Kur fotografi kosovar Afrim Spahiu kishte fotografuar ikonën e kinematografisë Lolobrigida

Afrim Spahiu fotograf dhe kineast ka ndarë me ndjekësit e tij një përvojë interesante gjatë kohës sa ishte student, shkruan KultPlus.

Ai ka treguar se në kohën sa ishte student i vitit të parë në Akademinë e Arteve, atij i ishte dhënë rasti të merrte pjesë në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Beograd, ku ishte e ftuar edhe ylli i kinematografisë botërore Gina Lolobrigida.

Rrëfimin e plotë të Spahiut, KultPlus e sjell më poshtë.

Përshëndetje miq,

GINA LOLOBRIGIDA, aktore, fotografe dhe skulptore, në vitet e ‘50-ta njihej si gruaja më e bukur në botë, apo Monalisa e shekullit të 20-të, dhe në mesin e shumë të ftuarve nga Hollivudi, ishte mysafire eksklusive e Festivalit Ndërkombëtar të parë të filmit në Beograd, Serbi, FEST ‘71.

E unë, si student i vitit të parë në Akademi, falë shortit mes kolegëve, e fitova ftesën për akreditim në Festival, për të shiquar filmat e prodhimit më të rinj, si dhe mundësi kontakti me krijues nga mbarë bota e filmit.

LA LOLO, siç e thërisnin fansat anembanë botës, mbajti një takim me mediat e shumta duke reflektuar bukuri të yllit me sharm natyror…,

dhe si fotografe e pasionuar, na mundësoi të shkrepim portretin e zonjës që shëndriste plot jetë !!

Ju uroj një javë të qetë …!./ KultPlus.com

Vdes Gina Lollobrigida, aktorja legjendare e kinemasë italiane

Aktorja legjendare e kinemasë italiane, Gina Lollobrigida vdiq sot në moshën 95-vjeçare.

Ajo u lind në Subiaco më 4 korrik 1927.

Lollobrigida ishte kandidate në zgjedhjet e 25 shtatorit, 4 vite më parë, në Latina, në zonën elektorale njëanëtare të Senatit në listën e ‘Italisë sovrane dhe popullore’, e cila bashkon Partinë Komuniste, Atdheun Socialist, Aksionin Civil, Përsëri Italinë dhe Rimarrja e Italisë.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka fitoi shtatë çmime “David di Donatello”. Fama e saj lidhet me kinemanë e re italiane të neorealizmit. Ajo punoi me regjisorët si, Pietro Germi (“Qyteti mbron veten”) dhe me Carlo Lizzani (“Kujdes banditët”), kryesisht në mesin e shekullit të kaluar.

Vitet e fundit, Lollobrigida iu përkushtua mbi të gjitha artit dhe fotografisë, duke organizuar ekspozita të shumta, dhe së fundmi duke botuar një libër me vizatime.

Vitet e fundit, ajo u përball me disa ngjarje ligjore.

Që prej vitit 2021, divës së kinemasë i ishte caktuar një administrator nga Gjykata për të mbrojtur pasuritë e saj, siç kërkohej në procedurën ligjore nga djali i saj, Andrea Milko Skofic.

Në qendër të aktivitetit hetimor të prokurorëve në Piazzale Clodio ishte ish-menaxheri i aktores, Andrea Piazzolla, i paditur me akuzën e mashtrimit të një personi me aftësi të kufizuar.

Me të përfundoi në gjyq edhe Antonio Salvi, personi që dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës në një shtëpi ankandi për shitjen e rreth 350 artikujve në pronësi të Lollobrigida. /atsh / KultPlus.com