Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po i përgjigjjet pyetjeve që qytetarët i kanë bërë në kuadër të 1 vit qeverisje nga ajo, shkruan KultPlus.
Përmes rrjetit social “Instagram”, Osmani ka shtuar mundësinë e pyetjeve për gjithë qytetarët, ndërsa sot edhe është përgjigjur në disa pyetje nga më të ndryshmet, duke filluar nga falënderimet e deri te raportet me të parin e qeverisë.
Në mesin e shumë pyetjeve, e parja e shtetit është pyetur edhe për këngën që e ka dëgjuar më së shumti këtë vit, dhe përgjigjja e saj ishte e veçantë.
Hiti “Levitating” i këngëtares shqiptare, Dua Lipa është kënga që Osmani ka dëgjuar më së shumti këtë vit.
Dua Lipa e ka ripublikuar foton e Osmanit, duke përfshirë edhe këngën e saj. /KultPlus.com
Paraqitjet e Dua Lipës në publik gjithnjë kanë marrë vëmendje të veçantë sikurse nga publiku ashtu edhe nga mediat, përcjell KultPlus.
Së fundmi, 26 vjeçarja është nominuar për nëntë kategori në “Billboard Music Awards”, derisa ajo është edhe duke zhvilluar turneun e saj të albumit “Future Nostalgia”.
DailyMail shkruan përshkruan veshjen e Lipës nëpër rrugët e Londrës si veshje e thjesht, por edhe anën e modës, pasi u pa e veshtur me një kapuç monogram të markës Marc Jacobs, me vlerë 484 euro.
Lipa është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër, pasi ka zhvilluar disa koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në anën tjetër, këngëtarja e hitit “Levitating” është një adhuruese e madhe e yogas. /KultPlus.com
“The Billboard Awards” janë çmime që jepen çdo vit nga Billboard, një botim që mbulon industrinë e muzikës dhe që paraqet një tabelë popullariteti muzikor, përcjell KultPlus.
Dua Lipa është përfshirë nëntë nominime, derisa The Weeknd ishte artisti me më së shumti nominime, plot 17 sosh.
KultPlus iu sjellë edhe listën e plotë të nominimeve:
Artisti më i mirë Doja Cat Drake Olivia Rodrigo Taylor Swift The Weeknd
Artisti i ri më i mirë Givēon Masked Wolf Olivia Rodrigo Pooh Shiesty The Kid LAROI
Artisti më i mirë mashkull Drake Ed Sheeran Justin Bieber Lil Nas X The Weeknd
Artistja më e mirë femër Adele Doja Cat Dua Lipa Olivia Rodrigo Taylor Swift
Duo/Grupi më i mirë BTS Glass Animals Imagine Dragons Migos Silk Sonic (Bruno Mars, Anderson .Paak)
Artisti më i qëndruar në ‘Billboard 200 Artist’ Adele Drake Juice WRLD Morgan Wallen Taylor Swift
Artisti më i qëndruar në ‘Billboard Hot 100 Artist’ Doja Cat Drake Justin Bieber Olivia Rodrigo The Weeknd
Artisti më i dëgjuar i vitit Doja Cat Drake Lil Nas X Olivia Rodrigo The Weeknd
Artisti me këngët më të dëgjuara të vitit Adele BTS Dua Lipa Ed Sheeran Walker Hayes
Artisti më i dëgjuar në radio Doja Cat Ed Sheeran Justin Bieber Olivia Rodrigo The Weeknd
Artisti më i qëndruar në ‘Billboard Global 200 Artist’ (Kategori e re) Doja Cat Ed Sheeran Justin Bieber Olivia Rodrigo The Weeknd
Artisti më i qëndruar në ‘Top Billboard Global (Excl. U.S.) Artist’ (Kategori e re) BTS Dua Lipa Ed Sheeran Olivia Rodrigo The Weeknd
Turneu muzikor më i mirë Eagles (Hotel California Tour) Genesis (The Last Domino? Tour) Green Day, Fall Out Boy & Weezer (The Hella Mega Tour) Harry Styles (Love on Tour) The Rolling Stones (No Filter Tour)
Artisti më i mirë R&B Doja Cat Givēon Silk Sonic (Bruno Mars, Anderson .Paak) Summer Walker The Weeknd
Artisti mashkull më i mirë R&B Givēon Khalid The Weeknd
Artistja femër më e mirë R&B Doja Cat Summer Walker SZA
Turneu më i mirë R&B Bruno Mars (Bruno Mars at Park MGM) Omarion & Bow Wow (The Millennium Tour 2021) Usher (The Vegas Residency)
Artisti më i mirë rap Drake Juice WRLD Lil Baby Moneybagg Yo Polo G
Artisti mashkull më i mirë Rap Drake Juice WRLD Polo G
Artistja femër më e mirë Rap Cardi B Latto Megan Thee Stallion
Turneu më i mirë Rap J. Cole (The Off-Season Tour) Lil Baby (The Back Outside Tour) Omarion & Bow Wow (The Millennium Tour 2021)
Artisti më i mirë i zhanrit country Chris Stapleton Luke Combs Morgan Wallen Taylor Swift Walker Hayes
Artisti mashkull më i mirë i zhanrit country Chris Stapleton Luke Combs Morgan Wallen
Artistja femër më e mirë e zhanrit country Carrie Underwood Miranda Lambert Taylor Swift
Duo/Groupi më i mirë i zhanrit country Dan + Shay Florida Georgia Line Zac Brown Band
Turneu më i mirë i zhanrit country Luke Bryan (Proud to Be Right Here Tour) Eric Church (Gather Again Tour) Chris Stapleton (All-American Road Show Tour)
Artisti më i mirë rock Glass Animals Imagine Dragons Machine Gun Kelly Måneskin twenty one pilots
Turneu më i mirë rock Genesis (The Last Domino? Tour) Green Day, Fall Out Boy & Weezer (The Hella Mega Tour) The Rolling Stones (No Filter Tour)
Artisti më i mirë latin Bad Bunny Farruko Kali Uchis Karol G Rauw Alejandro
Artisti mashkull më i mirë latin Bad Bunny Farruko Rauw Alejandro
Artistja femër më e mirë latine Kali Uchis Karol G Rosalía
Duo/Grupi më i mirë latin Calibre 50 Eslabon Armado Grupo Firme
Turneu më i mirë latin Bad Bunny (El Último Tour Del Mundo) Enrique Iglesias & Ricky Martin (Live in Concert) Los Bukis (Una Historia Cantada Tour)
Artisti më i mirë i zhanrit Dance/Electronic Calvin Harris David Guetta Lady Gaga Marshmello Tiësto
Artisti më i mirë i muzikës krishtere Carrie Underwood Elevation Worship for King & Country Lauren Daigle Ye
Artisti më i mirë i muzikës së ungjillit CeCe Winans Elevation Worship Kirk Franklin Maverick City Music Ye
Albumi më i qëndruar në ‘Top Billboard 200’ Adele, 30 Doja Cat, Planet Her Drake, Certified Lover Boy Morgan Wallen, Dangerous: The Double Album Olivia Rodrigo, SOUR
Kolona zanore më e mirë Arcane League of Legends Encanto In The Heights Sing 2 tick, tick…BOOM!
Albumi më i mirë R&B Doja Cat, Planet Her Givēon, When It’s All Said and Done…Take Time Silk Sonic (Bruno Mars, Anderson .Paak), An Evening With Silk Sonic Summer Walker, Still Over It The Weeknd, Dawn FM
Albumi më i mirë rap Drake, Certified Lover Boy Moneybagg Yo, A Gangsta’s Pain Rod Wave, SoulFly The Kid LAROI, F*ck Love Ye, Donda
Albumi më i mirë i zhanrit country Florida Georgia Line, Life Rolls On Lee Brice, Hey World Taylor Swift, Fearless (Taylor’s Version) Taylor Swift, Red (Taylor’s Version) Walker Hayes, Country Stuff: The Album
Albumi më i mirë rock AJR, OK Orchestra Coldplay, Music of the Spheres Imagine Dragons, Mercury – Act 1 John Mayer, Sob Rock twenty one pilots, Scaled and Icy
Albumi më i mirë latin Eslabon Armado, Corta Venas J Balvin, Jose Kali Uchis, Sin Miedo (del Amor y Otros Demonios) ∞ Karol G, KG0516 Rauw Alejandro, Vice Versa
Albumi më i mirë i zhanrit Dance/Electronic C418, Minecraft – Volume Alpha FKA twigs, Caprisongs Illenium, Fallen Embers Porter Robinson, Nurture Rüfüs Du Sol, Surrender
Albumi më i mirë i muzikës krishtere Carrie Underwood, My Savior CeCe Winans, Believe for It Elevation Worship & Maverick City Music, Old Church Basement Phil Wickham, Hymn of Heaven Ye, Donda
Albumi më i mirë i muzikës së ungjillit CeCe Winans, Believe for It Elevation Worship & Maverick City Music, Old Church Basement Maverick City Music, Jubilee: Juneteenth Edition Maverick City Music & Upperroom, move your heart. Ye, Donda
Kënga më e qëndruar në ‘Top Hot 100 Song’ Doja Cat ft. SZA, “Kiss Me More” Dua Lipa, “Levitating” Olivia Rodrigo, “good 4 u” The Kid LAROI & Justin Bieber, “Stay” The Weeknd & Ariana Grande, “Save Your Tears”
Kënga më e dëgjuar Dua Lipa, “Levitating” Glass Animals, “Heat Waves” Olivia Rodrigo, “good 4 u” The Kid LAROI & Justin Bieber, “Stay” The Weeknd & Ariana Grande, “Save Your Tears”
Kënga më e shitur BTS, “Butter” BTS, “Permission to Dance” Dua Lipa, “Levitating” Ed Sheeran, “Bad Habits” Walker Hayes, “Fancy Like”
Kënga më e dëgjuar në radio Dua Lipa, “Levitating” Ed Sheeran, “Bad Habits” Olivia Rodrigo, “good 4 u” The Kid LAROI & Justin Bieber, “Stay” The Weeknd & Ariana Grande, “Save Your Tears”
Bashkëpunimi më i mirë Doja Cat ft. SZA, “Kiss Me More” Justin Bieber ft. Daniel Caesar & GIVĒON, “Peaches” Lil Nas X ft. Jack Harlow, “Industry Baby” The Kid LAROI & Justin Bieber, “Stay” The Weeknd & Ariana Grande, “Save Your Tears”
Kënga më e qëndruar në ‘Top Billboard Global 200 Song’ (Kategori e re) Dua Lipa, “Levitating” Ed Sheeran, “Bad Habits” Olivia Rodrigo, “good 4 u” The Kid LAROI & Justin Bieber, “Stay” The Weeknd & Ariana Grande, “Save Your Tears”
Kënga më e qëndruar në ‘Top Billboard Global (Excl. U.S.) Song’ (Kategori e re) BTS, “Butter” Ed Sheeran, “Bad Habits” Lil Nas X, “Montero (Call Me by Your Name)” The Kid LAROI & Justin Bieber, “Stay” The Weeknd & Ariana Grande, “Save Your Tears”
Kënga më virale (Kategori e re) Doja Cat ft. SZA, “Kiss Me More” Gayle, “abcdefu” Glass Animals, “Heat Waves” Masked Wolf, “Astronaut In The Ocean” Walker Hayes, “Fancy Like”
Kënga më e mirë R&B Doja Cat & The Weeknd, “You Right” Givēon, “Heartbreak Anniversary” Justin Bieber ft. Daniel Caesar & Givēon, “Peaches” Silk Sonic (Bruno Mars, Anderson .Paak), “Leave The Door Open” WizKid ft. Justin Bieber & Tems, “Essence”
Kënga më e mirë rap Drake ft. 21 Savage, Project Pat, “Knife Talk” Drake ft. Future & Young Thug, “Way 2 Sexy” Lil Nas X ft. Jack Harlow, “Industry Baby” Masked Wolf, “Astronaut In The Ocean” Polo G, “Rapstar”
Kënga më e mirë e zhanrit country Chris Stapleton, “You Should Probably Leave” Jason Aldean & Carrie Underwood, “If I Didn’t Love You” Jordan Davis ft. Luke Bryan, “Buy Dirt” Luke Combs, “Forever After All” Walker Hayes, “Fancy Like”
Kënga më e mirë rock Coldplay X BTS, “My Universe” Elle King & Miranda Lambert, “Drunk (And I Don’t Wanna Go Home)” Imagine Dragons, “Follow You” Måneskin, “Beggin’” The Anxiety: Willow & Tyler Cole, “Meet Me at Our Spot”
Kënga më e mirë latine Aventura x Bad Bunny, “Volví” Bad Bunny, “Yonaguni” Farruko, “Pepas” Kali Uchis, “telepatía” Rauw Alejandro, “Todo De Ti”
Kënga më e mirë e zhanrit Dance/Electronic Elton John & Dua Lipa, “Cold Heart – PNAU Remix” Farruko, “Pepas” Regard x Troye Sivan x Tate McRae, “You” Tiësto, “The Business” Travis Scott & HVME, “Goosebumps”
Kënga më e mirë e muzikës krishtere Anne Wilson, “My Jesus” Ye, “Hurricane” Ye, “Moon” Ye, “Off The Grid” Ye, “Praise God”
Kënga më e mirë e muzikës së ungjillit Elevation Worship & Maverick City Music ft. Chandler Moore & Naomi Raine, “Jireh” Ye, “Hurricane” Ye, “Moon” Ye, “Off the Grid” Ye, “Praise God”. /KultPlus.com
Këngëtarja e cila po shijon suksese të mëdha në industrinë e muzikës dhe realisht është shndrruar në një ikonë të muzikës pop dhe asaj dance, Dua Lipa, është nominuar për nëntë çmime në Billboard Music Awards, shkruan KultPlus.
26 vjeçarja është nominuar në nëntë kategori, dhe është njëra prej artistëve më të nominuar për këto çmime.
Duke filluar nga nominimi për “Artisten më të mirë të vitit”, ajo gjithashtu është përfshirë edhe në kategori të tjera që janë: “Artisti/ja më i/e mirë në shitje të këngëve”, “Artisti/ja kryesor/e në Billboard Global (përjashtuar SHBA)”, “Kënga e mirë në Top 100”, “Kënga më e dëgjuar “, “Kënga më e shitur”, “Kënga më e dëgjuar në Radio”, “Kënga më e shitur”, “Kënga më e mirë nga Billboard 200”, “Kënga më e mirë Dance/Electronic”.
Në anën tjetër, The Weeknd është artisti me më së shumti nominime në këto çmime, me 17 sosh, derisa Lipa në nëntë. /KultPlus.com
“The Billboard Awards” janë çmime që jepen çdo vit nga Billboard, një botim që mbulon industrinë e muzikës dhe që paraqet një tabelë popullariteti muzikor. /KultPlus.com
Kur janë bërë 2 vite që këngëtarja Dua Lipa ka lansuar albumin e saj “Future Nostalgia”, albumi po vazhdon që të thyejë rekorde të jashtëzakonshme, shkruan KultPlus.
“Future Nostalgia” ka kaluar tashmë 2 vjet në tabelën e Billboard 200.
Është albumi i parë i një gruaje i publikuar këtë dekadë që arrin këtë moment historik.
Përmes revistës “Billboard” publikohen edhe popullariteti i këngëve dhe albumeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në përgjithësi në botë.
Në anën tjetër, Lipa është duke e mbajtur këtë vit turneun nëpër ShBA dhe Evropë të albumit “Future Nostalgia”. /KultPlus.com
Sot ajo është një prej artisteve më me nam në tregun ndërkombëtar të muzikës.
Dua Lipa nisi që e vogël të merrej me art, veçse ndryshe nga muzika, ajo fillimet i ka pasur si aktore duke u bërë pjesë e një seriali vendor në Kosovë.
Bëhet fjalë për vitin 2005, ku ajo ishte paraqitur si një nga protagonistet e serialit shumë të ndjekur humoristik të asaj kohe, “Familja Moderne”.
Dua kishte luajtur rolin e një vajze të vogël në shkollë, e cila në serial ishte mike e personazhit Roberti, i luajtur nga aktori Lekë Berisha.
Skena ishte xhiruar në Londër, kryeqytetin britanik kua Dua u lind dhe u rrit, teksa në serial shihet duke u përshëndetur me mikun e saj, duke ia kujtuar që mos t’i harrojë detyrat e shtëpisë.
Edhe Wikipedia në biografinë zyrtare të Dua Lipës citon faktin se “Familja Moderne”, ishte shfaqja e saj e parë televizive në të cilën Dua mori pjesë.
Përndryshe, artistja me prejardhje nga Kosova debutoi në muzikë në vitin 2013, duke u bërë pjesë e reklamës promovuese të shout të talenteve, “X Factor”./ KultPlus.com
Ceremonia “Grammy” është zakonisht një ngjarje ku rregullat e modës nuk zbatohen. Organizatorët e natës më të madhe në industrinë e muzikës, mburren me faktin se yjet mbi qilim të kuq zgjedhin të guxojnë me stilin e modës, duke sjellë fustane unike dhe veshje që habisin, në përpjekje për t’u bërë virale. Edhe këtë vit, emrat më të njohur të muzikës dukeshin të etur për të sfiduar pritshmëritë.
Disa prej emrave që revista prestigjioze e modës, “Vogue”, ka zgjedhur t’i përfshijë në listën e veshjeve më të mira të ceremonisë “Grammy”, janë: Lady Gaga, e cila dukej elegante me një fustan bardh dhe zi të markës, “Armani Privé” dhe stoli prej diamanti nga “Tiffany & Co”, pastaj Dua Lipa, e cila u shfaq plot stil mbi qilim të kuq, e veshur me fustanin klasik të shtëpisë së modës, “Atelier Versace”. Dukjen, këngëtarja kosovaro-britanike e kompletoi me stilin e ri të flokëve të bardha dhe një mori stolish prej ari. Lenny Kravitz shkëlqente me stilin unik të një ylli të muzikës rok, i veshur me pantallona prej lëkure të kombinuara me këpucë me take dhe një bluzë që ngjasonte me një rrjetë prej argjendi, raportoi të hënën “Vogue”.
Jack Harlow dukej mjaft elegant i veshur me një kostum të zi të markës “Givenchy”, derisa Lil Nas X u shfaq në stilin barok me kostumin e mbushur me margaritarë të markës “Balmain”. Kurse, aktorja dhe komediania, Tiffany Haddish, e përjetoi një eksperiencë divash e veshur me fustanin ngjyrë ari të markës “Prada”.
Listën e “Vogue” e përbëjnë edhe yjet: SZA, Halsey, Allison Russell, Cynthia Erivo, Snoh Aalegra, Justin dhe Hailey Bieber, Giveon, Jared Leto, St. Vincent, Leslie Odom dhe Rachel Zegler. / KultPlus.com
Nga një refugjate në Londër, Dua Lipa ka arritur që ndër vite të krijojë një identitet të saj edhe realisht të arrijë majat e botës, shkruan KultPlus.
Paraqitjet e saj të fundit në publik dhe koncertet e organizuara kanë mundësuar që Lipa të zgjerojë muzikën e saj edhe më shumë.
Së fundmi, 26 vjeçarja ka bërë një prezantim special në çmimet ‘Grammy’ së bashku me këngëtaren tjetër Megan Thee Stallion, derisa ajo është vlerësuar për veshjen e mrekullueshme.
Ndërkohë, KultPlus iu sjellë edhe veshjet e saj ndër vite duke filluar nga vitit 2017 deri në 2021.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme me një prezantim special, Dua Lipa dhe Megan Stallion bëjnë paraqitje glamuroze në ‘Grammys’. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, do të përformojë në ndarjen e çmimeve ‘GRAMMY 2022’, si njëra prej fituesve të mëhershme, shkruan KultPlus.
Lista e larmishme e prezantuesve në GRAMMY 2022 përfshin të nominuarat aktuale për GRAMMY, Megan Thee Stallion, Joni Mitchell dhe Questlove; Fituesit e GRAMMY-t Lenny Kravitz, Dua Lipa, Ludacris, Billy Porter, Bonnie Raitt dhe Keith Urban; dhe shumë të tjera
Çmimet ‘GRAMMY’ do të ndahen më 3 prill, ku edhe transmetimi do të bëhet LIVE në Internet.
Më 2018 Dua kishte fituar dy çmimet e para ”Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është duke punuar vazhdimisht në albumin e saj të dytë, pas suksesit të jashtëzakonshëm nga “Future Nostalgia”, shkruan KultPlus.
Lipa zbuloi informacione mbi albumin e saj të ri në një intervistë me Elton John në podcast “Service 95”.
“Ka filluar të ndihet mirë dhe po merr formë”, ka thënë Lipa në intervistën e saj me John, pikërisht në datën e lindjes së këtij të fundit.
Aktualisht, 26 vjeçarja është duke shijuar sukses të jashtëzakonshëm me albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili u lansua në vitin 2020.
Këngëtarja e “Sweetest Pie” mori dy çmime në iHeartRadio Music Awards 2022, duke përfshirë Dance Album of the Year për Future Nostalgia dhe Song of the Year për “Levitating”. /KultPlus.com
Një nga festivalet më të mëdha në Evropë, Sunny Hill, ka konfirmuar zyrtarisht se do të mbahet këtë vit, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Sunny Hill, ka publikuar një fotografi nga ky festival, me mbishkrimin “Thuaj përshëndetje SUNNY HILL FESTIVAL 2022”.
Të njëjtën gjë ka bërë pak ditë më parë edhe Dukagjin Lipa, babai i Duas.
Sunny Hill Festival do të mbahet në muajin gusht në Prishtinë, dhe duke iu referuar edicioneve të shkuara ku kanë ardhe shumë yje botërore, pritet që edhe në këtë edicion të ketë prurje të mëdha./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë dy çmime në ‘iHeartAwards2022’, shkruan KultPlus.
Lipa rrëmbeu çmimin e Këngës së Vitit me hitin ‘Levitating dhe Albumin e Vallëzimit të Vitit me albumin ‘Future Nostalgia’.
Shfaqja “iHeart Radio Music Awards 2022” që u transmetua të martën në mbrëmje (22 mars) nga Los Angeles, nderon artistët dhe këngët më të dëgjuar në stacionet iHeartRadio dhe aplikacionin iHeartRadio gjatë gjithë vitit 2021.
E organizuar nga LL Cool J, ceremonia e sivjetshme shfaqi performanca nga Megan Thee Stallion, Jason Aldean, John Legend, Charlie Puth, LL Cool J, Måneskin dhe Jennifer Lopez, e cila gjithashtu ishte fituesja çmimit të sivjetmë Icon./ KultPlus.com
Dua Lipa do të jetë pjesë e njërit prej festivaleve të muzikës më të mëdha në botë “Lollapalooza” në Çikago, transmeton KultPlus.
“Lollapalooza” ka shpallur formacionin e saj për verën e vitit 2022 në Grant Park. Kryesuesit për festivalin muzikor të kësaj vere në Çikago përfshihen: Metallica, Dua Lipa, J. Cole, Green Day, Doja Cat, Machine Gun Kelly, Lil Baby dhe Kygo.
Lollapalooza rikthehet me forcë të plotë këtë vit, sipas një njoftimi nga festivali, me më shumë se 170 shfaqje të planifikuara për tetë skena në parkun buzë liqenit të Çikagos gjatë fundjavës së fundit të korrikut.
Gjithashtu pjesë e përzierjes është ushqimi nga rreth 35 kuzhinierë dhe restorante, duke përfshirë opsione vegane, vegjetariane dhe pa gluten. Plus “Kidzapalooza” është rikthyer këtë verë me hyrje falas për fëmijët 10 vjeç e poshtë.
Përveç Dua Lipës në këtë festival do të performojnë edhe artistë si: Jane’s Addiction, Glass Animals, Billy Strings, Big Sean, The Kid Laroi, Jazmine Sullivan, Don Toliver, Charli XCX, Idles, Turnstile, Kaskade, Rezz, The Marías, Zhu, YG, Dominic Fike, King Princess, Wallows, St. , Girl in Red, Ashnikko, Denzel Curry, BLXST, Black Coffee, Duke Dumont, Polo & Pan, Liquid Stranger, Clozee, Willow, Royal Blood, Maneskin, Orchestra Manchester, Cordae, Local Natives, Tove Lo dhe Caroline Polachek./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për Sunny Hill Festival, shkruan KultPlus.
Ky festival që nuk është mbajt viteve të fundit si pasojë e pandemisë, këtë vit do të rikthehet në Prishtinë.
Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se Sunny Hill Festival po rikthehet në Kosovë, duke iu referuar një interviste të Dua Lipës për medie të huaja, ku ka dhënë detaje për këtë festival.
Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Lipa ka postuar disa foto me mbishkrimin “Ndjenja e veçantë e festivalit. A jeni gati?” /KultPlus.com
Kënga e Dua Lipës me titull “Levitating” e regjistron një javë të 70-të në Billboard Hot 100 (në tabelën e datës 19 mars 2022), duke rishkruar rekordin për më shumë javë të shpenzuara ndonjëherë në sondazh nga një grua, përcjell KultPlus.
“Levitating” është kënga e pestë që kaloi të paktën 70 javë në Hot 100 në Billboard, që daton që nga fillimi i tabelës në gusht 1958.
“Levitating” u ngjit në numrin 2 në Hot 100 të datës 22 maj 2021 dhe, i nxitur nga jetëgjatësia e tij, mbretëroi si titulli kryesor në tabelën “Hot 100 Songs” të fundvitit 2021 të Billboard. (Ka kaluar 41 javë në top 10, më së shumti për një këngë nga një grua dhe e dyta në përgjithësi vetëm pas 57-javëve të top 10-save të “Blinding Lights.”)
“Është mirë pasi punon kaq shumë, veçanërisht nga pandemia, kur ke burime të kufizuara,” u mrekullua Lipa për Billboard kur mësoi për këngën e saj “Levitating”.
“Pra, kjo do të thotë shumë për mua. Ajo se çfarë është duke bërë kënga “Levitating” në tabelën e Billboard është absolutisht surreal. Është absolutisht magjepsëse për mua. Unë jam vërtet, vërtet, shumë mirënjohëse për të gjitha.”
“Levitating” është gjithashtu hiti më i gjatë i Hot 100 në historinë e Warner Records. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka marrë pjesë me një fjalim në ceremoninë e hapjes së parë të shkollës shqipe në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.
Përkundër angazhimeve të saja me koncertin dhe këngën e saj të fundit, Lipa gjeti kohë që të marrë pjesë në hapjen e shkollës shqipe dhe të ndajë përvojat e saja me të pranishmit e tjerë.
Fillimisht, 26 vjeçarja falënderoi organizatorët për ftesën, derisa u shpreh shumë e lumtur që po merr pjesë aty.
“Ju faleminderit shumë që më keni parë sot këtu dhe për të festuar me ju hapjen e kësaj shkolle. Kur u informova për hapjen e kësaj shkolle më kujtuan fëmijërinë time kur erdha nga Prishtina në Londër”, tha Lipa.
Ajo gjithashtu kujtoi edhe kohën kur gjatë shkollës fliste gjuhën angleze, ndërkaq në shtëpi që të mos harronte rrënjët e saj, fliste në gjuhën shqipe me prindërit.
“Kur isha në Londër flisja anglisht me miqtë dhe profesorët, ndërsa natën me prindërit flisja shqip për të mos harruar rrënjët dhe gjuhën”, përfundoi fjalimin e saj.
Dua Lipa së fundmi ka bërë publikimin e një kënge të re në bashkëpunim me Megan Thee Stallion, ku po dëgjohet nga e gjithë bota. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të re. Një bashkëpunim me këngëtarën e njohur, Megan Thee Stallion, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lipa bëri të ditur publikimin e këngës së titulluar “Sweetest Pie”.
Kujtojmë se Lipa tashmë veçse është duke e shijuar suksesin e pandalshëm të albumit të saj të fundit ”Future Nostalgia” dhe kënga e saj më e fundit e titulluar “Demeanor” është shndërruar në një hit tjetër të këngëtares. / KultPlus.com
Lidhja e dashurisë mes tifozëve të Liverpool-it dhe ‘One Kiss’ nga Dua Lipa nisi kur ajo performoi hitin në finalen e Ligës së Kampionëve 2018, e cila u zhvillua në Kiev të Ukrainës, transmeton KultPlus.
Kur UEFA njoftoi fillimisht se një shfaqje do të zhvillohej para fillimit, dukej se kishte një ndjenjë skepticizmi rreth idesë në Evropë, duke pasur parasysh ngjashmëritë me aktivitetet e sporteve amerikane.
Ndërsa disa tifozë të futbollit mund të jenë ende të pasigurt për konceptin, 30,000 tifozët e Liverpool-it që kishin udhëtuar 1,800 milje për të arritur në stadiumin NSC Olimpiyskiy, sigurisht që ishin në bord, teksa këndonin tekstin e “One Kiss”.
Pavarësisht humbjes 3-1 ndaj Real Madridit të Zinedine Zidane në atë rast, në ditët në vijim, videot e tifozëve të Liverpoolit që këndonin këngën u bënë virale në mediat sociale dhe kështu lindi një traditë e re./ KultPlus.com
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, nesër do të publikojë një këngë të re me titull “Sweetest Pie”, shkruan KultPlus.
E njohur për zërin e saj unik, Lipa ka bërë të ditur se kënga e saj e re do të jetë një bashkëpunim me këngëtaren Megan Thee Stallion.
Ndërkaq, sot Lipa ka ndarë edhe një fotografi tjetër me këngëtaren, që duket se është krijuar në xhrimet e një videoklipi.
“NESËR!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Aq e emocionuar sa që po qaj krem sheqeri nga kanalet e mia të lotit!!!!!!”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e fotos. / KultPlus.com
Çmimet e Muzikës iHeartRadio 2022 zbuluan sot listën e saj të mbushur me yje që do të performojnë në datën e ndarjes së çmimeve, përcjell KultPlus.
LL Cool J, Jennifer Lopez, Megan Thee Stallion, Jason Aldean, John Legend, Charlie Puth dhe Måneskin do të dalin në skenën e shfaqjes së çmimeve.
Përveç performancës, Lopez do të nderohet me çmimin prestigjioz iHeartRadio Icon 2022, për të nderuar atë se çfarë ka bërë ndër vite Lopez për kulturën, artin dhe muzikën në përgjithësi.
Lista e plotë e të nominuarve u shpall në janar dhe përfshin Dua Lipën, Justin Bieber, Olivia Rodrigo, Karol G, Drake, Ed Sheeran, Megan Thee Stallion, Bad Bunny dhe shumë të tjerë.
Këtë vit, dëgjuesit do të kenë mundësinë të vendosin fituesit në disa kategori të reja dhe të krijuara.
Votimi social filloi më 27 janar dhe do të mbyllet më 15 mars në orën 23:59 për të gjitha kategoritë.
Çmimet e Muzikës iHeartRadio 2022 do të transmetohen drejtpërdrejt nga Auditorium Shrine në Los Angeles, Kaliforni, të martën, më 22 mars në Fox. Ngjarja mund të dëgjohet gjithashtu në stacionet radiofonike iHeartMedia në mbarë vendin dhe në aplikacionin iHeartRadio. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka treguar pak nga filmi i saj më i ri ku luan.
Lipa shfaqet me një rol në filmin “Argyle”.
Ajo në këtë skenë paraqitet në krahët e një aktori që duket sikurse po vallëzojnë.
Filmi “Argyle” është prodhim i Marvel dhe në të përpos Dua Lipës luajnë edhe: Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena, Samuel L. Jackson, Dua Lipa, Ariana DeBose dhe Rob Delaney./ KultPlus.com