‘Sekreti’ i Antarktidës Gjendet peizazh i lashtë, i fshehur nën akull për 14 milionë vjet

Nën shtresën e akullit të Antarktidës Lindore, ka një sipërfaqe të madhe prej 32 mijë kilometrash katrorë. Kjo nuk befason askënd, të gjithë e dimë se planeti ynë është interesant dhe plot sekrete. Ajo që është befasuese, është se ky peizazh i veçantë ishte fshehur për më shumë se 14 milionë vjet dhe sapo është gjetur nga një ekip shkencëtarësh.

Hulumtimi u krye nga ekspertë të Universitetit Durham. Siç shpjeguan ata, peizazhi duket se është formuar nga lumenjtë të paktën 14 milionë vjet më parë, ndoshta përpara zhvillimit fillestar të akullit të Antarktidës Lindore. Ai përbëhet nga lugina dhe kreshta të lashta, jo të ndryshme në madhësi dhe shkallë me peizazhin e modifikuar në mënyrë akullnajore të Uellsit të Veriut, MB.

 “Toka nën shtresën e akullit të Antarktidës Lindore është më pak e njohur se sipërfaqja e Marsit. Dhe ky është një problem sepse ai peizazh kontrollon mënyrën se si rrjedh akulli i Antarktidës dhe kontrollon se si ai mund t’i përgjigjet ndryshimeve klimatike të së shkuarës, të tashmes dhe të së ardhmes”, tha udhëheqësi i studimit Stuart Jamieson.

“Pra, ne po hetojmë një pjesë të vogël të këtij peizazhi në më shumë detaje për të parë se çfarë mund të na tregojë për evolucionin e peizazhit dhe evolucionin e shtresës së akullit. Dhe ajo që ne gjejmë është një sipërfaqe e lashtë tokësore që nuk është gërryer nga shtresa e akullit dhe përkundrazi duket sikur është krijuar nga lumenjtë përpara se të shfaqej akulli.

Kjo na tregon se nuk ka pasur shumë ndryshime në këtë zonë, duke treguar se ndërsa kjo pjesë e shtresës së akullit mund të jetë tërhequr gjatë kohërave më të ngrohta në të kaluarën, kushtet në këtë vend ndoshta nuk kanë ndryshuar shumë. Dhe kjo na ndihmon të kuptojmë se si shtresa e akullit mund t’i përgjigjet ngrohjes së ardhshme dhe të vazhdueshme.”/abcnews.al’/KultPlus.com

Shkencëtarët zbulojnë një bimë të re që rritet në Antarktidë

Shkencëtarët indianë së fundmi kanë bërë zbulimin e madh të bërë në Antarktidë, ku gjatë gjashtë muajve të kërkimit ata kanë arritur të zbulojnë një bimë.

Të habitur ata vunë theksin te nevojat kryesore që ka një bimë për tu rritur duke përmendur dritën e diellit, kaliumin dhe ujin, të cilat është e vështirë të gjenden në atë kontinent, transmeton KultPlus.

Një nga studiuesit që ishte pjesë e kërkimit ka thënë për mediat se ata kanë mbledhur mostra të algave të llojeve të ndryshme dhe i kanë krahasuar gjatë një periudhe 5 vjeçare me bimë të tjera, gjë që i ka çuar në përfundimin se lloji i bimës së zbuluar rritet në vendet ku shumohen pinguinët.

Ndër të tjera ata kanë shtuar se arsyeja e mbijetesës së bimëve ka të bëjë më jashtëqitjen e pinguinëve cila përmban azot. Bima e re e zbuluar mori emrin Bryum Bharatiensis. / KultPlus.com