Animacioni “Clara me mustaqe” po vazhdon aventurën e saj, do të shfaqet në Festivalin e njohur në Londër

“Clara with a mustache” ose “Clara me mustaqe”, një film animacion i metrazhit të shkurtër me produksion kosovar, është përzgjedhur zyrtarisht për të shfaqur në njërin ndër festivalet më të mëdha të animacionit, të quajtur “London International Animation Festival”, shkruan KultPlus.

Vetëm gjatë muajit nëntor, animacioni i Blakçorit ka marrë pjesë në disa festivale të njohura ndërkombëtare, derisa udhëtimi i tij do të vazhdojë edhe në Londër.

Frymëzimi për këtë film të animuar me metrazh të shkurtër, erdhi nga vet përvoja e luftës së fundit në Kosovë.

Filmi prek temën shumë reale të luftës dhe pasojave të saj, por ndërtohet dhe shpaloset me një imagjinatë të një fëmije. Dhe animacioni është vegla e cila mundësoi që kjo imagjinatë të shpaloset në mënyrën më të duhur.

Produksioni është realizuar nga “Molos”, me regji dhe skenar nga Ilir Blakçori dhe mbikëqyrëse e animacionit Vala Blakçori; master e animacionit të karakterit në Animation Mentor Kaliforni, e cila solli një risi në formën e animacionit në Kosovë. Në anën tjetër, muzika e mirëfilltë që përcjell pamjet vizuale gjatë gjithë filmit është vepër e kompozitorit francez Romain Zante e cila u orkestrua nga “Budapest Art Orchestra” në përbërje të mbi 50 instrumentistëve./KultPlus.com

Animacioni kosovar “Clara me mustaqe” edhe në Annecy, njërin ndër festivalet më të mëdha të animacionit në botë

Pas Santa Barbara International Film Festival dhe Cleveland International Film Festival, “Clara me mustaqe”/“Clara with a mustache” me regji dhe skenar nga Ilir Blakçori, është ftuar të jetë pjesë e njërit ndër festivaleve më të rëndësishme të animacionit në botë, njëherit edhe festival i kategorisë A, – Annecy International Animation Film Festival që do të mbahet nga 14 deri më 19 qershor 2021. Ky është lajm shumë i rëndësishëm për animacionin dhe filmin kosovar.

“Filmi u kushtohet 31 milionë fëmijëve në të gjithë botën të cilët sot ende vuajnë nga lufta dhe dhuna, sepse në fund të fundit, ekipi pas këtij filmi ishin vetëm fëmijë gjatë luftës së fundit në Kosovë. E mesazhi është që ëndërrat dhe shpresat për një të ardhme më të mirë asnjëherë mos të ju shuhen.” janë shprehur autorët e filmit me rastin e sukseve të vazhdueshme të animacionit.

Animacioni përcjellë personazhin e saj kryesor – një njëqind deutchmark, dhe portretin e saj të bukur të Clara Schumann me një palë mustaqe të vizatuara përmbi buzë. Kjo kartëmonedhë udhëton nga një person në tjetrin, duke zbuluar historitë e tyre dhe perspektivat. Duke udhëtuar nga dora në dorë, Clara zbulon emocione dhe situata të ndryshme njerëzore. Ajo mishëron veten në luftë, shpëtim të jetës, grabitje, krim, korrupsion, dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Filmi prek temën shumë reale të luftës dhe pasojave të saj, por ndërtohet dhe shpaloset me një imagjinatë të një fëmiu.

Produksioni është realizuar nga “Molos”, me mbikqyrëse të animacionit Vala Blakçori; animimi nga Ferit Youcel, ndriçimi dhe kompozitimi nga Aleksndar Petkov; riging-u nga Ogulcan Tayman; redaktimi i skenarit nga Dafina Syla. Muzika është vepër e kompozitorit francez Romain Zante e cila u orkestrua nga “Budapest Art Orchestra” në përbërje të mbi 50 instrumentistëve. Një pjesë e kolonës zanore është komponim i vet kompozitores dhe pianistes Clara Schumman, por e risjellur në mënyrë të veçantë nga kompozitori francez.
Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Trejleri:
https://vimeo.com/514204489 / KultPlus.com

Animacioni “Clara me mustaqe” me premierë botërore në festivalin ndërkombëtar të Santa Sarbara-s

Animacioni i shkurtër “Clara me mustaqe”/“Clara with a mustache”, me regji dhe skenar nga Ilir Blakçori do të shfaq premierën botërore në festivalin e njohur amerikan të filmit “Santa Barbara International Film Festival”. Filmi poashtu është përzgjedhur të shfaqet edhe në edicionin e 45-të “Cleveland International Film Festival”. Të dyja festivalet, filmave fitues u japin mundësinë të kualifikohen për pjesëmarrje në akademinë e çmimeve “Oscars”.

“Frymëzimi për këtë film të animuar me metrazh të shkurtër, erdhi nga vet përvoja e luftës së fundit në Kosovë. Luftërat në përgjithësi bëhen për pushtet dhe autoritet; dhe gjithmonë motivuesi kryesor prapa këtyre të dyve është paraja. Që nga viti 1990 deri në vitin 2002, Kosova ka pasur një lidhje të veçantë me markën gjermane, për këtë arsye atë e shohim si një dëshmitare të përvojavetë tmerrshme që njerëzit e Kosovës kaluan gjatë gjithë atyre viteve, veçanërisht atyre të 1998-1999” është deklarata e autorëve të filmit.

Animacioni përcjellë personazhin e saj kryesor – një njëqind deutchmark, dhe portretin e saj të bukur të Clara Schumann me një palë mustaqe të vizatuara përmbi buzë. Kjo kartëmonedhë udhëton nga një person në tjetrin, duke zbuluar historitë e tyre dhe perspektivat. Duke udhëtuar nga dora në dorë, Clara zbulon emocione dhe situata të ndryshme njerëzore. Ajo mishëron veten në luftë, shpëtim të jetës, grabitje, krim, korrupsion, dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Filmi prek temën shumë reale të luftës dhe pasojave të saj, por ndërtohet dhe shpaloset me një imagjinatë të një fëmiu.

Produksioni është realizuar nga “Molos”, me mbikqyrëse të animacionit Vala Blakçori; animimi nga Ferit Youcel, ndriçimi dhe kompozitimi nga Aleksndar Petkov; riging-u nga Ogulcan Tayman; Redaktimi i skenarit nga Dafina Syla. Muzika është vepër e kompozitorit francez Romain Zante e cila u orkestrua nga “Budapest Art Orchestra” në përbërje të mbi 50 instrumentistëve. Një pjesë e kolonës zanore është komponim i vet kompozitores dhe pianistes Clara Schumman, por e risjellur në mënyrë të veçantë nga kompozitori francez.
Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Trejleri:
https://vimeo.com/514204489 / KultPlus.com