“Chernobyl”, seriali më i mirë i të gjitha kohërave

Në 01:23 më 26 prill 1986 reaktori numër katër në uzinën e Çernobilit, pranë Pripyat – shpërtheu.

Konsiderohet të jetë fatkeqësia bërthamore me e madhe në histori, dy persona vdiqën në shpërthimin e parë me avull, por vdekjet më pas janë shkaktuar nga helmimi me rrezatim, transmeton Klan Kosova.

Në vitin 2005 Raporti i përgatitur nga Forumi Çernobilit, të udhëhequr nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë tregon se 56 të vdekje të lidhura drejtpërdrejt me helmimin, 47 punëtorë dhe nëntë fëmijë.

Më pas thuhet të ketë pasur mbi 4 mijë vdekjeve nga kanceri në mesin e rreth 600 mijë njerëzve të ekspozuar.

Shpërthimi që rezultoi me avull në uzinën nxori aq shumë rrezatim saqë pjesa më e madhe e zonës përreth do të jetë e pabanueshme për 20 mijë vjet – atë kohë 336 mijë njerëz ishin shpërngulur.

Izotope të dëmshme u përhapën nga erërat deri në Irlandë brenda vetëm një jave.

Këto ngjarje, si dhe intrigat politike të veprimeve të qeverisë sovjetike, janë subjekt i serisë së dramës historike të HBO-së, “Chernobyl”.

Seria ishte ranguar nga kritikët si më e mira e të gjitha kohërave. Komentet erdhën menjëherë pas episodit të fundit i cili ishte transmetuar në Amerikë më 3 qershor.

“Chernobyl” pati lënë pas edhe seritë historike si “Breaking Bad”, “American Crime Story” dhe “The Crown”. / KultPlus.com

35 vjet nga katastrofa bërthamore në Çernobil

Më 26 prill 1986, Ukraina u trondit nga shpërthimi gjatë një testi të zhvilluar në reaktorin bërthamor në Çernobil. Nga retë radioaktive që u krijuan si pasojë e shpërthimit, u dëmtuan afërsisht 7 milionë persona.

Shpërthimi ka bërë që një re e madhe e materialit radioaktiv të kalojë kufijtë e Ukrainës, në Rusi, në Bjellorusi dhe në Evropën veriore.

Numri i njerëzve të vrarë nga katastrofa mbetet i diskutueshëm.

Mendohet se 30 persona kanë vdekur në momentin e shpërthimit dhe në operacionin e shpëtimit.

Por, një raport i Kombeve të Bashkuara, i publikuar në vitin 2005, ka llogaritur se 4,000 veta mund të kenë vdekur nga sëmundje që lidhen me materialin radioaktiv, transmeton KultPlus.

Niveli i radioaktivitetit vazhdon të mbetet i lartë edhe sot në zonat përreth vendit të fatkeqësisë. Një organizatë bamirëse, “Urat në Bjellorusi”, tërheq vërejtjen se foshnjat në rajonin pranë kufirit me Ukrainën vazhdojnë të lindin me deformime të rënda, ndërsa një numër jashtëzakonisht i lartë i njerëzve kanë forma të rralla të kancerit.

Përvjetori i fatkeqësisë ka marrë vëmendje shtesë për shkak të përfundimit të afërt të një strukture të veshur me çelik, që do të forcojë reaktorin e goditur dhe do të parandalojë rrjedhjet e mëtejshme radioaktive për 100 vjetët e ardhshëm.

Projekti është financuar me donacione nga më shumë se 40 qeveri. Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Groysman, ka thënë se mësimet e nxjerra nga Çernobili duhet të merren parasysh në gjithë botën.

Fatkeqësia në Çernobil dhe reagimi i qeverisë patën nxjerrë në pah të metat e sistemit sovjetik, me burokraci të papërgjegjshme dhe kulturë të sekreteve. Për shembull, urdhri për evakuim është bërë 36 orë pas aksidentit.

Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka thënë se e konsideron Çernobilin si një nga gozhdat kryesore në arkivolin e Bashkimit Sovjetik, i cili është shpërbërë në vitin 1991.

Ngjarja në Çernobil mbetet katastrofa më e keqe bërthamore në histori. / KultPlus.com