Cavill dhe Ritchie bashkojnë sërish forcat për filmin e ri

Aktori Henry Cavill do të jetë pjesë e filmit të ri të regjisorit Guy Ritchie.

Filmi i ri i Ritchiet nuk e ka ende një titull, mirëpo xhirimet do të fillojnë në shtator të këtij viti.

Pjesë e kastit do të jenë edhe dy yjet tjera, Jake Gyllenhaal dhe Eiza Gonzalez.

Cavilli dhe Gonzalezi së fundmi e kanë xhiruar filmin The Ministry Of Ungentlemanly Warfare.