Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur Vera Orën, nënën e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përcjell KultPlus.
“E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, ka shkruar Vera Ora pas takimit me presidenten, duke njoftuar se një prej çështjeve për të cilën ato kanë diskutuar ka qenë ajo e shëndetit mendor.
E pas këtij takimi ka reaguar edhe vetë këngëtarja Ora.
“Dy inspirimet e mia në një dhomë” ka shkruar Rita Ora bashkëngjitur me fotografinë nga takimi i nënës së saj më presidenten Osmani./ KultPlus.com
Nëna e Rita Orës, Vera, 58 vjeçe, tregon figurën e saj me rroba banje portokalli, teksa thith rrezet e diellit gjatë pushimeve – disa ditë pasi vajza e këngëtares u martua me regjisorin Taika Waititi.
Dhe Vera Ora pas festimeve shfaqet gjatë pushimeve në fotot e reja të publikuara në Instagramin e saj.
Psikiatrja e NHS, dukej përrallore me bikini portokalli teksa pozonte buzë lumit Buna, i cili përshkon Shqipërinë dhe Malin e Zi, shkruan DailyMail.
Vera e bashkoi veshjen e saj me syze dielli të errëta dhe sandale të zeza.
Një tjetër imazh e shfaq atë duke shijuar një pije të nxehtë teksa pozonte përballë sfondit idilik.
Dhe një tjetër foto, Vera pozon me bashkëshortin e saj, babain e Ritës, Besnik Sahatçiu.
Arratisja plot argëtim vjen pasi vajza Rita u martua me regjisoren Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër, sipas raportimeve, ku të dy u fotografuan me unaza ari në gishta. / KultPlus.com
Është publikuar Harta interaktive e cila zbulon njerëzit më domethënës në mbarë botën – me Sean Connery që kryeson listën në Edinburg, Barack Obama në Honolulu dhe Freddie Mercury në Zanzibar, përcjellë KultPlus.
Harta bazohet në informacionet e grumbulluar nga Wikipedia dhe Wikidata nga studiues nga Universiteti i Parisit
Ai sugjeron se Sean Connery është personi më i shquar që vjen nga Edinburgu, ndërsa Barack Obama kryeson listën në Honolulu dhe Freddie Mercury në Zanzibar. Pavarësisht nëse është një futbollist legjendar apo një shpikës i famshëm, shumë prej nesh janë krenarë që janë nga i njëjti qytet.
Por kush është saktësisht personi më domethënës që vjen nga vendlindja jonë?
Rita Ora është personi emri i të cilës shfaqet në Prishtinë.
Këngëtarja shqiptare me renome botërore është lindur në kryeqytetin kosovar më 26 nëntor të vitit 1991, si fëmija i dytë i prindërve Besnik dhe Vera Sahatçiu.
Pas publikimit të hartës, Rita është shprehur krenare që vjen nga Prishtina dhe emri i saj përfaqëson kryeqytetin kosovar edhe në hartën interaktive.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Isntagram pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj. / KultPlus.com
Rita Ora ka konfirmuar se do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur një koncert në sheshin “Skënderbej”, shkruan KultPlus.
Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, mbrëmjen e 6 shtatorit, në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022.
Përmes një postimi në “Facebook”, Ora ka thënë se ndjehet shumë e emocionuar për këtë koncert në Tiranën e saj të dashur.
“Jam kaq e emocionuar dhe e nderuar të lajmëroj se unë do të rikthehem në Tiranën time të dashur. Erion Veliaj më ka ftuar të performojë në një koncert falas për ne për të festuar Shqipërinë si ‘Tirana – Kryeqyteti Evropian i të Rinjve’! 6 shtator, në Sheshin ‘Skënderbej’”, ka shkruar Rita Ora në njoftimin e saj.
Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 – Një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.
Tirana EYC 2022 paraqitet si një makro program prej 365 ditësh, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, që shohin në qendër rininë. Tirana EYC 2022 implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me bashkinë Tiranë.
Të shumta kanë qenë aktivitet gjatë këtyre muajve, por duket se ato do të kulmojnë me koncertin e Rita Orës, në 6 shtator. /KultPlus.com
Shumë shpejt Tirana do të mikpres një nga këngëtaret më të famshme në nivel ndërkombëtar.
Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit, në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, ka postuar ne rrjetet sociale lajmin se në datë 6 shtator, në Tiranë, do të ketë një koncert të Rita Orës.
Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, mbrëmjen e 6 shtatorit, në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022.
Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 – Një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.
Tirana EYC 2022 paraqitet si një makro program prej 365 ditësh, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, që shohin në qendër rininë. Tirana EYC 2022 implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me bashkinë Tiranë.
Të shumta kanë qenë aktivitet gjatë këtyre muajve, por duket se ato do të kulmojnë me koncertin e Rita Orës, në 6 shtator./ KultPlus.com
Ylli botëror i muzikës, Rita Ora, ka arritur një shifër të jashtëzakonshme së fundmi, duke dëshmuar një sukses të madh në tregun ndërkombëtar, shkruan KultPlus.
Në një postim të shpërndarë në llogarinë zyrtare, Ora, shfaq një foto me mbishkrimin “10 miliard”, duke treguar se ka arritur shifrën e 10 miliardë dëgjimeve në terësi, në platformat “YouTube” dhe “Spotify”.
31 vjeçarja ka dëshmuar disa herë talentin e saj, derisa së fundmi ka qenë edhe pjesë e The Voice of Australia, si juri.
Një prej këngëve të saj më të fundit është “Finish Line”, këngë e cila ka arritur afro 1 milion shikime në “YouTube”. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka publikuar së fundmi këngën e saj të re me titull “Barricades”, e cila vjen si bashkëpunim me këngëtarin e huaj, Netsky, shkruan KultPlus.
Për një kohë të gjatë, Ora ka vazhduar që me ritmet e saj të dëshmojë talentin në muzikë dhe kësisoj suksesi të jetë gjithmonë i pranishëm kudo që ajo shkon.
Pra, ka kuptim të plotë që producenti belg Netsky ka rekrutuar Ritën për këngën e tij të re Barricades.
Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka rrëfyer se arma e saj sekrete e suksesit në industrinë muzikore është motra e saj 33-vjeçare, Elena, e cila po udhëheq drejtimin krijues të albumit të saj.
Bota e menaxhimit të showbizit është e dominuar nga burrat, por Rita është mirënjohëse pasi e di se fuqia që qëndron pas suksesit të saj do të qëndrojë gjithmonë e njëjtë, sepse është motra e saj e madhe, raportoi “The Mirror” të shtunën.
Rita ka pasur Elenën 33-vjeçare pranë saj që kur ajo fitoi famë në vitin 2012 dhe dyshja pranojnë se kur bëhet fjalë për suksesin e Ritës, ata e shohin atë si një gjë që duhet festuar bashkë, edhe pse shumica e njerëzve nuk e kanë idenë se Elena është ajo që e ndihmon.
“Unë jam po aq krenare për suksesin sa Rita. Por mendoj se publiku e sheh vetëm reagimin e saj. E ndiejmë si një gjë ekipore. Është e qartë se publiku thjesht e sheh Ritën, por për ne kështu është”, ka thënë Elena.
Krijuesja i hitit “Hot Right Now” ka thënë se Elena ia del mirë ta mbrojë atë pasi e njeh mirë industrinë.
Motrat Ora kanë negociuar marrëveshje filmash, partneritete markash me shtëpi të modës si Prada dhe gjithashtu kanë negociuar një sërë kontratash fitimprurëse televizive./koha/ KultPlus.com
Rita Ora do të jetë pjesë e kastit të filmit “Tin Soldier” film ky i zhanrit aksion që pritet të xhirohet në Greqi, përcjell KultPlus.
Në këtë film që drejtohet nga Brad Furman, përpos Rita Orës do të luajnë edhe aktorët: Jamie Foxx, Shamier Anderson, Robert De Niro, Scott Eastëood dhe John Leguizamo.
Këtë lajm e ka shpërndarë edhe Rita Ora, edhe pse ende nuk dihet se çfarë roli do të ketë në këtë film.
Rita Ora përpos suksesit të saj në muzikë, ajo edhe më herët ka marr pjesë në projekte filmike, duke mos lënë anash edhe industrinë e muzikës./ KultPlus.com
Lachie Gill është fituesi i “The Voice Australia” për vitin 2022, përcjell KultPlus.
24 vjeçari arriti që të fitojë çmimin prej 100 mijë dollarësh dhe gjithashtu edhe një kontratë me Universal Music Australia.
Trajnerja e Lachiet, këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e lavdëroi atë për talentin që zotëron dhe falënderoi Australinë për mbështetjen e tyre.
“Ti i bëre të gjitha këto. Australi, faleminderit, faleminderit, ju dua. Ndjej sikur ky është vetëm fillimi për ty. Urime. Jam shumë e lumtur për ty sa nuk mund të marr frymë”, tha Ora.
Lachie falënderoi Rita Orën, që i kujtoi atij të qëndronte autentik. /KultPlus.com
Rita Ora dhe Dua Lipa do të performojnë në Tiranë brenda këtij viti dhe këtë e zbuloi Erion Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se pas finales së ‘Conference League’, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy koncertet e mëdha të këngëtareve shqiptare.
Duke folur për Top News, Veliaj u shpreh se: “Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit. Duam që Tirana të jetojë çdo ditë”.
Ndërkaq, një nga festivalet më të mëdha në Evropë, “Sunny Hill Festival” do të mbahet këtë verë në Kosovë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht. /KultPlus.com
Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović dhe Presidentja Vjosa Osmani sot ishin të pranishëm në Teatrin Kombëtar të Kosovës me rastin e shënimit të Ditëve të komunitetit malazez në Kosovë.
“Faleminderit që i jeni bashkangjitur këtij aktiviteti përmes të cilin po shënojmë përmes artit dhe muzikës që do të nderojmë ditët e komunitetit malazez në Kosovë. Si një pjesë integrale e saj dhe një vlerë e çmueshme për demokracinë dhe shtetësinë tonë. Jemi të nderuar se kemi zotin president Gjukanoviq, jemi të gëzuar se këtë vizitë po e përmbyllim me frymën e promovimit të vlerave e të artit e të kulturës”, tha ajo.
Osmani iu ka premtuar përfaqësuesëve të komunitetit malazez se do të bahskëpunojë me ta.
“Sot, kemi në mesin tonë disa prej përfaqësuesve të komunitetit malazez dhe dua t’i them faleminderit, jam e vetëdijshme se edhe ju ballafaqoheni me sfida dhe jo çdo herë janë të lehta. Ju konfirmoj se do të bashkëpunojmë e të komunikojmë me ju”.
Tutje Osmani ka falënderuar delegacionet nga Kosova dhe Mali i Zi.
“Jam e sigurt se në muajt e vitet në vijim bashkëpunimi ynë me vendet e komunitetin malazez do të shtohet. Në fund dua të faleminderit delegacionet nga Kosova e Mali i Zi, Policinë e Kosovës, kabinetin tim e të gjithë ata që kanë shërbyer në mbarëvajtjen e vizitës”.
“Është nder u madh për mua që brenda vizitës 2 ditore të suksesshme sonte bashkë me presidenten Osmani të bëhem pjesë e këtij manifestimi solemn pe shënimin e ditëve të komunitetit malazez në Kosovë. Ne, sot jemi këtu që të flasim për kontributet e shumta të komunitetit malazez në Mal të Zi. Në periudhën e intensifikimit të marrëdhënieve të vendeve tona. Nuk mund të mos ta vërejmë inercionin e Ballkanit Perëndimor. Komuniteti malazez nga viti 81 ka pas pak mbi 21 mijë malazez, ku malazezet me arsye kanë qenë anëtar konstruktiv i territorit të Kosovës”, ka thënë presidenti i Malit të Zi.
“Marrëdhëniet cilësore do të qojnë deri të zgjidhja e statusit të malazezeve në Kosovë. Kjo është edhe rasti që të kujtojmë me krenari që në stuhinë e luftës mali i zi ka treguar aftësi që të ruaj paqen. Ne kemi vendosur për një sistem vlerash evropiane dhe kemi shkuar me vendosmëri në rrugën e integrimeve evropiane”, tha ai.
“Mali i Zi është një fqinj i përgjegjshëm i Kosovë, si dhe të kontribuojnë në perspektivën evropiane dhe euroatlantike, shfrytëzoj rastin që e ardhmja e Kosovës e fëmijëve të tyre të jetë e lidhur përjetësisht me vlerat evropiane”.
Presidenti i Malit të Zi ka theksuar se dëshiron që fëmijët e Kosovës të rriten në një vend që është i lidhur me vlerat evropiane./InLajmi/ KultPlus.com
Netflix dhe DreamWorks Animation kanë njoftuar se Rita Ora do të bëjë debutimin e saj kryesor të aktrimit të zërit në serialin Kung Fu Panda: The Dragon Knight, përcjell KultPlus.
Kung Fu Panda: The Dragon Knight luan Jack Black në rolin e Po, Rita Ora si Wandering Blade, James Hong si Z. Ping, Chris Geere si Klaus Dumont, Della Saba si Veruca Dumont, Rahnuma Panthaky si Rukhmini, Ed Weeks si Colin dhe Amy Kodra si Pei Pei.
Seriali i animuar është vendosur të dalë në Netflix pa një datë përfundimtare. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, nuk heziton asnjëherë që t’i shfaq vlerat e traditat e saj kombëtare, shkruan KultPlus.
Ora së fundmi ka ndarë një recept të famshme të taratorit, si një pjesë e pandashme e tryezës shqiptare, e gjithashtu në video është përfshirë edhe Vallja e Rugovës.
@ritaora How I make fresh kosovan tarator – I like the water from the cucumber makes it’s thinner for me personally but you don’t have to do it my way! Enjoy!! #fyp#foryoupage♬ Kosova – DJ Gimi-O
Ndërkohë, në InstaStory Rita publikoi një tjetër video, ku tregonte se kishte gatuar edhe piten tradicionale
“Një pite në furrë, byrek tradicional shqiptar”, shkroi Ora.
Se është një adhuruese e ushqimit shqiptar, këngëtarja e kishte treguar atë edhe gjatë koncertit të saj në Kosovë për 10-vjetorin Pavarësisë së Kosovës. /KultPlus.com
Rita Ora shpërtheu në lot teksa ka folur për betejën e nënës së saj me kancerin në “The Voice Australia”.
Këngëtarja 31 vjeçare e cila është pjesë e jurisë në versionin Australian të shfaqjes së talentëve, u prek nga historja e familjes së Aleisha Gram, pasi e reja zbuloi se nëna e saj kishte luftuar me kancerin për dy vitet e fundit.
Rita shpjegoi se nëna e saj Vera, kishte luftuar gjithashtu me kancerin, ndërsa ajo u përlot nga kujtimet e kohërave të vështira nëpër të cilat ajo dhe familja e saj kaluan. Duke folur për këtë pjesë shumë të vështirë, Rita fshiu lotët, transmeton Klankosova.tv.
“Unë e di se çfarë ndjesie është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë, dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me atë këngë. Nëna ime, ajo gjithashtu kishte kancer”, u shpreh ajo në emision, teksa vlerësoi performancën e Aleishës.
“Kur ajo shkonte dhe merrte trajtimin e saj dhe po i humbisnin flokët dhe gjëra të tjera, ne ishim adoleshente. Ishte vërtet e çuditshme të shihje nënën tënde, si të mos ishte superheroin që gjithmonë mendon se do të jetë nëna jote”.
Rita tha se kishte vështirësi të fliste për të gjitha.
Për të gjithë adhuruesit e emisioneve muzikore, “The Voice Australia” rikthehet me sezonin e ri.
Qytetarë të talentuar nga pjesë të ndryshme të vendit, fusha të ndryshme të jetës e mosha të ndryshme, dolën në skenë për të kënduar me zemër në përpjekje për t’u zgjedhur nga ndonjëri prej anëtarëve të jurisë, që t’i drejtojë ata në këtë shou garues të njohur anembanë botës.
Edhe këtë vit, katërshja e mentorëve të “The Voice” përbëhet nga yjet e muzikës, Rita Ora, Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jess Mauboy, raportoi të martën portali “7News”.
Ata e bënë hapjen e emisionit me një performancë të shkëlqyeshme ‘live’, të këngës, “High Hopes”, për t’ia liruar më pas skenën konkurrentëve, disa prej së cilëve tashmë kanë pak eksperiencë si performues derisa të tjerët janë talent i pastër natyral.
“The Voice Australia” transmetohet çdo javë. Fillimisht është duke u shfaqur faza e parë e konkurrimit e njohur si “Blind Auditions”, për të vazhduar tutje me fazat tjera të përzgjedhjes së pjesëmarrësve deri në netët e performancave ‘live’.
Gjasat që këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, ta fitojë këtë sezon janë të mëdha, marrë parasysh se ajo është një prej anëtareve më të pëlqyera nga konkurrentët.
Ceremonia më e madhe në industrinë e filmit ”Oscars” është zhvilluar mbrëmë, ku edhe janë ndarë çmimet kryesore, shkruan KultPlus.
Në këtë mbrëmje të veçantë dhe të mbushur me yje mori pjesë edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi.
Ora kishte një fustan të zi me shkëlqim i cili në fillim pati lule të punuara dhe gurë të metaltë. Fustani ishte i shoqëruar me një pelerinë të bardhë, që në fund kishte punime dore.
Fustani i Ritës u punua nga dizajnerja Miss Sohee, ndërsa këpucët u punuan nga stilisti, Sohee Park. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka njoftuar se është duke përgatitur diçka për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, Ora ka njoftuar se është duke punuar në diçka shumë të veçantë.
Me disa foto të publikuara nga studio, këngëtarja e shumë hiteve po sjellë një projekt të ri muzikor.
“Duke xhiruar diçka shumë e emocionuar sot. Mezi po pres që ju ta shihni atë. Vajzat mund të bëjnë çdo gjë”, ka shkruar 31-vjeçarja.
Kjo vjen pas paraqitjes së artistes në kopertinën e revistës Harper’s BAZAAR Austria, për të cilën kishte folur më shumë për jetën e karrierën profesionale. /KultPlus.com
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon me suksesin e saj në tregun botëror. Së fundmi ajo ka pozuar për ballinën e muajit prill të revistës “Harper’s Bazaar Australia”, e cila del në shitje së shpejti dhe i dedikohet optimizmit dhe fuqizimit të gruas, shkruan KultPlus.
Duke qenë e angazhuar në “The Voice” në Australi, këngëtarja me prejardhje kosovare po bëhet pjesë e projekteve të ndryshme, përfshirë këtu edhe atyre në fushën e modës.
Ajo e ka ndarë fotografinë e ballinës në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mrekullueshëm me një fustan ngjyrë trupi të markës “Fendi”, flokët kaçurrela natyrale dhe stolitë prej diamanti të markës “Cartier”.
“Është nxehtë tani. Numri i prillit për Bazaar’s në shitje nga e enjte, 24 mars”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e postimit. / KultPlus.com
Të dielën u dhanë çmimet në edicionin e 27-të në “Critics Choice Awards 2022”, ku edhe yje të shumtë nga Hollywood dhe industria e muzikës u shfaqën në mënyrën më magjepëse të mundshme, shkruan KultPlus.
Në këtë ndarje të çmimeve u pa edhe ylli Rita Ora, e cila u shfaq me një fustan shumë të bukur dhe u shoqërua edhe nga burri i saj, Taika Waititi.
E gjithë kjo mbrëmje që mblodhi yje të shumtë nga sfera të ndryshme u mbajt në Hotelin Fairmont Century Plaza në Century City, Kaliforni.
Rita Ora dhe Taika Waititi
Ndërkaq, ylli i kësaj mbrëmje u vlerësua këngëtarja Selena Gomez, sipas gazetës britanike, Daily Maily.
KultPlus ju sjell 25 vajzat dhe gratë e Kosovës që u shndërruan në zërin e vajzave, djemve, grave dhe burrave të Kosovës.
Vajzat dhe gratë e Kosovës po vazhdojnë të shkëlqejnë në fusha të ndryshme, duke shndritë nëpër botë.
Me rastin e 8 Marsit, KultPlus ka përzgjedhë 25 vajza e gra që nëpërmjet fjalimeve, performancës, muzikës, sportit, filmit e biznesit kanë ngritë dhe kanë përfaqësuar vendin në mënyrë dinjitoze, e duke shndërruar Kosovën në një Kosovë të artë, në një Kosovë që synon Oscar, në një Kosovë që me rrëfimet e nxjerra po nga ky vend, i ka treguar botës po për dhimbjen, kurajën dhe guximin e vajzave dhe grave të vendit më të ri në kontinentin e vjetër.
Po këto vajza dhe gra u shndërruan në inspirimin e shumë vajzave, djemve, grave e burrave, të cilët kuptuan se ëndrrat nuk duhet dhe nuk mbeten vetëm ëndrra.
Në vazhdim, KultPlus ua sjell këngëtaren kosovare me famë botërore, Rita Ora, e cila së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje të re rekord me BMG.
Ajo njoftoi se ka shënuar një ‘kapitull të ri’ pasi siguroi një kontratë me agjencinë diskografike, klientët e së cilës përfshijnë Kylie Minogue, 5SOS, KSI dhe Run The Jewels.
Po ashtu, këngëtarja e njohur në mbarë botën u rikthye edhe një herë tjetër në skenën e madhe të “The Voice of Australia”.
Duke bashkuar forcat me DJ Sam Feldt , Rita Ora publikoi këngën e re të titulluar “Follow Me”.
Gjithashtu, Ora u shfaq me elemente të veshjes tradicionale shqiptare në “British Artistic Icon Award”.
Edhe këtë vit, ajo ka shënuar suksese të mëdha e ka qenë në vëmendje përgjatë gjithë kohës.
Ajo e dëshmon se po vazhdon të jetë një nga emrat më të dëgjuar në bazë të platformës më të madhe muzikore, Spotify, që ka nxjerr statistikat vjetore për secilin artist, duke treguar numrin e dëgjimeve që ata kanë shënuar përgjatë vitit 2021.
Ata vijnë nga 178 vende të ndryshme, ndërsa numri i orëve të shpenzuara në projektet e saj është 24.5 milionë. / KultPlus.com
Një plejadë yjesh të përmasave të para, shkëlqimi i xhevahireve Bulgari dhe mbi të gjitha një shkak i mirë për të ndezur mbrëmjen, ishte çmimi “Bulgari B.zero1 Avrora”, transmeton KultPlus.
Ky ishte çmimi “Bulgari B.zero1 Avrora Awards”, eventi më magjepsës i javës së modës në Milano që u mbajt të dielen në sallën e madhe të Universitetit ‘Luigi Bocconi’. Me mbërritjen për herë të parë në Evropë – pas disa edicioneve në Kinë dhe Japoni – dhe organizuar në bashkëpunim me “Vogue Italia”, çmimet synuan të vënë në pah një brez të ri talentesh femra që po shkëlqejnë gjithnjë e më shumë në kinema, sport, gazetari, muzikë, aktivizmin dhe modën, duke frymëzuar kështu gratë e tjera për të ndjekur ëndrrat e tyre.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e organizuar nga Mia Ceran, u dekorua nga prania jo vetëm e Jean Cristophe Babin, CEO i ‘Bulgari’, Natalia Gamero, Del Castillo, Drejtoreshë Menaxhuese e ‘Condé Nast’ për Evropë, Anna Wintour, Drejtoreshë editoriale globale e ‘Condé Nast’, Edward Enninful (OBE), drejtoresha e ‘Vogue britanike’ dhe drejtoresha evropiane e ‘Vogue’, Francesca Ragazzi, Shefja e Përmbajtjes së ‘Vogue Italia’, por edhe yje si: Sharon Stone, Kylie Minogue, Rita Ora, Veronica Yoko Plebani, të cilat u shfaqën në “Tapetin e Artë” për ritualin e zakonshëm të ‘fotowall’-it.
Së bashku me Edward Enninful (OBE), ata më pas dolën në skenë si rekomandues për të prezantuar Çmimet “Bulgari B.zero1 Aurora” dhe njëkohësisht caktuan donacionet e ofruara nga Bulgari për bamirësi, pasi Mia Ceran theksoi se si paqja – tani më e çmuar se kurrë – kërkon shoqëritë “pa diskriminim, ku të gjithë njerëzit janë të barabartë” dhe ku fuqizimi i gruas është një vlerë e përbashkët.
E prekur thellë, kampionia e sportit dhe ylli i kopertinës së ‘Vogue Italia’ Veronica Yoko Plebani ishte mentorja e parë që doli në skenë dhe i dha çmimin e saj “Giulia Terzi”, një notare që fitoi 4 medalje në Lojërat e fundit Paraolimpike në Tokio.
“Do të doja të theksoja rëndësinë e vlerave që mëson sporti, të njëjtat që ndahen në çdo aspekt të jetës dhe punës së përditshme: domethënë vendosmëria, ndjenja e sakrificës dhe vendosja e zemrës dhe shpirtit për të ndjekur një ëndërr. Këto vlera farkëtojnë karakterin e çdo njeriu”, theksoi Terzi gjatë marrjes së çmimit.
Më pas ishte radha e Rita Orës. Për kategorinë “moda në muzikë” ajo zgjodhi t’ia dorëzojë çmimin bashkatdhetares së saj shqiptare Nensi Dojaka, e lindur në 1994, një stiliste e diplomuar në vitin 2019 nga Central Saint Martins dhe fituese e Çmimit LVMH 2021, për forcën dhe sensualitetin e saj në veshjet e saj si dhe përsosmërinë e saj së shfaqjeve në skenë.
Në kategorinë “Aktivizëm”, u ndje thellësisht mungesa e modeles transgjinore britanike Munroe Bergdorf, e cila është e izoluar për shkak të Covid-it. Si rekomanduese ajo zgjodhi Michelle Francine Ngonmo, themeluese e platformës ‘WAMI’ dhe iniciativës ‘Unseen Profiles’, e cila promovon krijuesit ‘BAME’. Michelle mori çmimin e saj nga duart e Francesca Ragazzi.
Në mes të mbrëmjes Noemi prezantoi një performancë të shkurtër por magjepsëse muzikore. Ajo këndoi tre këngë në piano me zërin e saj të ashpër, duke përfshirë suksesin e saj të fundit në Sanremo, “Ti amo non lo so dire” dhe “Natural Woman” të Aretha Franklin.
Princesha e popit Kylie Minogue, e freskët nga suksesi i shfaqjes së saj të Vitit të Ri në ‘BBC 1’ dhe këngës “A Second to Midnight”, u ngjit në skenë për të shpallur fituesin e çmimit në kategorinë “Performer”. Ajo shkoi për reperin Little Simz – i përshkruar nga Kylie si një “meteor” vezullues në qiellin e muzikës – i cili disa javë më parë mahniti publikun me një performancë të jashtëzakonshme në skenën e ‘Brit Awards’.
Duke cituar David Letterman, Mia Ceran më pas ftoi në skenë një të ftuar që nuk kishte nevojë për prezantim: Sharon Stone. Magnetike dhe e guximshme, gjithmonë në krye të punës bamirëse dhe të drejtave të grave, ikona amerikane nga ana e saj prezantoi fituesen në kategorinë “Kinema”: një Alice Pagani e prekur thellë. Me marrjen e çmimit ajo falënderoi nënën e saj, një grua e divorcuar që kishte punuar shumë për t’i mundësuar asaj të ndiqte ëndrrën e saj.
Duke e përmbyllur ceremoninë, Edward Enninful (OBE), drejtor i ‘British Vogue’ dhe Drejtor Editorial Evropian i ‘Vogue’, kujtoi rëndësinë e dhënies së hapësirës në media si ‘Vogue’ për gratë që ndryshojnë vërtet shoqërinë. Dhe pikërisht për këtë arsye, në kategorinë “Gazetaria”, ai zgjodhi shkrimtaren shumë të re Anna Osei (lindur në vitin 1999), me dy libra në meritë të saj dhe një angazhim për shoqatën “In-Formazione” për të krijuar ura mes botës profesionale dhe diversitetit kulturor. Shkrimtarja, e cila intervistoi Coco Rebecca-n për ‘Vogue Italia’ në shkurt 2022, pati një adoleshencë të vështirë për shkak të racizmit të përjetuar në shkollë, por përmes vendosmërisë dhe talentit ajo kapërceu paragjykimet.
“Udhëtimi i saj është me të vërtetë një frymëzim për të gjithë,” theksoi Enninful. Osei vërtet vuri re se “ne nuk mund të vendosim se si të vijmë në botë, por ne mund të vendosim se si të jetojmë”.
Një urdhër dhe një shpresë për të gjitha gratë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, të cilat përmes ngjarjeve si këto mund të shpresojnë gjithashtu të fitojnë njohjen e vërtetë. Dhe për të njohur në motrën e tyre shembuj të tjerë për t’u ndjekur. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora i është bashkuar shumë artistëve në mbarë botën të cilët po luten për Ukrainën.
Këngëtarja nga Kosova ka ndarë në llogaritë e saj në rrjetet sociale një fotografi të flamurit ukrainas, derisa nuk ka shkruar asgjë, vetëm ka vendosur duart që luten, në shenjë solidariteti.
Rusia ka nisur në orët e para të së enjtes sulmet e para ushtarake ndaj Ukrainës, derisa gradualisht po depërton në territorin e këtij shteti.
Shumë qytetarë ukrainas janë parë duke u larguar nga vendi i tyre, me kolona të gjata nëpër rrugët kryesore që çojnë në vende të tjera të Evropës. / KultPlus.com