Çeku: Për emërimin e Shkurte Aliut dhe të tjerëve anëtarë të Këshillit Drejtues të TKK-së, jam konsultuar me komunitetin teatror të Kosovës

Ditë më parë, me vendim të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u emërua Këshilli i Ri Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.

Këshilli drejtues, me mandat 4 vjeçar, ka këtë përbërje: Armend Smajli, Ben Apolloni, Gresa Pallaska, Rebeka Qena, Shkurte Aliu, Visare Aliu dhe Brikena Mulliq.

Ndërkaq, për emërimin e këshillit drejtues kanë reaguar individë të shumtë, duke e cilësuar si vendim për rehatim të partiakëve, gjë që ka nxitur një reagim nga ministri Çeku.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Çekut.

Në lidhje me emërimin e Shkurte Aliut dhe të tjerëve si anëtarë të Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës:

  1. Jam konsultuar me komunitetin teatror të Kosovës dhe emrat e Këshillit të ri Drejtues të Teatrit Kombëtar janë rezultat i atij procesi.
  2. Në emër të departizimit në fushatë kam propozuar një filtër profesional mes ministrit dhe Këshillit Drejtues. Dhe atë mekanizëm do ta zhvillojmë shumë shpejt. Ky mekanizëm i pavarur dhe profesional do ta këshillojë ministrin, por në fund vendimi merret nga ministri në përputhje me kompetencën ligjore.
  3. Partizimi në emërime ndodhë atëherë kur kriter kryesor për marrjen e detyrës është anëtarësia partiake. Ndërsa ky ndikim partiak është manifestuar edhe në forma të tjera, psh në Teatër përmes favorizimit të regjisorëve, ndërhyrjes në repertor, ndalimit të shfaqjeve. Këto nuk do të ndodhin më, ose në momentin që ndodhin do të sigurohemi të marrin përgjigjen e merituar.
  4. Ligji ma jep të drejtën për emërime mbi bazën e besimit. Dmth për emërimin e anëtarëve të këshillave drejtues nuk kërkohet as konkurs e as procedurë, sepse ky nuk është punësim, por emërim. Prandaj, mua mund të më gjykoni në bazë të performancës së njerëzve që kam emëruar. Këshillit duhet t’i japim kohë dhe pastaj bashkërisht të vlerësojmë punën e tyre. Ndërsa në momentin që ndodh një shkelje, e njëjta do të adresohet menjëherë.
  5. Në atë detyrë e kam emëruar një profesioniste, jo një militante të padijshme. E kam emëruar një regjisore teatri, jo një që nuk e di as ku ka konkuruar, kam emëruar Shkurten e teatrit, jo Shkurten e Vetëvendosjes.
  6. Anëtarët e Këshillit Drejtues nuk paguhen me rrogë, ata kompensohen për mbledhjet që i mbajnë, por shuma maksimale mujore për një anëtar është 200 euro bruto. Gjithashtu, ligji ua ndalon të drejtën për t’u angazhuar në punë krijuese të kontraktuara nga Teatri.
  7. Pra, Shkurta regjisore nuk ka të drejtë të bëj shfaqje për sa kohë është në Këshill, ndërsa për punën e saj mund të marrë më së shumti 200 euro në muaj. E puna e saj bashkë me gjashtë anëtarët tjerë të Këshillit është zhvillimi i Teatrit Kombëtar, një mision sa sfidues aq edhe fisnik.
  8. Gjithë kjo zhurmë po bëhet për të krijuar një përshtypje për kisne rehatim të partiakëve me qëllime përfitimi material. Kjo po bëhet edhe duke e përdorur fjalën “bord”, në synimin për të krijuar sensacion. Teatri Kombëtar nuk ka bord, ka këshill drejtues. Dhe ky nuk është punësim, por emërim.
  9. Shkurta është profesioniste, punëtore e madhe, njeri me integritet, e pakorruptueshme. Ka dhënë shumë për teatrin, nuk ka marr asgjë. Ka ende për t’i dhënë jetës teatrore në Kosovë. Kam besim të plotë në profesionalizmin dhe integritetin e saj, prandaj edhe e kam emëruar në atë detyrë. E njëjta vlen edhe për anëtarët tjerë të këshillit: Gresa Pallaska, Visare Aliu, Rebeka Qena, Armend Smajli, Ben Apolloni, Brikena Mulliqi.
  10. Kemi nisur reformimin e institucioneve kombëtare të kulturës dhe ky proces nuk do të ndalet. Teatri, Baleti, Filharmonia, Galeria dhe të tjerat do të kenë këshilla drejtues profesional, autonomi financiare dhe qëndrueshmëri institucionale, kapacitete të mjaftueshme njerëzore, udhëheqës me integritet artistik e njerëzor, cilësi të rritur programore, prezantim të dinjitetshëm ndërkombëtar dhe audiencë të rritur. / KultPlus.com

Smerald Spahia: Do të përshfaqim një kulturë muzikore kombëtare me një interpretim harmonik dhe melodik

Nga Flora Nikolla

Smerald Spahia, violinist, artist i njohur i cili  jeton në Palma de Mayorca (Islas Baleares), në  Spanjë nga viti 1991,  organizimin e turit koncertor “Lule Borë”, nga Albanian Excellence në muajin qershor, me mbështetjen  bashkive Pogradec , Dibër e Madhe dhe Korçë,  e konsideron , një vlerë të re artistike dhe patriotike”.

Koncert maestër  i Orkestrës Sinfonike të Baleares (Spanjë) nga viti 1996, maestro Spahia, spalë i orkestrës së Albanian Excellence  e krijuar ne 2018 me idenë e bashkimit të shqiptarëve të këtj dhe andej kufirit , thotë në një intervistë ekskluzive për Albanian Excellence  se, repertori që do të interpretojnë me kuintetin Albanian Excellence përmban, këngë tradicionale qytetare pogradecare, korçare dhe dibrane.“ Të gjitha këngët me histori, do të risillen në një kontekst të ri interpretimi me këtë formacion harqesh që pasuron në tingëllim e në ngjyra të reja “, cilëson Spahia.

“Sfida në këtë projekt është që pa prekur karakterin dhe personalitetin e këtyre këngëve, duke realizuar një harmoni dhe një interpretim më bashkëkohor, ne sjellim një rikuperim të kësaj kulture muzikore kombëtare të veshur në një interpretim te ri harmonik dhe melodik”, thotë Spahia i cili në këtë intervistë jep këtë mesazh para koncerteve në Shqipëri për publikun shqiptar :”Arti dhe kultura gjithmonë pasurojnë jetën tonë dhe janë një shprehje e mendimit dhe e shpirtit të historisë së një populli”.

Smerld Spahia, nga viti 2018 , kur u formua orkestra Albanian Excellence, ka qënë pranë jetës dhe veprimtarisë së kësaj qëndre, duke u zgjedhur nga bordi i Albanian Excellence,  Drejtor Artistik i kesaj orkestre.

Ai do të interpretonte në koncertin zyrtar që Albanian Excellence në bashkëpunim me Bashkinë në Vlorë , do të organizonte me rastin e festave të Nëntorit në Vlorë se bashku me tre instrumentistë të tjerë, Gezim Belegu violoncel, Blerta Ristani , violine dhe Albana  Kola, viole.

Koncerti ishte vendosur të tillullohej  “Lule borë”, në kujtim të kësaj kënge hymn ne liriken shqiptare, e cila mbushte ne vitin  2019, 60 vite jetë.

Më 26 nëntor 2019, në natën e tërmetit shkatërrimtar , Maestro Smerald Spahia, ndodhej në Vlorë.

Por dëmët e pallogaritshme që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore sollën anullimin e këtij koncerti, por jo dëshirën e  tij, për të interpretuar për fëmijët e familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Misioni i tij si artist e muzikant,  shkoi kështu përtej këtij koncerti të anulluar nga kushte që nuk vareshin nga kërkush.

Fotoja e tij së bashku me fëmijët e kampit të të dëmtuarëve nga tërmeti, apo dhe fotoja e djalit në kamp që i bie violinës së Maestros, bëri padiksutim xhiron e të gjitha mediave shqiptare dhe  jo vetëm .

Në këto ditë të vështira për të gjithë, shkaktuar nga një virus që vuri kurorën e tij pa dëshirën e askujt në të gjithë planetin tonë, Maestro Spahia, ju përgjigj pa kushte dhe me shumë  vullnet, dëshirë dhe dashuri,  idesë së Albanian Excellence për të interpretuar,  një këngë mesazh dashurie dhe shprese.

“Orkestra Albanian Excellence, është një orkestër që ka shumë iluzion e me një fryme bashkëpunimi të jashtezakonshme. Fakti që të gjithë jemi shqiptarë që jetojmë jashtë dhe që kur bashkohemi për të luajtur së bashku e bën akoma më të bukur këtë gjë.  Shpresoj që kësaj iniciative të Albanian Excellence t’i bashkohen edhe të tjera institucione publike për të arritur gjithmonë e më shumë mundësinë që të ndajmë së bashku me publikun shqiptar ndjenjat dhe emocionet e bukura për muziken dhe artin”, shkruan maestro në këtë intervistë ku ai flet më mënyrë shumë modeste e të përmbledhur për jetën e tij të pazgjidhshme nga violinën e tij të dashur,  këtë bashkëshoqëruese besnike të jetës së tij.

Ju ftoj ta lexoni !!!

F.N : Si ndiheni para turit të koncertit “Lule Borë”, ku ju do të interpretoni këngë mirëfilli qytetare te zonës juglindorë të vendit ?

S.S : Për mua ka një vlerë të re artistike dhe patriotike ky repertor që risjell këngë me historí ne një kontekst të ri interpretimi me këtë formacion harqesh që pasuron në tingëllim e në ngjyra të reja . Sfida në këtë projekt është  që pa prekur karakterin dhe personalitetin e këtyre këngëve duke realizuar një harmoni dhe një interpretim më bashkëkohor.Eshte një ide e mirë rekuperimi i kësaj kulture muzikore kombëtare të veshur në një interpretim te ri harmonik dhe melodic.

F.N:  A është ky tur një sfidë ndaj Covid 19?

S.S: Me Covid jemi në sfidë të vazhdueshme deri sa e gjithë popullsia të jetë e vaksinuar.

F.N:  Cili është mesazhi që doni të jepni për publikun shqiptar para këtij turi ?

S.S: Arti dhe kultura gjithmonë pasurojnë jetën tonë dhe janë një shprehje e mendimit dhe e shpirtit të historisë së një populli.

F.N: Ju keni nisur karrierën muzikore në një moshë shumë të re, gjë që ju ka ndihmuar të evoluoni dhe të kaloni në disa etapa gjatë këtyre viteve  ? Cilat kanë qënë këto etapa ?

S.S: Po, në fillim marrëdhënia  me instrumentin është si një lojë deri sa arrin në një pikë që merr koshiencë dhe një ditë ajo lojë shndërrohet në motorr të veprimtarisë tënde.  Mbarimi i studimeve në Akademinë e Arteve, përfundon etapën e përgatitjes e të formimit  muzikor profesional .

Më pas, vitet në Teatrin e Operas dhe Baletit ishin një eksperiencë e pasur në njohjen e repertorit të óperas. Gjithashtu dhe aktivitetet  e muzikës së dhomës me  kuartetin e harqeve që e krijuam në atë periudhë. Dhe etapa tjetër është vendosja në Spanjë në 1991 ku jetoj tani dhe ku vazhdoj njëë aktivitet të larmishem artistik duke prekur gati të gjitha gjinitë muzikore si me orkestër apo me formacione të tjera.

F.N: Dhe a e kujtoni, kur vendosët që ju të bëheshit violinist ?

S.S: Eshtë një sensación dhe një ide që erdhi duke u konsoliduar dita-ditës. Motivacioni dhe dëshira vjen si rrjedhojë e kërkesës dhe rezultatit që ti shikon dhe ndjen në relación me instrumentin dhe me muzikën gjë që krijon besimin në vétvete  për të vazhduar në këtë drejtim.

F.N: Cfarë  kujtoni nga fëmijëria juaj muzikore ?

S.S: Kujtoj me nostalgji Liceun Artistik, ambientin muzikor dhe jetën shoqërore të asaj periudhe, kujtoj dashurinë dhe përkushtimin  për muzikën , ndjenjat e dilemës por dhe me iluzionin për të ardhmen.

F.N: Publiku juaj i parë ?

S.S: Kujtoj  duartrokitjet e publikut në koncertin që organizohej në fundin e vitit për prindërit e të ftuarit në shkollën muzikore Kongresi i Përmetit.

F.N: Si ishte të jetojë në atë kohë në Shqipëri, konkretisht në Tiranë ?

S.S: Sensacioni është që cdo gjë lëvizte me ngadalë dhe koha  dukej e pafund.. Tirana ishte e qetë por jeta  artistike ishte e gjallë duke marr parasysh dhe  kufizimet ideologjike të asaj kohe

F.N: Në atë kohë cila ishte muzika perëndimore që ju lejohej të interpretonit ?

S.S:Po kujtoj që kompozitorët e shekullit 20-të, nuk ishte e lejuar t’i interpretónim. Ishte një rrjedhojë e ideologjisë dhe politikës komuniste të asaj kohe.

F.N: Mbani mënd ndonjë histori  nga koha kur studionit në Akademinë e Arteve  që ju ka lënë gjurmë, apo ju ka shoqëruar në jetën tuaj ?

S.S: Mbresat janë të shumta. Në përgjithësi kujtoj me respekt e dashamirësi të  gjithë ekipin e profesoreve të Akademisë. Niveli në të gjitha drejtimet ishte shumë i mirë dhe eksigjent . Por po citoj një mbresë nga ora e muzikës së dhomës me prof. Ibrahim Madhin që në  përfundim të klases na kishte magjepsur të gjithëve me  fantazinë e idetë e tij muzikore. Kuptova që ky është misioni i artistit.

F.N: Po violina që keni patur më shumë për zemër ?

S.S: Kur ke një instrument të mirë në dorë nuk është e thjeshte ta ndërrosh sepse punon cdo ditë me të. Marrëdhënia, është që t’i cdo herë e më shumë e njeh më mirë instrumentin e zotëron dhe di si të lúash  me te. Në 30 vjet kam ndërruar vetëm 2 herë instrument.

F.N: Papritur një ditë u gjëndet në Spanjë…  cila është historia juaj spanjolle ?

S.S: Në vitin 1991 mora një ftesë për konkursin internacional Pablo Sarasate (Pamplona ) dhe pas shumë vështiresi te tipit burokratik arrita të paraqitem . Kam qënë i pari shqiptar që merrte pjesë në këtë konkurs internacional.

Kujtoj intervisten dhe komentin në  shtypin lokal si një ngjarje e vecantë dhe e rëndësishme sepse ne atë kohë kishte shumë pak informacion dhe lajme nga Shqipëria. Kësaj periudhe i përket dhe inkorporimi në Orkestren simfonike të Ishujve Baleare (Palma de Mallorca) ku që prej vitit 1996 debutoj si Koncertmaestër .

F.N: Cfarë ju bën më shumë përshtypje nga karakteri spanjoll ?

S.S: Karakteri i hapur, mikëpritja dhe dashuria njerëzore. Eshte afër karakterit tonë në sensin e ngrohtë karakteristike e kulturës  mesdhetare.

F.N :Cilat ishin disa nga avantazhet e violinës në Spanjë ?

S.S: Ne vitet 90-të, në Spanjë arti dhe muzika gjëndeshin në moment eksapansioni dhe kjo bëri që shumë artistë e instrumentiste nga vende të tjera të vendoseshin për të vazhduar veprimtarinë e tyre artistike. Fakti është që në Orkestrën tonë kemi instrumentiste nga 17 vende të ndryshme të botës.

F.N: Gjërat që ju bënë të qëndroni në Spanjë, vazhdojnë tju tërheqin …  cfarë është Spanja për ju ?

S.S: Projekti i orkestrës, relacionet me studentët kontakt me artiste të niveleve të ndryshme dhe projektet personale e mbushin jetën profesionale e shoqërore. Spanja është një pjesë e jetës dhe një pjesë e zemrës.

F.N :Si ka ndryshuar koncepti që kishit ju për një koncert hërën e parë , me koncertet që keni dhënë ju me rritjen tuaj profesionale.

S.S: Vetëkuptohet që eksperiencia dhe  kalimi i viteve bëjnë që relacioni që krijon me skenën dhe publikun merr një perspektivë tjetër. Gjithmonë e me shumë e ndjej veten më  afër publikut kur luaj.

F.N: Cila është harta gjeografike e koncerteve tuaja ?

S.S: Në Spanje në qytetet kryesore: Madrid, Malaga, Barcelona, Santander, Sevilla, Valencia, Zaragoza, Asturias . Jashtë Spanjës: Toulouse Perpiñan (Franca) Darmstad (Alemania) Copenhaguen (Dinamarca) New York ((ShBA) Viena (Austria) Stockolmo (Suedi)

F.N: Kompozitorët tuaj më të preferuar ?

S.S: Nga klasiket WA .Mozart dhe nga bashkëkohorët, Gustav , Mahler

F.N: Sa violina keni ?

S.S:  Kam tre dhe seicila prej tyre ka nje timbrikë të veçantë.

F.N: Cfarë doni më shumë në këtë jetë, pas violinës ?

S.S: Librat.

F.N: Cilat janë disa nga sfidat që mendoni të realizoni ?

S.S: Në këto  momente të Covid 19, duam të interpretojmë një  koncert Live ne streaming se bashku me  koleget e mi…

F.N: Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Shqipërinë ?

S.S: Jane të pakta por intensive… Sa herë që më  është dhënë  rasti qoftë në aspektin profesional apo atë personal vij dhe gjithmonë mbushem me nostalgji kur takohem me shokë,  miq apo të afërm.

F.N: Si jeni ndjerë në këtë situatë të pandemisë botërore …?

S.S: Eshte një situatë e jashtëzakonshme dhe e papritur që na ka vënë të gjithëve përpara një modeli tjetër jete. Mundohem të gjej anën pozitive e të shfletoj libra dhe partitura që nuk kam patur mundësinë t’i shoh më parë. Gjithashtu vazhdoj të kem kontaktin me studentët me klasat online si dhe me projektet me orkestrën .

S.S: Një mesazh njerëzor që  doni të jepni në këtë situatë ?

F.N: Njerëzimi gjithmonë ka dalë nga situatat e  vështira  Por mendoj se është një moment për refleksion karshi  kujdesit që duhet të tregojmë në lidhje me natyrën , ndotjen   ambientale  dhe pasojat që sjellin ato në ndryshimin e klimës .

F.N: Si jeni ndjerë në eksperiencën e realizimit të këngës “Lule Borë”, me orkestrën Albanian Excellence  ?

S.S: Kënga Lule Borë, është një këngë shumë e njohur, kështu që dhe  interpretimi nga të gjithë ne ishte me shume ndjenjë dhe emoción .

F.N: Si e konsideroni këtë orkestër ? Po te adhmen e saj ?

S.S : Eshte një orkestër që ka shumë iluzion e me një fryme bashkëpunimi të jashtëzakonshme. Fakti që të gjithë jemi shqipetarë që jetojmë jashtë dhe që kur bashkohemi për të luajtur së bashku e bën akoma më të bukur këtë gjë .

Shpresoj që kësaj iniciative të Albanian Excellence t’i bashkohen edhe të tjera institucione publike për të arritur gjithmonë e më shumë mundësinë që të ndajmë së bashku me publikun shqiptar ndjenjat dhe emocionet e bukura për muziken dhe artin. / KultPlus.com

Historia e dy vëllezërve që i ndau pandemia, festuan ditëlindjen te kufiri i dy shteteve

Për shkak të pandemisë, ata nuk mund të vizitojnë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse, qoftë diell apo shi, dy binjakët suedezë, që janë 73-vjeçarë e gjejnë veten çdo të shtunë, secili në anën e vet të kufirit, në urën që lidh Norvegjinë dhe Suedinë.

Ola dhe Pontus Berglund marrin me vete karriget e ushqimin dhe vendosen secili nga vendi i tyre, i cili është i ndarë me një vijë të bardhë të hollë në asfalt.

“Nuk na lejohet të kalojmë kufirin. Unë duhet të qëndroj një metër në anën time dhe ai një metër në anën e tij”, shpjegon Ola ndërsa flamujt norvegjezë dhe suedezë të ngulur në kangjellat e urës valëviten nga era, transmeton KultPlus.

“Pra, ka dy metra distancë mes nesh”, tha ai. Dhe jo vetëm kaq. Në këmbët e tij ka një vijë të bardhë. Në njërën anë shkruhet “Norge”, në anën tjetër “Sverige”.

Ola jeton në Halden, në juglindje të Norvegjisë, ku shkoi me të dashurën shumë kohë më parë. Pontus është gjysmë ore me makinë në qytetin e largët suedez të Stromstad.

Ata janë binjakë identikë dhe gjithmonë takoheshin një herë në javë. Pandemia e ndaloi këtë dhe ata tani po takohen në urën e vjetër të Swinesund që lidh dy vendet.

Në urë, me dy metra distancë, ata festuan ditëlindjet e tyre të 73 në 20 prill.

“Kjo është shumë e pazakontë, por ne e shihnim njëri-tjetrin një herë në javë dhe nuk donim ta ndalonim atë këtë”, thotë Pontus nga pala suedeze. “Pandemia nuk na ndaloi dhe kjo është fitorja jonë”.

Megjithëse situata me virusin ka ndryshuar me kalimin e kohës, kufiri ka mbetur i mbyllur gjatë gjithë kohës. Kjo veçanërisht zemëron shumë norvegjezë që kanë vilë verore në Suedi, ku jeta është më e lirë. / KultPlus.com

110 vjet nga lindja e themeluesit të Normales së parë në Gjakovë, Zekeria Rexha

Më 12 maj 1910 në Gjakovë lindi Zekeria Rexha. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje dhe në vitin 1925 së bashku me familje u vendos në Tiranë.

Shkollën e mesme e kreu në Liceun frëng në Korçë, kurse studimet e larta i ndoqi ne Francë. Në vitin 1941 u kthye në Gjakovë ndërsa një vit më vonë themeloi dhe drejtoi Shkollën e parë Normale shqipe në këtë qytet.

Ishte pjesëmarrës dhe kryesues i Konferencës Historike të Bujanit nga 30 dhjetor 1943 – 1 janar 1944. Është edhe hartuesi dhe nënshkruesi i Rezolutës së kësaj Konference për vetëvendosje pas çlirimit të vendit. Nga marsi 1958 kur u dëbua me dhunë nga Kosova nga pushteti i atëhershëm jugosllav e deri sa vdiq jetoi në Shqipëri. Vdiq në Tiranë më 26 shkurt 1972. / KultPlus.com

Drake merr çmimin ‘Artisti i dekadës’ në ceremoninë ‘Billboard Music Awards’

Reperi i njohur Drake, në ceremoninë e ”Billboard Music Awards”, do të shpërblehet me çmimin ”Artisti i dekadës”, përcjell KultPlus.

Drake do të nderohet në ngjarjen e cila do të mbahet më 23 maj të këtij viti. Dhe ky çmim për artistin erdhi pasi ai në dhjetë vitet e fundit, i ka pushtuar top-listat muzikore të Billboard-it.

Në garën për çmimin “Artisti i dekadës”, Drake e ka mundur konkurrencën e fuqishme të përbërë nga yje të tillë si, Taylor Swift, Ed Sheeran dhe Bruno Mars. / KultPlus.com

Shqipëria në vitin 1982, një udhëtim fotografik

”Shqipëria në vitin 1982- Një udhëtim fotografik”, mban titullin blloku i fotografive të cilat 39 vjet më parë ishin realizuar nga fotografi Onide Donati, përcjell KultPlus.

Autori i këtyre fotografive, tashmë në pension, ka ruajtur dhe publikuar këto pamje të vjetra nga Shqipëria, atëbotë socialiste.

Gazetari 65-vjeçar italian, asokohe kur inventarizoi pamjet e rralla, ishte zyrtar i Partisë Komuniste në Rimini, Itali.

Më vonë, Donati ka punuar për më shumë se tridhjetë vjet, së pari si korrespondent e më pas, si gazetar politik. Në fund të karrierës, ai mbajti vendin e kreut të redaksisë së “Emilia-Romagna”.

Më poshtë mund t’i shihni këto fotografi që paraqesin Shqipërinë prej një këndvështrimi tjetër, një Shqipëri shumëngjyrëshe e me shumë gjallëri. / KultPlus.com

Greta Bajrami, e nominuar për çmimin prestigjioz në Amerikë

Shqiptarja Greta Bajrami është mes pesë kandidatëve për çmimin Female Roofing Professional nga kompania Beacon në Virginia të SHBA-ve.

Si administratore dhe themeluese e Golden Group Roofing në Westborough, Bajrami është mjaft e njohur në MetroWest.

Në 2017 ajo ka qenë në revistën “Worcester Business Journal” në listën e “40 nën 40 vjeç”. Greta ka emigruar nga Shqipëria kur ka qenë e re dhe ka hyrë një dekadë më parë në tregun e industrisë së mbulimit (çative).

“Ishte një veprim i guximshëm si një grua e re, një nënë e re dhe një emigrante e sapoardhur. Shkurt, rreth 10 vjet më vonë ne u bëmë një ndër kompanitë më të njohura të çative në zonën e MetroWest”, ka rrëfyer Bajrami për MetroWest Daily News, transmeton KultPlus.

31-vjeçarja shqiptare tha se nuk e kishte kuptuar që njerëzit po e nominonin.

“Nëse fitoj si gruaja e vitit në këtë industri, shpresoj të lejoj çdo vajzë e djalë të dëgjojë se është koha të heqim stereotipet, stigmat dhe çdo etiketim që vendosin njerëzit, sepse jemi në një kohë ku mund të jemi gjithçka duam. Industria e çative, them gjitmonë më shpëtoi fjalë për fjale jetën time, sepse ishte një industri që më priti krahëhapur”, vijon Greta.

Ideja për të hyrë në këtë industri lindi pasi pa një reklamë ku kërkohej një pozicion pune si përgjegjës i rregullimit të çative dhe shkoi të aplikojë. Punoi shumë në një industri që nuk kishte pasur lidhje më parë.

Greta rrëfen më tej se çdo natë shkonte në shtëpi dhe mësonte gjithnjë e më shumë rreth kësaj industrie derisa të fitonte vendin e saj, sepse ndërtimi është një industri e vështirë për të fituar. “Kam fituar respektin e kolegëve të mi, të ekipit. Nuk kishte rëndësi nëse isha vajza dhe ata burra. Në fund të ditës ne ishim të gjithë çatirregullues kur shihnim projektin”, vijon ajo.

Një kurs sipërmarrje në Vorceseter State University e ndihmoi shumë të arrinte suksesin e saj. Aktualisht Greta punon edhe në Bordin e Drejtorëve të Shkollës, Bordin e Këshillimit të Sipërmarrjes dhe është mentore e studentëve. / KultPlus.com

Studentët e Kolegjit Universum shënuan Diten e Infermierisë

Kolegji Universum, me studentët e Infermierisë iu bashkua sot shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, organizuar nga Qendra Kryesore e Mjekësore Familjare.

\Në këtë aktivitet, QKMF prezantoi punën sfiduese të personelit mjekësor, përmes një ekspozite me fotografi nga puna e infermierëve gjatë vitit pandemik.Kolegji Universum ofron një mjedis stimulues dhe bashkëpunues që promovon edukimin, kërkimin shkencor, shërbimin dhe udhëheqjen. 

Studentët e Programit Infermieri në Kolegjin Universum po kryejnë praktiken në laboratorët inovativ të Kolegjit, ku secili studentë pajiset me njohuritë, aftësitë dhe vlerat për të siguruar kujdesin ndaj pacientit.

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. 

Mëso më shumë www.universum-ks.org

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla kontakto [email protected] apo +383 44 144 062 ose na ndiqni në facebook apo instagram.

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

Diskutim në 700 vjetorin e vdekjes së Dante Alighieri, Spahija: Jam joshur e dashuruar shumë herë me Danten

Era Berisha

Viti 2021 është shpallur si ‘’Viti i Dantes’’ nga Ministria e Artit dhe Kulturës në Itali, me ç’rast sot në 700 vjetorin e vdekjes dhe 765 vjetorin e lindjes së Dante Alighierit, u diskutua për poemën ‘’Komedia hyjnore’’ nga përkthyesi Meritan Spahija në katedralen ‘Shën Nënë Tereza’, shkruan KultPlus.

Diskutimi rreth poemës epike nisi me disa informacione rreth veprës dhe përkthimeve në gjithsej 58 gjuhë të botës. Janë bërë të ditura faktet si: Në vitin 2016, në Komunën e Ravenna ku edhe gjendet varri i Dantes, janë gjendur përkthimet e plota të veprave të Dante Alighierit. Kurse, shqiptarët për herë të parë janë njoftuar me Danten në vitin 1895 ku një ish nxënës i Jeronim De Radës, përkthen disa këngë nga pjesa e ‘Ferri’ në gjuhën arbëreshe. Pesë vite më vonë në vitin 1900, një shqiptar i Shqipërisë i cili sipas Ernest Koliqit, është djali i bajraktarit të Sokol Bacit, ka përkthyer disa këngë të tjera të Dantes në dialektin gegë.

Ndërsa, në vitin 1937 është shfaqur përkthimi i parë në dialektin toskë nga Kristo Floqi, i cili e solli këngën XXXIII, në shqip tek revista kulturore Leka, të Ugolinit. Pastaj, që nga viti 1937 e deri në vitin 1960 shfaqet një heshtje totale ku Dante nuk përmendet dhe nuk studiohet në shkolla, derisa dy shkodran në mënyrë paralele por të pa vetëdijshme për procesin e tyre, sjellin përkthimin e plotë të poemës nga Pashko Gjeçi dhe Mark Ndoja. Të dy këta ngërthejnë në vete një histori të mrekullueshme, një përpjekje për të përkthyer një autor jashtëzakonisht të talentuar dhe mirënjohur.

Botimi i parë zyrtar i plotë i ‘Komedisë hyjnore’ vjen nga Pashko Gjeçi dhe pastaj është botuar një variant integral i Mark Ndojës. Botimi tjetër vjen edhe nga një figurë interesante si Hektor Shënepremte, i cili përkthen fjalë për fjalë poemën duke mos e respektuar metrikën sepse ai ka menduar që së pari të përkthehet vetëm kuptimi. Kurse, përkthimi i para fundit është bërë nga Çezar Kurti, një përkthyes profesionist i letërsisë angleze dhe nga momenti që ai migron nga Shqipëria në Amerikë, ai merret me ‘Ferrin’ dhe përfundon një botim integral.

Po ashtu, poeti shkodran, Meritan Spahija, ka përfunduar përkthimin e tij të ‘Ferrit’ në vitin 2016 dhe sot ai shpalosi rrugëtimin e tij dhe arsyen se pse ai botoi një përkthim të tillë.

“Bota ka ndryshuar shumë, Italia ka ndryshuar shumë, distanca është evokale dhe personalet që Dante ka futur, nuk janë vetëm mitologjike por janë edhe historike, bashkëkohore dhe në qoftë se nuk kemi një informacion të rëndësishëm, ne nuk mund ta kuptojmë dhe shijojmë ‘Komedinë hyjnore’ dhe vargun e mrekullueshëm të Dantes”, thotë ai.

Sipas tij, sa më shumë të kuptohet poema, aq më shumë do të vlerësohet ajo. Ky përkthim konsiderohet ‘ferri’ i tij për të gjetur një kuptim dhe arsye sepse ai fut komente dhe ilustrime sa më të detajuara në mënyrë që lexuesi ta kuptojë dhe shijojë plotësisht.

“Ajo që më ka shtyrë është dashuria e madhe për këtë lloj të poezisë dhe unë jam joshur e dashuruar shumë herë me Dante Alighierin dhe poezinë e tij. Por asnjëherë nuk e kam menduar që do të vijë një ditë e tillë. Prandaj, jam i lumtur që jam këtu dhe po diskutojmë një përkthim tjetër shqip”, thotë Spahija.

Për Spahijen, sjellja e një komenti të ri në një gjuhë nuk do të thotë domosdoshmërisht përmirësim por do të thotë që gjuha për 60 vjet, nga momenti i parë që jemi ndeshur me përkthimin e plotë në 1960, gjuha shqipe ka ndryshuar duke u pasuruar dhe zhvilluar. Leximi sot është më i lehtë dhe komunikimi është më i imët dhe ardhja me një gjuhë të freskuar ka shumë gjasa që të vijë më afër lexuesit të sotëm.

Gjithashtu, ai ka shpalosur disa nga motivet e tij që e kanë shtyrë ta botojë një përkthim të tillë.

“Motivi tjetër është se kur një poet apo një shkrimtar vjen në një gjuhë tjetër, ai nuk vjen vetëm por i shoqëruar me përkthyesin. Pra, pa Danten, është e pamundur të vijë në shqip një përkthim i tillë. Prandaj, sa më shumë përkthime të ekzistojnë, aq më shumë vizion të qartë do të kemi për poezinë e tij”, tregon Spahija.

Ai tutje ka folur edhe për 162 përkthimet e tjera që vijnë në gjuhën gjermane ku ai e ka cilësuar popullin gjerman si një popull të lumtur me Danten sepse ai sot shihet nga 162 këndvështrime të ndryshme kurse shqiptarët sot mund ta shohin vetëm në 5 këndvështrime.

“Ia vlen të investosh në një poet i cili është njëri ndër poetët që i ka hapur rrugë rinisë evropiane dhe jo vetëm italiane”, potencon ai.

Spahija bëri të ditur edhe arsyen se pse ai ka zgjedhur që ta përkthejë veprën në dialektin gegë ku kjo zgjedhje konsiderohet vetëm si një zgjedhje teknike dhe jo preferenciale.

“Jemi përpara një poezie epike, ka nevojë për shumë fjalë për të treguar ngjarjet dhe fatmirësisht kemi dy dialekte, por karakteristikë e toskërishtes është numri i shumtë i rrokjeve. Kurse, për të njëjtën fjalë në gegnisht është më e shkurtër. Unë nuk them se gegnishtja apo toskërishtja kanë avantazhe, por në poezinë epike, gegnishtja ka avantazhe sepse në 11 rrokje ke mundësi të futësh më shumë fjalë duke e bërë tregimin më përfshirës”, thotë ai.

Tutje ai ka folur rreth arsyes se pse nuk duhet që përkthimet të shihen si gabime në momentin kur ato bazohen vetëm në zhvillime apo diçkaje të re sepse Spahija mendon se është e mjaftueshme këndvështrimi i përkthyesit i cili duhet të jetë njohës i poezisë dhe kohës.

Kështu krejt në fund, shkrimtari Ag Apolloni la një mesazh mjaft interesant që formoi edhe një moment humoristik në atmosferën dominuese të seriozitetit.

“Është interesant sepse shumica e studiuesve e vlerësojnë më së shumti ‘Ferrin’, kurse vetëm autori si Humberto me sa e di unë, thotë që më e mirë është ‘Parajsa’, ku sipas autorit, më mirë është që të lexohet Parajsa sesa të merrni një ekstazi”, përfundon Apolloni.

Pas këtyre diskutimeve, të pranishmit patën rastin të formulojnë pyetje rreth jetës, veprës dhe krijimtarisë së Dante Aligierit dhe njëkohësisht edhe përkthyesit të veprës së tij, Meritan Spahija. / KultPlus.com

U përjashtua nga klubi grek vetëm se bëri ‘shqiponjën’, futbollisti shqiptar fiton gjyqin në vlerë prej 150 mijë eurosh

Futbollisti shqiptar, Idriz Batha, e ka fituar gjyqin ndaj klubit grek AEK Larissa.

Batha ishte afër për t’u transferuar tek ky ekip në vitin 2018-të, por kjo u anulua nga kryetari i atëhershëm i klubit, Sotiris Marku, i cili kishte thënë se ky transferim nuk do të realizohej për shkak se futbollisti kishte fotografi duke bërë “shqiponjën” me duar.

“Arsyeja më kryesore që u anulua kjo marrëveshje është se pamë në internet një foto të lojtarit që bënte me dorë simbolin e Shqipërisë së Madhe(shqiponjën). Kjo është diçka jo e mirë sepse ne kemi shumë lojtarë serbë në ekip dhe gjithashtu Shqipëria e Madhe përfshin vende brenda Maqedonisë, gjithashtu edhe Greqisë. Gjithashtu shumë tifozë do të mbetnin të zhgënjyer”.

Menaxheri i futbollistit shqiptar e kishte dërguar në UEFA çështjen, kurse sot kreu i AEK Larrisa-s, Alexis Kougias, njoftoi sot se klubi e ka humbur gjyqin.

Kështu tani detyrohet t’i paguajë futbollistit 240 mijë dollarë (rreth 150 mijë euro), një pjesë e së cilës i kanë kaluar tashmë në llogari, njofton Supersport.al.

“Është një gabim i CEO-s së atëhershëm, Sotiris Marku, i cili në vend të një propozimi, i ka dorëzuar Bathës kontratën finale me kohëzgjatje tre vjeçare. Nga 240 mijë euro të parashikuara në kontratë, gjykata ka vendosur që ne t’i paguajmë 150 mijë euro. Deri tani kemi shlyer 1/3-ën e shifrës dhe kemi kohë deri në fund të vitit për pjesën tjetër, ndaj nuk na rrezikohet bllokimi i merkatos”. / KultPlus.com

Anulohet konkursi për drejtor të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka anuluar konkursin për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, njofton KultPlus.

Në nëntor të vitit të kaluar në këtë pozitë ishte zgjedhur Naser Shatrolli, ndërsa të premten e kaluar u shkarkua nga pozita të cilën e mbajti për disa muaj.

Vendimi për anulim të konkursit, sipas njoftimit të MKRS-së të mërkurën, është marrë pas vendimit të Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Nëpunësit e Shërbimit Publik.

“Bazuar në vendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Nëpunësit e Shërbimit Publik, Nr. 01/2021 të datës 11.05.2021, me Nr. Protokolli 1464/2021, të datës 11.05.2021, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bën njoftimin për anulimin e konkursit të shpallur më datë 26.11.2020, për pozitën drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Kujtojmë që TKK tashmë është bërë  me Këshill të ri Drejtues.

Armend Smajli, Ben Apolloni, Gresa Pallaska, Rebeka Qena, Shkurte Aliu, Visare Aliu dhe Brikena Mulliqi – si përfaqësuese e MKRS-së – janë shtatë anëtarët e emëruar prej ministrit Hajrulla Çeku. / KultPlus.com

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës

Parlamenti i Republika Sërpskës në Bosnje e Hercegovinë e refuzoi kërkesën e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Valentin Inzko, për të revokuar dekoratat për kriminelët e dënuar të luftës.

Ligjvënësit e Asamblesë Kombëtare votuan në mbështetje të konkluzioneve që refuzojnë kërkesën e Inzkos.

Dy parti opozitare abstenuan nga votimi.

Në reagimin e tij të parë, Inzko e quajti “frikacak” udhëheqësin nacionalist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, dhe tha se do ta njoftojë Bashkimin Evropian për vendimin e ligjvënësve.

Në shkurt, Inzko i dërgoi një letër Asamblesë Kombëtare të Republika Sërpskës, duke i kërkuar anulimin brenda tre muajsh të dekorimeve të lëshuara për njerëzit e dënuar për krime lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95.

Ata që u dekoruan, përfshijnë Radovan Karaxhiqin, Momçillo Krajishnikun dhe Bilana Pllavshiqin, veprimet e të cilëve “tronditën botën… dhe shkaktuan vuajtje të paimagjinueshme njerëzore”, shkroi Inzko.

Dodik është anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Shumica qeverisëse në Parlament drejtohet nga Aleanca e tij e Social-Demokratëve të Pavarur, SNSD.

Më shumë se 100,000 njerëz u vranë në luftën në Bosnje, e cila përfundoi me një marrëveshje paqeje, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, në vitin 1995.

Me këtë marrëveshje, Bosnja u nda në dy njësi: Federata Myslimane dhe Kroate dhe Republika Sërpska.

Karaxhiq, Krajishnik dhe Pllavshiq u dënuan për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë. / KultPlus.com

Performanca e veçantë e Dua Lipës mbrëmë në ‘Brit Awards’ (VIDEO)


Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa mbrëmë ka fituar dy çmime në ‘Brits Awards 2021’, ajo ka fituar çmimin për “Albumin më të mirë” dhe “Best Solo Artist”, shkruan KultPlus.

Ajo gjithashtu ka mbajtur një fjalim tepër të fuqishëm para audiencës së njërit prej festivaleve ku vlerësohen artistët britanikë.

“Mendoj se ajo që ne duhet të bëjmë sonte është një duartrokitje e madhe dhe të dërgojmë një mesazh Borisit (kryeministër britanik” që të mbështes dhe të këtë një rritje page për punëtoret e vijës së parë shëndetësore në Britani”, ka thënë Dua.

Por, çka tërhoqi vëmendjen ishte edhe performanca e veçantë live e cila nis në “një stacion treni” dhe përfundon në skenë.

Tejet energjike dhe me një dukje unike, Dua edhe kësaj radhe mahniti publikun

Për më tepër, shikoni videon. / KultPlus.com

Hapet thirrja për garën më të madhe të diturisë për fëmijë


Për të promovuar dhe vlerësuar angazhimin e lartë të nxënësve nga gjithë Republika e Kosovës për disa vite me radhë Shkolla “Universum” organizon garën e diturisë të quajtur “Universiada”, e cila ka për qëllim – Promovimin e nxënësve më të mirë në Republikën e Kosovës si dhe ofrimin e mundësisë së shkollimit përmes BURSAVE të plota. 

Verona Misini, përfituese e bursës 100% tregon për përvojen e saj në Universiade “Unë kam aplikuar në Garën e Diturisë UNIVERSIADA dhe kam fituar bursë shkollimi të plotë 100%. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e Shkollës UNIVERSUM sepse e di që e ardhmja ime profesionale dhe akademike do të jetë e ndritur. Prandaj ju inkurajoj të gjithë nxënësve të aplikojnë në UNIVERSIADA dhe të sfidojnë veten me nxënësit më të suksesshëm në vend”.

Apliko edhe ti, përfito bursë si Verona dhe 263 nxënësit e tjerë. Linku për aplikim http://tiny.cc/5m2mqz

Gara do të realizohet në kampusin e Shkollës Universum në Ferizaj, me datë 19 dhe 20 maj, nga ora 13:00.
– Klasët VIII-IX (me datë 19 maj )
– Klasët V,VI,VII (me datë 20 maj )
(Për klasët V-VIII testi perfshinë lëndët : gjuhë shqipe, matematikë, gjuhë angleze).
(Për klasën e IX-të testi perfshinë lendët: gjuhë shqipe, matematikë, biologji, fizikë dhe kimi).

Në Garën e Diturisë mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit e klasave të V,VI, VII, VIII dhe IX nga shkollat e Komunës së Ferizajt, Kaçanikut, Vitisë dhe Shtimes.

Për më shumë informata rreth Universiadës apo Shkollës Universum kontakto [email protected] apo +383 44 452 808 apo na ndiqni në rrjete sociale në facebook apo instagram.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Artistja shqiptare në Itali: Alpet e vendlindjes, inspirim për punën time

Guximi dhe këmbngulja i dhanë emrin dhe profesionin që ka sot. Për Alketa Bercaj Delishaj të bërit art është simbolizim, shenjë e fortë identifikimi me personazhet me të cilat komunikon. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Alketa tregon rrugëtimin e saj në Itali, si dhe detaje për galerinë që ajo prej gjashtë vitesh menaxhon në vendin ku jeton.

Ju jeni një piktore, artiste bashkëkohore dhe prej vitesh jetoni në Itali. Para se të flasim për profesionin dhe talentin tuaj, na tregoni disa detaje mbi historinë tuaj të emigrimit. Kur jeni larguar dhe pse zgjodhët Italinë?

Largimi im nga Shqipëria është histori e njëjtë me shumicën e shqiptarëve në emigrim, kam ardhur në Verona në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare dhe nuk jam shpërngulur në asnje qytet tjetër që nga maji i vitit 2001, pas pak ditesh 20 vjet emigim.

Kur lindi pasioni juaj për pikturën dhe si vendosët ta kthenit në profesion?

Isha shumë shumë e vogël kur vizatoja me ato pak lapsa shumë ngjyrëshe në fëmijëri, kisha pasion të bëja portretet e këngëtarëve dhe artistëve të asaj kohe si Michael Jackson etj… Bëja aq shumë portrete saqë jua falja shokëve në shkollë, kujtoj një ngjarje gazmore: Një ditë kur mësuesi hyri në klasë nxorri nga xhepi një letër të një vizatimi tim, ai ishte shumë serioz nuk qeshte kurrë në klasë, e hap letrën me portret dhe e drejton nga klasa, e gjithë klasa urtë. Të ngrihet në këmbë autori i kësaj zhgarravine: Unë ngrihem në këmbë me gjakun e ngrirë…TË LUMTË…ULU! Dhe e fut përsëri në xhep me atë seriozitetin e tij.

Ardhja në Itali më ngacmoi aq shumë të informohem rreth arkitekturës, artit dhe kulturës së vendit. Studiova me ato mundesitë e mija si emigrante dhe më në fund i thashë vetes që unë do punoj vetëm për veten time, që sdo kisha kurrë një punë që nuk e dëshiroja dhe me atë kokëfortësinë time arrita të kem një emër, një profesion.

Dominon ngjyra blu në punimet tuaja, apo jo? Pse kjo zgjedhje?

Ngjyra blu është thjeshtë një periudhë, ajo që më intereson tek arti im nuk është ngjyra, por simbolizmi si shenjë e fortë identifikimi në personazhet me të cilat komunikoj. Janë zhytësit e olimpiadave, njerëzit e thjeshtë në përditshmërinë e tyre, profesionistët e lojës së tenisit apo të golfit. Portretet e mia më të suksesshme janë ato që i kam dedikuar femres së viteve 20 si ikona të një periudhe në olimpiadat e hedhjes nga trampolini.

Ju jeni nga Shkodra, mendoni se lidhet pasioni juaj për artin me faktin se jeni shkodrane?

Unë në fakt kam lindur në një fshat të Malësisë së Madhe, nuk e di nga vjen pasioni im për artin dhe dizainin. Në familjen time nuk kemi patur asnjë komunikim me artin. Nuk jemi rritur të rrethuar nga arti, por nga malet rreth e rrotull e liqeni.

Kur ktheheni në Shkodër cilat vende ju inspirojnë më shumë për të pikturuar?

Absolutisht liqeni dhe alpet shqiptare.

 Po ato vende që do donit tí ndryshonit në Shkodër?

Shkodra dhe Malësia janë ndër vendet më të bukura ku mundet të shkelësh. Mund të bëhen përmirësime në marrëdhëniet ndërpersonale, komunikuese, civilizimin superficial të telenovelave, më e keqja akoma e mitit televiziv që nuk pasqyron realitetin e shqiptarëve. VARFËRINË.

Keni hapur një galeri tuajën në Itali apo jo, si po ecën?

Ka 6 vite që unë kam studio/galerinë time, koha e pandemisë ka revolucionalizuar edhe artin. E mira e punës time ka qënë dhe prezantimi online si në websit www.alketa.art gjithashtu ajo e rrjeteve sociale.

Kam punuar shumë mirë dhe me klientë internacional. Përmend këtu klientin tim më të mirë BELMOND GROUP, marka e njohur LOUIS VUITTON në Londer të cilët kanë zgjedhur punimet e mia për të bërë arredimin e një ndër hoteleve të tyre luksoze që është inauguruar në mars të këtij viti në Portofino të Italisë.

Keni pasur vizitorë shqiptarë?

Vizitorët shqiptarë i gjen nëpër festa kercimi jo nëpër muzeume dhe galeri.

Është në projektet tuaja një ekspozitë në Shqipëri?

Nuk është ndër projektet e mija asnjë ekspozitë në Shqipëri. Shqipëria i përket shqiptarëve që jetojnë atje, ne emigrantët nuk jemi problem i tyre. (jemi gjenerata: të huaj atje, të huaj këtu).

Jam plot me projekte të reja këtu, disa ekspozita në Torino, në muajt në vazhdim dhe mbase në jug të Italisë. Një projekt tjetër që tani për tani është akoma në punë e sipër. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

QKLL organizon konkursin e përvitshëm “Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021”

Qendra Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL)  si çdo vit organizon aktivitetin e “Fondit te Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021”.

Ky është një projekte që është hapur së fundmi për pjesëmarrësit. Thirrja së fundmi u bë më datën  6 prill dhe që do të qëndrojë hapur për të aplikuar deri më datë 31 maj të këtij viti. Kjo thirrje u drejtohet të gjithë lëvruesve të zhanreve si poezia, proza dhe dramës shqipe për konkurrentët nga mosha 18 deri në 35 vjeç.

Në këtë projekt do të ketë edhe një mbështetja financiare që do të ofrohet për botimin e veprave letrare nga autorë të rinj shqiptarë në prozë, poezi, dramë dhe do të jetë në shumën 150 000 lekë.

Edhe këtë herë aplikimi duhet të bëhet nga shtëpi botuese të licencuara dhe vepra e propozuar nuk duhet të jetë botuar asnjëherë më parë. QKLL bën me dije se projektet e dorëzuara, të financuara pjesërisht ose tërësisht nga institucione të tjera brenda territorit të “Republikën e Shqipërisë”, dhe mund të përzgjidhen për mbështetje financiare nga “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021”. Ekspertë të fushës së letërsisë, do të përbëjnë jurinë e përzgjedhur, dhe vlerësimi i projektit bëhet duke u bazuar te vlerat artistike të veprës.

Pas shqyrtimeve që do të bëhen rast pas rasti rezultatet do të do të njoftohen dhe bëhen publike pasi juria të vlerësojë propozimet dhe të marrë vendimin përfundimtar në lidhje edhe me fondin e mbështetjes financiare.

“Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit” në rast miratimi, do të nënshkruajnë një kontratë me Periudha së bashku me botuesit dhe autorët për botimin e titujve të mbështetur për periudhën brenda vitit 2021.

Sipas “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, botuesi i sponsorizuar duhet të përmendë mbështetjen e dhënë në faqen e dytë të librit, ku duhet të shfaqet logoja e QKLL, dhe kjo do të kryhet sipas modelit: “Ky libër u botua me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Shqipëri”.

Për sa i përket aplikimit përkatës dhe dokumentacionit, ato duhet të jenë kryer dhe përfunduar dhe më pas të dorëzohen pranë “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 31.5.2021, ora 14:00. / atsh / KultPlus.com

Vdiq aktori Norman Lloyd në moshën 106-vjeçare

Aktori, producenti dhe regjisori i njohur, Normal Lloyd, ka vdekur në gjumë të hënën më 10 maj. Ai ishte 106-vjeçar.

Norman i njohur për role në filma të tillë si “Dead Poets Society” dhe “The Practice”, në përgjithësi shquhej si aktori që ka jetuar më së gjati. Rolin e fundit e pati në projektin e vitit 2015 të aktores Amy Schumer, “Trainwreck”, kurse kishte qenë pjesë edhe e një prej serialeve më të hershme televizive e transmetuar në vitin 1939, “On the Streets of New York”.

Aktori Lloyd karrierën e filloi në skenën e New Yorkut dhe ishte anëtari i fundi i mbijetuar i trupës së teatrit “Mercury Theatre”.

Ai ishte angazhuar të luajë në filmin “Citizen Kane” por ishte larguar nga ky projekt për shkak të problemeve me buxhetin, dhe kështu debutimin në ekran të madh e shënoi me filmin e vitit 1942 të Alfred Hitchcockut, “Saboteur”.

Loyd vazhdoi ta shijojë një shoqëri të mirë me regjisorin ikonik, si dhe shërbeu si regjisor dhe producent ekzekutiv i shout televiziv “Alfred Hitchcock Presents”, i cili u transmetua gjatë viteve ’50 dhe ’60.

Aktori veteran u martua me gruan e tij të dashur Peggy Craven, me të cilën qëndroi i martuar për 75 vjet deri në vdekjen e saj në vitin 2011. Çifti i kishte dy fëmijë, përfshirë këtu aktoren e ndjerë Josie Lloyd.

Në vitin 2014 kur Lloyd i mbushi 100 vjeç, Këshilli i Qytetit të Los Angeles i nderoi 82 vjetët e tij në showbiznes, duke e deklaruar ditëlindjen e tij, 8 nëntorin, si “Dita Norman Lloyd”. / KultPlus.com

Resorti ekologjik i investitorëve suedezë në Nivicë, gati për këtë sezon (VIDEO)

Në Nivicë, 30 km larg Tepelenës falë programit të Rilindjes Urbane kanë marrë jetë agrobujtinat e para.

Një ndër to është dhe investimi i parë i huaj në turizëm, “Campnivica”, projekt i një grupi investitorësh suedezë që është gati të çelë sezonin turistik.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga ky investim i investitorëve suedezë.

“Mirëmëngjes ja edhe resorti ekologjik i investitorëve suedezë në Nivicë që po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon”, tha Rama.

Ky investim synon ta kthejë Nivicën në një destinacion të turizmit elitar përmes një resorti të cilësisë së parë 100% ekologjik.

Qendra e Nivicës në 2018-ën është ndërtuar krejtësisht nga e para falë një projekti të mbështetur nga qeveria shqiptare. Sheshi i fshatit është shtruar komplet me gurë, ndërkohë që godinat dykatëshe, edhe ato të ndërtuara krejtësisht me gurët e Nivicës, i kanë dhënë një tjetër frymë fshatit që ka filluar të rigjallërohet.

Fshati Nivicë është pjesë e njësisë administrative “Kurvelesh”. Ndodhet 750 metra mbi nivelin e detit, rrëzë malit të Këndrevicës, 2100 metra të lartë. Në Nivicë ilirët në shekujt e IV-II para erës së re ndërtuan një kala si gjenezë e qytezës së më vonshme. Kalaja është ndërtuar mbi një shkëmb me lartësi 80 deri në 100 m. Pozicioni strategjik dhe kalaja bëri që ky vendbanim të ishte qendra e dytë me rëndësi e fisit ilir të Amantëve.  Më tej vijnë kanionet e Nivicës. Ujëvara me lartësi 220 metra është ndër më të lartat në Europë. / atsh / KultPlus.com

Arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza të vaksinës Anti-COVID

Kanë mbërritur sot në Kosovë 38 mijë e 400 doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX, raporton KultPlus.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga programi i UNICEF’it në Kosovë, duke e cilësuar këtë veprim si një hap të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave.

Krejt për fund ata bëjnë thirrje tek populli që të vaksinohen.

“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të vaksinës kundër #COVID19 sapo mbërritën në Kosovë përmes COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.”

Kujtojmë që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës kundër COVID19 në Mars 2021, Ministria e Shëndetësisë zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar. / KultPlus.com

‘Zoti në kinema’ i Dritan Dragushës, një reflektim mbi filmat nga një këndvështrim filozofik

Era Berisha

Qasja origjinale e pikëpamjeve filozofike në një thurje të letërsisë dhe kinemasë solli promovimin e librit të eseve nga Dritan Dragusha, të titulluar ”Zoti në kinema”, me ç’rast u diskutua rrënja e relacionit mes hyjnores (Zotit) dhe njerëzores (Njeriut), përmes trajtimit artistik të të pranishmëve, shkruan KultPlus.

Diskutimi rreth këtij libri nisi qysh në fillim në ambientin e ngrohtë të kafenesë Dit’ e Nat’, që ofron pamje mbizotëruese të librave të llojllojshme të cilat po njëlloj sikur të pranishmit, kishin rastin të dëgjonin hyrjen nga shkrimtari Ag Apolloni, i cili foli rreth nisjes së këtij libri që fillimin e gjeti nga shkrime të herë pas hershme por fundin e finalizoi me promovimin e tij ku reflektohet mbi filma nga një këndvështrim filozofik i autorit.

“Si origjinalitet i autorit është pikëpamja filozofike e tij. Këtu trajtohen disa filma të vlerësuar edhe nga të tjerë ku autori ndërton një teori të veten në raport me këta filma. Ai e sheh filmin dhe ashtu si e sheh e komenton. Titulli është mjaft goditës dhe në momentin kur kam dëgjuar atë kam qenë pro botimit sepse është një titull që nxit të tjerët ta lexojnë”, tregon Apolloni.

Sipas tij, temat e tjera janë objekte trajtimi ku përflitet, analizohet dhe komentohet një segment që shumë kritikë e kanë përmendur, e që është heshtja. Krejt eseja e diskuton heshtjen e Zotit në raport me krijimet që i ndodhin njerëzimit. Pra, heshtja bëhet motiv kryesor. Pastaj, trajtohen edhe filmat e tjerë që nuk flasin direkt për Zotin por janë filma që flasin për njerëz që ndihen të ‘zotë’ si diktatorët që e projektojnë komplet një realitet duke e simuluar atë. Pra, libri ka shumë filozofi edhe pse nuk ka fusnota në bibliografi por ka shumë referenca të nënkuptuara për çka edhe autori e ka vështirësuar edhe më shumë punën e shtëpisë botuese ”Bard Books”.

“Pra, kjo është edhe një thirrje për një dëgjim aktiv ku dëgjuesi kërkon lidhje të tekstit me referencat, prandaj libri edhe pse si format është një libër i vogël, për nga dija është një libër i madh”, përfundon Apolloni.

I pranishëm në këtë promovim ishte edhe publicisti dhe shkrimtari Blerim Shala i cili nisi fjalimin e tij me fjalët: Libri ‘Zoti në Kinema’ i Dritan Dragushës mund të lexohet për një pasdite të qetë.

Shala, procesin e një shkrimi të tillë që duhen muaj të tërë të artikulimit të fjalive të qarta e të renditura mirë, e cilëson si një shkreptimë vetmitare të mendjes së autorit ku nevojitet një përzdritje që mundëson rrëfimin duke lidhur kështu lexuesin me shkrimtarin.

Sipas tij, rrëfimi i Dragushës, vjen në librin me titull joshës, ngashënjyes dhe provokues, nuk ka as fillim dhe as fund. Pra, libri ofron një ndalje, që është në kundërshti të plotë me lëvizjen dhe shpejtësinë tonë të vazhdueshme. Ndërsa, autori i ri-bën pyetjet dhe i ri-shfaq përgjigjet, për temat e përjetshme për vdekatarë, për tema të cilat vijnë nga amshimi, kalojnë̈ në kohë dhe i kthehen sërish amshimit. Prandaj, sa të ekzistojë njeriu, do të ekzistojnë̈ edhe këto tema që nuk kanë afat skadimi.

“Në librin e tij ‘Zoti në Kinema’, pyetja se ‘A e ka krijuar Zoti njeriun apo anasjelltas’, ka një motërzim tjetër, interesant dhe të saktë: A është Zoti regjisori suprem, i cili e ka bërë këtë film të madh (të quajtur Jetë dhe Njeri), në të cilin ne të gjithë luajmë pa një skenar të qartë, pos që e dimë se në fund të këtij ‘filmi’ të gjithë vdesim, apo, ne jemi vetë regjisorë të filmit, ku Zoti është një vepër e jashtëzakonshme e jona filozofike, religjioze dhe artistike?”, përfundon Shala.

Kështu, krejt në fund, fjalën e mori edhe vetë autori i këtij libri, Dritan Dragusha, i cili ka shpalosur rrugëtimin e tij rreth procesit të shkrimit.

“Për procesin e shkrimit unë frikësohem shumë sepse kur lexon shkrimtarë të cilët ne i lexojmë, filloj të frikësohem. Filmat që i kam shkruar janë një këndvështrim ndryshe i imi sepse mua në film më ndjek diçka, një moment i caktuar brenda filmit dhe atë e marr si bazë për të reflektuar mbi një fenomen ose për të shkruar një shkrim”, tregon Dragusha.

Sipas tij, karakteristikë e librit është heshtja që vjen nga Zoti ose që njerëzit e besojnë si të tillë ose edhe heshtja që vjen në raport me ‘zotninë’ sepse ka edhe trajtime të kësaj natyre. Duke qenë vokacioni përmes filozofisë, heshtja autorit i është dukur shumë më shumë aktive dhe vepruese se sa fjalët.

“Ka momente të tilla të cilat ekzistojnë dhe heshtjet ku ne si popull i kemi përjetuar sepse në vitet e 99-ta, ne e kemi ditur se çfarë është të mos heshtësh. Një moment tjetër interesant është përshtypja që më është lënë se pse ekzistojnë ngjarjet e mëdha apo njerëzit e mëdhenj, në varësi të çka dhe në varësi të kujt”, shpalos Dragusha.

Për autorin, ekzistojnë momente të caktuara të fundit që atij i lënë përshtypje dhe ai vendos ti trajtojë tutje. Disa nga to janë edhe pyetjet si: A do të ekzistonte Krishti po të mos ishte Juda?, A do të ekzistonte Avni Rrustemi pa Esat Pashë Toktanin?, e shumë të tjera që kanë të bëjnë me histori të ndryshme e të cilat pasojnë edhe në shkrime.

Kështu, krejt në fund të pranishmit patën rastin që të diskutojnë̈ jo vetëm rreth librit por edhe filmave që autori i ka trajtuar në librin e tij. Ndërkaq, nuk munguan as autografet e autorit me rastin e promovimit të librit ku mjaft të interesuar patën rastin ta blinin atë. / KultPlus.com

Vjosa Osmani e uron Dua Lipën pas çmimeve të fituara

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka dominuar natën e mbrëmshme në ‘Brit Awards’ duke fituar dy çmime të rëndësishme.

Dua u shpërblye fillimisht për çmimin ‘Artistja më e mirë solo e vitit’, e që më pas fitoi edhe një nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes, ‘Albumin më të mirë të vitit”.

E lumtur për këtë arritje të 24-vjeçares u shpreh edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, e cila uroi këngëtaren përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Urime yllit tonë për dominimin në Brits 2021 natën e kaluar! Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz dhe ajo meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova”, ka shkruar Vjosa Osmani në Twitter.

Brits Award njihet si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar. / KultPlus.com

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1392368119939805187?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1392368119939805187%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fvjosa-osmani-ka-disa-fjale-per-dua-lipen-pas-cmimeve-te-fituara%2F

Përkujtohet Edward Lear në 209-vjetori e lindjes

Në 12 Maj 1812, në Highgate, Angli, lindi Edward Lear, poet dhe illustrues, autor, piktor që vizatoi çdo gjë që pa në rajonin e Mesdheut (Shqipëri, Greqi) dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij me përshkrime udhëtimesh.

Në 1848 Lear nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij morri një kthesë të papritur, kur ambasadori britanik në kryeqytetin osman arriti t’i siguronte dokumentet për të vazhduar përmes disa zonave të perandorisë. Duke marrë rrugën përmes Selanikut dhe Manastirit, ai udhëtoi në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Më pas vazhdoi drejt jugut në Kavajë, Berat, Ardenicë, Apoloni, Vlorë, bregdetin e Himarës, Tepelenë, Gjirokastër dhe më tej në Janinë. Shumë nga peizazhet dhe skicat që bëri gjatë udhëtimit regjistrojnë një dokumentim të përpiktë të Shqipërisë së mesit të shekullit XIX.

 Pas kthimit në Angli ai botoi “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri” (1851). Talenti origjinal si peizazhist, gjallëria e përshkrimeve në librat e udhëtimit dhe korrespondenca e shumtë e bënë Lear-in një nga udhëtarët më të dashur të shekullit XIX. Por, me librin e tij “Nonsense”, Lear fitoi famë si poet limerik, zhanër vargjesh të pakuptimta që shpesh shoqërohen me vizatime ilustruese. Vargu Limerik (nga emri i qyteti në Angli) është formë poetike autentike angleze. / KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve në ‘Brit Awards 2021’

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka fituar dy çmime në ‘Brits Awards 2021’, ajo ka fituar çmimin për “Albumin më të mirë” dhe “Best Solo Artist”.

Ndërsa, ajo ka mbajtur edhe një fjalim tepër të fuqishëm para audiencës së njërit prej festivaleve ku vlerësohen artistët britanikë.

“Mendoj se ajo që ne duhet të bëjmë sonte është një duartrokitje e madhe dhe të dërgojmë një mesazh Borisit (kryeministër britanik” që të mbështes dhe të këtë një rritje page për punëtoret e vijës së parë shëndetësore në Britani”, ka thënë Dua.

Nga çmimi “Global Icon” i historisë që shkoi për Taylor Swift te shfaqjet e yjeve nga njerëz të tillë si Dua Lipa, nata ishte e mbushur me argëtim.

Komediani britanik Jack Whitehall kryesoi mbrëmjen, e cila përfshinte fituesit e mëposhtëm.

Artisti më i mirë

AJ Tracey

Headie One

J Hus — FITUES

Joel Corry

Youngblud

Artistja më e mirë

Arlo Parks

Celeste

Dua Lipa — FITUESE

Jessie Ware

Lianne La Havas

Grupi më i mirë

Bicep

Biffy Clyro

Little Mix — FITUESE

The 1975

Young T & Bugsey

Depërtimi më i mirë i vitit

Arlo Parks — FITUES

Bicep

Celeste

Joel Corry

Young T & Bugsey

Albumi më i mirë

Arlo Parks, “Collapsed In Sunbeams”

Celeste, “Not Your Muse”

Dua Lipa, “Future Nostalgia” — FITUESE

J Hus, “Big Conspiracy”

Jessie Ware, “What’s Your Pleasure?”

Këngëtarja më e mirë ndërkombëtare

Ariana Grande

Billie Eilish — FITUESE

Cardi B

Miley Cyrus

Taylor Swift

Këngëtari më i mirë ndërkombëtar

Bruce Springsteen

Burna Boy

Childish Gambino

Tame Impala

The Weeknd — FITUES

Grupi më i mirë ndërkombëtar

BTS

Fontaines D.C.

Foo Fighters

Haim — FITUES

Run The Jewels

Single më i mirë

“Rain,” AJ Tracey and Aitch feat. Tay Keith

“Don’t Need Love,” 220 Kid and Gracey

“Physical,” Dua Lipa

“Head & Heart,” Joel Corry feat. MNEK

“Watermelon Sugar,” Harry Styles — *FITUES

“Ain’t It Different,” Headie One feat. AJ Tracey and Stormzy

“Lighter,” Nathan Dawe feat. KSI

“Secrets,” Regard and Raye

“Rover,” S1mba feat. DTG

“Don’t Rush,” Young T & Bugsey feat. Headie One. / KultPlus.com

Kishat katolike bekojnë çiftet homoseksuale, vendimi ngjall reagime

Priftërinjtë në rreth 100 kisha katolike të Gjermanisë, nga sot, do t’u ofrojnë bekimin çifteve të gjinisë së njëjtë.

Lëvizja “Dashuria fiton” u shfaq pasi Kisha Katolike në Vatikan tha në muajin Mars se Zoti “nuk mund ta bekojë mëkatin”, transmeton KultPlus.

Lëvizja e përshkroi këtë vlerësim të Kishës si një “shuplakë në fytyrë njerëzve në të gjithë botën”.

Tashmë kjo lëvizje ka publikuar një hartë që tregon të gjitha kishat që ofrohet bekimi për çifteve homoseksuale.

Papa Françesku ka thënë më herët se ai beson se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të bëjnë “bashkime civile”. Vitin e kaluar në një dokumentar ai theksoi se këto çifte “kanë të drejtë të jenë në familje”.

Megjithatë, ai ka miratuar qëndrimin e Kongregatës për Doktrinën e Besimit, se Kisha Katolike nuk e ka fuqinë t’i bekojë bashkimet e çifteve të gjinisë së njëjtë. Në Kishën Katolike, bekimi jepet nga një prift ose një prelat tjetër. / KultPlus.com