Zbulohet stera 2300 vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Në sitin arkeologjik të Bylisit është zbukuar stera më e madhe (cisterna, siç e quanin romakët) dhe më e bukur e Ballkanit antik, që i përket shekullit III para Krishtit.

Historiani dhe studiuesi Neritan Ceka e cilëson cisternën antike më të vjetrën në Ballkan, që daton në shekullin e tretë para lindjes së Krishtit.

“Kjo është është pamja e cisternës dhe ka 6 ndarje, në shekullin e tretë para Krishtit shërbenin për mbledhjen e ujit që çonin në cisternën e madhe, 50 m e gjatë, 8 metra e thellë dhe 4 m e gjerë, zinte miliona litra ujë të stadiumit gjatë dimrit dhe ishte në shërbim të popullsisë ose rrethimeve ushtarake. Në këtë shesh mblidheshin rreth 10 mijë vetë gjatë festave të Dionisit.
Stera e ujit përbëhet nga gjashtë pjesë, ku është zbuluar vetëm njëra pjesë e saj”

Ndërkohë, gjatë gërmimeve kanë dalë në dritë objekte interesante të periudhës romake, deklaron arekologu Skënder Muçaj siç është një objekt prej bronzi, si dhe forma të përgatitjes së enëve të qelqit. Arkeologu Muçaj pohon se zbulimi premton nxjerrjen e të tjerave objekte në dritë, ndaj “po u qëndrohet punimeve mbi kokë në ndjekje të çdo gjurme apo objekti që shfaqet“.

Sipas arkeologut, Skënder Muçaj, synimi i projektit të zbulimit është kërkimi i periudhës romake. Ai kujtoi se zbulimet më të hershme që janë bërë në Bylis i përkasin periudhës helenistike dhe antikitetit të vonë.

Kërkimet arkeologjike në Bylis të cilat po bëhen me aplikimin e metodave gjeofizike kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave në bashkëpunim me Instituti e Arkeologjisë.

Puna do të vijoje deri në 20 tetor, mbi këtë vepër të periudhës 2300-vjeçare që mbetet më e madhja e Ballkanit antik të asaj periudhe.

Ceka pohon se puna po vazhdon me restaurimin e objektit antik, i cili nëse gjen financime nga BE-ja mund të kthehet në funksion të turizmit dhe më gjerë.

Ndërkohë që në ditët e para të punës në Bylis janë zbuluar edhe mbishkrimet me emrat e zyrtarëve kryesorë të Bylisit, Prytanin dhe Strategun. / KultPlus.com

Zbulime të shekullit të III në Bylis

Në Parkun Arkeologjik Kombëtar ‘Bylis’ po vijon ekspedita e Institutit të Arkeologjisë të ASA për projektin e Akademisë së Shkencave për aplikimin e metodave gjeofizike në kërkimet arkeologjike.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehet se krahas gërmimit arkeologjik po realizohet prospeksioni gjeofizik, si projekt i përbashkët i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Arkeologjisë, nën drejtimin e prof. Neritan Ceka dhe Skënder Mucaj.

“Parku Arkeologjik Kombëtar Bylis gjatë muajit tetor, mirëpret ekspeditën e Institutit të Arkeologjisë të ASA, që punon për të tretin vit me projektin e drejtuar nga Profesor Luan Perzhita dhe Olgita Ceka, në gërmimin e cisternës të qytetit antik Bylis, duke bërë njëkohësisht restaurimet e sitit”, shprehet ministrja.

Siç njofton Akademia e Shkencave që në ditën e parë të punës u gjet një mbishkrim i shek. III p. Kr. që përmban emrat e zyrtarëve kryesorë të Bylisit, Prytanin dhe Strategun.

Puna paraprake drejtohet nga prof. Skënder Muçaj që asistohet edhe nga studentja e masterit, Amra Minaj. Sipas arkeologëve në Bylys priten zbulime të reja të rëndësishme, një projekt kërkimesh me metoda të reja në bashkëpunim me ekspertë italianë.

Arkeologu Neritan Ceka është shprehur se puna që po bëhet këto ditë në Bylis që është pas 4 dekadash me një ekip shqiptar, edhe në 1981 ishte po Akademia e Shkencave që u mor me gërmimet.

Pas 40 vitesh po zhvillohen për herë të parë gërmimet vetëm me ekip shqiptar arkeologësh. Janë bërë dikur në 1981 dhe në atë kohë para 40 vitesh është bërë po nga Akademia e Shkencave. Puna po vijon në parkun Bylis dhe ka rëndësi se është projekt i Akademisë së Shkencave me Institutin e Arkeologjisë (ASA)”, është shprehur profesor Ceka, në lidhje me punën në Bylis. / KultPlus.com

BE-ja mbështet restaurimin e Parkut Arkeologjik të Bylisit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca do mbështesë restaurimin e Parkut Arkeologjik të Bylisit si dhe projekte të tjera gjatë vitit 2019.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë takimit të zhvilluar me ambasadorin e BE-se Soreca, ku u diskutua për bashkëpunime mes dy institucioneve.

“Takim shumë i mirë pune me ambasadorin e ri të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.️ Kënaqësi është bashkëpunimi me ambasadorin napolitan që ka gjetur tek edukimi kulturor dhe te kultivimi i së bukurës forcën e mendjes për diplomacinë e drejtësinë ”, shprehet Kumbaro.

Ambasadori konfirmoi se BE do të investojë në këtë aset të rëndësishëm njësoj siç bëri edhe në Parkun e Apolonisë. Sipas ministres, restaurimi i trashëgimisë historike inkurajon turizmin kulturor dhe sjell përfitime të prekshme për popullsinë lokale dhe ekonominë në./A.T.SH./ KultPlus.com