Kryeministri Kurti: Shpejt ia mora dorën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me ministrin e Ministrisë së Bujqësisë Faton Peci kanë shpallur zyrtarisht kampanjën “Për bukën tonë në sofrën tonë nga toka jonë”!, shkruan KultPlus.

Më poshtë keni statusin e plotë të kryeministrit Kurti.

Bashkë me Ministrin Faton Peci drejtuam sot kombanjat “John Deer” në korrje-shirjen e grurit në fshatin Suhodoll, 15 minuta larg kryeqytetit. Fermeri Valon Vehapi i kishte marrë 110 hektarë me qera që pas mbjelljes me drithëra po i korr tani.

Shpejt ia mora dorën, me ndihmën e kombanjerit Avni Berisha nga Peja i cili mbrëmë kishte korrur deri vonë në Mamushë. Para nesh në fushën e artë me grurë iknin karkalecat. Pas nesh vinte kombanjeri më i mirë në Kosovë, Skënder Hyseni, me 47 vjet përvojë pune.

Afër 67 mijë hektarë janë mbjellur me grurë sivjet, apo 32% më shumë sesa vjet. 474 euro për hektar është mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural apo rritje prej 216% krahasuar me qeveritë e shkuara: 150 euro për sipërfaqe, 150 euro për plehrim, 120 euro për rendimentin (4 tonë për hektar) dhe 54 euro për derivate (heqja e akcizës për naftë). Sipas Prof. Imer Rusinovcit duket që rendimenti këtu do të jetë 6 tonë për hektar, andaj shumës prej 120 euro subvencion do t’i shtohen edhe 60 euro të tjera (nga masa 3 centë për kilogram).

Për bukën tonë në sofrën tonë nga toka jonë!/ KultPlus.com

“Për bukën e sofrës”, Kurti e Peci hapin zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve

Është hapur zyrtarisht fushata e korrje- shirjeve në Kosovë. E komuna që fillon e para korrje-shirjet është Lipjani.

Në hapjen e fushatës morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e bujqësisë, Faton Peci.

Ky i fundit në rrjetet sociale publikoi një fotografi me Kurtin. “Për bukën e sofrës!”, është përshkrimi që ka lënë mbi të.

Sivjet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71 008.20 hektarë./KultPlus.com

Ministri Peci  në mbështetje të grave në Programin e Zhvillimit Rural

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë Faton Peci ka dalë në pemishten me boronica të Vjollca Kurtit, e cila është përfituese e grantit 2022 në vlerë të 60 ijë eurove, shkruan KultPlus.

Kjo pemishte është në Vllahi të Mitrovicës dhe është një nga përfitueset e granteve të këtij institucioni. KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e ministrit Peci. / KultPlus.com

Reagon ministri Faton Peci: Në disa prej mediave online, sistematikisht jam bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin tim

Prej disa kohësh, në disa prej mediave online, sistematikisht jam bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin tim. Pra, këto media punën time si ministër dhe si njeri i angazhuar në politikë po e mbulojnë nëpërmjet raportimit seksist apo përqeshjes në raport me mbiemrin tim.

Puna e secilit e përmbushë emrin dhe mbiemrin. Ka të tillë që bartin histori pas vetes, sikundër që ka të tillë që janë pjesë e arealit të mbiemrave kosovarë.

Është për keqardhje kur konotacioni pezhorativ përdoret nga një pjesë e atyre që lirinë e fjalës po e kthejnë në liri denigrimi.

Për keqardhje është kur sheh se as shoqëria civile e as ata që duhet kujdesur për gjuhën e medias për vite të tëra nuk e thanë asnjë fjalë. Madje kësaj gjuhe seksiste e denigruese iu paska bashkangjitë edhe një anëtare e shoqërisë civile nga Mitrovica.

Kjo le që bje ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, por edhe me kodin etik të komunikimit publik.

Ne të gjithë bartim mbiemra, por mbi të gjitha bartim punën dhe veprat që lëmë pas.

Qyteti prej nga vij unë, Mitrovica ka mbiemra karakteristik, të cilët përtej tij personifikojnë historinë.

Isa Boletini, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Safet Peci Boletini, Ramadan Peci e shumë e shumë të tjerë, ishin Pec, janë ata që pavarësisht mbiemrave dhan gjithçka për këtë vend. Si të tillë, qytetarët e këtij vendi i kujtojnë për veprat.

Ky bullizëm e seksizëm online është kundër vlerave që pretendon shoqëria jonë. E marrë me mend se pas këtij reagimi, sërish dikush me tituj për klikim do të provoj ta ndërtojë të ashtuquajturin “lajm”. Por, pavarësisht kësaj, unë vazhdoj ta mbajë me krenari si emrin edhe mbiemrin.

Krejt çfarë mund të bëj është një këshillë miqësore për këtë kastë: lexojeni Frojdin, po patjetër edhe Joseph Murphy-in.

As unë e as mbiemri im nuk mund t’u dalë në ndihmë atyre që përpiqen t’i trajtojnë apo t’i projektojnë komplekset e tyre te tjetri!

Me respekt e krenari,

Faton PECI./ KultPlus.com