Margariti: ‘Meteori’, një nga projektet fituese të programit ‘Art në Hapësira Publike’

“Meteori”, një vepër e mjeshtrit Kristaq Krisiko, është një nga projektet fituese të programit “Art në Hapësira Publike”.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti përcolli në rrjete sociale foto nga kjo vepër teksa shkroi se “ajo është tashmë një vlerë e shtuar dhe një atraksion kulturor për Golemin”.

Ministrja u shpreh se “Meteori” është 1 nga 7 veprat fituese që ridimensionojnë hapësirat publike përmes artit.

Margariti e vlerësoi programin “Art në Hapësira Publike”, si një nga nismat e qeverisë shqiptare dhe një nga punët e mira të vitit 2023./atsh/KultPlus.com

Zbulohet në Antarktidë meteori që përmban material miliarda vjeçar nga hapësira

Shkencëtarët kanë zbuluar një meteorit jashtëzakonisht të rrallë në Antarktidë që përmban disa nga materialet më të vjetra në sistemin diellor.

“Kur e pamë, vetëm në mes të akullit blu, të gjithë u emocionuam shumë”, tha studiuesja Maria Valdes për Chicago Tribune.

Meteori, i cili peshon rreth 8 kg, u zbulua më 5 janar nga një ekip ndërkombëtar në fund të një ekspedite 11-ditore.

Shkëmbi hapësinor, i cili përmban materiale nga miliarda vjet më parë, është një nga meteoritët më të mëdhenj të gjetur ndonjëherë në kontinent dhe ka të ngjarë ta ketë origjinën në Brezin Kryesor të Asteroideve midis Marsit dhe Jupiterit, raporton The Independent .

“Për të vënë në perspektivë madhësinë e meteoritit, nga 45,000 meteoritët të gjetur në Antarktidë gjatë shekullit të kaluar, vetëm 100 janë të kësaj madhësie ose më të mëdha,” thuhet në njoftim.

Studiuesit e ekipit ndërkombëtar që ndodheshin në kontinentin e akullt kaluan dy javë duke krehur fushat e akullit në kërkim të meteoritëve kur gjetën shkëmbin hapësinor./ A2CNN / KultPlus.com

Gjenden disa diamante misterioze në Afrikë, mund të kenë ardhur nga përplasja e një meteori

Shkencëtarët kanë gjetur disa diamante të çuditshëm në Afrikë, për të cilët thonë se janë prodhuar nga goditja e një meteori në Tokë. Grupi studimor po tenton të prodhojë një diamant të ngjashëm në laborator, sepse është shumë herë më i fortë se normali dhe mund të përdoret për të prodhuar pajisje shumë të forta.

Një grup arkeologësh kanë gjetur disa diamante misterioze gjatë kërkimeve në Afrikë.

“Është vërtet emocionuese sepse kishte disa kolegë në terren që dyshonin nëse ky material ekzistonte”, tha Alan Salek nga Universiteti i Melburnit në Australi.

Diamantet misterioze gjashtëkëndore nuk janë të natyrshëm në Tokë, ndaj shkencëtarët mendojnë se ata janë krijuar si rezultat i përplasjes së një meteori me Tokën.

Grupi i studiuesve thotë se diamantet gjashtëkëndore, ngjashëm me diamantet e rregullt, janë të përbërë nga karboni, por atomet e tyre janë të rregulluar në një strukturë gjashtëkëndore dhe jo në formë kubike.

Shkëncëtarët thonë se do ta studiojnë me kujdes përbërjen e tyre dhe do të provojnë që t’i prodhojnë në laborator.

Diamantet gjashtëkëndore parashikohen të jenë rreth 60 për qind më të fortë se diamantet e rregullt.

Kjo fortësi shtesë mund të ketë aplikime të rëndësishme industriale nëse ato prodhohen në laborator. Për shembull, ato mund të përdoren për të ndërtuar tehe sharrash ultra të forta ose pjesë të tjera makinerishë që kanë forcë më të madhe. / Ora news / KultPlus.com