Edhe 11 ditë nga edicioni 26-të i Panairit të Librit në Tiranë

Kanë mbetur vetëm edhe 11 ditë nga edicioni i 26-të i Panairit të Librit në Tiranë,  i cili këtë vit është paraparë të mbahet në datat 15-19 nëntor në Pallatin e Kongreseve, shkruan KultPlus.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se përgjatë gjithë vitit botuesit shqiptarë, janë përgatitur për një prezantim sa më dinjitoz të punës së tyre, përballë lexuesve.

“Kjo festë e bukur e librit i dedikohet dhe punës së tyre të madhe gjithë këto vite, për të pasuruar bibliotekën e librit shqip, jo vetëm me vepra të autorëve shqiptarë, por dhe nga autorëve të huaj.

Mehmet Gëzhilli është një prej tyre, i cili erdhi në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit për t’i dhuruar Bibliotekës sonë, disa prej botimeve të fundit të Argeta LMG.

Ekspozime, prezantime, takime me autorë, shkrimtarë të huaj të ftuar, libra të rinj, çmimet e panairit, konferenca, Sofaja e librit dhe më shumë do të jenë ngjarjet që do të mbushin këtë Panair!

Shënojini në agjendën tuaj këto data 15-19 nëntor!”/KultPlus.com