Paralajmërojnë shkencëtarët: Antarktidës i mungon një sasi akulli e barabartë me sipërfaqen e Argjentinës

Antarktidës i mungon një sasi akulli pothuaj të njëjtë me sipërfaqen e Argjentinës, sipas shkencëtarëve, sipas një studimi të fundit.

Ndërsa Hemisfera Veriore zhytet nën një valë të nxehti rekord të verës, shumë më në jug, në thellësi të dimrit, një tjetër rekord i tmerrshëm klimatik po thyhet. Akulli i detit Antarktik ka rënë në nivele të ulëta të paprecedentë për këtë periudhë të vitit.

Çdo vit, akulli i detit Antarktik tkurret në nivelet më të ulëta në fund të shkurtit, gjatë verës së kontinentit.

Këtë vit shkencëtarët kanë vërejtur diçka ndryshe.

Akulli i detit nuk është kthyer në nivelet e pritura. Në fakt është në nivelet më të ulëta për këtë periudhë të vitit që nga fillimi i regjistrimeve 45 vjet më parë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin (NSIDC), akulli është rreth 1.6 milionë kilometra katrorë nën rekordin e mëparshëm të dimrit të vendosur në vitin 2022.

Në mesin e korrikut, akulli i detit të Antarktidës ishte 2.6 milionë kilometra katrorë nën mesataren e viteve 1981-2010. Kjo është një zonë pothuajse aq e madhe sa Argjentina ose zonat e kombinuara të Teksasit, Kalifornisë, Neë Mexico, Arizona, Nevada, Utah dhe Kolorado.

Antarktiku është një kontinent i largët dhe kompleks . Ndryshe nga Arktiku, ku akulli i detit ka qenë në një trajektore të vazhdueshme në rënie ndërsa kriza klimatike përshpejtohet, akulli i detit në Antarktik është luhatur nga nivelet më të larta rekord në nivelet më të ulëta rekord në dekadat e fundit, duke e bërë më të vështirë për shkencëtarët të kuptojnë se si po reagon ndaj ngrohjes globale./insajderi/KultPlus.com

Viti 2020, një ndër tre vitet më të nxehtë në histori

Toka vazhdoi t’i rezistojë edhe për një periudhë të rëndësishme ngrohjes globale në vitin 2020, sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO).

Një vlerësim i përkohshëm thotë se ky vit do të jetë një nga tre më të nxehtit, menjëherë pas vitit 2016 dhe 2019.

Gjashtë vitet më të ngrohta në historinë e rekordeve botërore që kanë filluar të llogariten nga viti 1850 kanë ndodhur që të gjitha pas vitit 2015.

Ngrohtësia më e dukshme ishte në Arktikun Siberian, ku temperaturat ishin 5 gradë mbi mesataren, shkruan BBC.

Me të dhëna që janë të disponueshme nga janari deri në tetor të këtij viti, WMO thotë se 2020 është vendosur të jetë rreth 1.2 gradë Celcius mbi vijën fillestare.

Të dhënat tregojnë se 2020 është viti i dytë më i nxehtë, pas 2016 dhe para 2015.

Sidoqoftë, sipas pritshmërive të shkencëtarëve të dhënat e temperaturave për nëntor dhe dhjetor ka të ngjarë që të jenë mjaftueshëm të ftohta sa që 2020 mund të kalojë në vend të tretë./kk/ KultPlus.com