“Dita e Rinisë”, Rama uron me vargjet e Migjenit

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot “Ditën e Rinisë” që shënon 32 vjet nga krijimi i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit të vitit 1990.

Në këtë Ditë të Rinisë, Rama krahas videos të publikuar në rrjetet sociale ka uruar të rinjtë  me vargjet e kolosit të madh të letrave shqipe, Millosh Gjergj Nikolla (MIGJENI).

“Dita e Rinisë” në vendon tonë është festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të Dhjetorit 1990, vendim i marrë nga Kuvendi në vitin 2009.

“Rini, thueja kangës ma të bukur që di!

Thueja kangës sate që të vlon në gji.

Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…

Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu…

Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu

me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi

Kumbi i zanit te përplaset për qiellë

dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.

Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!

Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote” /atsh /KultPlus.com

12 gushti – Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Dita Ndërkombëtare e Rinisë festohet çdo vit më 12 gusht, me të vetmin qëllim që të pranoj dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve anembanë botës për përmirësimin e shoqërisë globale.

Po ashtu, kjo ditë ka për synim edhe promovimin e mënyrave të ndryshme nëpërmjet të cilave rinia do të angazhohej në mënyrë aktive në dhënien e kontributeve sa më pozitive për komunitetet e tyre.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Kjo ditë do të festohet edhe në Kosovës nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, i cili organizon aktivitete me rastin e Ditës ndërkombëtare të Rinisë me moton: “Rinia është zgjidhja, jo problemi”.

Ndërsa Misioni i OSBE-së, UNICEF dhe GIZ do të mbështesin 25 Këshilla Lokale për Veprim Rinor (KLVR) në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve dhe në prezantimin e brengave të të rinjve tek zyrtarët e nivelit qendror dhe lokal, në disa qytete të Kosovës. /KultPlus.com