“Me këngët e Rizah Bllacës” kujtohet në 34 vjetorin e vdekjes doajeni i këngës popullore

Duke kujtuar me nostalgji krijuesin dhe kultivuesin e këngës popullore, i cili pasuroi jetën, trashëgiminë dhe traditën tonë, do të mbahet performancë teatrore kushtuar homerit shqiptar, rapsodit me vlera të larta artistike e njerëzore, Rizah Bllaca, për nder të 34 vjetorit të vdekjes së doajenit, përcjell KultPlus.

“Me këngët e Rizah Bllacës” titullohet projekti ku do të interpretojnë: Xhemail Gllavica, Rabije Kryeziu dhe Armend Ballazhi, me regji nga Zana Duraku

Mjeshtër i ndriçimit: Mursel Bkekteshi, Sken\Kost: Skerdi Morina, Producente: Zana Duraku, Organizator: Armend Ballazhi.

Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – departamenti i trashëgimisë shpirtërore dhe Komuna Prizrenit në bashkëpunim me OJQ “Dua”

Shfaqja teatrale do të mbahet më 10 tetor në Kino Lumbardhi në Prizren dhe do të filloj në orën 20:00. / KultPlus.com