MKRS ndan 330,000 euro për trajnimin e 400 nxënësve në sportin e skijimit

Sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, Dafina Gexha, Zëvendësministre e Shëndetësisë, rektorin e UP Naser Sahiti, dekanin e FEFS, Musa Selimi dhe Kryetarin e Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Adrian Telaku nënshkruan memorandum bashkëpunimi që parasheh përfshirjen e rreth 400 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në projekt të edukimit jo-formal në sportet malore, specifikisht skijimit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 330,000.00 Euro për trajnimin e 400 nxënësve në sportin e skijimit. Për realizimin e aktiviteteve sportivo-edukative, përmes së cilave promovohen benefitet e aktivitetit fizik dhe kapacitetet e  Republikës së Kosovës për zhvillimin e sporteve malore.

Obligim i MASHTI-t do të jetë përzgjedhja e nxënësve dhe stafit përcjellës të tyre. Ministria e Shëndetësisë sipas memorandumit do të sigurojë stafin mjekësor dhe mjetet përcjellëse. Universiteti i Prishtinës, respektivisht FEFS, do të bëjë trajnimin e nxënësve në sportin e skijimit nëpërmjet stafit profesional, të cilin do ta sigurojë. Ndërsa FSSHK-ja obligohet për mbarëvajtjen e organizimit dhe kryerjen e shpenzimeve të realizimit të këtij projekti.

Memorandumi përfshin mbështetjen e aktiviteteve në harkun kohor një vjeçar, përkatësisht në vitet 2021 dhe 2022, ndërsa qëllimi është zhvillimi, avancimi dhe masovizimi i sportit në vendin tonë. / KultPlus.com

Gjermania ndihmon FSK-në me 1 milion euro donacion

Ministria e Mbrojtjes ka pranuar sot donacion me vlerë prej një milion eurosh për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, transmeton Gazeta Express, ministry Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, nënshkruan marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it.

Tutje, njoftohet se Mehaj ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për qeverinë gjermane.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Gjermania vazhdon mbështetjen konkrete për modernizimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, nënshkruan marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it. Vlera e donacionit është 1 milion euro.

Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje shumë të madhe për qeverinë gjermane e cila, sikur më parë, vazhdon mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet, në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. / KultPlus.com

Rihapet në Asti kursi i çiftelisë

Albert Prenga do të jetë instruktori i ri i kursit të çiftelive, pranë Qendrës “Margarita Xhepa”, në Asti, Itali.

Albert Prenga me origjinë nga Puka ka një përvojë dhjetra vjeçare në instrumentin e çiftelisë dhe është ofruar për të vazhduar këtë kurs me fëmijët në Diasporë.

Duke i uruar mirë se ardhjen, e falenderojmë nga zemra për këtë përkushtim të tij! Duke marrë shkas nga ky xhest kaq i përgjegjshëm e patriotik i Albert Prengës, u bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi t’u ofrojnë përvojën, talentin e tyre edhe në instrumenta të tjerë popullore si lahuta, dajrja, fyelli, bilbili, pipza, daullja, por edhe instrumentiste si piano, fisarmonikë, tastierë, kitarë, mandolinë… ose dhe muzikantë, për fëmijët tanë të lindur këtu në Itali.

Ky do të jetë një tregues i lartë atdhedashurie, patriotizmi dhe sakrifice që bëni ju për ruajtjen e traditave dhe kulturës sonë kombëtare edhe jashtë atdheut”, shkruhet në Facebook-un e qendrës “Margarita Xhepa”. / KultPlus.com

Rastet me ‘omicron’ alarmojnë New Yorkun, vendosen masa të rrepta ndaj COVID-19

Qyteti i Nju Jorkut do të kërkojë që të gjithë punëtorët e sektorit privat të vaksinohen plotësisht kundër Covid-19, tha të hënën kryebashkiaku Bill de Blasio, transmeton KultPlus.

Kryebashkiaku njoftoi se vaksinimi është rruga e vetme për të dalë nga kjo pandemi.

“Qyteti i Nju Jorkut nuk do të japë asnjë centimetër në luftën kundër COVID-19. Vaksinimi është rruga për të dalë nga kjo pandemi dhe këto janë masa të guximshme, të para në vend për të inkurajuar njujorkezët të mbajnë veten dhe komunitetet e tyre. sigurt”, tha kryebashkiaku de Blasio.

Për më tepër, de Blasio tha se do të kërkohet gjithashtu prova e vaksinës për ngrënie në ambiente të mbyllura, fitnes dhe argëtim për fëmijët 5 deri në 11 vjeç, duke filluar nga 14 dhjetori.

Aktivitetet e brendshme gjithashtu kërkojnë tani dy doza vaksinash, nga një për njerëzit e moshës 12 vjeç e lart.

Ai gjithashtu njoftoi se fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç do t’u kërkohet të vaksinohen për të marrë pjesë në aktivitete jashtëshkollore me rrezik të lartë. Këto aktivitete përfshijnë sportin, grupin, orkestrën dhe kërcimin. Kjo kërkesë për dozën fillestare të vaksinës do të hyjë në fuqi më 14 dhjetor.

Qyteti i Nju Jorkut ka administruar mbi 12.5 milionë doza vaksinimi. Gati 6.5 milionë njujorkezë – duke përfshirë 89% të të rriturve – kanë marrë të paktën një dozë. Më shumë se 125,000 fëmijë të moshës 5-11 vjeç kanë marrë tashmë të paktën një dozë, sipas të dhënave të qytetit. /KultPlus.com

New York City Sets Covid-19 Vaccine Mandate for Private-Sector Workers - WSJ

Nobelistja e Paqes dënohet me katër vjet burg në Mianmar

Nobelistja e paqes, Aung San Suu Kyi është dënuar me katër vjet heqje lirie, nën akuzat për nxitje kundër ushtrisë dhe shkeljen e kufizimeve kundër COVID-19.

76 vjeçarja, është arrestuar që nga grushti i shtetit në muajin shkurt të këtij viti, së bashku me shumicën e udhëheqësve të lartë të partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci.

Grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International, deklaroi se akuzat kundër Suu Kyi ishin të pabazuara dhe e përshkroi dënimin me burg si shembullin e fundit të vendosmërisë së ushtrisë për të eliminuar të gjithë opozitën dhe për të shtypur liritë në vend, transmeton vizionplus.

Gjyqi në kryeqytetin e Mianmarit u mbajt i mbyllur për mediat dhe organet e informimit publik të juntës, nuk i kanë përmendur procedurat. Aung San Suu Kyi përballet me një duzinë akuzash që përfshijnë korrupsionin dhe shkeljen e fshehtësive shtetërore që mund ta çojnë atë në burg për më shumë se një shekull. /KultPlus.com

Ermal Meta sjell këngën e re ‘Milano non esiste’ (VIDEO)

Këngëtari shqiptar i cili jeton dhe vepron në Itali, Ermal Meta ka publikuar këngën e tij të re “Milano non esiste” e që në shqip do të thotë “Milano nuk ekziston”, shkruan KultPlus.

Kënga e tij është publikuar në llogarinë zyrtare të tij në “YouTube”, derisa ka marrë më shumë se 2 mijë klikime vetëm pak orë pas publikimit

Ermal Meta është aktiv në skenën muzikore në Itali. Ai fitoi festivalin e Sanremos në vitin 2018 me këngën “Non Mi Avette Fato Niente” me të cilën së bashku me Fabrizio Moro përfaqësoi Italinë në Eurovision, derisa ai ka përformuar disa herë edhe në Shqipëri.

Ai ka lindur në Fier, Shqipëri, por ishte shpërngulur në Itali që i vogël./KultPlus.com

MKRS vazhdon diskutimet, në rend fusha e muzikës klasike

Ministria e Kulturës po vazhdon serinë e diskutimeve të hapura mbi kulturën, përmes bashkëbisedimit në mes të Ministrit Hajrulla Çeku dhe komuniteteve artistike.

Këto takime kanë për qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta dhe fuqizimin e rolit të komuniteteve në zhvillimin e politikave.

Diskutimi i tretë do të fokusohet në fushën e muzikës klasike dhe mbahet me datë 10.12.2021, ora 16:00, në Teatrin Oda, Prishtinë.

Në njoftim gjithnjë e më tepër theksohet se për shkak të masave anti – Covid ju duhet të keni çertifikatën e vaksinimit. /KultPlus.com

24 vjeçari gjen punën e ëndrrave në një mënyrë të pazakontë

Haider Malik, 24 vjeç ngriti një banerë në Canary Wharf në Londër, ku në të kishte shënuar CV-në e tij dhe faqen e LinkedIn.  Falë mënyrës së tij të pazakontë, ai gjeti punën e ëndrrave pas tre orësh, shkruan BBC

Pasi punoi për NHS gjatë bllokimit të Covid-19, i diplomuari për biznes dhe financë vendosi të ndërmarrë një tjetër qasje. Ai vendosi të blinte një tabelë në një dyqan në Romford, në lindje të Londrës, të cilën e përdori për të përcaktuar qartë aspiratat e tij për karrierë, duke përdorur gjithashtu edhe kodin QR në CV-në e tij dhe profilin e LinkedIn.

Malik tha: “Unë arrita atje rreth orës 6:45 të mëngjesit dhe qëndrova për rreth dhjetë minuta në të ftohtë, dhe në fillim ishte shumë e sikletshme. “Unë po qëndroja atje duarbosh dhe CV-ja ime ishte në çantën time, kështu që shpresoja disi që dikush të vinte tek unë pasi isha mësuar  që dikush të më ndihmonte.”

Me kalimin e kohës, Haider e kuptoi se nuk mund të priste që njerëzit t’i afroheshin dhe kështu vendosi të fillojë të përshëndesë kalimtarët. Ai kishte bërë disa kopje të CV-së së tij dhe në më pak se një orë 100 kopje të CV-së së tij u “zhdukën”.

“Dhe në vend që të printoja CV-të ku ato ndoshta do të përfundojnë në kosh gjithsesi, vendosa të përdor një kod QR për platformën time LinkedIn dhe një CV që të mund ta shkarkonin pasi të gjithë kanë një telefon dhe kur njerëzit janë duke udhëtuar, ata kanë kohë për ti hedhur një “sy”.

“Gjithçka që duhej të bënin ishte të skanonin kodin.”

Brenda vetëm tre orësh, Haider gjeti një punë në Canary Wharf Group PLC dhe pasi kontrolloi telefonin e tij, kuptoi se historia e tij ishte bërë virale në mediat sociale pasi  postoi një përditësim në faqen e tij në LinkedIn, raporton abcnews.al

Përpjekjet e tij dhanë rezultat dhe në fund të javës,  Malik, filloi të punojë në Canary Wharf Group PLC, si asistent i thesarit. Pas diplomimit, Haider kishte punuar për një kohë të gjatë si shofer transporti në UberEats dhe ai shpjegoi se një burim i vazhdueshëm frymëzimi ishte babai i tij, Mehmood Malik.

Ai tha: “Babai im është 67 vjeç dhe ishte emigrant nga Pakistani, i cili erdhi në Angli gjatë adoleshencës. “Ai ishte shofer taksie dhe punonte ndoshta 12 deri në 14 orë në ditë.  “Gjithmonë jam frymëzuar nga ai, sepse ai ka bërë gjithmonë më të mirën për ne”.

Kur Haider po rritej, ai gjithmonë e dinte se donte të punonte në Canary Wharf, por vendosi të vizitonte distriktin vetëm kur të ndihej gati për të ndërmarrë hapin tjetër. Mëngjesin e ftohtë të 2 nëntorit, ai e vizitoi për herë të parë dhe u bë pjesë e botës së financave.

“Dua të vazhdoj të përdor platformat e mia për të ndihmuar njerëzit e tjerë, veçanërisht për ata që janë përpjekur të gjejnë një punë në pandemi./abcnews.al /KultPlus.com

George Clooney zbulon arsyen kryesore pse refuzoi një pagë prej 35 milionë dollarësh

Fituesi i çmimit Oscar, George Clooney është padyshim një nga njerëzit më të pasur në planet. Të paktën, në vitin 2018, ai u shpall si aktori më i paguar në botë, transmeton KultPlus.

Me një vlerë neto prej më shumë se 500 milionë dollarë, ylli i “Up in the Air” dhe tani regjisori i “Tender Bar” nuk është se po kërkon shumë të mëdha të parave.

Pasuria e tij e madhe ka ndikuar që ai të refuzojë një pagë të majme prej 35 milionë dollarëve për shkak të një konfikti moral.

“Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë pune për një reklamë ajrore, por fola me Amal [Clooney, avokatin e të drejtave të njeriut me të cilin u martua në vitin 2014] për këtë dhe vendosëm se nuk ia vlente”, tha Clooney. “Ishte [i lidhur me] një vend që, megjithëse është një aleat, ndonjëherë është i diskutueshëm, dhe kështu vendosa se nuk ia vlen”, ka deklaruar Clooney për The Guardian.

Clooney aktualisht është duke punuar në filmat e tij të rinj, të cilët pritet të dalin këtë vit ose tjetrin. /KultPlus.com

George Clooney admits he rejected $35M for a single workday | Daily Sabah

Sot mbahet ekspozita me dokumente nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës

Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, në orën 15:00, do të organizohet ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi ekskluzive nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës.

Kjo ekspozitë paraprakisht do të organizohet në Shkup, kurse ditën e nesërme, të martën, edhe në Tiranë.

Ekspozita organizohet nga ITSHKSH-Shkup AQSH-Tiranë dhe përfaqësuesi i trungut familjar Hasan Prishtina,

Mehmet Prishtina në nderim të 100-vjetorit të kryeministrit të tetë të Shqipërisë, Hasan Prishtina. /KultPlus.com

No description available.

Hapet thirrja për konkursin mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa”

Fotografia nga nata finale e edicionit të tretë “KultStrofa”.

“KultStrofa”, konkursi mbarëkombëtar i poezisë, që këtë vit shënon edicionin e katërt, fton të gjithë poetët që të konkurrojnë me poezi, shkruan KultPlus.

Konkursi mbarëkombëtar që konsiderohet si një ndër konkurset me prurjet më serioze të poezisë, do të jetë i hapur deri më 15 dhjetor, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj gare të madhe poetike, mund ta dërgojnë nga një poezi, dhe që nuk duhet të jetë e botuar në asnjë botim më të hershëm. Poezitë duhet të dërgohen me emër dhe mbiemër në [email protected].

Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus, që është edhe organizatore e këtij konkursi ka thënë se kjo garë poetike tashmë ka marrë përmasa të mëdha, pasi që nga viti në vit, aplikimet për këtë konkurs kanë shënuar një rritje të madhe.

“Që nga edicioni i parë kemi pas një interesim të madh të poetëve që kanë aplikuar në konkursin “KultStrofa”, duke përfshirë poetët nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora. Në edicionin e fundit kemi pas mbi 200 aplikantë”, ka thënë Pajaziti, e cila ka thënë se përpos prurjeve të mëdha poetike, ky konkurs ka shumë kujdes edhe në përzgjedhjen e jurisë profesionale, ku në vitin e fundit, juria ishte në përbërje të Mirela Kumbaros, Bardh Rugovës dhe Anton Berishës.

“Edhe këtë vit, KultPlus do të kujdeset që të ketë emra të rëndësishëm në juri, të cilët edhe do të vlerësojnë poezitë e këtij edicioni”, ka thënë Pajaziti.

Si çdo vit, juria profesionale do të zgjedhë dhjetë poezitë më të mira të edicionit, ku edhe do të ftohen të dhjetë poetët që të lexojnë poezitë e tyre, kurse nga dhjetë poezitë finaliste, do të shpërblehen tre poezitë më të mira, me vendin e parë, të dytë dhe të tretë. Cermonia e këtij edicioni do të mbahet në KultPlus Caffe Gallery.
Në edicionin e parë, me vendin e parë është shpërblyer Ragip Sylaj, në edicionin e dytë Arjola Zadrima, kurse në edicionin e tretë është shpërblyer Merita Bërdica. / KultPlus.com

‘Festivali i Fenerëve’ – qyteti i Seulit merr pamje të re duke u ndriquar tërësisht

Një nga festivalet kulturore më unike të Seulit, festivali i fenerëve ka ndriçuar rrugët e kryeqytetit të Koresë së Jugut për të 13-tin vit radhazi, transmeton KultPlus.

Ky festival shumëngjyrësh 10-ditor përbëhet nga 83 fenerë gjigantë letre që ndjekin temën “Pylli i shërimit, ngjyrat e Seulit”. Është një temë që synon të shërojë dhe t’u japë paqe qytetarëve pas një periudhe shumë të vështirë.

Pasi u nda në katër lokacione të ndryshme vitin e kaluar për shkak të pandemisë, këtë vit festivali u kthye në shtëpinë e tij përgjatë qendrës së Seulit.

Me kthimin e turizmit në Korenë e Jugut, festivali po mbahet në respektim të rreptë të rregullave të COVID-19. Vizitorët duhet t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës së trupit dhe regjistrimit të vizitorëve përpara se të lejohen të hyjnë.

Organizatorët kanë zhvilluar gjithashtu një version virtual të këtij festivali, i disponueshëm në internet, i cili u lejon të ftuarve të vizitojnë 10 ekspozita të ndryshme duke përdorur teknologjinë AR. /KultPlus.com

ANTHONY WALLACE/AFP or licensors
ANTHONY WALLACE/AFP or licensorsANTHONY WALLACE/AFP or licensors

Këngëtarja Pink ka gjithmonë kohë për fansat e saj

Këngëtarja me famë botërore, Pink ka bërë një gjest të ëmbël ndaj një fanseje të saj të sëmurë. Dëshira e vetme e Diane Berberian, e cila vuan nga kanceri ishte të zhvillonte një bisedë me super yllin e muzikës, transmeton KultPlus.

Dhe Pink, e njohur gjithmonë si një personazh karizmatik, nuk do ta privonte Dianën nga dëshira e saj.

Pink, përmes një telefonate në Zoom që zgjati 30 minuta muajin e kaluar, e ndihmoi atë të arrijë një nga qëllimet e saj të mëdha që i duhej ende për të përmbushur.

Berberian i tha këngëtares se muzika e saj është shpesh gjëja e parë që dëgjon në mëngjes. “Shumica e ditëve të mia nisin me këngën e ditës dhe zakonisht është një këngë rozë”, tha adhuruesja e këngëtares, duke shtuar se me këtë moment i ka shtuar “jetën”. /KultPlus.com

Pink helps a dying super fan complete her to-do list by sitting down for a

Edicioni i dytë i Festivalit të Teatrove në Suharekë fillon sot

Sot do të fillojë edicioni i dytë i Festivalit të Teatrove në Suharekë, shkruan KultPlus.

Për pesë ditë radhazi publiku do të ketë mundësi të shohë pesë filma shqiptarë.

Më poshtë mund të gjeni orarin e filmave që do të shfaqen në këtë festival./KultPlus.com

Krerët shtetëror do bëjnë homazhe te busti i senatorit Bob Dole

Në orën 14:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe vendosin kurorë lulesh dhe bëjnë homazhe te busti i senatorit Bob Dole.

Senatori Bob Dole, i cili kishte vizituar Kosovën për herë të parë, ka vdekur pas kancerit që u paraqit në mushkërit e tij.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole në një deklaratë gjatë të dielës.

Delegacioni i senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 29 gusht të vitit 1990 vizitoi Kosovën për herë të parë të udhëhequr pikërisht nga senatori Bob Dole.

Dole ka dhënë kontribut të madh në ndërkombëtarizimin e çështjes së vendit të Kosovës. /KultPlus.com

Pusho në paqe miku i madh Senatori Bob Dole - Bota Sot

‘Krenaria e kombit’, Majlinda Kelmendi do të pensionohet sot me ceremoni shtetërore

Njëra ndër sportistet më të sukesshme në histori të Kosovës, Majlinda Kelmendi, do të largohet nga karriera e jashtëzakonshme si xhudiste, për të vazhduar tutje si trajnere, shkruan KultPlus.

Kampionia olimpike dhe botërore, Kelmendi, do të largohet nga skena e madhërishme e xhudos, për t’iu bashkuar trajnerit Driton Kuka në ndjekjen e ëndrrave të mëdha dhe realizimit të tyre.

Në lojërat olimpike të mbajtura në Rio 2016, Kelmendi arriti të fitojë medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.

Në orën 18:00, nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, mbahet aktivitet i veçantë në nderim të  Kampiones së shumëfishtë, Majlinda Kelmendi.

Kjo natë shënon një moment historik të kalimit të saj nga një sportiste aktive në arenën e xhudos në trajnere të yjeve të xhudos në ngritje. /KultPlus.com

Majlinda Kelmendi gjatë kohës kur fitoi medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”

Nga Dua Lipa te Gigi Hadid, grimierja shqiptare rrëfen ‘sekretet’ e yjeve

E panjohur në Shqipëri por e preferuara e shumë artistëve në Itali. Daniela Zeqo është bërë mjaft e njohur në shtetin fqinj pasi kuron imazhin e personazheve të njohur. Ka punuar me emra të njohur si Giusi Ferreri, Lorenzo Fragola, Tiziano Ferro, Emma Marrone, Francesca Michielin, Biaggio Antonacci, Francesco Renga, Baby K dhe shumë të tjerë.

Në një intervistë për “ABC”, Daniela rrëfeu për gazetaret e emisionit disa nga “sekretet” e VIP-ave me të cilët ka punuar. “Kendall Jenner nuk ka të njëjtin karakter si Gigi Hadid. Nuk ishte aq e sjellshme sa Gigi. Ava Max është një vajzë shumë e mirë, tipike shqiptare. Kam folur në telefon dhe me mamin e saj. Kur po i bëja grimin por fliste me mamin dhe ma kaloi. Ajo e fliste shumë mirë shqipen.

“Dua Lipën e kam takuar para disa vitesh kur nuk ishte kaq e famshme por e kuptova se do të bëhej një superstar.”, tha Daniela. Ndër të tjera, ajo rrëfeu njohjen me këngëtaren italiane Bianca Atzei, e cila i ka dedikuar dhe një këngë. Ajo rrëfeu se me Biancën ka një miqësi disavjeçare, e cila ka qenë dhe dëshmitare në dasmën e saj.

“Biancën e njoh prej shumë vitesh kur nuk ishte akoma e njohur në Itali, më ka dedikuar kur kam pasur probleme me shëndetin në 2014-ën dhe më ka dedikuar këtë këngën.  Kam qarë, më ka bërë ta dëgjoja në makinë kur isha me të dhe më tha ‘dëgjoja këtë dhe më thuaj nëse të pëlqen sepse dua ta fus te disku i ri’. Kur e dëgjova e kuptova se ma kishte dedikuar mua dhe nisa të qaj, ka qenë një moment shumë emocional. Ka qenë dëshmitare në dasmën time kur jam martuar në 2014. /abcnews.al /KultPlus.com

daniela zeqo (@danyzeqo) / Twitter

Adele thotë se nuk mund të shikojë The Real Housewives: ‘Truri im do të vdesë’

Këngëtarja botërore, Adele, ka njoftuar se nuk mund ta shikojë showin televiziv të ashtuquajtur “The Real Housewives”, shkruan KultPlus.

“Nuk do të gënjej, nuk më shkon”, ka rrëfyer këngëtarja e “Easy on Me”.

Këngëtarja “Hello” u shfaq në një video tutorial grimi të enjten me YouTuber-in Nikkie de Jager (a.k.a NikkieTutorials), e cila e pyeti nëse shikonte ndonjë shfaqje të Real Housewives.

“Unë nuk e bëj. Nuk mundem,” u përgjigj Adele. “E di që shumë njerëz e duan atë. Nuk mundem… sepse truri im do të vdesë. Nuk mundem.”

Ajo vazhdoi: “Gjithashtu, nuk e di se kush është ndonjëri prej tyre, kështu që nuk mendoj se mund ta filloj nga fillimi kur ka kaq shumë kohë. Nuk do të gënjej, nuk po punoni për mua.”

Real Housewives është një ekskluzivitet televiziv i realitetit ndërkombëtar që përbëhet nga 11 seri në Shtetet e Bashkuara dhe 15 seri ndërkombëtare. Shumica e serive dokumentojnë jetën e një grupi amvisash të pasura që banojnë në një qytet të caktuar. Serialet amerikane janë transmetuar më së shumti në rrjetin Bravo. /KultPlus.com

No Reunion for 'The Real Housewives of New York City,' Bravo Says - Variety

Masat e reja antiCOVID në Kosovë do të hyjnë në fuqi sot

Përhapja e variantit Omicron në shumë vende të botës, ka bërë që Qeveria e Kosovës të marrë masa të reja për të parandaluar përhapjen e këtij varianti të ri të coronavirusit.

Si rezultat i këtyre masave çdo person i cili hynë në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë: Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19; certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm certifikata e vaksinimit të plotë.

Gjithashtu sipas masave të reja, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç: gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike, dhe gjatë ngrënies apo pijes.

Në ambientet e mbyllura ndalohet rrepësisht hyrja pa maskë. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 përveq në raste urgjente.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

Shfrytëzimi i transportit publik lejohet vetëm me dëshmi vaksinimi. Këto masa kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme 06 dhjetor 2021. /KultPlus.com

6 dhjetori shënon ditën e minatorëve

Dita Kombëtare e Minatorëve nderon kontributet e minatorëve në të gjithë vendin. Për më tepër, dita reflekton mbi sakrificat e tyre dhe ofron kohë për të treguar vlerësim për individët punëtorë të vendit minerar, shkruan KultPlus.

Ndërsa nderojmë arritjet e tyre dhe kujtojmë tragjeditë që përjetojnë këta individë punëtorë, vendi duhet të mbajë parasysh se miniera është një nga punët më të rrezikshme të Amerikës dhe sigurisht edhe në Kosovë.

Minatorët rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Ata luftojnë me çështjet e shëndetit dhe sigurisë, si dhe me një të ardhme të pasigurt.

Akti i Shëndetit dhe Sigurisë së Minierave të Qymyrit i vitit 1969, si dhe Akti Federal i Sigurisë dhe Shëndetit në Minierat i vitit 1977, u krijuan për të mbikëqyrur sigurinë dhe shëndetin e të gjithë minatorëve.

Ne përdorim çdo ditë produkte të bëra nga lëndët e para të gërmuara nga miniera. Këto materiale janë rezultat i punës së minatorëve. Këta burra dhe gra luajnë një rol shumë më kritik në jetën tonë sesa e kuptojnë shumica e njerëzve.

Në Kosovë, Miniera e Trepçës funksionin në kushte shumë të vështira dhe ka pasur ankesa të vazhdueshme vit pas viti, por puna e tyre nuk është ndaluar. /KultPlus.com

Industry Celebrates National Miners Day

Zbulohet një vath i rrallë nga shekulli 11

Një ekzemplar i rrallë i një vathi ari të shekullit 11, i cili ndoshta e ka origjinën nga Lindja e Mesme, është gjetur në Danimarkë, njoftoi sot Muzeu Kombëtar në Kopenhagë.

Bizhuteria e vlefshme u zbulua nga Franz Fugl Westergaard me ndihmën e një detektori metali në një fushë në Zelandën perëndimore.

Në një deklaratë nga muzeu në Kopenhagë thuhet se një objekt i tillë u zbulua për herë të parë në Skandinavi.

Shtohet se vathët janë ndoshta me origjinë bizantine ose egjiptiane të lashtë dhe besohet se kanë qenë një dhuratë nga perandori bizantin për udhëheqësin viking. Nga e hëna do të ekspozohet në muze.

“Për ne ky është një zbulim krejtësisht unik. Deri më tani, ne njohim vetëm 10 deri në 12 ekzemplarë të tjerë të ngjashëm në botë, por nuk kemi gjetur kurrë ndonjë objekt të tillë në Skandinavi”, tha eksperti i muzeut Peter Penz.

Vikingët sollën mijëra monedha argjendi nga fushatat, udhëtimet dhe ekspeditat e tyre tregtare, por mes tyre kishte shumë pak bizhuteri, tha Penz.

Ai ka thënë se është befasuar nga vendi ku është gjetur vathi, pasi pranë tij nuk ka asnjë vend të njohur për vikingët.

Ari që vikingët sollën nga Bizanti u gjet më parë nga arkeologët në varret e vikingëve së bashku me sende të tjera me të cilat ishin varrosur.

Vathi përbëhet nga një pllakë ari në formë gjysmëhëne, pjesa e brendshme e emaluar e së cilës futet në një kornizë ari dhe zbukurohet me fije të vogla ari. Motivi i paraqitur përfaqëson dy zogj të stilizuar rreth një bime që simbolizon pemën e jetës./in7 /KultPlus.com

Zbulohet një vath i rrallë nga shekulli 11 - KosovaPress

Çmimi kryesor i ‘Prishtina International Theater Fest’ shkon në Turqi

Prishtina International Theater Fest ka bërë ndarjen e çmimeve të edicionit të pestë, festivali i vetëm ndërkombëtar i teatrove në vend, shkruan KultPlus.

Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare, PIFT ka bërë të ditur se çmimi kryesor për këtë edicion ka shkuar në Turqi.

“Në këtë edicion të PITF, u dhanë shfaqje nga Serbia, Turqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.Juria profesionale e përbërë nga Enver Petrovci, Gresa Pallaska e Tome Stanovski, shpërbleu këta pjesëmarrës:- Çmimi për rolin më të mirë dytësor e mori aktorja Lemana Binjoš, nga Teatri Regjional i Novi Pazarit;- Çmimin për regjinë më të mirë e mori Fatos Berisha për shfqjen Black Box me trupën e Teatrit Migjeni nga Shqipëria;- Çmimin për shfaqjen më të mirë e mori shfaqja „When you gaze long into abyss“, nga Serbia;- Çmimin kryesor të festivalit, atë për aktorin më të mirë, e ndanë dy aktoret turke Burcu Görek dhe Dilara Gül, për shfaqjen „I Woke up With no voice“, shkruhet mes tjerash.

Përveç çmimeve të jurisë kryesore të festivalit, u ndanë edhe dy çmime për shfaqjen më të mirë nga juria e medias dhe juria e studëntëve.Sipas vlerësimit të jurisë së medias, çmimi për shfaqjen më të mirë i shkoi shfaqjes „Black Box“ nga trupa e Teatrit „Migjeni“ nga Shkodra e Shqipërisë, ndërsa studentët vlerësuan shfaqjen „Helver’s night“ nga Teatri „Tempulli“ i Maqedonisë së Veriut.

.Edicioni i pestë i PITF, iu dedikua jetës dhe veprës së regjisores tashmë të ndjerë, Burbuqe Berisha, e cila ishte drejtoreshë artistike në Prishtina International Theater Festival.

Ky ishte edhe programi zyrtar për këtë festival: /KultPlus.com

May be an image of text that says 'PITF 2021 PRISHTINA THEATER FESTIVAL NOVEMBER 29, 19:00 Official BURBUQE BERISHA KOSOVO (Guest Performance) BRETKOSA AAB Theater "Faruk Begolli" SERBIA Directed by: buqe Ber sha NOVEMBER 29 19:30 WHEN YOU GLAZE LONG INTO ABYSS Regionalno pozoriste Novi Pazar Directed by: Zlatko Pakovic TURKEY NOVEMBER 30 19:00 WOKE UP WITH NO VOICE Bu Yapım Directed by: Tam er Levent MEO DECEMBER 19:00 HELVER'S NIGHT Teatri Tempulli Directed by: Afërdita Nuhiji ALBANIA BLACK BOX Teatri Migjeni DECEMBER 19:00 ected by: Fatos Beri KOSOVO (Guest Perfor DECEMBER 19:00 BRINAT Art Image Directed by: Butrint Pasha DECEMBER 20:30 Award Ceremony DECEMBER 19:00'

Në Portin e Qipros vendoset vepra e artistit shqiptar, Besim Çaushit

Në një ceremoni të realizuar nga nga bashkia e qytetit është inauguruar punimi në bronx i skulptorit përmetar “Paqe në Tokë”.

Porti i Qipros që prej fillimit të muajit nëntor ka për simbol një statujë të realizuar nga skulptori shqiptar Besim Caushi. Në një ceremoni të realizuar nga nga bashkia e qytetit është inauguruar punimi në bronx i skulptorit përmetar “Paqe në Tokë”, (5,5m×4,5m×3,8m).

Besnik Çaushi shprehet se ideja e statujës erdhi nga një bizesmen rus.

“Kjo vepër është kërkuar dhe është sponsorizuar nga një bizesmen rus, i cili donte të bënte një dhuratë për qytetin Shën Napa në Qipro, me temë çështjen e paqes në botë, ndaj dhe vepra u titullua “Paqe në Tokë“,-shprehet skulptori Çaushi.

“Sepse paqja është detyrë e të gjithëve!!! Nëse duam paqe në këtë jetë duhet të flasim për paqe, t’i thurrim lavde….thotë Nënë Tereza”,– u shpreh autori në ceremoninë e inaugurimit.

Skulptori Besim Caushi ka kryer studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe më pas Akademië e Arteve të Bukura (sot Universiteti i Arteve). Prej vitesh jeton dhe krijon në Athinë, Greqi./dosja.al/ /KultPlus.com

Në Portin e Qipros vendoset vepra e artistit shqiptar, Besim Çaushit

Bashkëpunimi mes kompanisë PUMA dhe Dua Lipa vjen në realitet (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka njoftuar së fundmi për llogon e saj të re në bashkëpunim me firmën “Puma”, shkruan KultPlus.

Përmes një videoje të publikuar nga Puma, shihet se si emri i “Dua-së” rikthehet në një logo dhe përshtatet plotësisht në krijimin e një “fluture”

26 vjeçarja ka publikuar një video në llogarinë zyrtare në “Instagram”, ku edhe shihet filteri i llogos në fytyrën e saj.

Image

Kompania sportive PUMA kishte bashkëpunuar fillimisht me Lipën përmes atleteve “Mayze”.

KultPlus iu sjellë më poshtë edhe videon bashkëpunuese mes PUMA-së dhe Dua-së. /KultPlus.com