Regjisori grek, Jorgos Lanthimos fiton Luanin e Artë

Edicioni i 80-të i Festivalit të Filmit të Venecias ka arritur epilogun. Regjisori grek Jorgos Lanthimos ka triumfuar pasi ka marrë Luanin e Artë për filmin “Gjërat e Thjeshta”, një melodramë e epokës viktoriane, me Ema Ston dhe Uilliam Dafo.

“Jam shumë i lumtur. Të fitosh këtë çmim me këtë film është diçka fantastike sepse doja ta bëja prej shumë kohësh. Është rezultati më i mirë që mund të prisnim”, tha Yorgos Lanthimos, regjisor.

Lanthimos shprehu keqardhjen që aktorja Ston nuk mund ta mbante Luanin e Artë, pasi sipas tij, aktrimi i saj ishte një nga arsyet e suksesit të filmit. Ston nuk mundi ta ndiqte eventin për shkak të grevës së aktorëve në Hollivud.

Fitues të tjerë ishin “E keqja nuk ekziston”, i regjisorit Rjusuke Hamaguçi, që mori Luanin e Argjendtë, si dhe Mateo Garrone për “Unë, kapiteni”, që mori të njëjtin çmim. / KultPlus.com