Një film i ri biografik për Michael Jacksonin është në realizim e sipër, me ç’rast producenti i filmit të shumëshpërblyer “Bohemian Rhapsody”, Graham King, është angazhuar si producent i projektit.
Sipas portalit “Variety”, filmi i ardhshëm i titulluar “Michael”, por realizohet me miratimin e familjes së mbretit të ndjerë të muzikës pop. Skenari po shkruhet nga John Logan, i njohur për filma të tillë si “Gladiator” dhe “Skyfall”.
Familjarët të cilët e menaxhojnë pasurinë e këngëtarit të famshëm, po ashtu shërbejnë si producent të projektit krahas Graham Kingut. Ndërsa distribuimin e filmit anembanë globit do ta bëjë kompania gjigante “Lionsgate”.
“Jam i nderuar që do ta sjellë trashëgiminë e familjes Jackson në ekran të madh. Mbajë mend që po qëndroja i ulur në stadiumin ‘Dodger’ duke e shikuar turneun muzikor ‘Victory Tour’, dhe atëkohë nuk mund as ta imagjinoja që gati 38 vjet më vonë do të kisha privilegjin të isha pjesë e këtij filmi. Projekti me titull ‘Michael’ do t’i japë audiencës një portret të thellë të njeriut të ndërlikuar që u shndërrua në mbret të muzikës pop. Ai do të sjellë në jetë performancat më ikonike të Jacksonit, pasi jep një pasqyrë të informuar mbi procesin artistik dhe jetën personale të artistit”, deklaroi King përmes një komunikate për media.
Kurse nëna e këngëtarit të ndjerë, Katherine Jackson, ka deklaruar: “Prej se Michael ishte vetëm fëmijë, si pjesëtarë i grupit ‘The Jackson 5’, ai e dashuronte magjinë e kinemasë. Si familje, jemi të nderuar që historia e jetës sonë do të jetësohet në ekran të madh”.
Përfshirja e familjes Jackson në projekt sugjeron që filmi nuk do të trajtojë akuzat për abuzim seksual të fëmijëve, që u ngritën kundër këngëtarit gjatë karrierës së tij dhe pas vdekjes në vitin 2009./ KultPlus.com
Lasgush Poradeci, shkroi vargje që depërtuan aq thellë në shpirtin e shqiptarëve saqë ata vendosën, pa u marrë vesh me njëri-tjetrin, që një qytet të tërë ta quajnë: “Pogradeci i Lasgushit”.
Përveç poezive, Lagushi ka lënë si testament edhe këshilla për poetët.
Maria Poradeci, vajza e Lasgushit, pati ndarë dikur me ndjekësit e saj në Facebook një pjesë ku Lasgushi flet për poezinë dhe poetët.
“Poezia është hyjnore. Prandaj kur shkruan poezi, duhet ta kesh shpirtin të shenjtëruar. Çdo poezi, duhet të jetë një xhevahir dhe xhevahir duhet të jetë çdo varg i saj dhe çdo fjalë e saj. Prandaj poezi mund të shkruash vetëm pak, se ku t’i gjesh gjithë ata xhevahirë?
Mos ki frikë se ke shkrojtur gjatë jetës tënde vetëm dhjetë poezi. Frikë të kesh po të kesh shkrojtur njëqind poezi.”
“10 things i hate about you”, “Cry baby”, “Pretty woman” janë tre filmat më të zëshëm të viteve ’90-ta. Tre filmat i përkasin kategorisë romantik-komedi dhe shikohen ende edhe tani.
10 things i hate about you
Është një film romantik-komedi me aktorët kryesor Julia Stiles, Heath Ledger i drejtuar nga regjisorja Gil Junger. Filmi arriti një buxhet prej 16 milionë dhe u vlerësuar me 7.3 në IMDb. Filmi ishte fitues i çmimeve me “aktoren më të mirë fermër” në “Chicago Awards” si dhe fitues i “çmimit për të rinjë”.
Cry-Baby
Cry baby është një film muzikal romantik-komedi. Me aktorë kryesorë Johhny Depp dhe i drejtuar nga Johon Waters. Filmi nuk kishte arritur një audienc të lartë në fillimet e tij mirëpo vite më vonë filmi u bë i njohur për muzikën e përdorur në film. “Muzikali në Broadway” ishte kënga e cila u shfaqë në film, me të njëjtin emër ishte nominuar për katër “Tony Awards” .
Pretty woman
Pretty Woman është një film romantik-komedi amerikanë i vitit 1990 me regji të Garry Marshall, Në film interpretojnë Richard Gere dhe Julia Roberts. Titulli i filmit Pretty Woman është bazuar në ” Oh, Pretty Woman “, shkruar dhe kënduar nga Roy Orbison. Filmi mori vlerësime të ndryshme, aktorja Julia Roberts mori një çmim “Golden Globe” dhe u nominua në “Academy Award” për aktoren më të mirë me interpretimin e saj./ KutPlus.com
“Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke vdekur”.
“Një femër nuk mund të rrijë dot e vetme. Një femër ka nevojë për një mashkull. Një femër dhe një mashkull e mbështesin dhe e forcojnë njëri-tjetrin. Femrat thjesht nuk mundet t’ia dalin dot të vetme me gjithçka”.
“Unë jam ndjerë përherë e pasigurtë, e mbi të gjitha, jam ndjerë e frikësuar. Mendoj se kam dashur dashuri më tepër se çdo gjë tjetër në këtë botë”.
“Suksesi i bën shumë njerëz të të urrejnë. Do të doja që të mos funksiononte kështu. Do të ishte e mrekullueshme të shijoje suksesin pa parë urrejtje në sytë e atyre përreth”.
“Kjo jetë është ashtu siç ti e jeton. Pavarësisht gjithçkaje, do ta dreqosësh ndonjëherë, kjo është një e vërtetë universale. Por gjëja e mirë është se, je ti që e vendos se si t’i dreqosësh gjërat”.
“Ne të gjithë jemi yje dhe të gjithë meritojmë të shkëlqejmë”.
“Askush nuk më tha se isha e bukur, kur isha e vogël. Çdo vajze të vogël i duhet thënë se është e bukur, edhe nëse nuk është, pasi kështu ajo do të ndihet edhe më e bukur”.
“Respekti është një nga thesaret më të mëdhenj në jetë. Domethënë, çfarë vlere do të kishte gjithçka, nëse nuk do të kishe respektin e të tjerëve?”.
“Një femër e mençur puth pa dashuruar, dëgjon pa besuar dhe largohet përpara se ta lënë mënjanë”./ KultPlus.com
Një grua e shndërruar në një grusht dheu ende e mban mend që dikur kishte dashuruar shumë aq shumë sa tani nga ajo në një fushë pa Zot mbinë lule Nganjëherë por vetëm nganjëherë kafshët u afrohen i nuhasin ato e dridhen pastaj e lëshojnë një zë të dhimbshëm si në ditën e parë të botës. / KultPlus.com
Grupi Super 700, i themeluar në vitin 2003 nga Ibadet Ramadani dhe Michael Haves në Berlin të Gjermanisë na ka befasuar të gjithëve më këngën “Kur jam kânë nji vakt i ri”.
Grupi i përbërë prej gjermanëve e këndojnë këngën “Kur jam kanë një vakt i ri” me një theks më ndryshe nga që jemi mësuar ta dëgjojmë.
Antarët e grupit janë: Ibadet Ramadani, Jan Terstegen, Michael Haves, Sebastian Schmidt.
Po sjellim tekstin e plotë të kësaj kënge folklorike shqiptare:
Kur jam kan ni vakt i ri E kam pas ni çifteli Kange e lojna dhe mahi Me t’u shkri zemra tuj ndi
Oj lum lum oj lumi une
O nji syzez e kam pas kojshi Shume marak tuj knu me m’ni Dite per dite m’rrinte karshi Ni dite m’thirri me i shku n’shpi
Oj lum lum oj lumi une
O une i mjeri kesh mashtru N’shpi t’syzezes ni dite jam shku Mire jam ule jam rehatu Ja kem nis me knu e me lu
Oj lum lum oj lumi une
O sa u bona pak rahat Kisi n’der rak tak tak Shpejt e shpejt jam dal n’hajat Aty ish kane ni shtrige plake
Fort po sillka me lagraç Desh ma thej njonen kopaç Oj mejr mjer oj mjeri une
O shpejt e shpejt jam dal n’oborr Gati m’hangen ni qen qorr Turr e vrap jam dal te koshi Aty ish ma i madh sharofi
Shpejt e shpejt jam dal n’sokak Gati m’hanger ni minak Oj mjer mjer o i mjeri une
O shpejt e shpejt jam dal ne baçe E jam ndal te molla lalçe Kam kthy kryt me kqyr nihere O ish kon dal syzeza n’dere
Ma e mire se lul pranvere More djal hajde najhere Oj lum lum lum lum oj lumi une / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përkujtoi sot aktoren e njohur Edi Luarasi, e cila u nda nga jeta në 3 dhjetor të 2021.
“Do ta kujtojmë gjithnjë me dashuri Edi Luarasin, këtë aktore të guximshme, që sfidoi kohën e vet”, tha Magariti.
Edi Luarasi lindi në Tiranë më 7 maj 1940 dhe ka debutuar në skenë në moshë të re. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës.
U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.
Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj.
Ajo u përjashtua nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974 për arsye politike e më pas u rikthye në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz në rolit e damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”.
Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Ajo është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”, si dhe me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”./ KultPlus.com
“Vetëbesimi i vërtetë mendoj se buron prej fëmijërisë. Nëse ke kaluar një fëmijëri të lumtur, nëse prindërit të kanë bërë të ndihesh speciale, gjatë gjithë jetës ke për t’u ndjerë gjithmonë speciale”.
“Shprehu për veten tënde. Tregoje se kush je. Nëse nuk mban perla sa je e re, mos i vendos ato kur të martohesh”.
“Ndërmerr rreziqe dhe provo gjëra të reja”.
“Personaliteti për mua është deklarata më e fortë”.
“Mos u mendo shumë. Fotot më të mira kapen në mënyrë natyrale”.
“Disa persona më kanë dashur, disa të tjerë më kanë urryer. Ama të gjithë më kanë ndjekur në rrjetet sociale”.
“Kur vjen puna tek çdo gjë që dëshiron të bësh në jetë, atëherë duhet ta bësh me pasion. Suksesi mund të vijë, por vjen në fund. Gjëja më e rëndësishme është që ti të bësh atë që dëshiron të bësh”.
“Ki durim, nëse diçka është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë. Sa herë jam munduar t’i nxis gjërat të shkojnë siç kam dashur unë, asnjëherë s’kanë shkuar ashtu”.
“Rregulli i vetëm që unë kam, është të jem sa më e veçantë dhe spontane të jetë e mundur. Unë nuk do ta vishja asnjëherë diçka, me të cilën nuk do të ndihesha rehat”./bota.al/ KultPlus.com
Nominimet e Oscarit u mbajën në mënyrë virtuale këtë të martë, të cilat më pas u postuan menjëherë në llogarinë zyrtare të Akademisë në “Twitter”, shkruan KultPlus.
Këto nominime u moderuan nga Leslie Jordan dhe Tracee Ellis Ross, e listën e plotë mund ta shikoni më poshtë:
Fotografia më e mirë
“Belfast”
“CODA”
“Don’t Look Up”
“Drive My Car”
“Dune”
“King Richard”
“Licorice Pizza”
“Nightmare Alley”
“The Power of the Dog”
“West Side Story”
Regjisori më i mirë
Kenneth Branagh, “Belfast”
Ryusuke Hamaguchi, “Drive My Car”
Paul Thomas Anderson, “Licorice Pizza”
Jane Campion, “The Power of the Dog”
Steven Spielberg, “West Side Story”
Aktori më i mirë
Javier Bardem, “Being the Ricardos”
Benedict Cumberbatch, “The Power of the Dog”
Andrew Garfield, “Tick, Tick … Boom!”
Will Smith, “King Richard”
Denzel Washington, “The Tragedy of Macbeth”
Aktorja më e mirë
Jessica Chastain, “The Eyes of Tammy Faye”
Olivia Colman, “The Lost Daughter”
Penélope Cruz, “Parallel Mothers”
Nicole Kidman, “Being the Ricardos”
Aktori më i mirë në rol dytësor
Ciaran Hinds, “Belfast”
Troy Kotsur, “CODA”
Jesse Plemons, “The Power of the Dog”
J.K. Simmons, “Being the Ricardos”
Kodi Smit-McPhee, “The Power of the Dog”Troy Kotsur Makes History as the First Deaf Actor to Get a NominationFeb. 8, 2022
Aktorja më e mirë në rol dytësor
Jessie Buckley, “The Lost Daughter”
Ariana DeBose, “West Side Story”
Judi Dench, “Belfast”
Kirsten Dunst, “The Power of the Dog”
Aunjanue Ellis, “King Richard”
Skenari origjinal
“Belfast”
“Don’t Look Up”
“King Richard”
“Licorice Pizza”
“The Worst Person in the World”
Skenar i përshtatur
“CODA”
“Drive My Car”
“Dune”
“The Lost Daughter”
“The Power of the Dog”
Filmi më i mirë i animuar
“Encanto”
“Flee”
“Luca”
“The Mitchells vs. the Machines”
“Raya and the Last Dragon”
Elementet vizuale që përbëjnë një film
“Dune”
“Nightmare Alley”
“The Power of the Dog”
“The Tragedy of Macbeth”
“West Side Story”
Kostumografia
“Cruella”
“Cyrano”
“Dune”
“Nightmare Alley”
“West Side Story”
Kinematografia
“Dune”
“Nightmare Alley”
“The Power of the Dog”
“The Tragedy of Macbeth”
“West Side Story”
Montimi
“Don’t Look Up”
“Dune”
“King Richard”
“The Power of the Dog”
“Tick, Tick … Boom!”
Grimi dhe stilimi i flokëve
“Coming 2 America”
“Cruella”
“Dune”
“The Eyes of Tammy Faye”
“House of Gucci”
Zëri më i mirë
“Belfast”
“Dune”
“No Time to Die”
“The Power of the Dog”
“West Side Story”
Efektet vizuale
“Dune”
“Free Guy”
“No Time to Die”
“Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”
“Spider-Man: No Way Home”
Muzika origjinale
“Don’t Look Up”
“Dune”
“Encanto”
“Parallel Mothers”
“The Power of the Dog”
Muzika më e mirë
“Be Alive” (“King Richard”)
“Dos Oruguitas” (“Encanto”)
“Down to Joy” (“Belfast”)
“No Time To Die” (“No Time to Die”)
“Somehow You Do” (“Four Good Days”)Beyoncé Scores Her First Oscar NominationFeb. 8, 2022
Filmi më i mirë dokumentar
“Ascension”
“Attica”
“Flee”
“Summer of Soul (…Or, When the Revolution Could Not Be Televised)”
“Writing With Fire”
Filmi më i mirë ndërkombëtar
“Lunana: A Yak in the Classroom,” Bhutan
“Flee,” Denmark
“The Hand of God,” Italy
“Drive My Car,” Japan
“The Worst Person in the World,” Norway
Filmi më i mirë i animuar i metrazhit të shkurtër
“Affairs of the Art”
“Bestia”
“Boxballet”
“Robin Robin”
“The Windshield Wiper”
Filmi më i mirë dokumetar i metrazhit të shkurtër
“Audible”
“Lead Me Home”
“The Queen of Basketball”
“Three Songs for Benazir”
“When We Were Bullies”
Filmi më i mirë me veprim të drejtpërdrejtë
“The Dress”
“The Long Goodbye”
“On My Mind”
“Please Hold”
“Ala Kachuu — Take and Run”
Filmi kosovar “Zgjoi”, nuk arriti të nominohej për listën e ngushtë./KultPlus.com
Sot janë bërë të ditur emrat e filmave të nominuar për kategorinë e filmave ndërkombëtarë nga “Oscar”, listë në të cilën filmi “Zgjoi” nuk arriti të futej, shkruan KultPlus.
Ylli i filmit, Yllka Gashi, ka reaguar duke thënë se përmes “Zgjoi” Kosova pati një shpërthim ndërkombëtar.
“Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës. “Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë! Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falenderuese! Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit! Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë. Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë! Edhe njëherë falemnderit nga zemra!”, shkroi ajo në “Facebook”.
Filmi me regji të Blerta Bashollit po vazhdon të shfaqet në vende të ndryshme e kinema evropiane. /KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar së fundmi për Shtëpinë e Xhafer Devës, shkruan KultPlus.
Monumenti është pronë publike, ka vlera të mëdha estetike dhe për nga tipologjia e ndërtimit paraqet ndër shembujt e parë në Kosovë të kalimit në arkitekturën moderne europiane. Është pjesë e kujtesës kolektive të banorëve të Mitrovicës dhe së fundmi edhe simbol i rezistencës qytetare karshi betonizimit. Është ndërtuar në vitin 1930 dhe në Listën e Trashëgimisë Kulturore figuron si “Shtëpia e Xhafer Devës” edhepse kryesisht ka pasur përdorim publik, përfshi si shtëpi shëndeti. Prandaj nuk është e thënë që duhet ta mbajë këtë emër me çdo kusht.
Për vite me radhë ka qenë cak i grupeve të caktuara të interesit, përveç që i është vënë flaka, ndërtime të reja shumëkatëshe e kanë ngufatur nga të gjitha anët. Emri që mban monumenti është shënjuesi më i parëndesishëm krahasuar me funksionet publike dhe vlerat që përfaqëson kjo ndërtesë për qytetin dhe qytetarët. Ndërtesa ka marrë statusin e asetit të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të ligjit në vitin 2011. Në vitin 2010 është hartuar për herë të parë projekti për restaurim, ndërsa i njëjti është reviduar në vitin 2017. Ndërhyrja e kaluar restauruese nga Ministria e Kulturës është bërë në vitin 2018 (faza e parë, kryesisht konsolidim strukturor).
Nisma e fundit për restaurimin e këtij monumenti i takon verës së vitit të kaluar (faza e dytë dhe e fundit, funksionalizim), dhe është pjesë e programit të përbashkët të Ministrisë së Kulturës me Bashkimin Europian dhe UNDP-në, ku bëjnë pjesë edhe monumente të tjera (xhami, kisha, shtëpi, kulla, muze). Përzgjedhja e këtyre monumenteve është bërë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Lajmin për këtë e kemi publikuar fillimisht në muajin qershor të vitit të kaluar dhe më pas në disa raste të tjera, ndërsa kjo temë është trajtuar gjerësisht edhe nga mediet. Është e habitshme se si muaj më pas dhe krejt papritur kjo u shndërrua në “çështje shqetësuese”. Pas restaurimit, monumenti është planifikuar t’i shërbejë komunitetit dhe përveç akomodimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore Mitrovicë do të ketë hapësirë për galeri arti, funksion muzeal dhe ngjarje të tjera kulturore. Në atë galeri mund të ekspozohen fotografi e dëshmi mbi të kaluarën e Xhafer Devës apo ndonjë personaliteti tjetër historik (i pëlqeu dikujt apo jo), apo mbi historitë e hebrenjve që u shpërngulën në Kosovë e Ballkan për t’i shpëtuar Holokaustit. Hapësira muzeale mund t’i dedikohet vrasjeve gjatë Luftës së dytë Botërore. Mirëpo e kaluara e personalitetit përkatës nuk mund të jetë faktor përcaktues nëse ai monument e meriton të restaurohet. Monumenti i restauruar le të shërbej edhe si hapësirë e ballafaqimit me të kaluarën, ku mund të dokumentohet dhe ekspozohet edhe ana e errët e historisë sonë. Përpjekja për ta zhvendosur debatin në rrafshin e narracionit mbi personalitetin përkatës historik dëmton rëndë përpjekjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Për më keq, kjo qasje legjitimon dhunën ndaj arkitekturës dhe artefaktit. Askush nuk është kundër fakteve historike, ato duhen thënë zëshëm dhe pa asnjë rezervë, para se gjithash nga profesionistët. Mirëpo, kundërshtimi i restaurimit duke u thirrur në narracionin historik është në kundërshtim me konventat botërore dhe praktikat e përparuara europiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ne nuk bëjmë revizionizëm historik dhe rehabilitim të figurave. Në fakt, burimi i gjithë kësaj zhurme të panevojshme është fqinji ynë verior që revizionizmin historik e ka politikë kombëtare dhe që reagon ndaj secilit zhvillim pozitiv në Kosovë.
Detyra jonë është t’i mbrojmë monumentet tona. Sepse duke i mbrojtur, ato mund t’ua vëmë në shërbim shoqërisë. Monumentet tona janë hapësira që lehtësojnë dialogun për paqe mes komuniteteve, njëherit duke ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik të lokaliteteve. Dialogu mund të mos jetë i lehtë, historia mund të mos i pëlqej njërës apo palës tjetrës, por ekzistenca e artefaktit është parakusht për dialogun. Diskursi që legjitimon dhunën kundër arkitekturës është i rrezikshëm, sepse ai çon drejt zhdukjes së kulturës materiale. Popujt e civilizuar e ruajnë kulturën e tyre materiale, pra dëshmitë e prekshme të historisë së tyre, ndërsa historia, siç e dimë të gjithë, nuk është gjithmonë e lavdishme. Kjo e fundit nuk duhet të na frikësojë dhe as të shndërrohet në argument kundër trashëgimisë kulturore. Ministria e Kulturës është duke investuar në gjithë trashëgiminë tonë kulturore, pa dallim, përfshi xhami e monumente islame, kisha ortodokse, kisha katolike, shtëpi tradicionale, lokalitete arkeologjike, trashëgimi shpirtërore, muze, ndërtesa publike dhe të tjera. Sivjet do të restaurohet ndërtesa që do të akomodojë Qendrën Hebraike në Prizren, ndërsa kemi dakordim në parim që Jewish Museum Vienna të na ndihmojë në kurimin e hapësirës. Në planet e Ministrisë së Kulturës për sivjet janë edhe Muzeu i Nënës Terezë në Prizren, Kisha Katolike në Ferizaj, Xhamia “Suudi Efendi” në Prishtinë, Kulla e Sylejman Vokshit në Gjakovë, Hamami i Qytetit në Mitrovicë. Ndërhyrje do të ketë edhe në shumë monumente të tjera që mbajnë emra personalitetesh nga historia e hershme dhe e vonshme. Mulliri i Gjikokajve, Dyqani i Musa Goranit, Kompleksi Emin Gjiku, Kulla e Et’hem Godenit, Hamami i Gazi Mehmed Pashës, Shtëpia e Hynilerëve, Rezidenca e Ibrahim Rugovës, Lagjja e Hajdinëve, Shkolla Jeronim de Rada. Në listën e mbrojtjes ka shumë monumente që mbajnë emra të sulltanëve e pashallarëve, mbretërve e shenjtorëve, familjeve me shtëpi tradicionale e atyre me kullë, prijësve politik, ushtarak e fetar. Secili histori më vete, në kohë e regjime të ndryshme, mundësi e vullnete të diskutueshme. E përbashkëta e gjithë këtyre? Dëshmitë materiale të së kaluarës, ose ajo që quhet trashëgimia kulturore e Kosovës. Dhe për fund, duhet thënë hapur që ndihma e shteteve mike të Kosovës në betejën tonë për ta shpëtuar trashëgiminë kulturore është jetike. Prandaj, u bëj thirrje që sikurse në të kaluarën, të na qëndrojnë pranë edhe më tej.
Me ndihmën e tyre, monumentet tona do t’i shpëtojnë më shpejt degradimit në mënyrë që t’i shërbejnë nevojave socio-ekonomike të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, feje a përkatësie tjetër. /KultPlus.com
Faton Bislimi: “Te Quest for Albanian Fredoom and the Ende of Jugoslavia Hon. DioGuardi and the Albanian American Civil Legue 1985-1993”, botoi Albanian American Fondation, New York 2021.
Roli i Ligës Qytetare shqiptaro-amerikane te politika amerikane për ngritjen e çështjes së Kosovës nga rrënimi i autonomisë së saj dhunshëm nga Serbia më 23 mars 1989 e deri te te internacionalizimi i saj në nivel botëror që për pasojë do të ketë edhe ndërhyrjen ushtarake të NATO-s nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, me ç’rast Kosovas, sipas rezolutës 1244 të KS të OKB futet nën protektoratin ndërkombëtar si një fazë kalimtare që do t’i paraprijë pavarësisë së shpallur më 17 shkurt 2008, është i një rëndësie thuajse historike. Ky vlerësim ka të bëjë me lobimin shqiptar në nivelet më të larta të politikës amerikane nga kongresi, senati, ku do të përfshihen senatorë, kongresmenë me ndikim dhe personalitet të tjera të rëndësishme të politikës amerikane. Ç’është e vërteta puna e lobimit të Ligës Qytetare Shqiptaro-amerikane do të fillojë edhe më herët, sapo të shpërthejnë demonstratat e marsit të vitit 1981 me kërkesën për republikën Kosovës, që nga politika e atëhershme jugosllave u karakterizua si “kërkesë armiqësore” me prapavijë kundërrevolucionare për ç’gjë, nga dy kryesitë e vendit (ajo e shtetit dhe e partisë) edhe u aprovua platforma politike për Kosovën, që i hapi rrugën diferencimit shumëvjeçar, si një proces që çoi te privimi i popullatës së Kosovës nga të drejtat kushtetuese si dhe diskriminimi i saj mbi baza nacionale në përputhje me planet hegjemoniste të Beogradit që Kosova të rikthehej nën tutelën e siç ishte në kohën e Rankoviqit, pra të humbte pozitën e elementit konstituiv të federatës jugosllave që ia garantonte kushtetuta e vitit 1974. Diskriminimi kushtetues i shqiptarëve si dhe dënimet drakonike që pasuan për vite u përcollën me reagime nga Liga Shqiptaro-Amerikane në planin e brendshëm, pra të lobimit te politika amerikane (senatorët dhe kongresmenët), që t’i kundërvihet kësaj fushate, po edhe të merren parasysh kërkesat e shqiptarëve për avancimin e pozitës së tyre kushtetuese në federatë, si dhe ngritjen e saj si çështje të pazgjidhur në planin e ndërkombëtar. Në këtë drejtim vihet me të drejtë në spikamë roli i ish kongresmenit amerikan me prejardhje arbëreshe, Joe DioGuardi, i cili udhëhoqi Ligën Qytetare Shqiptaro-amerikane nga vitet 1985-1993. Gjatë kësaj kohe, në Kongresin amerikan u sollën disa rezoluta, me të cilat u kërkua rikthimi i pozitës kushtetuese të Kosovës në përputhje me atë të vitit 1974 si dhe ndalja e represionit ndaj popullatës shqiptare, që pas vitit 1990 e këndej, gjithnjë e më shumë po merrte përmasat e një aparthejdi të hapur. DioGuardi dhe lobi shqiptaro-amerikan, i dhanë ndihmë të madhe edhe lëvizjes kombëtare për liri, demokraci dhe pavarësi nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989 dhe në vazhdimësi, duke përkrahur atë dhe konceptin e saj të rezistencës aktive institucione (me shtetin paralel) deri te rezistenca e armatosur. Në këtë libër, me fakte, argumentohet puna e madhe e Ligës Qytetare Shqiptare-amerikane nën drejtimin e Joe Dioguardit, me ç’rast sillen thuajse të gjitha dokumentet meritore që iu drejtuan senatit dhe kongresit amerikan, pastaj kongresmenëve dhe senatorëve të rëndësishëm që dhanë ndihmesë të madhe e të vazhdueshme që çështja e Kosovës të kthehet në prioritet të politikës amerikane nga ai juridik e deri te politik. Në tersi, ky libër, si i tillë, sjell informacion autentik nga veprimtaria e Ligës Shqiptaro-amerikane në dobi të çështjes së Kosovës nga shfaqja e saj në vitet e tetëdhjeta e deri te faza dinamike e angazhimit amerikan për të, angazhim ky që ia hapi dyert ndërhyrjes ushtarake, protektoratit, dhe së fundi, edhe shpalljes së pavarësisë së saj. Libri, i tillë, megjithatë, krahas faktimit të një angazhimi konkret në rrethanat e caktuara, sjell edhe mesazhe të qarta rreth domosdosë që lobi shqiptaro-amerikan të aktivizohet edhe në rrethanat e tanishme në mënyrë që politika amerikane të vazhdojë mbështetjen për konsolidimin e mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës, veçmas në raport me sfidat e mëdha me Serbinë, e cila po mundohet që me lobimet e shumta në Kongres dhe Senat, shtetësia e Kosovës të pengohet që të fitojë edhe legjitimitetin e plotë ndërkombëtar përmes njohjeve dhe pranimit në OKB. /KultPlus.com
Një version digjital i shënimeve të shkruara me dorë të Paul McCartney për këngën hit të ”Beatles”, ”Hey Jude” u shit në ankand për mbi 50 000 sterlina.
Teksti u shit së bashku me një shumëllojshmëri të relikeve të grupit, përfshirë kitarat dhe rrobat në pronësi të John Lennon.
Ankandi digjital në Los Anxheles u organizua nga djali i Lennon, Julian Lennon, si pjesë e ”Lennon Connection: The NFT Collection”.
Nga ankandi u mblodhën një total prej 117 285 sterlinash (158 720 dollarë).
Shënimet e shkruara të McCartney për këngën e famshme u shitën për një total prej 56 750 sterlinash duke e bërë atë artikullin më të vlefshëm të shitur në këtë ngjarje.
Përveç disa kitarave të dhuruara Lennon-it nga babai i tij, sende të tjera të paraqitura në ankand përfshijnë pallton magjike misterioze afgane të John Lennon-it dhe mantelin e zi që ai kishte veshur në këngën ”Help!”.
Një pjesë e të ardhurave nga artikujt, të shitura në partneritet me shtëpinë e ankandeve ”Julien” dhe ”YellowHeart NFT”, do të shkojnë për fondacionin ”White Feather” të Julian Lennon./ KultPlus.com
“Asnjë e vërtetë nuk mund ta shërojë dhimbjen të cilën e ndjejmë kur e humbasim dikë që e kemi dashur. S’ka të vërtetë, s’ka sinqeritet, s’ka forcë, s’ka mirësi që mund ta shërojë atë dhimbje.
E gjitha që mund të bëjmë është të shohim përmes saj deri në fund dhe të mësojmë diçka prej saj, por ajo që do ta mësojmë nuk do të na ndihmojë në përballjen me dhimbjen tjetër, e cila vjen tek ne pa paralajmërim.”
“Nuk më intereson se çfarë do të bësh me mua, por vetëm nuk dua të më lëndosh. Tashmë kam pasur mjaftueshëm lëndime në jetën time. Më shumë se mjaftueshëm. Tani dua të jem e lumtur.”
“Nuk është se ne nuk përshtateshim. Ne thjeshtë skishim asgjë për të thënë.”
Uniformat e lezetshme të shkollës, ditët e ngrohta të Mançesterit dhe salla e refugjatëve, formojnë impresionet e hershme të një jetimeje të shpëtuar nga Kosova. Fragmente këto të shkëputura nga letrat që ajo dërgoi në shtëpi.
Saranda Bogujevci, 22 vjeçare, gëzoi ikjen më të mrekullueshme nga paramilitarët serb, të cilët shpuan trupin e saj me 16 plumba, në masakrën që ndodhi në kopshtin e shtëpisë së saj, në një fshat në Podujevë, më 28 Mars të vitit 1999. Gjashtë anëtarë të familjes së saj u vranë, përfshirë këtu nënën dhe vëllain e saj.
Saranda la gjakderdhjet prapa saj në Prishtinë dhe u vendos në Mançester, ku u shërua nga plagët që kishte marrë. Por tmerri i vrasjes së familjes së saj ende e ndjek atë dhe pas disa vitesh kur ajo u kthye prapë në rajon për të dëshmuar kundër vrasësve.
Më poshtë gjeni letrën që ajo i shkroi gjyshes së saj më 30 qershor të vitit 2007, ndërsa po mësohej me ambientin e ri në veri-lindje të Anglisë.
30 QERSHOR 2007
“E dashura gjyshe, kam mjaft kohë që të shkruaj sepse jam në pushimet verore universitare. Kurrë nuk mund t’ia qëllosh se ku do të shkoj vitin e ardhshëm, Kanada. Më kujtohet kur kam qenë fëmijë dhe dëshiroja të shkoja nëpër vende të ndryshme, veçanërisht në Angli. Kurrë nuk kisha besuar se do të jetoj këtu dhe tashmë po shkoj prapë në një vend tjetër.
Mezi pres t’iu shoh të gjithë juve. Kosova do të jetë gjithmonë vendi i fëmijërisë time dhe vendlindja ime, po Mançesteri do të jetë vendi ku u bëra e rritur. Do të kisha dëshirë të flas me mamin dhe t’a pyes se çka mendon për mua si një e rritur. A është Saranda e rritur ajo që gjithmonë ka pasur në mendje? Kurrë nuk do ta di. Do të shkruaj së shpejti. Me dashuri, Saranda”. /KultPlus.com
Fjalët nuk kanë sy as kamë, s’kanë gojë as krahë, nuk kanë organe të mrendshme shpesh as zemër, ose kanë shumë pak. Nuk mundesh me ju kërku fjalëve me ta ndezë një cigare, por ato, munden me ta prue ma të kandshme venën. Asht e sigurtë nuk mundesh me i detyru fjalët me ba diçka që nuk dojnë me e ba. Nuk mundesh me i mbingarkue e nuk mundesh me i zgjue kur bijnë me fjetë. Nganjiherë fjalët kanë me të marrë me t’mirë kjo m”varet prej asaj çka i kërkon me ba. Tjera herë, të marrin me t’keq për çkado që tu thuesh me ba. Fjalët shkojnë e vijnë. Nganjiherë të bjen me i pritë gjatë , tjera herë nuk kthehen ma mbrapsht. Nganjiherë shkrimtarët vetvriten, kur i fjalët i lajnë. Të tjerë shkrimtarë kanë me u shtirë sikur i kanë ende në grusht anipse fjalët e tyne kanë vdekë e janë varrosë me kohë. Kështu bajnë shumë shkrimtarë të famshëm, edhe do tjerë ma pak të famshëm që , shkrimtar, kanë veç emnin. Fjalët nuk janë për të gjithë. Shpesh shumica mendon se ekzistojnë veç për pak njerëz. Fjalët janë një prej mrekullive ma të mëdha në botë, munden me ndriçu ose shkatërru mendje, kombe, kulturën. Fjalët janë të bukura dhe të rrezikshme. Në qoftë se të gjejnë ke me e kuptue e ke me u ndje njeriu ma fatlum i tokës. Kurgja tjetër s’ka me pasë randësi, dhe gjithçka ka më tu dukë kuptimplotë. Ke me u ndje Zot i diellit, ke me qeshë me kohën që kalon, ke me ja dalë mbanë, ke me e ndje prej majave të gishtave guximin. Dhe po, ke me u ba derisa të zgjasin një shkrimtar i ndytë, që ban të pamujtunën, të mujtun , tuj shkru fjalë, tuj i shkrue, tuj shkru. /KultPlus.com
23 vjet më parë, pas urdhërit të dhënë nga policia serbe, në selinë e Misionit Verifikues të OSBE-së në Prishtinë u deklarua që shqiptarët të shkonin t’i merrnin kufomat e Masakrës së Reçakut.
Më 8 shkurt të vitit 1999, policia serbe kishte urdhëruar që kufomat e Masakrës së Reçakut të merren të gjitha përnjëherë, në mënyrë që të identifikohen familjarët përmes dokumenteve
15 janari shënon datën kur në fshatin Reçak të Kosovës, gjatë vitit 1999 u vranë 45 persona nga forcat serbe, ngjarje që ambasadori amerikan, William Walker, e cilësoi sikurse krim ndaj njerëzimit.
Masakra e Reçakut njihet si një ngjarje që ka shënuar kthesë historike, pasi përmes proceseve të ndryshme që ndodhën nga kjo datë, pas disa muajve ndodhën edhe bombardimet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe. /KultPlus.com
Qamil Muhaxhiri i njohur si Qamili i Vogël ishte një prej këngëtarëve më të njohur i muzikës popullore e veçmas asaj rapsodike, shkruan KultPlus.
I lindur në Gjakovë në vitin 1923, ai së bashku me Ymer Rizën formuan anembanë Kosovës, Shoqëri Kulturo-Artistike. Me Qamilin e Vogël kanë bashkëpunuar edhe shumë këngëtarë të tjerë si: Tahir Drenica, Mazllom Mezini, Bajrush Doda, Ismet Peja, Hashim Shala, Nexhmije Pagarusha… Këngët e Qamilit të Vogël, vazhdojnë të dëgjohen edhe sot me shumë dashuri.
Një prej tyre e që është shumë e njohur është edhe “Prej një shpati t’i lshova sytë”, të cilën KultPlus, po e sjellë sot për lexuesit këtë këngë me tekst.
Prej një shpati kur o ti lshova sytë, kur ti pash rruzat në fyt Kur ti pash rruzat në fyt , krejt prej mendjes jam o habit Krejt prej mendjes o jam habitë, kam çu dorën o alltin me qit Kur e nxora alltin prej brezi, mu mush mendja o me i ra veti Mu mush mendja veten o me e mytë, shpejt syzeza o mu avit Shpejt syzeza o mu avit, djali o i dadës mos u habit Djali o i dadës mos u habit, smut jam kan o qe 5 jav dit Smut jam kan qe 5 javë, nuk je ardh o dadën me e pa. Me pas kan djal o dej te ara , isha çue dada e të kish dal përpara o hej / KultPlus.com
George Crumb, kompozitori pjellor i avantgardës, vdiq dje në shtëpinë e tij. ‘Bridge Records’, e cila publikoi shumë regjistrime nga Crumb gjatë karrierës së tij, duke përfshirë bashkëpunimin e Marcantonio Barone të vitit 2021 ‘Metamorphoses, Books I & II’, konfirmoi lajmin, duke vënë në dukje se gruaja dhe djemtë e tij ishin me Crumb kur ai vdiq. Ai ishte 92 vjeç, transmeton KultPlus.
Artisti fitues i çmimit Grammy dhe Pulitzer eksploroi kryqëzimin e natyrës dhe zërit gjatë karrierës së tij gjashtë dekadash.
Crumb, i cili kaloi 30 vjet duke dhënë mësim në Universitetin e Pensilvanisë, fitoi një çmim “Pulitzer” për muzikën për veprën e tij “Echoes of Time” dhe “River” në 1967 dhe një çmim “Grammy” për kompozimin më të mirë klasik bashkëkohor për pjesën e tij “Star-Child” në vitin 2011.
Lindur në një familje muzikore në Virxhinia, puna e Crumb eksploroi kryqëzimin e natyrës dhe zërit, veçanërisht kur bëhej fjalë për timbrin. Një nga pjesët e tij më të famshme, “Vox Balaenae (Zëri i balenës),” përfshinte thirrje balene.
Crumb fitoi diplomën e tij master në Universitetin e Illinois në 1953 dhe doktoraturën nga Universiteti i Miçiganit në 1959. Më vonë gjatë jetës, ai foli për gjetjen e mjedisit akademik mbytës në mënyrë krijuese.
“Problemi ishte se të gjithë u detyruan në këtë mënyrë akademike të të shkruarit që doli nga modernizmi evropian. Mua thjesht më dukej një mënyrë shumë efikase për të prodhuar shumë shënime të gabuara”, tha ai në 2009.
“Ajo u bë një teknikë e gjithanshme që shkatërroi personalitetin krijues të shumë njerëzve.”
Ndër kompozimet më të famshme të Crumb ishin partiturat e tij grafike, të cilat u vizatuan me dorë në fletë të mëdha dhe morën formën e formave dhe spiraleve të përpunuara.
“Unë nuk kam asnjë aftësi artistike jashtë kaligrafisë muzikore”, tha ai në një intervistë të vitit 2016.
“Unë thjesht mendoj se muzika duhet të duket ashtu siç tingëllon.”
Ai bazoi disa nga kompozimet e tij dhe projekte të tjera në shkrimin e poetit spanjoll Federico Garcia Lorca, duke përfshirë ciklin e tij të këngëve të vitit 1970 “Zërat e lashtë të fëmijëve”. Në një intervistë të vitit 1992 në Festivalin George Crumb në Boulder, kompozitori pranoi se nuk ishte kurrë i sigurt se si do të pranoheshin ato pjesë specifike.
“Një herë shumë vite më parë pata një letër nga vëllai i Lorkës, i cili thoshte se i pëlqenin cilësimet e mia të poezisë së Lorkës”, tha ai.
Një kompozitor i zënë gjatë viteve 1960 dhe 1970, Crumb u bë më pak pjellor në dy dekadat pasuese, por ai u kthye me një seri ‘Librash Këngësh Amerikane’ duke filluar në vitet 2000. Regjistrimet e muzikës së tij janë publikuar në serinë e Bridge Records ‘Complete George Crumb Edition’.
Pavarësisht natyrës avangarde, puna e Crumb ishte me ndikim tek një numër artistësh si Jonny Greenwood i Radiohead dhe David Bowie. Në vitin 2003, Bowie renditi LP-në e Crumb të vitit 1972 ‘Black Angels’, të kompozuar gjatë ditëve të zymta të Luftës së Vietnamit, si një nga albumet e tij të preferuar të të gjitha kohërave.
“E dëgjova këtë pjesë për herë të parë në kohën më të errët të të 70-tave të mia, dhe më trembi”, tha Bowie për “Black Angels” në një artikull për Vanity Fair.
“Është ende e vështirë për mua ta dëgjoj këtë pjesë pa një ndjenjë parashikimi. Vërtet, ndonjëherë, tingëllon si vepër e vetë djallit.” / KultPlus.com
George Crumb, March 1974 (Keith Beaty/Toronto Star via Getty Images)
Pas 21 çmimeve nga mbarë bota, filmi me regji të Blerta Bashollit, “Zgjoi”, ka shkruar histori me shkronja të arta, duke thyer rekorde në shumë festivale të cilat ka marrë pjesë, ndërsa tani ëndërron për “Oscars 2022”, shkruan KultPus.
Deri më tani kemi parë një udhëtim të jashtëzakonshëm të këtij filmi që po pret të shënojë një kapitull tjetër, aty ku suksesi arrin nivelin më të lartë, atë të “Oscars”.
Lista përfundimtare do të bëhet e ditur më 8 shkurt, në qoftë se filmi “Zgjoi” do të marrë pjesë në ceremoninë gala më 22 mars, me ç’rast gazeta online mbi artin dhe kulturën, KultPlus bënë thirrje që i gjithë komuniteti artistik dhe jo vetëm, të jenë pjesë e festës në KultPlus Caffe Gallery, në një ditë të mbushur me plot ethe, shpresë, besim e dashuri me bollëk.
Andaj, nesër duke filluar nga ora 12:00 e tutje, KultPlus Caffe Gallery do të bëhet shtëpia që pret rezultatin e shumëpritur nën atmosferën e ngrohtë shpirtërore që vendi sjell.
“Zgjoi” po tenton që të arrijë në majën e lartë e të artë duke u nominuar për çmimin më të mirë ndërkombëtarë në Akademinë e Arteve.
Ceremonia e 94-të e Çmimeve të Akademisë, e prezantuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, do të nderojë filmat më të mirë të publikuar nga 1 marsi deri më 31 dhjetor 2021 dhe është planifikuar të zhvillohet në Teatrin Dolby në Hollywood më 27 mars 2022.
Ndërkohë, kujtojmë se votimi nga anëtarët e kësaj Akademie ka filluar më 27 janar. / KultPlus.com
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora duket se ka nisur vitin 2022 mjaft mbarë, duke u bërë pjesë e një kaste të mrekullueshme aktorësh, shkruan KultPlus.
Ora nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ajo do t’i bashkohet serialit “Beauty and the Beast”.
“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit prequel të Bukuroshja dhe Bisha! Si fëmijë, mbaj mend që e shikoja “Beauty and the Beast” me familjen time pa pushim dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet. Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore”, ka shkruar ajo.
Ajo tutje ka falenderuar edhe të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e gjithë kësaj.
“Për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj, u jam përgjithmonë mirënjohëse. Faleminderit Disney+, skuadrës time të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari, dhe familjes time menaxhuese. Kohët e fundit thjesht ndjej sikur të gjitha ëndrrat e mia po bëhen realitet! Jeta po ndihet si një film i Disney-t”, ka thënë Ora. / KultPlus.com