“Dita e plisit”, ANKVPSH sjell Vallen e Bareshës dhe Vallen e Shotës

Me rastin e evenimentit tradicional “Dita e plisit”, Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare do të sjell koncert solemn me këngët e vallet më të bukura të trevave tona! Kjo ngjarje sjellë premierë Vallen e Bareshës, ndërsa rikthehet edhe Vallja e Shotës në versionin e saj origjinal.

Kësaj ngjarje ia shton ekskluzivitetin pjesëmarrja e mysafirëve special, Ansamblit unik folklorik “Drenica”.

“Kjo ngjarje që gërsheton të kaluarën dhe të sotmen mbahet nën përkujdesjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes bashkësive dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës! Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij evenimenti të madh që mbahet me 17 shkurt në ora 14:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup”, thuhet në njoftimin e Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare. / KultPlus.com

Manifestimi mbarëkombëtar ‘Dita e Plisit’ shënon edicionin e gjashtë

Manifestimi mbarëkombëtar ‘Dita e Plisit’ ka vite që shënohet në Zym të Hasit, ndërsa këtë vit vjen me edicionin e gjashtë me radhë, shkruan KultPlus.

Gjatë këtij edicioni do të flitet për karakteristika e plisit të bardh, do të këndohen këngë, thuhen barcoleta e anektoda popullore dhe recitohen poezi të cilat i janë kushtuar plisit.

Ajo që bie në sy gjatë kësaj dite, është se të pranishmit në këtë ceremoni mbajnë të vendosur në kokë plisa të bardhë.

Plisi quhet mbulesa e bardhë prej leshi të cilën pellazgët, Ilirët e më vonë shqiptarët e përdorën për ta mbuluar kokën. Quhet plis sepse është e krijuar prej leshit të deles së bardhë. 

Plisi është simbol dhe mbulesë tradicionale e kokës ndër shqiptarët.

Ko ngjarje tashmë tradicionale, do të mbahet më datë 30 prill duke filluar nga ora 11:00 në Zym të Hasit. / KultPlus.com