Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara ka vendosur të stampojë një pullë me një shprehje të “Nënë Terezës”.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti sot këtë vendim të Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara.
““Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. E përshëndes vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar këtë porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza, në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë”, thekson Presidenti Meta.
OKB thekson se, “më 12 gusht 2021, Administrata Postare të Kombeve të Bashkuara vendosi të lëshojë një pullë për të nderuar Nënë Terezën”.
Citimi në pullë në anglisht, është si më poshtë: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Nënë Tereza, murgeshë dhe misionare e njohur, lindi me emrin Agnes Gonxhe Bojaxhiu në Maqedoni në vitin 1910. Familja e saj ishte me prejardhje shqiptare. Në moshën dymbëdhjetë vjeç, ajo e ndjeu fort thirrjen e Perëndisë dhe e dinte se donte të ishte misionare. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, ajo shkoi në Indi dhe iu përkushtua ndihmës ndaj të varfërve.
Në 1948 ajo u bë një qytetare indiane dhe themeloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë në Kolkota (Kalkuta) në 1950, i cili u bë i njohur për punën e tij për të mbështetur të varfërit dhe ata që vdesin në atë rajon.
Për mbi 45 vjet ajo u shërbeu të varfërve, të sëmurëve, jetimëve dhe vdekjeve, ndërsa udhëhoqi zgjerimin e Misionarëve të Bamirësisë, së pari në Indi dhe më pas në vende të tjera, përfshirë ndërtimin e bujtinave dhe shtëpive për të varfërit dhe të pastrehët.
Puna e Nënë Terezës është njohur dhe vlerësuar në të gjithë botën. Ajo mori çmime dhe vlerësime të shumta, përfshirë Çmimin Nobel për Paqe në 1979 “për punën e ndërmarrë në luftën për të kapërcyer varfërinë dhe shqetësimet, të cilat gjithashtu përbëjnë një kërcënim për paqen”.
Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare. Kombet e Bashkuara caktuan 5 shtatorin e çdo viti si Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, që është përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës”. / KultPlus.com
Tenori shqiptar Ramë Lahaj ka reaguar për pjesëmarrjen e këngëtarit Goran Bregoviq në festivalin e birrës në Korçë, shkruan KultPlus.
“Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme!”, ka shkruar Lahaj në rrjetet sociale.
KultPlus ju sjell njoftimin e tij të plotë:
Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin! Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret! Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër! Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve. / KultPlus.com
Grupi muzikor arbëresh “Shega” do të nisë koncertet me Shqipërinë dhe Kosovën.
Një javë më parë grupi publikoi edhe albumin e parë me këngë arbëreshe.
Tashmë është publikuar dhe axhenda e koncerteve. Më 22 gusht grupi do të performojë në Mitrovicë në Green Fest, e më pas më 25 gusht Tek Reja në Tiranë.
Më 27 gusht grupi do të rikthehet në Kosovë ku do të performojnë në Prishtinë, në Rock United Fest, për tu rikthyer sërish në Shqipëri më 29 gusht në Dhërmi.
Grupi do të perfmojë këngët e albumit të ri si “Drita”, “Lumturi” dhe “Arianne”, të cilat janë regjistruar gjatë muajit qershor në studio muzikore.
Grupi Shega janë 5 të rinj arbëreshë nga ngulimi “Hora e Arbëreshëvet” janë bërë bashkë në sajë të pasionit për muzikën dhe për gjuhën e mëmës, të ruajtur prej gjashtë shekujsh. / KultPlus.com
Hasan beg Prishtina ishte ideolog dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare; përfaqësues i lëvizjes për një shtet demokratik në Shqipëri dhe një nga frymëzuesit kryesorë të idesë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.
Ky ideolog i shquar dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjes së përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurin e dha për çështjen kombëtare shqiptare. U lind në Vushtrri, më 27 prill 1873, i njohur si Hasan Berisha, Polaci. Pinjoll i bejlerëve të Vuçiternit, dera e tyre ka qenë një familje e nderuar spahinjsh vendas.
Hasan Prishtina ka qenë i përkushtuar vazhdimisht në çështjen kombëtare dhe si deputet, ai në parlament ka diskutuar kryesisht tema të karakterit ekonomik e social. Në fillimin e vitit 1912, Hasan Prishtina, vazhdoj me rritjen e vendosmërisë revolucionare për të siguruar liritë kombëtare shqiptare, duke organizuar një revolucion kombëtar e demokratik në bashkëpunim me popujt tjerë, kundër pushtimit otoman. Mori pjesë në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës (1920) dhe në prill 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar.
Ai u shqua si luftëtar për mbrojtjen e “zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i Lëvizjes nacional-çlirimtare të Kosovës kundër sundimit serb. Më 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar, Kryeministër dhe Ministër i jashtëm por, më 10 dhjetor 1921 ai jep dorëheqjen mbas kundërshtimeve të disa deputetëve që i kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve, Hasan Prishtina vendos të mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi. Përpos ndikimit dhe aktivizmit në politikë, Hasan Prishtina ka pasur kontribuuim të madh edhe në arsim. Duke kundërshtuar qeverinë turke, ndau 5% e të ardhurave të tij, poashtu përmes një artikulli në gazetë, ai kërkoj nga patriotët e tjerë shqiptarë të ndanin edhe ata një pjesë të të ardhurave në ndihmë të shkollave shqipe. Me këto mjete financiare ai ishte në gjendje të siguronte mirëmbajtjen e dhjetë shkollave shqipe në Kosovë.
Hasan Prishtina njihet si një veprimtar me vlera të larta morale e mbi të gjitha, si një atdhetarë i flaktë. Ai u vra më 13 gusht, 1933 në Selanik të Greqisë.
Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botëore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit prapaskenat e klipi të këngës ‘You For Me’.
“ Më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë xhirimi i videos #YouForMe në LA !! Më pëlqeu të punoja me këto gra, faleminderit valltarëve dhe regjisorit më të mahnitshëm, shpresoj që do ta pëlqeni të shihni se si ia dolëm !! “-ka shkruar Rita në Instagram.
Kënga ‘You For Me’ nga Rita Ora dhe DJ Sigala u mirëprit shumë nga Publiku.
Pak ditë më parë, Rita Ora publikoi versionin akustik të kësaj kënge./KultPlus.com
Eshtrat e dala në dritë javë më parë për të cilat pati pretendime se janë eshtra të të ekzekutuarve gjatë komunizmit, pas gërmimeve nga arkeologët kanë sjell dëshmi të shekujve VII-IX dhe XI.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi tregon gjetjet e deritanishme dhe punën e arkeologëve.
Mesazhi i Margaritit:
Vazhdojnë gërmimet #arkeologjike në varrezën mesjetare të Përmetit. Specialistët e Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokaster kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë dhe identifikojnë rezultatet e gërmimeve.
Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI.
Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë e shpërndarjes së kulturës #arbërore në vendin tonë!./KultPlus.com
Të hënën, më 16 gusht në orën 12:00, në KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë, bëhet prezantimi i librit më të ri të poetit nga Lezha që jeton në Verona të Italisë, Tonin Nikollit, me titull “Atdheu im është në qiell”.
Tonin Nikolli është autor i disa veprave poetike. Në librin më të ri autori merr në vështrimin poetik çështje të atdheut dhe të rrënjëve; të rrjedhës jetësore dhe të fatit të poetit e të njeriut të tij.
Për librin “Atdheu im është në qiell” do të flasin Agim Gjakova, Ajete Zogaj, Sabit Rrustemi si botues dhe Anton Nikë Berisha, redaktor i librit dhe hartues i parathënies.
Në parathënien, që i prin librit më të ri të poetit Nikolli, thuhet:
“Përmbledhja me poezi “Atdheu im është në qiell” e Tonin Nikollit, që vjen pas librit “Gjashtëdhjetë kambana të reja” (Prishtinë 2020), është një vijimësi e shqiptimit të dukurive të ndryshme të njeriut e të botës së poetit. Ajo dëshmon se autori vazhdon ta pasurojë në mënyra të ndryshme sistemin e të shprehurit poetik. Pjesën më të madhe dhe më cilësore të këtij libri e bëjnë poezitë e ndërtuara mbi parime metrike, po ato përligjin një të shprehurit të mirëfilltë modern letrar artistik. Autori vazhdon t’i bëjë objekt ato dukuri që lidhen me të e me botën në të cilën jeton, me atdheun dhe me rrënjët – me atë që e cilëson rrjedhën e jetës së tij e të njerëzve të tij, po njëherit që janë të rëndësishme (si të ngjashme) dhe për të tjerët. Autori niset nga e veçanta, nga vetja, për t’i dhënë mesazhit një përmasë sa të gjerë aq dhe të thellë poetike. Ai nuk i nënshtrohet ndonjë gjedhi (modeli) të caktuar krijues, po i kushton rëndësi gjuhës dhe të shprehurit figurativ, i cili e përcakton vlerën e secilës krijesë letrare. Të shprehurit e tij është i menduar, i pasur dhe modern; teksti përshkohet nga një varg simbolesh e metaforash, që kushtëzojnë komunikimin dhe ndikimin estetik të dukshëm në marrësin.”
Takimin do ta udhëheqë gazetarja, Vera Pelaj./KultPlus.com
Këngëtari veteran amerikan Tony Bennett është tërhequr nga muzika në moshën 95 -vjeçare, ka thënë djali dhe menaxheri i tij.
Ai ka mbyllyr perdën pas një karriere të shkëlqyer shtatë-dekadëshe dhe në fillim të këtij viti zbuloi se kishte sëmundjen e Alzheimerit, transmeton KultPlus.
Djali i tij Danny tha se “vendimi i vështirë” për të anuluar datat e mbetura të turneut të vitit 2021 ishte marrë me “urdhër të mjekëve”.
Ai tha për Variety: “Shëndeti i tij i vazhdueshëm është pjesa më e rëndësishme e kësaj.” Ai shtoi se gruaja e Bennett Susan e mbështeti burrin e saj që të largohej nga skena./KultPlus.com
Edhe ideja e “lajmeve të rreme” si një fenomen relativisht i ri është, pra, lajm i rremë.
Njerëzit ende po pretendojnë se Washingtoni kishte dhëmbë prej druri. Ai në fakt kishte proteza të bëra prej metali dhe fildishi, dhe ju mund t’i shihni gjërat e ekspozuara në shtëpinë e tij në Mount Vernon. Por jo, miti për dhëmbët e tij prej druri vazhdon të qëndrojë dy shekuj më vonë. Pra, lexoni për të parë më nga afër disa nga mitet dhe gjysmë të vërtetat më të qëndrueshme amerikane.
Zbulimi i Amerikës nga Kolombi
Se si ky eksplorues evropian i merr akoma të gjitha meritat, është e habitshme. Le të fillojmë me bazat. Ju nuk mund të “zbuloni” diçka që tashmë është e zënë. Kjo është si të “zbulosh” picën e mbetur në frigoriferin e mikut tënd. Por edhe nëse i refuzoni amerikanët vendas, Columbus ishte ende 500 vjet shumë vonë për ta quajtur veten evropianin e parë që mendoi se Amerika ishte Costco e tij personale. Për më tepër, Columbus as që shkeli në atë që do të bëheshin Shtetet e Bashkuara. Ai zbarkoi në disa ishuj të Karaibeve, dhe më vonë në Amerikën Qendrore dhe Jugore.
Shtrigat u dogjën në kunj në Salem.
Nëse jeni duke kërkuar për shembuj të Jerkdom epike, nuk mund të bëni shumë më mirë sesa gjyqet e shtrigave në Salem, Massachusetts. Midis shkurtit 1692 dhe majit 1693, gati 200 persona u akuzuan për praktikimin e “magjisë së Djallit”, përfshirë të moshuarit, të pastrehët dhe një vajzë 4 vjeçare e cila ishte pjekur në skarë. Shumica u burgosën, por 19 u varën në atë që së shpejti do të njihej si “Kodra e Varjeve”, dhe një 71-vjeçar u shtyp me gurë të rëndë. Por askush nuk u dogj.
Benjamin Franklin mendoi se gjelat duhet të jenë zogu ynë kombëtar
Keq interpretimi i shakave nuk është unik për shekullin tonë. Duke i shkruar vajzës së tij nga Parisi në vitin 1784, Benjamin Franklin iu ankua vajzës së tij Sarës se Shtetet e Bashkuara të sapoformuara po e konsideronin seriozisht shqiponjën tullace si simbolin e tyre kombëtar. Shqiponja tullace kishte një “karakter të keq moral”, shkroi Franklin, dhe ishte një “frikacak i rangut” i cili nuk e merr jetën me ndershmëri sepse thjesht vjedh ushqim nga zogjtë e tjerë dhe është shumë dembele për të peshkuar për veten e saj.
Ai vuri në dukje se vizatimi i propozuar dukej më shumë si një gjeldeti, për të cilin ai bëri shaka se ishte një ide më e mirë, pasi një gjeldeti është një vendas i vërtetë origjinal i Amerikës dhe një zog guximi i cili nuk do të hezitonte të pushtonte oborrin e fermës së tij me një ngjyrë të kuqe pallto. Sikur ai të mbante mend të përfshinte një emoticon me fytyrë të qeshur, askush nuk do të ishte i hutuar.
Walt Disney vizatoi Mickey Mouse
Pioneri legjendar i animacionit, djali që e bëri “Po shkoj në Disneyland” shprehjen më të zakonshme të festimit në botën e lirë, në të vërtetë nuk vizatoi krijimin e tij më të famshëm. Sigurisht, Mickey Mouse ishte ideja e tij, dhe ai siguroi zërin. Por gjithçka ikonike për Mickey Mouse, veshët e pantallonat e shkurtra të kuqe janë krijimi i Ub Iwerks, animatorit të preferuar të Disney.
Deklarata e Pavarësisë u nënshkrua më 4 korrik
A e dini se si njerëzve sot u pëlqen të ankohen se ju kurrë nuk mund t’i besoni qeverisë? Rezulton se ka qenë e vërtetë që nga fillimi. Kongresi Kontinental votoi për pavarësinë dhe hartoi deklaratën më 2 korrik, një rishikim u miratua më 4, u lexua me zë për herë të parë më 8, dhe dokumenti përfundimtar nuk u nënshkrua deri më 2 gusht. John Adams, presidenti i dytë, ishte i bindur se 2 korriku do të bëhej festa vjetore.
Pocahontas ra në dashuri me John Smith
Asnjëherë mos mësoni historinë nga filmat Disney. Thelbi i historisë së Pocahontas/John Smith është i vërtetë. Një vajzë e re amerikane vendase u miqësua me një anglez dhe lidhja e tyre mund të ketë shpëtuar koloninë e Jamestown. Por Pocahontas ishte vetëm 12 vjeç, gjë që do të bënte një marrëdhënie romantike me një djalë 28 vjeç, thjesht skandaloze, madje edhe sipas standardeve të shekullit XVII. Gjithashtu, emri i saj i vërtetë nuk ishte Pocahontas. Ky ishte vetëm një pseudonim, i përkthyer afërsisht si “Little Playful One” ose “Little Dischief”. Emrat e saj më formalë, ajo kishte disa përfshinin Matoaka dhe Amonute.
Dita e falënderimeve
Pothuajse gjithçka që dini për Falënderimet nuk është e vërtetë. Historia që thuhet, herë pas here, është për pelegrinët që hanë një vakt të lumtur me amerikanët vendas dhe të gjithë e kuptojnë, “Hej, ne nuk jemi aq të ndryshëm nga njëri -tjetri në fund të fundit. Le të kemi pak gjeldeti dhe mbushje për të festuar ” Jo Historia e vërtetë përfshin murtaja dhe pelegrinët që shfaqen sepse menduan se amerikanët vendas ishin të sëmurë ose të vdekur, kështu që do të ishte e lehtë të vidhej ushqimi i tyre.
“Banner Spangled Star” është një melodi amerikane e kompozuar në SHBA
Për të qenë i drejtë, fjalët u shkruan në SHBA nga poeti Francis Scott Key. Fillimisht kishte të bënte me Fort McHenry në Baltimore, e cila luftoi me sukses marinën britanike në vitin 1814. Por muzika, notat që ne të gjithë i dimë përmendësh edhe kur nuk i mbajmë mend fjalët ishte fillimisht një këngë e vjetër britanike e pijes e shekullit XVIII e quajtur “Për Anacreon në Heav’n”, në lidhje me një klub shoqëror për burra të quajtur Shoqëria Anakreontike, ku me sa duket kishte shumë pije alkoolike. Disa shembuj të teksteve të këngës:
Voice, fiddle, and flute, no longer be mute,
I’ll lend you my name and inspire you to boot
And besides I’ll instruct you like me to intwine
The myrtle of Venus with Bacchus’s vine.
Johnny Appleseed është vetëm një mit
Rezulton se miti i një miti mund të jetë një mit në vetvete. Johnny Appleseed, heroi folklorik nga ditët e para të vendit, është një djalë shumë i vërtetë. Emri i tij i lindjes, John Chapman. Dhe, nëse shkoni në qytetin e tij të lindjes (Leominster, Massachusetts), madje do të gjeni një shënues të dedikuar graniti pranë vendlindjes së tij. E gjithë rruga u riemërua gjithashtu, megjithëse planifikuesit e qytetit mbërthyen në emrin e tij mitik Johnny Appleseed Lane.
Walt Disney është ngrirë kriogjenikisht.
Ekziston një mit i përjetësuar që Walt Disney, pas vdekjes së tij në vitin 1966, e kishte ngrirë trupin në mënyrë kriogjenike, me synimin për t’u ringjallur sapo ta lejojë teknologjia. Ky thashethem është dukshëm i rremë. Disney u dogj dhe hiri i tij u hodh në erë në Liqenin Memorial të Forest Lawn. Personi i parë që ngriu pas vdekjes është James Bedford, në vitin 1967.
Kishte 13 koloni origjinale.
Ne jemi mësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç e njohim ne, u krijuan nga trembëdhjetë koloni origjinale. Siç doli, një nga ato kolonitë, Delaware, nuk ishte zyrtarisht një koloni deri në vitin 1776, pak më parë, e dini, e gjithë revolucioni filloi. Më parë, për shumicën e shekullit XVIII, ishte një koloni e Britanisë së Madhe. Dhe madje edhe më mbrapa, që nga inkorporimi i tij, Delaware ishte pjesë e kolonisë së Pensilvanisë.
Është e paligjshme të digjësh flamurin
Për të qenë i drejtë, ishte e paligjshme të digjej flamuri për shumicën e historisë amerikane. Por Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi, në vitin 1989, në Texas kundër Johnson, që parandalimi i dikujt nga djegia e flamurit është një shkelje e amendamentit të parë. Gjykata la në fuqi vendimin e tyre në SHBA të viteve 1990 kundër Eichman.
Uashingtoni, DC ka qenë gjithmonë kryeqytet
Kryeqyteti ynë i parë zyrtar, në vitin 1774, ishte Filadelfia. Por me pak fjalë, udhëheqësit e vendeve kërcejnë dhe mblidhen kudo nga qytetet e mëdha, si Baltimore dhe New York City, në zona më pak të vlerësuara, si Trenton, New Jersey dhe Annapolis, Maryland. (Lancaster, Pensilvani, mban pretendimin unik të të qenit “kryeqytet për një ditë”, pasi Kongresi i Dytë Kontinental u mblodh atje për një ditë të vetme më 27 shtator 1777.) Distrikti i Kolumbisë nuk u bë kryeqyteti siç e njohim të vendosura në gur, si me dekret ashtu edhe me një sasi të madhe statujash dhe monumentesh deri në vitin 1819./KultPlus.com
Në Festivalin e Filmit tashmë ndërkombëtar “DokuFest” në Prizren, sonte në Dokukinoplato nga ora 20:00 të shfaqet premiera e filmit të shkurtër dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla”.
Dokumentari “Mbijetesa dhe Shkolla”, është financuar nga QKK- Qendra Kinematografike e Kosovës, mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe është realizuar nga Produksioni “IDEA” në bashkëpunim me produksionin “negatiVFILM”.
Producent&Skenarist: Nuhi Bytyçi
Regjia: Ilir Kabashi
DoP: Bekim Qyqalla
Muzika: Shkodran Tolaj
Përkthimi anglisht: Flamur Abrashi & Prof. Shaun Hughes
Koreografi, Robert Nuha do ta përfaqësojë Kosovën në festivalin e vallëzimit bashkëkohor ‘Laiks Dejot” në Riga të Letonisë.
Njoftimin e ka bërë vetë koreografi përmes një postimi në Facebook, shkruan KultPlus.
“Shumë i Lumtur të përfaqësoj Kosovën në Festivalin e mirënjohur të dansit Bashkëkohorë “Laiks Dejot” në Riga të Letonisë nga data 16 deri në 20 Gusht me solo performancën time “InOuT”, gjithashtu të jap master-class për studentët e Akademisë së Dansit Bashkëkohorë të Letonisë, akoma edhe më i lumtur të bashkë-ndajë këtë eksperiencë artistike me mikeshën dhe partneren time të dansit Rosella Pellicciotti!”, ka shkruar Nuha.
Robert Nuha më herët ka marrë pjesë në një numër të madh projektesh artistike, me artistë shqiptarë dhe të huaj, duke prezantuar punët e tij në festivale të ndryshme në Gjermani, Itali, Zvicërr, Kroaci etj./KultPlus.com
Vetë dita e premte e aq më tepër data 13, kanë një histori të gjatë të simboleve të fatit të keq, ndërsa kombinimi i këtyre dy elementeve e bëjnë ditën e premte me datë 13 si ditën e muajit nga e cila më shumti ka frikë.
Shumica besojnë se numri 13 sjell fat të keq që nga kohët biblike. Për Judën, i cili e ka tradhtuar Jezu Krishtin, thuhet se ka qenë mysafiri i 13-të në darkën e fundit, prandaj edhe sot e kësaj dite konsiderohet si diçka e keqe që të jesh mysafiri i 13-të në një tavolinë. Në perëndim, disa shkojnë aq larg sa në karrigen me numër 13-të, vendosin një kukull apo një ari pelush, për të thyer karmën e keqe të numrin më ters në botë.
Në mitologjinë skandinave, një datë të rëndësishme të perëndive, e ka prishur mysafiri i 13-të, me emrin Loki dhe për këtë arsye në mbarë botën kishte mbretëruar errësirë. Tashmë qindra vite besohet se e premtja është dita më e pafat në vit. Në librin e famshëm “Rrëfimet e Kentërberit të Xhefri Çoserit, i shkruar në shekullin e XIV, shkruan: “të premten ndodhin të gjitha fatkeqësitë”
Në Britani të Madhe, e premtja një kohë të gjatë ka qenë ‘dita për varje’, sepse pikërisht këtë ditë janë kryer të gjitha ekzekutimet e të dënuarve me vdekje. Të premten e madhe është gozhduar Jezu Krishti, mirëpo, në shumë vende besohet se të lindurit në atë ditë, i përcjell fat i madh, shkruan më tej zeri.info. Pikërisht për shkak të kësaj lidhje të shenjtë me të premten, marinarët shpesh janë nisur në rrugëtime të gjata në fund të javës.
Mirëpo, në shumë vende tjera, kombinimi i këtyre dy simboleve, pra e premtja me datën 13-të, konsiderohet si simbol i fatkeqësive dhe për ekziston edhe një emër për një lloj fobie, që quhet paraskevidekatriafobia. Se sa numri 13 konsiderohet si ters, flet edhe fakti se shumë aeroporte botërore, nuk kanë pista, dalje dhe as ulëse në avion me këtë numër.
Në shumë spitale, shpesh nuk ekziston dhoma me numrin 13-të, ndërsa në Firence, shtëpitë që gjenden mes numrit 12-të dhe 14-të, janë të shënuar me numrin 12 e gjysmë. Në qytetin holandez Utrecht, në stacionin hekurudhor nuk ekziston peroni me numrin 13-të si dhe veturë me atë numër në Formula 1. Numri 13-të nga Formula 1, ishte hequr pasi dy vozitës të bolideve me numrin 13-të, kishin vdekur në aksidente, shkruan më tek zeri.info.
Shumica gishtin e fajtorit për misionin e pasuksesshëm të fluturakes kozmike Apolo 13-të, e drejtojnë pikërisht tek ky numër. Më shumë se 80 për qind të rrokaqiejve botërorë, nuk e kanë katin e 13-të dhe në disa vende këtë kat e shënojnë me numrin 12a. Vlerësohet se ekonomia botërore çdo të premte me datë 13-të, humbë më shumë se 900 milionë dollarë, pasi njerëzit gjatë kësaj dite i shmangin aktivitetet e zakonshme. / KultPlus.com
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi tha sot se do të mbahet në Borsh, South Outdoor Festival, transmeton KultPlus.
Ai thekson se festivali promovon turizmin e qëndrueshëm rural dhe gjithçka që jugu i Shqipërisë.
“Këtë vit zhvillohet edicioni i katërt në datat 3-6 shtator 2021. Festivali i sportit, muzikës, kulturës e traditës promovon turizmin e qëndrueshëm rural dhe gjithçka që jugu i Shqipërisë ka për të ofruar. Aktivitete sportive, lojëra, ushqim tradicional dhe argëtim pa limit ju presin gjatë fundjavës së parë të vjeshtës”, shprehet Klosi.
South Outdoor Festival është një festë e gjithçkaje që mund të shijohet jashtë. Ajo feston sportin, kulturën, traditën, muzikën, natyrën dhe kuzhinën. Ai mbledh aktivitetet më të njohura në natyrë në një ngjarje 4 -ditore dhe zhvillohet çdo vit në Borsh, në jug të Shqipërisë.
Festivali fton pjesëmarrësit nga i gjithë vendi dhe e gjithë Evropa të bashkohen, të konkurrojnë dhe të argëtohen, të përhapin gëzimin dhe të përjetojnë bukurinë unike të natyrës, ushqimit, kulturës, traditës së rajonit.
Ky festival unik kombinon sportin, lojërat, kulturën, traditën, ushqimin, muzikën, argëtimin dhe shumë më tepër, dhe ne jemi të përkushtuar ta bëjmë atë sa më të qëndrueshëm dhe lokal. Me më shumë se 40 aktivitete të ndryshme në natyrë, të synuara për të gjitha grupmoshat dhe prejardhjet, ka diçka për të ofruar për të gjithë.
Festivali South Outdoor synon të përdorë aktivitetet në natyrë, kulturën, traditën, muzikën, artet interpretuese dhe ngjarje të veçanta për të rritur entuziazmin publik dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen me synimin për ta bërë Shqipërinë jugore një destinacion turistik ndërkombëtar. / KultPlus.com
Britney Spears është më në fund e lirë. Babai i saj Jamie heq dorë nga kontrolli i pronave dhe karrierës së të bijës, si kujdestar i saj prej 13 vitesh.
Jamie mori nën kontroll jetën e Britney-t pas shqetësimeve për shëndetin e saj mendor në vitin 2008, duke kërkuar titullin “kujdestar ligjor” mbi pasurinë dhe aspekte të tjera të jetës së këngëtares. Prej vitesh, Britney kërkonte nga i ati që të hiqte dorë nga ky titull, ku ai mund të vendoste gjithçka për pasurinë 60 milionë dollar të 39- vjeçares, grumbulluar ndër vite falë koncerteve dhe albumeve të saj, transmeton KultPlus.
Avokati i Britney Spears e cilësoi vendimin e gjykatës një fitore të madhe, pasi në padi i ati akuzohej për abuzim me pasurinë. Jamie Spears i ka mohuar vazhdimisht akuzat për keqbërje dhe ndër vite kishte shprehur shqetësim për mirëqenien e të bijës. Historia mes tw atitit dhe tw bijws dhe beteja e gjatë ligjore u rikthyen në vëmendje pas publikimit këtë vit të dokumentarit “Framing Britney Spears”, që përqëndrohej në konfliktin mbi kujdestarinë e këngëtares.
Britney Spears nuk ka performuar në skenë që prej vitit 2018 dhe për këtë, këngëtarja fajëson të atin, që nuk e lejonte të këndonte përsëri, sikurse mbante nën kontroll edhe jetën personale të 39- vjeçares, ku mes disa rregullave, i ndalonte asaj edhe të bënte fëmijë të tjerë. Pas vendimit të gjykatës, kujdestar ligjor i aktiviteteve të Britney Spears është përcaktuar menaxheri i saj Jodi Montgomery. / KultPlus.com
Është mbajtur festivali i Rinisë “Future4Youth” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Për nder të kësaj dite, në këtë festival u mbajtën shumë aktivitete, qëllimi kryesor i të cilave ishte vetëdijesimi i të rinjve për shëndetin fizik dhe mendor.
Kështu u shpreh edhe Njomza Berisha, menaxhere për zhvillimin e programit, e cila tha se kjo temë është aktuale në gjithë botën, prandaj edhe u zgjodh që të mbizotëronte në festival.
“Sot jemi duke e shënuar ditën e rinisë. Këtë vit e kemi marrë si temë kryesore shëndetin fizik dhe mendor. Kjo temë është duke mbizotëruar në gjithë botën përmes organizatave ndërkombëtare”.
“Kemi organizuar këtë aktivitet që të rinjtë të mësojnë më shumë rreth shëndetit dhe aftësive të tjera sociale. Përmes edukimit jo formal jemi duke dashur t’i mësojmë të rinjtë për shumë aftësi të reja”, u shpreh Berisha.
Ndërsa, Nesa Gazazi, vullnetare në këtë festival, tha se aktiviteti kryesor në këtë festival do të jete “Gjuetia e Thesarit”.
“Është festival që kemi vendosur me bë për me shënu ditën e rinisë. Ka shumë aktivtete. Aktiviteti kryesor do të jetë “Gjuetia e Thesarit” ku do të ndahen në tri grupe nga katër veta dhe në fund do të marrin edhe një thesar. Ka edhe shumë aktivitete që lidhen me shëndetin fizik dhe mendor”./KultPlus.com
Të gjithë artistët e ftuar nga Kosova për të performuar në “Festën e Birrës” kanë refuzuar të jenë në këtë festival për shkak të këngëtarit serb Goran Bregoviç, për të cilin pretendohet se ka frymëzuar ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë.
Capital T, Dafina Zeqiri, e shumë artistë të tjerë janë ndër emrat e këngëtarëve të Kosovës që u tërhoqën nga “Festa e Birrës”, teksa këtë gjë nuk e kanë bërë këngëtarët shqiptarë, të cilët do dalin të këndojnë në të njëjtën skenë ku do këndojë dhe Goran Bregoviç.
Listës së këngëtarëve të cilët do të performojnë i shtohen tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica. Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Prifti dhe Orgesa Zaimi.
Për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë që të dëgjojnë Bregoviçin ata do të duhet të pajisen me një biletë e cila kushton 1000 lekë, transmeton KultPlus.
Ndërkohë që ditën e djeshme “Birra Korça” u bëri thirrje Bashkisë së qytetit që të heqin biletën pasi Festa e Birrës është e qytetarëve dhe ata duhet ta shijojnë atë falas si çdo vit tjetër. / KultPlus.com
KultPlus në 41 vjetorin e vdekjes së Eqrem Çabej, ju sjell një foto të vitit 1931 ose 1932, kur Eqrem Çabej ishte në Horë t’Arbëreshvet – Piana degli Albanesi afër Palermos, Sicili (në atë kohë quhej ende Piana dei Greci) shkruan KultPlus.
Sapo kishte kryer studimet në Universitetin e Vjenës dhe kishte shkuar të studionte në vend arbërishten e Horës, përmbi të cilën po shkruante tezën e doktoratës “Italoalbanische Studien” (Studime italoshqiptare, ose arbëreshe).
Ende e pabotuar, kjo vepër rinie do të shohë së shpejti dritën e botimit, në përkthimin e Ardian Klosit, kryer rreth dhjetë vjet më parë. / KultPlus.com
Qysh në vitin 1992, si një brengë pamundësie të mëparshme, hulumtova nëpër arkiva veprat e shkrimet e Musine Kokalarit, gazetën e saj “Zëri i Lirisë”, dokumentet arkivore mbi fatin e saj tragjik dhe shkrova esenë “Mesazi i Musine Kokalarit” si edhe një skenar filmi dokumentar për të. Meqenëse këto sprova ishin të paplota dhe joshteruese, jam marrë në vazhdimësi, çdo herë duke gjetur diçka të re në jetën dhe veprën e saj, ende te pazbuluar tërësisht.
Në Arkivin e Shtetit zbulova këto ditë një letër të panjohur të Musine Kokalarit drejtuar mikut dhe dijetarit Sotir Kolea. Në arkiv ruhen gjithashtu disa letra të shkrimtares me personalitetet kulturore të botës shqiptare e të huaj, që hedhin dritë mbi personalitetin e saj intelektual të jashtëzakonshëm për atë kohë, procesin e saj krijues, vetëdijen e shkrimit dhe veprimtarinë e saj jetësore, kulturore e politike. Më i spikatur është letërkëmbimi me Midhat Frashërin, Aleksandër Xhuvanin, Sotir Kolenë, Ernest Koliqin, Eqrem Çabejn, Xhuzepe Skiron, Angelo Leotin etj., letërkëmbim tashmë i botuar.
Sotir Kolea ishte studiues, leksikograf, autor i një fjalori disagjuhësh me bazë shqipen, autor i “Një tufë proverbash”, publicist dhe botues i gazetës “L’Albanie” në vitin 1914 në Zvicër, si edhe veprimtar i spikatur i çështjes sonë kombëtare, drejtor i Bibliotekës Kombëtare gjatë viteve 1928-1937. Pas kësaj kohe, ai u vendos në Elbasan, qendër e arsimit dhe e studimeve shqiptare. Pikërisht atje ia dërgonte letrat Musineja dhe i kërkonte gjykim kritik për veprat e saj të para, meqenëse mungonte një kritikë e vërtetë, siç shkruante ajo: “Në Shqipëri nuk gjen kënaqësi ose nxitje, se nuk ka një kritikë në kuptimin e vërtetë të fjalës”.
Shkrimtarja e parë shqiptare ishte e ndërgjegjshme për udhën që kish zënë, origjinalitetin, por edhe vështirësitë në drejtimin letrar të saj dhe botimet, duke u nisur që nga libri i parë (1944) “Siç më thotë nënua plakë”, ku botën ajo e vështëron me sytë e mendësinë nënos plakë, ndërsa te libri me përralla “Rreth vatrës” (1944), rrëfimi përrallor vjen nga gjyshja plakë, por bota këqyret dhe jepet me syrin dhe mendësinë e fëmijës edhe për fëmijën. Musineja, siç e pohon edhe vetë, del nga vetja e zbret në moshën e fëmijëve, komunikon e dialogon thjeshtë me ta si një fëmijë, ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë që flasin e shkruajnë së lartmi nga mosha e përvoja e tyre letrare dhe mbeten të ftohtë e të huaj. Ndonëse disa shkrimtarë të njohur të asaj kohe kishin shkelur ne këtë taban, si Mitrush Kuteli me “Tregime të moçme shqiptare”, Ali Asllani me “Hanko Halla”, apo Ernest Koliqi me “Hija e maleve” etj., por ndryshe nga ata, vepra e të cilëve është mirëfilli letrare, apo ndryshe nga “Përrallat” e Sotir Kolesë që ishin mirëfilli nga goja e popullit, Musineja ndjek udhën e vet origjinale, ndërmjet narrativës popullore dhe autorësisë së saj letrare.
“Mendimi im ka qenë që t’u jap të vegjëlve një libër, që të mos i lodhë dhe vehten e tyre të mos e gjejnë në një botë të huaj. Në një botë shqiptare, në një vatër, ku edhe të mëdhënjtë të thonë se vërtet kështu kemi rrojtur. Kur e kam shkruar, nuk kam qenë unë, po një Musine e vogël dhe si e tillë- me mendime të thjeshta dhe gjuhën pyetje-përgjigje…Më duket që kam mundur të hyj në shpirtin e të vegjëlve” – përsiat Musineja.
“Po ju dërgoj ‘Dasmën gjirokastrite’ – i shkruante ajo Kolesë në një letër të mëparshme – “por jo të gjithë, mbasi ende nuk ka mbaruar. Puna ecën ngadalë në shtypshkronjë. U rri në kokë punëtorëve, por megjithëkëtë ka disa gabime. Të shohim sesi do ta gjeni ju”…
Letra e sapozbuluar, mban datën 8 shkurt 1945, është e panjohur dhe e papërfshirë në botimet e Musinesë. Ajo e shkruan këtë letër në çastin më të mjeruar të jetës së saj. Dikush mund të mendojë se koha më e tmerrshme e jetës së saj ishte ajo e burgut të Burrelit, më pas e internimit të gjatë dhe e sëmundjes së rëndë të kancerit që i mori përfundimisht jetën. Por jo, këto periudha të vuajtjes së parrëfyer të jetës së saj ajo i kishte përballuar me dinjitet, me forcën e karakterit, të vetmisë dhe të lirisë së brendshme.
“Shpirti ka nevojë për vetminë për të qenë i lirë” – shkruan ajo. “Ne e kërkojmë lirinë jashtë vetes, ndërkohë që ajo është brenda nesh”.
Në letrën që po shqyrtojmë, gjejmë momentin më të keq shpirtëror të jetës së saj, “e goditur rëndë, e mbuluar me zinë dhe në dallgën më të madhe të jetës”.
Sapo regjimi komunist i kishte pushkatuar pa gjyq vëllezërit e saj, Muntazin dhe Vesim Kokalarin. “Plumbat që shtrinë përdhe Muntazin dhe Vesimin të vdekur, na kanë goditur edhe ne, nuk na lënë kufoma të gjalla për jetë, për të vuajtur gjithnjë sa të jemi në jetë” – shkruan hidhur ajo në këtë letër.
Musineja ishte nga një familje e njohur e Gjirokastrës. Vajzë e vetme e juristit të njohur Reshat Kokalari, motër e vëllezërve Muntaz, Vesim dhe Hamit Kokalari, veprimtarë të shquar të kulturës shqiptare, themelues të librarisë “Venus” dhe të shtëpisë botuese “Mesagjeritë shqiptare”, themeluar më 1942, që botonte dhe përhapte vepra të vyera nga literatura botërore e shqipe, si “Hamleti” e “Makbethi” të Shekspirit, “Rubairat” e O. Khajamit, “20 vjet ngatërresa ballkanike” të Durhamit, “Ivanhoe” të Skottit, “Kosova – djepi i Shqiptarizmit” të Hamit Kokalarit, librat e Musinesë e të tjera.
Vetë Musineja ishte një intelektuale që ishte ushqyer me ideologjinë kombëtare të rilindësve tanë të mëdhenj, e quante veten nxënëse të Sami Frashërit, kishte idhull Naimin dhe Mid’hat Frashërin, ndërkohë qe kishte kulturë perëndimore, ishte demokrate dhe kundërshtare e çdo ideilogjie e praktike totalitare.
“Në odën time të vogël” – shkruan ajo në ditarin e saj – “përballë kam vënë fotografinë e iluministit të shquar, Samiut, të poetit Naim, të patriotit Sotir Kolea, të punëtorit të gjuhës shqipe e të lëvizjes Kombëtare, Jani Vreto, të arsimtarit Koto Hoxhi, të mendimtarit Naum Veqilharxhi, të të nderuarit De Rada dhe të të urtit Aleksandër Xhuvani. Në vetminë time nuk jam vetëm, jetoj me njerëz të nderuar, të ditur e demokratë, që kanë punuar për vendin, për mëmëdhenë gjersa mbyllën sytë…Unë jam nxënësja e tyre…”
Kryetari i komunistëve, Enver Hoxha, i cili e kishte kushërirë të dytë Musinenë, nuk e kurseu jo vetëm atë, por tërë fisin e Kokalarëve. Më 12 nëntor 1944, terrori i kuq me urdhër të tij dhe zbatuar nga Kristo Themelko, pushkatoi pa gjyq e pa faj pranë hotel “Bristol”, 11 personalitete të shquara të Tiranës, ndërmjet tyre vëllezërit e saj Muntaz Kokalari dhe Vesim Kokalari. Po ashtu u pushkatuan pa gjyq Syrja dhe Emin Kokalari, Hivziu vdiq në burg dhe Isai në internim. Muniri vrau veten. Musineja u burgos dhe u internua. Bijtë dhe nipërit e tyre u hodhën rrugëve, u internuan dhe u persekutuan pafundësisht.
Arsyen e këtij persekutimi familjar na i rrëfen Muntaz Kokalari, vëllai i Musinesë, tek një letër më 9 nëntor 1944, që e kishte shkruar për znj. Makbule tri ditë para pushkatimi të tij:
“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër, të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur… Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: thjesht për motive personale.Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë..”
Dhe i asgjësoi.
Musinenë e vrau shpirtërisht persekutimi absurd e kriminal i familjes së saj. “Ky qe fati im, më i hidhur se vdekja” – i shkruante ajo S.Kolesë.
Njëherësh, edhe fati hidhur i ndërprerjes së dhimbshme të krijimtarisë së saj:
“Sot mora nga shtypi librin e parë dhe po jua dërgoj. Ta kini për vete si kujtim të punës sime më të mirë, që pandeh se kam bërë, dhe të fundit. E mbani për vete, mbasi nuk e nxjerr në shitje. E para, se është dasmë dhe në zi’ duket qesharake; e dyta, se nuk dua më as të punoj, as të shkruaj”.
Është fjala për librin “Sa u tund jeta” (Dasma gjirokastrite, ku shkrimtarja paraqet saktësisht antropologjinë, ritet, zakonet, veshjet, dialogët, këngët e vallet, lotët dhe gëzimet e dasmës shqiptare, rezultat i një punë të gjatë, pasionante e të palodhshme ndaj folklorit – por në funksion të tekstit letrar) ), libër që M. Kokalari ia dërgonte të porsabotuar Sotir Kolesë si një kujtim të mbramë në një kohë zije, por që e konsideronte edhe si punën e saj më të mirë, që për fat të keq ishte edhe botimi i saj i fundit, sepse nuk mund të shkruante më.
“Përse të punosh? Përse të shkruash? Përse të jetosh?” – klithte shkrimtarja Kokalari, në dëshpërimin e saj të pafund.
Ky dëshpërim, por edhe revoltë njerëzore dhe intelektuale e përfshin edhe atin e saj shpirtëror, Sotir Kolenë, të nderuarin atë – siç i thoshte ajo. Në letrën e përgjigjes së Sotirit (dorëshkrimi gjendet në Arkivin e Ministrisë së brendshme, Fondi 140, dosja 2912, viti 1945, letër e pabotuar më parë), gjejmë dhimbjen e lotët e Kolesë për humbjen vëllezërve të saj Muntaz dhe Vesim Kokalari, për të cilët “kam qarë së largu dy miqtë e çmuar që hikën’ e na lanë në lulen’ e moshës; kam qarë të dy të rinjtë që nuk qenë vetëm lavdijë për të vehtët, po qenë së bashku dhe shpresa për ne, për të paskëtajmen, se kombi ka nevojë për bij që qenë Mumtazi dhe Vesimi, me zëmër për së mbari, me gjykim të matur dhe mendje të pjekur”, por gjejmë edhe papajtueshmërinë e tij ndaj persekutimit “me kaqë egërsim”.
Ai i shkruan Musinesë: “Shuplaka e fatit’ që shkrepi mbi ju, zonjëzë dhe mbi der’ të juaj është aq e tmerrshme sa ndofta as emër nuk ka të posaqëm në gjuhën tënë, në gjuhën e një kombi që për të gjat’ shekujve, ka pas’ qënë rrahur dhe pjekur’ e djegur’ ndër cen e rrëbjera. As fjalë ngushëllimi nuk kam ku t’i gjenj se helëm i zi, që ju shtrydhi zemrën juve dhe të juajve, është nga ata që nuk kan të zbutur me fjal as me lotë. Bashkë me ju dhe me miqt të mirë të derës’ së juaj, kam qarë së largu dy miqtë e çmuar që hikën’ e na lanë në lulen’ e moshës; kam qarë të dy të rinjtë që nuk qenë vetëm lavdijë për të vehtët, po qenë së bashku dhe shpresa për ne për të paskëtajmen, se kombi ka nevojë për bijë që qenë Mumtazi dhe Vesimi, me zëmër për së mbari, me gjykim të matur dhe mendje të pjekur. Zemërës së juaja dhe Zotit Hamit ju qoftë ngushëllimi të kryerët të detyrave të ra dhe të rënda që her’ e prap’ e sotëme ju shtroj mbi gjithë të tjerat edhe faqe pindërvet dhe faqe të miturve dhe nënave të tyre, që jeta nëpërkëmbi me kaqë egërsim”.
Gjithsesi, i urti Kolea, edhe ai në prag të vdekjes, i jep kurajë, forcë dhe uzdajë Musinesë, për ta vazhduar jetën dhe punën e saj, se puna është ilaçi i gjithçkaje, por edhe detyra ndaj vetes, njerëzimit, kombit dhe botës.
“Një gurrë ngushullimi gjithë aq të vërtetë do t’ ju falinj puna, kjo detyra e shenjtë edhe faqe vehtesë edhe faqe botësë, që është prejt’ e zemrës, shëndet i trupit dhe pus’ i harrimit për troces të jetës; detyrë faqe vehtes jo vetëm sa rreh zemëra po dhe më pas, se jeta zgjatet pak a shumë edhe përtej varrit, detyra faqe hjerësvet, që ka njeriu te të vetët dhe faqe atyre që kanë qenë më parë, detyra faqe miqve dhe faqe njerëzimit, detyra faqe kombit, atdheut edhe botës”. /GazetaExLibris/ KultPlus.com
Në një konferencë shtypi mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, anëtari i byrosë politike të Gjermanisë Lindore, Gynter Shabovski shpalli në mënyrë të parakohshme se do të hiqeshin kufizimet e vizave të udhëtimit. Kur u pyet se kur do të vihej në zbatim politika e re, ai tha: “Menjëherë, pa vonesë”. Në fakt, kjo politikë do të shpallej një ditë më vonë dhe do të kërkonte gjithësesi një procesë të gjatë aplikimi për gjermano-lindorët. Përgjigjet konfuze të Shabovskit dhe raportimi i gabuar në media se pikat kufitare ishin hapur, shtyu mijëra gjermanë të Berlinit lindor që të shkonin drejt Murit të Berlinit. Në postbllokun e Rrugës Bornholmer, Harald Jager, oficeri në detyrë, u përball me një turmë që sa vinte e rritej në numër. Edhe irritimi sa vinte e shtohej. Duke marrë fyerje, në vend të udhëzimeve, prej eprorëve të tij, si dhe tejet nervoz për shkak se priste të merrte të nesërmen rezultatet e analizave të diagnostikimit për kancer, Jager e hapi pikën kufitare me mendjen e. tij, dhe pikat e tjera ndoqën shumë shpejt shembullin e tij.
Muri i Berlinit ishte ngritur më shumë se 15 vjet pas nisjes së Luftës së Ftohtë
Më shumë se 2 milion gjermano lindorë, shumica punëtorë dhe profesionistë të aftë, u larguan për në Perëndim mes viteve 1949 dhe 1961. Bashkimi Sovjetik kishte refuzuar kërkesën fillestare të Gjermanisë Lindore për të ndërtuar Murin në vitin 1953, por me dezertimet drejt Berlinit Perëndimor që po arrinin numrin 1000 njerë në ditë, në verën e 1961, udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi më në fund pranoi. Banorët e Berlinit u gdhinë mëngjesin e 13 gushtit 1961, përballë telave me gjemba që ishin vendosur në vijën ndarëse mes zonës perëndimore dhe lindore të qytetit. Disa ditë më vonë, Gjermania Lindore nisi fortifikimin me beton të kësaj barriere.
Muri i Berlinit ishin në fakt dy mure
Në fakt Muri i Berlinit përbëhej nga dy mure mes të cilëve ndodhej “rripi i vdekjes”, ku ndodheshin me qindra kulla roje, disa kilometra hendeqe kundër kalimit të mjeteve, qen roje, prozhektorë dhe mitralozë.
Më shumë se 100 njerëz gjetën vdekjen në përpjekje për të kaluar Murin
Qendra e Kërkimeve mbi Historinë Bashkëkohore Potsdam dhe Qendra e Memorialit të Murit të Berlinit dhe Dokumentimit raportojnë se të paktën 138 njerëz u qëlluan për vdekje, pësuan aksidente fatale ose kryen vetëvrasje pas përpjekjeve të dështuara për t’u arratisur përmes Murit të Berlinit. Të tjerë studime thonë se numri i viktimave është edhe më i lartë. Viktima e parë ishte Ida Siekman, që vdiq në 22 gusht 1961, pasi u përpoq të hidhej në një rrugë në Berlinin Perëndimor, e cila ndodhej nën dritaren e apartamentit të saj në katin e katërt, në Berlinin Lindor. Tragjedia e fundit ndodhi në mars 1989, kur një i ri gjermano-lindor që përpiqej të fluturonte mbi mur me balonë, ndeshi në kabllot e tensionit të lartë.
Më shumë se 5000 persona u arratisën, duke kaluar mbi dhe nën Murin e Berlinit
I pari dezertor që u arratis përmes Murit ishte roja kufitare 19 vjeçar, Konrad Shuman, i cili është përjetësuar në film teksa kërcente mbi telat me gjemba, vetëm dy ditë pasi kufiri ishte mbyllur. Ndërkohë që Muri u fortifikua gjithnjë e më shumë, edhe planet e arratisjes u bënë më të sofistikuar. Të arratisurit fshiheshin në pjesë të fshehta të makinave të berlinezo perëndimorëve që vinin për vizita, gërmonin tunele të fshehta dhe zvarriteshin nëpër tubacione. Tre vëllezërit Bethke realizuan arratinë më spektakolare. Vëllai më i madh Ingo u arratis me një dyshek me ajër, duke lundruar nëpër lumin Elbë në vitin 1975, dhe tetë vjet më vonë vëllai më i vogël kaloi mbi mur përmes një kablli çeliku që e lëshoi me hark dhe shigjetë, duke përfunduar në një çati shtëpie në Berlinin perëndimor. Në vitin 1989, dy vëllezërit fluturuan me një avion super të lehtë mbi mur, duke marrë edhe vëllanë e tretë, Egbert.
John F. Kennedy u shpreh i çliruar kur u ngrit Muri
Në qershor të vitit 1961, Hrushovi paralajmëroi presidentin amerikan, Kennedy, se do të bënte bllokadë Berlinit Perëndimor nëse nuk largoheshin forcat perëndimore, një akt luftënxitës që do të shpinte në luftë. Kur Kennedy dëgjoi lajmin se komunistët kishin ngritur mur përreth Berlinit Lindor, në vend që të shkëpusnin Berlinin Perëndimor nga pjesa tjetër, ai i tha një ndihmësi: “Nuk është zgjidhje shumë e mirë, por një mur është shumë më mirë se sa një luftë. Ky është fundi i krizës së Berlinit. Pala tjetër u kap prej panikut – jo ne. Tani nuk do të bëjmë asgjë, sepse nuk ka alternativë tjetër veç luftës”.
Kennedy nuk u tha berlinezëve se është një “kulaç me karamele”
Në 26 qershor 1963, Kennedy iu drejtua një turme para Murit të Berlinit: “Ich bin ein Berliner”. Presidenti kish për qëllim të shprehte solidaritetin me qytetarët e Berlinit, duke thënë se ishte njëri prej tyre, por disa kritikë thanë se duke shtuar nyjen “ein”, ai në fakt e quajti veten kulaç me karamele, që në pjesën më të madhe të Gjermanisë njihet si “Berliner”. Megjithatë, gjuhëtarët thonë se presidenti nuk bëri një gabim gramatikor, sepse “ein” është e nevojshme kur folësi është duke folur në mënyrë figurative, se i përket një kombësie të caktuar, siç edhe po ndodhte me Kennedyn. Veç kësaj, kulaçi që në gjithë Gjermaninë njihet si “Berliner”, në vetë Berlinin njihet si “pfannkuchen”, kështu që ata që e dëgjonin me siguri nuk janë ngatërruar.
Gjermania Lindore e quajti Murin “Mburoja Antifashiste”
Qeveria e Gjermanisë Lindore pretendoi se e ngriti Murin e Berlinit për të mbajtur jashtë fashistët, spiunët dhe idetë perëndimore. Dy javë pasi urdhëroi ngritjen e “Mburojës Antifashiste”, udhëheqësi Gjermano lindor Valter Ulbriht deklaroi: “Ne kemi mbyllur të çarat në shtëpinë tonë, si dhe vrimat përmes të cilave do të zvarriteshin armiqtë e popullit gjerman”.
Porta e Brandenburgut ka qenë dikur pjesë e një muri të shekullit 18
Mbreti i Prusisë, Frederik Uilliam II porositi ngritjen e harkut të famshëm që bashkon Berlinin lindor dhe perëndimor dhe që ka shërbyer si sfond i fjalimeve të famshme presidenciale të Kennedyt dhe Reaganit. Kur u përfundua në vitin 1791, Porta e Brandenburgut ishte pjesë e murit origjinal doganor të qytetit.
Një copë e Murit ndodhet në banjën e një kazinoje në Las Vegas
Shkatërrimi zyrtar i Murit të Berlinit nisi në verën e vitit 1990. Më shumë se 40 mijë copa të Murit u ricikluan si materiale ndërtimi të përdorur në projekte rindërtimi në Gjermani, por disa qindra prej tyre u shitën dhe tani janë të shpërndara në të gjithë globin, nga kopshtet e Vatikanit deri në një banjë në Main Street Station Casino, në Las Vegas, ku vendurinimet janë kapur pas një Muri të mbuluar me grafit që është i mbrojtur pas një xhami. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po vazhdon të jetë aktive me projektet e reja muzikore.
Sot ajo dhe Elton John sapo publikuan këngën “Cold Heart” që u lansua remix por pa videoklip, shkruan KultPlus.
‘Zemra E ftohtë’ me @eltonjohn është e juaja tani !!. Elton ti je miku im dhe heroi im dhe kurrë nuk kam menduar se do të isha në gjendje ta them ndonjëherë këtë në një fjali. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tënde. Mirënjohëse për të bërë muzikë me ju në këtë jetë”, shkroi Dua në përshkrimin e postimit.