‘Figura e 17-të’, libri më i ri i shkrimtarit Afrim Demiri

Shkrimtari kosovar, Afrim Demiri, botoi sot librin e tij të ri të titulluar ’Figura e 17-të’, me përmbledhje prej 40 tregimeve, shkruan KultPlus.

Libri ’Figura e 17-të’ trajton fatet e trishta njerëzore, luftën, fenomenin e emigracionit dhe sulmin ndaj mendësisë primitive brenda nesh.

Me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe botim nga shtypshkronja ‘Beqir Musliu’ në Gjilan, doli sot në pah libri i poetit Demiri.

Për botimin e librit njoftoi vetë autori, përmes një postimi në Facebook.

“Personazhet e 40 tregimeve të mia, të përmbledhura në librin “Figura e 17-të”, u kthyen në shtëpi, për të marrë udhë prej sot e tutje drejtë juve lexues të nderuar. Mund t’iu duken të trishtë, absurd, filozofik apo vrastar, të humbur në botën arkaike apo mbledhës të kujtimeve fëmijërore, andaj keni kujdes me ta, trajtoni si veten”, shprehet Demiri i cili në fund falënderon të gjithë ata që kanë ndikuar që ky libër të formësohet.

“Prej sot të gjitha fjalët vlerësuese ju takojnë juve”, thotë autori. / KultPlus.com