Inflacioni arrin nivelin më të lartë të 40 viteve

Inflacioni në Britaninë e Madhe muajin e kaluar u rikthye në nivelin më të lartë të 40 viteve, pasi çmimet e ushqimeve u rritën.

nflacioni në Britaninë e Madhe muajin e kaluar u rikthye në nivelin më të lartë të 40 viteve, pasi çmimet e ushqimeve u rritën.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) theksuan se ”inflacioni i indeksit të çmimeve të konsumit arriti në 10,1% në shtator, nga 9,9% në gusht”.

Kjo shifër ishte mbi pritshmëritë e ekonomistëve, të cilët kishin parashikuar një shifër prej 10%.

Shifra korrespondon me inflacionin më të lartë 40-vjeçar të goditur në korrik dhe mbetet shumë mbi objektivin e qeverisë prej 2%.

Rritja u nxit nga çmimet e ushqimeve, të cilat u rritën me 14,5 për qind nga i njëjti muaj i vitit të kaluar, që përfaqëson rritjen më të madhe vjetore që nga viti 1980, sipas modelimit të të dhënave.

Ndërkohë, kostot e banesave dhe shërbimeve publike janë rritur me 20,2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Drejtori i Statistikave Ekonomike të ONS, Darren Morgan theksoi pas rënies së vogël të muajit të kaluar, inflacioni total është kthyer në nivelin më të lartë të parë në fillim të verës./atsh / KultPlus.com

Inflacioni tepër i lartë në SHBA

Rritja më e madhe e inflacionit në SHBA në 40 vitet e fundit po e godet rëndë vendin. Në Nju Jork, një metropol me gati 9 milionë banorë, është gjithnjë e më e vështirë të paguash qiranë dhe ushqimin.

Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në Nju Jork u rritën me ritmin më të shpejtë që nga viti 1981. Kjo rritje u ngadalësua pak në qershor, por çmimet e ushqimeve në SHBA janë ende 9,1 përqind më të larta se një vit më parë.

Kjo është rritja më e madhe që nga viti 1981 e deri më sot dhe niveli më i lartë në 40 vitet e fundit. Inflacioni i lartë është pasojë e ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit dhe të biznesit të shkaktuar nga vendosja e masave kundër pandemisë.

Kozmetikë në vend të perimeve

USA Symbolbild US Dollar Inflation

Numri i fëmijëve që vizitonin mensat publike të ushqimit në fillim të këtij viti ishte 55 përqind më i lartë se para shpalljes së pandemisë Corona – sipas informacioneve nga City Harvest, organizata më e madhe e rishpërndarjes së ushqimit në Nju Jork.

Gjatë masave kundër pandemisë, shumë organizata të tilla u krijuan në Nju Jork me synimin për të ndihmuar njerëzit e varfër. Sidoqoftë, subvencionet shtetërore për ta mbetën të njëjta – ato thjesht ndahen tani mes më shumë njerëzve. E me paratë që marrin, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta që të blejnë ushqim të mjaftueshëm, sepse çmimi i ushqimit vazhdon të rritet.

Maria Sintron, e cila punon në shpërndarjen e ushqimit në distriktin Bronx të Nju Jorkut, thotë se dërgesat e ushqimit në organizatën e saj janë bërë jo të besueshme dhe se po ndodh gjithnjë e më shumë që ushqimi që vjen duhet të hidhet sepse ka skaduar afati i përdorimit apo është prishur. Filluan të vinin edhe kuti me produkte kozmetike dhe ilaçe – në vend të perimeve.

Gjendja pak më e mirë në korrik

Shumë restorante dhe bare, pas bilancit katastrofik financiar që patën gjatë pandemisë, ia dolën t’i mbanin klientët duke mos i rritur, ose vetëm duke i rritur pak çmimet e ushqimeve dhe pijeve. Por tani edhe ata kanë rritur pagat e punonjësve të tyre për t’i mbajtur ata – sepse ka një kërkesë të madhe në tregun e punës.

USA Joe Biden auf Corona Positiv getestet

Mark Cohen, një profesor në Shkollën e Biznesit të Universitetit Kolumbia, tha se qeveria po bën gjithçka që mundet për të vënë situatën nën kontroll. Për shembull, Fed po rrit normat e interesit, e Presidenti Joe Biden ka detyruar kompanitë e naftës dhe gazit të rrisin prodhimin dhe të mbajnë të ulëta çmimet e benzinës. Por Cohen beson se efektet e këtyre masave mund të bëhen të dukshme vetëm brenda një viti.

Në të gjithë SHBA-në, rritja e inflacionit që nisi në kohën e vendosjes së masave kundër pandemisë u ndal pak në korrik. Është shumë herët për ta ndjerë atë në jetën e përditshme të Nju Jorkut. Përveç kësaj, pagat janë ende në rritje, vlera e parave po bie ndërsa qiratë po rriten. /DW / KultPlus.com

Kriza botërore, inflacioni në SHBA mund të arrijë nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit

Inflacioni në SHBA ka të ngjarë të arrijë një nivel të ri 40-vjeçar në qershor, i nxitur nga një rritje në kostot e gazit, ushqime, qira, makina dhe dhoma hoteli më të shtrenjta, shkruan AP.

Një raport i qeverisë që pritet të dalë sot, do të tregojë se çmimet e konsumit u rritën me 8.8% në qershor krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të ofruara nga FactSet. Kjo do të ishte një rritje me 8.6% dhe më e madhja që nga dhjetori 1981.

Inflacioni në atë nivel do ta bënte shumë të mundshme që Rezerva Federale të zbatojë një tjetër rritje të madhe të normave të interesit në mbledhjen e saj të ardhshme pas dy javësh.

Rritje të tilla të mëdha çmimesh do të nxirrnin në pah ndikimin brutal që ka pasur inflacioni në financat e shumë familjeve, pasi kostot e shumë nevojave janë rritur me ritëm më të shpejtë se të ardhurat.

Kostot shumë më të larta të huamarrjes mund të futen në recesion vitin e ardhshëm. Konsumatorët kanë filluar të tërhiqen pak nga shpenzimet, shitjet e shtëpive po bien.

Inflacioni ka të ngjarë të ngadalësohet muajt në vijim, por nuk është e qartë se sa. Çmimet e naftës ranë të martën në rreth 96 dollarë për fuçi dhe mallrat e tjera, përfshirë metalet si bakri, gjithashtu janë bërë më të lira, kryesisht për shkak të frikës së recesionit në SHBA dhe Evropë. / KultPlus.com