Flakadani i ‘Flakës së Janarit’ do të vazhdojë të ndizet, Gjilani në bashkëpunim me MKRS

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe sekretari i përhershëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Bislim Bislimi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2022”.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e ka falënderuar MKRS-në për mbështetjen e këtij Manifestimi, i cili nëpërmjet vlerave kulturore, nderon dëshmorët e heronjtë e kombit.

“Sot kam nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Sekretarin e MKRS-së për bashkëfinancim të manifestimit “Flaka e Janarit 2022”. Në këtë edicion shënohet 40-vjetori i “Flakës së Janarit” si dhe i rënies së Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës. Rëndësia e kësaj ngjarje tejkalon qytetin e Gjilanit e shtetin e Kosovës. Ai është mbarëkombëtar. Flakadani i Flakës së Janarit, i Kadriut, Jusufit e Bardhoshit sikur tash e 40 vite, do vazhdojë prapë të ndizet!”, ka thënë kryetari Hyseni.

Manifestimi “Flaka e Janarit 2022” i cili mbështetet në katër shtylla, artin pamor, artin letrar, artin skenik dhe artin muzikor, nis më 11 janar me ndezjen e flakadanëve, ndërkaq përfundon më 31 janar me festivalin e muzikës popullore “Fest Flaka”.

Manifestimi mbarkombëtar i kulturës “Flaka e Janarit” u themelua më 18.01.1992, në 10-vjetorin e shënimit të rënies së heronjve Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, ndërkaq konsiderohet si Manifestimi më unik dhe i vetmi i këtij lloji në trevat e Ballkanit. /KultPlus.com

Pablo Picasso dhe gratë, ana e errët e artistit të madh

Më 25 tetor 1881, lindi Pablo Picasso, një nga artistët më të mëdhenj të historisë, themeluesi i kubizmit. Ai hapi studion e tij të parë në moshën 16-vjeçare dhe vdiq në moshën 92-vjeçare, duke lënë rreth pesëmbëdhjetë mijë vepra, përfshirë piktura, vizatime, skica, qeramikë. Fiksimi i tij – përveç artit – ishin femrat, burimi i krijimtarisë së tij.

“Për mua, ekzistojnë vetëm dy lloje të grave: perëndesha dhe lecka”, tha Pablo Picasso. Burri që i donte gratë, ose ndoshta i urrente ato. Në moshën 85-vjeçare, në një intervistë të rrallë televizive, ai tha: “E vetmja gjë që ka rëndësi për mua është dashuria”.

Gjatë gjithë ekzistencës së tij, eksperimentimi i shkëlqyer artistik i piktorit që simbolizon shekullin e njëzetë, shkon paralelisht me udhëtimin e bërë në kufijtë ekstremë të universit femëror. Gruaja, dashnorja, partnerja, frymëzuesja, gruaja për t’u përdorur, intelektualja, muza, modelja. Gratë në zemër të imagjinatës së tij, nga periudha blu dhe rozë deri te kubizmi, nga përvoja e Guernicës te qindra vizatime dhe skica, por edhe gra me të cilat u martua, i tradhtoi, i la, i çmendi.

Gratë me të cilat ai pati përvojat e para seksuale përmes shtëpive publike kur ishte 13 vjeç, së bashku me të atin. Femra të tërhequra nga gjenialiteti i tij, të joshura nga sytë e tij të ndezur nga pasioni. Gratë që kur ishte fëmijë ishin në qendër të një ekzistence unike: doña Maria, nëna që ai adhuronte dhe nga e cila mori mbiemrin, tezja Pepa, motrat Lola dhe Conchita.

“Ndjeshmëria e Picasso-s ndaj grave varionte nga butësia ekstreme në njërën anë deri tek urrejtja e dhunshme në tjetrën. Rruga e mesme ishte e pamundur, nëse jo e egër”, shkroi Patrick O’Brian, një nga biografët e tij.

“Pas Pikasos vetëm Zoti”, tha Dora Maar, një nga perëndeshat e shumta të tradhtuara, e paaftë për të pranuar botën pa të. Edhe ajo, si gjithë të tjerët, është viktima e një ndërthurjeje fatale të trupit dhe shpirtit, mishit të gjallë dhe përfaqësimit në imazh, të rrëmbyer nga një forcë jetike, e cila më pas shndërrohet në të kundërtën e saj. Artisti i madh andaluzian joshi, por nuk ia lejoi vetes, të shihte të tjerët të shndërroheshin në të varur nga Pikaso.

Në vitin 1881, kur u transferua në Paris në moshën 19-vjeçare, talenti i tij ishte i padiskutueshëm, por gjithashtu edhe oreksi i tij i pangopur seksual. Pasioni i tij i parë i vërtetë ishte për modelen Fernande Olivier. Ishte viti 1904, të dy ishin 23 vjeç. Ai i dashuruar marrëzisht nuk donte që ajo të pozonte për të tjerët. Ishin tetë vite intensive, por të mjaftueshme për të shteruar shtytjen erotike të Pikasos, i cili e braktisi papritur të dashurën e tij të parë në vitin 1912. Një histori, ajo e Fernandes, e cila vdiq në vitin 1966 e varfër dhe e vetme, është një ogur i asaj që do të ndodhë në vijim, nga ato që iu afruan shumë piktorit. Por për cilën muzë e la Pikaso modelen? E dashura e re quhej Marcelle Humbert, por ai e quajti atë Evë dhe për artistin ajo ishte perëndeshë e dashurisë.

“Bota fillon tani dhe ti je Eva”, tha ai. Ajo e frymëzoi atë me një seri pikturash që shënuan një kthim në ngjyra të ndritshme, në pointilizëm. “J’aime Eva”, “Ma jolie”, gjejmë të shkruara në shumë prej veprave të tij, sikur të ishte një tatuazh dashurie: një pasion i dëshpëruar dhe i shkurtër, që kur Marcelle vdiq nga tuberkulozi në 1915.

Për Pikason humbja ishte e madhe. Por ndërsa Lufta e Parë Botërore po përparonte në Evropë dhe artisti po punonte në skenografinë e Paradës me muzikantin Erik Satie dhe shkrimtarin Jean Cocteau, për kompaninë “Ballets russes” nga Sergej Djagilev, gjatë një qëndrimi në Romë ai u mahnit nga balerina Olga Khokhlova. Ishte viti 1917. Rusja e ndoqi në Barcelonë dhe më pas në Paris, ai u martua me të vitin e ardhshëm në prani të Guillaume Apollinaire dhe Cocteau. Në një kohë kur arti i tij luhatet midis natyralizmit dhe kubizmit, ai pikturoi “Portreti i Olgës në një kolltuk”. Një martesë që nuk ishte në gjendje të frenonte vrullshmërinë e saj: instinkti erotik u sublimua duke krijuar qindra vizatime grash lakmitare, të rrethuara nga simbole falike apo figura groteske të organeve gjenitale femërore.

Në vitin 1921 lindi Paulo, djali i parë i Pikasos, i përfaqësuar në krahët e nënës së tij në veprat simbolike të pikturës moderne. Dhe ndoshta atëherë Picasso ishte shumë i matur në lidhje me punët e tij dashurore, por teksa shëtiste nëpër bulevard, artisti pa një pamje të re. Ishte Marie-Thérèse Walter, një vazjë e mitur bionde, me sy blu.

“Unë jam Picasso, do të doja të të pikturoja një portret”, i tha ai. Për vajzën, e cila jetonte me nënën e saj dhe nuk e kishte njohur kurrë të atin, transferimi me atë burrë tridhjetë vjet më të madh se ajo ishte i menjëhershëm.

Marie-Thérèse, dashnorja-fëmijë, e portretizuar në piktura të tilla si “Brenda me një vajzë që vizaton”, i riktheu piktorit energjinë e humbur. Picasso filloi të përjetonte një rigjenerim të jashtëzakonshëm të stilit që e çoi në simbolikën e minotaurit dhe krijimin e Guernicës. Marie-Thérèse, e cila pranoi të jetonte në hije pa ndërhyrë në jetën e të dashurit të saj, ishte perfekte për Picasso-n. Por kur ajo i tha se ishte në pritje të një fëmije dhe Olga e mori vesh, nisi ferri. Gruaja e tërhoqi zvarrë piktorin në gjyq dhe ia vulosën të gjitha pronat në emër të saj, përfshirë bojërat, penelat dhe pikturat në punim e sipër.

“Sa herë që ndërroj femrat, duhet ta djeg të parën. Kështu që unë do t’i hiqja qafe dhe nuk do të ishin të gjithë aty për të komplikuar ekzistencën time. Kjo ndoshta do të më rikthente edhe rininë. Gruaja vritet dhe e kaluara që ajo përfaqëson, fshihet”, tha Picasso. Fjalë profetike. Olga, e cila e kishte bërë të jetonte atë që ai e quajti “koha më e keqe e jetës së tij”, vdiq e çmendur 20 vjet më vonë. Edhe Walter nuk kaloi më mirë. Në fakt Pikaso, të cilit Maya e vogël i lindi në 1935, nuk u ngop kurrë.

Në vitin 1936, një grua tjetër i ndryshoi jetën. Ishte Dora Maar, 29 vjeç. Ai e takoi atë në një kafene në Paris. E shkurtër, me kurba, brune, sy blu, ajo ishte e kundërta e Marie-Thérèse dhe përfaqësonte sfidën intelektuale që kërkonte Picasso. Fotografe, elegante, e kulturuar, e pavarur, ajo ishte vajza e një arkitekti kroat, që kishte jetuar në Argjentinë dhe fliste spanjisht. Pa ndërprerë lidhjen me Walter-in, për të cilën ai  gjeti hapësirën për të enjten dhe të dielën edhe për të parë vajzën e tij, Picasso filloi lidhjen me Dorën.

Një histori që zgjati 7 vjet në të cilën artisti gjithmonë e vinte përballë me Marie-Thérèse, duke i detyruar të dy gratë të darkonin së bashku. Ose i ka çmendur nga xhelozia duke i portretizuar në të njëjtën pozë, deri në përplasje fizike. “Vetëm unë e di se çfarë është ai. Është një instrument vdekjeje. Nuk është burrë, është sëmundje”, tha më vonë Dora, e cila në atë kohë u bë subjekti kryesor femëror i pikturave të tij.

Ndërkohë, i tronditur nga Lufta Civile Spanjolle, në vitin 1937 Picasso kishte pikturuar Guernicën, telajon që denonconte masakrën e civilëve në qytetin bask pas bombardimeve ajrore gjermane. Dhe Dora ishte aty, duke fotografuar fazat e veprës në një seri fotosh që janë bërë legjendare. Megjithatë, pak pasi ai e bindi atë të braktiste fotografinë dhe të rifillonte pikturën, duke e detyruar atë të vuante kritikat e tij shkatërruese. Por fati po përgatiste një hakmarrje për Pikason mizor.

Një tjetër grua që shenjoi jetën e tij quhej Françoise Gilot. Një nxënëse e një mikut të tij piktor kur e takoi, në vitin 1944, ai ishte 63 vjeç dhe ajo 22. Ata e gjetën veten të ngatërruar në një dashuri që për Picasson-n përfaqësonte një rinovim të ngarkesës sensuale. Françoise i lindi dy fëmijë të tjerë: Claude (1947) dhe Paloma (1949). Në pikturat e kësaj periudhe u kthyen temat e nënës me fëmijën. Por edhe me Françoise mekanizmi i vëmendjes së pakufishme dhe mizorisë së pashoqe u riaktivizua: kur ishte shtatzënë, Picasso e adhuroi, e refuzoi pas shtatzënive. Tejet xheloz, ai donte që ajo të vishej në mënyrë monastike, duke ndërthurur marrëdhëniet me të tjerët.

“Gratë vinin e shkonin në jetën e tij si xixëllonja të tërhequr nga një fener; i shikonte në telajo, i përdorte seksualisht dhe kur lodhej i hidhte”, tha Françoise, tashmë njëqindvjeçare. Paloma ishte 4 vjeç kur Gilot bëri një gjest të paprecedentë. Ajo u largua nga Picasso, duke i thënë gjithashtu se e urrente pikturën e tij. Nga inati i fiku një cigare në faqe dhe u përpoq ta bindte të qëndronte. Por Françoise nuk u dorëzua dhe u lirua duke u martuar me një tjetër dhe duke botuar Vita con Picasso, librin për të cilin piktori e çoi në gjykatë.

Në moshën 70-vjeçare, gratë nuk ishin një kapitull i mbyllur për Picasso-n. Ai iu afrua atyre, edhe kur ato ishin shumë të reja. Takimi me perëndeshën e fundit u zhvillua në vitin 1954 në rivierën franceze, ku ajo kishte jetuar prej vitesh midis Antibes, Mougins dhe Vallauris, duke krijuar qeramikë. Dashuri me shikim të parë mes vazove me 28-vjeçaren e divorcuar Jacqueline Roque. Për të ai bleu një kështjellë përrallash në Vallauris. Ai u martua me të në vitin 1961, pas vdekjes së Olgës më 1955, nga e cila nuk ishte divorcuar kurrë.

“I pabesi i pashërueshëm”, Pikaso kishte marrëdhënie të tjera. Por Jacqueline kurrë nuk e la atë dhe artistja kaloi periudhën më paqësore të jetës së saj me të. Kur vdiq më 8 prill 1973 në Mougins, sikur ajo që kishte mbjellë në jetë vazhdonte të prodhonte fruta të helmuara. Në vitin 1975, djali i tij Paulo vret veten. Në 1977 Marie-Thérèse u vetëvar. Në vitin 1986, Jacqueline bëri vetëvrasje me një të shtënë pistolete. Dora, e cila kishte bërë trajtime psikoanalitike, elektroshok, konvertime fetare, vdiq e vetme në vitin 1997, e harruar nga bota, por besnike e një pakti me veten: “Të gjithë menduan se do të vrisja veten pas braktisjes së tij. Pikaso gjithashtu. Arsyeja kryesore për të mos e bërë këtë ishte për t’i hequr atij këtë kënaqësi”. /a2news/ KultPlus.com

Njerëz që kanë ricikluara sende ‘të harruara’ dhe i shndërruan në art (FOTO)

Kur frymëzimi, e bukura dhe arti bëhen bashkë nuk ka limite në mrekulli që mund të krijojnë duart e njeriut. Mund të transformojnë gjënë më të vjetër dhe në sy më të parëndësishme në një mrekulli të vërtet!

Në fotot e më poshtë do të shohim se si një piano, një thikë plastike apo një vazo e thyer mund të shndërrohet në një aksesor të bukur për shtëpinë tuaj.

 Një divan i krijuar nga një vaskë e vjetër

Ja si me një piano të vjetër mund të krijoni një bibliotekë magjike

Një kitare e krijuar me skateboarde

Një patë e lezetshme e krijuar nga thika plastike

Ja çfarë mund të krijoni me një vazo të thyer

Një akuarium i krijuar nga një tv i vjetër. / KultPlus.com

Kush vendos se çfarë kuptimi ka arti?

Nga Hayley Levitt

“Ti shkruan rreth luleve të mia a thua se unë mendoj dhe shikoj se çfarë mendon dhe shikon ti… po ja që nuk është kështu.” – Georgia O’Keeffe.

Përfytyroni sikur ju dhe një miku juaj jeni duke shëtitur nëpër një ekspozitë arti dhe një pikturë e mrekullueshme kap vëmendjen tuaj. E kuqja vibrante për ju shfaqet si simboli i dashurisë, por miku juaj është i bindur se ajo është simboli i luftës. Dhe aty ku ju shikoni yjet në një qiell romantik, miku juaj shikon ngrohjen globale, duke përfshirë edhe ndotësit. Për të zgjidhur debatin, ju ktheheni nga interneti, ku lexoni se piktura është një replikë e një projekti arti të një artisti avangard: E kuqja ka qenë ngjyra e saj e preferuar dhe pikat e argjendta janë xixëllonja. Ti tani i di me saktësi qëllimet që kanë çuar në krijimin e kësaj vepre arti.

A mos është gabim që ju e shijuat atë si diçka që nuk ishte në vetvete qëllimi i artistit? A e shijoni ju atë më pak tani që e dini të vërtetën? Sa shumë e prek qëllimi i artistit interpretimin tuaj për atë pikturë?

Kjo është një pyetje e cila është hedhur vërdallë nga filozofët dhe kritikët e artit për dekada, por pa arritur në asnjë konsensus. Në mesin e shekullit të XX-të, kritiku letrar W. K. Wimsatt dhe filozofi Monroe Beardsley kanë argumentuar se qëllimi artistik është i parëndësishëm. Ata e quajtën këtë gjë ‘Falsitet i qëllimshëm’: besimi se vlerësimi i qëllimeve të artistit është keqorientues. Argument i tyre ishte i dyfishtë..

Së pari, artistët që ne studiojmë nuk jetojnë më; ata nuk i kanë regjistruar kurrë qëllimet e tyre ose thjesht janë të padisponueshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth punës së tyre.

E dyta, edhe nëse do të kishim një bollëk me informacion relevant, Wimsatt dhe Beardsley besonin se ky informacion do të na shpërqendronte nga cilësitë e vetë veprës. Ata e krahasonin artin me një ëmbëlsirë: Kur shijoni një puding, qëllimet e shefit nuk e prekin faktin nëse ju e pëlqeni shijen e tij apo pamjen. Ajo që ka rëndësi, kanë thënë ata, është që pudingu ‘funksionon.’ Sigurisht që ajo që ‘funksionon’ për një person mund të mos ‘funksionojë’ për një tjetër.

Dhe, duke qenë se interpretime të ndryshme janë tërheqëse për njerëz të ndryshëm, pikat e argjendta në pikturën tonë mund të interpretohen shumë mirë edhe si xixëllonja, yje apo si ndotës. Sipas logjikës së Wimsatt-it dhe të Beardsley-it, interpretimi i artistit për vet punën e tij është thjesht njëra mes shumë mundësive të tjera barazisht të mundshme.

Nëse mendoni se kjo është diçka problematike, mund të jeni më shumë në të njëjtën linjë me Steven Knapp-in dhe Talter Benn Michaelsin, dy teoricienë letrarë të cilët e kanë refuzuar ‘Falsitetin e qëllimshëm’. Ata kanë argumentuar se kuptimi që ka pasur për qëllim artisti nuk ka qenë thjesht vetëm një interpretim i mundshëm, por i vetmi interpretim i mundshëm. Për shembull, supozoni se ju jeni duke ecur në një plazh dhe rastisni në një seri shenjash në rërë të cilat shprehin vargun e një poezie. Knapp-i dhe Micheals-i besonin se poema do ta humbiste të gjithë kuptimin nëse ju do të zbulonit se këto shenja nuk janë vepra e një qenieje njerëzore, por një koincidencë e çuditshme e prodhuar nga dallgët. Ata besonin se një krijues i qëllimshëm është ajo që e bën poemën subjekt ndaj kuptimit tonë.

Mendimtarë të tjerë avokojnë për një vijë të mesme, duke sugjeruar se qëllimi është vetëm një pjesë e një gjëegjëze më të madhe. Filozofi bashkëkohor Noel Caroll e mori këtë shembull, duke argumentuar se qëllimet e artistit janë të rëndësishme për audiencat e tyre, në të njëjtën mënyrë si qëllimet e një folësi janë të rëndësishme për personin tjetër me të cilin ata janë duke bashkëbiseduar. Për të kuptuar se si funksionojnë qëllimet në një bashkëbisedim, Caroll thoshte që, të përfytyronim dikë që mbante një cigare dhe që kërkonte një shkrepëse. Ju përgjigjeni duke i dhënë atyre një çakmak, duke hamendësuar që qëllimi i tyre është që të ndezin cigaren. Fjalët që ata kanë përdorur për të bërë pyetjen janë të rëndësishme, por qëllimet pas pyetjes diktojnë kuptimin tuaj dhe përfundimisht, edhe përgjigjen tuaj.

Pra, drejt cili skeptër prej këtyre qëllimeve keni ju tendencën që të anoni? A mos vallë, ashtu siç besonin Wimsatt dhe Beardsley se kur kemi të bëjmë me artin, provën duhet ta gjejmë tek pudingu? Apo ju mendoni se planet dhe motivacionet e artistit për punën e tyre e prekin kuptimin e veprës?

Interpretimi artistik është një rrjetë komplekse e cila me shumë mundësi nuk do të ofrojë kurrë një përgjigje përfundimtare. /Palimpsest/ KultPlus.com

Arti si armë për luftimin e racizmit

Jo rrallëherë arti ka qenë “armë” përmes së cilës artistët kanë “luftuar” stereotipat kulturorë dhe profesionalë.

Kolektivisht, organet e tyre të punës nuk duhet të shihen vetëm si një rrëfim i përvojës afrikano-amerikane të kohës së tyre, por edhe si një shprehje e fuqishme e protestës kulturore.

CBC rendit 10 artistë vizual që kanë thyer barrierat, dhe kanë lënë një trashëgimi të qëndrueshme në historinë amerikane.

Jean-Michel Basquiat, piktor

Para se Jean-Michel Basquiat të bëhej një piktor neoekspresionist me famë botërore, ai po shënjonte trenat e metrosë me emrin e artistit mbishkrues “SAMO”. Për të siguruar jetesën, ai shiti veshje dhe kartolina që shfaqnin artin e tij në rrugë.

Pasi arti i tij u paraqit në një ekspozitë në grup, njerëzit filluan t’i japin vëmendje. Nga atje karriera e pikturës së Basquiat mori hov, e cila përfshinte punime që shfaqnin motivin e tij të kurorës, dhe një festë e fuqisë së zezë. Ai gjithashtu përdori dy ndarjet shoqërore, tekstin dhe imazhet e përvetësuara dhe përfshiu elementë historikë në pikturat e tij, për të shprehur kritikat bashkëkohore.

Duke filluar nga mesi i viteve 1980, ai filloi të bashkëpunonte me të tjerët si Andy Warhol dhe brenda një kohe të shkurtër, një origjinal i Basquiat po shitej për 50 000 dollarë copa. Por përderisa fama e tij e çoi në lartësi të reja, ashtu u rrit edhe varësia e tij ndaj drogës. Në moshën 27 vjeç, ai vdiq nga përdorimi i tepruar heroinës.

 James Van Der Zee, fotograf

Lindur në 1886 në Massachusetts, James Van Der Zee shkoi në Harlem, New York, si një fotograf i famshëm.

Duke bërë kryesisht portrete shtëpie në një ambient komercial të studios, Van Der Zee u shërbeu bashkëqytetarëve të tij duke i fotografuar për dasma, si dhe portrete ekipore, familjare dhe funerale. Ai gjithashtu kapi figurat e famshme afro-amerikane si Bill “Bojangles” Robinson, Florence Mills, Marcus Garvey dhe Adam Clayton Powell Jr.

Pasi pësoi vështirësi financiare duke filluar rreth viteve 1950, Van Der Zee përjetoi një valë të dytë të popullaritetit kur Muzeu Metropolitan i Artit organizoi një ekspozitë fotografike, Harlem mbi mendjen time, e cila paraqiti veprat e tij.

Ai përfundimisht u ngrit përsëri në këmbë dhe u bë një fotograf i kërkuar edhe një herë, duke bashkëpunuar me Jean-Michel Basquiat, Cicely Tyson dhe Lou Rawls.

Para vdekjes së tij në 1983, Van Der Zee themeloi institutin e tij dhe iu dha Çmimi Living Legacy nga presidenti Jimmy Carter.

Augusta Savage, skulptor

Kur Augusta Savage ishte një vajzë e vogël, ajo përdori baltën e gjetur natyrshëm në shtëpinë e saj të lindjes në Green Cove Springs, Florida, për të formuar figura të vogla.

Pavarësisht se babai i saj insistoi për ta parandaluar atë nga skulptura, Savage vazhdoi të ndiqte lumturinë e saj dhe në 1915, ajo fitoi një çmim për skulpturat e saj në një panair të qarkut. E inkurajuar nga mbikëqyrësi i panairit për të studiuar art, Savage vazhdoi të punonte për ëndrrën e saj.

Savage u zhvendos në New York në vitet 1920 dhe studioi art në Cooper Union. Pasi shkëlqeu në studimet e saj, ajo u diplomua herët dhe aplikoi për një program veror në Francë. Ajo luftoi kundër vendimit të komitetit, duke kontaktuar gazetat lokale për të hedhur dritë mbi diskriminimin. Me gjithë protestat e saj, ajo nuk u lejua të hynte në programin veror.

Por Savage në fund të fundit do të kishte fjalën e fundit. Mundësitë filluan të hapeshin dhe së shpejti ajo u bë një nga artistet më të shquara të Rilindjes Harlem. Bustet e saj të Marcus Garvey, W.E.B. Du Bois, dhe një pjesërisht i bazuar në nipin e saj, të cilin ajo e titulloi Gamin, e rritën reputacionin e saj. Ajo do të fitonte bursa të shumta në vitet e ardhshme, të cilat më në fund i hapën dyert për të studiuar dhe udhëtuar jashtë vendit. Punime të tjera për përcaktimin e karrierës përfshijnë “The Harp”, të gjatë 16 metra, e cila u paraqit në Panairin Botëror të New York-ut në 1939 dhe “The Pugilist” në 1942.

Savage kaloi pjesën tjetër të karrierës së saj duke ndihmuar komunitetin e saj. Ajo përkrahu në mënyrë aktive brezin e ardhshëm të artistëve afro-amerikan, dhe u vlerësua për themelimin e Shoqatës Kombëtare të Grave Piktorë dhe Skulptorë, Sporti i Artistëve të Harlem, dhe për të shërbyer si drejtor i WPA’s Qendra Komunitare Harlem.

Gordon Parks, fotograf dhe drejtor

Në vitin 1912, Gordon Parks lindi në një qytet të varfër dhe të veçuar të Kansasit. Pasi shoshiti një revistë dhe pa fotot e punëtorëve migrantë, Parks bleu kamerën e tij të parë në moshën 25 vjeçare, duke mos e ditur që pas disa viteve do të bëhej ndër më të mëdhenjtë në këtë profesion.

Duke kapur imazhe të jetës së brendshme të qytetit në Çikago, në 1941 Parks fitoi një bursë të sponsorizuar nga Administrata e Sigurisë së Farm (FSA), e cila po dokumentonte kushtet shoqërore në Amerikë. Ai prodhoi disa nga veprat e tij më të qëndrueshme atje, duke përshkruar se si racizmi ndikoi në çështjet sociale dhe ekonomike. Rreth të njëjtës kohë, ai filloi punën e pavarur për Vogue, duke hyrë në botën e fotografisë magjepsëse dhe duke prodhuar një stil të veçantë të pozave të orientuara nga veprimet e modeleve dhe veshjeve të tyre.

Në vitin 1948 eseja fotografike e Parks për jetën e një udhëheqësi të një bande Harlem e çoi atë në një pozicion stafi në revistën LIFE, revista fotografike e spikatur në vend. Për 20 vitet e ardhshme, ai kapi një sërë imazhesh në një mori zhanresh, duke përfshirë portrete të famshme të aktivistëve të të Drejtave Civile, si Muhamed Ali, Malcolm X dhe Stokely Carmichael.

Por Parks nuk ishte i interesuar të kufizonte talentet e tij; ai e zgjeroi lentën e tij në Hollywood, dhe u bë regjisori i parë afro-amerikan i një filmi kryesor, The Learning Tree (1969), një përshtatje e autobiografisë së tij të cilën ai e shkroi në 1962.

 Jacob Lawrence, piktor

I rritur në Harlem, Jacob Lawrence u rrit duke pëlqyer muzgun, dhe duke marrë pjesë në punëtori arti. Në vitin 1937 ai u regjistrua në Shkollën e Artistëve Amerikanë në Nju Jork me bursë dhe në kohën që u diplomua, ai tashmë kishte hartuar stilin e tij personal të modernizmit, duke përshkruar jetën e Afrikano-Amerikës me ngjyra të gjalla. Në moshën 25 vjeç, ai u bë i famshëm për serinë e tij të migracionit (1941), dhe pasi shërbeu në Luftën e Dytë Botërore, prodhoi Serinë e Luftës (1946), duke u bërë kështu si piktori më i famshëm afro-amerikan i shek. XX.

Pasi vuajti nga një periudhë depresioni në fund të viteve 1940, Lawrence pranoi një pozicion në Universitetin e Uashingtonit, ku do të jepte mësim për 15 vjet. Ai gjithashtu e kaloi kohën e tij duke punuar në piktura të porositura, dhe duke kontribuar në punë për organizata jofitimprurëse si Fondi i Mbrojtjes së Fëmijëve dhe NAACP.

Lorna Simpson, fotografe

E lindur në Brooklyn, New York, Lorna Simpson është një fotografe e njohur për eksplorimin e pyetjeve rreth racës, kulturës, gjinisë, identitetit dhe kujtesës, shpesh duke përdorur gratë afro-amerikane si tema të artit të saj.

Pasi u diplomua me një BFA në fotografi nga Shkolla e Arteve Pamore në New York, dhe një MPJ nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, Simpson ndërtoi karrierën e saj në mes të viteve 1980 me “foto-tekstet” e saj në shkallë të gjerë konceptuale (teksti mbivendosur në imazhe portrete). Në vitet ’90, ajo filloi të përfshinte imazhe me shumë panele duke marrë tema të takimeve seksuale publike, kështu ajo u bë gruaja e parë afro-amerikane që u paraqit në Bienalen e Venecias.

Në mijëvjeçarin e ri, Simpson iu drejtua instalimeve në formatin video për t’u shprehur në një mënyrë të re, freskuese. Përveç artit të saj duke u paraqitur në galeritë dhe muzetë në të gjithë botën, Muzeu Whitney në New York mbajti një retrospektivë 20-vjeçare të punës së saj në 2007.

Që atëherë, Simpson ka bashkëpunuar me reperin Common për të krijuar kopertinën e albumit të tij 2016 për Amerikën e afro-amerikane. Përsëri, dhe vitin e ardhshëm punoi me Vogue në një seri portretesh që shfaqnin gratë profesioniste dhe pasionin e tyre për artin. /biography.com/ KultPlus.com

Arti në shërbim të shkencës në shekullin XIX

Ekspozita “Origjina e botës” ju fton të zbuloni se si shkenca, kafshët, botanika apo biologjia frymëzuan artistët e shekullit XIX.

Në anijen e Muzeut të Orsayt, prania e elefantit Marguerite është intriguese.

Me më shumë se pesë muaj vonesë, kjo ekspozitë e jashtëzakonshme, fryt i tre viteve punë, hapet më në fund për publikun të mërkurën.

Ajo do të zgjasë deri më 18 korrik pas negociatave intensive me huadhënësit.

Ekspozita u realizua në bashkëpunim me ekipet shkencore të Muzeut të Historisë Natyrore.

Ai vijon nga ekspozitat e tjera tematike si “Modeli i Zi” vitin e kaluar, i cili hulumtoi një tjetër evolucion të madh të përfaqësimeve në art në shekullin e XIX.

Sa i përket “Modelit të Zi”, periudha e ruajtur është “shekulli i gjatë XIX”, deri në fund të luftës së 14-18.

Në mes të kësaj periudhe, u shfaq “Origjina e Specieve” (1859) nga Charles Darwin. Ky mendimtar kryesor i evolucionizmit do të dominojë në dëm të të tjerëve, të harruar padrejtësisht.

Tetëdhjetë vepra të mara hua pasuruan ekspozitën, me nëntitullin ndjellës: “shpikja e natyrës në shekullin XIX”. Kartelet e kapërcyer nga një siluetë elefanti vareshin posaçërisht në lartësinë e fëmijës.

Ekspozita rikrijon bashkëveprimet e shumëfishta midis shkencës dhe arteve në një kohë kur shkencëtarët imponojnë vizionin e tyre për botën, ndërsa rendi i vjetër i njohurive i bazuar në fe është duke u thyer./atsh / KultPlus.com

Arti i Agim Ramadanit

Ilir Muharremi, kritik i artit

I trishtë dhe i thellë është peneli i Agim Ramadanit i cili është ngjyer në magmën dhe vërshimin e trishtë të klithmës së lirisë dhe vuajtjet shekullore të këtij populli. Pikturat në frymën abstrakte sjellin përmbytje ngulmime plot ethe dhe pasione sidomos me ngjyrën e kuqe e cila të dehë me tërbimin dhe gostinë e zjarrit, me lumenjtë e gjakut. Një e kuqe e lehtë me tone dhe gjysmë tone, e përshkallëzuar e spërkatur nga dhimbja, aty këtu e vërshruar me njolla gjaku në tërë kompozicionin ku  pena e tij është ngjyer me gjak dhe lëshon vërshimin e vet si dëshmi të kufijëve. Ndoshta kjo ngjyrë prek simbolin e kthjelluar antik-historik gjithmonë të dyshuar nga armiqtë që turreshin me hov zjarmues.

Ngjyra e kuqe jetëson të gjitha të dëshirueshmet reale që dikur ishin vetëm përfytyrime. Zemra e Agimit e ndodhur mes territ, e prekur nga një shkëndi që ja mbulonte sythin e ofshamës, e ky zemërgur në pikturë nxori kompozcione klithmë-drite dhe vullnet pranvere, dhe ti gjithmonë soditë dhe lundron nëpër atë bukuri e cila edhe sot shumohet si çdo petale luleje.

Në vepra tjera vërejmë një blu të çelur të qiellit teksa lehtshëm duket sikur puth blunë e detit ose magjishëm ngjitet në shkallët e parajsës. Si në pkturat e Klod Monet, relaksohesh i tëri duke u ngopur me energji të dritës. Te Agimi bluja e hap kompozcionin, krijon thellësinë nxitë paqen, shpresën çliron ndjesinë e largësisë, distancës dhe perpsektivës. Pastërtia, ftohtësia e kësaj bluje qëndron rrëbeshëm përballë të verdhës, të kuqes, grisë, të bardhës dhe duket si një sakrificë. Ngjyrat nuk janë të ngopura me bojë, janë me një shtresë të hollë dhe duken si ilustrative.

Psikologjia e Agimit reflekton përmes këtij vërshimi ngjyror duke kthjellë një botë të trazuar, të trimëruar, të pastër, lojë kaosi, kontrast i qetësisë, mirëpo të gjitha janë të radhitura bukur dhe këtu shihet strategjia e kthjelltë e tij.

Biografia

Agim Ramadani (3 Maj 1963 – 11 Prill 1999) i njohur ndryshe me nofkën Katana, ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, gjegjësisht i Koshares. Lindi më 3 Maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dhe ra dëshmorë më 11 Prill 1999 në Koshare gjatë një luftimi fyt për fyt me forcat serbe. Mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij. Pas vdekjes, iu dha dekorata Hero i Kosovës. “Mu shterrshin syt nëse pushoj lirin tënde me ëndërrue, mallkue qoft gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”.

Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur “Zharret”, ai ra dëshmor heroikisht për të mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas Luftës së Kosovës në vitin 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën. / KultPlus.com

Ilir Muharremi

Arbër Selmani promovon ‘Kosova në 14 tregime kulturore – 2’, në ndihmë fëmijëve me autizëm

Fotografitë: Laura Hasani

Personazhë që kanë kontribuuar në artin kosovar, përkundër veprës shpesh i mbulon pluhuri i harresës, por për të dokumentuar personazhë të tillë përmes librit, po kujdeset autori Arbër Selmani.

14 tregime të rrëfyera nga personazhë të tillë me një mjeshtëri dhe gjallëri emocionale, por të shkruara me një thjeshtësi magjepsëse, Selmani i ka sjell mbrëmë përmes ciklin e dytë të librit ‘Kosova në 14 tregime kulturore’, promovimi i secilit ndodhi në Librarinë Dukagjini në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Libri përmbledhte gjithsej 14 intervista që në fokus kishin rrëfimin e karrierës dhe jetës së 14 personazheve si: Xhevat Syla, Mixha Ramë, Adelina Thaqi Meta, Agim Qena, Luan Hajra, Hana Cakuli, Lala Meredith-Vula, Naser Berisha, Rifat Kukaj, Bajram Bylykbashi, Malda Susuri, Zake Prelvukaj, Kenneth Andresen dhe Abdullah Konushevci. 

Ky promovim që rreth vetes kishte mbledhur shumë dashamir të fjalës së autorit, solli në vëmendje edhe kauzën e tij kryesore e që ishte mbështetja e fëmijëve me autizëm dhe shoqatës ‘Autizmi’ në Prishtinë, ku të gjitha mjetet e grumbulluara nga libri do të ju dedikohen atyre. Një iniciative kjo që është duartrokitur nga të gjithë e madje edhe ka frymëzuar edhe autorë të tjerë që të veprojnë njëjtë.

Ideja e autorit Arbër Selmani, ishte të krijojë një libër ku dokumentohet arti dhe kultura në Kosovë nga personazhë të ndryshëm dhe mosha të ndryshme. Personazhet në libër nuk barazohen, por ata janë një peshë e fushave të ndryshme të artit. Libri ka një format interesant sepse mund të prezantohet tek publiku si përfaqësim nga Kosova. 

Të pranishëm gjatë natës së mbrëmshme ishin edhe njerëz të cilët kanë kontribuar në artin dhe kulturën e Kosovës ndër vite, në një formë apo tjetër. E në mesin e tyre ishte edhe Xhevat Syla, njëri ndër personazhët e librit. Syla tregoi për KultPlus se përshtypjet e para të tij për idenë e librit ishin jashtëzakonisht të mira ku pastaj edhe pasoi zhvillimi i rrëfimeve në një bisedë mes Sylës dhe autorit i cili incizonte tregimet e rrëfyera në siluetën e atmosferës. 

Edhe pse vetë Syla gjithmonë bazohet në normën letrare, gjuhën letrare dhe shkruan në gjuhën standarde, megjithatë përjashtim ishin disa trajta të cilat janë shpalosur në dialektin gegë për qëllim të autencitetit të rrëfimit, prandaj veçantia e Arbërit, mahniti figurën e njohur Xhevat Syla, i cili në përfundim të tekstit ishte befasuar me përkujdesjen e madhe të Arbërit. Arsye e këtij befasimi ishte rrjedha e rrëfimit e cila morri kahje të lezetshme, të këndshme, të lirë dhe mjaft shoqëror. Syla iu drejta autorit “Mos qofsha në lëkurën tënde që të nxjerrësh tekstin nga ky rrëfim”.

Ndonëse vështirësitë nuk munguan për shkak të COVID-19, pasi pothuajse një viti angazhim, vjeshta solli realizmin e idesë që mbrëmë u kurorëzua me botimin e librit. Talenti, dëshira e madhe për librin dhe krijimtarinë lë prapa të gjitha pengesat e mundshme. Jeta është e pasur me një larmi shumëngjyrëshe dhe natyrisht njeriu ka çka të rrëfejë, prandaj ndoshta është edhe problem përzgjedhja e asaj se çka dëshiron të shprehësh. Por kjo përzgjedhje nuk ishte e vështirë për Arbër Selmanin i cili me një mjeshtëri dhe kujdes arriti në fundin e lumtur.

Në promovimin e këtyre tregimeve unike, Xhevat Syla nuk hezitoi që të thotë se arti është i pakufishëm, mundësitë e shprehjes ekzistojnë dhe nuk duhet që asnjëri të ngurrojë që të shfaq talentin, pavarësisht në cilën fushë i posedojnë ato. Po ashtu, ai sugjeron tendencën për perfeksionim, për të arritur synimin e dëshirave tona.

“Çka më la përshtypje është nocioni ‘tregime kulturore’, nocion ky i cili ndoshta del jashtë normave letrare dhe teorike por megjithatë e përgëzoj Arbërin për lirinë dhe guximin që ai t’i emërtojë ashtu sepse vërtetë ato edhe të tilla përjetohen. Ndjehem i nderuar që jam në mesin e gjithë personazheve të tjerë dhe që pata rastin të shpalosë diçka nga jeta ime, krijimtaria ime dhe mendimet e mia”, tha Syla për KultPlus.

Ndërsa, atmosfera letrare e cila shoqërohej me prezencën e aromave të librave, u përcoll edhe me përkujtimin e Agim Qenës, njëri ndër karikaturistët më të njohur kosovarë dhe autor i personazhit komik shumë të njohur “Tafë Kusuri”. E këtë përkujtim më së miri e shpalosi mbrëmë edhe motra e tij, aktorja e njohur Melihate Qena, e cila u shpreh për KultPlus se rrëfimi i botuar në këtë libër për Agim Qenën është një rrëfim i mirë, i ngrohtë, si pasojë e sinqeritetit të fëmijëve të Agim Qenës, të cilët me kujtimet dhe artin e thellë brenda tyre e shpalosin si mos më miri këtë tregim, gjithmonë duke vlerësuar qasjen objektive.

Kritikat nuk munguan as edhe për mungesën e respektit ndaj artistëve dhe artit në përgjithësi. Sipas Melihate Qenës, 20 vitet e fundit kanë qenë një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për artistët, ndonëse ajo beson që kjo mund të tejkalohet por me shumë vështirësi, gjë që s’duhej të ndodhte në një shtet të ri si Kosova i cili do të duhej të kishte një vizion më të gjerë sepse pa kulturë nuk ka as shtet, pa kulturë nuk ka as civilizim, pa kulturë njeriu nuk është njeri.

“Arti është vetë jeta, ku thellimi në botën e brendshme është padyshim një shpëtim”, përfundon Qena.

Pra, këto katërmbëdhjetë tregime dhe rrëfime përmbajnë njerëz të fateve të ndryshme, që shënuan dhe ende shënojnë kulturën dhe artin shqiptar, e përmes këtij libri do të mbesin dëshmi edhe për gjenerata e ardhshme.

Komentet pozitive nuk munguan as për shkrimtarin, Arbër Selmani, i cili deri më sot ka botuar dy libra. Ai gjithashtu është shumë i njohur edhe për poezitë e tij, e në veçanti për poezinë ‘Kur vdiq baba’, e cila deri më sot është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe ka marrë një shpërndarje të madhe në rrjetet sociale, e ku së fundmi është botuar edhe në revistën e njohur amerikane ‘Songs of Eretz Poetry Review’.

Selmani ka bërë të ditur për KultPlus se krahas kësaj ai do të bëjë edhe një përmbledhje të shkrimeve të tija letrare, pjesë e së cilës do të jetë edhe poezia ‘Kur vdiq baba’. Ndërkohë ai do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të botuar libra për të ndihmuar kauza të tjera, po njëlloj edhe si ajo e mbrëmshmja, mbështetja për fëmijët me autizëm.

Në mesin e falënderimeve autori për ndihmën e realizimit të librit falënderon Komunën e Prishtinës posaçërisht Adrian Berishën dhe Blerta Bashollin. Kurse në veçanti edhe gazetën KultPlus, ku u botuan fillimisht këto tregime.

Për të gjithë të interesuarit librin mund ta gjeni në librarinë Dukagjini, librarinë Buzuku, librarinë Artini – Toena, SOMA Book Station, Dit’ e nat’, KultPlus Caffe Gallery dhe Project Space (Shtatëmbëdhjetë). Po ashtu mund të blihet edhe nga shqiptarët në diasporë, me anë të platformës, Librariashqiptare.ch . Dërgimi bëhet në të gjithë Evropën. / KultPlus.com

Botiçeli, piktori i bukurisë ideale

Në qiellin e shndritshëm të rilindjes fiorentine, midis protagonistëve të padiskutueshëm ndodhet edhe Sandro Filipepi, i njohur si Botiçeli, interpretuesi më magjepsës i humanizmit toskan.

Madhështia e Botiçelit qëndron në stilin vërtet origjinal, që e zbulon veten, thuajse si në ëndërr, në kuptimin estetik inovativ. Stili i Botiçelit është i çuditshëm, shumë personal, që gjen korrespondencë vetëm në kontekstin sienez ose nordik, por që është e pamundur të dimë nëse ka pasur kontakte të drejtpërdrejta apo jo. Karakteristikat themelore të stilit të Sandro Botiçelit janë: kërkimi i një ekuilibri kompozicional harmonioz, ku zgjedh rëndom kompozimet e lira, ritmike; një kompozim i hijshëm dhe shumë i gjallë, me një linjë precize dhe valëzuese që modulon konturet e modeleve dhe i lehtëson ato. Linja është thelbësore për Botiçelin, pasi në tablotë e tij gjithçka bazohet në gjurmët dhe gjestet mëkatare të modelit. Format duken të lehta, pa peshë, madje duket se janë prerë nga këto portretizime të hijshme dhe emocionuese. Sfondet janë të cekëta, madje-madje ngjasojnë me mure vizatuara ose të qëndisura. Ngjyrat shpesh janë të ftohta dhe të panatyrshme – edhe këto janë abstrakte.

Piktura e Botiçelit është ajo e një bote imagjinare, e gjitha onirike, e cila jeton vetëm në imagjinatë dhe jo në realitet. Është plot referenca dhe kuptime intelektuale shumë komplekse, të lidhura me elitën kulturore Mediçis, të cilat edhe sot e kësaj dite vijojnë të jenë misterioze, madje gati të padeshifrueshme.

“Venusi i Botiçelit” – një nga kryeveprat e padiskutueshme të Sandro Botiçelit, e konsideruar si kulmi i përfaqësimit femëror, një homazh i feminitetit. Realizuar në harkun kohor trevjeçar (1482-14485), “Lindja e Venusit” u porosit te Botiçeli për vilën “Castello”, në pronësi të Mediçi, Popolani. Pëlhura e “Venusit” bashkëndan me një tjetër vepër të piktorit të njohur, “Pranvera”, jo vetëm karakteret ikonografike dhe alegorike, por edhe të njëjtën vendndodhje. Mbase këto dy piktura ishin pjesë e të njëjtit cikël, i cili, së bashku me “Pallade e il centauro” (“Palada dhe centauri”), plotësojnë triptikun me temë mitologjike. Realizimi i ciklit do të vendoset në prag të qëndrimit të piktorit fiorentin në Romë, madje ka studime të ndryshme për temat e trajtuara nga Botiçelli, siç janë tre shembujt e venusit: njëri në Gemäldegalerie në Berlin, një tjetër në “Galleria Sabauda” në Torino dhe e treta është në një koleksion privat në Gjenevë. Edhe pse emërtimi mund të jetë mashtrues, vepra rrëfen jo lindjen e perëndeshës klasike, por zbritjen e saj në ishullin e Qipros, e shtyrë nga bashkimi i erërave të Zefirit që përqafon nimfën Clori (nganjëherë identifikohet si era Bora ose Aura). Në breg, për të mirëpritur perëndeshën, është një nga Orët, nimfat që përfaqësojnë alternimin e stinëve, që i shtrin një mantel të çmuar me zbukurime lulesh.

Ikonë bukurie

Botiçeli e merr frymëzimin nga referencat e famshme klasike, të tilla si “Venere Anadiomene”, një statujë që me siguri e pa pasi tashmë ishte në pronësi të Mediçis. Fytyra e perëndeshës është frymëzuar nga muza e Botiçelit, Simoneta Vespuçi, e konsideruar nga Firence e asaj epoke si gruaja më e bukur e lindur ndonjëherë. Sidoqoftë, që nga krijimi, vepra është konsideruar si një nga përfaqësimet më të larta të skemave të përfaqësimit të femrave. Afërdita është bërë një simbol jo vetëm i Firences mediçiniane, por një nga veprat më të famshme të artit të Rilindjes në botë.

Filozofia neoplatonike përshkon tërë paraqitjen alegorike, në të cilën Afërdita me bukurinë e saj trupore përfaqëson përsosmërinë dhe pastërtinë e shpirtit. Ajo përfaqëson dashurinë si energjinë dhe forcën lëvizëse të Natyrës. Puna përqendrohet në një alegori neoplatonike të bazuar në konceptin e dashurisë si energji jetëdhënëse, si forca lëvizëse e natyrës. / Konica.al / KultPlus.com

91-vjeçarja që shndërroi fshatin e saj në Galeri Arti (FOTO)

Arti gjithmonë ka mahnitur njerëzimin, pasi artisti ka ditur gjithmonë të shfaqë kreativitetin në mënyra të ndryshme e të veçanta, shkruan KultPlus.

Kohët e fundit, në rrjete sociale ka qarkulluar gjithandej arti i Agnes Kasparkovas, një 91-vjeçare çeke, e cila një fshat të vogël e ka shndërruar në Galeri Arti.

Kasparkova ka zgjedhur ngjyrën e kaltër për të zbukuruar muret e shtëpive të këtij fshati.

Më poshtë përmes fotove mund të shihni artin e 91-vjeçares. / KultPlus.com

Si e shkroi arti historinë e fatkeqësive të mëdha, që nga Murtaja e Zezë e deri te Covid-19

Si i kanë portretizuar artistët epidemitë gjatë shekujve, dhe për çfarë mund të na tregojnë veprat artistike, atëherë dhe tani? Emily Kasriel eksploron artin e murtajës nga “Vdekja e Zezë” deri në kohët aktuale të Covid-19.

Ndërsa komunitetet e tyre po përplaseshin me një armik të padukshëm, artistët shpesh janë përpjekur t’i japin kuptim shkatërrimit të rastësishëm, të sjellë nga murtaja. Interpretimi i tyre i tmerreve që ata panë, kanë ndryshuar rrënjësisht me kalimin e kohës, por ajo që ka mbetur konstante është dëshira e artistëve për të kapur thelbin e një epidemie. Përmes këtyre veprave artistike, ata e kanë rindërtuar murtajën si diçka jo aq amorfe, të panjohur ose tmerruese.

Gjatë pjesës më të madhe të historisë, artistët kanë përshkruar epidemitë nga korniza thellësisht fetare, brenda së cilës ata jetuan. Në Evropë, arti që përshkruante “Vdekjen e Zezë”, fillimisht u pa si një paralajmërim i ndëshkimit që murtaja do t’u sillte mëkatarëve dhe shoqërive që shkelnin normat e shenjta të devotshmërisë. Shekujt që pasuan sollën një rol të ri për artistin. Detyra e tyre ishte të inkurajonin ndjeshmërinë me viktimat e murtajës, të cilët më vonë u shoqëruan me vetë Krishtin, në mënyrë që të lartësonin dhe stimulonin kujdestarin e guximshëm. Gjenerimi i emocioneve të forta dhe shfaqja e forcës superiore për kapërcimin e epidemisë, ishin mënyra për të mbrojtur dhe sjellë ngushëllim në shoqëritë që vuajnë. Në kohët moderne, artistët kanë krijuar autoportrete për të treguar se si ata mund të durojnë dhe t’i rezistojnë epidemive, që shpalosen rreth tyre, duke rivlerësuar ndjenjën e dhembshurisë.

Përmes krijimtarisë, artistët kanë luftuar me pyetje rreth brishtësisë së jetës, marrëdhënies me hyjnoren, si dhe rolin e kujdestarëve. Sot, në kohën e Covid-19, këto imazhe historike na ofrojnë një shans për të reflektuar në këto pyetje dhe për të bërë pyetjet tona.

Murtaja si paralajmërim

Në një kohë kur pak njerëz mund të lexonin, imazhe dramatike me një histori tërheqëse, u krijuan për të rrëmbyer njerëzit dhe për t’i bërë përshtypje me pamundësinë e fuqisë së Zotit për të ndëshkuar mosbindjen. Vdekja e murtajës u pa, jo vetëm si ndëshkim i Zotit për ligësinë, por si një shenjë, se viktima do të duronte një përjetësi vuajtjesh në botën e përtejme.

Ky imazh është një nga përfaqësimet e para të Rilindjes së Artit të epidemisë së “Vdekjes së Zezë”, e cila vrau rreth 25 milion njerëz në Evropë, gjatë viteve të saj më shkatërruese. Në këtë dorëshkrim të ilustruar të pikturuar në Toskanë, në fund të Shekullit të 14-të, djajtë gjuajnë shigjeta për të shkaktuar tmerr mbi një grumbull njerëzish. Vrasja përshkruhet në kohë reale, me një shigjetë, që do të godasë kokën e njëres prej viktimave. Simboli i shigjetave, si bartës të sëmundjeve, fatkeqësive dhe vdekjeve tërheq një metaforë të pasur shigjete, në Dhiatën e Vjetër dhe mitologjinë Greke.

Në këtë kuptim të murtajës, apokalipsi shtrihen për përfitimin përfundimtar të njerëzimit

Historiani australian i artit, Dr Louise Marshall, argumenton se, në ilustrime si ky, djajtë janë nënkontraktuar nga Zoti për të shkatërruar njerëzimin për mëkatet e tyre. Njerëzit mesjetarë që panë këtë imazh do të tmerroheshin nga krijesat me krahë, sepse ata besonin se djajtë kishin dalë nga bota e nëndheshme për t’i kërcënuar ata me fuqi të pabesueshme.

Ky portretizim na tregon masakrën e djallit, pa dallim, duke dalë nga atmosfera e korruptuar e reve të errëta për të ndëshkuar të gjithë komunitetin. “Imazhi vepron si një paralajmërim, jo vetëm i humbjes së një komuniteti por edhe i fundit të botës”, thotë Dr Marshall. Në këtë kuptim të murtajës, apokalipsi vendoset për përfitimin përfundimtar të njerëzimit, në mënyrë që të mësojmë gabimin e mënyrave tona dhe të përmbushim vullnetin hyjnor, duke jetuar një jetë të vërtetë të krishterë.

Narrativa e ndëshkimit të murtajës, gjithashtu bën pjesë në historinë e çlirimit të popullit hebre nga Egjipti, ritreguar nga komunitetet hebreje çdo vit në festën e Pashkëve. Ky imazh i njërës prej 10 plagëve të sjella mbi egjiptianët fajtorë vjen nga një Haggadah i ndriçuar i Shekullit 14. Dorëshkrimi u porosit nga hebrenjtë në Katalonjë, për ta përdorur në vaktin e tyre vjetor të Pashkës. Këtu, Faraoni dhe një prej oborrtarëve të tij goditen nga çibanë për mëkatet e tyre, që ishte keqtrajtimi i skllevërve izraelitë, për të cilët, Egjiptianët pretenduan se po shtoheshin si insekte. Profesori i fesë dhe kulturës vizuale, Dr. Marc Michael Epstein, tregon “ndëshkimin ekstrem të zbuluar në detaje të këtij imazhi, tre qentë që lëpijnë plagët e furishme të pronarëve të tyre mëkatarë egjiptianë”.

Veprat artistike të krijuara gjatë periudhave të murtajës, i kujtuan edhe më të fuqishmit, se jeta e tyre ishte e brishtë dhe e përkohshme. Në shumë piktura të murtajës theksohet vdekja e papritur. Përsëritet imazhi i makabritetit, ku të gjithë inkurajohen nga personifikimi i vdekjes, për të kërcyer në varrin e tyre. Ekziston gjithashtu një përdorim i gjerë i orës për të paralajmëruar besimtarët, se ata kishin kohë të kufizuar për të rregulluar punët dhe shpirtrat e tyre para se murtaja t’i merrte ata pa paralajmërim.

Ndjeshmëri frymëzuese e murtajës

Pati një zhvillim dramatik në artin e murtajës me krijimin e Il Morbetto (Murtaja), e gdhendur nga Marcantonio Raimondi në fillim të Shekullit 16, bazuar në një vepër të Raphaelit.

Sipas historianit amerikan të artit të murtajës, Dr. Sheila Barker, “ajo që është domethënëse për këtë imazh të vogël është përqendrimi i tij tek disa individë, të dalluar nga mosha dhe gjinia e tyre”. Këta personazhe janë humanizuar, duke na detyruar të ndiejmë dhembshuri për vuajtjet e tyre. Ne i shohim të sëmurëve duke u dhënë një kujdes kaq të butë, saqë mendojmë se edhe ne duhet të veprojmë për të lehtësuar dhimbjen e tyre. Këtu, një vepër arti ka potencialin të na bindë të bëjmë diçka që mund të kemi frikë ta bëjmë – duke u kujdesur për shpirtrat e atyre që lëngojnë nga sëmundje ngjitëse.

Ky ndryshim në artin e murtajës përkoi me një kuptim të ri të shëndetit publik. Të gjithë anëtarët e shoqërisë meritonin të mbroheshin, jo vetëm të pasurit që mund të arratiseshin në vilat e tyre. Mjekët gjithashtu që largoheshin nga qyteti për sigurinë e tyre, do të ndëshkoheshin.

Kjo temë e ndjeshmërisë u zhvillua më tej në Shekujt 17 dhe 18, me përafrimin më të afërt të Kishës Katolike me një agjendë të shëndetit publik. Arti i murtajës filloi të shfaqej brenda kishave dhe manastireve. Vuajtësit e murtajës tani shoqëroheshin me vetë Krishtin. Dr Barker argumenton, se qëllimi pas këtij identifikimi ishte “për të bindur fretërit të kapërcenin frikën e tyre nga aroma e kalbur e trupit që po vdiste dhe pafundësia e vdekjes, duke mësuar të duan viktimat ngjitëse të murtajës”. Ata që u kujdesën për të sëmurët potencialisht sakrifikuan veten e tyre dhe për këtë arsye u lartësuan, duke u portretizuar si të shenjtë.

Fuqia shëruese

Në Shekullin e 17-të, shumë njerëz besuan se imagjinata kishte fuqinë për të dëmtuar ose shëruar. Artisti francez, Nicolas Poussin pikturoi “Plagën e Ashdod” (1630-1631) në mes të një shpërthimi murtaje në Itali. Në një rekreacion të një skene të largët tragjike biblike, e cila provokon ndjenja tmerri dhe dëshpërimi, Dr. Barker beson se “artisti donte të mbronte shikuesin nga vetë sëmundja, që përshkruan piktura”. Duke zgjuar emocione të fuqishme për një pikëllim të largët, shikuesit do të përjetonin një spastrim, katharsis, duke u çliruar nga ankthi që e rrethon.

Murtaja e lisë e shkatërroi Japoninë gjatë shumë shekujve. Një vepër arti e krijuar në vitin 1892 përshkruan luftëtarin mitik samuraj, Minamoto no Tametomo, që i reziston dy perëndive të lisë, variola madhore dhe variola minore. Luftëtari, i njohur për qëndresën dhe guximin e tij, portretizohet si i fortë dhe i sigurt, i veshur me rroba zbukurimi të kuqe të thellë dhe i armatosur me shpata dhe një mbajtës plot shigjeta. Në të kundërt, perënditë e lisë së ikur, të frikësuar dhe pa ngjyrë, janë shteruara pa ndihmë në cep të figurës.

Navigimi i dhimbjes përmes autoportretit

Artistët modernë dhe bashkëkohorë kanë krijuar autoportrete, për të kuptuar vuajtjen e tyre të murtajës, ndërsa sodisin temat transhendente të jetës dhe vdekjes.

Kur “Gripi Spanjoll” goditi Evropën menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, artisti norvegjez, Edvard Munch u bë një nga viktimat e tij. Ndërsa trupi i tij ishte ende duke u ndeshur me gripin, ai pikturoi traumën e tij – të zbehtë, të rraskapitur dhe të vetmuar, me një gojë të hapur. Goja e zbrazët i bën jehonë veprës së tij më të famshme, The Scream, dhe mbase përshkruan vështirësinë e frymëmarrjes së Munch në atë kohë. Ekziston një ndjenjë e fortë e çorientimit dhe shpërbërjes, me figurën dhe peizazhin që përzihen së bashku në një delir të perceptimit. Fytyra e artistit duket si një kufomë ose një gjumë i përshtatshëm, që largohet dhe kthehet natën. Ndryshe nga disa përshkrimet e mëparshme të Munch për sëmundjen, në të cilat ai portretizon të dashurit e personit të sëmurë, duke pritur me ankth dhe frikë, artisti këtu e portretizon veten si viktimë, i cili duhet ta durojë këtë murtajë i izoluar dhe i vetëm.

Akademikja amerikane, Dr Elizabeth Outka i thotë BBC Culture: “Munch nuk është thjesht mbajtja e një pasqyre për natyrën, por gjithashtu ushtrimi i një kontrolli përmes rimagjinimit të saj.” Outka beson se arti shërben si një mekanizëm përballimi, si për artistin ashtu edhe për shikuesin. “Shikuesi mund të përshkohet nga një ndjenjë të thellë njohjeje dhe dhembshurie për vuajtjet e Munch, i cili në një farë mënyre mund të ndihmojë në shërimin e shqetësimit të tyre.”

Në vitin 1918, artisti austriak, Egon Schiele ishte duke punuar në një pikturë të familjes së tij, me gruan e tij shtatzënë. Fëmija i vogël i paraqitur në pikturë përfaqëson fëmijën e palindur të çiftit. Atë vjeshtë, të dy Edith dhe Egon vdiqën nga “Gripi Spanjoll”. Fëmija i tyre nuk lindi kurrë. Schiele u kushtonte shumë rëndësi autoportreteve, duke shprehur ankthin e tij të brendshëm përmes pozicioneve të çuditshme të trupit. Cilësia e tejdukshme e lëkurës është e papërpunuar, sikur të na jepet një vështrim të brendshëm të torturës së tyre, dhe shprehjet e fytyrës janë të prekshme, ndërsa japin dorëheqjen njëkohësisht.

David Wojnarowicz ishte një artist i SH.B.A.-së që krijoi një organ të veprimtarisë së SIDA-s, duke kritikuar me pasion qeverinë amerikane dhe kishën katolike, për dështimin për të promovuar informacione të seksit të sigurt. Në një autoportret thellësisht personal, të patitulluar, ai reflekton mbi vdekshmërinë e tij. Rreth gjashtë muaj para se të vdiste nga AIDS, Wojnarowicz po ngiste makinën nëpër Luginën e Vdekjes në Kaliforni, kur ai i kërkoi shoqëruesit të tij udhëtues, Marion Scemama, të ndalonte. Ai zbriti nga makina dhe me tërbim filloi të gërryente tokën me duar, para se të varroste veten.

Ashtu si në autoportretin e një Munch të prekur nga gripi, Dr Fiona Johnstone, një historian bashkëkohor i artit nga MB, e sheh këtë vepër si David Wojnarowicz duke u përpjekur të pohojë asgjesimin. “Këtu David merr kontrollin e fatit të tij, duke e paragjykuar atë, duke luftuar përsëri kontrollin e sëmundjes së tij, duke kryer varrosjen e tij,” thotë ajo.

Platformat e sotme dixhitale po u mundësojnë artistëve t’i përgjigjen krizës Covid-19 duke shprehur dhe shpërndarë në kohë reale veprimtarinë e tyre krijuese. Artisti i lindur në Irlandë, Michael Craig-Martin ka krijuar një poster lulesh Thank You NHS. Ne jemi të inkurajuar të krijojmë bashkë vepra arti, duke e shkarkuar, ngjyrosur dhe më pas duke bashkëpunuar, duke e shfaqur në dritaren tonë.

Në gjithë vendet e botës, artistët ngadalë po i japin kuptim koronavirusit dhe reagimit të vetë-izolimit në vendet e tyre përmes artit. Historianët e artit bashkëkohor do të presin me padurim punën e tyre. Ne që po jetojmë përmes kësaj murtaje të ditëve moderne, do të angazhohemi me këto imazhe në zhvillim; ata madje mund të rimarrin një farë kontrolli mbi një përvojë që kërcënon aq shumë njerëzimin dhe jetën tonë të globalizuar.

Nga Emily Kasriel

Përgatiti: Albert Vataj. / KultPlus.com

Yllka Leti në hapjen e ekspozitës së saj: Tash e disa vite unë pikturoj që të jetoj

Jeta Zymberi
Fotografitë: Nok Selmani

Është e jashtëzakonshme kur zemrat humane bëhen bashkë për një kauzë të veçantë. I jashtëzakonshëm është edhe arti i Yllka Letit, vajzës 14 vjeçare e cila është e diagnostikuar me sëmundjen Fibrozë Cistike e që përmes artit të saj ajo siguron terapinë mujore që i kushton hiq më pas se deri në 1700 euro në muaj, shkruan KultPlus.

“Kjo ekspozitë nuk është e zakonshme, kjo ekspozitë është e jashtëzakonshme”, shpalosi mbi 10 punime të Yllka Letit në ambientet e KultPlus Caffe Gallery duke bërë bashkë kështu shumë artdashës, politikanë e artistë.

Që situata e 215 fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje të përmirësohet, që zëri i tyre të dëgjohet e kërkesat të ju plotësohen, Yllka sonte u bë zëri i shumë fëmijëve të tjerë që vuajnë nga e njëjta sëmundje.

Në hapje të ekspozitës, moderatori Arbër Selmani u shpreh se ekspozita vjen si një nismë për të ju dal në ndihmë të gjithë fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Tutje fjalën e mori nikoqirja e kësaj mbrëmje, Ardianë Pajaziti e cila tha se kjo ekspozitë duhet të shërbejë si nismë drejt një kauze më të madhe.

“Yllka Leti është një vajzë e re e cila detyrohet që përmes artit të saj të sigurojë barnat të cilat janë shumë të kushtueshme. Urojmë që institucionet e vendit t’i dalin në ndihmë Yllkës dhe gjithë fëmijëve të tjerë dhe Yllka pikturën ta ketë pasion e jo detyrë sepse kjo njëherit është edhe shkelje e të drejtave të fëmijëve”, theksoi Pajaziti.

Prezenca e Yllka Letit po i jepte kësaj mbrëmje hijeshi të shtuar. Por kur ajo mori fjalën, emocionoj të gjithë.

“I vetmi moment kur unë Yllka Leti ndjehem gjallë është kur unë jam duke pikturuar. Pra, tash e disa vite unë pikturoj që të jetoj”, ishin fjalët hyrëse të Yllkës për të vazhduar tutje të na njoftoj me atë që ajo ballafaqohet çdo ditë.

“Që kur kemi lindur vuajmë nga kjo sëmundje e rëndë, e ngarkuar me barna, trajtim të shtrenjtë, terapi të përditshme. Prindërit tanë vërtetë po luftojnë duke kërkuar barna në çdo vend të botës e nga njerëz të panjohur. Njerëzit tanë mbetën duke na premtuar. Vendi jonë nuk po përmirësohet, zëri jonë nuk po dëgjohet, kërkesat tona nuk po plotësohen”, u shpreh Yllka.

Yllka Leti

Krejt për fund ajo kishte një lutje për të gjithë e në veçanti për institucionet e vendit: “Ju lutem që të na ndihmoni, dua të ndjehem e gjallë edhe kur nuk pikturoj, Dua të pikturoj me dëshirë , me dashuri, e jo që të mbijetoj. Zgjedhje shumë e zgjidhje hiq!”, theksoi artistja e re.

Për të futë barnat e saj në listën e barnave esenciale ka pas disa herë negociata dhe premtime nga politikanët dhe udhëheqësit nëpër vite, por një gjë e tillë nuk është realizuar deri tani.

Në këtë ngjarje ishin ftuar edhe krerët e partive të Kosovës, që të jenë të pranishëm dhe të shohin për së afërmi ballafaqimin e kësaj vajze, e cila në vend se të krijonte për pasion, ajo detyrohet të krijojë e të shes pikturat për sigurimin e terapisë së saj.

Por të pranishëm ishin vetëm dy prej tyre. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili ishte i shoqëruar edhe nga ish ministri i Ministrisë së Shëndetësisë Arben Vitija, dhe ish ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili e që me prezencën e tyre sikur i dhanë një siguri më tepër Yllkës që dora e shtetit do të shtrihej mbi këta fëmijë.

Në një fjalë rasti, Albin Kurti u shpreh se ndihet me përgjegjësi të dyfishtë, që jo vetëm të nxjerr vendin nga pandemia, por njëkohësisht edhet këta 215 fëmijë që kanë Fibrozën Cistike të trajtohen nga shteti.

“Jam shumë i nderuar dhe i gëzuar që po marr pjesë në këtë ekspozitë në Galerinë Kult Plus ku po ekspozohen punimet e një artisteje të re, shumë produktive e cila këto punime i ka realizuar gjatë kohës së pandemisë Covid-19, që na ka pllakosur të gjithë neve, ndërkohë që kjo ka edhe një sëmundje shumë më të rëndë se kjo tjetra që e ndan me neve, ajo e Fibrozës Cistike. Ne jemi edhe të privilegjuar që e kemi Yllkën dhe po i shohim punimet e saj, por njëkohësisht edhe me përgjithësi të dyfishtë që jo vetëm ta nxjerrim vendin tonë nga kjo pandemi, por njëkohësisht edhe këta 215 fëmijë që kanë Fibrozën Cistike të trajtohen nga shteti”, ka thënë Kurti duke u zotuar që do të bëjnë një rikthim që barnat e nevojshme për Fibrozën Cistike të jenë në listën e barnave esenciale.

Ndërsa ish-Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili pati punuar që këto barna të hyjnë në listë, u shpreh se do të vazhdojë të punojë që të ketë një reagim sa më të shpejt nga institucionet përkatëse.

“Kjo ekspozitë është një ide e jashtëzakonshme sepse është një platformë që e rritë edhe nevojën te të gjithë fëmijët që janë me sëmundje të rralla. Nëpërmjet Yllkës ne e kuptojmë një realitet që gjendet në shumë familje dhe në këtë rast një gjë e tillë është mëse e mirëseardhur, por në anën tjetër nuk duhet të harrojmë edhe obligimin që shteti  ka ndaj tyre”, u shpreh Ismaili duke uruar që të ketë një reagim më të shpejtë nga gjithë institucionet përkatëse në këtë rast.

“Shpresoj që do të gjejmë një vullnet pak më të madh politik dhe të realizojmë, ne kemi bërë një punë dy vjeçare deri në përpilimin e asaj liste.”

Krejt për fund, të pranishmit përveç që i shijuan pikturat, shumica nga ta vendosën të marrin një copë “Yllkë” me vete. Një ndihmë e vogël ndoshta për Yllkën por një zemër e madhe që do të thotë shumë.

Kujtojmë që ekspozita shitëse e Yllka Letit do të qëndrojë e hapur për dy javë në KultPlus Caffe Gallery dhe të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur çdo ditë nga ora 8:00 – 21:00.
Kjo mbrëmje u organizuar edhe me mbështetjen e “Stone Castle” dhe “Fluidi”. / KultPlus.com

Rinovohet nënkalimi në Kalabri, Ahmeti: Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se kanë përfunduar të gjitha punimet e rinovimit të nënkalimit në Kalabri përballë Qendrës Klinike Universitare.

Ai ka thënë se arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane.

Derisa ka bërë të ditur se punime për rregullim dhe renovim po bëhen edhe te nënkalimet në Kalabri/Dardania, te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh.

Shkrimi i tij i plotë:

Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane e kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atraktive për të i shfrytëzuar.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet e renovimit të nënkalimit në Kalabri përballë Qendrës Klinike Universitare, pjesë e projektit të Drejtorisë për Shërbime Publike që filloi vitin e kaluar.

Punime për rregullim dhe renovim po bëhen edhe te nënkalimet në Kalabri/Dardania, te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh.

Shfrytëzimi i nënkalimeve është i rëndësishëm dhe ndikon në rritjen e sigurisë të këmbësorëve, sidomos në pjesët e Prishtinës ku kemi qarkullim të madh të trafikut. / KultPlus.com

Portretet e grave shqiptare nëpër pikturat e artistëve të njohur botëror (FOTO)

Gratë shqiptare përpos se janë njohur për trimëri e besnikëri, ato bota i ka njohur gjithmonë edhe për bukurinë e pashoq që kanë poseduar, shkruan KultPlus.

Në vijim, KulPlus ju sjell disa nga pikturat më të njohura që si përsonazh kanë gratë shqiptare, piktura këto që janë realizuar nga mjeshtër të njohur të ngjyrave.

‘Zonja e fisnikërisë shqiptare’
Nga piktori J.Frederik

‘Zonja shqiptare’
Nga piktori Thomas Hotles

Gruaja e re shqiptare’

Nga piktori Jean-Baptiste-Camille Corot

“Gruaja shqiptare”,

Nga piktori Jean Baptiste Vanmour

Nga Nikolin Ivanaj

Ilir Muharremi: Krijimtaria e artistit Jetullah Halitit është një teatër modern

Ilir Muharremi, kritik i artit

Mbrëmë në hapësirën e restaurantit “Apollonia” në periferi të qytetit të Gjilanit, u hap ekspozita personale në kuadër të 75 vjetorit të lindjes së artistit Jetullah Halitit-Etit. Ekspozita erdhi si retrospektivë ndonëse u prezantua edhe një punim për koronavirusin.

Krijimtaria e artistit Jetullah Halitit është një teatër modern me skena të absurdit të Joneskos dhe të Becketit, dhe ky absurd është i thellë dhe ne esencë ka një të vërtetë triumufse. Qëllimi është zhytja në thellësi, dhe ikja në sipërfaqe e ngjyrosur mu me atë thellësi.

Tri ngjyrat e Etit

Ngjyra më e preferuara e artistit Halitit, shkurt të cilin e thërrasin ETI, është e bardha, ngase kjo ngjyrë është tek veza, tek sinqeriteti, pafajësia, tek vellua e nuseve, tek gëzimi, hareja, tek plisi, tek qefini i Rugovasevë, dhe jo rastësisht Eti e gjen shpirtin e tij tek kjo ngjyrë. Kjo ngjyrë e pastër, pasqyron edhe pastërtinë, ose thënë më bukur fshinë brengat, vuajtjet, na liron nga energjia negative, andaj Eti më shumë e gjen sekretin e artit tek kjo ngjyrë mistike, kjo ngjyrë engjëllore e cila mban edhe aromë të engjëjve. Ndërkaq, ngjyra tjetër e cila shqetëson piktorin Eti është e kuqja, ngjyra e gjakut, e historisë, ngjyra e flamurit, vullkaneve të cilat kur shuhen krijojnë toka të reja, e në këto toka të reja artisti Eti zhytet i tëri pas sekreteve, dhe përmes brushës ai kërkon një zgjidhje ose na paralajmëron me një këshillë të lartë. Por, edhe e kaltërta ngritët si një betejë në pëlhurën e Etit, ajo nganjëherë është e ftohët, e thellë, e kthjellët, kufizuese e formave, një qiell pa kufi, por nuk ngulfatet nga ngjyrat e tjera. Të gjitha këto ngjyra si një ombrella ngritën në pentagramin e Etit, ato kanë tinguj dhe secili tingull nga një shkronjë në vete.

“Ngrohja globale” “Shkrirja e akullnajave” “Trekëndëshi i Bërmudës”

Ky cikël është një teatër avangardë, që prek majat e absurdit dhe në asnjë moment nuk të lë të qetë, të jesh pjesë e një finale reale, e cila është e pangopur. Këtu vërejmë teorinë e filozofit të lashtë grek, Heraklitit, i cili thotë: “Zjarri ka fuqi të nderohet me gjithçka, por edhe për vdekjen e zjarrit jeton ajri”, domethënë, fitues na del ajri, dhe këtë frymë mistike, Eti dukshëm na e shfaq, nëpërmjet potezave të brushës që janë tejet shpërthyese dhe që nuk mund të lirohen nga e kuqja gjakatare, ose armikja e natyrës dhe humbësja e pa ngjyrës. Në disa pjesë të ngrohjes, e bardha ngrihet në këtë betejës si diçka shpëtuese, por prapë se prapë është kufizuar nga një e vërtetë e pandryshueshme, absolute në teorinë e vet magjike. Ndërkaq, tek “Shkrirja e akullnajave”, një vdekje më e bardhë, më qetësuese, më e lehtë, disi tinëzisht ngre optimizmin, duke e rrënuar teorinë e zezë të vdekjes me një zëvendësim gëzimi. Pikërisht këtu hasim në teorinë e filozofit Friedrih Nietzche, që thotë: “Përdore dhimbjen si një instrument gëzimi”, e këtë instrument gëzimi Eti, në formë simbolike e gjen tek e bardha, e cila nuk është aq e ashpër, por një vrasëse e buzëqeshur. Kjo ngjyrë e përdorur konfliktin kryesor e ka me të zezën, nga e skuqura e tepërt ka fituar një të zezë të përkryer.

Shpirtin e pastër të Etit nuk e lë të qetë edhe misteri më i madh në botë “Trekëndëshi i Bermudës” dhe këtë mister, ai e pasqyron si diçka të vërtetë, që ka raporte në këtë kohë.

Profondizmi

E tërë artin e tij, krijuesi Eti e përfundon me stilin e quajtur “Profondizmit”. Mesazhi i profondizmit është i thellë, i pa skajshëm, nuk mund t’ia gjesh fundin, sepse artisti nuk ia përcakton fillimin, dhe në esencë, ende nuk dihet pikënisja, që të vendoset finalja.

Postmodernia e Etit e quajtur “Profondizëm”, tentohet të trajtohet dhe të hulumtohet , njëkohësisht, nga disa kritikë të artit, shqiptarë dhe të huaj. Në këto tentativa, të cilat duhen përgëzuar, por edhe pranuar se janë fillesë, synohet zbërthimi i disa prej veprave më të arrira të Eti-t, duke gërshetuar analizën ideore konkrete, me tentativën për ta zbërthyer teorikisht. Në Profondizëm, nxirret në pah dominimi i brendësisë dhe i thellësisë së krijimit mbi formën e shfaqjes, përndryshe, të paraqitjes.

Postmodernia profondiste Eti-ane vështrohet nga disa pozicione a këndvështrime, që lidhen me tematikën, me poetikën, me metodën, kulturën, stilin dhe krahasimin. Studimi mbi këtë stil a rrymë, i cili, duam s’duam ne, është sipërfaqësor, tani për tani, ka marrë formën e piketave apo tezave për studime zbërthime , analiza, debate të thukta.

Artistët e vërtetë modernistë nuk e kanë të vështirë ta pranojnë postmodernen. Ata, përkundrazi, e pohojnë, e njohin dhe jo pak herë e afirmojnë si një realitet, duke e quajtur “piktura e së ardhmes”.

“Qofsh bekuar pikturë, pikturë gjuha ime, pikturë universale e shpirtit tim, jam i dashuruar në ty, më mbaj se të dua shumë dhe vetëm shumë”. Jetullah Haliti.

“Unë kurrë nuk kam hyrë në fizikë ose në trupat e astronautëve për t’u bërë një model. Por pas fluturimit tim të parë, u bë e qartë për mua që isha një. Dhe fillova të kuptoj rëndësinë e kësaj për njerëzit. Vajzat e reja duhet të shohin rolin modele në çfarëdo karriere që ata mund të zgjedhin, vetëm në mënyrë që ata të mund të imagjinojnë veten duke bërë atë punë një ditë. Ju nuk mund të jeni ajo që nuk mund ta shihni “.

Sally Ride, gruaja e parë amerikane në hapësirë . / KultPlus.com

Samedina Curaj, artistja shqiptare që jetëson figurën e gruas shqiptare në Londër

Xhemile Hysenaj

Ishte vetëm fëmijë kur bashkë me familjen në vitin 1999, ikën për në Londër. Derisa filloi shkollën, gjuha dhe kultura shqiptare ishte e vetmja që e njihte, e tash pas dy dekadave, kjo gjë për Samedinën vetëm është rritur e ka marrë formë. U rrit në një frymë të kulturës e traditës shqiptare, që tash e sa kohë po e frymëzon artin e saj, shkruan KultPlus.

Samedina Curaj, një artiste shqiptare e cila jeton dhe vepron në Londër, ka filluar një koleksion veprash ku paraqiten portretet e grave shqiptare në kostumet e tyre tradicionale, të zonave të ndryshme. Curaj është tejet e lidhur me kulturën e rrënjët e saj, gjë për të cilën falenderon prindërit të cilët kanë bërë të mundur që ajo dhe vëllau i saj të mos harrojnë asnjëherë të parët e historinë e tyre. Në një intervistë për KultPlus, Samedina ka treguar më detajisht për portretet e saj, për jetën e saj si një artiste në zhvillim si dhe për lidhjen e saj me kulturën, traditën e kombin shqiptar.

‘Në shkollë kam mësuar për kulturën angelze e kulturat tjera në përgjithësi. Përgjatë viteve unë dhe familja ime kemi ndërruar shumë shpesh vendbanim dhe kur më në fund u vendosëm për të mos lëvizur më, në atë vend nuk është se kishte shumë shqiptarë, mirëpo prindërit gjithmonë siguroheshin që ne të mos harronim rrënjët tona. Vizitonim Shqipërinë pothuajse çdo vit, ku takoheshim me familjarë e mësonin më shumë se si ishin rritur prindërit tanë’, kështu fillon rrëfimi i Samedinës për KultPlus.

Janë lidhjet e forta shpirtërore ato që ndikojnë më së shumti në artin e secilit. Samedina fillimisht tregon t’i ketë pëlqyer kënaqësia që ngjyrat dijnë të falin. Ndërkaq më vonë, lidhja me gruan shqiptare është forcuar. ‘Mundohem të portretizojë ato gra në mënyrë sa më origjinale, jam shumë precize në atë drejtim. Më pëlqen t’i pikturojë në veshjen e tyre origjinale, me emocionet që falin ato, duke i falur sigurisht edhe stilin tim artistik. Më pëlqen që t’iu jap jetë përmes ngjyrave të mija’, shprehet Samedina.

Për Samedinën është e mahnitëshme mënyra se si këto gra duken. Ajo mahnitet nga ngjyrat e veshjeve kombëtare të tyre, nga fakti se si secila zonë ka veshjen e vet. Ndër të tjera e çmon shumë faktin se sa vlerë të madhe bartin këto veshje në historinë shqiptare.

‘Për mua është shumë e rëndësishme të shpalos kulturën time në artin tim. Dhe si një artiste me një audiencë me mjaft diversitet, është ndjenjë e mirë kur e shpërndan kulturën tënde me të tjerët. Dhe, të jesh një vajzë shqiptare me një uri të madhe për sukses, kjo gjë veçse fillon e bëhet më e rëndësishme’, shprehet tutje Samedina për KultPlus.

Qëllimi kryesor që përthëkon artin e Samedinës në përgjithësi, ka të bëjë me krijimin dhe realizimin e gjërave që ajo i don shumë, që për të kanë rëndësi të madhe, duke arritur kështu të ndikojë edhe tek të tjerët që njohin artin e saj. ‘Qëllimi tjetër për mua, është që të largojë stereotipin se ‘Arti’ nuk është karrier dhe kjo ka të bëjë me të gjitha fushat e artit. Përderisa e ke një pasion që të shtyn drejt artit tënd, suksesi do të vijë ashtu si në çdo fushë tjetër’ deklaron Samedina.

Samedina Curaj, një vajzë 21 vjeçare, e cila është studente e arkitekturës në Londër, me punën e saj të jashtëzakonshme ka filluar të njoftojë edhe më shumë publikun ndërkombëtar mbi traditat e kulturën shqiptare, duke vënë në fokus gruan shqiptare. Gruaja dhe kostumi kombëtar, një simbol sakrifice që e karakterizon kombin tonë tash e sa shekuj, ka filluar të marrë jetë e të frymojë ndryshe përmes artit, brushave e ngjyrave të Samedinës.

Ndër të tjera, Samedina ka treguar për KultPlus se nuk ka planifikuar akoma një ekspozitë ku do të shfaq të gjitha punimet e saj, mirëpo sigurisht se është në planet e saj për të ardhmen. / KultPlus.com

https://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fsamedinaart.com%2F%3Ffbclid%3DIwAR2m5tc1QPwwRar182L5kE8kjcEjT3hGNPouv13GIODrk6U-X33LRlxHGW0&h=AT11CY6yoFtGTlZTVLyrf4UCTVQTg3otJJIgR5Nhx-oSWf7HO3mNNR3cn1xI8Gs5U_OjnsGt3FD6QwMKqPBuBjsRw2AspPPDubGM44mJ3ieFmeUh7kYCffg0CL6vFDjtJcvn

Arti dhe solidariteti bashkoi gratë në kohë pandemie, si rezultat sollën dy premiera në FemArt

Medina Pasoma

Gra të suksesshme të profileve të ndryshme i bashkoj krijimtaria artistike, të cilat i diskutuan në panelin ‘’Artivizmi-Arti dhe solidariteti në kohë pandemie’’. Eliza Hoxha, Valdete Idrizi, Rajmonda Ahmetaj dhe Zana Hoxha shpalosën frymëzimin që patën në kampin e artisteve dhe aktivisteve, e cila u kurorëzua me publikimin e shkrimeve të tyre në një broshurë në edicionin e 8-të të Festivalit FemArt, shkruan KultPlus.

Pandemia bllokoj aktivitet kulturore në rrafshin global mirëpo, frymëzimet individuale veçse u rritën më shumë, duke ia dëshmuar botës edhe njëherë fuqinë dhe nevojën për art. Një adresë e bashkimit të këtyre krijimeve u bë kampi i artisteve dhe aktivisteve i organizuar nga ‘’ArtPolis’’. Qëndrimi i përbashkët në Kukaj në datat 26-29 qershor duke mbajtur sesione pune grupore për ushtrime të lëvizjeve skenike, shkrim kreativ, meditim e çlirim shpirtëror, i bëri aktivistet dhe artistet të ndjehen tejet mirë dhe të mbetet ky organizim përherë në mendjet e tyre.

Ato folën, shkruan, u paraqitën me gjuhën e artit, duke e sfiduar veten në çdo fushë, e duke u vetëmjaftuar nga ndjesia estetike që ndjenin. Të ndara në 4 grupe pune, krijuan një lidhje inspiruese e kreative mes vete, duke sjellur si përfundim 4 performanca artistike, 2 prej të cilave u dhanë premierë në FemArt si dhe shkrimet e tyre që adresonin çështje sociale dhe qëllimet e tyre. Fjalët e vargjet të cilat pasqyruan shpirtrat e tyre, u kthyen në një broshurë, e cila përmban një laramani të pikëpamjeve dhe u promovua përpara publikut në panelin e diskutimit në ditën mbyllëse të Festivalit FemArt.

Njëra nga organizatoret, Jetbardha Selmani për KultPlus tregoj se bashkimi në një kamp i 20 grave  të cilat janë artiste e aktiviste do të mbetet një përvojë tejet e veçantë për to.

“Gjatë kohës sa kemi qenë në pandemi e kemi pa që është shumë e nevojshme t’i mbledhim artistet dhe aktivistet që ta realizojmë së bashku një kamp dhe për të mbledhur ide, që ato t’i kthejmë në krijime artistike, të performancave dhe paneleve”, shtoj tutje Selmani përgjatë promovimit të broshurës.

Nën moderimin e shkrimtarit Shpëtim Selmani, gratë ndanë përvojat individuale dhe kolektive artistike. Diskutimi filloj me fjalët e Selmanit, i cili fliste për dokumentimin e konteksteve sociale e politike dhe të kohës nga shkrimtarët e ndryshëm, teksa përmendi veprën ‘’Murtaja’’ të Albert Kamys, ndërkaq po të njëjtën kishin bërë edhe gratë, të cilat përmes artit kishin shpalosur edhe sfidat gjatë pandemisë.

‘’Ky kamp ka qenë shumë i rëndësishëm në shpërfaqjen e emocioneve, e reflektimeve që i kemi përjetuar secili në mënyrë individuale’’, tha Shpëtim Selmani.

Zana Hoxha, si themeluese e FemArt theksoj se iniciativa për këtë kamp kishte nisur me qëllim të arritjes së paqes e harmonisë, solidaritetit e inspirimit.

‘’Iniciativa për kampin e artisteve dhe aktivisteve  ka ardhur si nevojë në vitet e kaluara që të bëhemi bashkë, ku qëllimi ka qenë të gjejmë forma të të krijuarit pa pasur një agjendë strikte për dhe rezultatet të vijnë natyrshëm’’, u shpreh Hoxha.

E rëndësishme në organizimin e këtij kampi për Zanën ka qenë mbledhja e artisteve dhe aktivisteve të cilat janë të lidhura me artit në mënyrë që të sjellin ndryshim në shoqëri.

Njëra ndër pjesëmarrëset në kamp ka qenë edhe aktivistja politike, Valdete Idrizi e cila përgjatë diskutimit tregoj se aty kishte shkruar e aktruar për herë të parë.

‘’Siguria që e ka dhënë kampi, ka krijuar hapësirën për t’u ndjerë shumë rahat dhe të shpalos e reflektoj për atë çfarë ndjej’’, u shpreh Idrizi.

Si politikane e cila ka rol në vendimmarrje, ajo premtoj publikisht se do të bëj maksimumin e saj në mënyrë që kampi të jetoj për shumë edicione dhe shumë gra të tjera të frymëzohen nga një atmosferë kolektive artistike.

Për të ndarë përvojën e saj, prezente ishte edhe këngëtarja, tanimë politikania Eliza Hoxha. Rrugëtimin me shkrim ajo e ka nisur pas rikthimit nga studimet në Belgjikë, të cilën e ka nxitur mos dokumentimi i gjërave në Kosovë. Kështu ajo tregon se ia kishte lënë vetes synim që të shkruaj për çështjet sociale në kontekst urban, jetën kulturore por edhe ndjenjat personale, dikur për të filluar edhe me tekstet e këngëve të saj.

‘’Shkrimi u bë një platformë ku unë mund të them atë çka mendoj, më brengos dhe më preokupon në raport me qytetin, veten; plotë gjëra që i kam bërë e që s’kam ditë me i sjell bashkë: muzikën, ekspozitat, të shkruarit, mendimin konceptual brenda një hapësire të përbashkët’’, tha Hoxha, duke theksuar se tani përmes artit e ka këtë fuqi të bashkimit.

Ajo beson se gërshetimi i artit dhe aktivizmit sjell një magji në vete dhe shtoj se ndjehet e mahnitur nga rrëfimet, çiltërsia dhe aktivitetet e përbashkëta përgjatë kampit.

Rajmonda Ahmetaj ishte mësuar me artin skenik por, jo edhe me pikturën e shkrimin të cilat i provoj për herë të parë në kampin e organizuar nga ‘’ArtPolis’’.

‘’Eksperiencë shumë e mirë, veç ideja me u mbledh në një vend dhe me i fol gjërat që janë shumë më të mëdha sesa ai vend, ishte diçka shumë e mirë”, vlerëson aktorja Ahmetaj.

Rajmonda beson se ky tubim i grave ishte qelizë e shumë gjërave të bukura, të cilat kanë filluar të dalin në pah dhe do të vazhdojnë këtë rrugëtim edhe tutje.

Përtej panelisteve, edhe gratë pjesëmarrëse në publik nuk lanë pa i ndarë përvojat e tyre. Natyra Kallaba, pikërisht në atë ambient ka nisur idenë e saj për sjelljen e një dimensioni ndryshe të gjërave në formën e një shfaqje. Jeta private dhe profesionale e një mësuese është tematika që ajo ka trajtuar, duke e marrë pikërisht këtë profil për shkak të imponimit të vazhdueshëm që iu bëhet vajzave ndër gjenerata për të zgjedhur këtë drejtim jetësor.

‘’Unë kam dashtë me tregu që një mësuese mund të ketë gjithçka që çdo kush mund të ketë. Me pasë një jetë të shthurur, dëshpërime e zhgënjime. Jemi mësuar gjithmonë me pa një mësuese perfekte, andaj ideja ime ka qenë që të hy më thellë atij profesioni dhe ta shohim më ndryshe”, theksoj Kallaba.

Në anën tjetër periudha jo e lehtë e pandemisë nuk kishte si mos të bëhej frymëzim artistik për dikë. Regjisorja Arlinda Morina në këtë kamp kishte nisur performimin e idesë së komedisë së saj ‘’covidi për covidin’’ ashtu siç ajo e quan, në të cilën tregohet periudha e mbylljes, stresi, ngrënia e tepruar, qëndrimi i gjatë në telefon dhe shprehi të tjera të karantinimit.

Broshura e cila doli në dritën e publikut përgjatë diskutimit mund të gjendet në faqet dhe ëebin e ‘’ArtPolis’’ dhe ‘’FemArt’’, teksa për kampin e artisteve dhe aktivisteve, organizatoret u shprehën se synojnë vazhdimësinë e organizimit ndër vite.

Në broshurë morën pjesë me shkrimet e tyre: Arta Lahu, Arta Mucaj, Aurita Agushi, Eliza Hoxha, Fitore Jashari, Linda Hyseni, Molika Maxhuni, Natyra Kallaba, Qëndresa Kajtazi, Rajmonda Ahmetaj, Sheqerie Buqaj, Teuta Gashi, Uresa Ahmeti dhe Valdete Idrizi./KultPlus.com

“Më njih përtej fjalëve” vjen si thirrje artistike për të pasur empati për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Medina Pasoma

Punimet artistike të tyre janë shumëngjyrëshe, për të dëshmuar që nuk meritojnë një qasje “bardh e zi” nga shoqëria. Të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe azilkërkuesit e Kosovës janë bashkuar në ekspozitën virtuale “Më njih përtej fjalëve” të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në 21 vjetorin e themelimit, shkruan KultPlus.

Të ekspozuara në dy hapësira të ndryshme, punimet artistike përçojnë dhimbjen e historisë jetësore të dy kategorive, mirëpo, në të njëjtën kohë janë edhe shenja shprese për ta. “Më njih përtej fjalëve” vjen si një thirrje artistike për të pasur empati me të kaluarën e palëve, dhunimin e trishtë që të mbijetuarit e kanë kaluar dhe vështirësitë e dhimbjen nga ndarja e atdheut me të cilat janë përballur azilkërkuesit.

Përderisa ekspozita virtuale është kuruar nga psikologia e QKRMT, Malisa Zymberi, realizimin e kanë mundësuar “trembelat” dhe “Lapsi360”.

Hapësira në të cilën ekspozohen punimet artistike të të mbijetuarve të dhunës seksuale është e mbushur me punime të qeramikës, piktura, tentene, çanta, byzylykë e varëse, vazo dhe llogo të organizatës të punuara në madhësi të ndryshme.

Njëra ndër punimet është edhe ajo e qeramikës, në të cilën shkruhet “cilët?”, e cila nëpërmjet artit përfaqëson një përpjekje për identifikim dhe drejtësi edhe sot e kësaj dite.

Të mbijetuarit e dhunës seksuale nëpërmjet artit kujtojnë edhe të kaluarën e bukur. Kështu, malli për kohën sa kishte qenë nuse e kishte shtyrë njërën nga to të qëndiste çorape të leshta, të cilat zakonisht e kishin traditë t’i dërgonin te shtëpia e burrit kur martoheshin.

Në anën tjetër, nuk kishte si të mungonte në ekspozitë anemona, lulja e cila simbolizon mbështetjen, ndjeshmërinë dhe brishtësinë. Ajo është e njohur si llogo e QKRMT-së dhe simbol i fushatës “Bëhu zëri im”, ndërkaq konceptimin e saj e patën realizuar organizatat e ndryshme për të mbijetuarit e dhunës seksuale, bashkë me ndihmën e artistes së ndjerë Arzana Kraja.

Një tjetër dhimbje e shndërruar në frymëzim arti janë edhe historitë e azilkërkuesve në Kosovë, të cilët në tentativë për një jetë më të mirë, kishin lënë vendin e tyre të dashur, duke u përballur me plotë vështirësi, sfida e probleme të cilat vazhdojnë t’i përcjellin gjatë jetës së tyre. Në këtë kategori janë përfshirë gratë dhe fëmijët, si dy grupe të ndjeshme të shoqërisë mirëpo, edhe që kanë një lidhshmëri të madhe mes vete.

Punimet artistike të tyre janë një përpjekje e përshtatjes në një vend të ri, duke mbajtur shpresë në vend të dhimbjes dhe humbjeve nga vendet e tyre si pasojë e luftërave të ndryshme. Hapësira në të cilën ekspozohen punimet artistike të këtij grupi kanë një gjallëri dhe pafajësi përbrenda vetes. Ngjyra të shumta, lodra dhe arusha të madhësive të ndryshme, libra të ngjyrosjes, piktura të varura në mur, maska të bukura, qafore të cilat kanë një domethënie dhe kujtim përbrenda tyre janë disa prej punimeve që ekspozohen nga ta.

Fëmijët e ardhur në Kosovë në një pëlhurë të bardhë kishin vendosur dikur duart e tyre të lyera me ngjyra të ndryshme, si një shpresë për të ardhmen mbi një faqe të re të historisë jetësore. Ata bartin pas vetes kujtime nga vendet e tyre si Siria, Iraku, Irani, Afganistani, Maroko dhe Algjeria.

Seancat psikologjike të QKRMT-së kanë edhe procesin e të shkruarit në një tabel, në të cilin çdo fëmijë do të mund të shkruante dëshirën e tij dhe ta vendoste aty. Njëri nga fëmijët kishte shkruar në gjuhën arabe një fjalë, e cila në shqip përkthehet si “Nuk po du me ec ma gjatë”. Kjo është një dëshirë e ardhur nga lodhjet e shumta që shkakton migrimi në këmbë nga një vend në një vend tjetër, gjatë së cilës nuk diskutohet pushimi dhe ushqimi i mirë.

Ikja nga vendet e tyre i ka bërë këta individ që pas tyre të lënë edhe gjërat e çmuara. Uma nga Siria ka lënë atje edhe qaforen e martesës, të cilën e improvizoj me materiale tjera në Kosovë pranë QKRMT-së.

Një tjetër vajzë, historia e së cilës është e prekshme është edhe Ajda, e cila gjatë shërbimeve psikologjike përdor vizatimin si mjet për t’u çliruar shpirtërisht. Ajo ende ka të pranishme frikën e Sirisë, në të cilën është traumatizuar nga lufta dhe frika e marrjes së babait të saj.

“Më njih përtej fjalëve” vet nga emri që ka është një përpjekje pranimi dhe empatie të këtyre grupeve të cilat kanë kaluar kohëra të vështira. Linkun për qasje te punimet artistike të të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe të azilkërkuesve gra e fëmijë mund ta gjeni KËTU. /KultPlus.com

Akademitë evropiane luftojnë për lirinë në art

Një grup prej 60 akademish evropiane kanë bashkuar forcat në luftë për lirinë në art, sipas një manifesti të botuar sot në Berlin.

“Në disa vende europiane, aktualisht, po përjetojmë politika kulturore që kufizojnë artet dhe kulturën vetëm sipas një kuptimi kombëtar, duke i rregulluar ato gjithnjë e më shumë”, shkruhet në manifestin e përbashkët.

“Autonomia e shumë akademive, muzeve dhe institucioneve kulturore është në rrezik. Artet dhe kultura janë thelbësore për një demokraci funksionuese dhe kohezion shoqëror”, deklaruan akademitë, transmeton KultPlus.

Aleanca e akademive theksoi se ata donin t’i diskutonin zhvillimet kulturore dhe politike së bashku me artistë dhe institucione të tjera, për të ruajtur hapësirat për shprehjen artistike dhe lirinë e fjalës.

Njoftimi pason një takim të përfaqësuesve të akademive europiane, i thirrur të enjten nga Akademia Gjermane e Arteve në Berlin. / KultPlus.com

Arti dhe kultura promovuan vendin edhe në kohë pandemie, institucionet qëndrojnë indiferente

Tanimë nuk ishin hapësirat vendtakimet e njerëzve, qofshin ato të hapura apo të mbyllura. Aktivitetet kulturore e artistike të ndikuara nga pandemia, kaluan në formatin digjital. Mos mbajtja e aktiviteteve kulturore ka sjell shumë pasoja për artistët të cilët ende sot vazhdojnë të presin për një rifillim të jetës së tyre artistike në mënyrën qysh e kanë praktikuar gjithmonë, shkruan KultPlus.

E pikërisht kjo çështje është kthyer në temë nga Europe House Kosovo të cilët organizuan një panel diskutimit.

‘’Në kohë të pandemisë: ndikimi në artin dhe kulturën në Kosovë’’ bëri bashkë në një ekran 4 panelistë të cilët diskutuan për kompleksitetin e kulturës dhe ndryshimet që ajo ka pësuar nga Coronavirusi. Për këtë diskutim, duhej patjetër përzgjedhja e individëve të cilët vet janë pjesëtar të komunitetit artistik si dhe ata të cilët krijojnë politika udhëheqëse të kulturës vendore.

Europe House Kosovo në këtë diskutim mbi kulturën kishte panelistë: piktoren Zake Prevlukaj, pjesëtarin e projektit ‘’Kultura për Ndryshim’’ Arif Muharremin, zëvendësministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Engelbert Zefajn dhe regjisoren Zana Hoxhën. Diskutimi nisi nën moderimin e mrekullueshëm të Arbër Selmanit dhe u transmetua në faqen e European House Kosovo në Facebook.

Tema e parë e cila i bashkoj në diskutim folësit u bë pandemia. Arif Muharremi duke qenë panelisti i parë filloj duke shpjeguar se periudha në të cilën ndodhemi është një krizë dhe si e tillë kjo është një prodhuese e frikës.

‘’Kjo krizë e ka kapluar edhe skenën e pavarur kulturore të Kosovës, e cila për 20 vite me radhë ka kontribuar në luftimin dhe zvogëlimin e frikës te popullata jonë’’, u shpreh Muharremi.

Pjesëtari i Qendrës Multimedia, Arif Muharremi beson se pavarësisht pse pjesëtarët e skenës kulturore kanë bërë mjaftueshëm për promovimin e vendit, ata nuk kanë gjetur adresim të nevojave të tyre te institucionet relevante.

‘’Përveç që denjësisht skena kulturore e ka përfaqësuar Republikën tonë jashtë vendit për më shumë se 20 vite, merita e saj është që e ka promovuar atë që iu është dashtë dhe iu duhet ende shtetit tonë për të implementuar më shumë proceset e shtetndërtimit si demokracinë, përgjegjësinë, shoqërinë aktive’’, thekson tutje pjesëtari i projektit ‘’Kultura për ndryshim’’.

Muharremi tregoj për aktivitetet e Qendrës Multimedia përgjatë pandemisë duke përfshirë: shënimin e ditës ndërkombëtare të librit, pjesëmarrjen në programet dhe kalendarin teatror të Kosovës, dhurimin e librave në bibliotekat komunale, bisedat me njerëz të kulturës, etj.

Me mbylljen e institucioneve kulturore u pezulluan shumica e aktivitete që zhvilloheshin në kuadër të tyre. As Teatri nuk i rezistoj pandeminë. Që nga mbyllja e tërësishme e deri në qershor, shikuesit mbetën pa shfaqje. Transmetimi i shfaqjeve që nga 12 qershori bëri që publiku të përballet me një ‘’teatër digjital’’. Mirëpo, edhe sot e kësaj dite dyert e këtij institucioni kulturor qëndrojnë të mbyllura. Për t’i ndarë përvojat e saja profesionale e kulturore diskutimit iu bashkua regjisorja Zana Hoxha. Ajo rrëfeu se si pandemia ndikoj në ndërprerjen e një projekti teatror një javë para shfaqjes së saj te publiku, në të cilën punonin një ekipë prej 30 personash.

‘’Ishte me të vërtetë një situatë sfiduese sepse kemi pritur një drejtim, një lehtësim më të madh të tërë procesit nga ana e institucioneve tona’’, theksoj regjisorja Hoxha.

Mirëpo, digjitalizimi i cili ka bashkuar botën për komunikim ditor, kësaj radhe kreu këtë funksion edhe për komunikim kulturor. Projekti i cili iu ndërpre Zanës, u shfaq në formën online më 12 qershor, pikërisht në ditën e çlirimit të Prishtinës. Ajo vlerëson se ka qenë e domosdoshme për të si regjisore shfaqja e saj te publiku, aq më shumë kur artistët e pavarur këtë e shihnin si një ‘’fije shpëtimi të një përkrahje financiare’’.

‘’Vendosëm që ta japim premierën për shkak që e vetmja mënyrë që institucionet tona të paguajnë artistët ka qenë që të shfaqet vepra, për dallim prej shumë vendeve të Bashkimit Evropian ku ka mjaftuar paraqitja e kontratës, fillimi i procesit ose edhe mos fillimi i procesit’’, thotë regjisorja Hoxha.

Derisa flet për teatrin, Zana tregon se buxheti i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka mbetur 80% i parealizuar, teatrot lokale i vlerëson se janë në një hap të mirë për shkak që tani secila kanë krijuar ansamblet e veta, por që e sheh problematike mungesën buxhetore që ndikon drejtpërdrejtë në proceset e krijimit të shfaqjeve.

‘’Unë mendoj që kemi mundësi, kapacitete e sisteme teatrore që të mbajmë shfaqje ose ngjarje të hapura në hapësira publike siç është duke ndodhur tash në Maqedoni, në Shqipëri e Serbi’’, vlerëson kontributdhënësja e Teatrit. Zana njëherit është edhe drejtoreshë e Festivalit ‘FemArt’, i cili promovon gratë dhe vajzat nëpërmjet artit. Këtë vit ky festivali vie i përqendruar në rrafshin vendor, duke anuluar planet ndërkombëtare të cilat përfshijnë udhëtimet, ushqimet, akomodimet; në mënyrë që ky buxhet të ndahet si pagesa për artistët vendor krijues.

‘’Ky buxhet do të shkoj në pagesa për artistët tanë dhe do të krijojmë vepra të reja, të cilat jo domosdoshmërisht e adresojnë çështjen e Covidit, por e adresojnë nevojën e artit dhe krijimtarinë e artistëve tanë’’, shprehet drejtoresha e FemArtit. Sipas regjisores Hoxha, iniciativat artistike online si teatrot, koncertet, ekspozitat ishin të duhura mirëpo tanimë duhet të mësohemi të jetojmë me Covidin pa hequr dorë nga identiteti jonë kulturor.

‘’Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm të një shoqërie nëse nuk ka kulturë dhe nëse nuk ka zhvillim të industrisë kreative që vjen bashkë me kulturën’’, thekson Zana Hoxha.

Nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ishte i pranishëm zëvendësministri Engelbert Zekaj, për të shpalosur politikat institucionale për kulturë. Gjatë diskutimit u përmend fondi emergjent 5 milionësh, që sipas Zekajt është pamundësuar shpërndarja e deritanishme e saj për shkak të ngjarjeve politike në vend.

‘’Ky 5 milionësh do të shpërndahet në pjesën e mbetur të vitit, për tre katër muajt që i kemi në dispozicion deri në fund të dhjetorit’’, shton tutje zëvendësministri i MKRS-së, Engelbert Zekaj. Përveç kësaj, Zekaj informoj publikun se në thirrjen e hapur në janar për subvencione nga MKRS kanë aplikuar mbi 700 organizata, 480 prej të cilave kanë fituar projekte dhe 312 si organizata jo-qeveritare dhe 168 persona si krijues artistik.

Tutje ai tregoj se pritet një fond emergjent edhe për vitin e ardhshëm.

‘’Kurse për vitin e ardhshëm planifikohet një buxhet poashtu ndihmës, jo i subvencioneve sepse janë të ndara subvencionet me planin e rimëkëmbjes’’, u shpreh Zekaj.

Piktorja Zake Prelvukaj si përfaqësuese e Galerisë Kombëtare të Kosovës tregoj mbi përvojën e këtij institucioni kulturor i cili u detyrua të bëj shtyrjen dhe anulimin e ekspozitave, kryesisht atyre ndërkombëtare. Pavarësisht mundit të tyre për shfaqjen e ekspozitave online, disa kanë qenë të pamundura për shkak të kompleksitetit që kishin.

‘’Ajo ekspozitë në mënyrë virtuale nuk ka qenë e plotësuar, se në vend të prezantimit të 5 ose 6 punimeve, ne kemi shkuar me 1 ose 2 punime dhe ajo s’ka qenë ai plotësimi fizik, optik që e shikon aty për aty’’, shpjegon anëtarja e kryesisë së bordit të GKK-së për anulimet e ekspozitave nga artistë të huaj.

Prelvukaj duke qenë ligjëruese në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, thekson se mësimi virtual në pikturë nuk ishte i lehtë por që ka pasur edhe përparësitë e veta:

‘’Kemi sjell diçka prej studentëve që në kushte normale nuk do të mund t’i kishim ato motive, njëfarë mbrojtje, stimulimi, ringjallje e vetëdijes sonë’’, tregon ligjëruesja Prelvukaj. Ndërkaq përveç aspektit akademik, pandemia sipas saj ka pasur anët pozitive edhe te artistët, të cilët gjatë kësaj kohe kanë hulumtuar e gjetur shumëçka nga vetja.

‘’Kjo periudhë na ka vetëdijesuar që të japim mesazhe të ndryshme, që të duhemi më shumë, të bashkëpunojmë më shumë dhe që arti të mos jetë individual, por të jetë shoqëror’’, thekson krejt për fund artistja Prelvukaj. / Medina Pasoma/ KultPlus.com

Arti i aktivistit

Nikkolas Smith e quan veten një “artivist”: artist dhe aktivist. Shtatë vjetët e fundit, artisti nga Los Angelosi ka mbajtur zi nëpërmjet veprave të tij për jetët e afro-amerikanëve. Ai thotë se po ndjek rrugën e këngëtares Nina Simone, që ka thënë se është detyrë e artistit për të reflektuar në kohë.

“Unë gjithmonë jam duke shikuar se çfarë po ndodh në botë dhe përpiqem të reflektoj për këtë”, ka thënë Smith. “Ka shumë afro-amerikanë që u është marrë jeta në këtë botë. Unë përpiqem të procesoj se si kjo më ka bërë të ndihem si pjesëtar i këtij komuniteti”.

Portreti i George Floyd, i realizuar nga Smith, që është vrarë nga policia e që nxiti protesta në gjithë botën kundër dhunës policore, është tani në kryeqendrën e billbordeve në “Times Square” në New York dhe në qendrën tregtare “Beverly Center” në Los Angeles. Për imazhin gjysmë-abstrakt, Smith ka thënë se ka përdorur vija të ashpra të brushës rreth Floydit që ka veshur kostum.

“Vepra shfaq George Floydin që ju shikon direkt me pak shqetësim në sytë e tij”, sqaron Smith. “E ndiej sikur ai pyet se çfarë po ndodh? Pse më ndodhi mua kjo? Dëshiroj që përmes artit tim t’i tregoj botës që ai ishte një qenie njerëzore që jetoi në tokë”.

Grupi “Black Lives Matter” porositi portretin e Floydit për billboard dhe një video si nderim për viktimat nga përdorimi i dhunës policore.

“Nikkolas është njëri prej atyre artistëve që bën thirrje të ndryshojmë mënyrën se si ne e shohim veten tonë”, ka thënë Kailee Scales, drejtoresha menaxhuese e “Black Lives Matter Global Network Foundation”. Ajo ka thënë se ka vite që kishte parë imazhet e tij online dhe BLM e kishte ftuar Smithin vitin e kaluar që për “Art Basel” të krijonte një logo për kampanjën e tyre civile, “What Matters”. Ajo ka thënë se portreti i tij i George Floydit dhe të tjerëve janë në linjë me mesazhin e grupit për nderimin e dinjitetshëm të jetëve të afro-amerikanëve.

“Ai shumë shpesh i kap njerëzit në momentet e tyre të lumtura para se ato të ndërpriten nga dhuna”, thotë Scales. “Dhe kjo me të vërtetë ishte një nderim për shpirtin e ‘Black Lives Matters’, qasja humane ndaj afro-amerikanëve”.

Në mesin e ndjekësve të Smithit është ish-zonja e parë Michelle Obama, që e postoi pikturën e tij të George Floyd në llogarinë e saj në “Instagram” dhe këngëtarja Rihanna, që bëri “retweet” pikturën e tij të ish-yllit të hip-hopit Nipsey Hussle. Smith ka pikturuar aktivistë të të drejtave njashtu sikurse edhe ikona të sportit e të kulturës, e po ashtu edhe viktimat e abuzimeve policore, përfshirë portretin e 26-vjeçares Breonna Taylor në uniformën e saj, 18-vjecarit Michael Brown në uniformë të diplomimit dhe Ahmaud Arbery në kostum.

“Zakonisht më pëlqen që të krijoj diçka më të hareshme, edhe nëse është një situatë tragjike”, ka thënë Smith. Për portretin e Ahmaud Arbery ka pasur një ide të qartë. “Thashë me vete: ‘E dini çfarë? Unë duhet të pikturoj vetëm tragjedinë, terrorin dhe dhembjen, që jam i sigurt që ishte në fytyrën e tij’. Kam dashur, në stilin tim abstrakt të pikturave me vaj, të krijoja një vepër të rrjedhshme me shumë emocione. Është disi e dhunshme. Nuk është e përfunduar. Shumë nga veprat e mia nuk janë të përfunduara. E shoh këtë si një lloj paralele me jetën e këtyre njerëzve, sepse ata nuk e kanë pasur rastin që ta përmbyllin jetën ashtu siç është dashur”.

(Marrë nga NPR) /Koha.net /KultPlus.com

Fshihet vepra ndërgjegjësuese e artistit Bansky

Vepra e fundit e artistit Banksy në një tren në Londër, është fshirë nga punonjësit.

Vepra e sipërmendur përmbante mesazhe për koronavirusin.

Me anë të saj ai kërkonte të ndërgjegjësonte njerëzit që të mbanin maska dhe doreza, për tu mbrojtur kështu nga virusi.

Agjencia e Transportit që fshiu veprën u shpreh se e vlerëson punën e artistit, por e fton të bëjë art në një vend më të përshtatshëm. / KultPlus.com

Arti i shenjave të vuajtjes

Artisti hungarez Jozsef Szurcsik ka humbur katër shokë të tij për një periudhë të shkurtër si pasojë e virusit COVID-19, dhe dhimbja e tmerrshme e pikëllimi që ai ka ndier e kanë transformuar artin e tij.

Szurcsik, ligjërues në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Hungarisë, është një nga artistët më me zë në artin bashkëkohor në vend. Gjithmonë ka provuar që të reflektojë mbi marrëdhëniet e shpirtit të njeriut dhe peizazhit në pikturat e tij shpeshherë surrealiste. Ka thënë se procesi i tij kreativ është ndikuar thellë nga dhimbja që ndien tani.

Më parë kishte pikturuar duke pasur një plan në mendje, por tani imazhet e kafkave, kokave që digjen dhe fytyrat e mërzitura krijohen rrjedhshëm nga brushat e tij. Ka thënë se pa qëllim, disa nga fytyrat në pikturat e tij reflektojnë tipare të atyre që ai ka humbur.

“Unë kisha katër shokë që ishin shumë të rëndësishëm për mua, janë katër njerëz që i kam humbur në një mënyrë shumë shokuese…Sikur kjo pandemi të mos shfaqej, ata do të ishin me ne edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.

Ende e ka të vështirë që të flasë për këtë. Një nga miqtë që ai ka humbur, nuk ishte as 40 vjeç.

Hungaria, e cila ka një popullsi me rreth 10 milionë banorë, ka regjistruar mbi 4 mijë raste me COVID-19, përfshirë 570 vdekje.

Szurcsik, që punon me teknika si grafi, litografi, e bën piktura me vaj dhe akrilik në pëlhurë, dhe po ashtu edhe skulptura, ka thënë se shëmbëlltyra e re e pikturave të tij po vepron si një lloj terapie. /Koha /KultPlus.com

Arti si frymëzim kundër e pro racizmit

Le të fillojmë me një pasazh nga Ta-Nehisi Coates nga libri “Beetween the World and Me”, që merr formën e një letre të shkruar nga një baba me ngjyrë për djalin e tij: “Çmimi i gabimit tënd është më i lartë për ju sesa është për bashkatdhetarët tuaj, dhe në mënyrë që Amerika të justifikojë veten, historia e dekonstruksionit të një trupi të një njeriu me ngjyrë duhet që të fillojë gjithmonë me gabimin e tij ose të saj, të vërtetë ose të imagjinuar – me zemërimin e Eric Garner, me fjalët mitike të Trayvon Martin ‘Do të vdesësh sonte’, me gabimin e Sean Bell për të vrapuar me turmën e gabuar” .

Në rastin e George Floydit gabimi u pohua dhe, ndoshta pa dije, duke përdorur një faturë të falsifikuar. Dhimbja e zbuluar nga vdekja brutale e Floydit na ka bërë të reflektojmë për kulturën tonë. Kareem Abdul-Jabbar shkroi një ese të jashtëzakonshme për “The Times”, në lidhje me atë që përmbajnë protestat: “Ajo që duhet të shihni kur shihni protestuesit me ngjyrë në epokën e Trumpit dhe koronavirusit, janë njerëzit e shtyrë në skaj, jo sepse ata duan që të hapen baret dhe sallonet e bukurisë, por sepse duan të jetojnë. Ose të marrin frymë”. Ky moment i vrullshëm, shkruan Jamelle Bouie në “New York Times”, pasqyron “presionet dhe konfliktet e një vendi diversifikues, luftën për të shpëtuar nga një e kaluar ekskluzive për një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe betejën tonë të vazhdueshme mbi atë që ka vlerë vërtet – kush mund të veprojë si një anëtar i plotë dhe i barabartë i kësaj shoqërie dhe kush jo”, shkruan LOS ANGELES TIMES.

“Qindra njerëz me ngjyrë të skllavëruar”, shkruan DeNeen L. Brown nga “Washington Post”, dikur “u mbajtën rob në Shtëpinë e Bardhë”. Brown ka një histori nga Sheshi “Lafayette” në Uashington, sesi ishte pastruar me forcë për fotografinë e presidentit. Brown gjurmon këtë dhe vendet e tjera historike të skllevërve. Robin Givhan kritikon foton që doli nga ai imazh: “Ai nuk hyri brenda. Përkundrazi, struktura u afrua pas tij, një set në një të verdhë limoni, tredimensional për lojën e tij torturuese”.

“E jona është një histori e varfërisë dhe metaforës së çizmeve të bardha në qafë të zezë. Nga vendosja e prangave dhe zinxhirëve në qafën e skllavëruar të detyruar që të marshojnë në rresht te kollaret e hekurta të vendosura si ndëshkime për njerëzit e skllavëruar që guxuan të shpëtonin”.

Kritikja Soraya Nadia McDonald e konsideron vdekjen e Floydit së bashku me këtë pjesë shumë të prekshme të anatomisë njerëzore.

“Krijimi më urgjent i filmave që dikush bën tani, në këtë vend, është nga njerëzit me ngjyrë përmes telefonave me kamera”, ka thënë kritiku i “New York Times”, Wesley Morris, mbi “mozaikun e egër vizual të keqtrajtimit”. “Askush nuk mund të injorojë një grua të zezë që është ulur mbi një kalë.” Një imazh i Brianna Noble duke kalëruar në mes të protestave në Oakland është bërë një imazh përcaktues i kryengritjeve. Priska Neely, për marrjen e një numri të mesazheve tekstuale për të kontrolluar nëse ajo është në rregull: “Bombardimi nga tekstet me ngjyrime faji nga njerëzit e bardhë më detyroi të përpiqem të zgjidhë pyetjen më të padiskutueshme: Pra, si jam?” “Në atë kohë këto rregulla ndiheshin të bezdisshme,” shkruan Brianna Holt për rreptësinë e prindërve të saj, “por ndërsa isha rritur, kuptova se ato ishin të nevojshme.”

Lorrene Berry ka një udhëzues për leximin e guidës “Black Lives Matter” dhe shumë ide dhe vjegëza. E, sado e vështirë që ishte java e kaluar, Ta-Nehisi Coates, sa u përket veprimeve, ka thënë: “Unë shoh shpresë. Unë shoh përparim tani.” Të martën, një figurë e një ushtari të vetëm të Konfederatës, që ka qenë në qytetin Aleksandri të Virxhinias, u hoq nga piedestali i saj. Kritiku i artit Christopher Knight, që shkruan për “Times”, shikon sesi protestat kanë çuar në një valë të heqjes së monumenteve të Konfederatës. “Skulpturat përkujtimore si kjo kanë një qëllim specifik”, shkruan ai. “Ato shfaqin në bronz racizmin institucional”. / KultPlus.com