Presidentja Osmani dekoron post mortum regjisorin Bekim Lumi

Në promovimin e librit ‘dita e bekim lumit’, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Omani ka dhënë dekoratë post mortum për regjisorin dhe profesorin e Akademisë së Arteve, Bekim Lumi, shkruan KultPlus.

Medalja presidenciale e Meritave për kontributin e dhënë, për teatrin dhe kulturën shqiptare është dhënë për regjisorin e ndjerë, në ceremonin e promovimit të librit ‘dita e bekim lumit’, në përvjetorin e pestë të vdekjes së tij.

Në këtë promovim libri po marrin pjesë figura të shumta nga bota e artit dhe e kulturës.

Për shkak të angazhimeve të presidentes medalja do t’i dorëzohet familjes ditën e nesërme./KultPlus.com

‘dita e bekim lumit’ promovohet në pesë vjetorin e vdekjes së regjisorit Bekim Lumi

Të dielën, më 30 korrik, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës do të bëhet promovimi i librit, kushtuar regjisorit dhe profesorit të ndjerë universitar, Bekim Lumi, në përvjetorin e pestë të vdekjes së tij, shkruan KultPlus.

Libri me titull ‘dita e bekim lumit’ do të promovohet në Bibliotekën Kombëtare, më 30 korrik në ora 19:00.

Bekim Lumi cilësohet si një nga regjisorët më të mirë të vendit, i cili ka ndërrur jetë më 30 korrik të vitit 2018, në moshën 52-vjeçare./KultPlus.com