Revista e modës ”Elle” ndalon publikimin e produkteve prej gëzofit të kafshëve

Revista franceze e modës ‘’Elle’’ ndalon publikimin e produkteve që vijnë prej gëzofit të kafshëve në faqet e 41 edicioneve të saj ndërkombëtare, si dhe nga kanalet e saj në internet dhe media sociale.

‘’Përdorimi i gëzofit të kafshëve, si në rubrikën editoriale ashtu edhe në atë të reklamave, nuk është më në përputhje me vlerat e revistës’’, theksoi Valeria Bessolo Llopiz, menaxherja ndërkombëtare e ‘’Elle’’.

‘’Revista synon të jetë një pionier ndërkombëtar në fushën e saj dhe të bëjë një hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe të kafshëve’’, theksoi Llopiz.

Ndërsa ndalimi i gëzofit të kafshëve është tashmë në fuqi në 13 nga emetimet e Elle, ai do të hyjë në fuqi për 20 të tjera nga fillimi i vitit 2022 dhe pjesa tjetër nga 2023.

Revista i përket grupit francez Lagardere.

Sipas botuesit, Elle ka 33 milionë lexues në mbarë botën dhe 100 milionë vizita në muaj në faqen e saj të internetit. / KultPlus.com

Yllka Gashi me rrëfime të padëgjuara për filmin Zgjoi: Realizova ëndrrën time të fëmijërisë (VIDEO)

Aktorja dhe ylli i filmit “Zgjoi”, Yllka Gashi, ka dhënë një intervistë virtuale për “CherryPicks” së fundmi, ku ka dhënë detaje të shumta për filmin dhe jetën e saj, shkruan KultPlus.

Gashi fillimisht ndau pjesë nga filmi, ku filloi nga njohja me Fahrijen e deri te realizimi i gjithë filmit.

Fillimi i realizimit të filmit

“Ishte shumë e vështirë, Fahrije është njëra ndër ato njerëzit që është lidere e lindur. Nuk ka një diplomë universitare, por është një vizionare e lindur. Ajo na tregoi se edhe para luftës ishte gjithmonë në kërkim të krijimi të biznesit ose të drejtojë diçka që ka të bëjë me biznesin. E kjo gjë ishte e “ndaluar” për ta bërë në fshatin e saj”, tha ajo.

E pyetur se si ishte takimi i parë me Fahrijen, Gashi deklaroi se nuk e priste që ajo të kishte këtë çiltërsi në fytyrën e saj.

Njohja me gruan e suksesshme, Fahrije Hoti

“Ne të gjithë ishim të magjepsur me të, me dinjtetin e saj dhe personalitetin e saj. Unë nuk e prisja që të takojë një person e cila ka kaq shumë çiltërsi, prisja dikë që është e mërzitur dhe disi e lodhur nga jeta, megjithatë ajo na befasoi neve dhe nuk ishte e vështirë që ta kuptojmë atë dhe të ndjejmë së bashku”, pohoi Yllka.

Në vazhdim, aktorja kosovare tregon se ndjenja e përbashkët me Fahrijen ia mundësoi që ky film të shndërrohej në një mision personal për të dhe të tregohet një histori e fuqishme.

Gratë dhe fuqia e tyre

“Kur gratë mlidhen së bashku, ndodhin magji. Ne punuam shumë që të gjejmë emocionet e duhura dhe të shfaqim te publiku atë që duhet parë, duke filluar nga psikologjia, emocionet dhe gjithë ndjenjat e kaluara. Blerta na bëri gjithçka më të lehtë dhe sigurisht prania e Fahrijes e bëri të mundur realizimin e një filmi të tillë”, shtoi ajo.

Sa i përket një filmi të tillë, 39 vjeçarja kishe ëndërruar që ta bënte që kur ishte një fëmijë i vogël dhe madje me realizimin e “Zgjoi” u realizua edhe ëndrra e saj.

Vështirësitë më të mëdha në film

“Orët e gjata të xhirimeve, moti i përkeqësuar dhe ai i nxehtë ishin sigurisht disa prej momenteve të vështira që i përjetuam në realizimin e këtij filmi, por ajo se çka mësova më së shumti ka të bëjë me atë se Fahrije kishte një ëndërr për ta bërë një biznes nga nevoja, e njësoj e ndjeva edhe unë këtë gjë. E kisha përgjegësi që ta bëjë këtë film, do ta bëjë më të mirën time. Ne qamë, qeshëm e të gjitha këto. Ëndrra ime u bë realitet kur u realizua ky film”, tha fituesja e tre çmimeve në Festivalin “Sundance”.

Bletët dhe gratë – dy gjëra të ndryshme por me vizion të njëjta

“Pjesën me bletë e dashuroj, unë mendoj se gratë janë sikurse bletët, të cilat janë shumë të rëndësishme për jetën tonë. Duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi atyre. Gratë, çfarë të them më shumë, ne jemi të mrekullueshme dhe gjithmonë duhet të kemi mbështetjen e njëra tjetrës. Sikurse në film, me bashkimin e grave, ato krijuan të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, përfundoi ylli i filmit “Zgjoi”.

Ndërkaq, ‘Zgjoi’ tashmë është në pritje të publikimit të listës së ngushtë të ‘Oscars’, e ku përfundimisht do të kuptohet nëse ky film do ta përfaqësojë Kosovën në akademinë e çmimeve më të njohur në gjithë botën.

Intervistën e plotë në “Cherry Picks” mund ta shikoni më poshtë. /KultPlus.com

Vjollca Robelli-Mripa nesër performon në skenën më të njohur botërore “Royal Albert Hall”

Këngëtarja Vjollca Robelli-Mripa, e njohur me emrin artistik si ‘AJO’, do të ngjitet mbrëmjen e nesërne në një prej skenave më të njohura botërore “Royal Albert Hall”, në Londër.

E lumtur t’ju njoftoj se në datën 3 dhjetor 2021 nga ora 9:30pm do të këndojmë shqip në Royal Albert Hall, për mua një përgjegjësi e madhe drejt promovimit të kulturës dhe muzikës shqipe në një nga hapësirat ku kualiteti i muzikës është në nivelin më të lartë botëror… Gezuar dhe uroj te shihemi aty”, shkruan ajo në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

Vjollca Robelli-Mripa për më shumë se një dekadë është larguar nga Kosova për në Londër, por zëri i saj është mishëruar me gjithë publikun këtu përmes këngës “Ajo”, me të cilën vazhdon të identifikohet personaliteti i saj artistik. / KultPlus.com

100 vjet burg për vrasjen e gazetarit serb, Sllavko Quruvija

Me 100 vjet burgim në total, janë dënuar ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, për vrasjen e gazetarit, Sllavko Quruvija.

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale të Serbisë, më 2 dhjetor, në procesin e përsëritur shpalli dënime për katër ish-pjesëtarët e këtij shërbimi. Më nga 30 vjet burgim janë dënuar, Radomir Markoviq dhe Millan Radonjiq. Ratko Romiq dhe Mirosllav Kurak u dënuan më nga 20 vjet burgim.

Pas shpalljes së vendimit, palët mund të ankohen, por Gjykata e Apelit këtë vendim mundet vetëm ta konfirmojë ose anulojë. Rigjykimi në këtë rast nuk është më i mundur.

Shpallja e vendimit në rastin e vrasjes së gazetarit të shquar serb, ndodhi plot 22 vjet pas vrasjes së tij. Hetimet rreth vrasjes së gazetarit dhe publicistit, Quruvija filluan në vitin 2001, në kohën kur kryeministër i Serbisë ishte, Zoran Gjingjiq.

Gjykimi i parë në këtë rast kishte filluar në qershor të 2015-s.

Vendimi paraprak për grupin e SDB-së

Vendimin paraprak në rastin e vrasjes së gazetarit, Sllavko Quruvija, Gjykata e Apelit e kishte ndërprerë më 7 shtator 2020. Bazuar në atë vendim, ish-shefi i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (SDB), Radomir Markoviq u dënua më 30 vjet burgim, si dhe shefi i dikurshëm i qendrës së Beogradit të Sigurimit Shtetwror, Millan Radonjiq. Më nga 20 vjet burgim ishin dënuar Romiq dhe Kurak.

Mirosllav Kurak madje ndodhët në arrati dhe nuk është i qasshëm për organet e rendit.

Megjithatë nga Gjykata e Apelit njoftuan se vendimi i shkallës së parë për vrasjen e Quruvijas do të kthehet në rigjykim krahas sqarimit se me futjen e personit ‘NN’ në aktakuzë, si kryes i vrasjes, është ndryshuar gjendja faktike që qëndronte në aktakuzë.

Kush ishte Sllavko Quruvija?

Sllavko Quruvija ishte vrarë më 11 prill 1999 në qendër të Beogradit, para hyrjes së ndërtesës në të cilën banonte. Pasi që u largua nga pozita e kryeredaktorit të gazetës shtetërore “Borba” (Beteja) themeloi “Nedeljni Telegraf” (Telegrafin Javor) në fillim të vitit 1996 dhe gazetën e parë të pavarur në Serbi, “Dnevni telegraf” (Telegrafin Ditor) e më pas edhe gazetën javore, “Evropljanin”, (Evropiani).

Ai ishte kritik i madh i presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.

Sipas ligjit të posaçëm për media, gazeta e tij “Dnevni Telegraf” (Telegrafi Ditor) krahas edhe disa mediave të tjera u ndalua së publikuari më 14 tetor 1998 por më pas filloi të shtypet në Mal të Zi dhe distribuohej në Serbi nëpërmes një rrjeti të botuesve.

Si ishte vrarë Quruvija?

Bazuar në aktakuzën, dy burra të maskuar e kanë vrarë atë në qendër të Beogradit, para banesës në të cilën banonte derisa ishte bashkë me partneren e tij, Branka Prpa. Në aktakuzë thuhet se njëri prej të akuzuarve, Mirosllav Kurak i cili ndodhët në arrati gjuajti me breshëri plumbash drejt tij nga distanca prej një metri e gjysmë, e më pas Quruvija u rrëzua. Sulmuesi i ishte afruar sërish duke gjuajtur pastaj me armë nga afërsia.

Gjatë sulmit ndaj gazetarit u plagos edhe Branka Prpa të cilën sipas aktakuzës , Ratko Romiq e goditi me revole në kokë që të mos i shihte vrasësit e Quruvijas.

Universiteti i Kolumbisë për rastin e Quruvijas

Në tetor të 2020-s, Universiteti i Kolumbisë kishte publikuar një analizë të rastit të vrasjes së Quruvijas në të cilën qëndron se vendimi i Gjykatës së shkallës së parë ishte historik ngase ishte hera e parë që dikush mbahej përgjegjës për vrasjen e gazetarit.

Megjithatë në Serbi në 25 vjetët e fundit janë vrarë tre gazetarë përfshirë Quruvijan. Asnjë rast nuk është zgjidhur, shkruan në studim. Krahas Quruvijas, ishin vrarë edhe Dade Vujasinoviq e cila u gjet e vdekur më 8 prill 1994 në banesën e saj në Beograd dhe Millan Pantiq i vrarë më 11 qershor 2001 në qytetin e Jagodinës. / KultPlus.com

Ibrahim Rugova midis realitetit dhe ikonës

Shkruan: Jusuf Buxhovi

Në kujtim të Presidentit Ibrahim Rugova

Historia nuk do të ishte histori po qe se nuk do t’i kishte aktorët e saj të përhershëm, të cilët, megjithatë, në të mbesin të prekshëm. I tillë shfaqet edhe dr. Ibrahim Rugova, lideri i lëvizjes së kundërvënies civile ndër më të mëdhatë dhe ndër më të fuqishmet mbi bazat institucionale dhe më vonë edhe president i parë i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e lira të mbajtura në vjeshtën e vitit 2000. Nuk do të arrijë 17 shkurtin, por askush nuk mund t’ia marrë të drejtën që e ka fituar të zë vendin që i takon në altarin e të merituarve të pavarësisë së saj. Por, nëse mund të thuhet se Rugova është pjesë e historisë sonë më të re, ka edhe të tillë që nuk pajtohen me kthesën historike që ka sjellë filozofia politike e lëvizjes që ka bërë shkëputjen me komunizmin dhe ideologjinë totalitare dhe njëherësh ia ka hapur rrugën përkatësisë botës perëndimore dhe civilizimit të saj ku edhe gjendemi. Zaten, këtu e kanë burimin edhe thyerjet për dhe kundër Rugovës të cilat mbahen sot e gjithë ditën, që në të vërtetë duhet kuptuar si ndeshje midis pikëpamjeve të së djathtës në njërën anë dhe në tjetrën anë të atyre që vinë nga bindjet majtiste, ku edhe më tutje manifestohen mbetjet e ngarkesave ideologjike, veçmas tek ajo pjesë e shoqërisë që ende nuk është liruar nga mentalitet patriarkale, ku vetëdija folklorike në masë të madhe ushqen prirjet totalitare.Shikuar nga këndvështrimi historik këto mbetje edhe janë të arsyeshme nëse kihet parasysh vendosja e diktaturës komuniste, e cila shqiptarëve në të dy anët e kufirit të dhunshëm do t’u vijë nga Lindja, e cila pas Luftës së Dytë Botërore, fuqinë do ta fitojë nga meritat në luftë kundër fashizmit. Vendosja e sistemit komunist në Shqipëri dhe në Jugosllavi në të njëjtën kohë do të thotë qërim hesapesh me vetëdijen “borgjeze” dhe antikomuniste, viktimë e së cilës do të jetë shtresa e inteligjencies shqiptare me bindje perëndimore, por viktimë tjetër edhe më e madhe do të jetë Partia Nacional-Demokrate Shqiptare NDSH, me orientim antikomunist, ndaj anëtarësisë së të cilës do të zhvillohet një terror i madh ku dënimi me vdekje do t’i gjejë drejtuesit e saj. Natyrisht, se pos pastrimit sistematik nga vetëdija e NDSH-së, në vitet e para të pasluftës, komunistët jugosllavë dhe ata shqiptarë bashkarisht do të ndërmarrin fushatën për çrrënjosjen e të gjitha vlerave kulturore të përkatësisë perëndimore të botës shqiptare, që nga heqja dhe ndalimi i veprave të Gjergj Fishtës, Lasgush Poradecit, Koliqit dhe të shkrimtarëve të tjerë në mënyrë që t’i hapej rruga edukimit socialist me anën e metodës së socrealizmit, i cili sistematikisht do të pastrojë trurin shqiptar nga “mbetjet” imperialiste dhe reaksionare për t’ua futur ato të “njeriut të ri” të shpërlarë nga vlerat e së kaluarës. Krahas dhunës ideologjike, shqiptarëve të Kosovës dhe të pjesëve të tjera në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, do t’u rëndojë edhe shtypja e egër nacionale e Beogradit, e cila deri në vitet e gjashtëdhjeta ishte në përputhje me strategjinë e memorandumeve antishqiptare të akademikëve serbë për shkatërrimin e qenies së tyre etnike.Edhe përkundër këtyre zhvillimeve me orientime ideologjike, megjithatë nga mesi i viteve gjashtëdhjeta e tutje, në Kosovë, klima liberale politike e cila do të shfaqet pas rrëzimit të Rankiviqt, e cila do të përcillet edhe me ngritjen e autonomisë së Kosovës në shkallën e subjektit të Federatës, do të shfrytëzohet për barazi me të tjerët po edhe për kthimin kah vlerat e civilizimit perëndimor. Ky ndryshim shoqëror do të sjellë edhe një ndryshim tjetër të stereotipit të kërkesave të shqiptarëve nga ai i bashkimit me Shqipërinë dhe çlirimit, qoftë edhe nën ombrellën e shtetit stalinist shqiptar, tek barazia me të tjerët, që do të pasqyrohet me kërkesën për Republikën e Kosovës.Rugova mund të merret ekzemplari tipik i gjeneratës së intelektualëve shqiptarë, të cilët në saje të arsimimit dhe të ngritjes, kanë shënuar kapërcimin nga lirimi i kornizave ideologjike të sistemit kah vlerat e shoqërisë së lirë perëndimore në qendër të të cilave është liria, barazia dhe demokracia perëndimore ku janë parë rrënjët e përbashkëta dhe gjithë ajo që një popull e qet me kujtesë të formuar historike dhe ndërlidhja me të paraqet ardhmëri. Andaj, edhe kërkesa për barazi, siç ishte ajo e ngritjes së Kosovës në Republikë, e artikuluar në demonstrat e vitit 1968 dhe ato të vitit 1981, e parë në kontekstet e zhvillimeve progresive të shoqërisë dhe të institucioneve të saj, nuk shfaqej si çështje formale, por si pjesë e hapësirës së lirisë dhe të barazisë me të tjerët, ku kornizat ekzistuese të autonomisë, duhej hapur sa më parë, ngaqë ato tashmë ishin bërë të ngushta dhe mund të kalonin edhe në ngulfatje madje. Por, meqë për këtë mungonte vullneti i klasës politike shqiptare, do t’u hapet udha kërkesave institucionale dhe jashtinstitucionale, që ishin të drejta dhe në përputhje me përcaktimet civilizuese dhe postulate e saj që ngriheshin mbi barazinë dhe lirinë.Kur do të shfaqen shenjat e para të krizës Jugosllave dhe do të shihet se klasa politike e Kosovës, nga kompromiset e shumta që kishte bërë nga viti 1981 e tutje për të ruajtur atë që ishte fituar me kushtetutën e vitit 1974 e që realisht nuk mund të mbrohej, nuk do të jetë në gjendje të marrë përsipër fatet e popullit, para intelektualëve të këtij orientimi, që edhe ashtu viteve të fundit kishin bartur gjithë barrën e kundërvënies projektit hegjemonist të intelektualëve serbë që do të dalë në shesh me Memorandumin e Akademisë serbe të vitit 1986, do të shtrohet domosdoja e marrjes me politikë si një përgjegjësi historike, e cila do të mbështetej mbi koncepte dhe ide të qarta, që nuk mund të ishin të tjera pos në frymën e civilizimit perëndimor dhe të pluralizmit politik. Dhe marrja me politik duhej të kishte një koordinatë të dyfishtë: lirimin nga dhuna e ideologjisë totalitare dhe kërkesën e barazisë, me emërues të përbashkët demokracinë. Këto ishin prioritete, po që e para – lirimi nga dhuna ideologjike, shfaqej si parësore, ngaqë për ata që e dinin se çfarë fatkeqësie i kishte sjellë botës shqiptare ideologjia komuniste dhe përkatësia e dhunshme asaj nga Lufta e Dytë Botërore e tutje, lirimi nga kthetrat e dhunës totalitare dhe të sistemit mbi të cilin qëndronte, paraqiste parakushtin e parë të kapërcimit tonë nga Lindja tek Perëndimi, që të bëhemi pjesë dhe interes perëndimor, e ku pastaj, me postulatet civilizuese mund të arrihej edhe barazia e edhe liria. Sigurisht se këtij përcaktimi, që do të paraqesë pikënisjen e filozofisë politike të programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të lëvizjes së cilës do t’i prijë ajo, do t’i vinë në ndihmë zhvillimet pozitive në skenën politike botërore që do të shfaqen pas rrënimit të Murit të Berlinit kur pas bashkimit gjerman do të fillojë të bie perdja e hekurt, pastaj edhe imperia e kuqe sovjetike e bashkë me të edhe bipolariteti blokist dhe konfrontimet ideologjike që për gjysmë shekulli botën e kishin mbajtur në ethët e luftës së ftohtë. Në këto rrethana, lëvizja shqiptare do të zhvillohej në dy binarë paralelë: fillimisht të shkëputjes nga Serbia me anën e arritjes së plotë të subjektit federativ, me çka do të fitohej edhe e drejta për vetëvendosje deri te shkëputja nga Jugosllavia, dhe në atë të shkëputjes me ideologjinë komuniste. Si do të shihet ecja nëpër këta binarë paralel nuk do të jetë aspak e lehtë, ngaqë hapte konfrontimin dykrahësh me Serbinë, e cila ishte në vlugun e unitarizmit dhe shumëkush në Jugosllavi priste që nga konflikti serbo-shqiptar të përfitohej që sa më lehtë të liroheshin nga Beogradi, ndërkohë që shqiptarët ishin të vetëdijshëm se ky zhvillim duhej të shkonte kahut të kundërt në drejtim të Kroacisë dhe të Sllovenisë, ku do të prekeshin sferat perëndimore dhe kjo doemos do ta shtynte Perëndimin që të ndërmerreshin masa që Beogradit t’i shkëputej çfarëdo mundësie që si faktor i ri force në Ballkan të rikthente ndikimin rus, pikërisht atë që Moska e kishte humbur në saje të shtrirjes ideologjike. Por, lëvizja shqiptare, e vetëdijshme se ishte pikërisht kursi antikomunist ai që asaj do t’ia hapte perspektivën historike dhe njëherësh Beogradit do t’ia hiqte çfarëdo mundësie që “stazhin” e dhunshëm komunist të shqiptarëve ta shfrytëzonte për qëllimet e veta, do të përqendrohet tek shkëputja me komunizmin dhe si do të shihet për më pak se tre muaj do të arrijë që në Kosovë komunistët të pësojë disfatën më të madhe, me ç’rast shqiptarët do të dëshmojnë se asnjëherë nuk kanë pas bindje komuniste, por që në atë fatkeqësi kanë qenë të përfshirë dhunshëm, dhe njëherësh do të bëjnë me dije se përcaktimi i tyre është perëndimor pa kurrfarë dilemash dhe hipotekash me të cilat propaganda hegjemoniste serbe ç’prej kohesh ishte munduar ta ngarkojë dhe ta anatemojë herë si “filialë staliniste e Tiranës” e herë si “mbetje e rrezikshme e fundamentalizmit islamik” dhe të ngjashme. Dhe natyrisht se përcaktimi perëndimor, nënkuptonte edhe sjelljen perëndimore, në përputhje me vlerat civilizuese, ku kërkesa për barazi, liri dhe demokraci shfaqen si të pakapërcyeshme. Andaj, ishte e pritshme që edhe lëvizja e shqiptarëve për pavarësi të fillonte dhe të mbështetej mbi postulatet e barazisë dhe të demokracisë. Vënia e Rugovës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës si lëvizje gjithëpopullore, konceptin programor të mbështetur mbi trekëndëshin strategjik: barazi, demokraci dhe përkatësi perëndimore, do ta kthejë në një filozofi politike, atë të kundërvënies civile, që do të njihet herë si rezistencë paqësore, e herë si pushtet paralel e të ndryshme, por që në të vërtetë ka paraqitur dëshmitë më të mëdha civilizuese shetformuese, me anën e të cilave prania serbe në Kosovë do të reduktohej në atë të pushtuesit ushtarak, ndërkohë që do të ndikohet që agresioni serb dhe lufta që kishte nxitur të anashkalonte sa më shumë që të ishte e mundur Kosovën, edhe pse dihej që ajo një ditë do ta gjente, por që edhe kur kjo të ndodhte atëherë, Serbia të mos ishte ajo e vitit 1990 me miq dhe përkrahës të shumtë, por një monstrum i shkallmuar me hipotekat e xhandarit të Ballkanit dhe aleatit të vetëm të Rusisë, ndaj të cilit pastaj bota do të reagonte për të mbrojtur një popull dhe një lëvizje civilizuese vendi i së cilës ishte në Europë.Por, ishte koha dhe ishin koniukturat ndërkombëtare ato që Rugovës dhe kursit të kundërvënies civile po i qitnin telashe, meqë lëvizja shqiptare fillimisht ishte e mbikëqyrur nga amerikanët dhe disa nga vendet perëndimore në krye me Gjermaninë, dhe ajo ndiqte me dëgjueshmëri të madhe që të gjitha “këshillat” që i vinin nga Uashingtoni dhe Boni apo edhe Brukseli, të cilat rëndom kërkonin që të evitohej lufta, të evitoheshin konfliktet dhe të pritej. Slogani dhe më vonë refreni “durim, durim”, që Rugova e përsëriste çdo të premte në konferencat për shtyp, po edhe kudo, njëherësh ishte edhe refren amerikan dhe refren perëndimor që u drejtohej shqiptarëve, që dikur më vonë kishte filluar të keqpërdorej edhe nga Beogradi, i cili “qetësinë” e Kosovës mundohej t’ia atribuonte gjoja lojalitetit ndaj Beogradit, i cili mund të prishej vetëm nga ndonjë kryeneçësi separatiste dhe terrorizëm me prapaskenë fundamentaliste! Pa hyrë te vlerësimi i sjelljes politike të Rugovës, ku ka se çfarë thuhet, por ato duhet të shikohen nga distanca e duhur kohore dhe në përputhje me dokumentet e shumta arkivore kur shumë prej tyre t’u hiqet embargo, megjithatë duhet ruajtur nga ngatërrim i konceptit të filozofisë politike, çfarë ishte ai i lëvizjes gjithëpopullore të dalë nga programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga sjellja politike, e cila ishte në përputhje të plot me ato që asaj iu imponuan nga jashtë gjatë gjithë kohës sa ajo ishte e mbikëqyrur deri në hollësi, së cilës Rugova iu nënshtrua për vite të tëra, çka nuk ia ul vlerën atij, por përkundrazi e shfaq si politikan i cili e ka ditë fare mirë se çfarë mundet dhe çfarë nuk mundet, se çfarë guxon dhe çfarë nuk guxon, dhe e ka ditur se ana e zgjedhur, ajo e Perëndimit ishte e vetmja që mund të sjellë shpëtim dhe asaj duhej përmbajtur, meqë alternativa tjetër ishte gjenocidi serb. Këtu, në të vërtetë del në pah se Rugova nuk ka pasur probleme me zbatimin e konceptit të kundërvënies civile me pushtetin paralel dhe institucionet e saj, dhe nuk ka pasur probleme as me blanko besimin ndaj aleatëve perëndimorë në krye me SHBA-të dhe rolin e tyre të madh në këtë zhvillim, por probleme i kanë dalë dhe vazhdojnë t’i dalin me sjelljen ndaj filozofisë politike të tij nga ana e një pjese të mirë të atyre që dikur i kishin takuar, e kishin mbështetur, por që pasi ai të ketë luajtur misionin historik siç ishte shkëputjes nga komunizmi dhe dhënia e dëshmive e përkatësisë civilizimit perëndimor dhe kundërvënia civile me pushtetin paralel, në një kohë kur tashmë ishin përmbushur rrethanat që të kalohej nga kundërvënia civile dhe gjendja e statusquos në atë të rezistencës së armatosur bartës i së cilës do të shfaqet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishin filluar ta anatemonin lëvizjen së cilës i kishin takuar për vite të tëra, anatemë kjo që më pak qet në pah qëndrimin ndaj një individi, qoftë ai i një rëndësie si të Rugovës, e më shumë flet për problemet që ka një shoqëri me vetveten nga shkaku i konvertimeve me anën e të cilave ngatërrohet kompasi i orientimit historik që botës sonë i ka kushtuar aq shumë dhe mund t’i kushtojë edhe me shumë në një të ardhme nëse përkatësinë perëndimore e ngatërron me atë lindore dhe nëse përcaktimin antikomunist e ngatërron me atë ideologjik… Dhe për fund, për ta ilustruar frikën e reinkarnimit të disa proceseve, gjithsesi se nga kujtesa ime do të thërras në ndihmesë dy shembuj të dy bisedave të bëra me Ibrahim Rugovën në Bon, në dhjetorin e vitit 1995 dhe atë në maj të vitit 1999, të cilat janë domethënëse për të kuptuar pse Rugova nuk mund të mbetet “i qetë” si pjesë e historisë, ku e ka vendin dhe pa marrë parasysh ato që i përplasen ai mbetet në histori dhe në një farë mënyre konfrontimi me të paraqet mospajtim me ato zhvillime historike dhe proceset nëpër të cilat është kaluar, ku dëshira për t’i rikthyer ato është e dukshme madje.Me këtë rast duhet përkujtuar se nga largimi im si pjesëmarrës aktiv në polikë, por assesi si pjesë e koncepteve kreative të filozofisë së saj – dhe kjo do të ndodh pas mbajtjes së Kuvendit të parë të LDK-së në maj të vitit 1991, pra atëherë kur do të arrihet shkëputja historike me komunizmin dhe pas dy korrikut dhe shtatë shtatorit të vitit 1990 në Kaçanik do të aprovohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës me çka u krijuan kushtet për shkëputje edhe nga Jugosllavia, e me këtë do të jetë mbyllur faza më e rëndësishme e konstituimit të Lëvizjes sonë shtetformuese si subjekt i pakapërcyeshëm – me Ibrahim Rugovën do të kem vetëm një takim, kur ai do të marrë pjesë në promovimin e pjesës së dytë të romanit tim “Prapë vdekja” dhe aty do të ndërrojmë disa fjalë për krijimtarinë. Si herën e parë, dhe si herën e dytë, Rugova do të ketë shqetësimin se lëvizja shtetformuese mund të mos rrumbullakohet në përputhje me filozofinë politike dhe konceptet mbi të cilat është vendosur nga shkaku i dy arsyeve: i koniukturave ndërkombëtare dhe lojërave të tyre në njërën anë dhe në tjetër anë nga mosgatishmëria e shqiptarëve që këtyre proceseve historike – shkëputjes nga komunizmi dhe përkatësisë Perëndimit – t’u përkushtohen sa duhet. Rreth kësaj të dytës, madje, kishte dyshime se retardimet e vetëdijes totalitare dhe humbja e kompasit midis lindjes dhe perëndimit në dobi të ngatërrimit të së parës, mund të jenë tepër të rrezikshme sa të vihet në sprovë gjithë koncepti i fitores historike të kohës sonë, që për pasojë do të kishte kthimin e saj pikërisht aty ku ishte që nga Kriza Lindor e tutje, për t’u parë në dritën e faktorit negativ të Ballkanit dhe të stabilitetit të saj, pikërisht ashtu siç e kishte dëshiruar Beogradi, i cili aq shumë kishte investuar në të.Por, t’i kthehem takimit të parë, atij të dhjetorit të vitit 1995 në Petersberg te Bonit, ku pas katër vitesh do të mbahen takimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën dhe do t’u jepen edhe parafet e fundit marrëveshjeve të Kumanovës, me anën e të cilave do të bëhet tërheqja e forcave jugosllave nga Kosova, me çka do të krijohen kushtet për futjen e forcave ndërkombëtare të kryesuara nga ato amerikane në përputhje me rezolutën 1244 të OKB-së. Ditë më parë Rugova kishte ardhur në një vizitë në Gjermani dhe si rëndom, ishte “në kompetencë” të mbikëqyrjes së degës së LDK-së në këtë vend, edhe pse në Bon Qeveria e Kosovës në ekzil kishte “selinë”, por nga disa mospajtime flitej se raportet midis presidentit dhe kryeministrit nuk ishin të mira. Meqë, i rrija larg asaj që quhej skenë politike e Kosovës dhe ngatërresave të saj, dhe për vizitat e liderëve shqiptarë në Gjermani, informoja vetëm kur ata priteshin zyrtarisht nga institucionet dhe politika gjermane, nuk kisha ndonjë interes që të sillesha ndryshe as këtë herë, sado që ndjeja nevojë për ndonjë muhabet intelektual me Rugovën. Por, ditën që do të përfundojnë marrëveshjet e Dejtonit dhe isha si shumë i përqendruar të dija sa më shumë për to, meqë ishte më se e qartë se pas tyre do t’i vinte radha edhe Kosovës, me anën e një telefonate nga Ministria e Jashtme Gjermane, ftohesha nga Drejtori për Çështje të Ballkanit, zoti Hase për një bisedë të shkurtër. Zoti Hase, me të cilin njiheshim ç’prej më shumë se dy vitesh, do të më njoftojë se Rugova ishte pritur në Ministrinë e Jashtme zyrtarisht nga ministri Kinkel dhe, nga ai çast, si tha, për dy ditë lideri i shqiptarëve të Kosovës do të jetë mysafir i qeverisë gjermane dhe do të vendoset në rezidencën qeveritare në Petersberg të Bonit. Marrja e Rugovës në mbikëqyrje nga qeveria gjermane pamëdyshje se paraqiste një shkallë tjetër të trajtimit politik të Rugovës nga ana e gjermanëve krahasuar me sjelljen e deriatëhershme që ishte përherë “jozyrtare”. Pasi ma dha kumtesën për shtyp rreth pritjes së liderit shqiptar nga ana e Kinkelit, e cila përfshinte disa rreshta, më ftoi në darkën e përbashkët me Rugovën në Petersberg, që shtronte ministria e jashtme.Sinqerisht i gëzohesha takimit me Rugovën, jo pse nuk e kisha takuar prej më shumë se dy vitesh, pra kur isha larguar dhe personalisht ia kisha shpjeguar arsyet, paralajmërimet e të cilave nga ana ime i kishte pasur që më parë por mendonte se do ta ndërroj mendjen, po pse ndjeja nevojë për një shfrim intelektual të tillë, që aty më mungonte në ato rrethana shtresimi të madh profesional. Urova që aty të ketë më shumë atmosferë intelektuale nga ajo e pritshmja politike. Në mbrëmje, në orën 20 do të ngjitem në majën e Petersbergut, dhe në verandën e madhe të kthyer me shikim nga Rajna dhe Bad Godesbergu, do ta takoj Rugovën, të qetë dhe të mendueshëm, siç e kisha lënë në zyrën e tymosur të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Nuk patëm mundësi të çmalleshim gjithaq meqë pas pak do të vijë nikoqiri, Hase me një bashkëpunëtor dhe do të vijë edhe Bujar Bukoshi, me të cilin Rugova do të përshëndetet ftohtas pa luajtur nga vendi fare. Ishte e qartë se takimi i tyre thuajse i detyrueshëm ishte bërë nga Ministria e Jashtme gjermane, dhe ata kishin pasur arsye për një gjë të tillë. Darka do të kalojë në një atmosferë të ftohtë, me ndonjë ndërhyrje të lehtë të zyrtarit të lartë gjerman rreth shijes së verës, apo panoramës së Rajnës e mbërthyer nga dritat që e përshkonin, e cila nga ajo pikë dukej impozante, ndërkohë që Rugova ia kthente me ndonjë përshtypje nga panoramat e Senës së Parisit natën. Herë pas herë Rugova ma shtronte ndonjë pyetje rreth krijimtarisë letrare, që thoshte se duhej ta vazhdoja, duke e ndërlidhur shkëputshëm me ndonjë përshtypje nga romani im “Prapë vdekja”, që thoshte se pjesa e dytë dhe e tretë i kishte lënë përshtypje dhe fliste se një ditë, kur të gjente kohë, do të shkruante një studim pak më të gjerë, siç kishte vepruar edhe me romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”.Pas nja dy orësh darka kishte kaluar dhe në ishim ndarë ftohta me përshtypjen e ndërsjellë se ajo ndoshta as që ia kishte vleftë, sepse kishte shpërfillur përfytyrimin e atyre që midis nesh, qoftë si kujtime duhej të ruheshin të paprekura. Por, diku nga mesnata do të bjerë telefoni dhe nga ana tjetër e kufjes do të dëgjoj zërin e Rugovës. Më tha se po të kisha mundësi do ta vazhdonim takimin. “Ka edhe pak verë të mirë këtu që nuk ka mbaruar”, foli si me mahi.Pas gjysmë ore takova Rugovën që po më priste në verandën e madhe ku darkuam. Tha se mirë ishte të kalonim në pjesën tjetër, por pas pak ndërroi mendjen dhe u vendosëm aty ku ishim. Me të shpejtë hetova një njeri tjetër. Të tillë siç e mbaja mend nga bisedat që herë pas herë bënim te “Eni” i Neshetit kur ai mbyllte lokalin në orët e vona të natës dhe ne mbeteshim vetëm aty deri në orët e hershme të mëngjesit.Nisi të fliste me shqetësim dhe ndrojtje rreth Dejtonit. Duket se këtë e kishte edhe nga biseda që kishte pasur atë ditë me Kinkelin në Ministrinë e Jashtme dhe kisha informata se si ministri i jashtëm gjerman i kishte thënë se edhe më tutje duhej të vazhdonte kursin e rezistencës civile, por që ia kishte bërë me dije se duhej të ishte i gatshëm për biseda të drejtpërdrejta me Beogradin rreth zgjidhjes së problemeve që kishin, por Rugova ia kishte kthyer se nuk mund të kishte biseda për çështje problemesh, por rreth ndarjes përfundimtare nga Serbia në përputhje me vullnetin politik të shprehur të popullit të Kosovës që nga dy korriku, kushtetuta e Kaçanikut, referendumin për pavarësi dhe të tjerat. Madje, Rugova i kishte thënë ministrit gjerman se edhe po qe se do të detyrohej të hynte në bisedime me Beogradin, do të bisedohej për statusin, ku garant do të ishte faktori ndërkombëtar e assesi ndryshe. Meqë Kinkeli i kishte thënë se vullneti i shprehur i shqiptarëve ishte një dhe koniukturat ndërkombëtare diç tjetër, që kurrë s’u dihet, por aty është fjala e fundit, shihej qartë se Rugova edhe më tutje nuk ishte liruar nga trysnia e atyre që kishte dëgjuar nga ministri i jashtëm gjerman. Haptas tha se druante se mund të mbeteshim viktima të disa koniukturave nga shkaku se Perëndimi edhe më tutje dëshironte ta mbante Serbinë partner të rëndësishëm rajonal. Brengosej pra se premtimet që i ishin dhënë popullit të Kosovës se kishim amerikanët me vete dhe Perëndimin, mund të dukeshin vetëm premtime. Nuk dija se çfarë t’i thosha tjetër pos t’ia bëja me dije se përkundër asaj që ishte arritur në Dejton, megjithatë nuk kishte përfunduar drama e Ballkanit. Sepse, edhe më parë kishte pasur marrëveshje, por ato shpejt kishin rënë në ujë. “Nuk ma thotë mendja se amerikanët mbesin në gjysmë të rrugës. Ata kanë interesa gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan, ku faktori shqiptar luan rol”.Ia përkujtova ato që senatori Robert Dol na i kishte thënë në prillin e vitit 1990 në Uashington kur na kishte ulur bashkarisht me Qosiqin dhe ai thuajse i fascinuar ishte zënë ngojë kunjat e mëdhenj që lëviznin botën…Edhe pse Rugova i dinte këto dhe ishte shumë mirë i informuar nga të gjitha anët, megjithatë ishte njëfarë rënie depresive e çastit që e kishte mbërthyer aty ku njeriu duket si pikë e vogël uji në detin e madh. Pas pak kjo edhe do të hetohej, kur sërish do t’i kthehet disponimi dhe do të thotë se ia kishim dalë të bëhemi interes i Perëndimit dhe kjo do të kishte rëndësi që të mos kthehemi më në tutelën e Beogradit. Më përcolli me fjalët, që mezi i thoshte:“Nuk ka kthim prapa, por ne edhe më tutje do të mbesim peng i sferave të interesit. Sikur i kemi fat?… Megjithatë, duhet bërë çmos që të mbesim në perëndim dhe jo në lindje”.Edhe takimi i dytë dhe i fundit që do ta kemi, në maj të vitit 1999 në Bon, do të fillojë ftohtas në një pasdite kur do t’i drejtohem hotelit “Kënigshof” skaj Rajnës, ku ishte vendosur pas largimit nga Roma, për të vazhduar pas gjysmës së natës, kur do të më drejtohej me telefon që të bisedonim paksa, siç kishte kërkuar para katër vitesh kur ndodhej në rezidencën e qeverisë në Petersberg skaj Bonit dhe kokën e kishte me brengat e të panjohurave të Dejtonit.Në të vërtetë, gjatë takimit të pasdites, ne kishim pirë kafe në terasën e rrethuar me xhama skaj Rajnës dhe ai kishte bërë përpjekje që disi t’i ikte tollovisë që e ndiqte nga prania e madhe e atyre që kishte me vete, por edhe e vizitorëve të shumtë që pareshtur vinin nga të gjitha anët e Gjermanisë, po edhe nga vendet përreth dhe dëshironin ta takonin. Dhe kjo si duket e kishte lodhur po edhe bezdisur si shumë. Këtë ma tha sapo u takuam pas gjysmës së natës dhe vazhduam të bisedonim nga pjesa e djathtë e barit që shikonte pjesën e Rajnës në drejtim të Bad Godesbergut, ku pirgu i ndriçuar i kullës së kështjellës, dukej si mrekullitë e Babilonit.Ky takim, megjithatë, ishte tjetër fare nga ai i Petersbergut, ngaqë Rugova kishte kaluar nëpër shumë sfida, ndër të cilat më e vështira pa mëdyshje ishte ajo e Beogradit, kur për disa javë ishte mbajtur peng i Millosheviqit, dhe ai ishte munduar ta shfrytëzonte për qëllime të caktuara politike. Mendja ma merrte se Rugova kishte këtë gur në zemër dhe barrën e tij, që mund ta ngarkonte përjetshëm. Andaj, prisja që nga ai paksa të zbrazej. Por, për habi, preokupim nuk e kishte kohën e Beogradit. Si edhe me rastin e takimit në Petersberg kur më kishte folur për dilemën e sferave të interesit dhe pengun e tyre me preokupimin jetik që të mbeteshim në atë të Perëndimit dhe jo në të Lindjes, këtë herë më foli për frikën nga reinkarnimi ideologjik i vetëdijes totalitare. Kisha përshtypjen se nga ai po fliste një frikë e madhe, e brendshme dhe tejet e thellë, e cila nuk shfaqej vetëm si dyshim, por si ndjekje, që nganjëherë i përngjan paranojës. “I druaj hakmarrjes komuniste”, do të më thotë një çast me aso shqetësimi, sa më shkoi mendja se mund të ndodhej para ndonjë thyerje të rëndë psikike dhe mendja më shkoi tek pasojat e Beogradit. “Nuk mund të çrrënjosen bindjet totalitare. Ato preokupojnë shpirtin dhe mendjen njësoj…”Çfarë t’i thosha kur e dija se kishte të drejtë, por nuk ma merrte mendja se ai tashmë ishte mbërthyer i tëri nga ajo druajtje.Prapë përmendi hakmarrjen komuniste, dhe si për çudit, kaloi te Xhojsi dhe Uliksi i famshëm, i cili shumë herë na kishte ardhur në ndihmë gjatë bisedave me diplomatët e huaj. Mendja ma tha se ky do të ishte një shkas të ndërronim temën e rëndë, po ai prapë e ktheu tek hakmarrja dhe frika prej saj. Më pyeti se a e dija pse Xhojsi nuk kishte dashur të vdiste në Dublin? Edhe pse e dija se ishte njëfarë paranoje së cilës ai kohëve të fundit i ishte nënshtruar kur kishte vendosur që të mbetej në Paris dhe aty të vdesë, përgjigjes i bishtnova me atë që thashë se Parisi mund ta kishte fascinuar siç ka fascinuar gjithë botën.“Ku ka më mirë se të vdiset në Paris”, fola pak si me shaka.“Ka!” m’u drejtua me një zë tejet tingëllues. “Vdekja më e mirë është në Dublin!”Pas pak midis nesh mbërtheu një heshtje shurdhe. Hetova se ishte në një gjendje të rëndë, por që kishte nevojë prej saj disi të lirohej. Kishte nevojë të fliste me dike nga shpirti. I thashë se mund të vdisej edhe në Dublin. Pse jo?…“Në Dublin është madhështi të vdiset, por është mallkim të vritesh… Nuk e dua vrasjen në Dublin… Nuk e dua…”“Kush do ta donte…?” – ia ktheva pasi më drejtohej që t’i thosha diç.Pak më vonë, tha se Xhojsi ka pasur parandjenjën se mund ta vrasin në Dublin dhe kjo do të jetë vrasje shpirti, që nuk do të mund ta duronte, ngaqë ajo vrasje do ta ngarkonte me mallkim të përhershëm çdo irlandez dhe vetë Irlandën.“Xhojsi kishte hallin e mallkimit irlandez. Kësaj i frikësohej… Kishte mallkimin e shpirtit…” Kur po largohesha, më dukej se fjalët për mallkimin e shpirtit dhe atë të hakmarrjes komuniste, nga ajo e sojit stalinist, m’u kishin vu pas dhe po më ndiqnin nga të gjitha anët… (Shhkëputuje nga libri “Kthesa historike” 1 Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDKs-ë), 2008. / KultPlus.com

Gjesti fisnik i karabinierit italian për vogëlushen kosovare

“Humanizmi i gjestit fisnik i Fabio Cervellierit, së bashku me gjithë regjimentin e RSU-së së Karabinierëve, në ndihmë të vogëlushes kosovare, duke i garantuar asaj kujdesin më të mirë në ‘Policlinico Umberto I’, janë dëshmi dhe konfirmim i vlerave që e kanë dalluar gjithmonë punën e misionit të tyre në Kosovë”, shkruan ambasadorja e Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasimi.

12 qershor 1999. Kontingjenti italian hyn në Kosovë

Këto ishin vite konfliktesh të mëdha dhe luftërash të mëdha për Ballkanin. Vite që do të shohin vende që varrosin të rinj e të mëdhenj, pa kursyer as fëmijët. Fëmijë që do të mbajnë sytë, tmerrin dhe dhimbjen brenda. Dhimbje që do të bëhet forcë, qëndrueshmëri dhe mbijetesë. Tmerr që do të pasurohet edhe me uranium të varfër dhe do të shohë 7600 ushtarë italianë të sëmurë me kancer, përfshirë 400 të vdekur, për shkak të plumbave të përdorur nga NATO gjatë bombardimeve të vitit 1999 në Jugosllavi.

Një tmerr që do të pushtohet nga jeta, një jetë që do të fillojë të mbillet, më në fund në një tokë të pavarur.

Në këto vite të gjata, ka pasur shumë ndërhyrje nga mbrojtja italiane, kujton sot edhe ambasadorja e Kosovës në Romë Lendita Haxhitasim, teksa shkruan për një histori që ka goditur të gjithë, atë të vajzës katërvjeçare kosovare, e cila vuan nga diabeti mellitus tip 1.

Fabio Cervellieri me mision në Kosovë me shpenzimet e tij bleu insulinë dhe një pajisje të aftë për të matur shkallën e glicemisë, duke garantuar gjithashtu shtrimin në spital të vajzës së vogël, të shoqëruar nga nëna e saj, në Spitalin ‘Umberto I’ në Romë, për të kryer vizita të thelluara dhe për të identifikuar terapinë e duhur. Një vajzë e vogël që e gjeti veten me një familje tjetër të madhe pranë saj – atë të gjithë Regjimentit të Karabinierëve të MSU-së, e cila e mori çështjen në zemër, duke mbledhur, përmes një koleksioni të organizuar në mesin e të gjithë stafit, paratë e nevojshme për udhëtimin jashtë dhe kthimin në Prishtinë. – Romë, më 13 nëntor.

Një familje e re e cila ka vendosur të qëndrojë pranë saj, me dëshirën për ta parë të rritur të shëndetëshme.

“Falënderojmë thellësisht të gjithë familjen e Karabinierëve dhe ‘Policlinico Umberto I Rome’, për solidaritetin dhe kontributin e tyre, të cilat forcojnë më tej lidhjen dhe zemrat e dy popujve tanë”, shkruan tutje ambasadorja Haxhitasimi. / KultPlus.com

DJ i njohur shqiptar me rekord klikimesh në Spotify

Platforma më e madhe muzikore, Spotify, tanimë ka publikuar statistikat vjetore për thuajse të gjithë artistët.

Viti 2021 duket të ketë qenë ndër më të suksesshmit për DJ nga Ferizaj, Dardan Aliu, i njohur si Regard.

Ai ka publikuar statistikat për këtë vit, derisa siç shihet ka qenë një nga emrat më të dëgjuar përreth botës.

Në bazë të kësaj, artisti shqiptar është dëgjuar në më shumë se 592 milionë herë nga plot 63.4 milionë njerëz.

Numri i orëve të shpenzuara në projektet e tij është 27.1 milionë në 178 vende të ndryshme.

I lumtur për sukseset e këtij viti, DJ Regard ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur e dëgjuar.

Faleminderit për të gjithë ata që kanë dëgjuar diskografinë time në 2021. Falënderime të mëdha për Spotify”, u shpreh më tej ai.

“Ride it”, “Secrets”, “Say my name” dhe “You” dhe “Signals”, janë disa nga hitet e Regard me miliona klikime. / KultPlus.com

Bebe Rexha për TMZ: Ka shumë lojë në prapaskenë kur bëhet fjalë për çmime

Bebe Rexha mund të mos ketë marrë çmime Grammy, por ajo nuk ka nevojë për asnjë trofe për të konfirmuar gjënë më të rëndësishme, që njerëzit e duan muzikën e saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka tre këngë me mbi 1 miliardë klikime secila, përfshirë hitin me G-Eazy, “Me, Myself & I”.

Por në një intervistë për TMZ, ajo ka vënë në dukje se nuk i duhet një çmim kur njerëzit dëgjojnë muzikën e saj.

Teksa u pyet se përse mendonte që klikimet tek këngët e saj nuk përkthehen në çmime, këngëtarja u shpreh se “ka shumë lojë në prapaskenë kur bëhet fjalë për vlerësime, përfshirë politikën dhe paratë.” / KultPlus.com

Linja e Kritikëve Ndërkombëtarë: ‘Zgjoi’ shpresëdhënës për Oscar të Kosovës

Gazeta e njohur amerikane, Deadline, e cila merret kryesisht me lajmet e New Yorkut ka bërë një analizë mbi filmin shumë të suksesshëm të kinematografisë së Kosovës “Zgjoi”, shkruan KultPlus.

Deadline vendos që përmes përshkrimit të filmit, të jap edhe komente e kritika mbi atë se çfarë ka krijuar Blerta Basholli së bashku me gjithë ekipin e “Zgjoit”.

Regjisorja Blerta Basholli dhe kineatori Alex Bloom zgjodhën të xhironin Hive sikur të ishte një dokumentar për jetën e fshatit. Nuk ka skena madhështore dhune, nuk ka rikthime të betejës, nuk ka zjarre. Dhurata e veçantë e Bashollit është të përcjellë rraskapitjen e plotë të trishtimit. Këto gra e pranojnë fatkeqësinë si fatin e tyre; çdo gjë tjetër thjesht kërkon shumë energji. Kur dikush — me sa duket burrat që i pështyjnë nga kafeneja, ose ndoshta gratë që kundërshtojnë sipërmarrjen që i quajnë “bushtra” — hyn brenda natës në bodrumin e Fahrijes për të thyer kavanozat e ajvarit të vendosur me kujdes, gratë thjesht psherëtin dhe marrin fshesat e tyre. Përveç Fahrijes, e cila largohet nga xhami i thyer me një pamje të nervozuar në fytyrë. Ajo nuk do të humbasë tërë vetëm e saj, por nuk do ta durojë as këtë.

Pjesa më e madhe e forcës morale të tregimit varet nga Yllka Gashi, e cila ishte e shkëlqyer, një prani e një force kaq të ndaluar saqë kur tiparet e saj zbuten qoftë edhe për një moment – duke i hedhur një sy djalit të saj në rritje ndërsa ai bën dush, ose duke parë diellin që perëndon mbi malet – jemi të “egra”. Fahrija nuk është një personazh i dashur, por ne jemi në anën e saj. Shikojeni atë teksa shpërthen bën mjalt në turmën e bletëve, lan vjehrrin e saj, shërben çaj, lufton me një përdhunues dhe bind një bandë fqinjësh të saj që nuk e pëlqejnë shumë të ngrihen për veten e tyre; ajo është edhe një objekt i palëvizshëm edhe një forcë e pandalshme.

Pikërisht në fund shohim gratë e vërteta të Krushës të ulura në rreth, duke qëruar specat. Ka një pamje të afërt të një palë duarsh të veshura nga puna dhe më pas, shumë shkurt, një kornizë e ngrirë mbi Fahrijen e vërtetë. Kjo është ajo. Një grua e bukur, por Zoti e di se ajo fytyrë ka parë shumë jetë të tmerrshme, ishte përshkrimi shumë i gjatë që Deadline i bëri filmat dhe vlerësoi se “Zgjoi” është shprësëdhënës që Kosova të arrijë të fitojë një Oscar. /KultPlus.com

Disney bën zgjedhjen historike, vendos një grua në drejtimin e kompanisë

Walt Disney, për herë të parë në historinë e tij 98-vjeçare, ka zgjedhur një grua që të drejtojë gjigandin e argëtimit. Susan Arnold, e cila është pjesë e bordit prej 14 vjetësh, do të zëvendësojë Bob Iger në fund të këtij viti.

Arnold ka qenë ekzekutive e firmës globale të investimit, Carlyle. Iger, dha dorëheqjen në vitin 2020 nga roli i shefit ekzekutiv të Disney, pas 15 vjetësh në detyrë.

“Ndërsa marr rolin e ri të drejtueses së bordit, mezi pres të vazhdoj t’i shërbej interesave afatgjata të aksionerëve të Disney dhe të punoj nga afër me shefin ekzekutiv Bob Chapek teksa ai ndërton mbi trashëgiminë shekullore të risisë dhe krijimtarisë së kompanisë”, tha Arnold në një deklaratë.

Susan Arnold ka mbajtur role drejtuese edhe në disa prej kompanive më të rëndësishme në Amerikë si Procter & Gamble dhe McDonald’s./tvklan.al /KultPlus.com

3 artistë ndajnë çmimin vjetor të Ekspozitës Tradicionale vjetore të Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës

Dje është hapur Ekspozita Tradicionale vjeotre e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës, shkruan KultPlus.

Në përfundimin e kësaj ekspozite u bë edhe ndarja e çmimit vjetor, ku disa artistë e ndanë së bashku këtë çmim.

Artistët Zake Prelvukaj, Isa Alimisa dhe Burim Myftiu u dekoruan me Çmimin Vjetor të Ekspozitës Tradicionale vjetore të Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës.

Hapjen e kësaj ekspozite që përfshiu piktura nga më të ndryshmet e bëri kryetari i AVVK-së, artisti Kamuran Goranci.

Në këtë ekspozitë morrën pjesë edhe disa nga artistët sikurse Fatmir Krypa, Luan Mulliqi, Bardha Buza, Faik Krasniqi, Kamuran Goranci, Agron Mulliqi, Trific Tomislav, Musë Prelvukaj, Naim Spahiu, Muhamet Ahmeti Metis, Sabri Behrami, Fehmi Hoxha Feho, Mjellma Goranci Firzi, Refki Gollopeni, Shkurte Ramushi, Pranvera Sylejmani, Lebibe Topalli dhe shumë të tjerë. /KultPlus.com

No photo description available.

Ibrahim Rugova dhe Arnold Schwarzenegger, fotografi të rralla së bashku (FOTO)

Varrimi i Presidentit të Austrisë ishte bërë më 10 Korrik të vitit 2004.

Në këto fotografi është ish-Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova me aktorin austriako-amerikan dhe politikanin Arnold Schwarzenegger të cilët në vitin 2004 kanë marrë pjesë në varrimin e Presidentit të Austrisë Thomas Klestil.

Varrimi i Presidentit të Austrisë ishte bërë më 10 Korrik të vitit 2004. Aty kishin marrë pjesë 28 shefa të shteteve. / KultPlus.com

(Photo credit should read DIETER NAGL/AFP via Getty Images)

Çeku për librin Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane: Kjo vepër do të shërbejë mirë

Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u promovua libri “Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880-1912)”, me autorë Sadik Mehmeti, Hatixhe Ahmedi dhe Ramadan Shkodra, botim i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë në “Facebook” se studime të tilla kanë vlerë të madhe për kulturën, trashëgiminë, arsimin dhe historinë e popullit shqiptar.

“Kjo vepër është dëshmi e punës së dijetarëve shqiptarë në shoqërinë e asaj kohe. Besoj shumë që ky publikim do të shërbejë që të njohim më mirë të kaluarën, institucionet dhe pararendësit tanë, në mënyrë që t’u japim vendin e merituar në historinë e popullit tonë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Çekut.

Në këtë promovim ishin të pranishëm shumë njerëz, gjithashtu edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Naim Tërnava. /KultPlus.com

May be an image of 2 people, people sitting and people standing
May be an image of one or more people, people sitting, people standing and indoor

“Te varri mos m’rri e mos m’loto, aty nuk jam; t’vdekun mos m’kujto”

Te varri mos m’rri e mos m’vajto” nga Mary Elizabeth Frye

Te varri mos m’rri e mos m’vajto
Aty nuk jam, t’fjetun mos m’kujto.
Ne mijëra puhi jam që fryjnë me lehtësi,
Jam copëza diamantesh në t’borës bardhësi,
Jam pikë e shiut që andshëm lag tokën,
Jam dritë dielli në t’grunit kokërr.
Kur ti zgjohesh në mëngjesin plot qetësi
Jam uragani i shpejtë plot furi
I zogjve t’heshtur që fluturimin nisin.
Jam në yjet e brishta që natën e ndrisin.
Te varri mos m’rri e mos m’loto,
Aty nuk jam; T’vdekun mos m’kujto.

Përktheu: Rrezartë Morina / KultPlus.com

KFOR-i nderon ish-komandantin Reinhardt: Ne si ushtarë nuk i harrojmë vëllezërit tanë

Pjesëtarët e KFOR-it në Kosovë kanë nderuar sot ish-komandantin, duke ulur flamurin e KFOR-it në gjysëmshtizë, shkruan KultPlus.

“Me zemër të rënduar përshëndesim dhe e ulim flamurin e KFOR-it në gjysmështizë për humbjen e ish-komandantit, gjeneral Dr. Klaus Reindhardt”, thuhet në një postim në Facebook.

“Ne si ushtarë të KFOR-it nuk i harrojmë kurrë vëllezërit tanë dhe të gjithë ndajmë dhimbjen për humbjen e ish-komandantit tonë. U prefsh ne paqe gjeneral. Nuk do të harrohesh kurrë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në “Facebook”.

Gjenerali Reinhardt komandoi KFOR-in ndërmjet 8 tetorit 1999 dhe 18 prillit 2000. /KultPlus.com

Vdes komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt - Telegrafi

“Levitating” e Dua Lipës shpallet kënga më e mirë për vitin 2021: Kjo do të thotë bota për mua

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa vijon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në botën e muzikës.

Kënga e saj “Levitating” shpallet kënga më e mirë e vitit 2021.

Sipas renditjes së Billboard Chart, kënga “Levitating” përfshihet në kategorinë e “Hot100 Songs” për gjithë artistët, me ç’rast ajo rrëmbeu vendin e parë.

Vetë këngëtarja Dua Lipa ka ripostuar në llogarinë e saj në Instagram vlerësimin nga Billboard Chart duke falenderuar dhe fansat e saj për mbështetjen.

Levitating” është numri #1
Billboard Hot 100 kënga e vitit 2021!!! Faleminderit,
faleminderit! Duke e ndarë këtë moment me njerëzit që l
dua shumë @the_koz @sarahhudsonxx @icoffeeir
Do të thotë bota për mua
“, ka shkruar Dua e entuziazmuar. / KultPlus.com

Filmi ‘Ditë e Kuqe’ me suksese ndërkombëtare, destinacioni i radhës Italia

Filmi “Ditë e Kuqe” i metrazhit të shkurtër me regji të Besim Ugzmajlit, është zgjedhur që të marrë pjesë në festivalin e filmit në Itali “Pulcinella FilmFest”, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë llogaria zyrtare e filmit, ku edhe kanë njoftuar se Pulcinella FilmFes është festivali i parë dhe i vetëm i filmit, në Itali, i dedikuar tërësisht dhe ekskluzivisht komedisë që zhvillohet në Acerra.

Në këtë festival do të bëhet edhe ndarja e disa çmimeve që kanë të bëjnë me regjisorin më të mirë, aktorin, aktoren dhe producentin.

Edicioni i gjashtë do të zhvillohet nga 13 deri më 19 dhjetor 2021. /KultPlus.com

May be an image of 1 person and text that says 'FESTIVAL DELLA COMMEDIA Pulcinella FilmFest red day Film by: Besim Ugzmajli FIGURINA FILMS FESTIVAL DISTRIBUTOR PREM1ERE'

Në kuadër të veprimtarisë donatore për bibliotekat e shkollave të Kosovës, Jusuf Buxhovi dhuron 60 libra në Xërxë

Në kuadër të veprimtarisë donatore për bibliotekat e shkollave të Kosovës, sot në Xërxë, bibliotekës së renovuar të shkollës “Hamëz Thaçi” iu dhuruan 60 libra, përcjell KultPlus.

Drejtori Setki Kryeziu, falënderoi autorin Jusuf Buxhovi me mirënjohje për kontributin e dhënë për pasurimin e bibliotekës.

Lajmin e bëri të ditur edhe historiani Jusuf Buxhovi, i cili ka shpërndarë edhe disa foto. / KultPlus.com

Vogue i kushton artikull të veçantë Dua Lipës – një ikonë e vërtetë e modës

Dua Lipa mori vëmendje të madhe me fustanin e saj të magjishëm në mbrëmjen “British Fashion Awards 2021”, shkruan KultPlus.

Njëra ndër revistat më prestigjioze të modës në Amerikë, Vogue, i ka kushtuar një artikull të veçantë yllit të muzikës pop.

Përmes një artikulli ku shkruhet se thjeshtësia e paraqitur nga Lipa fliste sa një mijë fjalë dhe tregoi se nuk është e nevojshme të veshësh gjithmonë pamjet më të guximshme për të rënë në sy, Vogue përshkroi figurën e madhe të këngëtares.

“Vetëm 26-vjeç, ajo nuk është vetëm një kameleone e vërtetë e modës, por edhe më e mençuar për moshën që ka.”, thuhet mes të tjerash në artikull.

Vogue gjithashtu shton pjesën se fustani i Dua Lipës mund të jetë gjithashtu një shenjë respekti për titanin e industrisë dhe origjinalin e vërtetë Virgil Abloh, i cili vdiq këtë javë? /KultPlus.com

Dua in achingly simple Maximilian and Tiffany amp Co. jewellery.
Dua Lipa me fustanin e saj që mori vëmendje të madhe në mbrëmjen “British Fashion Awards 2021”

Si e ndau një mollë, Ibrahim Rugova

Ahmet Selmani

Në vitin e largët 1989, kur isha student në Universitetin e Prishtinës, duke u solidarizuar me minatorët e Trepçës që ishin hedhur në grevë për të mbrojtur autonominë e Kosovës, ne ishim mbledhur në palestrën e sporteve mbi mensën e studentëve. Bashkë me ne, ia behnin edhe shumë profesorë universitarë, studiues, shkrimtarë, intelektualë etj. Në mesin e tyre më pat rënë në sy edhe dr. Ibrahim Rugova, i cili u afrua pranë një grupi studentësh prej 11 vetash, në mesin e të cilëve kisha rastisur edhe unë. Ngaqë nuk kishte vend për të gjithë, ne ishim ulur në parket. Po ashtu, edhe ai u ul këmbëkryq në mes nesh.

Ajo që më bënte përshtypje, ishin cigaret që i ndizte njërën pas tjetrës, qetësia engjëllore e tij, biseda e ngrohtë, modestia e pakundshok. Fliste pa asnjë eufori, por me një urtësi të rrallë. Teksa qëndronte me ne, në një çast më ra në sy se dikush u shpërndante mollë studentëve. Mirëpo, kur u afrua te ne, fatkeqësisht i mbeti vetëm një kokërr. Duke shprehur keqardhje që s’kishte për të gjithë ne, mollën e vetme ia zgjati dr. Ibrahim Rugovës, mbase në shenjë respekti si më i vjetër që ishte. Dhe ai e mori me një qetësi të mistershme duke e ngushëlluar atë që të mos mërzitej fare se do ta ndante bashkë me ne. Të them të drejtën, në fillim e mora si një shaka të tij. Por, pasi e përfundoi bisedën që e kishte nisur, ktheu kokën mbrapa dhe i numëroi sa veta ishim gjithsej përreth tij. Dhe, me gishtat e tij të gjatë e të ashpër e çau mollën përgjysmë. Pastaj ato i ndau në 11 pjesë të vogla dhe të gjithëve na e zgjati nga një copë. Më të voglën e mbajti për vete.

Kështu 11 studentë, si dhe dr. Ibrahim Rugova arritëm ta hanim një kokërr molle. E pabesueshme, por e vërtetë.Kështu u ngulit në kujtesën time ky njeri i jashtëzakonshëm. Dhe më vonë, kur u bë prijës i shqiptarëve të Kosovës, gjithnjë më binte ndër mend ndarja e mollës. Dhe thoja vetmevete: Ky njeri, një kokërr molle e ndan me gjithë Kosovën, e jo më me 11 veta sa ishim ne studentët afër tij. Këtë e dëshmoi deri në frymën e fundit, ai vetëm i dha Kosovës, nuk i mori asgjë./ KultPlus.com

Qëllohet për vdekje aktorja e filmit të nominuar për Oscar

Jonshel Alexander, aktore e nominuar për Oscar “Beasts of the Southern Wild”, u qëllua për vdekje të shtunën mbrëma në Luiziana, përcjellë KultPlus.

NOLA.com raporton se Alexandër dhe një mashkull i paidentifikuarr janë qëlluar brenda një automjete në qytetin e New Orleans.

Mjekët konstatuan vdekjen e ish-aktores dhe nënës në vendngjarje, ndërsa pasagjeri mashkull u dërgua vetë në spital për mjekim.

Jonshel luajti Joy Strong në “Beasts of the Southern Wild” kur ishte 12 vjeç.

Drama rrëfente betejën për mbijetesë për komunitetin e varfër të Luizianës dhe fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit Sundance.

Filmi u nominua gjithashtu për katër çmime Oscar, duke përfshirë filmin më të mirë. /KultPlus.com

Kryeministri Rama: S’kam për të marrë kurrë patentë, nuk e ngas dot makinën sepse kam këmbët e gjata

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Elbasan platformën e Bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”, duke nisur kështu fushatën sensibilizuese.

Në një takim publik me qytetarë, ndër të tjera Rama nuk hezitoi të shkëmbente edhe batuta. Teksa argumentonte se si do të hiqen sportelet nga viti 2022 për të shmangur korrupsionin në administratë, Rama përmendi sërish faktin se nuk ka patentë.

“Nuk kam për të marrë patentën se nuk jam i zoti që të ngasë makinë, plus kam dhe këmbët shumë të gjata”, tha Rama. / KultPlus.com

UNICEF dhe USAID bashkojnë forcat – derë më derë në fushatë për vaksinim kundër COVID-19

UNICEF dhe USAID kanë bashkuar forcat për të përmirësuar qasjen në vaksina për popullatat e cenueshme në Kosovë, për t’u siguruar që ata janë të fuqizuar për të kuptuar përfitimet, dhe për të rritur kërkesën për vaksinimin kundër COVID-19, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur Programi i Unicefit në Kosovë, ku ka thënë se në bashkëpunim me organizata lokale kanë nisur fushatën derë më derë për vaksinim kundër COVID-19.

“Askush nuk lihet pas në këtë proces”, është edhe motoja e këtyre dy organizatave, që kanë për qëllim të arrijnë 25 mijë individë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe familjet që jetojnë në varfëri të vaksinohen kundër COVID-19.

Një ekip i mrekullueshëm, i quajtur “Ekipi i Qendrës së Komunikimit” (Communications Hub Team), po bën përpjekjet e tyre të palodhura në punën e përditshme të këtij projekti. Ata po punojnë me vullnetarë të punës në terren, me OJQ dhe qendra shëndetësore komunale dhe po përdorin kanale komunikimi për të përhapur mesazhe për vaksinim.

Nol Sahatçiu do të punojë në komunikimin strategjik dhe do të udhëheqë Comms Hub. – Fillojeta Konjuhi, e cila do të punojë për mbarëvajtjen e proceseve administrative dhe monitorimin e aktiviteteve në terren . – Dhe Artan Sadiku do të mbështesë qendrën në shkencat e sjelljes dhe monitorim e evaluim. /KultPlus.com

May be an image of 1 person, standing and text that says 'or every unicef A icef nicef unio'
Artan Sadiku
May be an image of 1 person, standing and text that says 'f un unicef ice'
Fillojeta Konjuhi
May be an image of 1 person
Nol Sahatçiu