Një festival për njohjen e traditave shqiptare është synimi i Hersi Matmujës përmes festivalit në Kukës, prej nga është dhe prejardhja e saj, “Gjallica International Festival”.
Në promovimin e Fetivalit vetë Hersi thotë se u kthye në vendlindje pas 25 vitesh për një vizitë të vogël, por që realizojë ëndrrën që ka pasur gjithmonë.
“Mbas 25 vitesh u ktheva në vendlindje, ishte një vizitë e vogel e thjesht por që realizoj një ëndërr që kisha pasur gjithmonë. Gjëja e parë që më goditi sapo arrita në Kukës është ai gjigand me zemër të bardhë që ne e quajme të gjithë Gjallica. Forca e mikpritja që të trasmeton ai mal është e pa përshkrueshme me fjalë. Duke u kthyer mbas koncertit shikoja fotot dhe mallëngjehesha ndoshta kurbeti po na bën më të ndjeshem, gjithesesi teksa vëzhgoja Gjallicën deshira rritej për ta homazhur në ndonjë formë për bukurinë që më ka falur mua në femijëri e të gjithë kuksianeve në shekuj”, shprehet Hersi.
Hersi ka zgjedhur talentet e rinj të Kukësit si pjesëmarrës në këtë event me dëshirën për t’i promovuar, si dhe duke ftuar miqtë e saj nga vende të ndryshme të botës. Festivali mbahet në datat 2-3-4 gusht në Kukës, në sheshin “Skënderbej”.
Hersi pak më herët ka publikuar dhe këngën e saj “Kënga e Çobanit” videoklipi i së cilës është xhiruar sërish në Kukës. ““Aty gjendet dhe nëna ime. Kjo është kënduar nga femrat dhe e kam parë nga një femër që pret çobanin, të birin, vëllain, burrin. Veshja e Lumës të jep ndjesinë sikur futesh në rol, sikur ndjen të gjithë njerëzit që e kanë mbajtur duke ecur nëpër gurë me këtë veshje. Çdo gjë është bërë njësh me natyrën. Doja t’i bëja homazh dhe bukurive të natyrës së Kukësit”, ka thënë më herët Hersi.
Këngëtarja shqiptare Hersi Matmuja, jeton në Itali prej më shumë se 10 vitesh. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Konservatorin “Santa Cecilia” të Romës në vitin 2014 dhe ka një karrierë të suksesshme artistike./ diaspora shqiptare.al/ KultPlus.com
Mjekëve gjithashtu do t’iu lejohet të injektojnë një dozë përforcuese për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.
Nga muaji shtator Gjermania do të ofrojë dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19 tha Ministria e Shëndetësisë të hënën (2 gusht), pas shqetësimeve që ka shkaktuar përhapja e variantit Delta të koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn dhe 16 ministrat e landeve u pajtuan se të moshuarit që janë në rrezik nga infektimi do të mund të marrin një dozë përforcuese të vaksinës, përcjell Albinfo.ch.
Zyrtarët e morën vendimin në bazë të informacioneve për një “rënie të shpejtë të përgjigjes imunitare ndaj sëmundjes” te disa grupe njerëzish, raporton ReL.
Ministria tha se ekipet e vaksinimit duhet të dërgohen në shtëpitë e kujdesit dhe pleqve për të ofruar dozë përforcuese Pfizer/BioNTech ose Moderna, pavarësisht se me cilën vaksinë janë imunizuar fillimisht banorët e këtyre qendrave.
Një dozë përforcuese do t’i ofrohet gjithashtu kujtdo që ka marrë vaksinat me dy doza AstraZeneca ose një dozë të vetme Johnson & Johnson, thuhet në dokumentin e lëshuar nga ministria.
Zyrtarët e lartë të Shëndetësisë në Gjermani ranë dakord të hënën për të inkurajuar vaksinimin midis adoleshentëve nga 12-17 vjeç.
Ministrat theksuan se imunizimi është vullnetar, por thanë se vaksinimi i fëmijëve dhe adoleshentëve mund të “kontribuojë ndjeshëm në një kthim të sigurt në shkolla pas pushimeve verore”.
Edhe pse në krahasim me vendet fqinje, Gjermania aktualisht po shënon nivele relativisht të ulëta të rasteve të reja me COVID-19, numri është rritur shumë javët e fundit kryesisht për shkak të variantit më ngjitës Delta./albinfo.ch/KultPlus.com
Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pak? … Nuk ta mbushkam syrin, apo si? Prapseprapë, ndizesh e merr flakë, Tek shtërngohesh supeve të mi.
Mike epsh e tëra , lajka s’dua, As i vrazhdë nuk të sillem dot. Veç me thuaj, sa kështu si mua, Puthur e shtërnguar ke gjer sot!
Unë e di, të gjithë hije u bënë Dhe s’ta shuan zjarrin pa mbarim. Prehër pa u ulur ti s’ke lënë, Siç po rri tani në prehërin tim.
Dhe në këto çaste, ndonjë tjetër, Sjell ndërmend ti, syçkat tek pulit. Mos pandeh se po mërzitem tepër. Tjeterkënd e kam dhe unë në shpirt.
S’eshtë fat kjo lidhje mëndjelehtë, Po një flakë çasti. Veç ta dish, Siç të njoha rastësisht i qetë, “- Mirëmbetsh!”, – do të të them sërish.
Edhe ti do marrësh udhën tënde, Do bësh pluhur ditën plot mërzi, Veçse, mos lakmo t’i prishësh mendjen, Kujt s’ka njohur puthje e dashuri.
Krah për krah me ndonjë tjetër djalë, Udhës kur të shkosh ti, ku ta dish, Ndoshta, edhe unë do të kem dalë Për shëtitje, e shihemi sërish!
Ti më fort pas tjetrit do të ngjeshesh Dhe me kryet ulur, ftohtësisht, “- Mirëmbrëma!” – do më pëshëndesësh, Ndërsa unë: “- Mirëmbrëma Miss!”.
Dhe asgjë nuk do më turbullojë, S’do më dridhet shpirti për asgjë! Kush ka dashur, s’mund të dashurojë! Kush është djegur, s ‘mund të digjet më! / KultPlus.com
Aktualisht janë duke u kryer disa punime konservuese dhe përforcuese në “Kullën C” në Kalanë e Durrësit. Po ashtu, janë kryer një seri analizash të cilat ndihmojnë të përcaktohen ndërhyrjet konservuese të cilat janë duke u zbatuar, duke filluar me konsolidimin dhe riparimin e murit të themeleve duke përdorur teknika tradicionale.
Tërmeti i nëntorit shkaktoi shembjen e një pjese të mureve.
Disa monumente në Shqipëri ishin dëmtuar si pasojë e tërmetit në nëntor të 2019-s. Mes tyre i rëndë është dëmi që iu shkaktua Kalasë së Durrësit. Pas disa muajve një grup i restauruesve janë duke punuar në restaurimin e këtij objekti të rëndësishëm kulturor. Është bërë e ditur se ky është vetëm fillimi i ndërhyrjeve dhe se të tjera po ashtu të rëndësishme do të realizohen ditëve në vazhdim.
Ka qenë selia në Shqipëri e organizatës joqeveritare, “CHwB” (Trashëgimia Kulturore pa Kufij) që ka bërë të ditur se aktualisht janë duke u kryer punime konservuese dhe përforcuese në “Kullën C” në Kalanë e Durrësit.
Sipas njoftimit të publikuar në ueb-faqen e tyre është bërë e ditur se ky projekt u nis me mbështetjen financiare të Fondit të Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, mbështetjes shkencore të Fondit Botëror të Monumenteve, dhe Ministrisë të Kulturës, me qëllim adresimin e shembjes pjesore të kullës, shkaktuar nga tërmeti i nëntorit 2019.
“Deri tani ne kemi zbatuar stabilizimin emergjent me qëllim parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme në monument. Gjithashtu, kemi kryer një seri analizash të cilat na ndihmojnë të përcaktojmë ndërhyrjet konservuese, të cilat jemi duke i zbatuar, duke filluar me konsolidimin dhe riparimin e murit të themeleve duke përdorur teknika tradicionale”, është shkruar në njoftim.
Kalasë së Durrësit i ishin shembur një pjesë e mureve. Monumenti që ishte ndërtuar nga perandori bizantin Anastasi në shekullin VI, përbëhet nga dy pjesë: Kështjella e sipërme dhe Kështjella e poshtme. Në historinë e monumentit si një rast tjetër ku ishte dëmtuar shumë daton tërmeti i vitit 1273 për t’u rinovuar prapë. Muret e objektit janë të larta 4,6 metra.
Krahas viktimave, dëmeve materiale që kanë lënë shumë familje pa strehë, tërmeti në nëntor kishte shkaktuar dëme edhe në disa prej monumenteve të Shqipërisë. Kalaja e Durrësit, ajo e Prezës afër Tiranës e ajo e Krujës, sipas raportimeve kishin dalë të jenë më të dëmtuarat. Edhe në këto dy kala kishte nisur restaurimi i cili tashmë ka përfunduar me sukses.
Lëkundjet e fuqishme të tokës nuk janë të panjohura për bregdetin shqiptar. Në historinë mijëravjeçare në analet e historisë ruhen të kronikuara vetëm tri tërmete. Sipas burimeve historike, tërmeti i parë përkon me vizitën e Ciceronit në Durrës kah mesi i shekullit të parë para erës sonë. Disa shekuj më vonë, përkatësisht në vitin 345, një tërmet tjetër do të shkundullonte sërish portin më të njohur të Adriatikut. / KultPlus.com
Memorie.al publikon historinë e panjohur të kolonel Xhaferr Peçit me origjinë nga fshati Kuç i Kurveleshit të Vlorës, pinjoll i një prej familjeve të njohura të asaj zone, e cila gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), u angazhua e gjitha me Luftës Antifashiste, ku Xhaferri me të atin dhe katër vëllezërit, morën pjesë aktive në formacionet partizane të rrethit të Vlorës dhe në Brigadën e Përë Sulmuese të Mehmet Shehut, ku ai u emërua me detyrën e zv/komandantit të Batalionit të parë të komandaur nga Tahir Kadareja.
Dërgimi i Xhaferrit në Bashkimin Sovjetik menjëherë pas mbarimit të Luftës, ku ai fillimisht mbaroi një shkollë të ulët për oficer dhe më pas u diplomua në Akademitë Ushtarake “Frunze” dhe “Voroshillov”, pas së cilave u kthye në atdhe dhe deri në vitin 1972, shërbeu me detyrën e komandantit të brigadës në rrethet e Korçës, Shkodrës dhe në Tiranë, pranë Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, në Drejtorinë e Operative të Ushtrisë. Emërimi i Xhaferrit në detyrën e komandantit të Gradës së Republikës në vitin 1972, ku ai shërbeu me devocion e besnikëri Enver Hoxhës e gjithë udhëheqjes së lartë deri në qershorin e vitit 1982, kur, me porosinë e Ramiz Alisë, ai u thirr nga Drejtori Kuadrit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Mihal Bisha, i cili i komunikoi largimin nga ajo detyrë, pasi udhëheqja e lartë dyshonte te ai, si njeri i afërt me ish-kryeministrin Mehmet Shehu!
“Nata e 17 dhjetorit për ne ishte një natë e zakonshme shërbimi si të gjithë netët e tjera. Të nesërmen në mëngjesin e datës 18-të, aty rreth orës 8.30, më njoftoi një nga oficerët e mi, se duhet të nisesha urgjent pasi më kërkonte Xhule Çiraku zv / Ministri i Brendshëm. U nisa menjëherë me makinën time dhe kur vajta para vilës së Mehmet Shehut, gjeta aty Ministrin e Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiun, Llambi Ziçishtin, (Ministri Shëndetësisë) dhe Xhule Çirakun. Menjëherë porsa takova Kadriun me Xhulen, ata më thanë: ‘Mehmet Shehu ka vrarë veten, por mos njofto deri sa ta sqarojmë’. Kështu e kujtonte në mes të tjerash ish – Komandanti i Gardës së Republikës, Xhafer Peçi, (i diplomuar tre herë në Akademitë e Bashkimit Sovjetik), ngjarjen e shumëpërfolur të 18 dhjetorit të vitit 1981, kur kryeministri Mehmet Shehu u gjet pa jetë në dhomën e vilës së tijë.
Zoti Xhaferr, kush ju emëroi komandant të Gardës së Republikës dhe përse u përzgjodhët ju në atë detyrë mjaft delikate?
Në shtatorin e vitit 1972, më thërriti Hysni Kapo (anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së) në zyrën e tij dhe më tha se kishte dëshirë të më emëronte si Komandant i Gardës së Republikës, në vend të Zija Kambos, ish-gjeneralit të njohur. Pas kësaj, siç ishte zakoni për ne komunistët, unë i thashë se: isha gati të punoja atje ku e kërkonte interesi i Partisë dhe atdheu. Mbas disa ditësh, erdhën Ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi dhe anëtari i Byrosë Politike, Rita Marko dhe më prezantuan para efektivit të Gardës së Republikës.
A kishte dijeni Enver Hoxha, për emërimin tuaj në atë detyrë, ishte marrë mendimi i tij për kandidaturën tuaj si komandant i Gardës së republikës?
Them se ajo gjë ishte bërë me dijeninë dhe aprovimin e Enver Hoxhës, i cili më njihte personalisht që nga koha e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur ishim bashkë në Vithkuq të Korçës. Po kështu dhe me kryeministrin Mehmet Shehu, kisha njohje personale që kur isha në Brigadën e pare Sulmuese që nga dita e inagurimit në Vithkuq të Korçës në gushtin e vitit 1944.
Përse u zgjodhët pikërisht ju në atë detyrë?
Zgjedhja ime në atë detyrë u bë për disa arsye: ku më kryesorja ishte përgatitja ime ushtarake, pasi isha diplomuar në shkollat dhe akademitë ushtarake të ish-Bashkimit Sovjetik, e gjithashtu kisha një karrierë ushtarake duke komanduar disa Brigada. Po kështu, u pa dhe prejardhja patriotike e familjes time, e cila ishte e lidhur e gjitha me Luftën dhe vëllai im, Balili, ishte ‘Dëshmor i atdheut’. Të gjitha këto ishin garanci që i kërkonte ai funksion në atë kohë.
Si funksiononte Garda e Republikës në atë kohë që morët ju detyrën e komandantit?
Garda e Republikës funksiononte sipas sistemit sovjetik. Pas ngjarjeve të Çekosllovakisë në 1968-ën, ajo u riorganizua krejtësisht me sistem të ri. Në atë kohë, Garda u pajis me teknikë të re dhe moderne të kohës, e cila na erdhi nga Republika Popullore e Kinës, si: tanke dhe artileri kundërajrore etj.
Çfarë shërbimesh mbulonte Garda dhe si funksiononin ato?
Detyra kryesore që kishte Garda, ishte ruajtja e shoqërimi i udhëheqjes së lartë në “Bllok”-un e udhëheqjes dhe në vilat e tyre të pushimit, si në Dajt, Durrës, Pogradec, Vlorë, Lezhë etj. Për sigurimin e “Bllok”-ut në Tiranë, përdorej ky sistem mbrojtje: Rrethimi i parë ishte me shtëpitë private dhe pallatet ku banonin kryesisht njerëz shumë të besuar, që mbanin funksione të rëndësishme partiake e shtetërore dhe pjesa tjetër që banonte aty, ishin nga të Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Sigurimi i udhëheqjes). Shërbimin ata e kryenin me uniformë civile. Këta ishin dhe shoqërues të personaliteteve të larta, kur ata lëviznin jashtë Tiranës. Rrethimi i dytë përbëhej me ushtarë dhe oficerë të cilët ishin të armatosur. Mbas këtyre ishte dhe një rrethim i tretë, që përbëhej me oficerë të përgatitur, të cilët kryenin shërbimin me uniformë civile. Këta vëzhgonin të gjitha lëvizjet e hyrje-daljet e njerëzve në periferinë e “Bllok”-ut. Një pjesë e tyre zinin pozicione në lartësitë dominuese, si në tarracat e çatitë e pallateve të larta që shikonin nga “Bllok”-u. Të trija këto struktura të shërbimit, koordinonin dhe bashkëvepronin me njeri-tjetrin, si natën ashtu dhe ditën. Ndërsa për të siguruar “Njëshin” dhe “Dyshin” (Enverin dhe Mehmetin), pranë tyre ndodheshin dhe grupet e shërbimit, të cilët mbanin lidhje të ngushta me shërbimet e Gardës me ndërlidhje (radio-telefon-vizual).
Kush i komandonte shërbimet e “Njëshit” dhe “Dyshit”?
Shërbimet e “Njëshit” dhe “Dyshit” komandoheshin nga Sulo Gradeci dhe Ali Çeno. Po kështu për të siguruar jetën e “Njëshit” dhe “Dyshit” brenda shtëpive të tyre dhe në zyrat e punës, kishte nga një derë sekrete që lidhej me vend-strehimet mbrojtëse, në rast të ndonjë goditje të befasishme që mund të vinte. Këto vend-strehime, ruheshin në daljet e tyre, që zakonisht ishin në lulishtet dhe në oborret e vilave, me ushtarë të armatosur. Për t’i kontrolluar ato vend-strehime, kisha të drejtë vetëm unë, si komandant i Gardës së Republikës dhe asnjë tjetër.
Po përveç atyre vend-strehimeve, Enveri dhe Mehmeti, a kishin të tjera jashtë “Bllok”-ut?
Në ndonjë rast agresioni, që udhëheqja e lartë e PPSH-së nuk mund të rrinte në “Bllok”, ajo kishte vend-strehime të tjera jashtë Tiranës, të cilat ishin tepër modern, ku mund të rrinte shumë gjatë, me të gjitha kushtet e nevojshme.
Si vepronit ju si komandant i Gardës së Republikës, kur Enveri ose Mehmeti lëviznin jashtë Tiranës?
Kur Enveri ose Mehmeti duhet të lëviznin jashtë Tiranës, krijohej një shtab, i cili kryesohej nga një zv / ministër i Punëve të Brendshme. Unë isha anëtar i këtij Shtabi dhe i shoqëroja gjithmonë ata, në të gjitha lëvizjet që bënin. Për lëvizjen e “Njëshit” dhe “Dyshit” njoftohesha fillimisht nga Ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, i cili më jepte të gjithë planin e lëvizjes së tyre. Pas kësaj, gjëja e parë që bëhej, ishte sigurimi i plotë i rrugëve, urave dhe shesheve ku do të kalonin ata. Unë thirrja të gjithë Kryetarët e Degëve të Punëve të Brendshme të rretheve nga do të lëviznin dy udhëheqësit kryesorë dhe i pyesja se cilat ishin pikat më delikate që do ruheshin, duke u mbuluar me shërbim. Kishte shumë raste kur shumë nga njerëzit që ishin të dyshimtë dhe me probleme biografike, për të mos i lënë të shkonin në mitingjet e Enverit dhe Mehmetit, i izolonin, duke ju caktuar punë të ndryshme atje ku punonin dhe mbaheshin nën kontroll të plotë. (Është thënë shpesh, se shumë prej tyre shoqëroheshin dhe ndaloheshin në dhomat e izolimit të Degëve të Punëve të Brendshme, për aq ditë sa zhvillohej aktiviteti, e më pas liroheshin, por unë nuk jam i sigurtë për këtë gjë, se me ato punë merreshin shokët e rretheve).
Po kur ata shkonin me pushime jashtë Tiranës, në vilat që ata kishin në disa rrethe të vendit?
Kështu bëhej edhe ruajtja e tyre kur ata shkonin me pushime jashtë Tiranës. Zakonisht Enveri pushimet i bënte në Vlorë, Pogradec, Dajt e Durrës.
Sipas asaj që kishit konstatuar ju në atë kohë, kush ishte njeriu më i afërt i Enverit nga “shokët” e udhëheqjes?
Hysni Kapo ishte njeriu më i afërt i Enverit dhe pas tij vinte Mehmeti.
Pushimet, me Hysniun dhe Mehmetin i bënte Enveri?
Enveri, në raste të rralla i bënte pushimet me këta të dy, pasi ai pushonte kryesisht me Ramiz Alinë. Ndoshta kjo gjë edhe për shkak të punës dhe funksionit që mbante Ramizi, si sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, pasi Enveri e udhëzonte Ramizin për shumë gjëra në lidhje me detyrën e tij. Mbaj mënd njëherë kur Enveri pushonte në Vlorë, e thërriti Ramizin nga Tirana për ta udhëzuar për një artikull për “Botën e Tretë” që u botua të nesërmen në gazetë.
E kujtoni kur e keni shoqëruar Enver Hoxhën për herë të parë jashtë Tiranës?
Për herë të parë Enverin e kam shoqëruar në pranverën e vitit 1972, në udhëtimin e gjatë që ai bëri në Veri të Shqipërisë. Pas kësaj e kam shoqëruar atë në të gjitha lëvizjet jashtë Tiranës.
Po për ta takuar për problem të punës suaj, a keni pasur raste?
Kishte raste kur Enveri më thërriste e bisedonim së bashku, kuptohet për problemet e punës sime si komandant i Gardës. Kështu mbaj mend njëherë, kur ishim te vila në malin e Dajtit, më thirri e më pyeti se si kishim kaluar në festën e Brigadës së Parë Sulmuese, që u bë në Vithkuq të Korçës. Unë i tregova se atje erdhi Mehmet Shehu dhe kaluam shumë mirë.
Si e kujtoni natën e 18 dhjetorit të vitit 1981, kur u gjet i vrarë Mehmet Shehu?
Atë ngjarje e mbaj mënd shumë mirë, sepse prej saj erdhi dhe largimi im nga Garda e Republikës. Natën e 17 dhjetorit ’81, shërbimet në “Bllok”-un e udhëheqjes vazhdonin normalisht. Lajmin e vrasjes unë e mora të nesërmen në mëngjesin e 18 dhjetorit, rreth orës 8.30, kur më njoftuan oficerët e mi, duke më thënë të shkoja shpejt, aty se më kërkonte Xhule Çiraku, zv / Ministri i Brendshëm. Sapo u mor vesh lajmi i vrasjes së Mehmetit, të parët që shkuan aty ishin: Kadri Hazbiu e Ramiz Alia.
Si e pritët atë lajm, nisur dhe nga fakti se me kryeministrin Mehmet Shehu, ju kishit njohje që nga periudha e Luftës?
Menjëherë sapo u njoftova për sa kishte ndodhur, u trondita shumë, sepse me Mehmetin kisha marrdhënie shumë të mira. Urgjent me makinën time shkova përpara vilës së tij, ku takova Kadri Hazbiun, Xhule Çirakun dhe Llambi Ziçishtin, Ministrin e Shëndetësisë. Kadriu me Xhulen më thanë që të mos njoftoja asnjë për ngjarjen, sa të sqarohej situata. Menjëherë pas asaj dhashë urdhër që të përforconim shërbimet dhe të kalonim në gatishmëri të lartë.
A pyetët njeri lidhur me ngjarjen që kishte ndodhur?
Gjatë kohës që po prisja aty në oborrin e vilës, pyeta Ali Çenon, truprojën dhe komandantin e grupit të shoqërimit të Mehmetit, i cili më tha: ‘Ne nuk kemi dëgjuar gjë, asnjë krismë, por po presim se çfarë do të na thonë, se si ka ndodhur puna’. Në orën 9.30 Ramizi me Kadriun shkuan në mbledhjen e Byrosë Politike, e cila kishte filluar që një ditë më parë dhe ishte lënë që të vazhdonte dhe atë ditë. Para ikjes, Kadriu na tha që të forconim shërbimet, e të vazhdonte ekspertiza mjeko-ligjore. Ai sakaq ishte shumë i tronditur. Në ato momente, ne pamë Enverin, i cili doli nga vila e tij dhe po shkonte për në mbledhjen e Byrosë Politike me kokën ulur.
Gjatë asaj kohe që ishit ju aty, kush u fut në vilën e Mehmetit?
Brenda në vilë ku ishte Mehmeti i vdekur, u futën Llambi Ziçishti me njerëzit e tij dhe na thanë se vetëvrasja kishte ndodhur rreth orës 03.00 të natës.
Morët ndonjë udhëzim nga udhëheqja e lartë apo Ministria e Brendshme, lidhur me shërbimin që duhet të bënte Garda e Republikës pas asaj që kishte ngjarë?
Erdhi zv / ministri i Brendshëm, Raqi Iftica dhe me porosi të ministrit Hekuran Isai, më tha që të mblidhja oficerët e ushtarët e Gardës dhe t`u komunikoja se: Mehmet Shehu ishte vetëvrarë.
Për ceremoninë e varrimit, a u angazhua Garda e Republikës?
Po, patjetër që u angazhuam. Të nesërmen u bë varrimi i tij nën kujdesin e Kiço Kasapit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, ku unë i dhashë dhjetë ushtarë për ta ndihmuar në problemet e varrimit.
Është thënë se Kadri Hazbiu natën e 18 dhjetorit ka shkuar tek Mehmeti?
Unë nuk e di dhe nuk mund të them gjë për këtë. Unë e di se natën e 17 dhjetorit, Kadri Hazbiu së bashku me disa shokë të tjerë, oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, ka qenë në një darkë në Laprakë, tek ish sekretari i tij Hiqmeti. Aty në atë sebep, ata kanë qëndruar deri në ora 01.00 të natës dhe më pas janë larguar për në shtëpitë e tyre. Unë nuk e di dhe nuk mund të them gjë, se ku ka shkuar Kadri Hazbiu mbas asaj darke.”
Pas asaj ngjarje deri kur qëndruat si Komandant i Gardës?
Unë vazhdova detyrën time si Komandant i Gardës së Republikës, deri në qershorin e vitit 1982, kur më thirri Mihal Bisha, (Drejtori i Drejtorisë së Kuadrit të Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili më tha se: me porosi të Ramiz Alisë, do të lëvizja nga ajo detyrë, sepse kisha mbushur moshën.
Si reaguat ju pas kësaj?
Unë ju drejtova Mihalit, duke i thënë: Dhe Ramiz Alia e ka mbushur moshën, se moshatar me mua është, po ai pse nuk del në pension?!
Si i’u përgjigj ai?
Mihali më tha se kishin menduar për mua, që të shkoja këshilltar i Hekuran Isait dhe kërkonte mendimin tim. Po kështu, ai më pyeti se kë mendoja që të zinte vendin tim, pasi ishin dy kandidatura, Dane Binja dhe Enver Pata. Unë i rekomandova Danen, i cili dhe u emërua komandant i Gardës në vendin tim.
Pse e refuzuat detyrën si këshilltar i ministrit, Hekuran Isai?
Refuzova propozimin për të shkuar si këshilltar i ministrit Hekuran Isai, pasi e dija shumë mire, se mua po më hiqnin si njeri i afërt i Mehmet Shehut, që nga koha e Luftës. Për këtë gjë, Ramiz Alia me Hekuran Isain, dyshonin tek unë dhe pas meje, ata hoqën edhe të gjithë kuadrot e tjerë, që ata mendonin se kishin pasur lidhje të afërta apo të largëta, me Mehmet Shehun.
Pasi u larguat nga ajo detyrë, a patët ndonjë problem dhe si u trajtuat?
Pas lirimit tim, për një kohë të gjatë jam survejuar rregullisht nga Sigurimi i Shtetit, pasi udhëheqja e lartë e PPSH-së, trembej nga ne ushtarakët e lartë, që kishim pasur lidhje me Mehmetin, se çdo bënim…!?”
Kush ishte Xhaferr Peçi, konoleni që u diplomua në tre akademi të ish-Bashkimit Sovjetik?
Xhaferr Peçi ka lindur në vitin 1926 dhe ai rrjedh nga një familje tepër e njohur nga fshati Kuç i krahinës së Kurveleshit të Vlorës. Gjyshi i tij, Balil Peçi, ka marrë pjesë në luftërat kundër turqëve në vitin 1847, së bashku me Zenel Gjolekën e famshëm. Po kështu babai i Xhaferit, Metua, ka qenë komandant i çetës së Kuçit dhe ka luftuar kundër andartëve grekë në vitet 1912-‘13-të, në mbrojtje të fshatrave të bregut. Nga kjo gjë, në vitin 1913-të andartët grekë dogjën Kuçin dhe shtëpinë e Metos i cili u largua familjarisht, për në zonën e Mesaplikut. Po kështu në vitin 1920, Meto Peçi luftoi kundër forcave italiane. në krye të çetës së Kuçit, (i caktuar nga Komiteti i Çlirimit të Vlorës) dhe pas asaj lufte, ai parakaloi në “Sheshin e Flamurit” në krye të çetës. Kur Fan Noli erdhi në fuqi në 1924-ën, e emëroi Meton komandant të zonës, me qendër në Brataj. Në 7 prill 1939, Metua dërgoi dy djemtë, Hasanin e Tekiun, për të luftuar në Vlorë. Familja e Metos u lidh e gjitha me Lëvizjen Antifashiste dhe të pesë djemtë e tij: Tekiu, Balili, Aliu, Xhaferi e Iljazi, së bashku dhe me dy nipat, Zigurin e Lulon, u inkuadruan në brigadat partizane të Enver Hoxhës dhe Balili (komandant batalioni në Brigadën e 6-të) me tre nipa të kësaj familje, (Istref Gjoliku, Mit`hat Goxhaj e Ali Çela) u vranë në luftë në përpjekje me forcat pushtuese dhe pas vitit 1944, u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”. Vetë Xhaferi, pas takimit me Hysni Kapon e Vehbi Hoxhën në 1942-in, u caktuar me punët e rinisë dhe në qershor të atij viti, ai u inkuadrua me çetën e Kuçit, që komandohej nga Bexhet Mema e Mustafa Matohiti. Gjatë asaj periudhe, Xhaferi morri pjesë në disa aksione që zhvilloi ajo çetë në fshatin Gusmar dhe Luftën e Gjormit, ku ai luftoi së bashku me vëllezërit, e babanë e tij. Me krijimin e Brigadës së Parë Sulmuese të komanduar nga Mehmet Shehu, Xhaferi u caktua aty, duke marrë pjesë në të gjitha betejat dhe në fund të Luftës, arriti deri zv / komandant i batalionit të pare, që komandohej nga Tahir Kadareja. Pas mbarimit të Luftës, Xhaferi u emërua me detyrën e zv / komandantit të Brigadës Ushtarake në qytetin e Vlorës dhe në vitin 1947, u dërgua për studime në Bashkimit Sovjetik, ku u diplomua në një shkollë ushtarake që nxirrte oficerë të rinj. Pasi u kthye në Shqipëri, a u dërgua për studime dhe dy herë të tjera në Bashkimin Sovjetik, duke u diplomuar me rezultate të larta, në dy akademitë ushtarake: “Frunze” (1951-‘54) dhe “Voroshilov” (1958-‘60). Nga viti 1960, deri në vitin 1972, Xhafer Peçi u emërua dhe shërbeu në detyrën e komandantit të Brigadave në Korçë, Shkodër dhe Tiranë, si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, në Drejtorinë Operative. Në vitin 1972, ai u emërua në detyrën e Komandantit të Gardës së Republikës, duke siguruar dhe ruajtur për dhjet vite, Enver Hoxhën dhe gjithë udhëheqjen e lartë të asaj kohe./ Memorie.al / KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para publikut të mbledhur në sheshin e Prishtinës për kampionet olimpike të Kosovës.
Kurti ka thënë se puna e madhe që kanë bërë kampionet janë motivim për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai ka pasur fjalë të mëdha edhe për kampionen e parë në histori të Kosovës, Majlinda Kelmendi.
“Mirmbrëma dhe urime të gjithëvë. Le t’iu urojmë mirëseardhja skuadrës sonë olimpike me një duartrokitje të madhe e të fuqishme sepse kanë bërë historinë në Tokio. Edhe pse Majlinda nuk mori medalje të artë në Tokio ajo ka marrë zemrat tona. Me përkushtimin e saj ajo ka hapur rrugën për atletët tonë që të ëndërrojnë më shumë e të synojnë më lartë. Ajo i solli Kosovës medaljen e parë të artë duke u bërë simbol i shpresës, duke na thënë që është gjithçka e mundur. Kampione në tatami, e kampione në jetë”, ka thënë ai.
Ai nuk e ka lënë pa thënë fjalë të mëdha edhe për kampionet e ‘Tokio 2020’, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe nuk e ka lënë pa lavdëruar punën e trajnerit Driton Kuka.
“Në olimpiadën e parë në Rio, Majlinda solli medaljen e artë. Në Tokio morrëm dy medalje të arta. Një duartrokitje të madhe për këto kampione. Medaljet e arta aq sa kërkojnë talent, kërkojnë edhe punë e përkushtim. Kërkojnë taktiktë e strategji të përsosur. Trajneri që na ka dhënë zemër të gjithëve. Ai është trajneri i artë Driton Kuka. Tri medalje të arta nga tri gra, kjo fjali me 7 fjalë duhet të mjaftojë për të fituar çdo medalje për barazi gjinore. Falemnderit vajzave, falemnderit trajnerit. Në Rio morëm 1 medalje, në Tokio 2. Le të fillojnë përgatitjet që në Paris të marrim 3 e më shumë medalje. Ju faleminderit të gjithëve. KOSOVA është e ARTË”, përfundoi ai. / KultPlus.com
KultPlus ua sjell një shkrim të studiuesit të njohur të gjuhës shqipe, Eqrem Çabejt, botuar në veprën e tij “Mësuesi”.
Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është një tregues i nivelit të kësaj kulture. Prandaj ringjalljet nacionale kudo e në çdo kohë kanë shkuar hap më hap me pasurimin e pastrimin e gjuhës. Për të dhënë vetëm dy shembuj, po përmendim Irlandën dhe Turqinë. Në Irlandë, menjëherë pas shkëputjes prej Britanisë së Madhe dhe fitimit të pavarësisë, po edhe më parë, gjuhëtarët hapën shkrimet e vjetra, që i kishte mbuluar pluhuri i kohës, dhe qitën në dritë leksema të moçme të gjuhës që s’i njihte më kurrkush, që kishin qenë përdorur disa shekuj, mbase edhe njëmijë vjet më parë, dhe i shtinë në shkollë e në qarkullim, edhe sot janë në përdorim të përgjithshëm.
Në Turqinë qemaliste, në vazhdim të punës që pat nisur më parë, sidomos Sami Frashëri, për pastrimin e gjuhës nga fjalët, shprehjet dhe ndërtimet sintaktike arabe e perse që e kishin mbuluar, me reformën gjuhësore që nisi në vitin 1928, u hulumtuan një varg fjalësh të turqishtes (osmanishtes) së vjetër dhe të disa të tjerave gjuhë turke të Azisë, dhe këto të gjitha dhanë një ndihmesë të madhe në pastrimin e gjuhës dhe pasurimin e saj me lëndë vendi. Një ndër detyrat kryesore të gjuhësisë shqiptare, krahas kërkimeve teorike, është edhe mbetet pasurimi i gjuhës me elemente të gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masës së fjalëve të huaja, që kanë vërshuar së jashtmi dhe që po vazhdojnë edhe në ditët tona. Kanë depërtuar e depërtojnë në shkrimet shkencore edhe letrare, në shtyp, në radio, në televizion, në bisedën e përditshme. Është e vërtetë se me punën e kryer gjer më sot, një pjesë e tyre janë spastruar, po ndërkaq kanë hyrë e po hyjnë të tjera në vend të tyre. Pastrimi i gjuhës nga ky mish i huaj është një detyrë shkencore, njëkohësisht dhe kombëtare. Nuk është aspak një shenjë shovinizmi, shqiptari nuk e ka traditë shovinizmin.
Në këtë fushë është punuar me shekuj te ne dhe vazhdon të punohet në këtë drejtim. Po të kundrohet kjo veprimtari më nga afër, shihet se ka këtu një vazhdimësi, një vijë të pandërprerë. Ne e çmojmë dhe e vlerësojmë veprimtarinë e paraardhësve tanë, njëkohësisht synojmë ndërkaq ta çojmë përpara veprën e tyre dhe ta thellojmë. Në këtë punë nuk do të kufizohemi të zbulojmë fjalë të moçme nëpër shkrime të vjetra, si kanë vepruar për shembull në vendet e përmendura më sipër. Nuk është kjo e vetmja rrugë për ne, sepse plot fjalë janë edhe sot të gjalla në gojë të popullit dhe presin të shtihen në përdorim. Kjo punë ka filluar që me përmendoret e para të shkrimit të gjuhës shqipe. Autorët e vjetër si Gjon Buzuku, Pjetër Bogdani e të tjerë kanë vepruar me vetëdije në këtë rrugë. Pjetër Budi në një vepër të tij të vitit 1618 ankon se gjuha po prishej më fort prej pakujdesisë së “diesvet dhe letërorëvet” të kohës së tij. Frano Bardhi në parathënien e fjalorit të tij të vitit 1635, flet për dëshirën e tij “me ndimuem mbë nja anë gjuhënë tanë”. Gjysmë shekulli më vonë, Bogdani rrëfen se “m’anshtë dashunë me djersë të mëdha shumë fjalë me ndërequnë ndë dhe të Shkodërsë” dhe shton se “giuha jonë qi me dijet dvuer edhe fjalëtë”. Qysh te këta autorë të vjetër gjejmë fjalë si derëtar, dëftues, grykësi, gjetës, gjuhëtar, kangëtar, këshilltar, kopështar, krye “kapitull”, lutës, madhështi, mbarim, mjeshtëri, ndjekës “ithtar, imitues”, i përbrendshëm, përndjek “persekutoj” (prej nga mund të formohet përndjekje për “persekutim”), polem “popull, vegjëli”, pushim, rrëfim, shkollar, urta, vetëmi, vjershëtar e plot të tjera, pa mundur ne sot të dimë se cilat janë fjalë të marra prej gojës së popullit dhe cilat janë formime të këtyre autorëve. Në lidhje me këtë, dihet se në pasurim të gjuhëve letrare e të shkrimit, dy janë kryesisht rrugët që ndiqen përgjithësisht. E para është marrja e fjalëve të gjalla në ligjërimin popullor e nëpër dialekte dhe të shtënët e tyre në përdorim të përgjithshëm, shpeshherë duke i ngritur më lart në punë të nivelit kuptimor. Kështu, për shembull, lëndë landë si kuptim konkret ka “dru; dru si material ndërtimi”, po qysh prej shkrimtarëve të Rilindjes së shekullit të kaluar përdoret me rrugë abstrakte edhe për “materie”, “subjekt”, “temë” etj. Ashtu dhe fjala rrymë, prej kuptimesh të tilla si “rrjedhë e vrullshme e ujit”, “lëvizje e ajrit”, “remë e mullirit” (rrymë e ujit, rrymë ajri, rrymë e mullirit), ka zgjeruar sferën e përdorimit me rrymë elektrike, rrymat letrare, rrymat politike etj., duke përfshirë kështu dhe sferat abstrakte të leksikut. Rruga e dytë është formimi i fjalëve të reja, i të ashtuquajturave neologjizma. Këto mund të jenë formime të mëtejme të fjalëve popullore, si anëtar nga anë. Shpeshherë ndërkaq janë të tilla, porse të farkuara si përkthim fjalësh të huaja, si kalke, si për shembull i pamasë e autorëve të vjetër, pas lat. immensus, it. immenso; ose në kohët e reja pararojë pas it. avanguardia, frgj. avantgarde etj. Janë pra formime pozitive, me gjedhe (model) të huaj, po me brumë vendi, një mënyrë veprimi me të cilën janë pasuruar me kohë gjithë gjuhët e Europës edhe të botës, rrugë pasurimi e ndjekur që në kohët e lashta (latinishtja prej greqishtes), por sidomos në kohët moderne.
Puna e autorëve tanë të vjetër në këtë fushë veprimtarie po të hetohet më imtë, shihet se vazhdon më tej dhe gjatë kohës para shekullit të kaluar. Edhe pse përmasat qenë më të vogla, dhe mënyra e punës shpeshherë anonime, vlen të shënohet se nuk ka pasur aty një zbrazëti të plotë në punë të shkrimit e përpunimit të gjuhës. Kjo veprimtari ndërkaq me një gjallëri të re u rimuar tek ne sidomos me shekullin e kaluar, mbasi lëvizja mendore e “shekullit të dritës” (le siècle des lumières), i quajtur gabimisht “iluminizëm”, dhe më vonë e romantizmit, patën zgjuar sidomos ndër popujt e vegjël e të robëruar të Europës idenë nacionale dhe dashurinë për kulturën popullore, folklorin, gjuhën amtare dhe përpunimin e kultivimin e saj. Njerëzit që vepruan në këto fusha kanë qenë nganjëherë njëkohësisht burra të armës dhe të pendës, luftarë dhe dijetarë e shkrimtarë, ashtu si Pashko Vasa ndër ne. Me një ndjenjë habie shohim ne sot si një njeri jo i pendës, po i armës, dhe folës i një dialekti në skaj të trevës gjuhësore, si Marko Boçari prej Suli, përdor në fillim të shekullit të kaluar leksema të sferës kuptimore-abstrakte si kërkim, madhësi, i papunë, i pamasë, ashtu si dikur Gjon Buzuku në Veri, e të tjera si këto. Mbetet merita e elementit shqiptar të Italisë që i priu Rilindjes Kombëtare të shekullit të kaluar, me çeljen e Kolegjit të Kalabrisë (1732) dhe atij të Palermos në Siqeli (1734), dhe pastaj me vepra historike-gjuhësore, folklorike e letrare, si ato të Nikollë Ketës (1742-1803), Engjëll Mashit e sidomos të Jeronim De Radës, i cili organizoi dhe dy kongrese gjuhësore në Kalabri. Në këtë lëvizje mendore e gjuhësore-letrare në gjysmën e dytë të atij shekulli morën pjesë, si dihet, dhe shkrimtarë e dijetarë shqiptarë të Greqisë, si Panajot Kupitori e Anastas Kullurioti. Nga shkrimtarët e Shqipërisë, një brez para atyre të Rilindjes, Naum Veqilharxhi është një ndër të parët që u përpoqën të pasuronin gjuhën e shkrimit e ta spastronin nga fjalët e huaja, me fjalë si fletore, kamës, mësim, padije, shënim, shumicë, thelloj e ndonjë tjetër. Përpara tij Tahir efendiu prej Gjakove përdori më 1835, ndër të tjera, fjalë si folës, mësim, mësues, nxanës, rrëzim. Shkrimtarët e Rilindjes, si Kristoforidhi, Naim e Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto e të tjerë, i hynë në këtë lëmë një pune të madhe edhe me një metodë të re. Kjo metodë ishte: kërkim, përhapje e vënie në qarkullim e fjalëve që ekzistojnë në gjuhë, po që kishin mbetur mënjanë; përdorim i fjalëve të vjetra e të harruara të gjuhës; përdorim shumë i kufizuar i fjalëve të huaja; formim fjalësh të reja, neologjizmash, si kompozita si rrjedhoja (derivate), pas gjedhes së analogjisë, pra kryesisht pas shembullit të fjalëve të gjalla të ligjërimit popullor e të dialekteve të tij. Ndër këta autorë, Kristoforidhi e pasuroi gjuhën e shkrimit me fjalë si fushatë, hierore “tempull”, jetëdhënës, ligjdhënës, ndërgjegje, pikë, presë, theks, zanore. Te Naim Frashëri gjejmë dëgjim, dritare, gjithësi, hapësirë, papunësi, i përjetshëm, vetëdijë, vjershëtor e plot të tjera. I vëllai Samiu, dihet se përveç punës që kreu në lëmin e caqeve (termeve) gjeografike e administrative (lindje, perëndim, jugperëndim, veriperëndim, mesditës për “meridian”, kryeministër, qeveritar etj.), ka vënë themelet e terminologjisë gjuhësore e gramatikore, me formime si abetare, nyjë, njëjës, shumës, rrokje, i shquar, i pashquar. Para tij Jani Vreto shtiu në përdorim terme gjuhësore si rrënjë, emër, përemër, folje ndihmëse. Gjejmë tek ai edhe fjalë të gojës popullore përdorur me një mënyrë të re, pa mundur ne sot të ndajmë kurdoherë me saktësi se cili ndër këta tre shkrimtarë është autori i parë i disa fjalëve të caktuara. Puna e pasurimit dhe e pastrimit të gjuhës vijoi e pandërprerë edhe pas periodës së Rilindjes nga ana e një vargu shkrimtarësh, gjuhëtarësh e arsimtarësh të vendit. Në vitet e para të shekullit tonë Luigj Gurakuqi me veprat e veta ia kushtoi gjithë mundin e tij këtij qëllimi. Ai u caktoi lavruesve të gjuhës detyrën që “skajet (termet) e përgjithshme t’gjith degëve t’dijes, qi janë pothuej gjithnjë ndër t’tana gjuhët… kena për t’i marrë edhe na… Fjalët e skajet e tjera kena për t’i trajtue vetë tue i ba me rrjedhë prej rraje shqype”. Në ditët tona Aleksandër Xhuvani, i pajisur dhe me zotërimin e plotë të metodës gjuhësore, i kushtoi gjithë jetën e tij këtij synimi, detyrës së madhe të pastrimit të gjuhës prej fjalëve të huaja e të pasurimit të saj me fjalë vendi. Punimet e tij të kësaj fushe janë mbledhur shumica në dy vëllimet: “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1960) dhe “Studime gjuhësore” (1956), për të cilin vëllim gjuhëtari i njohur austriak Maks Lamberc thotë se do të ishte me shumë vlerë që kjo punë jete të botohej e përkthyer në një gjuhë të madhe si frëngjishtja. Njëkohësisht edhe disa lavrues dashamirë të gjuhës amtare dhe arsimtarë patriotë si Mati Logoreci e të tjerë, edhe këta me sa kanë mundur kanë punuar në këtë vijë. Këtu ndërkaq është vendi të vihet në dukje ndihmesa e madhe që ka dhënë e po jep në lëmin e zëvendësimit të fjalëve të huaja me fjalë vendi, në formë anonime, masa e njerëzve të thjeshtë, nëpunës, arsimtarë, ushtarakë, specialistë të degëve të ndryshme, në ditët tona përveç këtyre edhe institucionet shkencore, aktivistë shoqërorë e plot të tjerë. Pas çlirimit të vendit janë formuar ndër të tjera, fjalë e caqe (terme), si anëshkrim, arritje, automjet, bajraktarizëm, bashkautor, bashkekzistencë, bërthamor, bishtajore, bletari, bujkrob, dukuri, ecuri, furrnaltë, gjetje (arkeologjike), halorë, hedhurina, huazim, kanal kullues, leshpunues, mbingarkesë, mbingarkim, mbishtresë, mbivlerë, pyetësor, reshje, shpërpjestim, shpim, tokëzim, tregues m., vendburim e të tjera.
Në këtë mënyrë gjuha e shkrimit dhe e bisedës që përdorim ne sot i ka rrënjët në gjuhën popullore të përpunuar gjatë kohëve. Ajo është rezultat edhe i përdorimit të fjalëve të gojës së popullit edhe i punës së madhe të brezave të mëparmë. Do të ishte me interes për historinë e gjuhës letrare e të shkrimit të hetohej se, sidomos nga fjalët e leksikut abstrakt-mendor, te cili autor secila ndër to shfaqet për herë të parë, ose të paktën në cilin shkrim (vepër, revistë a gazetë) paraqitet së pari. Një punë e tillë e dyfishtë pret që të kryhet në të ardhmen. Aty mund të dalë që një pjesë e mirë e leksemave të këtij lloji janë më të vjetra nga ç’mund të kujtohet, dhe që një pjesë i ka pasur qëmoti dhe gjuha popullore.
Gjuha shqipe është e pasur jo vetëm në elemente leksikore të kulturës materiale, po edhe në fushën e fjalëve të sferës abstrakte-mendimore. Nuk është i drejtë mendimi i disa dijetarëve të huaj se shqipja qenka e pasur vetëm në fjalë të sferës baritore, as i drejtë mendimi se shqiptarët paskan qenë një popull barinjsh nomadë, shtegtarë. Një mendim i tillë nuk përligjet as me të dhënat e ekonomisë politike historike. Një profesor matematike më thoshte para disa kohe se me terme shkencore të farkuara me mjetet e gjuhës së popullit ka shpjeguar lëndën e tij në shkolla të mesme dhe është kuptuar shumë mirë nga ana e nxënësve. Një gjë e tillë vlen dhe për të tjera degë të dijes, si për fizikë, botanikë, zoologji, gjeografi, gjeologji, arkitekturë e degë të tjera. Për të dhënë vetëm disa shembuj nga lëmi i gjuhës popullore, që janë në gjendje të zëvendësojnë fjalët e huaja ose gjithsesi të pasurojnë gjuhën letrare dhe terminologjinë shkencore me elemente ose forma të reja, po përmendim ndër të tjera: Çamëria polipit të detit i thotë likurishtë, veprimit të zbutjes së një peme me anë shartimi i thotë zbutoj; Gjirokastra për “parenté” thotë afëri, rozetës së tavanit i thotë kërthizë, tuberkulozit të eshtrave i thotë rrodhje (nga rrjedhja e qelbit); Labëria atij që përziente bagëtinë me një tjetër i thotë përzitës, dhe sisës së gjirit të bagëtisë femër mjelm; Bregu i Detit për “zë rrënjë bima” thotë rrënjëzohet; Lunxhëria drurëve e shkurreve të ulëta që rriten keq në pyll në hijen e drurëve të mëdhenj u thotë hiesira; Zagoria për “qëmoti, lashtë” thotë lashtërisht, dhe ana e Këlcyrës për “tashti vonë, rishtas” thotë rishmë; anët e Beratit e të Frashërit sipas Kristoforidhit zgavrës së një druri të madh si rrapi i thonë zgërbonjë, dhe Dangëllia një ene bakri me veshë i thotë veshore; Labova e rrëzës së Tepelenës kur bie borë e imtë thotë mizon; Mallakastra një fiku vjeshtak të zi e me plasa në lëkurë i thotë fik shkronjës; Myzeqeja grykës së lumit që derdhet në det i thotë gojkë d.m.th. “gojë”; ana e Shpatit mostrës ose modelit i thotë gjedhe, dhe të mbajturit anë, anësisë anesë; Shqipëria e Mesme për një njeri të flashkët me trup e të mefshtë thotë i qullët, e për “vete mbarë” trevon, si në s’na trevon gjaja e gjallë. Në të folët e Tiranës ndiheshin edhe ndihen fjalë si kryemot për natën e ditën e vitit të ri, dhe hulli për “brazdë”. Në katundin Sharrë të Tiranës, fjalën pamenia e kemi dëgjuar me kuptimin “panoramë, pamje”, e në anët e Krujës dëgjohet ansujë për “ishull”. Me këtë nuk themi se do të zëvendësojmë patjetër ishull-in dhe do ta heqim krejt nga përdorimi, porse e japim shembullin për të treguar se edhe në fushën gjeografike gjuha e popullit ka formuar leksema si kjo, e cila mund të hyjë në përdorim në stile të veçanta të gjuhës letrare. Mjeshtrit e asaj ane kanaleve a vanave që gërryhen në çimento për kalim uji u thonë ujse. Mirdita vendosjes së një grupi etnik të shpërngulur në një vend të ri, pra kolonisë, i thotë ngulim. Shkodra tekstileve u thotë veglore, fjalë që lidhet me vegël, që përdor Korça për vegjët. Anët e Veriut fundërrisë që mbetet nga të shkrirët e një lënde i thonë bram, zgjyrës bramc farke, shtrirjes së një lugine i thonë lugajë, një fushe voglake vuth, një toke që është nën ujë tokë mbujake, një galerie a tuneli zgafelle, tumave të lashta (arkeologji) kodërvorre, një grumbullimi lulesh në trajtë të një kalliri të varur vastak, një pipthi, kalemi a fidani trishe, sëmundjes karies (të dhëmbëve etj.) briesë; veçanërisht Pulti për “mjekoj me barna” përdor barnatoj. Fjala imtoj, sot përgjithësisht “shkoqit në hollësira (një çështje)”, në të folët e Lumës përdoret në mënyrë konkrete “holloj”, imtoj drutë “i çaj i bëj të holla”. Kosova një njeriu që ka të njëjtin emër me një tjetër i thotë emnak, e për “dorëzoju” thotë “jep dorzimin”; në Kosovë për “filaturë” përdoret tjerrtore, e për “kaldajë” ngrohtore. Në Dibër një helmi të madh të shpirtit i thonë djegë. Duke kaluar në dialektet e ngulmimeve shqiptare jashtë Atdheut do të përmendim se në Arbënesh të Dalmacisë për “shpina e dorës” thonë përmidora, e për “krijoj”, me një fjalë vendi lentoj (nga lej), prej nga mund të formohet dhe lentim për “krijim”. Në Greqi për “gardh” thonë thurimë, fjalë që mund të përdoret edhe me një kuptim të figurshëm, si p.sh. në gërshetimin e veprimit të një drame. Në Kalabri ofiqit (nofkës) që i ngjitet një njeriu i thonë shënim. Në Siqeli samarit i thonë bërrore, fjalë që lidhet me barrë; për “të dhënë e të marrë, marrëdhënie” thonë përzitë, si në shprehjen me të hojin mos kesh përzitë. Atje kanë farkuar dikur dhe gurshkronjë për “litografi”. Këta janë vetëm disa pak shembuj për të dhënë një ide sado të zbehtë për pasurinë e visarit leksikor të gjuhës popullore.
Janë pra të gjitha mundësitë për një zëvendësim të fjalëve të huaja me fjalë vendi, dhe kjo pa bjerrje aspak të vlerës kuptimore të fjalëve. Mund të zëvendësohen ndër të tjera fjalë si abuzoj abuzim, acid, adaptoj adaptim, agresion agresiv, aktivitet aktivizoj, ambient ambiental, ambiguitet, amorf, anketë, apikulturë, aproksimativ approksimativisht, aprovoj aprovim, atribuoj, bonifikoj bonifikim, celular, deduktoj deduktim, dekompozoj dekompozim, depistoj depistim, derivat, destinoj, dezekuilibër, dimension, efekt i efektshëm efikacitet, eksperiencë, eksploroj, ekuilibër, erupsion, esencial, evoluoj, favor favorizoj favorizim i favorshëm, fenomen, fibër, filaturë, firmos, fortifikoj fortifikim, frekuentoj frekuentim, frutikulturë, germë, grataçel, hezitoj hezitim, imediat, imperativ mb., influencë influencoj, inkuadroj inkuadrim, inkurajoj inkurajim, inovacion, insistoj insistim, insuficiencë, intoksikacion, investoj investim, justifikoj justifikim justifikues, kaldajë, karbon, konditë, kondicionoj, konfirmoj, kontribuoj kontribut, kooperoj kooperim, koordinoj koordinim, korent kurent, korrespondoj korrespondencë, kulminant, landshaft, laring laringjit, leguminoze, legjislativ, lubrifikoj, manual, militoj, monument, ndofta ndoshta, operativ, origjinë, palafit, penelatë, perfeksionoj perfeksionim, polen, preferoj, preokupoj preokupim preokupant, presion, presupozoj presupozim, reciprok reciprocitet, refuzoj refuzim, renal, rendiment, represiv, revokoj, sekret, servil, silvikulturë, i sinqertë sinqeritet sinqerisht, sinjifikativ, skulptor skulpturë, spektator, spostoj spostim, stimul, sukses i suksesshëm, supersticion, supozoj supozim, tentoj tentativë, (ujëra) territoriale, toksik toksikologji, total totalisht, transformoj transformim, transmetoj transmetim, unifikoj unifikim, validitet, vegjetacion, vigjiloj, vigjilencë vigjilent (që me këtë formë s’e kanë as italishtja as frëngjishtja), volum voluminoz, xhiroj xhirim etj.
Në lidhje me këtë punë të madhe, së cilës mendojmë se duhet t’i përvishemi me një rrugë tërësore, sistematike e të organizuar mirë që në ballë, në mënyrë paraprake do dalluar qartë ç’është huazim (frgj. emprunt) e ç’është fjalë e huaj. Fjalët më sipër e shumë të tjera të llojit të tyre nuk janë huazime të mirëfillta, të tilla që të kenë hyrë lashtërisht në gjuhë të popullit, të jenë bërë mish e asht i saj. Janë mish i huaj depërtuar në gjuhë nëpërmjet shtresave intelektuale kryesisht në këto brezat e fundit, dhe nuk kanë arritur të hyjnë thellë në strukturën leksikore të gjuhës. Prandaj dhe zëvendësimi i tyre me brumë vendi, me kusht që të mos cënohet saktësia kuptimore, në përgjithësi nuk paraqitet i vështirë. Do pasur parasysh në këtë mes se depërtimi i fjalëve të këtij lloji nuk përligjet as me karakterin gjuhësor të shqipes. Gjuha shqipe nuk është një gjuhë romane as gjysmëromane, si ka qenë pohuar dikur dhe vazhdon të pohohet vise-vise dhe sot e kësaj dite. Janë të gjitha mundësitë reale që mos t’i lihet shteg edhe pohimit të dikujt se “duhet njeriu më parë të mësojë italishten para se të mundë të lexojë pa mundim një shkrim të shqipes”.
Në këtë veprimtari ndërkaq duan pasur parasysh disa parime në lidhje me metodën e punës që do të ndiqet. Një ndër parimet kryesore në zëvendësimin e fjalëve të huaja do të jetë maturia. Nuk duhet aty të kalohet në ekstrem. Ka rasa – kryesisht në punime të specialitetit – ku përdorimi i një fjale a termi të huaj paraqitet i domosdoshëm; aty, për hir të saktësisë shkencore, të stilit, a për një tjetër arsye, do të përdoret. Si kudo, edhe aty duhet vepruar me masë, pan metron ariston kanë thënë të vjetrit. Nuk duhet ecur si në disa gjuhë ku edhe fjalë e terme ndërkombëtare janë munduar t’i zëvendësojnë medoemos me elemente të vendit.
Në këtë mes del edhe pyetja: ç’është term ndërkombëtar? Mendojmë se term ndërkombëtar nuk mund të quhet një term shkencor që e kanë përgjithësisht vetëm gjuhët romane, gjuhët bija të latinishtes; ato vetvetiu e kanë marrë e do ta marrin prej saj. Term ndërkombëtar mund të quajmë një term shkencor që përveç gjuhëve romane e kanë në përdorim edhe idiomat e të tjerave familje gjuhësore, si gjuhët gjermanike, sllave e të tjera. Për të dhënë dhe këtu ndonjë shembull, do të themi se acid nuk është term ndërkombëtar, po kimi është term ndërkombëtar; levë, presion nuk janë terme ndërkombëtare, porse fizikë po; insekt është term ndërkombëtar, po insekticid nuk është. Ashtu qëndron puna dhe me botanikë përkundrejt leguminozeve e labiate-ve, me zoologji përkundrejt reptilë-ve etj. Duke mbetur në lëmin e terminologjisë shkencore mund të pohojmë pra se në degë të ndryshme të dijes e përgjithësisht të veprimtarisë njerëzore, në arkitekturë, gjeologji, botanikë, zoologji, fizikë, kimi, matematikë, mjekësi e shëndetësi, në blegtori, bujqësi, industri, ekonomi, ndërtim e në fusha të tjera ka një mori fjalësh të vendit që pa dëm kuptimor janë në gjendje t’ua zënë vendin fjalëve të huaja. Aty është me interes edhe kjo, që fjalët e vendit kuptohen më mirë, rroken e përvetësohen më lehtë nga nxënësit e moshave të vogla, sepse u formojnë atyre shoqërime (asociacione) idesh; ato gjejnë analogjinë e vet në pasurinë leksikore që zotërojnë ata brenda sistemit të gjuhës amtare.
Në këtë fushë veprimtarie shihet kështu se një rëndësi të madhe ka puna e pastrimit të terminologjisë shkencore, e cila është mbuluar me elemente leksikore të huaja. Veçse përbrenda kësaj fushe duhen bërë diferencime. Një pjesë e madhe e terminologjisë së shkencave teknike, natyrore, mjekësore e të tjera është në përdorim kryesisht në rrethe shkencore e të specialitetit. Një rëndësi më të madhe merr problematika e pastrimit të degëve të leksikut shoqëror, elementet e të cilit janë në përdorim te një masë më e gjerë e shtresave të shoqërisë. Në këtë veprimtari një detyrë edhe më të madhe përbën puna e pastrimit dhe e pasurimit të gjuhës së përditshme që përdoret në të folë e në shkrim. Spastrimi i gjuhës prej fjalësh të tilla si ambient, eksperiencë, esenciale, fenomen, influencë, preferoj mbetet një detyrë kryesore e gjuhësisë shqiptare. Me fjalë të tjera, ne mendojmë se spastrimi i terminologjisë shkencore, me gjithë rëndësinë që ka, përbën vetëm një pjesë në punën e madhe e komplekse të pastrimit e pasurimit të gjuhës, punë në të cilën vjen e integrohet.
Edhe në lëmin e sintaksës gjuhësinë shqiptare e presin detyra të reja në pastrim të ndërtimit të fjalisë prej ndikimit të huaj. Ndërtime të tilla si gjuha greke dhe ajo latine; kategoritë emërore dhe ato foljore; në të gjitha fushat kryesisht në ato politike e ushtarake, kapitali amerikan, krahas atij holandez nuk janë të strukturës sintaktike të shqipes. Ato janë ndjekje (imitime) të gjedhes së italishtes, depërtuar ndër ne gjatë këtyre brezave të fundit. Ndërtime të tilla kanë shkuar prej romanitetit perëndimor edhe në rumanishten, porse atje edhe lejohen si një gjuhë romane që është. Tek ne mendojmë se edhe këto përdorime duhet të zëvendësohen me ndërtime të vendit. Thjesht shqip do të duhej të thuhej e të shkruhej kategoritë emërore dhe kategoritë foljore ose kategoritë emërore dhe foljoret. Një tjetër gjurmë ndër të tjera ka lënë në shqipen moderne ndikimi sintaktik i italishtes në ndërtime fjalish si hyrja në fuqi e kësaj ligje, hyrja në veprim e makinerive, hyrja në përdorim e këtyre fjalëve, për shkak të daljes në grevë të minatorëve anglezë, në vend që të shkruhej hyrja e kësaj ligje në fuqi, hyrja e makinerive në veprim etj., si ka qenë më parë në gjuhën shqipe. Veçse duhet thënë se ky lloj ndërtimi ka depërtuar tashmë aq thellë në gjuhën bisedore e të shkrimit, sa më nuk ndihet si element i huaj, dhe do të jetë vështirë të mënjanohet.
Puna e pastërtisë së gjuhës përfshin dhe frazeologjinë. Edhe aty vërehen në gjuhën e sotme ndikime të jashtme, me ndjekje gjedhesh të huaja me anë përkthimi. Në shqipen e mirëfilltë nuk thuhet i hedh pluhur syve, si thonë në disa gjuhë të tjera, po thuhet i hedh hi syve. Një përkthim (kalk) frazeologjik i ri është edhe shprehja gjysmë i vdekur; në folklor e tek autorët e vjetër gjendet rregullisht pak gjallë po me këtë kuptim. Gjuhësia jonë edhe në këtë fushë është e caktuar të gjurmojë rrugët vetjake të gjuhës.
Duke kaluar nga fjalët në punë, jemi të mendimit se janë pjekur kushtet që një komision i përhershëm (permanent) t’i përvishet kësaj pune, plotësimit të kësaj detyre të madhe. Mendojmë që në këtë komision të marrin pjesë njerëz nga institutet dhe qendrat kërkimore të Akademisë së Shkencave dhe përfaqësues specialistë të degëve të ndryshme. Të gjenden rrugët e bashkëpunimit të tyre me ndërmarrjet, fabrikat dhe institucionet shkencore e të tjera të vendit. Do të ketë pjesëmarrje e bashkëpunim aktiv sidomos dhe nga ana e arsimtarëve të rretheve, sepse shkolla do të luajë një rol të dorës së parë. Do të duhet një punë individuale dhe kolektive, një punë e re e gjithanshme, punë sistematike dhe me afat të gjatë. Me këto punë duhet të hapet një faqe e re e historisë sonë gjuhësore, një epokë e re e pastrimit dhe e pasurimit të gjuhës letrare edhe të shkrimit. Duhet të kryhet në atë mes një rishikim i gjithë punës së deritanishme. Do të rishqyrtohen nga ky këndvështrimi jo vetëm terminologjitë e ndryshme dhe fjalorët terminologjikë, po edhe fjalorët e tjerë që janë punuar deri më sot. Do të jetë një reformë gjuhësore në nivel Republike. Mendojmë gjithashtu se do të jetë vendi që të dalë ndonjë botim periodik me emrin “Gjuha jonë” ose “Gjuha shqipe”, që do t’u kushtohet kryesisht problemeve e detyrave të pasurimit e pastrimit të gjuhës.
Fjalët e vendit dhe termet që do të zëvendësojnë me kohë elementin e huaj do të shtihen në përdorim që në shkollat, që me moshën e re. Shumë fjalë që do të vendoset të përdoren e të hyjnë në gjuhë, edhe neve vetë në fillim do të na duken pakëz si çudi. Porse brezat që do të vijnë do t’i mësojnë e do t’i përdorin vetvetiu; sikurse kanë hyrë në përdorim shumë fjalë vendi që janë farkuar prej paraardhësve tanë e prej brezit tonë, janë për ne sot të natyrshme dhe janë bërë pronë e qëndrueshme e gjuhës. Në këtë punë me rëndësi kombëtare do të veprohet me guxim bashkuar me kompetencë shkencore, dhe, si u tha, me hapa të matur, me maturi në punë. Ne edhe në fusha të tjera të veprimtarisë kulturore kemi ndërmarrë punë që vetë neve në fillim mund të na jenë dukur të parealizueshme, e që i kemi kryer. Sot më fort se kurrë na shtrohet detyra që këtë gjuhë, një nga elementet kryesore të kombësisë sonë, ta pasurojmë me fjalë të visarit popullor dhe ta spastrojmë nga masa e lëndës së huaj. / KultPlus.com
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, ka folur për media pas ardhjes në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Krasniqi ka thënë se është mirënjohëse për pritjen që i është bërë dhe ka falënderuar të gjithë popullin shqiptar për përkrahjen që i është dhënë tërë kohën sa ajo ishte në Tokio.
“Jam mirënjohëse për këtë pritje kaq të ngrohtë. Ju kisha falënderuar të gjithëve, sidomos popullit shqiptar që na ka mbështetur vazhdimisht. Shpresojmë që s’kemi me mbet vetëm me këto tri medalje, por nga Parisi shpresojmë me u kthy me më shumë”, ka thënë ajo.
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë dhe ishte e fituesja e dytë e Kosovës në histori. Pas saj fitoi edhe xhudistja, Nora Gjakova. / KultPlus.com
Ekipi olimpik i xhudos tashmë ka ateruar në Aeroportin “Adem Jashari”. Dy kampionet olimpike nga Tokyo 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova tashmë kanë shkelur në tokën dardane.
Në konferencën për media, kampionia olimpike Nora Gjakova tha se kjo medalje shkon për gjithë popullin e Kosovës.
“Është një sukses i jashtëzakonshëm. I kemi tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Dua ta falënderoj trajnerin Driton Kuka. Falënderoj familjen që gjithmonë na kanë përkrahur, si mu si Akilin. Faleminderit popullit të Kosovës. Kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës”, ka thënë Gajkova. / KultPlus.com
Ekipi olimpik i xhudos tashmë ka ateruar në Aeroportin “Adem Jashari”. Dy kampionet olimpike nga Tokyo 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova tashmë kanë shkelur në tokën dardane.
Në konferencën për media që po mbahet në Aeroportin Adem Jashari, ka folur edhe Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi. ai ka thënë se Kosova u njoh ndërkombëtarisht pas fitoreve të Majlinda Kelmendit në Tokio.
“Kosova me tri medalje te arta. Për mua është kënaqesi e veçantë dhe privilegj t’i prijë një ekipi të tillë që na bëri krenarë gjithë shqiptarinë. Kosova në Tokio ka qenë temë e diskutimit nga e gjithë bota. Kosovës atje iu shtua një emër: Kosova e artë. Jemi ndje krenarë. Falënderojme Majlinda Kelmendin që e ka hapur derën për sportistët e kosovës dhe i ka treguar që nëse punojnë mund të arrijnë shumë”, ka thënë ai. / KultPlus.com
Dy medalje ari për gjithsej 10 minuta shkojnë për Italinë, gjatë garave të atletikës të mbajtura dje.
Fillimisht, Gainmarco Tamberi fitoi në kërcim së larti medaljen e artë me 2,37 metra.
Më pas, Marcell Jacobs, fitoi garën simbol të olimpiadës, atë të 100 metrave me kohën 9’80”.
Asnjëherë në 125 vitet e Olimpiadës asnjë italian nuk kishte marrë pjesë në finalen e 100 metrave.
“Një kënaqësi e jashtëzakonshme”, deklaroi presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.
”Jam krenar për ju”, deklaroi ndërkohë kryeministri Mario Draghi. / KultPlus.com
Italians Marcell Jacobs (L) and Gianmarco Tamberi celebrate after won respectively Men’s 100 metres and Men’s High Jump at Tokyo’s Olympic Games 2020 Athletics event, Tokyo, Japan, 01 August 2021. ANSA / CIRO FUSCO
Fotografi gjerman Von Mitrich ka vizituar Shqipërinë në ditët e nxehta të korrikut. Ai ka postuar një foto mahnitëse të Alpeve shqiptare, duke saktësuar se ky vend i mrekullueshëm e meriton vëmendjen e të pasionuarve të udhëtimeve, përcjellë KultPlus.
“Sapo u ktheva nga një udhëtim në Shqipëri. Për mendimin tim, ky vend i mrekullueshëm meriton një vëmendje të madhe të pasionuarve të udhëtimeve”, thotë ai.
@Von Mitrich
Von Mitrich është një fotograf profesionist gjerman i njohur ndërkombëtarisht. Qëllimi kryesor i fotografive të tij është të tregojë njerëzve se bota jonë është e mrekullueshme dhe e shumëanshme. / KultPlus.com
Poeti shqiptar në Itali, Zef Mulaj është vlerësuar nga ‘Açademia dei Bronzi’ dhe editori Vincenzo Ursini me çmimin e rëndësishëm “Dante Aligheri”.
Ky konkurs u realizua në nderim të poetit të madh Dante Alighierit, në 700-vjetorin e vdekjes dhe në të morën pjesë plot 1056 autorë nga të gjitha rajonet e Italisë dhe jashtë vendit.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 9 gusht në Catanzaro. Poezia e përzgjedhur e autorit është “Është ruajtur (Haiku)”, pjesë e antologjisë së tij “Mirdita Dante”.
Me këtë poezi autori sjell një sugjerim të bukur në vetëm tre vargje, na fton të shikojmë përpara, pa u ndalur në vuajtjet e së shkuarës, sepse vetë zemra di të kujdeset për veten dhe ruajtjen. Dhimbja brenda saj është ruajtur, e çmuar, si diçka që ndihmon në kapërcimin e çdo pengese në të ardhmen.
Zef Mulaj, nga Nikaj Merturi i Tropojës, është autor i 16 librave (shqip, në italisht, në gjermanisht e anglisht) deri tani. Është doktor në shkencat farmaceutike e i specializuar në toksikologjinë forense ambientale e klinike dhe anëtar zyrtar ne albën e konsulentëve shkencorë në toksikologjinë forense në gjykatën italiane. / KultPlus.com
Sot shënohet 97-vjetori i lindjes së koreografit të mirënjohur dhe pedagogut Panajot Kanaçi, i cili lindi më 2 gusht 1924.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar këtë datë duke theksuar se, Panajot Kanaçi interpretoi një sërë rolesh kryesore, ku veçohen baletet “Shatërvani i Bahçisarajt” (1951) dhe “Esmeralda” (1953).
Kanaçi kreu studimet e larta për baletmaester në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë, e më pas ishte drejtor artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit.
Me koreografinë e baletit të parë shqiptar “Halili e Hajria” (1963, me muzikë të Tish Daijës), Kanaçi u bë themeluesi i artit koreografik kombëtar.
Për këtë koreografi u nderua më 1964-ën me Çmimin e Republikës të Shkallës I, me motivacionin: “Për vënien në skenë të baletit të parë kombëtar “Halili e Hajria” dhe merita të shquara në fushën e koreografisë”.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar edhe foto të Vendimit të Këshillit të Ministrave që i akordon prof. Kanaçit, çmimin në fjalë. / KultPlus.com
Marka e re ‘EGONLAB’ me shkëlqimin e tyre unik duket se janë bërë pjesë e fazës më prestigjioze të industrisë së modës, ku sapo ka arrirë të fitoj çmimin prestigjioz ‘Pierre Bergé’ nga juria e shquar e “Andam Fashion Award”, shkruan KutPlus.
Ky çmim u fitua nga çifti që sapo kanë festuar 65 vjetorin e tyre së bashku. Ata kanë veshur markën ‘EGONlab’ dhe duket se me të vërtetë po përfaqësojnë dinjitetshëm këtë markë e cila përfaqëson njohjen e vizionit pa gjini dhe sa më gjithëpërfshirës.
“Është përgjegjësia e brezit tonë për të përhapur një mesazh pranimi dhe barazie për të gjithë. Megjithëse ne duam t’i lejojmë njerëzit të shprehen pa frikë dhe gjykim”, ka shkruar marka ‘EGONlab’ në rrjetet sociale.
KultPlus më poshtë ju sjell disa nga veshjet më të bukura të tyre e që lehtësisht po shoqërohen me lumturinë e të dy dashuruarve. / KultPlus.com
Një majmun dhe një vajzë mund të duken një kombinim i pakapshëm, por majmuni i quajtur Vivo dhe tinejxherja Gabi, e vërtetojnë se janë një dyshe e jashtëzakonshme dhe asgjë nuk mund t’i pengojë ata, në përfundimin e misionit të tyre.
Nga platforma më e madhe digjitale, Netflix, vjen filmi i ri i animuar me titull “Vivo”, i cili flet për dashuritë e humbura dhe shoqëritë e reja.
Vivo, një majmun unik dhe i talentuar për muzikë, i kalon ditët me pronarin e tij të dashur, Andrés, duke performuar dhe argëtuar turmën e njerëzve në shesh. Derisa kjo dyshe është shumë ndryshe një njëri-tjetri dhe nuk e flasin të njëjtën gjuhë, Vivo dhe Andrés, komunikojnë dhe e shprehin dashurinë përmes magjisë së muzikës. Sidoqoftë, jo gjithçka është e përkryer, derisa Andrés e pranon një letër nga artistja e famshme, Marta Sandoval, e cila e fton atë në shoun e saj të fundit me shpresën e ribashkimit dhe rikthimit të kujtimeve të kaluara. Duke qenë se Marta jeton shumë larg, Vivo detyrohet t’ia dërgojë asaj një letër nga Andrési, por ai nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Majmuni i talentuar ndihmohet në këtë mision nga Gabi, një vajzë kjo e cila është tejet energjike dhe nuk brengoset për mendimin e askujt. Së bashku, ata marrin rrugën e mbushur plot Aventura, për ta përmbushur misionin e dërgimit të letrës nga Andresi tek Marta. Derisa ky udhëtim është i rrezikshëm dhe i frikshëm, Vivo dhe Gabi, janë të vendosur të mos lejojnë askënd dhe asgjë që t’i pengojë ata.
Regjinë e këtij filmi të animuar e ka bërë regjisori i nominuar për “Oscar”, Kirk DeMicco, kurse zërat për personazhet e tij i kanë huazuar emra të njohur të hollywoodit, si Lin-Manuel Miranda, Ynairaly Simo, Juan de Marcos, Gloria Estefan.
“Vivo” u lansua nëpër kinema më 30 korrik ndërsa fillon së transmetuari në Netflix nga 6 gushti. / KultPlus.com
Kur vjen 1 gushti, dua që e nesërmja të mos ekzistoj, ose të kalojmë në 3 gusht!
Jo që nuk dua ta kujtoj ditën më të dhimbshme, dhe turpin më të madh të ‘’njerëzimit’’, por është e vështirë t’përkujtosh 1 milion e 500 viktima, burra, gra, pleq e femijë romë-njerëz, të masakruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por, sado që nuk do të dëshiroja një gjë të tillë të mos e kujtoj, malet, kodrat, detrat e oqeanët nuk do të lejonin një gjë të tillë, sepse ata ishin dëshmitar të kësaj ç’njerzie të nazistëve.
Këta pasuri natyrore besuan vetëm në forcen e lapsit që do t’i tregoj një ditë botës, për atë së çfarë ndodhi në kasaphanen më të madhe të Evropës, në kampin e vdekjes Birkernau duhe Auschwitz të Polonisë, njëri nga më të mëdhat në botë, dhe jo vetëm.
Përveç tjerash, syt dhe virtytet e mia, do t’iu sjellin pamje nga vendi i ngjarjes, e bisedat me të mbijetuarit do të mbesin dokumentimi më origjinal për tëntim shfarosjeje e një kombi të tërë gjatë shekullit të 19.
E nga ana e tjetër, frustrimi, dhimbja e hidherimi, për një moment kthehen ne krenari sepse, ky vend i mallkuar, por sot i shënjtë, është shkelur dhe vazhdon të shkelej nga gjaku i atyre që para 77 vitesh ishin në listën e zhdukjes së përgjithmonë.
Sepse, sot 30 milion romë anëmbanë botës kujtojnë këtë ditë – 2 gushtin – Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Romëve me romishtën e tyne të pasur, me fjalët: ‘’AMARE MULE NA MERNA’’ – ‘’Të vdekurit tanë, nuk vdesin’’. Gjuhë kjo e lënduar, e coptuar, e torturuar, e përbuzur, e nençmuar, e përulur, e tallur, e djegur, e shkelur, por – e gjallë!
Çfarë ndodhi më 16 maj dhe 2 gusht 1944?
Në kampin e asgjësimit të Auschwitz II – Birkernau, seksioni BII u quajt “Kampi i Ciganëve/Maxhupëve” (Zigeuner Lager).
Disa nga njerëzit romë që u transferuan në ferr të Auschwitz nga nazistët nuk u qëlluan menjëherë pas mbërritjes, por u vendosën në Lager Zigeuner. BII ishte një kamp “i përzier”, që nënkuptonte fëmijët, burra dhe gra u burgosën së bashku.
Të burgosurit romë u detyruan të punonin si skllevër, të vëzhgohen dhe t’i nënshtrohen testeve mjekësore duke u torturuar nga Dr Josef Mengele i SS-it, një psikopat sadist i njohur si “Engjëlli i vdekjes”, zgjodhi individët romë, shumica prej të cilëve ishin fëmijë, t’i nënshtrohen eksperimenteve të çoroditura, të gjalla në fushën e mjekësisë për këta femijë. Duke iu nxjerrur syt, veshkët, zemrën, e pastaj për të parë reagimin e tyre!
Gjatë natës së 2 gushtit dhe në mëngjesin e hershëm të 3 gushtit 1944, të gjithë të burgosurit e kampit, pa përjashtim, u vranë në dhomat e gazit. Për shkak të kësaj historie të njohur, zyrtarisht, 2 gushti është përkujtuar dhe pranuar nga Parlamenti Evropian si Dita e Gjenocidit/Samudaripen ndaj romëve
Njerëzit në fakt kishin dashur të mbyllnin Bll-shin dhe të vrisnin të burgosurit e tyre romë në dhomat e gazit më herët, më 16 maj 1944. Në atë kohë atje ishin më shumë se 6 000 të burgosur romë.
Më 15 maj, lëvizja e rezistencës nëntokësore në kamp paralajmëroi romët për atë që nazistët po planifikonin. Në mëngjesin e 16 majit, të burgosurit romë nuk u paraqitën për thirrjen e zakonshme në mëngjes dhe kundërshtuan rojet e SS. (SS, gjermanisht; Seal Shutz) organizata paramilitare e nazistëve në krye me diktatorin Adolf Hitler, dhe partia e nazistëve.
Romët e bllokuan veten në kasollet e tyre, dhe filluan të ‘’armatosen’’ me çekiçë, sopata e lopata, duke i ndarë seksionet e krevetëve nga druri që flinin, për t’i shëndrruar në pajisje luftarake e fëmijët mblodhën gurë. Kur rojet e SS hynë në kamp në mbrëmjen e vonë për të marrë romët në dhomat e gazit, ata filluan të luftonin për jetën e tyre.
Romët luftuan me vdekjen. Fëmijët, burrat dhe gratë luftuan të gjithë.
Auschwitz, kurrë nuk kishte përjetuar asgjë si kjo më parë. Kishte humbje në të dy anët.
SS-të ishin në shok, sepse ata kishin dështuar krejtësisht për të parashikuar këtë rezistencë. Të shqetësuar se mund të humbasin më shumë burra dhe se kryengritja mund të përhapet në pjesë të tjera të Auschwitzit, ata u tërhoqën nga kampi BII.
Asnjë rom nuk vdiq në dhomat e gazit atë ditë. Nazistët më pas i vunë të burgosurit e BII-it duke i lënë pa bukë dhe ujë.
Më 23 maj 1944, nazistët zhvendosën 1 500 prej të burgosurve më të fuqishëm romë në Auschwitz I, shumë prej të cilëve u dërguan pastaj në kampin e përqendrimit Buchenwald.
Më 25 maj 1944, 82 burra romë u transportuan në kampin e përqëndrimit të Flossenburgut dhe 144 gra të reja rome u dërguan në kampin e përqendrimit Ravensbrück.
2 897 të burgosur romë kanë mbetur në kampin e familjes në BII, shumica prej tyre fëmijë. Më 2 gusht 1944, nazistët i qëlluan të gjithë me vdekje në dhomën e gazit V, edhepse romët luftuan përsëri në atë natë të errët.
Auschwitz 2017, – Aty ku 2 897 burra, gra, femije e pleq, u dogjën për një natë!
Kjo ishte hera e parë kur, romët, rezistuan fuqishëm ndaj nazistëve dhe ‘’e shtynë’’ vdekjen e tyre për disa muaj më vonë!
Ata rezistuan në luftë, ndersa sot ne duhet të rezistojmë në paqe kundër çdo racizmi që mund të na dergoj në një gjenocid tjetër! Ne nuk dimë shumë për këtë aspekt të Holokaustit, apo romisht; SAMUDARIPEN!
Ka vetëm disa libra për të, dhe shumë pak kërkime historike. Për këtë arsye, ata që vizituan këtë vend, duhet ta ngrisin zërin e tyre duke treguar së çfarë kanë parë, bisedat me të përjetuarit të holokaustit e shumëçka tjetër, me arsye që një gjë e tillë të mos përsëritet KURR!
Ne, kosovarët, para tre viteve, e vizituam kampin më famkeq në hisotrinë e njerëzimit – Auschwitz. Biseduam me të mbijetuarit, njëri nga ata, 95 vjeçari francez, Raymond Guereme, i cili plot 11 herë ka shpëtuar nga nazistët.
I mbijetuari i Holokaustit Rom, Z. Raymond Gureme, lindi në 1925, në Francë dhe në moshën 95 vjeçare, ndërroi jetë.
Në vitin 2017, pata rastin të takoja këtë LEGJEND, dhe ta intervistoja se si ai ka shpëtuar nga të gjitha kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Edhepse kanë kaluar më shumë se 70 vjet nga Holokausti, ai ende kishte kujtime të freskëta për atë që ndodhi në atë kohë.
Prindërit e tij kishin një cirk dhe një kinema udhëtimi, ai ishte i treti nga tetë fëmijët.
Në gusht 1943, policia franceze rrethoi nënën e tij, atë dhe babanë e tij – i cili kishte shërbyer në ushtrinë franceze në luftën e parë botërore – dhe i dërgoi në një kamp internimi për romët.
Ai arriti të shpëtonte nga kampi francez, por prindërit e tij mbetën të bllokuar atje deri në fund të luftës, duke u shfaqur keq dhe duke humbur biznesin e tyre.
Pas arratisjes, ai më vonë u internua me tren në një makinë bagëtish në një kamp gjerman përqendrimi, ku u detyrua të bënte punë për regjimin nazist.
“Falë rezistencës së duarve akrobatike, kam arritur të shpëtoj nga prangat e nazistëve.
Hera tjetër e arratisjes ishte kur qëndrova më shumë se një muaj në pyll. Kam fjetur nëpër degët e lisave sepse nazistët kontrollonin pyjet.
Nuk kam pasur bukë ose ujë, por kam mbijetuar duke ngrënë gjethe!
Kjo më preu etjen dhe urinë ”, tha Guerreme.
Ai u rrah dhe u torturua në kampet e përqendrimit të nazistëve. Por, për fat të mirë ai ka shpëtuar për 11 herë nga të gjitha gungat e përqendrimit!
“Luftoni për të drejtat tuaja. Mos hesht. Ngritni zërin. Mos u dorëzo. Edhe pse u përballëm me vdekjen, nuk ndalëm kurrë të rezistonim. Kanë kaluar shumë kohë që nga Holokausti, për fat të keq, edhe sot romët në të gjithë botën po përballen me racizëm. Kjo është e tmerrshme. Sepse racizmi mund t’ju dërgojë në një gjenocid tjetër. Për këtë arsye, ju lutemi mos heshtni “, ishte mesazhi u Guerremes ndaj rinisë rome.
Mos ta harrojmë edhe Peter Höllenreiner i cili lindi në Mynih më 17 mars 1939 dhe vdiq para katër dite në moshen 81 vjeçare. Në mars të vitit 1943, ai dhe familja e tij u internuan në kampin e shfarosjes Aushvic-Birkenau, ku ai mbërriti një ditë para ditëlindjes së tij të katërt dhe u regjistrua në regjistrin e kampit të të ashtuquajturit “Gypsy Camp” me numrin Z 3531.
– Më 1944 Peter Höllenreiner u internua nga Aushvic-Birkenau në Ravensbrück dhe prej andej në Mauthausen në Mars 1945.
– Numri i tatuazhuar në parakrahin e tij në Aushvic, e hoqi Peter Höllenreiner në periudhën e pasluftës – me qëllim që ta tatuazhojë përsëri disa vjet më vonë, si një protestë kundër diskriminimit të vazhdueshëm kundër Sinti dhe Romëve në Gjermaninë e pasluftës.
– Në korrik 2016, Peter Höllenreiner vizitoi kampin e shfarosjes Auschwitz-Birkenau për herë të parë me rastin e vizitës së Papa Françeskut.
– Peter Höllenreiner shoqëroi Papën si një nga 12 të mbijetuarit gjatë lutjes së heshtur në murin e vdekjes në kampin kryesor të Aushvicit. Pas kësaj, Peter Höllenreiner mori pjesë në genocidin e Sinti dhe Romëve në Evropën e okupuar nazist – 2 Gusht, Dita e Përkujtimit të Gjenocidit Romë.
Më 2 gusht 2017, Peter Höllenreiner foli si një përfaqësues i të mbijetuarve në përkujtimin ndërkombëtar në Auschwitz-Birkenau. Pas 60 viteve vizitoi këtë kamp dhe thoshte qe kurrë më nuk do ta vizitonte. Per vonesën e vizitës dhe zotimin e tij, më siguri dinte më shumë vetë HERO’i ynë.
Sipas Ian Hancock PH.D, një gjuhëtar rom, avokues politik, profesor i anglishtes dhe linguist në Universitetin e Teksasit në Austin, thote se ka pasur më shumë se 1 milion e 500 000 viktima romë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Çfarë berën romët nga Kosova pasi vizituan kampin Birkernaut dhe muzeun e Auschwitzit?
Në Kosovë, vitin e kaluar isha organizator për herë të parë i një Marshi Përkujtimor për Viktimat Romë të Holokaustit/Samudaripen, i cili është mbajtur në sheshin e Prishtinës. Së bashku me studentë dhe aktivistë romë dhe jo romë, përkujtuam 27 Janarin – Ditën Botëore të Holokausti. Ngritëm zërin tonë për më shumë se 1 milion e 500 mijë viktima romë në botë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte njëri nga marshët e para në regjion dhe Evropë që është organizuar nga Kosova që u përkujtuan viktimat romë përmes marshit dhe një pëformancë artistike tek shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës me numrin ‘’27’’, duke përquar mesazh të paqës anëmbanë botës.
Para dy viteve është luajtur edhe një shfaqje teatrale ‘’02.08.1944’’, e artistit Edis Galushi dhe regjia, Xhevdet Doda. Poashtu, piktorja e mirënjohur, Mirjeta Qehaja, e ka mbajtur ekspoziten e saj të parë në Kosovë, ”HOLOKAUSTI”, pas vizitës nga kampi Birkernau.
Nëse ata rezistuan në luftë, pse ne sot mos të ngrisim zërin tonë në paqe për të marrë të drejtën tonë për përfaqësim dhe trajtim të dinjitetshëm anëmbanë botës?!
Secili që e ndjen vetën romë, duhët të ‘’shndrrohët’’ në një institut edukativ për të hulumtuar më shumë historinë tonë dhe për të përciellur së më shumë gojarisht dhe me shkrime, sepse shumë pak libra janë shkruajtur për ne!
Dua që fëmijet tanë, nxënësit tanë jo më kokëulur të qëndrojnë në orët e tyre të historisë kur flitet për Luftën e Dytë Botërorë. Por, t’i pyesin profesorët e tyrë se, sa ata kanë njohuri për bashkëkombasit e tyre-romët që ishin viktima më të mëdhënjë pas hebrenjëve?
Dua që fëmijët tanë me krenari t’flasin për t’kaluaren e tyre, duke kërkuar një të ardhmje më të ndritshme duke u mos asimiliuar, për integruar më gjuhë e kultur rome, ashtu siç thoshte edhe poeti ynë i ndjerë, Kujtim Paçaku.
Dua që fëmijët tanë në klasat e tyre t’i ‘’përmirsojnë’’ profesorët kur për romët thonë ‘’dhe të tjerët’’. Jo, jo. Le të tregojnë që ishin një million e gjysëm viktima!
Lë të tregojnë për Raymond Guaremen, lë të tregojnë për Peter Holeinreinerin, lë të tregojnë për familjen e piktorës së njohur rome, Ceija Stojka. Lë të flasin më shumë për familjën e Mateo Maksimovit, e shumë të tjerëve që ishin pjesë e kampëve të vdekjes.
Sepse, ata që nuk kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar për ta përsëritur atë.
Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa, ka disa ditë tashmë që është duke shijuar pushimet e saj verore në bregdetin shqiptar së bashku me familjen, të fejuarin dhe qenin e saj, përcjellë KultPlus.
Dua është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht po publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi dhe video teksa ajo po shijon bregdetin shqiptar dhe bukuritë e tij natyore.
Ajo në rrjetin social Facebook ka shpërndarë kwto fotografi me një mbishkrim: ALBANIA. Ajo afër emrit të Shqipërisë ka lënë edhe një zemër duke shprehur njëkohësisht edhe dashurinë për këtë vend përrallor. / KultPlus.com
Pas themelimit të institucionit të Operës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dalur me një reagim me ç’rast është shprehur se themelimi i Operës së Kosovës, erdhi pas shumë përpjekjeve dhe zhvillimeve të hovshme në komunitetin artistik në Kosovë dhe pas një kontributi të madh nga kompozitorët, instrumentistët, solo-këngëtarët, dirigjentët dhe shumë e shumë personalitete, përcjellë KultPlus.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur themelimin e Operës si një nga prioritetet kryesore në programin qeverisës dhe sot urojmë të gjithë komunitetin muzikor dhe artistik për krijimi i këtij institucioni me rëndësi të madhe për artin në vendin tonë”, ka shkruar MKRS-ja.
KultPlus ju sjell njoftimin e tyre të plotë:
Themelohet Institucioni i Operës së Kosovës Pas shumë përpjekjeve dhe zhvillimeve të hovshme në komunitetin artistik në Kosovë dhe një kontributi të madh nga kompozitorët, instrumentistët, solo-këngëtarët, dirigjentët dhe shumë e shumë personalitete, themelohet institucioni i Operës së Kosovës. Kosova është vendi i fundit në Evropë që krijon një strukturë të tillë. Me një aktivitet të bujshëm koncertal duke përfshirë premiera koncertale dhe kompozime të Operës nga vitet ’50, profilet e Operës kanë vazhduar të zhvillohen pandërprerë. Ky institucion, që ka munguar gjithë këto vite, ka qenë një ëndërr dhe një kërkesë e muzikantëve dhe artdashësve të cilët prej vitesh janë detyruar të ndjekin mënyra alternative për të shfaqur artin e tyre operistik në skena tjera, në mungesë të institucionit të Operës. Ekosistemi kulturor tashmë ka burime njerëzore të mjaftueshme për të përmbushur kapacitetet e nevojshme për një institucion të tillë, me një pejadë të madhe të instrumentistëve të rinj të të gjitha profileve dhe solokëngëtarëve ku së bashku ata përbëjnë një masë të madhe artistësh të gatshëm për të kontribuar në këtë strukturë. Qeveria e Kosovës ka vendosur themelimin e Operës si një nga prioritetet kryesore në programin qeverisës dhe sot urojmë të gjithë komunitetin muzikor dhe artistik për krijimi i këtij institucioni me rëndësi të madhe për artin në vendin tonë. Opera është një nga strukturat më të larta të veprimtarisë artistike ndërdisiplinore, dhe si e tillë, është një nga masat më të rëndësishme për zhvillimin e kulturës së një vendi. / KultPlus.com
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj Suzana Milevska dhe Freya Edmondes pjesë e Programin Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2021.
2 gusht 2021 Vendi: Klubi i Boksit 20:00 Prezentimi i Shkollës Verore si Shkollë 2021 20:20 Prezentim nga Suzana Milevska 21:30 Prezentim/Performancë nga Freya Edmondes
Mungesa dhe “Shtesa” a saj: Pakalueshmëria e kryqëzueshmërisë kombëtare, gjinisë dhe seksualitetit në kulturën pamore dhe artin bashkëkohor.
Konceptet kryesore: kultura vizuale, arti publik, ndryshimet gjinore dhe seksualiteti, kryqëzueshmëria, identiteti kombëtar, monumentet. Qëllimi kryesor i kësaj ligjerate është të hulumtoj dhe zbërthejë kryqëzimet hierarkike të kombit, gjinisë dhe seksualitetit në kontekstin e artit bashkëkohor, kulturës vizuale dhe hapësirës publike. Dua të argumentoj se ky çekuilibër, në një rreth reciprok dhe shpesh vicioz, ndërton dhe përforcon një kulturë vizuale dhe hapësira publike që “amplifikohen” me burrëri, agresion, dhunë dhe tropi tipike militante. Unë do të ofroj një analizë të asaj që mungon (ose fshihet, zbrazet, riemërtohet) dhe asaj që ofrohet si një “shtesë”. Strategjia e qartë e lënies jashtë përfaqësimeve vizuale të rolit shoqëror të gruas nga hapësirat publike përdor si kompensim figurën e gruas shtatzënë dhe nënës ose përfaqësimeve të objektifikuara dhe erotizuara të grave.
Kryqëzueshmëria është kështu veçanërisht e rëndësishme kur diskutohet për përmendoret, monumentet dhe skulpturat e tjera në hapësirat publike që përfaqësojnë ngjarje të caktuara traumatike nga e kaluara. Strukturat dhe strategjitë socio-politike dhe kulturore që kërkojnë mbishkrimin e rrëfimeve të ndryshme historike shpesh nxisin zhvendosjen ose shkatërrimin e monumenteve nga epokat e mëparshme në një lloj “monumentomakie” dhe “memorie machie”- konkurrenca të panevojshme dhe mosbalancim midis simboleve të ndryshme kolektive dhe simbolet që ndahenw komunitete e ndryshme.
Biografia Suzana Milevska është kuratore dhe teoriciente e kulturës pamore me qendër në Shkup. Interesat e saj kuratoriale spikasin tematika nga kritika postkoloniale dhe feministe e regjimeve përfaqësuese të fuqisë hegjemonike, deri te projektet e artit bashkëpunues dhe pjesëmarrëse në komunitetet e margjinalizuara. Në vitin 2019 Milevska kuroi ekspozitën Contentious Objects/Ashamed Subjects në Universitetin Politeknik, Milano, si Hetuese kryesore për projektin TRACES – Horizon 2020 (2016-2019). Që nga vitet 1990 ajo ka kuruar ekspozita të shumta ndërkombëtare, siç janë: The Renaming Machine, Roma Protocol (Parlamenti Austriak, Vjenë), dhe Call the Witness, BAK Utrecht. Ajo ishte iniciatorja e Call the Witness – Pavilion i Romës, Bienalja e Venecias (2011). Milevska ishte profesoreshë e Historisë së Artit të Evropës Qendrore dhe Juglindore, Akademia e Arteve të Bukura Vjenë, 2013-2015. Ajo mban një doktoraturë në Kulturat Vizuale nga Kolegji Goldsmiths në Londër dhe ishte një studente Fulbright. Në vitin 2010 ajo botoi librin e saj “Gender Difference in the Balkans” dhe redaktoi shkrimin “The Renaming Machine: The Book”. Ajo redaktoi gjithashtu librin “On Productive Shame, Reconciliation, and Agency”, Sternberg Press, 2015 që ishte si rezultat i konferencës ndërkombëtare nga e cila kishte marr emrin që kuroi në 2014 në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë. Në vitin 2012 Milevska fitoi çmimin ALICE për kurimin politik dhe çmimin Igor Zabel për Kulturë dhe Teori.
Prezentim do të përfshijë fragmente nga projektet e ardhshme të lindura në mes të pandemisë, reflektime mbi ndryshimet dhe mutacionet ideologjike që po ndodhin dhe përvoja e punës nomade për shkak të mbylljes në kohë të pandemisë. Ajo do të diskutojë metodën audio-vizuale të kontekstit reciprok, dhe përdorimin e ekstremitetit estetik si kufizim emocional kundër desensitizimit funksional psiko-normativ. Freya Edmondes AKA Elvin Brandhi është një artiste e performancës audio-vizuele, një improvizuese e çrregullt nomade ndërdisiplinore që shprehet për të gërmuar kushtet e subjektivitetit kolektiv në mënyrë që të trajtojë realitetin përtej funksionit. Apopleksia e konsumatorit.
Me 75 vota për është miratuar Propozim-vendimin i Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik.
Ky propozim dështoi të miratohej në votimin e parë.
Pas kësaj Kuvendi ka vazhduar debatin parlamentar në lidhje me punën 100 ditore të Qeverisë./ KultPlus.com
Për shumë vite, qendra e vëmendjes kulturore në Afrikë duket se është përqëndruar në perëndim ose jug të kontinentit dhe jo në Afrikën Lindore.
E megjithatë nga Sudani dhe Etiopia në Somali, Kenia dhe Tanzani, ky rajon i madh, i lashtë dhe i shumanshëm është i mbushur me histori, popuj dhe histori unike.
Foto: GRAVITART GALLERY NAIROBI
Pjesa më e madhe e kësaj prirje kulturore është përqendruar në kryeqytetin Kenia të Nairobit, i cili është shfaqur si një qendër krijuese.
Qyteti mburret me Ankandin vjetor të Artit të Afrikës Lindore, më i madhi në rajon që është zhvilluar që nga viti 2013. Ky ankand e ka vendosur qytetin në hartën e artit bashkëkohor në Afrikë pavarësisht konkurrencës së ashpër nga Cape Toën dhe Lagos.
Nairobi është gjithashtu një spirancë për ata që ikin nga konflikti në të gjithë rajonin. Në këtë proces ata kanë krijuar një nga skenat më emocionuese të artit të kontinentit.
Një person i tillë është artisti sudanez Eltayeb Dawelbait, i cili u strehua në qytet pasi iku nga regjimi autoritar i Omar al-Bashir dhe nga një mjedis armiqësor për të shprehur artin në Sudan.
Në dy dekadat Eltayeb ka jetuar në Nairobi, veprat e tij të artit kanë qenë në gjendje të lulëzojnë me rezultate mahnitëse.
Duke punuar nga studion e tij në rrethin Westlands të qytetit, puna e tij është frymëzuar nga edukimi i tij sudanez rural dhe takimet e përditshme që ai ka në Nairobi përmes portreteve ose thjesht objekteve që ai ka gjetur ose ricikluar.
Për shembull, në veprën e vitit 2019 Encounter, ai përshkruan formën mashkullore dhe femërore të pikturuar në një seri dyer të zbuluara në pëlhurën e Nairobit, bojërat janë natyrale, të cilat ai i ka përzier.
Foto: ELTAYEB DAWELBAIT/GRAVITART
Ai është i njohur për përdorimin e tij shpikës të materialeve të tilla, jo vetëm duke ringjallur këto objekte me burim nga Nairobi i tij i dashur, por duke riimagjinuar historitë e tyre përmes praktikës së tij artistike.
“Ju gjeni shumë artistë të ndryshëm nga vendet e botës që jetojnë në Nairobi. Është shumë frymëzuese – ju mund të shihni artistë të rinj me stile të reja çdo ditë dhe kjo më bën të lumtur, më inkurajon,” thotë Dawelbait./KultPlus.com
Lili Këlliçi(Madhi) ishte një personalitet i padiskutueshëm i botës së artit të koreografisë shqiptare për rreth 30-të vjet. Hapësira ku ajo punoi ,ekzekutoi dhe interpretoi ishte jo vetëm e gjërë, por edhe shumë komplekse. Koha kur vallëzoi që një kohë krejtësisht e pabesueshme për ditët tona dhe shpesh ngjan si një kohë e filmave fiction.
Lejla Këlliçi (Madhi) apo siç e njohin të gjithë Lili lindi në 2 Qershor 1932 në Tiranë. Familja ku ajo lindi ishte një ndër familjet autoktone më të spikatura të kryeqytetit. Një familje e intelektuale dhe me një traditë të çmuar patriotike. Një familje ku ishte gërshetuar dashuria për Atdheun me dashurinë për dijen dhe ëndërrën Europeane./ KultPlus.com
Cilësohet poet kombëtar e njihet edhe si Homeri shqiptar. Gjergj Fishta (23 dhjetor 1871 – 30 dhjetor 1940), ishte frat françeskan, piktor, arkitekt, deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave, kandidati i parë shqiptarë për Çmimin Nobel për Letërsi dhe mbrojtës i kauzës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Fishta ka dhënë kontribut të madh edhe në Kongresin e Manastirit, për alfabetin e sotëm, ndërsa ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Më poshtë mund të lexoni disa thënie të një prej figurave më të mëdha intelektuale dhe patriotike të historisë kombit shqiptar.
– Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!
– Njerëzit janë tanë njisoj prej natyrës, edukata i ban me u dallue!
– Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!
– Pak din njaj që ja kallzon të tana grues!
– Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun gjithsesi!
– Në kjoftë se thue at çka dishron, duhet me ndie edhe ate çka nuk e dishron!
– Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë,,,
– Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!
– N’daq me gzue t’bukrën liri / mos shkel fis, as mik, as fe / pse n’kto sheja bota mbarë. / na dallon se jem shqiptarë…
– Edhe atij iu thaftë po goja / që përbuzë këtë gjuhë hyjnore / qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja / flet e tveten e lèn mbas dore…
– Mbi njatë flamur Perendija / me dorë t’ vet Ai e ka shkrue / “Për Shqyptarë do t’jét Shqypnija / kush u a prekë, ai kjoftë mallkue”…
– Po, edhè hâna do t’ a dijë / edhè Dielli do t’ két pá / se për qark ksaj rrokullije / si Shqypnija ‘i vend nuk ká…
– Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqyptarët qenkan muslimanë, aherë… na kristianët do t’i shkriejmë kryqet tona dhe do t’i bajmë fishek me mbrojt vllaznitë tanë muslimanë shqyptarë!
– Më dhemb kryet me njato parla-parla të parlamentarëve: dokrra pa kokrra!
– Injoranca e krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija