Del në qarkullim numri i ri i revistës ‘Jeta e Re’

Posa ka dalë në qarkullim numri i dytë për këtë vit i revistës letrare të traditës “Jeta e re”. Revista hapet me një ligjëratë të Karlos Fuentesit me titullin “Duke lëvduar romanin”.

Ndërkaq, në rubrikën e prozës paraqiten: Naum Prifti me “Ku jeni ju shqiponja”?, Binak Kelmendi me “Lexuesit e kartëmortaleve”, Adil Olluri me “Legjenda për ditët e murtajës”, Dhurata Hoti me”Liza”, Ursula K. Le Guin me “Ata që ikin nga Omelas”, Xhon Bart me”Fundi:Hyrje” dhe Luce d’Deramo me “Mes mendimeve të një terroristeje të kuqe”.

Në rubrikën e poezisë janë prezantuar Ibrahim Berisha, Blerina Rogova Gaxha, Jonuz Fetahaj, Frdrich Holderlin, Omelia Roseti dhe Jan Wagner.

Në rubrikën qendrore Dossier, në hapësirë prej pesëdhjetë faqesh, vjen poeti i njohur spanjoll Anhel Gonsales. Ai është pëfaqësuar në këtë numër të revistës me një cikël të gjerë poezish, pastaj me një vështrim kritik për poezinë e tij të autorit Antonio Morenos  me titullin “Poezia e Gonsalesit:”Një histori e gjallë” dhe me itervistën titulluar “Vij nga plepat”..

Rubrika e kritikës fillon me tekstin studimor të Nysret Krasniqit “Thanatosi poetik i Konstandin Kavafit”, për të vazhduar me “Gjergj Fishta, hero kulturor dhe klasik letrar“ ( vazhdim nga numri i kaluar), me vështrimin e Fazli Hajrizit “ Të jetosh në hije” për romanin “Hija e mbretit” të Viktor Canosinajt,” “ Unë jam e kuqja, arti mes Lindjes dhe Perëndimit” të Eriola Çoçajt, “ La cour et de la  wille” të Erich Auerbach-ut, “Gjithëdija” të Xhonatan Kallerit dhe ‘Letërsia-klasifikimi dhe indeksimi“ të autorit Jermo Saartit. Ndërkaq në rubrikën Classicus vjen vazhdimi i tretë i “Retorikës” së Aristotelit.

Përkthyesit që kontribuun në këtë numër janë: Alket Çani, Erion Karabolli, Denata Nuellari, Ilir Breca, Arben Idrizi, Sulejman Dërmaku, Osman Gashi, Alfred Beka, Jehona Shala dhe Valon Veliqi./KultPlus.com