Shuhet piktorja e njohur Kocibelli Turtulli

Shuhet në moshën 80 vjeçare piktorja e njohur korçare Krisanthi Kocibelli Turtulli.

Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për BalkanWeb se piktorja vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa lajmin e hidhur e kanë ndarë familjarët e saj.

Rreth 3 muaj më parë Krisanthi Kocibelli Turtulli erdhi shumë afër publikut artëdashës korçar me një ekspozitë të veçantë, si një kujtim nga familjarët me punimet e realizuara ndër vite nga 80 vjeçarja./balkan web/KultPlus.com