Nënshkruhet memorandumi për kthimin në muze të shtëpisë së Dritëro Agollit

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me dekanin e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi.

Veliaj bëri me dije se ky memorandum nënshkruhet si fillim i bashkëpunimit për projektin e shtëpisë së Dritëro Agollit dhe në kuadër të Paktit me Universitetin.

Gjithashtu, kryebashkiaku sqaroi se do të bashkëpunojë me Fakultetin e Histori-Filologjisë edhe për dy shtëpi të tjera muze që do të bëhen, si “Sarajet e Toptanasve” dhe shtëpisë së Libohovitëve.

“Projekti ynë i parë do të jetë puna për të kthyer shtëpinë e Dritëro Agollit në një shtëpi muze. Bashkia e Tiranës e ka nisur një eksperiment të tillë shumë të suksesshëm me shtëpinë Kadare, do të vazhdojmë tani me shtëpinë e Dritëro Agollit. Ndërkohë që do vijojmë edhe me dy shtëpi të tjera muze, si Sarajet dhe shtëpinë e Libohovitëve. Njëra do të adaptohet si zonë muzeale, duke qenë se ka qenë edhe ambasada e parë e SHBA-së në Shqipëri”, nënvizoi Veliaj.

Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi tha se Universiteti i Tiranës e ka parë si një partner shumë të rëndësishëm bashkinë e Tiranës.

“Jam i sigurt që Universiteti i Tiranës e mirëpret një bashkëpunim më të gjerë me Bashkinë e Tiranës dhe ne kemi sytë tek bashkia, sepse e dimë që është ombrella që i duhet çdo qytetari të Tiranës, por edhe çdo institucioni që funksionon në Tiranë për të realizuar vepra të mira dhe vepra të rëndësishme për sot dhe për të ardhmen”, u shpreh Laçi.

Dritëro Agolli, kolosi i letrave shqipe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në moshën 86-vjeçare. Shkrimtar, publicist, gazetar dhe politikan që ka lënë pas një trashëgimi të pasur kulturore për vendin. Shtëpia e Dritëro Agollit në “Rrugën e Dibrës”, ku jetoi e shkroi veprat e paarritshme, do të kthehet në muze, ashtu sikurse u bë me shtëpinë e Ismail Kadaresë./atsh/KultPlus.com

‘Kur të jesh mërzitur shumë’

Në 90 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, KultPlus ua risjell poezinë e tij ‘Kur të jesh mërzitur shumë’.

Këtu s’do jem, do jem larguar:
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do rrijë i heshtur
Një qipariz si murg i ngratë.

Ti do trishtohesh atëherë,
Se s’do më kesh në dhomë gjallë,
Dhe kur në xham të fryjë erë,
Do qash me erën dalëngadalë.

Po kur të jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkomë,
Atje do jem i fshehur unë,
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje. / KultPlus.com

Nesër me 13 tetor, 90-vjetori i lindjes së Dritëro Agollit dhe 110 -vjetori i Migjenit

Nesër më 13 tetor 2021, ora 10.00 për ditëlindjen e dy shkrimtarëve më të shquar shqiptarë Dritëro Agolli dhe Migjenit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizon veprimtarinë me temën “Migjeni dhe Dritëroi – dy shkrimtarë me vështrim nga e ardhmja”

Skicat dhe tregimet e shkrimtarit revolucionar shqiptar Migjeni (Botim shqip i tezës së diplomës të shkrimtarit Dritëro Agolli, mbrojtur më 1957 në Petersburg)

Në nderim të:

110-vjetorit të lindjes së Migjenit (1911)

90-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit (1931)

Seanca e parë: ora 10.00-11.30

Drejtojnë seancën:

akad. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Bajram Kosumi, z. Pëllumb Kulla

– Fjala e hapjes nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave;

– Fjalë përshëndetëse nga znj. Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës kombëtare të librit dhe leximit.

1.     Akad. Ali Aliu (Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës): Shkrimtari i sfidave të mëdha;

2.     Pëllumb Kulla (Neë York): Tundimi i “daljes nga rreshti”;

3.     Prof. dr. Ke Jing (Universiteti BFSU, Pekin): Dritëro Agolli dhe “Arka e djallit” (online);

4.     Dr. Shpëtim Çuçka (Tiranë): Dritëro Agolli dhe shoqëria e sotme;

5.     Prof. dr. Ali Jashari (Universiteti Fan S. Noli i Korçës): Vendlindja në veprën e Dritëro Agollit;

6.     Diana Çuli (Tiranë): Dritëroi dhe ndikimi i tij jo vetëm letrar;

7.     Prof. dr. Roland Zisi (Universiteti Ismail Qemali i Vlorës), dr. Merita Hysi (Universiteti Eqrem Çabej i Gjirokastër): Dy utopi për Shqipërinë e ëndërruar – “Bagëti e Bujqësia” dhe “Nënë Shqipëri”;

8.     Prof. dr. Bajram Kosumi dhe prof. asoc. dr. Merxhan Avdyli (Universiteti Kadri Zeka i Gjilanit): Receptimi i veprës së Agollit në Kosovë;

9.     Dr. Eris Rusi (Universiteti Fan Noli i Korçës): “Ardhmënorët” e viteve 1960 dhe futurizmi: poezia e Dritëro Agollit;

10. Dr. Edlira Birko (Tiranë): “Njeriu i mirë” dhe realizmi humanist i Dritëro Agollit;

11. Thanas Jorgji (Muenchen): Mirëbërja dhe mirënjohja;

      12. Dr. Dorian Koçi (Tiranë): Ndikime bajroniane në poezinë e Dritëro Agollit.

*

Seanca e dytë: ora 12.00-13.30

Drejtojnë seancën: dr. Eljan Doçe, dr. Sadik Bejko, prof. asoc. dr. Teuta Toska

1.     Dr. Sadik Bejko (Tiranë): Migjeni niçean; 

2.     Dr. Eljon Doçe (Universiteti i Tiranës): Brenda tekstit të Migjenit; 

3. Prof. asoc. dr. Teuta Toska (Universiteti Aleksandër Xhuvani i Elbasanit): Agramatikorësi apo poetikë: rreth prishjes së rendit gjuhësor në veprën e Migjenit; 

3.     Prof. asoc. dr. Kristaq Jorgo (Universiteti i Tiranës): Botimi (i fundit) i vëllimit “Vargjet e lira” të Migjenit; 

5. Dr. Gëzim Puka (Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës): Njeriu si pikëtakim i Migjenit me Dostojevskin; 

4.     Prof. asoc. dr. Viola Isufaj (Universiteti i Tiranës): Antimiti në veprën e Migjenit;

7. Akad. Shaban Sinani (Tiranë): Migjeni i Dritëro Agollit.

NB: Konferenca do të zhvillohet duke respektuar kufizimet në kushte pandemie.

Në Akademinë e Shkencave, salla Aleks Buda, me prani fizike dhe online:

Zoom Meeting: https://us02web.zoom.us/j/86853654659…

Meeting ID: 868 5365 4659      Passcode: 694339./KultPlus.com