Kryeministri Kurti për Dua Lipën: Jeni diplomatja më e mirë e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim falënderues mbi këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, shkruan KultPlus.

E shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pati një fjalim të veçantë, Lipa u nderua me një çmim tjetër ndërkombëtar.

Ky çmim ka të bëjë me individët shembullorë që kanë kontribuar në misionin e këtij organi për të formësuar së bashku të ardhmen globale në një gamë të gjerë fushash.

Promovimin e Kosovës e bëri në një mënyrë dinjitoze që u vlerësua edhe nga Kurti.

Ky i fundit shkroi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, duke thënë se Dua Lipa nuk është vetëm këngëtarja më e famshme në botë, ajo është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim dhe është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë.

“Urime për çmimin në Këshillin Atlantik. Ju jeni frymëzim dhe vendi juaj është krenarë për ju”, shkroi ai.

Dua Lipa fjalimin e saj e nisi në gjuhën shqipe, duke treguar dashurinë për atdheun e saj./KultPlus.com

Dua Lipa promovuesja më e madhe e Kosovës, fjalimin në Këshillin Atlantik e nisi në gjuhën shqipe

“Si themi në Kosovë, Mirëmbrëma”, kështu nisi fjalimin Dua Lipa në Këshillin Atlantik në SHBA, ku edhe u nderua me çmimin “Artiste e shquar e vitit 2021”, shkruan KultPlus.

Dua Lipa përpos që foli në gjuhën shqipe, në këtë takim të rëndësishëm foli edhe për Kosovën.

“A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte dhimbjen e konfliktit? Me këtë vizion në mendje, unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”, tha ajo.

Në këtë ngjarje Lipa tutje deklaroi se Kosova ka vetëm 13 vjet si shtet i pavarur.  “Në rrugëtimin tonë të pavarësisë dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona”, ka thënë Dua Lipa./ KultPlus.com

Kryetarja e Komisionit Evropian e lumtur që takoi Dua Lipën: Ti ke ndikim shumë të madh në botë

Artistja me origjinë nga Kosova dhe me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka pranuar çmimin e “Lidershipit të Shquar” nga Këshilli Atlantik, e shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan KultPlus

Këtë ceremoni e ka ndjekur nga afër edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila pati një takim me Duan.

“Jam shumë e lumtur që takova Duan në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik. Dua, ti ke ndikim të madh në botë. Me muzikën tënde dhe energjinë unike, ne jemi të gjithë duke u ngritur në ajër”, shkroi Von der Leyen në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

Në shkrimin e Këshillit Atlantik, Dua Lipas i jepen katër epitete përshkruese si: “Fituese e Grammy”, “Themeluese e Fondacionit Sunny Hill” dhe “Aktiviste”./KultPlus.com

Presidentja Osmani në fjalimin e fundit në Amerikë thotë se ndjehet krenare që përfaqëson një popull si Kosova (VIDEO)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shoqëruar këngëtaren me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, në një ceremoni të mbajtur nga Këshilli Atlantik, shkruan KultPlus.

Këngëtarja Dua Lipa është nderuar me çmimin “Lidershipi i Dalluar”.

Në këtë mbrëmje gala, Presidentja Osmani pati një fjalim, ku tha se ndjehet krenare që përfaqëson një popull të tillë.

Kosova është një komb me plotë njerëz mendje-ndritu, të shkëlqyer dhe ambicioz që që shohin të ardhmen e tyre në zemër të Bashkimit Evropian.”

“Unë nuk mund të jem më krenar që përfaqësoj një popull që ka kaq shumë dhembshuri, kaq shumë talent, potencial dhe qëndrueshmëri”, përfundoi ajo.

Ky çmim ka të bëjë me individët shembullorë që kanë kontribuar në misionin e këtij organi për të formësuar së bashku të ardhmen globale në një gamë të gjerë fushash./ KultPlus.com

Dua Lipa me shumë kreativitet, ia dedikon çmimin të rinjve të Kosovës: Është në gjenet tona të lulëzojmë

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është nderuar së fundmi me çmimin “Lidership i Dalluar” nga Këshilli Atlantik, shkruan KultPlus.

E shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pati një fjalim të veçantë, Lipa u nderuar me një çmim tjetër ndërkombëtar.

Në këtë ngjarje ceremoniale këngëtarja me famë botërore Dua Lipa  tha se “ne (Kosova) kemi vetëm 13 vjet të pavarur në rrugëtimin tonë të pavarësisë dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht”, tha ajo.

“Është në gjenet tona”. “A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte dhimbjen e konfliktit? Me këtë vizion në mendje, unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”, ka thënë Dua Lipa.

Ky çmim ka të bëjë me individët shembullorë që kanë kontribuar në misionin e këtij organi për të formësuar së bashku të ardhmen globale në një gamë të gjerë fushash./ KultPlus.com

Dua Lipa: Uroj që filmi “Zgjoi” të merr çmimin Oscar (VIDEO)

Këngëtarja e famshme Dua Lipa e cila mbrëmjen e fundit e kaloi duke parë filmin artistik të metrazhit të gjatë “Zgjoi”, për ndjekësit e saj ka ndarë emocionet për këtë film.

Ajo në profilin e saj në instagram ka treguar për këtë film me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, e cila e vlerëson si një histori të bukur, prekëse dhe frymëzuese, histori kjo e Fahrije Hotit, e cila është realizuar në film.

https://www.instagram.com/p/CWGIN3WMDF9/?fbclid=IwAR0rR3vcJyrl0PPGSTiLsZqbTxXcdODGOpoK8Pk1aGYCXYhpbrYYHyJV6rQ

“Këtë histori lufte dhe këmbëngulëse duhet treguar”, ka shkruar Dua Lipa, duke shtuar se ky film tregon për përvojën kosovare.  

“Jam shumë krenare për atë që ka arrit Blerta Basholli”, ka shkruar Dua Lipa, duke uruar në fund që ky film të shpërblehet edhe me Oscar./ KultPlus.com

Dikur ishin refugjate, tashmë gra të fuqishme

Fotografia e sotme ku shihen bashkë katër gra shumë të suksesshme të Kosovës, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, këngëtarja botërore Dua Lipa, regjisorja Blerta Basholli dhe aktorja shumë e suksesshme Yllka Gashi po shënojnë suksesin e filmit artistik të metrazhit të gjatë “Zgjoi”, që po shfaqet në këto momente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filmi “Zgjoi” po i shpërfaqë botës vuajtjet e popullit të Kosovës, të cilët përjetuan tmerrin nga ushtria dhe paramilitarët serb, e si pasojë, përpos vrasjeve të shumta, përdhunimeve dhe mijërave të zhdukur, një përqindje e lartë e popullsisë ishte detyruar të lëshojë edhe vendin, duke kërkuar strehim në të katër anët e botës.

Dhe pikërisht nga kjo foto e suksesit, ku shihen katër gra të suksesshme në profile të ndryshme, që të katërtat kanë përjetuar në lëkurën e tyre ndjesinë e refugjatit. Përpos Dua Lipës, e cila prindërit i kishte emigrantë në Angli, por që këtë histori e ka shumë të afërt nga rrëfimet e prindërve të saj, tri gratë tjera e kanë përjetuar në vetën e parë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë luftës në Kosovë, ishte refugjate në Mal të Zi, Yllka Gashi në Maqedoni, kurse Blerta Basholli në Gjermani.

Ndërkohë, presidentja Osmani, përpos që ka marr pjesë në premierën e filmit “Zgjoi” në Amerikë, do të shoqërojë edhe Dua Lipën në ceremoninë e Këshillit Atlantik, ku Dua Lipa do të nderohet me çmim ndërkombëtar, kurse presidentja Osmani do të paraqitet me një fjalim./ KultPlus.com

E shoqëruar nga Presidentja Vjosa Osmani, Dua Lipa do të nderohet me çmim ndërkombëtar nga Këshilli Atlantik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta shoqërojë këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, në ceremoninë e Këshillit Atlantik, shkruan KultPlus.

Osmani pritet që të marrë pjesë në mbrëmjen ceremoniale të Këshillit Atlantik në Washington dhe do të jap një fjalim special, me ç’rast Dua Lipa do të nderohet me çmimin e “Lidershipit Artistik të Shquar”.

Gjatë vizitës zyrtare, Osmani është takuar edhe me regjisoren Blerta Basholli, pasi filmi “Zgjoi” është duke u transmetuar në një festival të filmit.

Yllka Gashi, Vjosa Osmani, Dua Lipa dhe Blerta Basholli janë parë shumë të buzëqeshura në disa fotografi së bashku, të publikuara nga fondacioni “Sunny Hill News”.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova po nderohet jo vetëm që është “një nga muzikantët më me ndikim në botë”, por edhe mbështetja në një sërë kauzash bamirësie dhe “fuqizimi i gjeneratës së ardhshme të liderëve dhe muzikantëve ballkanikë”.

Mbrëmja gala do të shërbejë gjithashtu për të festuar 60-vjetorin e Këshillit Atlantik, i cili promovon udhëheqjen konstruktive të Shteteve të Bashkuara së bashku me aleatët globalë./KultPlus.com

Gratë e fuqishme të Kosovës takohen në Washington DC

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani po qëndron ë SHBA, dhe gjatë kësaj vizite ka realizuar edhe një takim me skenaristen dhe regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bashollin, film që është duke u shfaqë në Amerikë, shkruan KultPlus.

Ky film ka bërë bashkë një numër të madh të grave të Kosovës, të cilat janë të suksesshme në fusha të ndryshme. Në një fotografi shihen bashkë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, këngëtarja e suksesshme botërore Dua Lipa, Blerta Basholli e cila po shënon një sukses të jashtëzakonshëm me filmin “Zgjoi”, dhe Yllka Gashi, figura kryesore e këtij filmi, e cila për rolin e saj tashmë ka marrë disa çmime të mëdha ndërkombëtare.

Të katër gratë duken mjaftë elegante, të cilat edhe kanë zgjedhur të vishen me ngjyrë të zezë./ KultPlus.com

Dua Lipa e mahnitshme në koncertin e shumëpritur të Adeles

Dua Lipa ishte në mesin e shumë të famshmëve që morën pjesë të shtunën mbrëma në koncertin e parë të Adeles, në katër vjetët e fundit.

Këngëtarja kosovare ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj në tepihun e kuq, e veshur me një fustan dy pjesësh, ngjyrë rozë.

Po ashtu, ajo që ka rënë në sy ishin fluturat si detaje në fustan dhe sandale të këngëtares.

Në koncertin i cili është zhvilluar në London Palladium, kanë marrë pjesë edhe të famshëm të tjerë, në mesin e të cilëve ishin aktorja Emma Watson e modelja, Naomi Campbell.

Koncerti i shumëpritur i këngëtares angleze, Adele është pjesë e ITV Special, i titulluar “An Audience With Adele”, dhe do të transmetohet, më 21 nëntor.

Adele këtë vit ka realizuar këngë të reja, për herë të parë pas gjashtë vjetësh dhe ato do të jenë pjesë e albumit të ardhshëm të titulluar “30”. / KultPlus.com

ABBA pranojnë ta kompozojnë këngën përfaqësuese të Britanisë në Eurovision, por duan që Dua Lipa ta këndojë atë

ABBA kanë zbuluar se janë të prirur të shkruajnë këngën reprezentuese të Mbretërisë së Bashkuar në Eurovision – por duan që Dua Lipa ta këndojë atë.

Pop-grupi suedez e di sekretin e suksesit të Eurovisionit pasi fituan konkursin në vitin 1974 me mega-hitin “Waterloo”.

Pjesëmarrësit e Mbretërisë së Bashkuar nuk kanë pasur të njëjtin fat – me interpretuesin e vitit të kaluar James Newman që fitoi zero pikë në ceremoninë e majit me këngën e tij “Embers” në Roterdam, shkruan DailyMail.

Megjithatë, Bjorn Ulvaeus i Grupit ABBA, 76 vjeç dhe Benny Andersson, 74 vjeç, thanë se mund ta kthenin fitoren nëse Dua do ta vinte veten në gatishmëri për të performuar.

Dyshja u shfaqën në episodin e së premtes në ‘BBC Breakfast’ teksa diskutuan lajmin se menaxhmenti i Duas, TaP Music, po kërkon një këngëtare për të konkurruar për të përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision 2022, që do të mbahet në “PalaOlimpico” në Torino, Itali.

Ata vazhduan duke thënë se do të donin ta shihnin vetë Duan duke kënduar këngën përfaqësuese të Britanisë së Madhe dhe këmbëngulën se do të ishin gati për të kompozuar këngën për artistin e duhur.

Benny vazhdoi: “Zgjedhja e një përfaqësuesi është një gjë, kompozimi është një gjë tjetër. Kështu që ju duhet edhe një këngë e mrekullueshme edhe një përfaqësues i mirë”.

Kur u pyet nëse do të konsideronin pjesëmarrjen sërish ë Eurovision, ai tha: “O Zot, një prezantim tjetër si Mbretëri e Bashkuar? Unë nuk e di”.

Përgjigja e tij ishte më e matur se ajo e Bjornit, i cili tha hapur: “Jo”.

Megjithatë, Benny këmbënguli: “Por cili është rreziku? Nuk mund të jesh më keq se i fundit”./KultPlus.com

Dua Lipa dhe DJ Regard nominohen për çmime të rëndësishme në ‘AMA 2021’

Është publikuar lista me nominimet e American Music Awards 2021. Olivia Rodrigo kryeson listën me shtatë nominimeve, pasuar nga Bad Bunny, Doja Cat dhe Giveon, secili me nga tre nominime.

Pjesë e listës së nominimeve janë edhe artistët me prejardhje shqiptare, me DJ Regardin, i cili shënon suksesin më të madh të tij, duke arritur të nominohet në një prej kategorive.

Ai është nominuar për çmimin “Artisti më i mirë i zhanrit dance/electronic”, gjersa gëzimin për këtë nominim e shprehu përmes një postimi në Instagram.

“Jam kaq i ekzaltuar të jem i nominuar për AMA 2021, voni tani duke këruar AMAs në TikTok, mos e humbisni AMA-në më 21 nëntor në ABC Nwetwork. Votoni në billboard.com/amasvote”, shkroi ai në mbishkrimi e fotografisë.

Në këtë kategori, Regard konkurron me emra të njohur ndërkombëtarë si: David Guetta, ILLENIUM, Marshmello, dhe Tiësto.

E nominuar është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila sivjet në AMA garon për tri çmime: “Artistja më e mirë pop”, “Albumi më i mirë pop” (për albumin ‘Future Nostalgia’) dhe “Kënga më e mirë pop” (për këngën ‘Levitating’).

American Music Awards 2021 do të transmetohet drejtpërdrejt nga Microsoft Theatre në Los Angeles të dielën, më 21 nëntor në orën 20:00 (EST / PST) në ABC. / KultPlus.com

Dua Lipa nominohet për tri çmime në “American Music Awards”

Dua Lipa nuk po mbetet jashtë asnjë gare të madhe në industrinë e muzikës, në vitet e fundit.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore është nominuar së fundmi në tri kategori të çmimeve në “American Music Awards”, të cilat janë bërë publike të enjten.

Sipas njoftimit të AMA-s, Lipa është nominuar në kategoritë “Favourite Female Pop Artist”, “Favourite Pop Album” për albumin “Future Nostalgia”, dhe “Favourite Pop Song” për këngën “Levitating”.

Në të tri kategoritë, këngëtarja kosovare 25-vjeçare garon me emrat e mëdhënj të muzikës si Taylor Swift, Ariana Grande, Doja Cat, Olivia Rodrigo dhe The Weeknd.

Ndërkohë, këtë vit artistja me më së shumti nominime në AMA është Olivia Rodrigo, me gjithsej shtatë nominime, përfshirë edhe kategorinë për “Artistin e vitit” dhe “Artisti i ri i këtij viti”.

Këngëtari i muzikës R&B, The Weeknd është nominuar në gjashtë kategori. The Weeknd është fitues i pesëfishtë i AMA-s deri tani.

Ngjarja e madhe muzikore “AMA 2021” do të mbahet në Los Anxhelos, më 21 nëntor. / KultPlus.com

(Photo by Ryan Pierse/Getty Images)

Dua Lipa nderohet me Çmimin e Lidershipit në Këshillin Atlantik të Uashingtonit

Dua Lipa u njoftua të enjten si një nga marrëset e Çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlatanik.

Ylli 26-vjeçar i muzikës pop do të prezantohet në një gala mbrëmje çmimesh më 10 nëntor në auditoriumin ‘Andrew W. Mellon’ në Uashington, DC., sipas një njoftimi nga organizatorët, shkruan DailyMail.

Gala mbrëmja do të shërbejë gjithashtu për të festuar 60-vjetorin e Këshillit Atlantik, i cili promovon udhëheqjen konstruktive të Shteteve të Bashkuara së bashku me aleatët globalë.

“Përfituesit e çmimeve të Lidershipit të Dalluar 2021 përfaqësojnë më të mirën e marrëdhënieve transatlantike”, tha Frederick Kempe, president dhe CEO i Këshillit Atlantik, në një deklaratë.

“Në një moment historik gjatë të cilit sfidat e paprecedentë kërkojnë liderë të jashtëzakonshëm, është privilegj të përshëndes një grup kaq të jashtëzakonshëm të nderuarish”, shtoi ai.

Dua e lindur në Londër do të nderohet me Çmimin e Drejtuar të Artistëve të Shquar për karrierën e saj muzikore dhe për angazhimin e saj ndaj kauzave filantropike, përfshirë fuqizimin e brezit të ardhshëm të udhëheqësve dhe muzikantëve ballkanikë.

Këngëtarja fituese e çmimeve “Grammy” ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë të Kosovës dhe u zhvendos me familjen e saj në vitin 2008 në Prishtinë pasi Kosova shpalli pavarësinë përpara se të kthehej në Londër për të ndjekur karrierën e saj si këngëtare.

Këshilli Atlantik në njoftimin e tij përmendi punën e Duas me fondacionin e saj “Sunny Hill” që synon të përmirësojë jetën në Kosovë.

Duas në gala mbrëmje do t’i bashkohet edhe Vjosa Osmani, 39-vjeçe, presidentja e pestë e Republikës së Kosovës, e cila do të mbajë fjalë të veçanta.

Këshilli Atlantik gjithashtu do t’i japë çmimin e tij të shquar të lidershipit ndërkombëtar Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Albert Bourla, kryetar dhe CEO i Pfizer, së bashku me Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, bashkëthemelues të BioNTech, do të marrin gjithashtu Çmimin e Lidershipit të Shquar të Biznesit për arritjen e tyre novatore të vaksinës së parë në botë për COVID-19.

Çmimet e vitit 2021 do të mirëpresin krerët aktualë dhe të mëparshëm të shteteve, personalitete të huaja, ambasadorë, anëtarë të Kongresit dhe administratën e Bidenit, komandantët ushtarakë, udhëheqësit e biznesit ndërkombëtar dhe mediat.

Dua fitoi çmimin Grammy për “Artisten e re më të mirë” në vitin 2019 dhe gjithashtu çmimin “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City.

Ajo publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në vitin 2020 dhe fitoi çmimin “Grammy” për albumin më të mirë pop në fillim të këtij viti./diaspora shqiptare/KultPlus.com

Dua Lipa po mbështetë marshin e Vasfije Krasniqit në New York

Dua Lipa po mbështetët nismën e Vasfije Krasniqit #RallyForHerJustice, nismë që ka për qëllim të vënies së drejtësisë për krimet e kryera nga serbet, në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë e Kroaci.

Dua Lipa e cila ndiqet nga dhjetëra milionë, me mbështetjen e kauzës së Vasfije Krasniqit po i kujton edhe njëherë botës për krimet serbe që i kanë kryer në rajon. Marshi për këtë kauzë do të bëhet më 28 tetor në NewYork./ KultPlus.com  

Tenistja serbe dëgjon muzikën e Dua Lipës, kritikohet nga ndjekësit serb

Ish-tenistja serbe, Ana Ivanoviç është përballur me kritika të shumta nga bashkëatdhetarët e saj.  Shkak u bë një video që ajo publikoi vetëm dy ditë më parë në Instagram, ku në sfond dëgjohet kënga “Levitating” , një nga më të njohurat e artistes me origjinë shqiptare, Dua Lipës. Ata kanë vërshuar në komente duke i kujtuar faktin se Dua mbështet Shqipërinë e Madhe.

“Pse Dua Lipa, ajo është një zgjedhje e keqe”; “Pse Dua Lipa, një person që i urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe?”; “Pse Ana, për hir të Zotit?! Ti e shite shpirtin tënd”, janë disa nga komentet që kanë lënë ndjekësit e saj serbë.

https://www.instagram.com/reel/CVDaJVVoep2/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=675&rd=https%3A%2F%2Fnews-31.com&rp=%2Fpublikoi-video-me-kengen-e-dua-lipes-serbet-masakrojne-me-komente-tenisten%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A971.7000000029802%2C%22ls%22%3A606.6000000089407%2C%22le%22%3A770.2999999970198%7D

Në fakt, këto raste janë të përsëritura. Kujtojmë që në muajin shtator, një ‘billboard’ i gjigantit “Puma” në dyqanet e Serbisë, ku shfaqej Dua me produktet e tyre, ka shkaktuar polemika, e më pas kompania vendosi ta largonte prej aty.

Kujtojmë se Dua u përfshi në debatin e madh që u shkaktua për faktin se Apple e përfshinte Kosovën si pjesë të Serbisë. Asokohe u ndërmor një peticion, të cilin e firmosi dhe këngëtarja me famë botërore, duke kërkuar përcaktimin e saktë të kufijve të Kosovës si një shtet i pavarur./konica.al/KultPlus.com

Dua Lipa e entuziazmuar për nisjen e punës “Sunny Hill Kindergarten” në Tiranë

Ka nisur punën kopshti për fëmijë “Sunny Hill Kindergarten” në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e cila gjatë verës që shkoi pati vizituar kryeqytetin shqiptar për të parë nga afër punimet për ndërtimin e këtij kopshti për fëmijë, me financim nga “Sunny Hill Fondation”.

Kopshti ka kapacitet për të strehuar 300 fëmijë.

“Një moment shumë krenues – “Sunny Hill Kindergarten” tani është hapur në Tiranë, Shqipëri, dhe ka kapacitet për 300 fëmijë. Faleminderit Erion Veliaj, Edi Rama dhe Bashkia e Tiranës. Zemra ime është e plotësuar”, ka shkruar Dua në Facebook.

‘Cold Heart’ e Dua Lipës dhe Elton John renditet e para në Britaninë e Madhe

Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë sukseset e këngës së saj të fundit ‘Cold Heart’ në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John.

Kënga e dyshes së njohur është renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson.

E lumtur për këtë, Dua ka bërë një postim në Instagram, në të cilin u shpreh është një udhëtim magjik ky që po përjeton.

“Numër 1 në Britani – Cold Heart me Elton John. Të ndaj këtë moment me heroin tim muzikor dhe mikun e dashur do të thotë gjithçka për mua !! Çfarë dite dhe udhëtimi magjik ka qenë ky. Faleminderit dhe ju dua”, ka shkruar Dua në postim.

Ndërkohë, kujtojmë që ylli i muzikës pak ditë më parë hyri në mesin e 20 këngëtareve më të dëgjuara të shekullit 21 bashkë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora./KultPlus.com

Dua Lipa bëhet artistja e parë femër që ka pesë këngë me mbi 1 miliardë transmetime në Spotify

Dua Lipa emërohet artistja e parë femër që ka pesë këngë me mbi një miliard transmetime në shërbimin e transmetimit muzikor Spotify, përcjell KultPlus.

Këngëtarja e ‘Levitating’ publikoi në InstaStory lajmin nga një ‘fanpage’ i cili bëri të ditur se këngëtarja me këngën e titulluar ‘Levitating (Remix)’ ka kaluar 1 miliard shikime në Spotify.

‘Dua Lipa, artistja e parë femër me 5 këngë me mbi 1 miliardë transmetime Spotify’, thuhet në njoftim.

Katër këngët e artistes që kanë mbi 1 miliard transmetime në Spotify janë: ‘New Rules’, ‘One Kiss’, ‘IDGAF’, ‘Don’t Start Now’ dhe ‘Levitating’. / KultPlus.com

Dua Lipa debutoi në Javën e Modës në Milano, dha një moment epik në pasarelën e Versaces (FOTO/VIDEO)

Dua Lipa ka shkëlqyer në hapjen e shout të markës së famshme “Versace” dje, në Javën e Modës në Milano të Italisë.

Shumë fytyra të famshme ecën në pistë në shfaqjen Versace të Pranverës/Verës 2022 në Javën e Modës në Milano, por të gjithë sytë ishin te Dua Lipa ndërsa ajo bëri debutimin e javës së saj të modës. Këngëtarja hapi dhe mbylli shfaqjen, e cila përmbante një fonogram të përbërë nga këngët e krijuesit dhe burra pa këmishë që mbanin një tendë me shalle mëndafshi mbi modelet.

“Physical” filloi të luante mbi altoparlantët ndërsa Lipa filloi shfaqjen, duke dalë në pamjen e saj të parë, një fustan xhaketë sportive i zbukuruar me këmbët e sigurisë të markës, këtë herë në një sërë ngjyrash të ndritshme. Këngëtarja kishte veshur shtesa të gjata dhe të drejta të Donatella-s në ngjyrën e saj natyrale të flokëve, teksa ecte në mënyrë të qëndrueshme.

Para se të mbaronte koha, Lipa u shfaq përsëri, duke e mbyllur shfaqjen në një set vezullues shkëlqyes me dy pjesë. Këngëtarja arriti në fund të pistës dhe nxori gjuhën jashtë kur goditi kthesën. Ajo më pas u bashkua me Donatella për harkun e saj të fundit, duke e forcuar pozitën e saj si muza më e re e Versace.

Ndërsa kjo shënon herën e parë të Lipa në pistë, këngëtarja është përfshirë me Versace për disa kohë tani. Ajo ka veshur pamjen në shumë qilima të kuq, përfshirë Çmimet Grammy 2021 dhe Met Gala 2019. Ajo ishte gjithashtu përfaqësuese e fushatës së Versace -s në vjeshtë/dimër 2021.

Dua është e njohur që moti për besnikërinë që ka ndaj Versaces. Si fytyrë e reklameve të këtij brendi të modës, Dua llogaritet më shumë se një zëdhënëse e tij.

Dizajnet e Donatella Versaces përbëjnë pjesën më të madhe që këngëtarja 25-vjeçare dhe stilisti i saj Lorenxo Posocco, zgjedhin për paraqitjet e yllit të muzikës. / KultPlus.com

Dua Lipa publikon datat e turneut në Australi dhe Zelandë të Re

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, do të realizojë turne muzikor edhe në Australi dhe Zelandë të Re, me ç’rast ka për qëllim promovimin e albumit të saj të fundit, “Future Nostalgia”.

Gjatë muajit nëntor të vitit të ardhshëm, bukuroshja me prejardhje kosovare dhe famë botërore do të mbajë koncerte në qytetet të ndryshme, si Auckland, Brisbane, Sydney, Melbourne, Adelaide dhe Perth. Nuk është konfirmuar ende se kush do të jenë artistët tjerë që do ta shoqërojnë në këto perfomanca, por bëhet e ditur se biletat e koncerteve do të dalin në shitje nga 23 shtatori.

Në fillim të këti muaji, këngëtarja i gëzoi fansat duke e paralajmëruar rikthimin në skenë me turneun e Amerikës Veriore, i cili fillon në shkurt të vitit të ardhshëm, me një koncert në qytetin bregdetar Miami, kurse do të përmbyllet më 1 prill në Vancouver. Në disa prej këtyre koncerteve, ylli i hitit “Levitating” në skenë do të shoqërohet nga yjet tjerë të muzikës, si Megan Thee Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouaï.

“Jam shumë e lumtur që do të realizoj sërish turne dhe do t’i takojë personalisht engjëjt e mi! Është e mahnitshme që të gjithë do të kemi mundësi të vallëzojmë dhe festojmë së bashku. Kur po i shkruaja këngët e albumit ‘Future Nostalgia’, e imagjinoja që ato të transmetoheshin në klube të natës kur të gjithë të ishin me shoqëri duke festuar. Prandaj, jam shumë e lumtur që kjo dëshirë më në fund po realizohet. Mezi pres t’i përjetojë këto këngë live, bashkë me ju”, kishte deklaruar këngëtarja në një prononcimin për media.

Dua Lipa e lansoi albumin “Future Nostalgia” në mars të vitit 2020, në kohën kur bota hyri në karantinën e parë dhe të gjitha ngjarjet kulturore u pezulluan për shkak të pandemisë. Kah fundi i atij viti, ylli i hitit “Don’t Start Now” e mbajti një koncert virtual të titulluar “Studio 2054”, ngjarje kjo e cila u përcoll nga një numër rekord i shikuesve.

Albumi i dytë i këngëtares 26-vjeçare i solli asaj suksese të jashtëzakonshme në platformat dhe toplistat muzikore, si dhe ia fitoi disa shpërblime prestigjioze të muzikës, si “Grammy”, “BRIT Award”, “American Music Award”, “MTV Video Music Award” dhe të tjerë. Pothuajse secila këngë e albumit është shndërruar në hit të menjëhershëm, janë transmetuar nëpër televizione dhe radiostacione të njohura anembanë botës dhe u pozicionuan lartë në toplista të ndryshme.

Në lajme të tjera, gjatë fundjavës Lipa ishte në Las Vegas ku perfmroi në kuadër të ngjarjes së përvitshme, “iHeartRadio Music Festival”. Para të pranishmëve në skenë, këngëtarja e solli një performancë energjike dhe argëtuese të hiteve, “Physical”, “Love Again” dhe “Hallucinate”.

“Vegas kjo është një eksperiencë e mahnitshme. Po kthehem në skenë për herë të parë nga fillimi i vitit 2020, prandaj ka kaluar ca kohë pa performuar live para publikut. Shpresoj që po kaloni mirë dhe jeni duke u argëtuar”, citohet të ketë thënë Lipa para të pranishmëve në arenën “T-Mobile”.

Gjatë mbrëmjes së premte, Dua gjithashtu u nderua me çmimin “Titanium Award”, për hitin e saj “Levitating” i cili ka arritur të transmetohet 1 miliard herë nëpër radiostacionet e “iHeartRadio”. Versioni i kësaj kënge i sjell në bashkëpunim me reperin DaBaby, ka arritur të thyej rekorde edhe në “Billboard Hot 100”, duke u bërë kënga e parë e një solo këngëtareje që i kalon 35 javë në dhjetë pozitat e para të kësaj topliste.

Gjatë fundjavës Lipa i ndau disa fotografi nga vizita e saj në Las Vegas, në mesin e së cilave shihej në shoqërinë e reperes së famshme amerikane, Megan Thee Stallion. Kjo e fundit ishte në Vegas me rastin e festivalit të qytetit, “Life Is Beautiful”, dhe siç duket shoqëria mes dy artisteve po shkon duke u bërë edhe më e mirë. Shumë shpejtë ato pritet ta ndajnë skenën së bashku, pasi Megan Thee Stallion do të jetë pjesë e disa koncerteve të turneut të shumëpritur të Dua Lipës, në Amerikën Veriore. / KultPlus.com

Dua Lipa shkëlqen në skenën e ‘iHeart Radio Music Festival’, dhuron një performancë fantastike (FOTO)

Ishte Dua Lipa ajo që hapi iHeartRadio Music Festival e veshur me një triko ngjyrë vjollcë dhe të zezë, të premten mbrëma në Las Vegas, përcjell KultPlus.

Ndërsa ajo interpretonte disa nga hitet e saj më të mëdha, përfshirë “Love Again”, këngëtarja shqiptaro-britanike e muzikës pop, 26-vjeçare, shkëlqente në pamjen e saj elegante, e cila përfshinte një kostum me vija me xixa në pjesën e përparme që përputheshin me bizhuteritë e saj argjendi.

Fituesja e trefishtë e Çmimeve “Grammy” dukej shumë joshëse me veshjen e saj të errët, ndërsa i kishte kapur flokët e saj bisht, shkruan DailyMail, transmeton tutje KultPlus.

Ajo u shoqërua nga një numër i madh valltarësh rezervë me trupa të argjendtë metalikë, të cilët pasqyronin çdo lëvizje të Lipës, ndërsa ajo interpretonte këngën e saj “New Rules”, dhe disa nga hitet e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”. / KultPlus.com

“Presidentja jonë…”, Dua Lipa poston një video të Vjosa Osmanit

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka ripostuar një video të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron rreth 70 milionë ndjekës.

Ka qenë Osmania jo që e ka publikuar një video ku dëgjohet një këngë e Dua Lipës.

“Duke e nisur ditën e dytë në Gjermani me Dua Lipën”, ka qenë përshkrimi i Osmanit.

Këtë video, më pas e ka ripostuar Dua, e cila ka shkruar “Presidentja jonë e di se çfarë bëhet”.

Ndryshe, Dua duket se i ndjek aktivitetet e presidentes, meqenëse jo rrallëherë i shpërndan postimet e saj nëpër rrjete sociale/gazetaexpress/ KultPlus.com

Dua Lipa paralajmëron turne në SHBA

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, do të zhvillojë një turne në Amerikë me albumin e saj ‘Future Nostalgia’, transmeton KultPlus.

Njoftimin e ka bërë vetë këngëtarja përmes një postimi në Facebook, duke paralajmeruar se të premten do të dalin në shitje biletat.

Dua ka publikuar edhe datat e këtij turneu, i cili do të fillojë më 8 shkurt 2021 në Miami dhe do të përmbyllet më 1 prill në Vancouver./KultPlus.com