“Virgjëresha shqiptare” fiton një çmim në festivalin Oulu në Finlandë

Filmi me regji të Bujar Alimanit “Virgjëresha Shqiptare” ka fituar një çmim të ri së fundmi, shkruan KultPlus.

Ky film ka fituar çmimin “Global Future” në Festivalin e 41-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe Rininë “Oulu”.

Është një festival i pavarur. Festivali organizohet nga Qendra e Filmit Oulu.

Qëllimi i Festivalit është të shfaqë prodhim të ri ndërkombëtar të cilësisë së lartë për fëmijë dhe të rinj dhe të rrisë interesin e shpërndarësve dhe transmetuesve finlandezë për filmat për fëmijë. /KultPlus.com