Përfundojnë restaurimet në 7 monumente kulture, kategoria I

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi në rrjetet sociale një listë monumentesh të kulturës, të cilat i janë rikthyer vizitorëve e besimtarëve pas punimeve restauruese të kryera në to.

Ministrja shkroi se, ka qenë një sezon i ngarkuar pune për Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Vlorë për mirëmbajtjen, restaurimin dhe konsolidimin e monumenteve të kulturës.

Falë punës së përditshme të specialistëve të DRTK Vlorë, i janë kthyer vizitorëve dhe besimtarëve 7 monumente kulture të kategorisë I.

Monumentet e restauruara janë:

Banesa me dy peristile në Parkun Arkeologjik të Finiqit;

Kisha e “Shën Mërisë” në fshatin Malçan të Bashkisë Finiq;

“Puset e Vjetra” në fshatin Dhrovjan të Bashkisë Finiq;

Kisha e “Shën Mëhillit” në fshatin Kostar të Bashkisë Finiq;

Kisha e “Shën Janit” në Bashkinë Delvinë;

Muri rrethues i kishës së “Shën Mërisë Kameno” në Bashkinë Delvinë;

Porta e kishës së “Shën Kollit” në Fshatin Mesopotam./atsh/KultPlus.com