Xhaketa ikonë e Michael Jackson del në ankand

Një xhaketë ikonë e veshur dikur nga ylli i popit Michael Jackson do të dalë në ankand në Londër në nëntor.

Xhaketa ishte veshur nga Jackson në një reklamë të Pepsit në 1984 dhe është në mesin e më shumë se 200 gjërave që lidhen me muzikë e që do të dalin në shitje, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Xhaketa e lëkurës bardh e zi, e cila ishte bërë me porosi për Jackson për reklamën, pritet të kushtojë nga 200,000 £ (245,000 dollarë) deri në 400,000 £.

Xhaketa do të dalë në ankand nga shitësi i kostumeve dhe rekuizitës Propstore, së bashku me xhaketën La Rocka të George Michael, të cilën ai e veshi gjatë duetit me Aretha Franklin në 1987.

Të tjera gjëra me vlerë që do të dalin në këtë ankand lidhen me David Bowie, Elvis Presley dhe The Beatles.

Një kitarë Gibson që i përkiste Angus Young të AC/DC mund të kushtojë deri në 120,000 £, ndërsa një rrip shtrëngues që i përkiste John Lennon vlerësohet deri në 60,000 £. / KultPlus.com