Elhaida Dani ka një befasi për fansat (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani e cila në shpatullat e karrierës së saj ka edhe përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion, por edhe atë të fitores në The Voice of the Italy, ka ndarë një lajm për fansat e saj, shkruan KultPlus.

Ajo sapo ka njoftuar se është gati të publikoj këngën e saj më të re të titulluar “Më mbaj”, këngë për të cilën sapo ka publikuar edhe teaser.

Kurse kënga “Më mbaj”, do të lansohet më 2 tetor./KultPlus.com

Elhaida Dani paralajmëron këngën e re (FOTO)

Një nga zërat më brilantë të muzikës shqiptare, Elhaida Dani e cila ka qenë shumë pak aktive në muzikë gjatë dy viteve të fundit, tashmë do të sjellë këngën e saj të re të titulluar “Më mbaj”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë vjen pas një pauze nga këngëtarja, ku për herë të fundit ajo u prezantua me këngën “I’m Alive”, me të cilën këngë Elhaida Dani prezantoi Shqipërinë në Eurovision 2015.

Ajo ka fituar më herët edicionin e “The Voice of Italy”, çmim që e mori pasi u pëlqye nga mbi 70 për qind e publikut italian. / KultPlus.com