Media italiane “Corriere.it” në rubkrikën dedikuar udhëtimeve i ka kushtuar një artikull plazheve të Shqipërisë.
Nga një vend i panjohur, tashmë në destinacion për pushime. Kush do ta kishte menduar se Shqipëria do të bëhej shpejt një nga destinacionet e reja verore evropiane të preferuara nga italianët (dhe jo vetëm)?
Vitet e fundit, Toka e Shqiponjave është rilindur: e re, dinamike, krijuese – pavarësisht problemeve të secilit vend në zhvillim. Qytetet e gjalla, deti i kristaltë, peizazhet e paprishur dhe disa nga plazhet më të bukur në gadishullin Ballkanik.
Plazhet më të mira janë në jug të vendit, midis qytetit të Vlorës dhe Ksamilit, pikës së fundit të tokës shqiptare para Greqisë. Disa – si Sazan dhe Karaburun – mund të arrihen me varkë, të tjerët si Gjipë mund të arrihen vetëm pasi të keni ndjekur itineraret e shëtitjes.
Duke zbritur takoni Porto Palermon, me kështjellën e Ali Pashës me pamje nga deti, dhe Borshi, të përqafuar nga një hapësirë pemësh ulliri dhe shkurre mesdhetare. Dhe pastaj Himara dhe Saranda deri në Ksamil, i famshëm për perëndimet e diellit dhe ujërat që zbehen nga blu në të kaltër në bruz.
Në veri të Shqipërisë, nga ana tjetër, ka Velipojë dhe Kepi i Rodonit, ku mund të admironi edhe një kështjellë të lashtë nga koha e Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar./ KultPlus.com
Takime, prezantime, koncerte, një “itinerar fotografik” për të rrëfyer Shqipërinë 30 vjet pas zbarkimeve në Brindisi dhe Bari.
Nga e enjtja 29 korrik deri të dielën 1 gusht në fshatrat Castro, Diso, Marittima dhe Acquaviva të Salentos mbërrin “MediFest – Tinguj, bashkëbisedime, kujtime, imazhe të Mesdheut” i promovuar nga Rajoni i Pulias në bashkëpunim me partnerë të shumtë.
Edicioni i parë i Festivalit do t’i kushtohet tërësisht Shqipërisë. Tridhjetë vjet pas zbarkimeve në Brindisi dhe Bari, festivali ofron katër ditë takime, prezantime, koncerte, lexime, shfaqje, një “rrugëtim fotografik” por edhe pjata të kuzhinës shqiptare e arbëreshe për të njohur Shqipërinë, vendin e projektuar drejt Evropës, pa lënë mënjanë historinë e kujtimet që veçanërisht dhjetëvjeçarët e fundit e kanë lidhur në mënyrë të pandashme me Italinë e Rajonin e Puglias në veçanti.
“Shqipëria është e ftuara e këtij edicioni të parë falë afrimitetit të veçante me fqinjët italianë të Puglias – thotë Geri Ballo, kuratore shkencore e Festivalit, – Para syve të puljezëve ra muri që ndante Shqipërinë nga pjesa tjetër e botës para 30 vjetësh. Ishin ata të parët që përjetuan bashkë me ne shqiptarët eksperiencën e fortë emocionale të emigracionit. Tani që komuniteti italo-shqiptar është ndër më të rrënjosurit mes italianëve të rinj në Puglia, ato copëza historie kthehen në pikënisje reflektimi për MediFest, gjatë të cilit do të ndalohet në mënyrë të veçantë mbi çka bashkon popullin shqiptar me atë puljez, duke filluar nga civilizimi antik mesapian dhe trashëgimia e rëndësishme e përbashkët e përfaqësuar nga arbëreshët për të vijuar me shumë elementë të tjerë artistikë dhe letrarë që do të jenë subjekt i aktiviteteve të propozuara për publikun në katër mbrëmjet e festivalit”.
Mbrëmja e parë, e enjte 29 korrik, do t’i ofrojë publikut të Kastros dy takime në “Messapi: Populli i dy deteve” me arkeologët Francesco D’Andria dhe Katia Mannino dhe “Të rinjtë dhe Mesdheu” me nënkryetaren e bashkisë së Tiranës Anuela Ristani dhe Aldo Patruno, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Turizmit e Kulturës së Rajonit të Puglias dhe shfaqjen “Nina kërcen” të Claudio Prima & Seme.
Gjatë mbrëmjeve në vijim do të flitet për ndikimin kulturor të komuniteteve arbëreshe, për “Fenë, ateizmin dhe shqiptarinë” me, ndër të tjerë, Imzot Gjergj Metën dhe me Imamin e Tiranës Ylli Gurra; do të kujtohet i ndjeri Alessandro Leogrande dhe këndvështrimi i tij mbi Shqipërinë dhe Mesdheun me Christian Raimo dhe Stela Xhunga. Botuesi Besa Muci do të kurojë një fokus mbi letërsinë shqipe që do të ofrojë një ballafaqim mes shkrimtarëve Tom Kuka dhe Anilda Ibrahimi dhe një lexim me zërin e Angela De Gaetano. “Tingujt” do t’u besohen fizarmonikës Admir Shkurtaj i cili do të sjellë në skenë projektin Harè me Lindita Hoxhën (violinë) dhe Pino Basile (kupafon) dhe një përqafimi midis muzikës popullore arbëreshe dhe asaj të Salentos të realizuar nga bashkëpunimi i “Ansamblit arbëresh të Puglias” me tre grupe tradicionale të Disos.
Agimi i të dielës 1 Gusht do të pritet në gjirin Acquaviva nën tingujt e koncertit për piano të Robert Bishës. Nuk do të mungojë seksioni “Imazhe” që do të sjellë për publikun “itinerarin fotografik” të Elton Gllavës dhe Fate Velajt dhe shfaqjen e filmit të shkurtër “Omonimia” të Mentor Selmanit. Çdo mbrëmje në orën 21.30 pjata tipike arbëreshe dhe shqiptare të përgatitura nën kujdesin e Institutit të hotelerisë IPSEO “Aldo Moro” në Santa Cesarea Terme në bashkëpunim me Puglia në Rosè.
Për informacion më të detajuar për çdo veprimtari të këtyre 4 ditëve të MediFest, shkoni në faqen e facebook MediFest Puglia/diaspora shqiptare. / KultPlus.com
George McLaurin, njeriu i parë me ngjyrë i pranuar në Universitetin e Oklahomas në 1948, u detyrua të ulej në një qoshe larg nga shokët e tij të bardhë të klasës.
Emri i tij ka mbetur në listën e nderit, si një nga tre studentët më të mirë të Universitetit.
Për diskriminimin që i ishte bërë, ai ka treguar edhe nëpër medie.
“Disa kolegë më shikonin sikur të isha një kafshë, askush nuk më linte radhën për të folur, mësuesit dukeshin sikur nuk ishin aty për mua, dhe kurrë nuk i merrnin pyetjet e mia në konsideratë. Por, unë u përkushtova aq shumë, sa që më pas, ata filluan të kërkojnë nga unë për t’u dhënë shpjegime dhe për të qartësuar pyetjet e tyre “, ka thënë mes tjerash ai.
Ai për tu pranuar për të studiuar kishte luftuar me gjykata, për t’iu bërë e mundur studimi.
Përpos që kishte ulësen e veçantë, ai ishte detyruar të ushqehej poashtu në një tavolinë të veçantë, dhe tabela e ushtrimeve ishte jo ajo që përdorej nga të bardhët.
Krejt këtë përvojë e kishte përjetuar në palcë gjatë kohës sa po doktoronte, dhe për shkak të peripetive, ai ishte i madh në moshë. Me 61 vjet kishte doktoruar në këtë Universitet./ KultPlus.com
Një nga problemet kryesore më të cilët përballet turizmi aktualisht qoftë në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, është pa dyshim “turizmi rastësor” që akoma gëlon rëndom në një mori qendrash të rëndësishme arkeologjike, duke përbërë ende mënyrën e vetme të vizitueshmërisë së këtyre simboleve të trashëgimisë tonë shekullore kulturore kombëtare.
E tillë pikërisht ishte edhe njohja ime personale me Novobërdën, kështjellën madhështore dhe gjithashtu historinë e saj të mrekullueshme, që do të ngjallte zilinë e çdo historiani, arkeologu dhe shtetari të mençur në çdo vend tjetër të botës, nëse do të kishin fatin të gëzonin në territorin e tyre një zonë kaq magjepsëse arkeologjike siç është Novobërda.
Në mënyrë rastësore e pata njohur këtë kështjellë të vendosur në një pozicion dominues mbi malet, grykat dhe luginat përreth, që ngrihet porsi një pikë vrojtimi e fortifikuar hijerëndë mbi një kodër malore, në lartësi mbidetare rreth 1200 metra, duke spikatur në distancë edhe nga shumë kilometra tutje, nga të gjitha anët dhe tërë drejtimet në horizont.
Kështjella e Novobërdës është një fortesë mesjetare që i fal Kosovës një pjesë thelbësore të trashëgimisë së saj historike, duke ofruar një mozaik të vyer kulturor, kombëtar, fetar e arkeologjik që rrallëherë mund të haset tjetërkund në rajon e më gjerë.
Kjo kështjellë me formë kaq unike gjashtëkëndore, me tetë kulla të vjetra, një pamje përrallore, që më tepër ngjan me një kështjellë të Europës Veriore, sesa me një fortesa të gjendur në zemër të Ballkanit mesjetar, sot vijon t’u bëjë ballë kryelartë kohës së pashpirt, kushteve atmosferike dhe lënies së pakuptueshme jashtë itinerarëve kryesorë turistikë.
Disa javë më parë, në një ditë të vapët gjetiu në trevat e ulëta fushore, por fort të freskët dhe me një erë që frynte tërbueshëm sa më shumë i afroheshe Novobërdës, i qemë afruar kësaj kështjelle duke përshkuar një rrugë të ngushtë gjarpëruese që kalonte mes kodrash e malesh të mbushura me gjelbërim, pemësh të harlisura me çdo frut malor të përfytyrueshëm (që të grishnin ta ndaloje makinën në çdo pak kilometra për t’i shijuar këto fryte bujare të natyrës), liqenit të këndshëm të Badovcit që t’i freskon edhe sytë me ujërat e tij, dhe një mori minierash që dergjen në braktisje.
Është e pamundur që mos të shtangesh nga mahnitja kur kështjella e Novobërdës lartësohet mes maleve, thuajse duke prekur qiellin, duke ruajtur akoma në ditët e sotme tisin e saj të pamposhtur, muret e paarritshme, pamjen luftarake dhe trashëgiminë fisnike që i japin asaj tiparet e saj që nuk mund t’i hasim asgjëkundi përveçse në këtë fortesë mbi kreshtat e larta të përqafuara pareshtur nga rrezet diellore.
Përkundër erës së çmendur, temperaturave më tepër se 10 gradë më të ulëta se në Prishtinë, truallit të thepisur dhe të tatëpjetë, nuk patëm ngurruar që të ngjiteshim gjer në muret e moçme gjysmë të rrënuara të kështjellës, duke përpirë me të gjitha shqisat tona këtë monument drithërues të mesjetës arbërore dhe të Kosovës, teksa përfytyronim jetën që dikur kish gjallëruar me ritëm të vrullshëm në këtë qytet të banuar nga arbërorët, tregtarët raguzanë nga Dubrovniku i sotëm, minatorët dhe mjeshtrat saksonë gjermanë, të sjellë pikërisht për këtë qëllim në këto vise të largëta nga sundimtarët e kohës, dhe ndoshta ndonjë përfaqësues të despotëve serbë të periudhës në fjalë.
Të përhumbur në këto vegime mesjetare, në një realitet të drobitur bashkëkohor që përplaset papërputhshëm me të shkuarën e ndritur të këtij vendbanimi të shquar të shekujve të kaluar, u futëm në bujtinën e parë që na hasën sytë rrëzë shtegut të vetëm të shtruar tek-tuk me gurë që të shpie lart në kështjellë, dhe zonja e sjellshme e shtëpisë na ofroi një fli që akoma piqej në saç dhe prush.
Megjithëse ende nuk më kishin kaluar dridhmat e të ftohtit të asaj dite, vendosa të kthehesha sërish në këtë vend të mbetur jashtë kohës, akoma pezull mes të shkuarës së lavdishme mesjetare, dhe harresës e mënjanimit aktual nga hartat e rëndësishme turistike, kredhur në një melankoli tipike të ngulimeve që kanë njohur madhështinë dhe qytetërimin e epërm, për t’u dergjur pastaj në sfondin e vakët të ditëve të sotme të pangjyra.
E kur u ktheva, përsëri për t’i shpëtuar vapës zhuritëse të kësaj vere të nxehtë, nuk u zhgënjeva aspak, përkundrazi…
E them këtë jo vetëm si shkrimtar dhe përkthyes letrar, që në një vend të tillë gjen parajsën për të shkruar qetësisht.
Novobërda, si kështjellë, si qytet dhe rrënoja arkeologjike mesjetare, por edhe si vendbanim i vogël bashkëkohor, është një gur i çmuar në gjirin e trashëgimisë historike të Kosovës së sotme, një vlerë e shtuar për turizmin kosovar, një destinacion i pashmangshëm për çdo turist të etur për gjurmë të pashlyeshme qytetërimi, historie dhe kulture të mirëfilltë, por edhe një vend plot kulturë, arsimim dhe mikpritje burimore shqiptare, duke ofruar një dëshmi të çmuar për doket dhe traditat shqiptare.
Ndër të veçantat më të spikatura të Novobërdës, mjafton të theksohet se në hapësirën e një rrugice të gjatë jo më shumë 70 metra, në radhë gjejmë Shtëpinë Muze të Bejta Novobërdalisë, gazetar, shkrimtar e politikan me origjinë nga ky vendbanim, pastaj Tyrben e Mehmedit të Vjetër, ku mund të shihet edhe një varr i moçëm me shkrime në osmanisht (shekulli XVIII), kurse pak hapa më tutje Xhaminë e Osman Efendisë gjithashtu të shekullit XVIII, me një arkitekturë të rrallë tipikisht osmane të vjetër, me ngjyrë të hirtë dhe minaren e veçuar nga godina qendrore.
Përkundrall tyrbes së vjetër, sakaq gjenden rrënojat mahnitëse të Katedrales së Novobërdës, që dallohet edhe nga largësia, e ngritur në një kodrinë të ulët, pikërisht përballë kështjellës disa qindra metra matanë.
Një sërë kolonash të larta të Katedrales janë ngritur sërish në këmbë, dhe gjithaq muret dhe gurët e saj janë meremetuar dhe sistemuar mjaftueshëm sa për t’i rikthyer këtij objekti të vyer kulti pakëz nga shkëlqimi i tij i dikurshëm, kur pamja e saj veç mund të orvatemi ta përfytyrojmë çfarë mrekullie arkitektonike duhet t’u ketë ofruar besimtarëve novobërdas dhe vizitorëve e tregtarëve të shumtë që kishin marrëdhënie me këtë qytet.
Vendasit, mikpritës dhe të gjithë skajshmërisht krenarë me të kaluarën e vendlindjes së tyre, të tregojnë me ëndje se rreth e rrotull Novobërdës së sotme, gjenden rrënojat e të paktën 12 kishave të moçme, dhe janë njëherësh të gatshëm të të shoqërojnë miqësisht për t’i soditur secilën syresh, me një bujari dhe gatishmëri që ta heq menjëherë nevojën për udhërrëfyes të rregullt turistikë.
Burimet historike ndërkaq tregojnë se Novobërda mesjetare, në banorët e saj, përveç arbërorëve (me gjasë jo vetëm katolikë, por edhe ortodoksë, gjë që dëshmohet nga disa kishat ortodokse, në një vendbanim kryesisht katolik), raguzanëve, saksonëve, mund të numëroheshin sakaq edhe tregtarët venedikas, duke e bërë këtë qytet një vendbanim shumëkombësh me tipare të qarta tregtare, qendër të nxjerrjes së mineraleve të çmuara, por edhe shteg kalimi për karvanet e shumta që arrinin deri në brigjet e detit Adriatik.
Ky qytet kaq i pashoq, ku ishte harlisur qytetërimi, bashkëjetesa midis lindjes dhe perëndimit, në radhët e banorëve, feve dhe kulturave të tij, që ndërkaq zotëronte dhe minierat më të pasura të gjithë siujdhesës Ballkanike, do të rrethohej disa herë pamëshirshëm nga osmanët, gjersa në vitin 1455 do të mposhtej përfundimisht, dhe turqit do t’u prisnin kokat gjithë mbrojtësve meshkuj të qytetit (qindra syresh), duke çuar përdhunshëm të miturit si jeniçerë, ndërsa gratë e femrat do të përfundonin në harem.
Një fakt interesant është se një vit përpara rënies së qytetit në sundimin osman, Vojvodë i Novobërdës ishte Aleks Spani, kurse përpara tij këtë post të rëndësishëm udhëheqës, e kish mbajtur babai i tij, Pjetër Spani, të dy pinjollë të familjes së madhe fisnike arbërore të Spanëvë nga Drishti pranë Shkodrës.
Gjithashtu një arbëror i shquar me origjinë nga Novobërda, është Gjergj Pelini, klerik katolik dhe diplomat i Gjergj Kastriotit.
Më tutje nga Novobërda në Gjilanin e sotëm do të shpërngulej edhe familja e madhe e Gjinollëve në shekullin XIX, duke themeluar këtë qytet të rëndësishëm të Kosovës, të cilit i dhanë edhe emrin e tyre.
Novobërda vijon të shuhet dhe të shpopullohet gjatë shekujve të sundimit osman, derisa vendbanimi i vogël i sotëm, në shekullin XX thuajse zbrazet tërësisht, dhe ringjallja e tij kryesisht, përveç përpjekjeve të autoriteteve kosovare përgjegjëse për trashëgiminë arkeologjike dhe kulturore, i detyrohet kryesisht banorëve vendas të familjes Novobërdaliu, të cilët ende nuk pranojnë stoikisht të shkëputen nga trojet e tyre atërore, duke e ripërtërirë pak nga pak jetën në këtë qytet dikur të fisëm mesjetar.
Gjithë shtëpitë e mbetura në këtë vendbanim, u përkasin trashëgimtarëve të kësaj familje, dhe të tillë janë edhe Xhema dhe Feimja, një burrë me shpirt bujar që pati lënë karrierën akademike dhe filozofinë, për t’u kthyer në kohë të vështira në vendlindje, rrëzë kështjellës madhështore, dhe gruaja e tij e palodhur, që mes një flije dhe tjetrës, të pjekura domosdo në saç, mirëpresin me buzë në gaz këdo, në Shtëpinë e tyre Akomoduese në sheshin e vetëm të vendbanimit, poshtë mureve të kështjellës.
Anëtarët e kësaj familje, përbëjnë edhe një tjetër veçori krejt të rrallë të këtij vendbanimi, ngaqë të gjithë pa përjashtim, duke nisur nga brezat më të moshuar, gjer te brezat e rinj, janë të shkolluar në nivel universitar, duke jetuar e punuar me sukses bijtë e nipat e tyre nga Prishtina, deri në vendet e Europës Perëndimore e Veriore.
Sot Novobërda vuan nga infrastruktura turistike, ndërsa kështjella mesjetare nuk është rikonstruktuar dhe meremetuar akoma plotësisht, teksa shtigjet që të shpien deri lart poshtë mureve të saj, nuk janë shtruar akoma, të paktën me plloça guri, dhe kur ende mungon ndriçimi i duhur për kështjellën dhe zonën përreth saj, por gjithashtu askund nuk të has syri ndonjë tabelë ku të tregohet përmbledhtas historia mahnitëse e këtij qyteti dhe bëmat e qytetarëve të tij.
Megjithatë Novobërda ndodhet vetëm 40 minuta larg Prishtinës, rreth dy orë larg Shkupit, në distancë të pranueshme nga Tirana dhe gjithë qytetet e rëndësishme të Kosovës.
Ky vend klimaterik ku mushkritë të mbushen me ajër të pastër, ku gjelbërimi gjendet në çdo skaj, ku bimësia lulëzon, ku ushqimi Bio ta mbroth shëndetin, ku njeriu ecën me rrënoja arkeologjike në çdo hap që hedh përtokë, dhe ku veçanërisht mikpritja vendase mund të cilësohet thjesht si e përkryer, nevojitet patjetër të shndërrohet në një “must go place” për çdo turist që vjen në Kosovë, sepse vizita do t’ia vlejë qartësisht mundimin.
Nga Elvi Sidheri (Shkrimtar dhe përkthyes letrar shumëgjuhësh) / KultPlus.com
Sot u nënshkrua marrëveshja për bashkëfinancimin e restaurimit të Sahat Kullës, me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP, përcjellë KultPlus.
Sahat Kullla, si një prej monumenteve me të shquara të trashëgimisë kulturore në Prishtinës, shumë shpejt pritet të rifunksionalizohet duke rikthyer kujtimet e së kaluarës sonë të përbashkët.
Projekti po realizohet me propozimin e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin “Hasan Prishtina”, nën mentorimin e profesoreshës Florina Jërliu dhe asistentit të saj Rron Beqiri dhe do të implementohet bashkë me organizatën CHWB./ KultPlus.com
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) pas takimit të mbajtur me 27 Korrik gjatë së cilit u shqyrtuan raportet finale për vlerësimin institucional dhe atë të programeve të studimit, të hartuara nga panelet e ekspertëve ndërkombëtar. Përveq programeve egzistuese Këshilli shtetëror i cilësisë i Agjencionit të Akreditimit të Kosovës ka akredituar edhe 13 programe të studimit të Kolegjit Universum.
Programet në të cilat Kolegji Universum me sukses është akredituar dhe riakredituar (në programet egzistuese) janë:
Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madhë të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame
Këtë vit Kolegji Universum ka shtuar dhe numrin e bashkëpunimeve me Universitetet Evropiane duke e ngritur në 395 numrin e BURSAVE Ndërkombëtare që do të ofrohen për këtë vit për studentë për shkëmbim në 26 shtete të BE-së. Regjistrimet po vazhdojnë, Eksploro Evropën gjatë studime, studio një semester në Evropë me të gjitha shpenzimet e mbuluara. Apliko këtu https://www.universum-ks.org/sq/apliko/
462 studentë të Kolegjit Universum deri tani kanë përfituar shkëmbim semestral në 26 shtete të BE-së. Kliko këtu, shiko fotot e studentëve përfitues të bursave.
Buzëkuqi është pjesë e pandashme e vajzave dhe grave, dhe secila prej tyre tashmë ka krijuar lidhjen me buzëkuqin e preferuar, ngjyrën, aromën dhe dizajnin e tyre.
Sot është dita ndërkombëtare e buzëkuqit, dhe EBC këtë ditë të shënuar për vajzat dhe gratë, ofron një mundësi që buzëkuqët e preferuar ti marrin me një zbritje.
EBC njofton se Lips Week ofron një zbritje prej 30%, për buzëkuqët, e që një ofertë të tillë e kanë prej 26 deri më 31 korrik.
Dhe për të shijuar këtë festë ndërkombëtare, ju keni rastin që në çantën tuaj të keni buzëkuqë të brendeve më të njohura: Dior, Lancome, Estee Lauder, Shiseido, Clarins, Clinique.
EBC Cosmetics operon në tregun tonë që nga viti 1993 si e vetmja kompani në Kosovë e autorizuar për shitjen në 8 pika:
Filmi ZGJOI/HIVE i regjisores Blerta Basholli, fitues i trefishtë në festivalin Sundance, do të jetë filmi që hap edicionin e 13-të të PriFest. Ndërsa filmi i mbylljes, një tjetër film vendor i suksesshëm, NË KËRKIM TË VENERËS/LOOKING FOR VENERA i regjisores Norika Sefa. Shfaqjet në PriFest njëherësh do të jenë premiera kosovare të këtyre dy filmave.
Organizatorët e këtij festivali kanë dalë me një komunikatë, të cilët edhe kanë njoftuar për detajet e këtij edicioni, shkruan KultPlus.
“Jemi shumë të lumtur që për herë të parë në 13 vjet të festivalit, do të hapim dhe mbyllim festivalin me filma vendorë të metrazhit të gjatë. Dhe për më shumë, filma që tashmë vijnë me suksese të mëdha ndërkombëtare. Jemi edhe krenarë që pikërisht këta dy filma kanë filluar rrugëtimin e vet në PriFest, duke qenë pjesëmarrës në programet e platformës sonë PriForum, qysh kur ishin në fazën e zhvillimit të projekteve” tha Vjosa Berisha, drejtore e PriFest.
Filmi ‘Zgjoi’ flet për Fahrijen, një grua burri i të cilës është zhdukur që nga lufta në Kosovë, nis një biznes të vogël bujqësor për të siguruar familjen e saj në një mjedis tradicional patriarkal ku ambicia e saj për fuqizimin nuk shihet si një gjë pozitive.
Biznesi i saj fillon mirë pavarësisht nga bletët në kosheret e saj, të cilat duket se janë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në udhëtimin e saj për të bërë paqe me bletët, ajo fillon të bëjë edhe paqe me veten e saj, kështu që ajo mund të jetojë dhe të fuqizojë veten në një situatë të re për të përballur me një realitet shumë armiqësor.
Rolin kryesor e luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera paraqiten Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, bashkëproducentë Valon Bajgora, Agon Uka, Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Paskal Semini.
“Zgjoi“ me producent Yll Uka, është një bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa një film tjetër kosovarë, gjitashtu tashmë me sukses ndërkombëtarë (fitues i cmimit në Rotterdam), NË KËRKIM TË VENERËS i regjisores Norika Sefa do të jetë filmi përmbyllës i festivalit.
“Nga një takim i çuditshëm, Venera e ndrojtur nis të vë në dyshim familjen e sajë patriarkale dhe të ndjekë Dorinën mendje-hapur, qëndrimi i fortë i së cilës nxit kurreshtjen e Venerës për të eksploruar më shumë.
Derisa Venera persiatet për kuptimin e jetës, filmi gradualisht shprehë një sens absurd të jetës: Me njerëz që fshehin një botë me emocione – nga poshtërimi, faji e zhgënjimi. “Unë kurrë nuk i kam parë prindërit e mi të puthen” – thotë Venera.
Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. drejtor fotografie Luis Armando Arteaga, montazhi Stefan Stabenoë, skenografia Arben Shala, zëri Risto Alchinov, kostumografia Desantila Lika, grimi Lidona Berisha.
“Në kërkim të Venerës” me producent Besnik Krapin, është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy këta filma janë mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
PriFest do të mbajë edicionin e 13-të me datat 24-29 gusht. Programi i plotë i filmave të përzgjedhur në gjitha kategoritë e festivalit do të shpaloset në ditët në vijim./ KultPlus.com
Driton Kuka, trajneri i xhudistëve kosovarë ka njoftuar se me paraqitjen e Loriana Kuka edhe e kanë përfunduar garën në Lojërat Olimpike, gara që rezultuan shumë të arta, pasi që ekipi nga Kosova po kthehet me dy medalje të arta, përcjellë KultPlus.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Samurajët Shqiptar …
Medaljet Olimpike për popullin Shqiptar së shpejti do zbarkojnë në trojet Shqiptare.
Xhudistët e ekipit tonë me sot i përfunduan garat në Lojëra Olimpike!
Dy Medalje të Arta!
Ende po më duket si ëndërr e mirë 5 garues e dy të arta!
Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren!
Ashtu siç ishte e arta e Majlindes.
Ekipi jemi ne që stërvisim, gëzohem e qajmë së bashku në fitore e humbje, aty qëndron forca jonë e madhe!
Kemi në krye Agronin që çdo ditë duron tekat e mia të trenerit, por kjo krejt është shpaguar …
2 Olimpiada 3 Medalje të Arta!
Me dhjetra medalje Evropiane e Botërore!
Këta jemi ne!
I gëzofshim medaljet të gjithë ne, Shqiptarët kudo që jemi!
Jam mirënjohës miq për aq shumë mesazhe e urime prej dhjetra mijëra miqve.
Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit, jeni mashtruar në llogari!
Spo flas më shumë për sojin e juaj se s’dua ta prish festën e madhe!
Romani i Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” është roman i situatës, roman i një gjendjeje. Themi kështu meqë motivi kryesor i romanit është një gjendje epidemiologjike e shkaktuar nga futja e murtajës. Kjo situatë bëhet më e veçantë nga e dhëna se epidemia është shkaktuar nga pushtuesi osmanë me pretendimin që të thyejë, pra të nënshtrojë, një ambient të caktuar, që në rastin tonë ka të bëjë me një qytet (Gjakovën). Fjala, pra është për një rast nga e kaluara (shekulli XVIII), kur popullatës së asaj ane i futet murtaja shkatërruese. Dhe, e gjithë atmosfera e kushtëzuar nga futja e sëmundjes zhvillohet në bazë të sistemit të qëndresës: pra që infektimit me murtajë t’i bëhet qëndresë e organizuar. Mbase kjo “mbulesë” e motivit nuk do të ishte gjithaq e rëndësishme po qe se nuk do të bëhej fjalë për idenë e pasojave të mëdha, që rrjedh nga kjo gjendje, që e pasqyruar me fjalorin e sociomaterializmit bëhet fjalë për një sëmundje kolektive, ku fati individual në tërësi varet nga fati kolektiv. Në këtë gjendje sëmundja kolektive e përmasave shkatërruese, ose shfarosëse, inicion një proces aktiv mbrojtës, i cili duhej të ishte i tillë, ngaqë turqit osmanlinj, në kuadër të metodave të tyre shkatërruese, përdornin edhe përhapjen e sëmundjeve, duke e sjellë mikrobin e saj fshehtas, në mënyrë që ia të bëjë punën e tyre. Dhe këtë marifet ata e bëjnë me sjellje dyfytyrëse: në njërën anë, në emër të “etikës” për ta luftuar sëmundjen vdekjeprurëse, haptas shpallën si mbrojtës të popullatës së rrezikuar, ndërkohë që fshehtas e përhapin atë. Po ashtu, në emër të etikës së përkujdesjes, përveç qeveritarëve, popullatës u ndalohet çfarëdo veprimi mbrojtës. Në këto rrethana, pra “të përkujdesjes”, qytetit i vihet shtetrrethimi, duke e shkëputur atë nga pjesa tjetër e botës, në mënyrë që sëmundja të mbahet e mbikëqyrur bashkë me shkatërrimin, që pastaj të bartet, po ashtu e mbikëqyrur, edhe në pjesët tjera. Por, edhe përkundër kësaj, kur qyteti duhej të mbetej në “duart e sëmundjes” dhe të fatit, qytetarët fillojnë t’i kundërvihen kësaj gjendjeje. Me këtë rast shfrytëzohet mençuria e vet dhe vetëdija kolektive. Kështu, në kushtet tepër të rëndë të sprovës të rrosh apo mos të rrosh, me shumë gjeturi, del në pah një atmosferë e veçantë ekzistenciale çfarë është ajo e rrethanave të murtajës. Një atmosferë të tillë, në letërsinë botërore, ndeshim te “Murtaja” e Alber Kamysë, ku shfaqet një gjendje thuajse e njëjtë, por me qëllime fare të ndryshme. Te romani i Kamysë, epidemia e murtajës shfaqet pa ndonjë shkaktar të jashtëm, pra si sëmundje që prek njerëzit, ndërsa në rastin tonë, pra te romani i Buxhovit, shfaqet në mënyrë tepër perfide me qëllim të shkatërrimit fizik dhe të shthurjes psikike të një popullate, gjë që epideminë e kthen në një absurd midis atij biologjik dhe historik.
2. Intelektuali dhe roli i tij
Në këtë gjendje të mbrojtjes kolektive rol të veçantë luan intelektuali, i cili në situatën e dhënë përfaqësohet nga një figurë reale historike – Gjon Nikollë Kazazi. Autori nuk ngurroi që ta inkarnojë figurën e intelektualit real që ta theksojë rolin dhe vendin e intelektualëve në shoqëri, pra në rrethin ku ai jeton dhe vepron. Atij, madje, në roman i takon roli kryesor, ai i rrëfyesit dhe i kronistit, ku nëpër mes tij njihemi me gjithë situatën. Por, me zhvillimin romanesk të ngjarjes ne harrojmë në tërësi intelektualin real dhe kalojmë në sferën teorisë së përgjithshme rreth rolit të intelektualit si personazh artistik. Pra, intelektuali i këtij romani në të vërtetë paraqet tipin e intelektualit që është i lidhur ngushtë me fatin e vendit dhe të mjedisit, dhe në këtë gjendje të rëndë, personaliteti i tij ngrihet në gjithë kompleksitetin.
Në planin praktik të organizimit të mbrojtjes kundër epidemisë, pra kundër murtajës, Kazazi, duke shfrytëzuar ogurin e së keqes së madhe, por mbi të gjitha, përkatësinë e njëjtë etnike, ia del që në atë organizim të përfshijë njerëzit e të gjitha besimeve dhe të profesioneve. Kështu, roli i tij prej intelektuali, del në pah çastin që ai përqendrohet për të gjetur metodën e kundërvënies sëmundjes vdekjeprurëse, duke iu kthyer historisë së shkruar, në mënyrë që prej andej të gjejë përvojën e sjelljes në situatat e ngjashme, me anën e të cilave ishte siguruar mbijetesa, gjë që e gjitha nxjerrë në pah dimensionin historik të ekzistencës. Dhe në saje të përvojës së shkruar, pra të shkrimeve, duke lexuar tekstet latine rreth gjendjeve të njëjta, ai i kthehet antikës, sheh se ajo nëpër të cilën po kalohej, ishte një formë e përsëritur për rrënime të caktuara fizike dhe metafizike shoqërore. Në këtë rropatje me tekstet e vjetra, Kazazi, sheh shumë ngjashmëri midis ideve asimiluese dhe shkatërruese (romakëve dhe osmanëve), që u kanë shërbyer për t’i arritur qëllimet e tyre historike. Aty, jo rrallë, shfaqen sëmundjet si metoda tinëzare, të cilat, në shumë raste, bëjnë më shumë se sa armët. Natyrisht, se duke u ballafaquar me luftërat të tilla të fshehta, popujt e rrezikuar, kanë zhvilluar metodat mbrojtëse, që u kanë mundësuar mbijetim. Natyrisht se Kazazi, do t’u kthehet metodave autoktone, të cilat rrjedhin nga tradita dhe përvoja shekullore. Në këtë punë, Kazazi, pasqyron fuqitë dhe karakterin e intelektualit të njëmendtë, duke vepruar në atë mënyrë që tinzaritetit të pushtuesit, i cili ka në dorë gurin dhe arrën, t’i kundërvihet me punë dhe veprime të hapura publike, të cilat janë në përputhje me të drejtën e mbrojtjes nga sëmundja shkatërruese, të drejtë këtë që as pushtuesi nuk mund ta mohojë publikisht. Natyrisht se Kazazi, punën, pra mbrojtje, do ta marrë në dorë, pasi që do t’ia dalë të zbulojë rrënjët e së keqes që vinte nga jashtë në forma të ndryshme, e ku frika dhe përçarjet shfaqeshin si gjendje psikologjike të veçanta, të cilat i duheshin secilës fushatë. Për t’i eliminuar këtë faktorë, Kazazi, duke i kthyer vlerave të përbashkëta shpirtërore dhe frymës së tyre, do t’ia dalë që t’i bashkojë që të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh dallimet e brendshme. Kështu, në planin intelektual përkrah ka poetin Pader Coli dhe këngëtarin popullor Selami Taraku. Te i pari tragjika shfaqet në elementin shpirtëror si fuqi e përbashkët identifikuese, ndërsa te Selamiu ajo paraqitet në një formë ndryshe, e cila nuk largohet nga elementi i përbashkët ekzistencial. Sepse, që të dy i lidh e njëjta vegez e gjendjes ekzistenciale që ka të bëjë me revoltën krijuese, e cila nuk është hiç më e vogël nga gjendja e rezistencës së përgjithshme. Pra, përderisa Kazazi, personazhi kryesor i romanit, paraqet tipin e intelektualit që mendon (racionalistit) – krijuesit dhe studiuesit në funksion të ideologjisë dhe të idesë së qëndrueshmërisë së përbashkët, të dy poetët, në planin tjetër, paraqesin tipin e intelektualëve kreativë, të cilët me amplituda kreative zbulojnë të vërtetë rreth një veprimi tjetër nga ai intelektualit studiues. Në këtë mënyrë, del në pah natyra e intelektualit i cili ndjenë, mendon dhe vepron në përputhje me gjendjen, por edhe me rrethanat që imponon momenti i caktuar. Kështu, rreth personazhit kryesor (Kazazit), zhvillohet organizimi i rezistencës, por që merr jetë në saje të një rrethi të gjerë i bashkëvepruesve, që kthehen në bashkëmendimtarë të tij. Ndërkohë që poetët vetëm sa plotësojnë dhe forcojnë figurën e tij, duke ia krijuar asaj oreolin e punës së përbashkët, si një veprimtari ku bashkëveprojnë dhe bashkëdyzohen shpirtërorja me realen. Kjo vlen veçmas për Padës Colin.
3. Empiria popullore
Gjatë hulumtimeve për të gjetur mundësi që kanë të bëjë me qëndresën, ku mbrojtja kundër epidemisë së murtajës kthehet në një preokupim ekzistencial, personazhi kryesor i romanit, Kazazi, hedh shikimin në fushën e mençurisë popullore, që mbështetet në empirinë e tij, pikërisht te çështjet që kanë të bëjë me përvojën e ekzistencës aktuale dhe asaj historike. Në bazë të kallëzimeve popullore dhe të njohurive të ndryshme, por edhe duke u bazuar në burimet e shkruara, Kazazi vjen deri te përfundimi se në ato troje edhe më parë kishte murtajë ose mort, gjë që kjo do t’ia bëjë me dije se vazhdimi i ekzistencës lidhet me ndonjë fshehtësi e cila ruan çelësin e përballimit të asaj të keqe, siç kishte ndodhur edhe në të kaluarën. Duke hulumtuar, Kazazi, mëson se edhe në të kaluarën, në pjesët e Malësisë murtaja ishte përballuar më lehtë në saje të njëfarë gërrithje, e cila ishte përdorur nga malësorët, dhe se kjo mbrojtje, kishte qenë fare e thjeshtë: kur nga i sëmuri (hundët) ishin nxjerrë dregëza, të cilat pastaj ishin fërkuar në lëkurën e gërrithur të njeriut të shëndoshë, pasi që prej saj të ishte liruar pak gjak, gjë që e gjitha kishte paraqitur një përzierje të mikrobit në organizëm, ku ai ishte kthyer në mbrojtës të saj. Gërrithjen si mënyrë mbrojtëse, që në Malësi ishte ruajtur me fshehtësi, Kazazi, po ashtu, fshehtas e merr dhe e bart në qytet me anën e “plakave gërrithëse”, të cilat veprojnë fshehtas për kundër murtajës. Po qe se kjo “fshehtësi” shpjegohet me anën e mjekësisë së stome, atëherë kjo paraqet një lloj vaksinimi, që populli e ka përdorur për t’u mbrojtur nga sëmundjet shkatërruese.
E kemi përshkruar këtë mënyrë të rezistencës ndaj epidemisë për ta theksuar jo vetëm forcën e një “mrekullie” popullore, por për me tepër të të nxjerrë në pah çështjen e forcës intelektuale si dhe rolit të saj në jetën e një populli, si një faktor i brendshëm, i cili është vendimtar për t’u fituar jo vetëm imuniteti fizik, por edhe ai shpirtëror, mbi të cilin konsiston secila rezistencë dhe secili qëllim.
4. Dokumenti dhe fakti
Konturat e romanit, që i theksuam këtu, në të vërtetë janë fryt i narracionit romansier, e cila formohet dhe ruhet me anën e rrëfimit të personazhit kryesor, Kazazit. Këtu Jusuf Buxhovi tregoi aftësitë e tij, ngaqë me maturi dhe përpikëri shfrytëzoi dokumentin. Dhe ç’është edhe më e rëndësishme, ai ia doli që nga dokumenti të nxjerr dhe të realizojë faktin, që ia mundësoi të formësojë botën e dokumentit si botë artistike të romanit. Këtu bëhet fjalë për “shndërrimin” e dokumentit në dobi të fitimit të faktit, prej nga pastaj kyçja e dokumentit ndërlidhet me aktin e ngritjes artistike. Duke u parë si analogji me prosede real që krijon përshtypjen e “iluzionit të realitetit”, autori krijon “iluzionin e dokumentit” (dokumenti që krijon kronika e Kazazit) sipas prosedeut të romanit bashkëkohor.
Faktor i rëndësishëm i vlerës së rrëfimit artistik të Jusuf Buxhovit gjithsesi është edhe ndërlidhja dokumentare në raport me përmbajtjen: vetë romani është një dokument artistik, që bazohet dhe zhvillohet mbi bazat e dokumetaritetit, pikërisht të atij dokumentariteti që kërkon njohjen e dokumentit. Kjo shihet më së miri nga personazhi kryesor: Kazazi është personazh i dokumentit, i cili mbështet mbi realitetin që buron nga hulumtimi i ekzistencës së vazhdueshme që manifestohet me anën e dokumenteve të shkruara, të cilat njëherësh vinë si pjesë të kujtesës së kozervuar në dëshmi, por që duhet zbuluar në mënyrë që prej tyre të nxirret përvoja e caktuar.
Një faktor tjetër i rëndësishëm është ai që ka të bëjë me atë se Jusuf Buxhovi nuk e komplikon shumë narracionin në dëm të romanit, por se duke shfrytëzuar përshkrimin dhe efektet e dokumentit në planin e linjës lineare, krijon një shkrim analitik, i cili i ndihmon leximit të lirshëm të romanit, duke e bërë atë të afrueshëm dhe të kuptueshëm.
E gjithë kjo shkon në dobi të autorit dhe bën të ditur se ai përnjëmend gjendet në kontakt me të arriturat e romanit tonë bashkëkohor dhe romanit në përgjithësi, gjë që me këtë roman ai dëshmoi se është mjeshtër i trajtimit dhe të përpunimit të dokumentit, në mënyrë që në këtë drejtim edhe më tutje duhet të mbetet.
Duke përmbyllur këtë vështrim të shkurtër për këtë roman, duhet thënë se Jusuf Buxhovi ia ka dalë që faktin e dokumentit ta kthejë në një universalizëm artistik, që tregon se është një romansier tejet me përvojë dhe njëherësh një prozator që shquhet si rrëfimtar tejet i mirë. Nëse në romanet e tij të mëparshme (Matankrena dhe Loja) merret me simbolikën e tekstit, në këtë roman, e vazhdon atë, por me një dozë më të madhe të konkretizimit, çka e dallon nga romanet paraprake. Duke pasur parasysh disa nga elementet që u theksuan më lartë e që lidhen me përvojën krijuese dhe përvojën romaneske në gjithë spektrin artistik të refleksioneve të këtij autori, mund të thuhet pa hamendje se për nga cilësitë, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” mund të radhitet ndër romanët tona më të mira bashkëkohore.
(Parathënie për botimin në serbokroatisht të romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”- ‘Zapisi Đona Nikolle Kazazija’ nga shtëpia botuese “Jedinsvo”Prishtinë dhe “Nolit” e Begoradit, 1986, përkthyer nga dr. Engjëll Sedaj)./ KultPlus.com
Komedia erotike “Duke edukuar Ritën” do ngjitet në skenën e Teatrit Veror të Universitetit të Arteve nga Teatri Shëtitës Çajupi , në fundin e muajit korrik 2021.
Vepra teatrore e vlerësuar me çmim, e Willy Russell, e cila ka qënë një sukses botëror në teatër, por edhe në adaptimin e tij në film, e nominuar për çmimin Oskar, merr jetë në skenën e Teatrit Shëtitës në një performance moderne nga Kiço Londo. Mehmet Xhelili luan dhe drejton Laura Nezhën, e cila zgjedh atë si mësuesin që do të ndryshojë jetën e saj përgjithmonë!
Një dashuri “e papërshtashme”, me humor dhe kthesa vjen për të tronditur botën tonë teatrale dhe për të na kujtuar se nuk është kurrë vonë dhe gjithçka është e mundur, kur ndjekim atë që mbrojnë zemrat dhe ëndrrat tona! Një punë thellësisht shoqërore dhe politike që adreson me hollësi tekstet e gabuara dhe shqetësimet për shoqërinë dhe arsimin që karakterizojnë epokën që ne vazhdojmë të jetojmë edhe sot: padrejtësia e klasës, pamjaftueshmëria e sistemit arsimor që nuk promovon të menduarit kritik, procesin e brendshëm të domosdoshëm të vetë-përmirësimit për individin dhe të mirës së përgjithshme!
Ndryshimi dhe transformimi që të gjithë duam, por pakkush e arrin atë, ndodh para syve të spektatorëve përmes ndërveprimit të dy personazheve, të cilët në fund të veprës nuk do të jenë kurrë më të njëjtët!/ dosja.al/ KultPlus.com
Xhudistja Loriana Kuka, medaliste e bronztë e botës dhe Evropës, garon në kategorinë -78 kg, shkruan KultPlus.
Garat e xhudos nisin prej orës 04:00 me kohën tonë lokale, por Kuka raundin e parë e ka kaluar pa luftë dhe ajo nis garimin rreth orës 05:00. / KultPlus.com
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Kosovës, me 63,7%.
Bekim Kupina, këshilltari i presidentes, ka thënë se puna e palodhshme e Osmanit është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tani.
“Presidentja Vjosa Osmani, sipas Pulsit Publik nga UNDP-ja dhe USAID-i, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, me 63,7%. Këto të dhëna nuk janë të rastësishme. Puna e palodhshme dhe guximi i saj për t’u dalë përballë sfidave të shumta është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tash”, ka shkruar Kupina.
Sipas tij, Osmani mbetet politikania që u qëndron besnike parimeve dhe premtimeve.
“Një presidente e përkushtuar, në shërbim të qytetarëve të saj!”, tha më tej Bekim Kupina, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani./ KultPlus.com
Komuna e Gjilanit, u ka bërë thirrje banorëve të komunës që të përmbahen nga daljet e panevojshme për t’ju lënë më shumë hapësirë mërgimtarëve që ndodhen në pushime.
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në këtë komunë ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit që të përmbahen nga daljet pa nevojë gjatë kohës sa aty janë mërgimtarët.
“Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit, ndërkohë që ka kërkuar nga qytetarët rezident që të përmbahen nga daljet pa nevojë në qytet, gjatë kohës derisa janë këtu mërgimtarët, për t`iu lënë më shumë hapësirë e mundësi atyre që t`i shijojnë pushimet në vendlindja”, thuhet në njoftimin e kësaj komune./ KultPlus.com
Nga 29 korriku, në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 premiera të ndryshme botërore.
Nga data 29 korrik, në Cineplexx do të keni mundësi t’i shihni disa nga premierat më të fundit botërore. Filmi më i pritur i kësaj jave është super-aventura Jungle Cruise, i cili në kastin e aktorëve të tij përfshin edhe emra të mëdhenjë si Dwayne The Rock Johnson dhe Emily Blunt.
Tre filmat që do të fillojnë të shfaqen këtë javë janë:
1) Jungle Cruise
Bazuar në parkun argëtues të Disneyland ku një anije e vogël lumi merr një grup pasagjerësh në udhëtim përmes xhunglës të mbushur me kafshë të rrezikshme dhe zvarranikë të ndryshëm. Në role mbështetëse, përveç yjeve të lartëpërmendur, luajnë yjet si Edgar Ramirez, Jesse Plemons dhe Paul Giamatti.
2) Old
Një thriller për një familje në një pushim tropikal që zbulon se plazhi i izoluar ku ata po pushojnë për disa orë po i bën disi të plaken shpejt duke zvogëluar jetën e tyre në një ditë të vetme. Filmi është nën regjinë e mjeshtrit të filmave horror/triller, M.Night Shyamalan.
3) Spirit: Untamed
Jeta e Lucky Prescott ndryshon përgjithmonë kur ajo lëviz nga shtëpia e saj në qytet në një qytezë të vogël kufitare dhe miqësohet me një mustang të egër të quajtur Spirit.
Biletat për këta filma mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Më shumë informata rreth filmave mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/) / KultPlus.com
Leart Rama është regjisori shqiptar, i cili ka realizuar filmin “4 Pills at Night”, një filmi i shkurtër, i cili më 12 gusht e shënon premierën botërore në Festivalin e filmit në Locarno të Zvicrës.
Vlen të theksohet se njëri prej protagonistëve të këtij projekti, Redon Kika, ishte i ftuar në “Nëpër Film” këtë javë, me ç’rast tregoi rreth procesit të realizimit të filmit dhe shumëçka tjetër.
Ai ka thënë: “Xhrimet kanë zgjatur vetëm dy ditë, por kanë qenë shumë intensive. Ato kanë zënë vend në ‘Bahnhof’ që ka qenë një vend të cilin të rinjtë e Prishtinës e kanë frekuentuar për ndeja dhe festa, dhe filmi është xhiruar në kohën kur njerëzit nuk kanë pasur mundësi ta dalin, prandaj ka qenë ndeja e parë, të cilën e kanë përjetuar. Ata kanë qenë të ftuar të vijnë në këtë ndejë, por nuk kanë qenë në dijeni se aty do të xhirohet një film. Të vetmit që kanë qenë në njohuri për këtë gjë ka qenë ekipi i filmit dhe aktorët. Kjo ngase Learti ka dashur ta realizojë një film hibrid, i cili i përngjan llojit të dokumentarit, dhe njerëzit me të vërtetë do të ishin pjesë e festës dhe janë argëtuar duke qenë plotësisht vetvetja. Pikërisht kjo gjë është reflektuar në film dhe këtë ka arritur ta bëjë regjisori”, deklaroi aktori.
Përveç Kikës, në film luajnë edhe aktorët Florist Bajgora, Gjeni Basha, Blend Sylejmani, Don Shala, Nita Kaja, Dardan Bytyqi, Rene Hasani dhe Drita Nokaj dhe të tjerë, ndërsa ngjarja e tij zhvillohet në një ndejë të mbajtur në kryeqytet. Redoni tregoi se roli i tij ka qenë mjaft sfidues, por edhe argëtues në të njëjtën kohë.
“Në këtë version të filmit, ngase do të realizohet edhe filmi i metrazhit të gjatë, pra kjo është vetëm një pjesë e filmit të gjatë, e gjithë storja zhvillohet brenda një ndeje dhe takimit mes këtyre dy të rinjve dhe aty fillon e zhvillohet drama. Nuk i kisha dashur të tregoj më shumë për filmin ngase kisha dashur që njerëzit ta shikojnë dhe ta gjykojnë atë vet. Aktorë në film janë Florist Bajgora, Gjeni Basha, Blend Sylejmani, Don Shala, Nita Kaja, Edon Shileku, Dardan Bytyqi, Rene Hasani dhe Drita Nokaj. Ka qenë me të vërtetë shumë interesant dhe e lehtë të punosh bashkë me ta. Roli im ka qenë shumë sfidues mirëpo njëkohësisht edhe argëtues. Ka qenë sfidues ngase gjatë gjithë filmit është dashur ta luaja një gjendje emocionale, gjë që gjithmonë si aktor e mendon nëse do ta teprosh apo do ta luash me masë. Unë gjithmonë kam dashur ta luaj rolin tim me mase dhe kjo ka qenë sfida më e madhe për mua”.
Redon Kika ka kohë që merret me art dhe pasioni i tij shtrihet në fusha të ndryshe, si muzika, filmi, teatri, fotografia dhe të tjerë. Megjithëse fokusin kryesor e ka në aktrim, ai tregon që së fundmi ka filluar të angazhohet edhe si regjisor i filmave të shkurtër dokumentarë.
“Kur kam qenë shumë i vogël kam pasur dëshirë të bëhem këngëtar, pastaj me 14 vjet e kam zbuluar dëshirën ndaj aktrimit. Kam qenë pjesë e një produksioni finlandez dhe kosovar në Teatrin Kombëtarë, pjesë e së cilit ka qenë edhe Florist Bajgora dhe aty e kam kuptuar që në fakt më shumë po më pëlqen aktrimi sesa muzika. Kështu përgjatë vjetëve jam munduar të eksploroj sa më shumë dhe të bëjë gjëra të ndryshme. Tash së fundmi kam filluar të merrem edhe me regji dhe në fokus e kam më shumë dokumentarin dhe jo filmin fiktiv, sepse më pëlqen realiteti dhe t’i rrëfejë tregimet e njerëzve të cilat janë duke i jetuar në të vërtetë” shtoi Kika.
I pyetur rreth asaj se si e vlerëson ecurinë e filmave kosovarë vjetëve të fundit, Redoni tha: “Janë lajme tepër të mira të cilat ne si aktorë të rinj por edhe më të vjetrit duhet me u kënaq dhe me iu gëzuar këtyre lajmeve. Gjithmonë duke i parë këto sukseset e fundit të kinematografisë kosovare, e kam menduar se Kosova e ka një anë shpirtërore që është shumë e veçantë dhe e mbarë bota po e sheh këtë gjë. Mendoj se ka shumë rrugë përpara por edhe shumë punë të cilat duhen të bëhen, sidomos nga ana financiare, sepse për t’u prodhuar një film nuk duhet të jetë vetëm i suksesshëm por edhe të ketë mbështetje të mirë financiare. Prandaj, mendoj që edhe si aktor do të hapen mundësi më të mëdha sidomos nëse zhvillohet një industri ma e madhe siç është duke ndodhur tashmë”.
Pas Festivalit të filmit në Locarno, ku ekipi do të jetë i pranishëm fizikisht, “4 Pills at Night” do të jetë pjesë edhe e edicionit të 20-të të “DokuFestit”, ku shfaqet jashtë konkurrencës së festivalit. /albinfo.ch/ KultPlus.com
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së piktorit Zef Toçi, përcjellë KultPlus.
“Sot vendi ynë ka humbur një person shumë të veçantë”, ka shkruar mes të tjerash Çeku, i cili ka shtuar se puna e tij do të kujtohet gjithmonë.
KultPlus ju sjell të plotë telegram ngushëllimin:
E nderuar familje Toçi,
Me pikëllim sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit të njohur, Zef Toçi dhe ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Sot vendi ynë ka humbur një person shumë të veçantë. Maestro Toçi ka qenë një prej artistëve që dha kontribut të lartë në kulturën tonë, veçanërisht në fushën e artit pamor, duke ngritur dhe jetësuar vlerat tona kombëtare për më shumë se gjysmë shekulli.
I diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve në Bruksel më 1972, tregoi talentin e tij duke u dekoruar medalje nga Mbretëria Belge.
Ai realizoi me sukses shumë ekspozita arti brenda dhe jashtë vendit. Duke jetuar dhe punuar në Prizren, me stilin surrealist në shprehësinë e tij artistike, piktori Toçi, kontribuoi në ngritjen e vlerave artistike të kulturës së Kosovës në përgjithësi. Ne do ta kujtojmë gjithmonë si shembull për punën, atdhedashurinë dhe mirësinë e tij. Ndërsa krijimtaria që ka lënë pas do tu shërbejë gjeneratave të tëra.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Zef Toçi./ KultPlus.com
Për 5 ditë në kalanë e Ulqinit, do të organizohet edicioni i 20 i panairit të librit shqip. Ky vit jubilar, vjen pas pandemisë e ku do të këtë një pjesëmarrje të gjerë të shtëpive botuese nga rajoni. Irena Toce thotë se nuk do të mungojnë edhe të ftuarit special, si dhe debatet për librin.
“Këtë vit në panairin e Librit të Ulqinit do të jemi rreth 50 botues. Të ftuar nderi do të jenë drejtuesit e Akademive të Shkencave të Rajonit”, ka thënë ajo.
Organizatori i komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga, kujton kohën e vështirë, kur nisi ky panairi, ku libri shqip ishte i ndaluar.
“Një libër ka qenë zonë e ndaluar në Malin e Zi dhe jo më ti shkojë ndërmend që të organizosh një panair me 50 botues ku shumica do të jenë shqiptarë”, është shprehur ai.
Ky panairi do të përmbyllet me ceremonin e dhënies së tri çmimeve për veprat e autorëve pjesëmarrës në këtë panair janë: “Liburnia”, që simbolizon anijen e kohëve të lashta në Ulqin edhe “Ulliri”, që simbolizon paqen mes njerëzve dhe çmimi për përkthimin më të mirë që mban emrin e Servantes.
Panairi i Librit do të zhvillohet nga data 29 deri në 2 gusht në Ulqin. /abcnews// KultPlus.com
Kampionia olimpike në “Tokio 2020”, Nora Gjakova vazhdon të bëjë bujë në Japoni.
Ajo triumfoi dje në “Tokio 2020”, duke e fituar medaljen e artë në xhudo, raporton FrontOnline.
Ndërsa në shenjë respekti për vendin nikoqir dhe pritjen madhështorë që i kanë bërë ekipit të xhudos, Nora sot është shfaqur me veshje tradicionale japoneze.
Të kujtojmë se dje kryetari i bashkësisë së Japonisë kishte stolisur gjithë zyrën e tij me flamuj të Kosovës./ KultPlus.com
Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.
Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 22:30 në kinemë në Prishtinë dhe në Prizren.
Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:
1) Fast & Furious 9 Cipher rekruton në ekipin e saj vëllaun e vogël të Dom në mënyrë që të hakmerret ndaj Dom dhe ekipit të tij.
2) Black Widow Një film për personazhin e Natasha Romanoff në peripecitë e saj ndërmjet filmave Civil War dhe Infinity War.
3) Snake Eyes Një spin-off i G.I. Joe i qendërzuar rreth personazhit Snake Eyes.
Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe filmat si Space Jam: A New Legacy, pastaj horror Great White, trilleri Ice Road, ndërsa nga filmat për fëmijë, po shfaqet filmi i fundit nga Disney dhe Pixar, Luca si dhe Peter Rabbit.
Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtuhttps://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)/ KultPlus.com
Fshati Brus gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit. Shumë fshatra në Kosovë kanë ndryshuar në aspektin e traditave dhe kulturave bujqësore.
Por, fshati Brus ende ruan traditat dhe kulturat bujqësore, duke bërë të duket një fshat simpatik si për nga pamja ashtu edhe për nga ruajtja e vlerave, shkruan albinfo.ch.
Jemi mësuar të dëgjojmë dy karakteristika shumë interesante të këtij fshati ku të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, dhe kanë dy fe, islamin dhe krishterizmin.
Sipas gojëdhënave, fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme fetare, mirëpo edhe pse u takojnë dy feve, toleranca ndërfetare respektohet shumë, por Albinfo.ch kësaj radhe nuk do të ndalet në këtë aspekt, por do të përshkruaj disa veçori që na zgjojnë nostalgji dhe kujtime të bukura të jetës në fshat.
Jeta në fshat, natyra, ajri i pastër, kullosat e lopëve, kalërimi me kuajtë e bukur, ushqimet e shëndetshme bio, mos qarkullimi i shumtë i makinave e bëjnë që fshati Brus të jetë një mrekulli në vete, duke ruajtur me fantaizëm këto vlera, që po thuajse në gjithë Kosovën janë shuar./ albinfo.ch/ KultPlus.com
Edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në qytetin italian të Venecias është vendosur të fillojë sërish, edhe këtë vit, nën kushtet e COVID-19.
“Kontrollet janë sërish të nevojshme dhe biletat do të duhet të rezervohen paraprakisht në internet”, shpjegoi presidenti i Bienales së Venecias, Roberto Cicutto.
Gjithashtu, disa shfaqje do të anulohen, për shkak të kufizimeve në kohë. Sipas drejtorit të kinemasë së Bienales, Alberto Barbera, pandemia e COVID-19 duket se ka sjellë më shumë krijimtari.
“Cilësia e filmave është përgjithësisht mesatarisht më e lartë këtë vit, sikur pandemia të ketë stimuluar krijimtarinë e të gjithëve”, tha Barbera. Sipas tij, këtë vit, në Bienale përfaqësohen një total prej 59 vendesh.
Në të marrin pjesë pesë regjisore, tre më pak se në vitin 2020. Festivali i filmit zhvillohet nga 1-11 shtator. Konkursi i këtij viti hapet me “Madres Paralelas”, nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar./ balkanweb/ KultPlus.com
Donjeta Sadiku është rrahur nga britanikja Caroline Dubois në debutimin e saj në Lojërat Olimpike në boks të martën në Tokio.
Sadiku nuk mundi t’i bëjë ballë kampiones olimpike për të rinj në kategorinë e lehtë.
Ajo ishte boksierja e parë nga Kosova, vajzë apo mashkull, që garon në Lojëra Olimpike në sportin e boksit.
22-vjeçarja ishte njëra prej gjashtë garueseve nga Kosova që morën pjesë në Olimpiadë përmes ftesës.
Boksieria nga Gollaku e humbi meçin ndaj Dubois me pikë. Lufta zgjati tri runde dhe britanikja i fitoi që të trija, duke e mbizotëruar kosovaren.
Sadiku iu bashkohet Majlinda Kelmendit, Akil Gjakovës, Eda Zeqirit dhe Drilon Ibrahimit në mesin e garuesve kosovarë që nuk ia dolën të fitojnë medalje në Tokio.
Por Kosova do të kthehet nga Japonia me të paktën dy medalje të arta, falë Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës që i fituan ato në kategoritë e tyre përkatëse në xhudo.
Ndërkohë, numri i medaljeve mund të rrihet për Kosovën, pasi ajo i ka edhe katër atletë në garë në Tokio.
Olti Kondirolli do të garojë sot në not, ndërsa Musa Hajdari, Loriana Kuka dhe Egzon Shala do të garojnë në ditët në vijim. /gazeta express/ KultPlus.com
“The Power of the Dog” e Jane Campion, “Parallel Mothers” e Pedro Almodovar dhe Kristen Stewart si Lady Diana në “Spencer” janë ndër titujt që garojnë për çmimin kryesor në festivalin e filmit të Venecias të këtij viti, i cili zhvillohet 1-11 shtator . Festivali më i vjetër i filmit në botë, i konsideruar si një vitrinë për ata që pretendojnë çmimin Oskar, shpreson të mirëpresë të famshmit e Hollywood-it këtë vit pas një edicioni të përshkallëzuar të vitit 2020, transmeton KultPlus.
Regjisori nga Zelanda e Re, Campion, i njohur për “The Piano”, do të paraqesë dramën e tij me protagonist Benedict Cumberbatch si një pronar sadist i një ferme që fillon një fushatë kundër një vejushë të re, interpretuar nga Kirsten Dunst, në Montanën e viteve 1920. Një prodhim i Netflix, “The power of the Dog” ishte ftuar të shfaqej jashtë konkurrencës në festivalin e Filmit në Kanë, por zgjodhi Venecian, e cila ndryshe nga festivali francez nuk kërkon një shfaqje teatrale për filmat që garojnë për çmimin e lartë.
Almodovar i Spanjës ribashkohet me aktoren e tij të preferuar, Penelope Cruz, në “Parallel mothers”, ndërsa “Spencer”, nga regjisori kilian Pablo Larrain, përqendron filmin në një fundjavë në fillim të viteve 1990 kur Diana vendosi të ndahej nga Princi Charles. Këta janë në mesin e 21 filmave që garojnë për çmimin kryesor, që përfshijnë edhe debutimin e Maggie Gyllenhaal si regjisore e ” The Lost Daughter “, bazuar në një roman të Elena Ferrante dhe ” The Hand of God ” nga Paolo Sorrentino – një nga pesë titujt italianë që kërkojnë të marrin çmimin e Luanit të Artë./KultPlus.com