Vritet regjisori iranian Dariush Mehrjui dhe gruaja e tij

Regjisori i famshëm iranian, Dariush Mehrjui dhe gruaja e tij,  u vranë pas një sulmi me thikë nga një sulmues i panjohur në shtëpinë e tyre në Iran.

Ata u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre me plagë thike në qafë, shkruan Hollywood Reporter, transmeton Klankosova.tv.

Mehrjui, ishte mi njohur për filmat e tij neo-realistë nga fillimi i viteve 1970 që ndihmuan në nisjen e një vale të re të kinemasë iraniane.

Agjencia shtetërore e lajmeve e medias iraniane IRNA tha se autoritetet po hetonin vrasjet, por nuk zbuluan ndonjë motiv të mundshëm.

Ndryshe, bashkëshortja e Mehrjuit kishte postuar së fundmi në rrjetet sociale se kishte marrë një kërcënim me thikë./KlanKosova/KultPlus.com