Ernesto Sabato: Shumë i vështirë zanati i të jetuarit

Është e çuditshme, por të jetosh do të thotë të krijosh kujtime të së ardhmes; pikërisht tani , këtu përballë detit, di që jam duke përgatitur kujtime të vogla, që ndonjëherë do më sjellin melankolinë dhe zhgënjimin. Jeta është kaq e shkurtër dhe zanati i të jetuarit kaq i vështirë saqë sapo njeriu fillon ta mësojë, i duhet të vdesë.

Në jetë janë më të rëndësishme iluzioni, imagjinata, dëshira dhe shpresa. Tek mirësia fshihen të gjitha llojet dijes. Me masën që i afrohemi vdekjes, njëkohësisht i afrohemi tokës… copëzës së tokës në të cilën rrodhi fëmijëria jonë, në të cilën kemi luajtur… magjia e parikuperueshme e të parikuperueshmes fëmijëri.

Çfarë maske vendosim, apo çfarë maske ka për të na mbetur kur të jemi vetëm, kur të besojmë që askush, askush nuk na sheh, nuk na kontrollon, nuk na dëgjon, nuk na kërkon, nuk na lutet, nuk na detyron, nuk na sulmon? Zoti im, Zoti im. Vdekja as nuk është tipi im, megjithëse shpesh herë më tërheq.

E kam thënë edhe më parë dhe e rikonfirmoj: kërkimi i një jete humane, duhet të fillojë nga edukimi. Atëherë, të privuar nga afërsia e një përqafimi, apo e një tavoline të përbashkët, do na mbeten “mjetet e komunikimit”./Hejza/ KultPlus.com

Ernesto Sabato: Shprehjet nga të cilat ti, shkrimtar i ri, duhet të ikësh si nga murtaja

Nga Ernesto Sabato

Gëzimi mbretëronte në fytyrën e tij, dhimbja ishte e pikturuar në fytyrën e tij, skuqja ngjyroste faqet e tij, goja e tij ishte e këndshme, merrte frymë me ndershmëri. Pishtari i mosmarrëveshjes, zëri i nderit, hidra e anarkisë, Dielli i Progresit, fusha e hamendjeve, arsenali i ligjeve, peshorja e drejtësisë, agu i lirive, errësira e injorancës, shpata e Ligjit, tirania e pasioneve, Babilonia moderne, një Kullë e vërtetë Babeli, Albioni i pabesë, Ariu mos-kovit, xha Sami.

Të dyfishoni ngazëllimin tuaj, ta hapni zemrën, të ndjeni një lëmsh në fyt, t’i mbani flokët lidhur majë kokës, të aspironi me magjepsje, të ndillni përzemërsi, të mbillni pemë. Nëna natyrë, mbreti i yjeve, ylli i mbretit, hëna e argjendtë, petalet e kadifenjta, ngjyra e gjallë, kopshti i stolisur. Konflikti luftarak, karroca e Marsit, pozicioni i ri ndërkombëtar. Një eseist fin, një poet fin, një shpirt kulmor. / KultPlus.com