Vargjet e mia

Poezi nga Mark Krasniqi.

Vargjet e mia s’janë shpend krahlehtë,
Që lart flut’ron n’hap’sirë të qiellit;
Ato nuk janë as hënë e zbehtë,
As s’janë shkëlqim i rrezes së diellit.

Vargjet e mia kanë mbirë n’këtë tokë
Me bar e hithra, me lule e ferra;
Ato jehojnë si përroi n’bokë,
Si ftoit të vjeshtës i vjen era.

Kënga ime s’është zanë nga përralla,
As fjalë e modës, as det pa fund;
Ajo s’këndon punë të mëdha e t’rralla
Por njerëz të thjeshtë që veshin zhgun.