“Ilirët deri te shqiptarët”, Buxhovi: Studimi i rëndësishëm historiografik nga këndvështrimi arkeologjik

Neritan Ceka: “Ilirët deri te shqiptarët”, Tiranë, 2014.

Jusuf Buxhovi

Me librin “Ilirët deri te shqiptarët”, arkeologu i njohur, Neritan Ceka, historiografisë sonë i dha një vepër kornizë thuajse fundamentale nga sfondi arkeologjik, fokusimi i së cilës nis te parahistoria, koha historike, për të vazhduar, me qëndrime dhe konkluzione gjithëpërfshirëse, deri te koha jonë. Kundrimi bazik mbi antikitetin si themel të një etnosi historik, i cili nëpërmes dëshmive materiale nxjerr në pah kompleksitetet etno-socale, ato etno-kulturore e deri te definimet politike, pasqyron vazhdimësinë ilire deri te ajo shqiptare jashtë klisheve të njohura të shekullit të kaluar, atyre sllaviste të Vjenës dhe të ilirologëve jugosllavë, të cilat, për arsye objektive (mungesa e hulumtimeve gjithëpërfshirëse arkeologjike dhe të disciplinave të tjera nga shqiptarët) si dhe limiteve ideologjike (atyre serbomëdha edhe më tutje të pranishme), e kanë shtrembëruar atë në përputhje me konceptet e njohura shtetomëdha nga Kriza Lindore e këndej me ç’rast vendi i shqiparëve në hartën e re europiane duhej të ishte i mjegulluar dhe sa më i margjinalizuar, në mënyrë që të mos e fitonte dividentën e merituar shtetërore.

Në këtë studim, përnga metodologjia – sintetik, bie në sy pretendimi i autorit, që reliefi i trashëgimisë materiale, të kapërcejë kornizat shtetërore dhe kufizimet e njohura tek ajo e një shtrirje gjeografike çfarë i kishte nga antikiteti e deri te koha jonë.

Natyrisht, se zgjerimi i kësaj game, që ishte i domosdoshme, me konceptin e qartë që të ndërtohet një diskurs historiografik te një fizionomie te Ilirëve, si një etni ndër më të rëndësishmet e antikitetit dhe rolit të saj vendimtar në kohën historike në të gjitha fazat e zhvillimeve politike, shoqërore dhe kulturore që përcaktuan elementet identitare të qytetërimeve që njihen për deri te shqiptarët e sotëm, ka për fokus dëshmimin e rrënjëve të kombit shqipar nga gërmimet e para arkeologjike në vitet 1916-1924, të ndërmarra nga arkeologë të huaj, për të vazhduar me ato të viteve 1947-2014. Kjo ecuri ishte e domosdoshme për të participuar në sfondin e përgjithshëm të trashëgimisë europiane dhe për të aticipuar në të.

Përcaktimi i tillë, pra që arkeologjia shqiptare të nxjerrë në syprinë lashtësinë ilire nga prehistoria, nga koha historike e deri te ditët tona, kërkonte përkushtim institucional si dhe infrastrukturë të caktuar profesionale, e cila mungonte në fazat e hershme të themelimit të shtetit shqiptar. Profesor Ceka, jo rastësisht ndalet te ky zhvillim, me ç’rast pasqyrohet rruga nëpër të cilin kaloi nga viti 1947 deri në vitin 2014, kur arkeologët shqiptarë (Hasan Ceka, Prendi e të tjerë) në bashkëpunim me arkeologë të jashtëm, i vunë themelet arkeologjisë shqiptare. Me gërmimet në lokalitetet e njohura në disa pjesë të Shqipërisë, harta arkeologjike shqiptare filloi ta plotësojë mozaikun e pamjes së neolitit dhe të asaj në eneolitit në Shqipëri (midis viteve 6000-2100 para Kr.), pamje kjo e ndërlidhur me preilirët dhe protoilirët, me ç’rast, dëshmitë arkeologjike në trevat brenda shtetit shqiptar, do të inkorporohen në tablon e përgjithshme europiane, duke i dhënë asaj dëshmi tepër të rëndësishme. Me eksponatet e gjetura në shumë vendbanime (Koman, Fier, Apolloni dhe pjesë të tjera), protoilirët (nga epoka e bronzit 2100-1200 p.kr) si dhe Ilirët e Epokës së Hekurit nga vitet 1200-450 para Kr.), shfaqen si faktor dominant i qytetërimit antik të kohës. Duke u mbështetur mbi këto gërmime, profesor Ceka, rekonstruon fizionomin e etnosit ilir në kuadër të strukturave shoqërore, politike dhe kulturore nga koha e formësimit të tyre, me ç’rast ato dalin në përputhje me modelet e njohura të organizimeve fillimisht fisnore e deri te ato mbrtërore. Gjithnjë duke u bazuar në zbulimet arkeologjike në Shqipëri si dhe ato të njohura përreth e deri te tërësia euro-aziatike, Ceka, ndryshon diskursin e deritanishëm të ilirëve “të shkapërderdhur” dhe nën ndikimin e helenëve dhe të kulturave të tjera mediterane, tek ajo e një etnosi të organizuar me një shtrirje të gjerë euro-aziatike, që edhe e ka ndikuar atë. Ky përcaktim, gjithësesi se ndryshon edhe imazhin e deritanishme pseudoshkencor të shumë qendrave, të cilat etninë ilire e kanë pasqyruar si të shkëputur nga vazhdimësia me arbërorët (në mesjetën e vonshme) dhe me atë shqiptare, etni kjo e cila, përkundër proceseve të njohura të etnocideve dhe të gjenocideve që përjetoi në shekullin e XIX dhe XX, përkundër rrudhjes së saj shtetërore dhe shkapërderdhjes në shtetet të tjera (Greqi, Serbi e Mal të Zi), ia doli që në masë të madhe të ruajë faktorin etnik thuajse në përmasat që kishte nga trinomi i njohur i mbretërive ilire në antikitet: Maqedonisë, Dardanisë dhe Epirit. Në këtë perceptim të Cekës, të mbështetur mbi gjurmimet arkelogjike në Shqipëri, po edhe atyre në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi që ruajnë kredibilitetin shkencor, konfirmohen dy teza të rëndësishme.

E para, ka të bëjë me atë se vazhdimësia ilire për te arbërit në mesjetë e deri te shqiptarët, si një kapërcim, shihet si zhvillim i natyrshëm i një etnie historike, politike dhe kulturore, që u transformua në përputhje me rrethanat identitare kulturore dhe gjuhësore, të ndikuara nga krishtërimi, të ngjashme nëpër të cilat kaluan italianët, francezët, rumunët e të tjerë nga latinët; grekët nga helenët; gjermanët nga germanët. Pra, shqiptarët dhe shqipja dolën nga ilirët, ndërkohë që edhe lashtësia e ilirëve nuk përjashtohet nga ajo e preilirëve dhe protoilirëve që ndërlidhet edhe me atë pellazge. Në këtë perceptim, bota ilire, shfaqet e formësuar me dy “shtresime”: atë bregdetar (ku kolonitë luajnë një rol të rëndësishëm) dhe atë të brendisë, njëherësh pjesë të epiqendrës që lidhin mediteranin me Europën Qendrore dhe lindore. Këto sfera gjithësesi kanë ndikuar edhe jetën shoqërore, politike dhe atë kulturore.

E dyta, ka të bëjë me atë, se karakterin e shtresimit të brendshëm të botës ilire me shtrirje të gjërë hapsinore nga qendra deri te pjesët lindore, e ka përcaktuar faktori dardan, si epiqendër tepër e rëndësishme, që nga mbretëria dardane (shekulli IV para erës sonë deri në shekullin I pas erës sonë) kur Iliriku bie nën pushtimin romak. Nuk është e rastësishme që Ceka një pjesë të mirë të librit (kapitulli IX) ia kushton Dardanëve si ilirë të parë dhe të fundit.

Te sintagma “Dardanët – ilirët e parë dhe të fundit” gjithësesi gjendet ajo që paraqet kthesë në historiografinë shqipare, por jo vetëm shqiptare, meqë si mbretëri nga shfaqja e tyre në shekullin IV para erës sonë e deri te shekulli I pas erës sonë, Dardanët luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e gjithmbarshëm të rrethanave të kohës. Me këtë rast, Ceka, tumir vlerësimet e deritanishme të F. Paspazogllu, M. Garashaninit, Georgievit, Budimirit, Mirditës e së voni edhe të Përzhitës, të cilët mbretërinë dardane e shohin si epiqendër të botës ilire dhe të qytetërimit të saj, që ndikoi gjithë antikitetin, po edhe mesjetën e hershme dhe atë të vonë, veçmas pas shfaqejs së krishterimit, ku edhe u zyrtarizua në shekullin IV nga perandori Konstandin i Madh me prejardhje ilire-dardane.

Për ndryshim nga studimet e deritanishme derdane, që atë ose e kanë anashkaluar, ose minimizuar në përputhje me konceptin e shkollës sllaviste të Vjenës ose të disa ilirologëve jugosllavë, të cilët në mjesjetë konstruaan të ashtuquajturin “Shtet mesjetar serb”, Ceka, duke u mbështetur në faktet arkeologjike, mbretërinë Dardane e portreton si ndër më të zhvilluarat e kohës, me qytete, xehetari dhe prodhime bujqëre. Madje, sipas Cekës, xehetarët dardanë ishin ndër më të njohurit e kohës, të shpërndarë edhe nëpër xeherorët tutje mbretërisë dardane, deri në Daci, gjë që demanton në tërësi tezën antishkencore se në mesjetë, xeherorët e Dardanisë (Novobërdo, Zveçani e të tjera) u shfrytëzuan nga kolonët sas ose rraguzianë. Apropo kësaj, Ceka, rrëzon edhe tezën se disa ngulime katolike në disa pjesë të Kosovës (Novobërd) si “koloni” të shkëputura raguziane. Po ashtu, Ceka, gjithnjë duke u mbështetur mbi zbulimet e deritanishme arkeologjike (tumave ilire, kështjellave si dhe kulteve fetare) nxjerr përfundimin se të gjitha kishat e ndërtuara në pjesën e Dardanisë në mesjetën e vonë dhe veçmas pas ndarjes së krishterimit në shek. XI, janë ndërtuar mbi ato paleokristianje, gjë që si të tilla i takojnë trashëgimisë kishtare ilire-dardane.

Ky interpretim, po ashtu, përjashton çfarëdo ndikimi të kulturës sllave në epiqendër të Dardanisë. Madje, edhe në pjesët ku ajo ruan disa gjurmë toponomastike, Ceka përjashton çfarëdo ndikimi sllav në strukturat urbane. Shtrija e disa enklavave sllave në Zahumle, Pohumle dhe Posavinë (sipas Porfirogentit), dhe të paraqitjes së tyre fragmentare në pjesën e Dalmacisë, gjithnjë sipas gjurmimeve arkeolgjike, pra mungesa e tyre në Dardani, shpjegohet me atë se Dardanët në vazhdimësi penguan depërtimet avarë-sllave. Ndërkohë që edhe akomodimi i tyre në krishterim u bë nëpërmes faktorit dardan.

Në përgjithësi për librin “Ilrët deri te shqipatarët” mund të thuhet se është një kontribut i rëndësishëm i pamjes historike, shoqërore, politike dhe kulturore të shqipatarëve, në një vazhdimësi të përhershme, nga antikiteti deri te koha jonë i fokusuar mbi faktorin arekeologjik si më kredibilin në përcaktimin e lashtësisë. / KultPlus.com

Në Bylis ndodhet një nga Katedralet më të bukura në Ballkan

Jemi në Bylis, në vitin e tretë të një projekti të Institutit të Arkeologjisë, që po zbulon një cisternë uji që rezervonte ujërat e shkallarës se stadiumit të shek. III p. Kr. Është 50 m e gjatë dhe 8 m e thellë dhe mbulohej nga një sistem harqesh dhe është me e madhja dhe e bukura e Ballkanit antik të asaj periudhe, duke përfshirë edhe Greqinë. Krahas gërmimit po bëhet edhe restaurimi i saj.

Nga Bylisi ka folur për Fax News, arkeologu Neritan Ceka i cili e ka vlerësuar Katedralen e zbuluar në Bylis si një nga më të bukurat në Ballkan dhe më të veçantat, pasi krahas figurave gjeometrike ka dhe figura njerëzore.

Neritan Ceka ngriti dhe hipotezën se Kodikët e Beratit mund ta kenë origjinën nga Bylisi, duke shtuar se nuk mund të kalohet thjesht me një investim kalimtar të BE por duhet të ketë investime serioze ku mund te investojne dhe vete shqiptaret kudo ne bote.

“Këtu është Katedralja e madhe e qytetit, një nga më të bukurat e Ballkanit. Një mozaik i jashtëzakonshëm me figura njerëzore jo vetëm me figura gjeometrike si në vendet e tjera. Është një dëshmi e trashëgimisë. Që këtu glinët, kaluan në Ballsh, që vjen nga Bylisi, kryevend. Suke marrë me vete mbishkrimet që u gjetën në Ballsh. Ndoshta dhe librat e famshëm, kodikun e famshëm të Beratit, sigurisht që vjen nga Bylisi apo Ballshi. Evidentimi i këtij siti arkeologjik, nuk mund të kufizohet me keq. Është simbol i trashëgimisë iliro-shqiptare. Trahëgimi kulturore, shpirtërore. Ishte kryeqendra e 4 qyteteve të tjera. Ishte një Republikë e vogël e organizuar me monedhat e veta me nëpunësit. Kemi dhe një teatër të 4-tërt. Nuk e kemi në Shqipëri sot. Nuk mund te kemi vizioninin ‘këtu kemi Bylisin dhe po fusim ca para’, sic po bën BE tani. Këto janë vizione me kënd shumë të ngushtë. Ne këtu kemi qytetin më të rëndësishëm Ilir. Këtu të ketë një muze të vetin të mirë. Nëse BE nuk do na japë këtë para, ne specialistët kemi guximin t’i themi nuk i duam këto investime. Të hapim një llogari bankare dhe të kontribojnë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Ne kemi dy grupe punëtorësh dhe i kemi propozuar ministrisë ta mbajë këtë ritëm gjithë vitin“, thotë Ceka. / KultPlus.com

Zbulime të shekullit të III në Bylis

Në Parkun Arkeologjik Kombëtar ‘Bylis’ po vijon ekspedita e Institutit të Arkeologjisë të ASA për projektin e Akademisë së Shkencave për aplikimin e metodave gjeofizike në kërkimet arkeologjike.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehet se krahas gërmimit arkeologjik po realizohet prospeksioni gjeofizik, si projekt i përbashkët i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Arkeologjisë, nën drejtimin e prof. Neritan Ceka dhe Skënder Mucaj.

“Parku Arkeologjik Kombëtar Bylis gjatë muajit tetor, mirëpret ekspeditën e Institutit të Arkeologjisë të ASA, që punon për të tretin vit me projektin e drejtuar nga Profesor Luan Perzhita dhe Olgita Ceka, në gërmimin e cisternës të qytetit antik Bylis, duke bërë njëkohësisht restaurimet e sitit”, shprehet ministrja.

Siç njofton Akademia e Shkencave që në ditën e parë të punës u gjet një mbishkrim i shek. III p. Kr. që përmban emrat e zyrtarëve kryesorë të Bylisit, Prytanin dhe Strategun.

Puna paraprake drejtohet nga prof. Skënder Muçaj që asistohet edhe nga studentja e masterit, Amra Minaj. Sipas arkeologëve në Bylys priten zbulime të reja të rëndësishme, një projekt kërkimesh me metoda të reja në bashkëpunim me ekspertë italianë.

Arkeologu Neritan Ceka është shprehur se puna që po bëhet këto ditë në Bylis që është pas 4 dekadash me një ekip shqiptar, edhe në 1981 ishte po Akademia e Shkencave që u mor me gërmimet.

Pas 40 vitesh po zhvillohen për herë të parë gërmimet vetëm me ekip shqiptar arkeologësh. Janë bërë dikur në 1981 dhe në atë kohë para 40 vitesh është bërë po nga Akademia e Shkencave. Puna po vijon në parkun Bylis dhe ka rëndësi se është projekt i Akademisë së Shkencave me Institutin e Arkeologjisë (ASA)”, është shprehur profesor Ceka, në lidhje me punën në Bylis. / KultPlus.com