‘Artefakte të Hollivudit dhe Muzikës’, objekte të Kurt Cobain dhe Elvis Presley-t dalin në ankand

Një kitarë elektrike, e përdorur dikur nga ylli i muzikës rock dhe lideri i grupit Nirvana, Kurt Cobain është mes objekteve që do të shkojnë së shpejti nën çekiçin e ankandit të Kruse GWS. Organizatorët kanë pritshmëri të larta për kitarën, e cila sipas tyre mund të shitet nga 50 mijë deri në 150 mijë dollarë…Shkarravina, fotografi, madje dhe syze noti të Cobain përfshihen gjithashtu në koleksionin që do të dalë në shitje.

“Mendoj se pjesa më e çmuar e koleksioneve, e them këtë ndoshta ngaqë e adhuroj Nirvanën, është kitara e Curt Cobain. Mendoj se do të shohim aktivitet të madh rreth kitarës, e cila pres që të shitet diku mes 50 deri në150 mijë dollarë”, deklaroi organizatorja e ankandit, Brigitte Kruse.

Ankandi i quajtur “Artefakte të Hollivudit dhe Muzikës” do të përfshijë 350 objekte nga këngëtarë, aktorë dhe kostume filmash. Automjete të përdorur në filma të ndryshëm janë gjithashtu pjesë e koleksionit, përfshirë nga saga “The Fast and Furious” dhe “Thelma dhe Louise”. Bizhuteri e bërë posaçërisht për Elvis Preslin, pritet të shitet për qindra mijëra dollarë. Sakaq, një domain me emrin e mbretit të rock and roll-it, e bën koleksionin edhe më unik.

“Kemi këtu, dy bileta të koncertit të Elvis Presli; të 17 dhe 18 gushtit. Dhe dihet historikisht se koncerti nuk u mbajt kurrë pasi Elvis ndërroi jetë më 16 gusht të 1977. Sakaq, domain Elvis Presley.com ka qenë në pronësinë e një klienti tonë. Domaini, nuk mund të përdoret për tregti online, dhe vlerësohet afërsisht rreth 100 mijë dollarë”, vijon Kruse.

 Ankandi do të zhvillohet në internet, më 26 gusht. / a2cnn / KultPlus.com