Festivali i teatrove: Ferizaj gati për edicionin e 53-të (VIDEO)

Festivali i Teatrove do të nisë nesër në qytetin e Ferizajt, në edicionin e tij të 53-të. Me këtë rast, do pasurohet edhe 151 vjetori i themelimit të këtij qyteti.

Festivali ndryshe cilësohet edhe si një e treta e historisë së qytetit, raporton Klan Kosova.

Ndonëse në kushte jo aq të mira të organizimit për shkak të mos financimit nga ana e Ministrisë së Kulturës edhe në edicionin e 53-të me radhë, organizatorët e këtij festivali ia kanë dalë mirë në bashkëpunim me Komunën dhe njerëzit e kësaj fushe.

Shfaqjet që do të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore janë kryesisht të teatrove shqiptare.

Ndërsa e para që do t’i prijë nëntë shfaqjeve tjera në teatrin nikoqir të festivalit “Adriana”, është shfaqja “Gënjeshtari”, me autor Carlo Goldon e regji të Ilir Bokshit, që e trajton hipokrizinë, mashtrimin, sinqeritetin dhe shumëçka tjetër.

Juria e përbërë nga: Mentor Zymberaj, Getorabë Mulliqi-Bojaj dhe Ilirjan Himaj, do të vlerësojnë shfaqjet në fjalë në kategoritë e caktuara, me çmimet tradicionale.

Festivali do të zgjasë nëntë ditë me radhë, nga 27 gushti deri me 4 shtator. /Klankosova.tv/KultPlus.com