‘Moj dashnore të gjykoftë perenia, si ma qfaqe dashnin’ të rrem, e pa besë moj paska qen’

Fitnete Rexha është “Artiste e Merituar”. Një ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, kryesisht të muzikës popullore qytetare tiranase.

KultPlus ju sjell këngën ”Moj dashnore, këngë kjo që konsiderohet si ndër më të mirat të Fitnete Rexhës.

Regjistrimet muzikore të saj gjenden kryesisht pranë Radio-Tiranës. Akademik.

Çesk Zadeja ka thënë se sa herë të dëgjohet kënga popullore e Shqipërisë së Mesme, gjithmonë do të kujtohet këngëtarja Fitnete Rexha.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

https://www.youtube.com/watch?v=C0ID5lZA3yM

Moj dashnore të gjykoftë Perenia
Si ma qfaqe dashnin të rem
Se fjala jote dhe vashkënia
E pa besë moj paska qen

Un të dita moj se t’kam mike
Prandaj e vuna dashnin me ty
Ti su kallxove aspak fisnike
Sa qi spaska të vërtet

Tu thaft dora moj qi me shkrove
Mall tu qofshin letrat e tu
Se vet me deshe më harove
Sa besnik të kam qëndru.
/ KultPlus.com