Aktorja e njohur e “Star Trek”, Nichelle Nichols, vdes në moshën 89 vjeçare

Aktorja amerikane Nichelle Nichols, e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin televiziv sci-fi të viteve 1960 “Star Trek”, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Nichols theu barrierat në rolin e saj si togere Nyota Uhura në serial, duke u bërë një nga aktoret e para me ngjyrë në SHBA që luante një figurë me autoritet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ajo u punësua më vonë nga NASA në një përpjekje për të inkurajuar më shumë gra dhe afrikano-amerikanë që të bëhen astronautë.

Ajo vdiq të shtunën mbrëma, tha djali i saj Kyle Johnson.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Johnson shkroi: “Me keqardhje ju informoj se një dritë e madhe në qiell nuk shkëlqen më për ne, siç ka bërë për kaq shumë vite”.

“Drita e saj sidoqoftë, si galaktikat e lashta që shihen tani për herë të parë, do të mbetet që ne dhe brezat e ardhshëm ta shijojmë, të mësojmë dhe të marrim frymëzim.”

Seriali televiziv “Star Trek” shkatërroi stereotipet në vitet 1960 duke vendosur aktorë me ngjyrë dhe minoritarë në rolet kryesore./ Klan Kosova / KultPlus.com

Star Trek për herë të parë me personazh transgjinor

Seria fantastik-shkencore “Star Trek” do të prezantojë karakteret e para transgjinore.

Karakteret e reja do të shfaqen në sezonin e tretë, kanë thënë producentët.

Karakteri transgjinor, Gray, do të luhet nga aktori trans, Ian Alexander, ndërsa karakteri jo-binar do të luhet nga Blu del Barrio, raporton BBC, transmeton KultPlus.

“Star Trek gjithmonë ka pasur si mision t’u japë hapësirë komuniteteve pakicë”, ka thënë një nga producentët.

Star Trek do të rifillojë muajin e ardhshëm, teksa në sezonin e kaluar shfaqi karakteret e para gej të martuara, ndërsa Sonequa Martin-Green u bë gruaja e parë me ngjyrë që kryesoi një nga seritë e Star Trek. / KultPlus.com