— Në « Muzgun e perëndive të stepës », ju përmendët përçarjen midis vendit tuaj dhe BRSS-së dhe përkeqësimin e lidhjeve, të të gjitha lidhjeve, “kohën e perfiditetit (tradhtisë)” të perëndive të rrëgjuara, këtyre perëndive skite që do të fryenin faqet e tyre të tmerrshme për të fshirë vendin tim nga sipërfaqja e globit.”
— Ju në Perëndim nuk e shihni Hrushovin me të njëjtët sy si ne, ju nuk e kuptoni që mes tij dhe nesh kishte urrejtje. E tmerrshme, e rrezikshme… (De-stalinizimi, ai nuk flet për këtë. As nuk përmend emrin e Stalinit, statuja e të cilit qëndron ende në qendër të kryeqytetit të tij.)
Kur u ktheva në Shqipëri, fillova punë në të përjavshmen kryesore letrare Drità (Drita) pesë vite më vonë, isha një shkrimtar profesionist, punonjës, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Isha tridhjetë vjeç. Kam marrë një pagë të mirë, njësoj si drejtor uzine, më shumë se një inxhinier. Është një siguri. Kur merrni një tarifë (pagesë), ju dhuroni një të katërtën në fondin e Lidhjes së Shkrimtarëve.
— Ju keni botuar shumë tregime të shkurtra (novela), poema, pesë romane (« Nëntori i një kryeqyteti » nuk është përkthyer ende), librat tuaj janë të gjithë shumë të njohur në Shqipëri dhe megjithatë ndonjëherë keni pësuar kritika të ashpra për « trajtimin subjektivist të ngjarjeve historike » veçanërisht në vitin 1982…
— Kur del një libër, kritika vërshon mbi të. Unë jam kritikuar disa herë, ndonjëherë në një mënyrë shumë të fortë. Kjo nuk më ka bërë të ndryshoj mënyrën time të shkruarit.
— Për një kohë të gjatë keni qenë deputet i Kuvendit Popullor në vendin tuaj. Jeni zgjedhur tri herë midis viteve 1970 dhe 1982, pse nuk jeni më deputet?
— Sepse nuk më ofruan më të jem i tillë.
— Çfarë ka ndryshuar që nga vdekja e Enver Hoxhës?
— Nuk ka asnjë ndryshim. E gjithë historia e Shqipërisë sot lidhet me Enver Hoxhën.
— Si e shihni situatën në Kosovë, të populluar nga shqiptarë, por që varet nga Republika jugosllave e Serbisë?
— Është një histori mijëvjeçare urrejtjeje mes dy popujve, midis serbëve dhe shqiptarëve. Nga ana jonë, qëndrimi është shumë i qartë. Për ne, shpërbërja e Jugosllavisë do të ishte një katastrofë. Dhe jo vetëm për ne… Shqipëria mbështet kërkesën e Kosovës për të qenë republikë. Serbët refuzojnë sepse kjo është, thonë ata, “zemra e Serbisë”. Është e vërtetë, sllavët kanë arritur atje në shekullin e shtatë. Por më parë, kush ishte atje? Ilirët. Ne.
— Pra jemi rikthyer në konfliktet e përjetshme dhe të pazgjidhshme ballkanike. Si mund të përfundojë kjo?
— Nuk e di, sapo mbarova një histori (novelë) të gjatë për këtë : “Karvani i dasmës është ngurtësuar”. Është historia e një vajze të re serbe të fejuar me një djalë shqiptar. Karvani që erdhi për të marrë nusen u shndërrua në gur gjatë udhëtimit dhe dasma u bë e pamundur. Frymëzimi popullor e ka kapur këtë urrejtje, ka një këngë gjesti me, dy variante, në shqip dhe në serbokroatisht : të gjithë heronjtë janë shqiptarë në versionin serbo-kroat, dhe anasjelltas. Këto dy versione janë interesante për tu studiuar.
Qëndrimi im si shkrimtar është të depetrifikoj. Kjo urrejtje duhet të marrë fund. Tashmë, dy karvanët tanë janë të ngurtësuar dhe martesa e pamundur.
— Novela e gjatë e cila sapo është botuar nën titullin “Kush e solli Doruntinën?” merret gjithashtu me çështjen e “martesave të largëta”. Kjo ndodh në shekullin XII ose XIII, para pushtimit turk, kur Shqipëria qeverisej nga princa (familje princërore) që martohen me njëri-tjetrin ekskluzivisht dhe që shohin, të tmerruar, Doruntinën të largohet me një të huaj, shumë larg, në Bohemi.
Është një temë vërtet mijëvjeçare me të cilën jam marrë këtu : domosdoshmëria e martesës jashtë klanit. Ne e gjejmë këtë në baladat e njohura, dhe veçanërisht në më të famshmet nga të gjitha, “Balada e fjalës së dhënë”.
Një familje e madhe me nëntë djem dhe një vajzë të vetme. Kur nëna refuzon të japë vajzën e saj në martesë një të huaji, njëri nga djemtë, Kostandini, i premton asaj që do ta respektojë besën, besnikërinë ndaj fjalës së dhënë, angazhimin moral, shkelja e së cilës ngjallte, sipas zakonit të lashtë, turpin. “Do të ta sjell kur të duash”, i tha Konstandini nënës së tij.
Doruntina u largua me të huajin, filloi lufta, nëntë djemtë vdiqën dhe nëna e mallkoi këtë djalë që kishte thyer fjalën. Pas këtij mallkimi, Kostandini u ngrit nga varri i tij për të kërkuar motrën. Ata ecën netë të tëra dhe askush nuk e besonte Doruntinën kur ajo pretendonte se ishte sjellë nga ai vëlla që kishte vdekur para tre viteve (Autori qesh.). Nga ai moment, kam bërë një hetim policor.
Autori do të na bëjë të dyshojmë të gjithë, madje edhe policin, në këtë përrallë të çuditshme të ndërtuar në mënyrë të jashtëzakonshme, fantastike dhe moderne në të njëjtën kohë, udhëtim shqetësues drejt vdekjes, përkrah Vdekjes, dhe që do të jetë shkaku i asgjësimit të një familjeje. Por në të njëjtën kohë, një e fejuar e re nga fshati do të largohet për t’u bashkuar me burrin e saj në një vend të largët, pikërisht në momentin kur u mendua se “vetë ideja e martesave të largëta kishte marrë goditjen fatale”.
“A do t’i duhet Shqipërisë të ndryshojë ligjet e saj, administratat e saj, burgjet e saj, gjykatat e saj dhe të gjithë të tjerat”, shkruan autori i Doruntinës përballë kërcënimit që godet këtë vend “të kapur midis dy feve të Romës dhe Bizantit, midis dy botëve, Perëndimit dhe Lindjes”.
“Mbi të gjitha, mos kërkoni aludime”, këshillon Kadare ndërsa ndahemi. “Doruntina u shkrua në 1979, dhe Balada e fjalës së dhënë është shekullore…”. Ai shton : “Vendi im nuk me duket aq i zoluar sa thuhet. Unë jam i sigurt për këtë.”
Shfaqja muzikore “Zgjimi i Pranverës” me regji të Zana Hoxhës është shpërblyer me çmimin “Regjia më e mirë” në Festivalin “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut” i mbajtur në Dibër.
Ky është një sukses tjetër i “Zgjimit të Pranverës” që deri tani është shpërblyer si: “Shfaqja më mirë në vitin 2020” në Kosovë dhe “Shfaqja më mirë” në edicionin e 14-të të ITF SkupiFestival.
Kurse në Festivalin “Moisiu On” në Tiranë aktorja Arta Muçaj është shpërblyer me çmimin “Aktorja më mirë joprotagoniste” me rolin e saj në shfaqje.
“Zgjimi i Pranverës” është bashkëproduksion i Artpolis – Qendra për Artin dhe Komunitetin dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës. / KultPlus.com
Imagjinoni një fshat shumë të vogël në të cilin jeton edhe një zonjë e moshuar me dy fëmijë: një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 14 vjeçe. Nëna është duke u shtruar sillën bijve të vet, por në fytyrë ka njëfarë shqetësimi.
Fëmijët e pyetën se çfarë i kishte ndodhur dhe ajo u përgjigj: Nuk e di, por sot jam zgjuar me parandjenjën se diçka shumë e rëndë ka për të ndodhur në këtë fshat.
Ata qeshën me ato që tha nëna e tyre. Sipas tyre këto qenkëshin parandjenja pleqsh, gjëra që diheshin. Djali shkoi të luante bilardo dhe në çastin që do të godiste një gur, ishte një karambol fare i thjeshtë, lojtari tjetër i thotë: Unë vë bast një peso që ti nuk ke për ta goditur dot.
Të gjithë qeshën. Qeshi edhe i biri i gruas së moshuar. E goditi gurin dhe nuk e bëri dot karambolin. Ndërkohë që i jep peson kundërshtarit, të tjerët e pyesin se ç’paskësh ndodhur me të që nuk arriti ta bënte dot atë karambol aq të lehtë.
Dhe ai përgjigjet: Keni të drejtë, por më ka ngelur mendja te një gjë që më tha sot në mëngjes ime më: se diçka e rëndë do të ndodhë në fshat.
Të gjithë qeshën me të. Ai që fitoi peson u kthye në shtëpinë e tij ku gjeti të ëmën e vet me mbesën e saj ose me një të afërt tjetër dhe duke treguar peson i lumtur thotë: I fitova një peso Damasos, dhe ia fitova aq lehtë ngaqë është budalla.
E pse qenka budalla?
Hëm, dëgjo këtu, ai nuk mundi të bëjë dot një karambol fare të thjeshtë. Ishte i shqetësuar sepse e ëma na qenkësh ngritur sot me idenë se në fshatin tonë dashka të ndodhë diçka shumë e rëndë.
Atëherë e ëma i thotë këtij: Mos u tall me parandjenjat e pleqve sepse nganjëherë dalin të vërteta.
Mbesa e saj e dëgjoi dhe u ngrit e shkoi te kasapi për të blerë mish. Ajo i thotë kasapit: Më bëj një kile mish, – dhe, papritur, ndërsa ai priste mishin, shton: – E di ç’ke, më mirë bëj dy kile, sepse thonë, lart e poshtë, se paska për të ndodhur diçka shumë e rëndë në fshatin tonë, kështu që është më mirë të jemi të përgatitur.
Kasapi i jep mishin asaj dhe kur vjen një zonjë tjetër për të blerë një kile mish, i thotë: Më mirë merr dy kile se njerëzit më thonë që do të ndodhë diçka shumë e rëndë, prandaj po përgatiten duke blerë gjëra.
Atëherë plaka i thotë: Po është ashtu, më bëj katër kile, se unë kam shumë gojë për të ushqyer. Dhe merr katër kile. Për të mos e bërë tërkuzë tregimin, po ju them se kasapi për një gjysmë ore e mbaroi mishin dhe shkon e ther një lopë tjetër, e shet edhe atë të gjithën, ndërkohë që vazhdon ta përhapë lajmin.
Dhe vjen një moment, kur të gjithë njerëzit në fshat po prisnin të ndodhte me të vërtetë diçka. U paralizua gjithë veprimtaria e zakonshme dhe aty nga ora dy pasdite, si gjithmonë, shtrëngoi vapa.
Dikush tha: E vini re se ç’vapë po bën sot?
Po në këtë vend gjithnjë bën vapë! (Aq vapë bënte në atë fshat sa muzikantët që i kishin instrumentet të arnuara me mballoma, gjithnjë u binin në hije, se, po të luanin në diell me to, do t’u binin copat sheshit.)
Por ora dy pasdite është koha kur vapa arrin kulmin.
E vërtetë është ajo që thua zotrote, por kurrë nuk ka bërë si sot. Në këtë fshat të shkretë, mu në mes të sheshit të shkretë, ulet një zog dhe lëshon një zë.
Shikoni, është një zog mu në qendër të fshatit. Dhe të gjithë, të habitur, shikojnë zogun.
Zotërinj, po ka bërë vaki shumë herë që ulen zogj në sheshin e fshatit.
Po, po, vërtet, por jo në këtë orë. Dhe, që thua ti, vjen një çast tensioni të tillë për banorët e fshatit, sa të gjithë i mbyt dëshpërimi dhe të gjithë duan të ikin, por nuk e marrin guximin ta bëjnë.
Unë do bëhem burrë! – bërtiti njëri.
– Unë po iki.
Merr gjërat e tij, fëmijët e tij, ato pak bagëti që kishte, i fut në një karrocë dhe përshkon rrugën qendrore ku është mbledhur i tërë fshati i mjerë e po e shikon.
Dhe në atë moment njerëzit thonë: I lumtë që mori guximin, o burra, hajde të ikim edhe ne. Dhe fshati u bë rrëmujë; të gjithë po përfilleshin për t’ia mbathur. Po merrnin gjërat, kafshët, gjithçka.
Dhe njëri nga ata të fundit që braktisën fshatin thotë: Nuk dua që fatkeqësia të futet shtëpinë time, – dhe i vë flakën shtëpisë së tij.
E të gjithë bënë si ai. U vunë flakën shtëpive të tyre. Dhe ia mbathën me një panik të tmerrshëm e të vërtetë, thua se ishte një ikje nga lufta.
Midis të ikurve ishte edhe zonja e moshuar që kishte dhënë lajmin ogurzi.
Atëherë ajo klithi e tha: Çudi, kur unë thashë se diçka shumë e rëndë ka për të ndodhur, të gjithë më thanë se qenkësha e çmendur.