Shtëpia e fëmijërisë së Kurt Cobain-it vendoset në shitje

Njëra prej shtëpive të fëmijërisë e Kurt Cobain-it ka dalë në shitje.

Vokalisti i ndjerë i bendit Nirvana kishte jetuar në këtë shtëpi që ndodhet në Montesano të Washington-it, pasi prindërit e tij ishin divorcuar.

Cobain-i ishte 11 vjeç kur kishte ardhur në këtë shtëpi më 1978, dhe ku kishte jetuar deri më 1982.

Kur babai i Cobain-it ishte rimartuar, njerka e tij bashkë me dy fëmijët e vet ishin vendosur në shtëpi.

Më pas Cobain-i ishte shpërngulur në rimorkion e gjyshërve të tij. /KultPlus.com

Generation Exit | The New Yorker

Vjeshta

Poezi nga Asdreni

U zhduk vapa, shkoi vera,
dhe bilbili më s’këndon.
erdhi vjeshta me të tjera,
syri ynë që i shikon.

Teret koha, hapen retë,
ngjyra plumbi përsëri,
duket prapë tjetër jetë,
që natyra ndërron tashti.

Era fryn, fletët bien,
pemët zhvishen si nga mot,
mali, fusha më s’ka hijen,
që e kishin gjer’ në sot.

Bukurite janë zhdukur,
shiu e bryma zuri vend,
bari lulet kopshti i bukur,
u ndryshuan në cdo kënd.

Por e mirë është vjeshta,
sepse bujku gjithmon’ punon,
për të vjelur sot ka vreshta,
nesër arat po lëron.

Njerëzit në cdo anë,
posa ngrihen në mëngjes,
nëpër fusha cdo gjë kanë,
rendin, mbledhin me kujdes.

Pra me punë gjith’ të rrojmë,
se vec puna ne na vlen,
sepse ndryshe s’trashëgojmë,
verën tjetër që po vjen. /KultPlus.com

Sot më 11 dhjetor 1947, vdiq Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni)

Më 11 prill 1872 në Drenovë të Korçës lindi Aleksandër Stavre Drenova, i mirënjohur si ASDRENI, poeti shqiptar, rilindasi, përkthyesi, shkrimtari dhe autori i poezisë e cila më vonë u bë himni kombëtar i Shqipërisë, shkruan KultPlus.

Asdreni është autor i Himnit të flamurit, që është edhe Himni Kombëtar, zyrtar për të gjithë shqiptarët.

Aleksandër Stavre lindi më 11 prill 1872 në Drenovë në një familje të varfër fshatare. I mbetur jetim u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në Rumani më 1889. Bëri punë të ndryshme dhe kaloi një jetë me shtrëngime. Mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e kolonisë së shqiptarëve të Bukureshtit në luftën për çlirimin kombëtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi të shkruante poezi dhe publicistikë nga fillimi i shek. XX. Në krijimet e para poetike, të cilat i përmblodhi në librin “Rreze dielli” (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisë së Naim Frashërit, lartësoi dashurinë për atdheun, nxiti bashkatdhetarët të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke. Vepra më e rëndësishme e Asdrenit, “Ëndrra e lotë” (1912) shquhet për pasurinë e motiveve, frymën demokratike dhe nivelin e denjë artistik. Në krijimet e këtij vëllimi poeti demaskoi ashpër pushtuesit e huaj, i këndoi heroizmit të masave popullore në kryengritjet e armatosura të viteve 1911-1912, fshikulloi parinë frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrës ndaj atdheut («Zëri i kryengritësve», «Krerëve tradhëtorë», «Çpërblimi»). Te ky vëllim u përcaktuan tiparet themelore të krijimtarisë së Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi për problemet shoqërore, notat e ligjërimit të gjallë. Ajo shënoi një hap në kalimin nga romantizmi te realizmi në letërsinë shqiptare. Në krijimtarinë e Asdrenit motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore, në shumë vjersha gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës.

Ngjarjet që pasuan shembjen e shtetit të lirë kombëtar shkaktuan tek poeti një dëshpërim të thellë, që u shpreh në krijimet e periudhës 1914-1920 («Shqipëria më 1914» etj.). Në gjysmën e parë të vitit 20, nën ndikimin e lëvizjes demokratike, poezia e Asdrenit përjeton një hov të ri. Në një sërë veprash të kësaj kohe poeti shprehu aspiratat e masave popullore për drejtësi shoqërore. Në heroin e poemës “Burri i dheut” (1920), Asdreni mishëroi përfaqësuesin e vegjëlisë që derdhi gjakun më 1920 për dëbimin e pushtuesve italianë dhe për një të ardhme më të mirë. Në këtë periudhë poeti shkroi një radhë vjershash të rëndësishme. si «Hymni i festës», «Fisnikët e Shqipërisë», «Republika shqiptare», në të cilat demaskoi forcat e vjetra shoqërore dhe antipatriotike, që përvetësuan frytet e sakrificave të masave popullore në luftën për çlirim dhe nisën të sundojnë vendin sipas interesave të tyre. Dështimi i Revolucionit Demokratikoborgjez të Qershorit 1924 e forcoi frymën e pesimizmit dhe të fatalizmit në krijimtarinë e Asdrenit (Psallme murgu, 1930, dhe një varg krijimesh poetike të viteve 30). Herë-herë poeti u përpoq të çlirohej nga ndikimet moderniste: në poemën «Trashëgimi» (1935) kritikoi qeverinë për krizën ekonomike e cila në atë kohë kishte përfshirë thuajse mbarë rruzullin. Vëllimin e vet të katërt Kambana e Krujës nuk e botoi dot me gjallje. Në vjershat e viteve të fundit të jetës përshëndeti ngadhënjimin e revolucionit popullor në Shqipëri.

Veprat letrare të ASDRENIT janë:

“Rreze dielli”, “Himni i Flamurit”, “Ëndrra e lotë”, “Zëri i kryengritësve”, “Krerëve tradhëtorë”, “Shpërblimi”, “Shqipëria më 1914, “Burri i dheut”, “Himni i festës”, “Fisnikët e Shqipërisë”, “Republika shqiptare”, “Trashëgimi”, “Kambana e Krujës”, “Poezi të Zgjedhura”. /KultPlus.com

Teknologjia do të mbyllë mijëra vende pune

Deri në 500,000 vende pune që lidhen me industrinë e furnizimit me pjesë për automjete mund të humbasin për shkak të kalimit nga motorët me djegie të brendshme në lëvizshmërinë elektrike, sipas një studimi nga Shoqata e Furnizuesve Evropianë të Automobilave (CLEPA).

Humbjet më të mëdha mund të regjistrohen në Gjermani (121,000), Itali (74,000), Spanjë (72,000) dhe Rumani (56,000). Për të shmangur zvogëlimin e fuqisë punëtore, prodhuesit po u bëjnë thirrje institucioneve të ndërhyjnë.

“Studimi nxjerr në pah rreziqet e përfshira në një strategji të bazuar vetëm në energjinë elektrike të rikarikueshme” tha Sigrid de Vries, Sekretarja e Përgjithshme e CLEPA.

Sipas të dhënave nga CLEPA, në tokën evropiane në industrinë e automjeteve punësohen rreth 1.7 milionë njerëz.

Në të njëjtën kohë, ka 1.21 milionë të punësuar në sektorë që ndër të tjera lidhen me zhvillimin dhe ndërtimin e baterive dhe motorëve elektrikë, ku shumë njerëz fitojnë bukën e gojës edhe si punonjës të kompanive të ndihmës./Abcnews.al /KultPlus.com

MIT report examines how to make technology work for society | MIT News |  Massachusetts Institute of Technology

Aktorja në ardhje – Rina Lipa ndanë rrëfime interesante nga fëmijëria me Duan: E dinte se do të bëhej një yll në moshën 15 vjeçare

Në numrin e janarit, në shitje tani, Julia Llewellyn Smith ka një audiencë me Rina Lipën, aktoren përrallore magjepsëse në rritje dhe sensacion në Insta, transmeton KultPlus.

E stilizuar në Richard Quinn dhe Vivienne Westwood, ajo është padiskutim një figurë madhështore dhe madje ngjanë shumë edhe me motrën e saj Dua Lipën.

Në intervistë për gazetën Tatler, duke kujtuar fëmijërinë e saj, duke jetuar në Prishtinë, kryeqytetin e vendlindjes së prindërve, Rina thotë se argëtimi i saj i preferuar ishte të lundronte nëpër garderobën e motrës së madhe Dua.

“Unë kisha një admirim të madh për të. Përpiqesha gjithmonë të vishesha si ajo, t’i vidhja rrobat. Kur i vishja, do ndjehesha më e vjetër. Është ende kështu, kaloj nëpër dollapin e saj dhe i them: “Mmm, nuk e ke veshur për një kohë.” Ajo menjëherë më thotë “O Zot, ktheje atë!”

Rina Lipa: Dua Lipa's young sister – dandalo

Gazetarja Llewellyn Smith bën krahasime midis familjes Lipa dhe Kardashians ose – ndoshta më saktë, Hadids, jo më ndryshe pasi Dua është në lidhje me Bella dhe vëllain e Gigi, Anwar, që dy vite.

Rina shpjegon sinqerisht: “Ne jemi të gjithë krijues. Ne shoqërohemi me Hadidët dhe ata janë vërtet të bukur.’

Gjatë intervistës, tutje Rina shpjegon se Dua i ka treguar planet e saj për t’u kthyer në Londër dhe për t’u bërë yll i popit që në moshën 15-vjeçare.

“Ishte e re, por ishte e pjekur, ishte gati”, thotë ajo. “Prindërit e mi nuk e lanë të ikte lehtë – gjithçka u bë në një mënyrë shumë të kontrolluar. Ajo duhej të kthehej në momente të caktuara dhe tëjetonte me një mik të familjes. Por ishte e vështirë. Më ka marrë malli për të. Ajo punoi shumë, shumë fort. Unë me të vërtetë e kam kërkuar atë për këtë dhe e bëj edhe sot e kësaj dite”.

Rina është padyshim një yll në rritje për t’u ndjekur: ajo do të shfaqet në një film thriller horror të ardhshëm të drejtuar nga regjisori italian Gianluigi Carella. /KultPlus.com

Rina Lipa wearing a dress by Richard Quinn

Bamirësi dhe gjithëpërfshirje – synimi kryesor i maratonës ‘Vrapo Babadimër’, edicioni i gjashtë mbahet nesër

Eventi i përvjetshëm “Vrapo Babadimër” do të organizohet edhe këtë vit dhe me gjithëpërfshirje të plotë pritet të shënohet edicioni i gjashtë, që pritet të ndihmojë më shumë se 700 familje, shkruan KultPlus.

Organizatori i maratonës “Vrapo Babadimer” të Organizatës Jo-Qeveritare “Projekti 5 cent”, Jusuf Islami, ka thënë në një prononcim për KultPlus se gjithëpërfshirja dhe ndihma për njerëzit në nevojë është pikërisht synimi i tyre.

“Evente të tilla dhe maratona të ngjashme ka nëpër vende të ndryshme të botës. Qëllimi kryesor i tyre është bamirësia për njerëzit në nevojë. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq do të ndihmojmë më shumë se 700 familje, përzgjedhjen të cilëve e kanë bërë ata”, ka thënë Islami.

Ai tutje gjithashtu ka thënë se përmes këtyre eventeve, media të ndryshme evropiane dhe botërore marrin vëmendjen tonë dhe sigurisht që bëhet edhe promovimi i kulturës.

“Me organizime të bukura ne gjithmonë synojmë që të bëjmë promovimin e kulturës dhe jo vetëm në vendin tonë”, shtoi tutje Islami.

Organizatori i kësaj maratone gjithashtu bëri të ditur se përveç blerjës së kostumeve, ata kanë dhuruar edhe për shoqatën “Down Syndrome Kosova”, pasi që synim kryesor e kanë gjithëpërfshirjen.

Detaje të tjera për këtë event, Islami i nda me KultPlus duke treguar se pjesëtarë të KFOR-it kanë bërë një maratonë në kampet e tyre.

“Për shkak të situatës me COVID-19, pjesëtarët e KFOR-it kanë bërë një maratonë gjatë ditës së djeshme në ambientet e tyre, derisa kanë qenë në mbështetje të maratonës në katër vitet e fundit”, pohoi Islami.

Programi i kësaj maratone do të fillojë në ora 11:00 të dielën, me ç ‘rast do të ketë edhe një program muzikor derisa me fillim nga ora 13:00 pritet që të zhvillohet starti dhe finishi në sheshin “Nëna Terezë”. /KultPlus.com

Billboard: Dua Lipa në listën e 10 yjeve më të mëdhenj të popit për vitin 2021

Gjatë vitit të kaluar, Dua Lipa e ka dëshmuar veten jo vetëm si një yll global ende në rritje, por një yll që mund të dominojë në atë që do të konsiderohej një vit “jo normal” për shumicën e artistëve pop, transmeton KultPlus.

Në marsin e vitit të kaluar, Lipa publikoi albumin e saj shumë të sukesshëm “Future Nostalgia”, derisa në shkurt bëri ribotimin e albumin me nëntitull “The Moonlight Edition”.

Përveç kësaj, 26 vjeçarja punoi vazhdimisht në sjelljen e këngeve të reja sikurse “We’re good” dhe bashkëpunimin me Elton John.

Përveç pjesës muzikore, Lipa themeloi gjithashtu Service95, një gazetë javore e përpiluar nga lista të ndryshme dhe të ngara në kategori të ndryshme që përfshijnë, rekomandime muzikore dhe më shumë detaje qe do të jepen në fillim të vitit të ardhshëm.

Billboard e ka renditur Dua Lipën në vendin e 9-të, në listën e yjeve më të mëdhenj të popit të Billboard-it të vitit 2021. /KultPlus.com

Dua Lipa

Mes sfidave të shumta dhe procesve jetike, Kuvendi i Kosovës ka mbushur 20 vite

Kuvendi i Kosovës u themelua më 10 dhjetor si institucioni më i lartë ligjvënës dhe përfaqësues i vendit, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se gjatë këtyre dy dekadave institucioni ligjvënës ka kaluar nëpër sfida të shumta, por edhe ka marrë vendime jetike.

“Duke e vënë transparencën ndër prioritetet kryesore në veprimtarinë ditore të tij, Kuvendi ka konsoliduar raporte të ngushta partneriteti me shoqërinë civile dhe u ka dhënë mediave gjithë hapësirën e nevojshme, bazuar në standardet ndërkombëtare për hapje dhe transparencë”, shkruan mes tjerash Konjufca.

Kosova ka arritur që përmes këtij Kuvendi ta jetësoi aspiratën e popullit të Kosovës dhe më 17 shkurt 2008 të miratojë simbolet shtetërore dhe të shpallë pavarësinë e saj. /KultPlus.com

Premiera e shfaqjes dramë ‘Vagon’ jepet në Tiranë më 15 dhjetor

Më 15 dhjetor në Teatrin Eksperimental Kombëtar “Kujtim Spahivogli” do të shfaqet premiera e shfaqjes “Vagon”, shkruan KultPlus.

Me regji të Naser Shatrollit ‘Vagon” përkon me dinjitetin e kultit të individit në relacione familjare.Në kuptimin filozofik ”Vagon” thërmon grimca atomi mbi kujtesën parasegjithash.

Është dramë filozofike që rrugëton nëpër binarët e lidhjes së popujve të rajonit ballkanik. Shfaqja është format kontemporan, e shtruar mbi rrotat e vagonëve të zbrazur, ndërsa, në domenin ideor, ngacmon drejtpërdrejtë nervat e njeriut të vetmuar në rrethana tranzicioni. Drama ka dy personazhe që kërkojnë pronësinë e një vagoni! Kush do ta fitoj betejën e vagonit, do ta kuptojmë në natën finale të shfaqjes.

Interpretojnë: Neritan Liçaj Altea Alushi. Asistent regjisore:Anxhela Gaxhazi.Kompozitor:Drinor Zymberi Skenograf:Mentor Berisha Kostumografe:Laedia Hajdari Producent:Eni Picalli.

Shfaqja do të shfaqet të mërkurën me fillim nga ora 19:00. /KultPlus.com

May be an image of 2 people and text

Mbreti Zog në vitin 1929: Toka është pasuria më e madhe e Shqipërisë

“The New York Herald” ka botuar, të dielën e 27 janarit 1929, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kërkesën e Mbretit Zog ndaj qeverisë shqiptare për të realizuar reformën agrare, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Mbreti Zog urdhëron reformën agrare në planin e politikës së tij

Burimi : The New York Herald, e diel, 27 janar 1929, f.3

Lideri shqiptar thotë se do të kërkojë bindje.

I shkruan kryeministrit

Modernizimi u shmang për të mos demoralizuar jetën në fshatrat malore.

(Nga The Herald dhe Herald Tribune Bureau.) Vjenë, e shtunë. — Mbreti Zog i Shqipërisë nisi sot një deklaratë politike në përputhje me premtimet e tij të mëparshme dhe gjithashtu tregoi se ai duhet t’i bindet.

Në një letër drejtuar Kryeministrit të tij, ai shpjegon projektet e tij, të cilat do të kulmojnë me një reformë të plotë agrare, me qëllimin kryesor për shpërndarjen më të drejtë të tokës.

Mbreti thotë se toka është pasuria më e madhe e Shqipërisë, se ajo duhet punuar me efikasitet dhe tërësisht, duke shtuar se aty ku është e pamjaftueshme për të ushqyer njerëzit, duhet të krijohen ndërmarrje industriale.

Pjesë të tjera të “dekretit” thonë se zyrtarët fajtorë për abuzime ose për shpërfillje të detyrës do të shkarkohen dhe Mbreti i paralajmëron zyrtarët e tij që të kuptojnë se çdo qytetar që vjen tek ata është një anëtar i kombit.

Duke treguar një dëshirë për të tërhequr kapital të huaj, Mbreti shpjegon se përfaqësuesve të ndërmarrjeve të huaja duhet t’u jepet shpejt çdo informacion i dëshiruar.

Mbreti Zog, megjithatë, me sa duket nuk dëshiron të modernizojë vendin e tij — ose të paktën shumë shpejt — sepse ai deklaron se traditat e vjetra duhet të respektohen, pasi braktisja e tyre mund të demoralizojë banorët primitivë të fshatrave malore./dars/ /KultPlus.com

Osmani i reagon Vulinit: E vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande tjetër

Së fundmi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar mbi deklaratën e politikanit serb, Aleksander Vulin, i cili ka thënë se “masakra e Reçakut është një trillim”, transmeton KultPlus.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se reagimi i Osmani ka qenë i menjëherëshëm, duke thënë se në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit dhe kjo gjë është një fakt i njohur.

Postimi i plotë i Osmanit:

Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën. Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur. Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, kishte vizituar këtë vend në atë botë dhe ishte tmerruar nga kufomat e masakruara. /KultPlus.com

Zbulohet shtatorja e William Walker në Reçak - Albinfo

75 vite nga themelimi i UNICEF

UNICEF, shkurtesa në anglisht për United National International Children´s Emergency Fund (Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet) është themeluar pikërisht më 11 dhjetor në vitin 1946, shkruan KultPlus.

Fillimisht për të lehtësuar pasojat e luftës. Tani merret me mirëqenien e fëmijëve në vendet ne zhvillim.

UNICEF ka marrë mandatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të mbrojë të drejtat e fëmijëve, të ndihmojë për përmbushjen e nevojave të tyre bazë dhe zgjerojë mundësinë e tyre për të arritur potencialin tyre të plotë, duke zbutur kështu një nga problemet sociale më të rënda të ditëve të sotme.

Qendra kryesore është në qytetin e New Yorkut, derisa UNICEF-i përmes programeve të shumta është aktiv edhe në Kosovë e Shqipëri. /KultPlus.com

Luigi Pirandello: Para se të gjykosh jetën time, vish këpucët e mia, ec rrugëve ku kam ecur unë, jeto dhimbjen, dyshimet, të qeshurat e mia

Narrator dhe autor teatral, revolucionarizoi teatrin e shekullit XX, duke u bërë një nga dramaturgët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Më 1934 iu dha çmimi Nobel për letërsinë. Ndër romanet e tij më të famshme, ne kujtojmë “Il fu Mattia Pascal” dhe “Uno, nessuno e centomila”.

Më poshtë mund të lexoni disa nga thëniet e tij më të famshme:

Para se të gjykosh jetën time apo karakterin tim, vish këpucët e mia, ec rrugëve ku kam ecur unë, jeto dhimbjen, dyshimet, të qeshurat e mia. Jeto vitet që kam jetuar unë, rrëzohu atje ku jam rrëzuar dhe ringrihu ashtu si unë.

Kushdo mund të jetë hero herë pas here, por të jesh zotëri është diçka që duhet t’a kesh gjatë gjithë kohës.

Kur thua që je i dashuruar me njerëzimin, je më se i kënaqur me veten tënde.

E paraqes veten tek ju në formën më të përshtatshme për marrëdhëniet që dëshiroj të arrij me ju.

Një fakt është si një thes – nuk do të ngrihet nëse është i zbrazët. Për ta bërë atë të ngrihet, së pari duhet të vendosni në të të gjitha arsyet dhe ndjenjat që çuan atë në atë gjendje.

Në çmendurinë e tij ai u bë një aktor i tmerrshëm!

Dashuria ime e vërtetë ka qenë gjithmonë gjumi që më shpëtoi duke më lënë të ëndërroja.

Ju nuk e vlerësoni faktin që çmendurit janë me shumë fat.

Drama është veprim, zotëri, veprim dhe jo filozofi e hutuar.

Dhe askush nuk e kupton se ne të gjithë, gjithmonë, duhet të dukemi kështu, secili me sytë e tij plot tmerr në vetminë e tij, të pashmangshme.

Logjika është e ndarë nga kafsha njerëzore. Ju mjaft lehtë mund të propozoni një zgjidhje logjike për diçka dhe në të njëjtën kohë të shpresoni me zemrën tuaj që nuk do të funksionojë.

Historia e njerëzimit është historia e ideve.

Njeriu, shkrimtari, instrumenti i krijimit do të vdesë, por krijimi i tij nuk vdes.

Asgjëkund! Tregon thjesht se njeriu lind në jetë në shumë trajta, në shumë forma, si pemë, ose si gur, si ujë, si flutur, ose si grua. Kështu që dikush mund të lindë një personazh në një shfaqje.

Jeta është plot me absurditete të çuditshme, të cilat, për habi, nuk kanë nevojë as të duken të besueshme, pasi ato janë të vërteta.

Secili nga ne, kur është përballë të tjerëve, është i veshur me një lloj dinjiteti, por ne i njohim shumë mirë të gjitha gjërat e papërshkrueshme që ndodhin në zemër.

Nëse shikoni në sytë e një kafshe, të gjitha sistemet filozofike rrëzohen.

Besnikëria, besnikëria është një borxh, dhe më e shenjta, ndaj vetvetes, madje edhe para të tjerëve. Tradhëtia është e tmerrshme. Tradhëtia është e tmerrshme.

Natyra përdor imagjinatën njerëzore për të ngritur punën e saj të krijimit në nivele edhe më të larta.

Do të më pëlqente të të shkruar gajtë gjithë kohës; Do të doja të ndaja me ty gjithçka që kalon në mendjen time, gjithçka që peshon në zemrën time, gjithçka që i jep oksigjen shpirtit tim; fantazmat e artit, ëndrrat që do të ishin aq të bukura nëse do të mund të realizoheshin.

Do të mësoni se në udhëtimin e gjatë të jetës do të hasni shumë maska dhe pak fytyra.

Asgjë nuk është më e ndërlikuar se sinqeriteti.

Ka një maskë për familjen, një për shoqërinë, një për punë. Dhe kur jeni vetëm, askush nuk mbetet.

Gratë, si ëndrrat, nuk janë kurrë siç i dëshironi. / KultPlus.com

Fjalimi emocionues i Nënës Terezë kur mori Çmimin “Nobel” për Paqen

Më 10 dhjetor të vitit 1979, e Shenjta Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqe në Oslo të Norvegjisë. Ndërsa po dilte nga manifestimi solemn, pasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të saj shkroi këto fjalë:

“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që paqja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Lutnu shum për fukarat e mij dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve”.

I ati i saj vdiq në mënyrë misterioze, kur ajo ishte vetëm 8 vjeçe. Disa mendonin se atë e vranë për qëllime politike, por ende sot nuk dihet arsyeja e vërtetë e vdekjes së tij. Gjithsesi, kjo ngjarje shërbeu për ta afruar më shumë Nënë Terezën me të ëmën, e cila ishte një e krishterë e devotshme që i mësoi vajzës së saj rëndësinë e bamirësisë. Aq i madh ishte ndikimi i së ëmës, saqë në moshën 12 vjeçare, Nënë Tereza vendosi t’i shërbente plotësisht besimit. Ajo, madje u përfshi edhe në një urdhër për t’u mësuar murgeshave të tjera mbi besimin e krishterë. U shndërrua kështu në një mësuese, duke i shërbyer këtij profesioni për 20 vite të jetës së saj.

Por jeta e saj ndryshoi rrënjësisht, kur ajo mori një “thirrje” prej Zotit, siç edhe vetë Nënë Tereza e ka quajtur, e cila e nxiti të linte mënjanë rolin e dishepullizueses për murgeshat e reja dhe të shkonte të jetonte në vendet më të varfëra në botë. Viti i parë në Kalkuta ishte tepër sfidues për të. Iu desh madje të lypte për ushqim, njësoj me njerëzit e atij vendi, të cilët jetonin në varfëri ekstreme. Edhe pse shpesh herë është shprehur se i kishte kaluar nëpër mendje të hiqte dorë nga diçka, sërish nuk e bëri, pasi ishte e vendosur të vazhdonte.

Reputacioni i saj filloi të rritej nga momenti, kur ajo filloi të hapte shtëpi strehimi për të pastrehët dhe për ata që ishin tepër në nevojë. Ajo madje shkoi në mes të natës t’i lutej biznesmenit më të fuqishëm në San Franciscos për ta kthyer një shtëpi të braktisur në një shtëpi banimi për të pastrehët. Kur ai i tha: “Këtë punë do ta shohim nesër në mëngjes”, Nënë Tereza u përgjigj: “Puna e Zotit nuk mund të presë deri nesër në mëngjes”.

Data e 17 tetorin e vitit 1979, na kujton ditën, kur Juria ndërkombëtare e Akademisë së Shkencave të Suedisë nderoi me Çmimin Nobel për paqen Shenjtën shqiptare, Ganxhe Bojaxhiu, Nënë Terezën.

Në motivacionin e ndarjes së Çmimit, komisioni i ngarkuar njoftoi se: ”Çmimi Nobel i Paqes ju dha Nënë Terezës së Kalkutës për angazhimin e saj ndaj më të varfërve ndër të varfër dhe për respektin dhe vlerësimin e dinjitetit të çdo njeriu. Përveç kësaj: Për punën e bërë në luftën kundër varfërisë dhe mjerimit, që përbën gjithashtu një kërcënim për paqen”.

Edhe pasi u nderua me çmimin “Nobel” për paqen, ajo refuzoi të realizohej banketi tradicional, në mënyrë që paratë e harxhuara për të, të përdoreshin për personat në nevojë. As sëmundjet si pneumonia, malarja, apo sëmundjet kardiake nuk e ndalën atë. Puna e Nënë Terezës vazhdoi në mënyrë të palodhur deri në vitin 1997, në të cilin ajo ndërroi jetë. Nga 13 murgesha, të cilat i mësonte mbi besimin, në shumë pak kohë ajo arriti t’i shërbente më shumë se 5000 njerëzve në mbi 130 vende të botës.

Ende në ditët e sotme, ajo njihet si një simbol i dashurisë dhe humanizmit. Ajo është një shembull se edhe roli i një drejtuesi, mund të bëhet me mirësjellje, humanizëm dhe dashuri.

Fjalimi i Nënë Terezës me rastin e marrjes së Çmimit Nobel:

“Sot, mjeti më i madh, shkatërruesi më i madh i paqes, është aborti. Ne që po qëndrojmë këtu, qëndrojmë sepse prindërit na kanë dashur.

Nuk do të ishim këtu, sikur prindërit të na abortonin.

Fëmijët tanë… ne i duam ata, por çfarë mund të thoni për miliona të tjerë? Shumë, shumë pak njerëz janë të shqetësuar për fëmijët e Indisë, për fëmijët e Afrikës, ku vdesin një numër i madh prej tyre, ndoshta nga uria, ushqimi i keq dhe kështu me radhë.

Por jo vetëm kaq! Me miliona po vdesin me dashje nga vullneti i nënave të tyre! Ky është shkatërruesi më i madh i paqes sot! Kur nëna vret fëmijën e saj, atëherë çfarë do të bëjë ajo me ty dhe mua kur nuk ka asgjë midis nesh? Pikërisht për këtë apeloj në Indi, apeloj kudo!

Le t’i sjellim fëmijët përsëri dhe ky vit të jetë viti i fëmijëve. Të reflektojmë: çfarë kemi bërë ne për fëmijët?

Në fillim të vitit, kudo ku m’u dha mundësia të flisja thashë: “Këtë vit le t’i bëjmë të gjithë fëmijët e lindur dhe të palindur të ndjejnë dashuri .

Dhe tani që jemi në fund të vitit, a e kemi bërë këtë?

Nuk besoj se jemi me të vërtetë punonjës socialë. Ndoshta bëjmë punë sociale në sy të njerëzve, por në të vërtetë jemi soditës në zemër të botës, pasi ne po e prekim trupin e Krishtit 24 orë në ditë. Jemi 24 orë në prezencën e Tij, unë, po kështu dhe ju.

Edhe ju duhet të përpiqeni ta sillni prezencën e Hyjit në familjen tuaj, pasi familja që lutet së bashku, qëndron së bashku!

Besoj se ne në familjen tonë nuk kemi nevojë për armë dhe bomba. Nuk kemi nevojë për të shkatërruar që të sjellim paqe, por mjafton të mblidhemi së bashku, të duam njëri-tjetrin e kështu sjellim paqen, gëzimin… Sjellim atë forcë në prezencën e njëri-tjetrit në shtëpi.

Vetëm kështu do të jemi në gjendje ta mposhtim forcën djallëzore që është në botë.

Ka kaq shumë vuajtje, kaq shumë urrejtje, kaq shumë varfëri dhe ne me lutjet tona, me sakrificat tona duhet ta fillojmë ndryshimin që në shtëpi. Dashuria fillon në shtëpi ku nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në veprimet që bëjmë.

Për Hyjin nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, pasi Ai është infinit, por sa shumë dashuri vendosim në ato veprime. Sa shumë japim prej Tij në personin të cilit po i shërbejmë!

Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi, sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi dhe, nëse krijojmë një shtëpi për të varfrit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfrit.

Të varfrit fillimisht në familjen tonë, në vendin tonë dhe në botën tonë.
Në mënyrë që të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, Motrat tona, jeta jonë duhet të jetë e ndërthurur me lutje. Ajo duhet të jetë e ndërthurur me Krishtin, në mënyrë që të kuptohet, që të ndjehet.

Për shkak se sot ka kaq shumë vuajtje, unë ndjej se pasioni i Krishtit po jetohet përsëri.

A jemi ne atje ta ndajmë atë pasion, ta ndajmë atë vuajtje me njerëzit?

Varfëria është në të gjithë botën, jo vetëm në vendet e varfra, sepse unë kam gjetur varfëri edhe në Perëndim, aty ku është ndoshta më vështirë të hiqet.

Kur marr nga rruga një person të uritur, i jap një pjatë me pilaf, një copë bukë, e ngop. Atij i heq urinë.

Por një person i lënë jashtë, që ndihet i padashur, i padëshiruar, i tmerruar, person që është përzënë nga shoqëria… ajo varfëri të vret kaq shumë dhe kaq fort, dhe kjo mua më duket më e vështirë.

Motrat tona po punojnë mes atyre njerëzve në Perëndim. Prandaj duhet të luteni për ne që të mund të jemi ai lajmi i mirë, pasi nuk mund ta bëjmë këtë pa ju. Ndërsa ju… Ju duhet ta bëni këtë këtu, në vendin tuaj. Ju duhet t’i njihni të varfrit.

Ndoshta njerëzit tanë këtu kanë të mira materiale, gjithçka, por besoj se nëse të gjithë hedhim një sy para shtëpive tona, sado të vështirë ta kemi ndonjëherë për t’i buzëqeshur njëri-tjetrit, duhet ta bëjmë dhe ajo buzëqeshje është fillimi i dashurisë.

Nuk kam për ta harruar asnjëherë atë që ka ndodhur disa kohë më parë, kur katërmbëdhjetë profesorë erdhën nga universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.

Ata erdhën në shtëpinë tonë dhe ne biseduam për dashurinë, dhembshurinë, pastaj njëri prej tyre më pyeti: “Më thoni, nënë, ju lutem na thoni diçka që ta mbajmë mend” dhe unë i thashë: “Buzëqeshini njëri-tjetrit dhe gjeni kohë për njëri-tjetrin në familjen tuaj.” Buzëqeshini njëri-tjetrit! Dhe pastaj njëri prej tyre më pyeti: A jeni e dashuruar? Dhe unë i thashë: “Po, dhe ndonjëherë më duket e vështirë t’i buzëqesh Jezusit, për shkak se ai ndonjëherë bëhet shumë kërkues.

Kjo është diçka e vërtetë dhe në atë vend ku vjen dashuria, kur dashuria është kërkuese, atëherë mund t’ia japim Atij me gëzim.

Besoj se duhet të jetojmë jetë të përsosur, pasi kemi Jezusin me vete dhe Ai na do ne.

Sikur vetëm të kujtonim se Hyji na do ne, dhe se ne kemi një mundësi për të dashur të tjerët ashtu siç Ai na do, nuk do të bënim gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Nëse bëheni një dritë që digjet për paqen në botë, atëherë me të vërtetë meritoni Çmimin Nobel për Paqen.
Zoti ju bekoftë!”, kishte thënë Nënë Tereza.
KultPlus.com

22 vjet nga ‘Krahina Autonome e Korçës’

Një kronikë në kohën e mbretërisë, sjell të pasqyruar në gazatën lokale “Gazeta e Korçës”, kremtimin e 22-vjetorit të “Karahinës Autonome të Korçës”, më 10 dhjetor 1936.

“….Midis një entusiazmi të kulluar popullor dhe manifestimesh patriotike të nxehta u kremtua pardje të shtunën, festa kombëtare e 10 Dhjetorit, e lidhur aq ngushtë me emrin e dëshmorit të madh Themistokli Gërmenji.

Tregu ishte zbukuruar me flamure dhe shkollat kishin pushim.

Nga ora 10 para drake, megjithë që ishte ditë pazari, përpara Bashkisë filluan të mblidheshin shumica të mëdha populli. N’atë kohë arrijnë atje dhe autoritetet civile, ushtarake e fetare, duke patur në krye Prefektin z.Veli Vasjari.

Gjithë në atë orë një shumicë tjetër, e përbërë kryesisht prej nxënësve të shkollave të ndryshme të qytetit, ishin grumbulluar rreth e rrotull Monumentit të dëshmorit në kopshtin “Themistokli Gërmenji”.

Ceremonia filloi me lutjen e zakonshme në kishën e Shën Gjergjit, të kryesuar prej Hirësisë së Tij Peshkopit Evllogj. Në mbarim të lutjes Hirësia e Tij mbajti një fjalim duke ekzaltuar përpjekjet dhe sakrificat e dëshmorëve për çlirimin e Kombit.

Nga kisha, kortezhi i gjatë, që kishte në krye bandën, u drejtua për në kopshtin që nderohet me emrin e dëshmorit Themistokli. Këtu mbajti fjalimin e ditës profesori i Liceut z. Niko Stralla. Fjalimi, të cilin po e botojmë më poshtë, ishte me të vërtetë i goditur dhe u duartrokit nxehtësisht prej shumicës që kishte mbushur gjithë kopshtin dhe pjesën e bulevardit përpara monumentit.

Menjëherë pastaj banda ekzekutoj himnin mbretëror dhe atë të Flamurit që u mbuluan me brohoritje për L.M.T. Mbretin dhe për Atdhenë.

Ceremonitë u mbyllën me pritjen në Bashki të popullit…”

***

Republika Autonome Shqiptare e Korçës ishte një shtet autonom i themeluar më 10 Dhjetor të vitit 1916, nga forca lokale franceze, pas rënies së qytetit të Korçës nën kontrollin e tyre, gjatë Luftës së Parë dhe zgjati deri në vitin 1920. Më vonë u bashkuan dhe qyteti i Pogradecit, Ersekës dhe krahina e Devollit.
Gjuha kombëtare zyrtare ishte Shqipja, por raportet në autoritetet Franceze bëheshin në gjuhën Frënge.

Flamuri ishte si ai i Ismail Qemalit, i shoqëruar me shiritin Francez tringjyrësh.

Prefekti i kësaj Republike ishte Themistokli Gërmenji, një patriot i shquar shqiptar, kurse President ishte askush tjetër përveç se Ismail Qemalit.

U caktuan dhe ministrat, në detyrat përkatëse dhe rezultatet e mira që patën ministritë e financës, e arsimit dhe e luftës ishin përtej pozitives.

Dhe në financën e shtetit të ri shqiptar me në krye Ismail Qemalin u mor shembulli i krahinës autonome të Korçës, të cilët ishin të lidhur fort dhe synonin bashkimin të cilin e arriten pas vdekjes.

Krahina autonome kishte policinë e saj për ruajtjen e rendit dhe mbrohej nga ushtria Franceze.
U emëtuan dhe kartëmonedhat (frangat) e para Korçare, të personalizuara me simbolikat e popullsisë, në njërën anë kisha, në tjetrën xhamia.

Por, forcat greke historikisht kanë luftuar për të përpirë Korçën, Gjirokastrën dhe Himarën, nën idenë e shëmtuar të “Vorio Epirit”. Ata në të njëjtën kohë kur Korça u shpall republikë, hartuan një traktat për pavarësinë e “Vorio Epirit”.

Krahinës Autonome Shqiptare të Korçës i vjen fundi më 1920, me vrasjen e kreut të saj, Themistokli Gërmenjit, nga forcat greke në Selanik. / KultPlus.com

101 vjet nga themelimi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (BKSH) është institucioni kryesor kulturor kombëtar dhe më i vjetri në shtetin shqiptar.

Mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Koleksioni i saj historik i ka fillimet që në vitin 1917.  Më 10 dhjetor 1920 u përurua Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë nën drejtimin e Prof. Mati Logorecit, i caktuar në atë kohë nga Ministria e Arsimit. Asokohe numërohej një koleksion prej 6,000 vëllimesh. Aktualisht koleksioni i kalon një milionë vëllimet.

Historiku

Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti BKSh me një koleksion prej 15.000 vëllimesh. Ajo u vendos në një nga ndërtesat më të mira të asaj kohe, e cila shërben edhe sot si “aneks” i saj. Koleksionet me karakter albanologjik u rritën kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe bibliotekave private të personaliteteve të kul­tu­rës. Ndër bibliotekat private të pasura me vëllime të llojlloshme dhe kryesisht albanologjie vlejnë të përmenden bibliotekat e Mit’hat bej Frashërit, Lef Nosit, Mustafa Krujës.

Në fund të vitit 1947 fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime. Ngjarje me rëndësi për BKSh, por dhe për kulturën kombëtare, ishte dalja më 31.05.1948 e dekretit “Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare”, sipas të cilit asaj i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit. Ky de­kret i dha mundësi BKSh të kryejë rolin e qendrës arkivore të të gjitha botimeve të ven­dit dhe të botojë më pas Bibliografinë Kombëtare të librit shqip. Dekreti është ndry­shuar e plotësuar disa herë. Botuesit detyrohen t’i dërgojnë BKSh nga 5 kopje të çdo botimi të tyre. Nga institucion në var­tësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot. Në fund të vitit 1947, fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime. Ngjarje me rëndësi për BKSh, por dhe për kulturën kombëtare, ishte dalja më 31.05.1948 e dekretit “Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare”, sipas të cilit asaj i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit. Ky de kret i dha mundësi BKSh të kryejë rolin e qendrës arkivore të të gjitha botimeve të ven dit dhe të botojë më pas Bibliografinë Kombëtare të librit shqip. Dekreti është ndry shuar e plotësuar disa herë. Botuesit detyrohen t’i dërgojnë BKSh nga 5 kopje të çdo botimi të tyre. Nga institucion në var tësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot. Ndryshimet demokratike të viteve ’90 sollën mundësi ndryshimi edhe në politikat e Bibliotekës Kombëtare. Nga modeli i bibliotekave të Europës Lindore, me kufizime të skajshme në sigurimin e informacionit dhe shfrytëzimin e disa kategorive të literaturës, ajo kaloi në heqjen e barrierave kufizuese të kësaj natyre, duke shkuar drejt lirisë së plotë të informacionit për përdoruesit.

Koleksionet me karakter albanologjik u rritën pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe koleksioneve private të personaliteteve të kulturës nga regjimi i atëhershëm komunist.

Sot është qendra arkivore e të gjitha botimeve duke mbledhur, përpunuar, restauruar, ruajtur dhe vënë në dispozicion të publikut trashëgiminë e shkruar kulturore të popullit shqiptar.

Polemika mbi muralen kushtuar At Giorgio Guzzetta

Nga Mario Calivà

Kur vepra e artit kalon pragun gri që i paraprin zbarkimit të saj në publik, lind gjithmonë një debat në të cilin mund të marrë pjesë potencialisht kushdo që e has rastësisht ose i thirret të shprehë një mendim. Vepra e artit në fjalë është murali i majolikës që përshkruan të nderuarin dhe shërbëtorin e Zotit At Giorgio Guzzetta.

Edhe në këtë rast, banorët e Horës nuk u lejuan që të shprehnin mendimin e tyre, qoftë pozitiv apo negativ, për shijen dhe veprën e artistit, të kontekstualizuar brenda kornizave të shenjta dhe ideologjike të Eparkisë. Ditët e fundit në rrjetet sociale muralja është bërë shënjestër e postimeve të qytetarëve të Horës në të cilat para së gjithash kritikohet stili që nuk i përket traditës arbëreshe dhe vendi i papërshtatshëm ku është vendosur vepra.

Me anë të komenteve, studiuesit e artit dhe ekspertët gjithashtu shprehën zhgënjimin e tyre. Me pak fjalë, jam i mendimit se mozaiku nuk është i denjë për të mbuluar, qoftë edhe pjesërisht, murin e jashtëm të një kishe shumë të vjetër. Në fakt, mes një postimi dhe tjetrit, ka nga ata që folën për zemërim kundër fasadës së Madonës të shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe ata që hodhën dyshime mbi përfshirjen aktuale të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në lidhje me vendimin për vendndodhjen e puna.

Sipas të tjerëve, për të kontribuar në kujtimin e të nderuarit, ka mjaftuar statuja e ekspozuar prej disa vitesh në shesh, sipas të tjerëve preferohet një mozaik apo një vepër e artit bashkëkohor, por e vendosur në një vend tjetër. Megjithatë, nuk munguan postimet nga ata që thonë se e vlerësojnë punën, duke pretenduar se e konsiderojnë të denjë për të përfaqësuar Shërbëtorin e Zotit.

Murali u përurua të dielën më 28 nëntor 2021 nga peshkopi, Giorgio Demetrio Gallaro, në prani të papadëve të Eparkisë së Piana degli Albanesi dhe Administratës Bashkiake. Sapo u zbulua murali, Eparku falenderoi artisten, pra Gigi Vaiana e Palazzo Adriano.

Midis gjykimeve kritike dhe estetike, kur një vepër arti bëhet publike, ajo i nënshtrohet automatikisht gjykimit të përdoruesve. Atëherë nëse lidhet me identitetin dhe historinë e një komuniteti, atëherë pyetja bëhet edhe më delikate. Duke qenë se nuk ka universalitet mendimesh dhe vlerësimesh, kushdo që gjendet përballë muralit do të ketë të drejtë të shprehë gjykimin e tij estetik në bazë të shijeve të veta. Prandaj, do të jetë legjitime të thuash “më pëlqen” ose “nuk më pëlqen”. Megjithatë, ata që kanë aftësi në art dhe janë të vetëdijshëm për atë që po flasim, do të mund t’i japin jetë një gjykimi më të saktë dhe më të synuar. Me pak fjalë, më pak e improvizuar.

Pikërisht për këtë arsye u konsultuam me profesorin Mario Basile, profesor dhe ekspert i Historisë së Artit, i cili në lidhje me veprën e Vaianës deklaroi: “Dua të them vetëm se sensi i përbashkët i artit dhe shijes po ndjek një pak rënien e përgjithshme kulturore ku mbizotërojnë sinteza të thjeshta, banale që nuk shkojnë përtej një ikonografie të aksesueshme për të gjithë pa asnjë përpjekje kritike. Babai i portretizuar i cili qëndron si një superhero me arkitektura të theksuara me perspektiva të pamundura të arkitekturës lokale duket më shumë si një poster i filmit të fundit të Marvel. Do të thosha një përzierje e keqe mes komunikimit të një popi komercial me ikonografinë e përkryer, false dhe fanatike të Padre Pios kombëtare. Për mua është një produkt joartistik i punuar me dorë. Një kolazh fotografish të marra me një goditje grafike. Nuk ka përpjekje krijuese, por thjesht ekzekutim grafik. Së fundi, nëse marrim parasysh traditën e madhe arbëreshe të ikonografisë së shenjtë, të studiuar mirë, të kapur në simbolikë komplekse, por në të njëjtën kohë të pasur me kuptime morale, atëherë prishja e këtij produkti është totale, sepse nuk ka të gjitha këto”.

Një mendim tjetër është Papas Jani Pecoraro, pastor i Katedrales së Piana degli Albanesi.

“Unë e mbroj punën. Më pëlqen goditja. E verdha merr edhe ngjyrën e fasadës së kishës. Figura e babait tonë përshkruan kishat ku ai jetoi dhe punoi. E dimë që një vepër arti është gjithmonë objekt gjykimi, e rëndësishme është që ato të jenë të arsyetuara dhe jo të lira. Ngjyrat nuk janë të shënuara siç thonë disa. Natyrisht, vepra nuk riprodhon stilin e artit të shenjtë arbëresh. Nuk bëhet fjalë për ikonat. Në vend të majolikës mund të ketë një statujë ose një vepër të artit bashkëkohor si ato të krijuara nga Sebastiano Renda ynë. Mendoj se ajo që harrojmë është të jemi përballë personazhit më të madh të arbëreshëve të Siçilisë, të njohur si të nderuar. Në fund, dua të nënvizoj se vendosja e muralit u bë pas lejes së dhënë nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore. Dhe gjithsesi, nëse dikush pretendon se muralja duket si poster, atëherë është e drejtë që vepra të jetë vendosur jashtë kishës, që të vërehet nga kalimtarët. Sepse posterat kanë lindur për të tërhequr njerëzit. Të paktën për këtë nuk gabojmë”.

Në këtë pikë, këndvështrimi i autorit mungon. Por për të plotësuar artikullin kemi kontaktuar edhe me të. Sipas Gigi Vaiana, ideja për t’i kushtuar një panel majolica kushtuar Atit Giorgio Guzzetta kishte ardhur nga peshkopi Giorgio Demetrio Gallaro, i cili kishte filluar të interesohej për të gjetur një artist vendas që mund ta bënte atë.

“Duke u konsultuar me njerëz të ndryshëm doli emri im”, tha Vaiana, një mësuese arti në pension nga Palazzo Adriano, e cila është pjesë e Eparkisë së Horës së Arbëreshëve. “E pyeta veten: pse unë?”

Dhe çfarë u përgjigjën?

“Si djalë isha i njohur për pikturat dhe ekspozitat që ndoqa; për punë të dedikuara për vendin tim; për panelin e majolikës në kujtim të filmit “Nuovo Cinema Paradiso” dhe gjëra të tjera për Pro Loco-n dhe Bashkinë.

Dhe kështu, në muajin prill, mora kërkesën për të përgatitur një skicë në lidhje me panelin që do të bëhej në fotoqeramikë nga një kompani vendase dhe që do të përfaqësonte At Guzzetta-n i rrethuar nga kishat e ndryshme ku ai kishte punuar. Nga Piana mora disa foto me piktura dhe skulptura që portretizonin fenë dhe gjithashtu ato të kishave në fjalë. Pikturat me portretin e tij, në të vërtetë, ishin shumë të errëta dhe ballore, ndërsa unë mendoja për një pozë më anësore”.

Si u zgjidh?

“Fatmirësisht, mes fotove kishte edhe ato të një relievi të lartë të bustit të Priftit, të marra nga këndvështrime të ndryshme, nga ku arrita të marr portretin e tij të shkurtuar. Duke qenë se isha i lirë të zgjidhja stilin me të cilin do t’i qasja kësaj vepre, përgatita disa skica për të vendosur të gjithën, duke zgjedhur një pozë bekimi ndërsa me dorën e majtë mbante një libër të shenjtë. Rreth figurës, sikur të kishte origjinën prej tyre, vendosa kishat e Odigitria, San Giorgio dhe San Demetrio di Piana; pastaj atë të Shën Ignatit të Palermos dhe atë të Carmine të Partinikos dhe i dërgova gjithçka peshkopit për të mësuar nëse po shkoja në drejtimin e duhur”.

Çfarë ju përgjigj peshkopi?

“Ka pasur shkëmbime të ndryshme me email në të cilat kam marrë disa indikacione për gjëra që nuk i kisha marrë parasysh, si pozicioni i saktë i dorës së bekimit, i cili kërkonte një qëndrim të saktë të gishtërinjve dhe një rregullim të ndryshëm të kishave rreth figurës. E hodha menjëherë idenë për ta trajtuar imazhin sikur të ishte një pikturë. Qeramika kërkon një dizajn preciz dhe nuancat tipike të lyerjes me vaj nuk do të kishin lejuar një rezultat të mirë dhe më pas kaluan vite që e kisha lënë mënjanë këtë teknikë”.

Mendova edhe për stilin e ikonave bizantine, por do të kishte dalë një gjë anakronike”.

Kishit një stil të veçantë në mendje?

“Më tërhoqi shumë stili Art Nouveau me dizajnin e tij të pastër dhe elegant që ishte në modë në fillim të viteve 1900 dhe më pas, duke qenë se vitet e fundit kisha krijuar ilustrime dhe vizatime të shumta precize që i afroheshin atij stili, vendosa të përdor. atë për vizatim përfundimtar.

Fillova të studioja një kornizë Art Nouveau për të mbyllur të gjithë figurën dhe kishat, por pas disa përpjekjesh hoqa dorë sepse rrotullat elegante të atij stili nuk lidheshin mirë me temën. Prandaj vendosa të zgjedh një dekorim më klasik me forma bimore. Figura e At Guzzetta-s është konturuar në mënyrë të saktë dhe me një skicë të errët për të rritur format e saj, si dhe kishat, të vizatuara në mënyrë të saktë dhe të theksuara me një goditje të errët.

Duke ditur teknikën e qeramikës, e dija që skica ishte e rëndësishme për të nxjerrë në pah subjektet e vizatuara”.

Keni hasur në ndonjë vështirësi?

“Po, me kishën e S. Ignazio në Palermo, e cila me stilin e saj barok plot kolona, ​​korniza, maja dhe rrotulla, më vuri në provë durimin, duke më angazhuar për disa ditë.

Pasi përfundoi përfundimi, ia dërgova Peshkopit që ta riprodhonte në majolikë, duke përsëritur se ishte dhurimi im (absolutisht falas) për Dioqezën, duke pasur parasysh lidhjen emocionale që më lidh me territorin”.

Çfarë menduat kur ju dërguan fotot e inaugurimit?

“Unë u mahnita nga saktësia me të cilën ishte bërë paneli dhe përgëzova qeramistin Maurizio Gannuscio nga Bisacquino, i cili ishte i interesuar për fotoqeramikën”.

Çfarë dëgjoni për gjykimet, pozitive dhe negative, të marra?

“E di që ka pasur shumë lavdërime për këtë punë, por edhe shumë kritika dhe komente negative. Nga këndvështrimi im më duhet të them se, duke ju falënderuar për komplimentet, i konsideroj kritikat shumë më të dobishme dhe interesante, pasi na lejojnë të kuptojmë çdo gabim të bërë dhe mënyrën e të menduarit të njerëzve”.

Po komentet negative?

“Janë të mirëseardhur nëse vijnë nga njerëz kompetentë, përndryshe nuk kanë kuptim… dhe pastaj, siç më pëlqen të mendoj në këto raste: Nuk gabojnë kurrë vetëm ata që nuk bëjnë asgjë…”

Një mjeshtër i dramaturgjisë, student i të cilit unë isha në akademinë Silvio d’Amico, besonte se një anë themelore e personazhit që nuk duhet të fshihet kurrë brenda një artisti, është ajo e guximit. Guxoni të prezantoni punën tuaj para publikut dhe të përballoni çdo kritikë dhe gjykim negativ që mund ta shtyjë një artist të braktisë rrugën e tij krijuese. Në vend të kësaj, komplimentet janë të lehta për t’u menaxhuar. Në çdo rast, artisti duhet të jetë gjithmonë i gatshëm të mbrojë veprën e tij, veçanërisht nëse ajo ka një kuptim të saktë që ai e konsideron të një rëndësie jetike. Edhe nëse komisionet janë tjetër gjë./filodirettomonreale.it / KultPlus.com

Edicioni i parë i ”Harry Potter” shitet me çmim rekord

Një botim i parë i librit të autores JK Rowling “Harry Potter and the Philosopher’s Stone” u shit për një çmim rekord, deklaroi shtëpia e ankandeve ”Heritage Auctions” me bazë në Teksas.

”Libri arriti të fitojë 471 000 dollarë në ankand, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për debutimin e magjistarit në çfarëdo forme”, tha shtëpia e ankandeve.

”Dhe jo vetëm që është libri më i shtrenjtë i Harry Potterit i shitur ndonjëherë, por është edhe vepra fiktive e shekullit të 20-të më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë”, tha në një deklaratë zëvendëspresidenti ekzekutiv i ‘Heritage Auctions’, Joe Maddalena.

”Vetëm 500 kopje të librit me kopertinë të fortë u shtypën, shumica e të cilave shkuan në bibliotekat publike. Ato pak kopje që dolën në ankand janë bërë ndër titujt më të lakmuar në letërsinë moderne, me dy të tjerë të shitur në vitin 2021 për më shumë se 138 000 dollarë”, shtoi tutje Maddalena.

”Harry Potter and the Philosopher’s Stone” u soll në ekranin e madh dy dekada më parë dhe kjo arritje tregon fuqinë e atij kombinimi të letërsisë dhe filmit.

Këta libra shpërblehen për arritjet e filmave të tyre.

Libra të tjerë të rrallë përfshinin botimet e hershme të “Chronicles of Narnia” nga CS Lewis, trilogjia “Lord of the Rings” e JRR Tolkien dhe “To Kill A Mockingbird” e Lee. / KultPlus.com

Ministri Çeku pret në takim artistin Jakup Ferri: Jemi të gatshëm për mbështetjen e projektit që do të prezanohet në Bienale

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Jakup Ferrin, artistin që do të përfaqësoj Kosovën në Bienalen e Venedikut, përcjell KultPlus.

Sot në Ministrinë e Kulturës patëm kënaqësinë të presim artistin e njohur, Jakup Ferri, i cili do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në edicionin e 59-të të Bienales së Artit në Venedik 2022.

Ai së bashku me komisioneren e Pavionit të Kosovës Alisa Gojani Berisha u pritën nga Ministri Hajrulla Çeku dhe shefja e kabinetit, Klodeta Krasniqi.

Artisti Jakup Ferri në këtë takim tha që ndihet i nderuar që është përzgjedhur puna e tij nga dymbëdhjetë propozime që garuan në thirrjen publike të Ministrisë së Kulturës.

Ai gjithashtu foli për projektin e tij “The Monumentality of the Everyday” me të cilin doli fitues, projekt ky që do të kurohet nga kuratorja e gjermane Inke Arns, ndërsa tha që do të integroj qasjen konceptuale nga praktikat e tij të mëparshme si vizatime, piktura etj, të cilat do të adaptohen në një medium më tradicional të thurrjeve si tapiceritë që do të realizohen në bashkëpunim me gratë e komunitetit tonë.

Ndërsa Ministri Çeku shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Kulturës për të mbështetur projektin që do të prezanohet në Bienale, në mënyrë që të kemi një Pavion sa më të denjë që do të prezatoj vlerat e krijimtarisë artistike të artit Kosovar“, thuhet në njoftimin e MKRS-së. / KultPlus.com

Presidentja Osmani: Populli i Kosovës ka jetuar një periudhë të mohimit të të drejtave, jemi të vendosur t’i respektojmë ato

Para 73 vjetësh, Asambleja e Përgjitshme e OKB-së ka miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Lidhur me këtë, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur që t’i mbështes të drejtat e qytetarëve.

Presidentja Osmani përmes një postimi në Twitter, theksoi se populli i Kosovës ka jetuar vetë një periudhë të mohimit të të drejtave elementare të njeriut.

“Në këtë ditë të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Si një popull që kemi jetuar një periudhë të mohimit edhe të të drejtave më elementare të njeriut, ne jemi të vendosur të sigurojmë që t’i mbështesim dhe respektojmë ato në mënyrë universal”, ka shkruar Osmani. / KultPlus.com

Kosova arrin marrëveshjen për të qenë pjesë e programit të ri ‘Creative Europe’ i cili mbështet financiarisht sektorët krijues, kulturor dhe audiovizual në Evropë

Porgrami i ri ‘Evropa Kreative’, konsiderohet dritare shtesë për rritje të bashkëpunimit kulturor evropian.

Kosova arrin marrëveshjen për të qenë pjesë e programit të ri Creative Europe për periudhën 2021-2027, program ky i Bashkimit Evropian për mbështetje financiare për sektorët krijues, kulturor dhe audiovizual në Evropë.

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës miratuam Projektligjin pёr Ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë program. Kjo platformë mundëson promovimin dhe ndërlidhjen e artistëve tanë me skenën ndërkombëtare të artit, përmes mbështetjes së mobilitetit kulturor në projekte kulturore evropiane.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili njofton se ky program krijon hapësira të reja për komunitetin tonë artistik për avancim të veprimtarisë brenda dhe jashtë shtetit, njëherit duke e fuqizuar pozitën e Republikës së Kosovës brenda hartës kulturore evropiane. / KultPlus.com

Walker që eci vetë mes kufomash të masakruara nga forcat serbe i kundërpërgjigjet Vulinit: Masakrën e Reçakut nuk mund ta mohojë askush

Ish-diplomati amerikan, William Walker, thotë se përpjekja e zyrtarëve në Serbi për ta prezantuar masakrën e Reçakut si një ngjarje të trilluar, bëhet për shkak se disa zyrtarë aktualë në Beograd kanë qenë të përfshirë në krime kundër popullatës civile në Kosovë.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Walker thotë se masakra e Reçakut, në të cilën forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë në janar të vitit 1999, është një ngjarje që nuk mund ta mohojë e as modifikojë askush.

“Disa nga njerëzit që sot janë duke e propaganduar [masakrën e Reçakut] si ‘një gënjeshtër të madhe’, kanë qenë në fakt të përfshirë në fshehjen e saj që nga fillimi. Mendoj se presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, është shembull shumë i mirë. Ai ka qenë ministër i Informimit në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Ai ka qenë pjesëmarrës në vendimmarrjen e asaj kohe”, thotë Walker.

Ai e bën përgjegjës presidentin serb për “rol të rëndësishëm” në fshehjen e krimeve që forcat serbe të sigurisë kanë kryer ndaj popullatës civile në Reçak, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

“Ai [Aleksandar Vuçiq] ka qenë i përfshirë që nga fillimi në përpjekjen për të mbrojtur të pambrojturën, e që është fakti se forcat e sigurisë së Serbisë nuk kanë qenë të përfshira në vetëm atë që ka ndodhur në Reçak, por kanë qenë të përfshira në shumë masakra dhe krime kundër njerëzimit”, thotë Walker.

Asokohe, Walker ishte shef i një misioni vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Pas vizitës në vendin e masakrës, ai mbajti një konferencë në Prishtinë, ku për herë të parë deklaroi se ajo që kishte parë, ishte “një krim i rëndë kundër njerëzimit”.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin, e cilësoi të premten sërish si “trillim” masakrën e Reçakut.

Pas një vizite në një lokacion afër Nishit, ku po bëhen xhirime të një seriali për ngjarjet në fshatin Reçak, Vullin tha se “pretendimi për masakrën është një fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”.

Masakra e Reçakut ka qenë një nga momentet vendimtare për nisjen e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, më 24 mars, 1999.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë, e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte. Detyra e kësaj gjenerate është t’i tregojë të gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrave, kurse gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”, u citua të ketë thënë Vullin, sipas Ministrisë së Brendshme serbe.

Sipas tij, serbët “nuk do të lejojnë më kurrë që të tjerët të shkruajnë për ta”.

“Nuk do të lejojmë më kurrë që të tjerët të shpikin të vërteta për ne, sepse e vërteta është në anën e popullit serb”, tha Vullin.

Duke e komentuar këtë deklaratë të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Walker thotë se Serbia mundohet që, përmes deklaratave të tilla, të ndërtojë një narracion të rrejshëm për krimet që ka kryer gjatë luftës së viteve ‘98-99 në Kosovë.

“Mendoj se ndoshta Beogradi, të paktën Qeveria atje, beson se nëse e përsërisin vazhdimisht shprehjen ‘gënjeshtër e madhe’ në Reçak, ku unë isha dëshmitar dhe bota ishte dëshmitare, nuk është një gënjeshtër e madhe, por një e vërtetë e madhe”, thotë Walker.

Kjo nuk është hera e parë që Vullin e mohon masakrën e Reçakut. Autoritetet në Serbi, që udhëhiqen nga presidenti Aleksandar Vuçiq, këtë masakër e kanë cilësuar si “krim të fabrikuar”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Radio Televizioni i Serbisë janë në një bashkëprodhim të një seriali me gjashtë episode, të quajtur “Dosja e Kosovës”, i cili, siç është paralajmëruar, trajton “kronologjinë e ngjarjeve dhe fatin e civilëve dhe policisë në Kosovë” nga viti 1998 deri më 2001.

Duke komentuar deklaratat e Vullinit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka vend për mohimin e masakrës së Reçakut.

“Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999, janë të dokumentuara mirë”, thotë Stano.

Sipas tij, modifikimi i ngjarjeve që ndodhën në Reçak të Komunës së Shtimes, është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“E ritheksojmë se nuk ka vend për të mohuar apo nënvlerësuar atë që ndodhi në Reçak”, thotë Stano.

Ai shton se BE-ja u bën thirrje autoriteteve në të gjithë rajonin që të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të së kaluarës, pasi, sipas tij, rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve.

Kandiq: Strategjia e Serbisë për të prodhuar një “histori të re”

Ish-drejtoresha e Fondit joqeveritar për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, thotë se ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin, sërish jep një pasqyrë të pasaktë të Reçakut dhe asaj që është vërtetuar për atë krim.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për strategjinë e Serbisë për të prodhuar një “histori të re”.

“Ajo, për të cilën flet ministri Vullin, është detyrë e tij politike dhe, përderisa është në Qeveri dhe përderisa e ka për detyrë të interpretojë atë që ka ndodhur në të kaluarën, ne nuk kemi rrugëdalje nga kjo klimë që ka çimentuar nacionalizmin ekstremist etnik”, thotë Kandiq.

Kandiq thekson se hulumtimet e Tribunalit të Hagës dhe organizatave ndërkombëtare, kanë konstatuar se këto pretendime nuk janë të vërteta

“Human Rights Watch ka biseduar me së paku 15 dëshmitarë dhe të gjeturat janë mjaft precize. Policia e dinte se në fshat kishte edhe civilë dhe aksioni u zbatua krejtësisht në mënyrë joselektive. Nuk është konstatim i saktë se civilët janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, por është shtënë edhe në shtëpitë ku ata ishin strehuar”, thekson Kandiq.

Sipas saj, Fondi për të Drejtën Humanitare ka biseduar me dëshmitarët dhe gjetjet e këtij fondi tregojnë për pasaktësinë e pretendimit se të gjitha viktimat në Reçak kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Asnjë e dhënë, as nga Human Rights Watch dhe as nga Fondi për të Drejtën Humanitare, se aksioni në Reçak ishte planifikuar, nuk është vënë ndonjëherë në pikëpyetje”, thotë Kandiq.

Masakra e Reçakut ka qenë edhe pjesë e aktakuzës së ngritur nga Gjykata e Hagës kundër presidentit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, dhe disa zyrtarëve të tjerë serbë.

Megjithatë, gjyqi është ndërprerë pas vdekjes së Millosheviqit dhe asnjë nga të akuzuarit e tjerë nuk janë dënuar për krimet e kryera në Reçak. / KultPlus.com

Filmi “Pa vend” me regji të Samir Karahodës përzgjedhet edhe në festivalin prestigjioz ‘Sundance Film Festival’

Pa Vend nga Samir Karahoda pas Kanës, Torontos dhe Nominimit për Filmin më të mirë të shkurtër Evropian, arrinë të përzgjedhet edhe në festivalin ‘SUNDANCE’, përcjell KultPlus.

Gjithçka filloi nga një përpjekje për të treguar rrëfimin e një grupi entuziastësh që me çdo kusht donin ta mbanin gjallë sportin e pingpongut në Kosovë.

Ky rrëfim i tyre e inspiroi regjisorin Samir Karahoda që ta trajtoj këtë temë nëpërmjet filmit duke i angazhuar protagonistët e njëjtë të rikrijojnë skenat ashtu siç kanë ndodhur në vitet e pasluftës. Protagonistët e entuziazmuar që tregimi i tyre do të rrëfehet e dhanë maksimumin e tyre gjatë produksionit të filmit, që pas përfundimit të xhirimeve arriti ta dërgoj Kosovën në festivalin prestigjioz të Kanës, ku edhe u përzgjedh si kandidat i këtij festivali për Çmimin Vjetor të Akademisë Evropiane të Filmit.

Nesër në Berlin në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve filmi ‘PA VEND’ do ta përfaqësoj Kosovën, përsëri si filmi i parë i një regjisori nga Kosova.

Pas premierës botërore filmi e filloj një rrugëtim shumë intenziv nëpër festivale prestigjioze të filmit, duke kulminuar me çmimin kryesor ‘IMDB Pro Short Cuts’ në njërin ndër festivalet më të rëndësishëm në botë ‘Toronto International Film Festival’. Me këtë çmim, ‘Pa vend’ zyrtarisht kualifikohet për kategorinë e filmit të shkurtër për Oscars 2022.

Sot për ekipin e filmit ‘PA VEND’ të Samir Karahodës është përsëri një ditë e veçantë, pasi që filmi është pranuar në programin garues të filmave dokumentar të shkurtër të festivalit më të madh në SHBA, atë të Sundance. Kjo korespondon edhe me 40 vjetorin e themelimit të ‘Sundance Institute’.

Suksesi i filmit është përtej të gjitha pritjeve pasi që ka arritur të përzgjedhet në 3 nga 5 festivalet më të rëndësishme në botë, si dhe ka arritur të fitoj 7 çmime në festivale brenda vetëm 5 muajve. / KultPlus.com

Kriza e urisë pushton Afganistanin, nëna shet një nga binjakët e sapolindur

Një nënë afgane është detyruar të shesë një nga binjakët e saj të porsalindur, në këmbim të parave të cilat më pas, i ka përdorur për të blerë ushqim për binjakun e mbetur dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

Gruaja 40-vjeçare, nga provinca veriore e Jawzjan-it, ia shiti foshnjën një çifti pa fëmijë, në këmbim të vetëm 104 dollarëve, të cilat ajo shpresonte se do t’i mjaftonin për të blerë ushqim për të paktën gjashtë muajt në vazhdim.

Nëna ka rrëfyer se kishte planifikuar t’i mbante të dy fëmijët, por varfëria e skajshme e ka detyruar atë që të merrte të vendim drastik dhe të dhimbshëm.

Aktualisht, Afganistani po kalon një krizë urie, e cila sa vjen e përkeqësohet, duke e vënë popullin para një sfide të rëndë.

OKB ka paralajmëruar se më shumë se gjysma e popullsisë së Afganistanit do të përballet me urinë këtë dimër, problem i cili nisi pas largimit nga vendi të një sërë organizatash bamirëse, kohë kur talebanët rimorën kontrollin në vend. / KultPlus.com