Fitim Uka: Flisni për sekretet tuaja, thoni të pathënat, falni dhe kërkoni falje, dhuroni pafund dashuri…

Shkruan: Fitim Uka

Çka nëse vdekja na këput rrugën sot dhe mund të mos jemi nesër?
Sa sekrete të trishta e të bukura do të vdesin me ne?
Sa fjalë të pathëna do të na vrasin ndërgjegjen edhe andej “kufirit” fizik?
Sa kërkimfalje të pamiratuara dhe sa të tjera të paartikuluara do t’i shtohen listës së mëkateve tona?
Sa dromca dashurie që nuk i dhamë kurrë do të rëndojnë barrën?
Si do të gjejë prehje shpirti me gjithë atë ngarkesë mbi supe?

Flisni për sekretet tuaja, thoni të pathënat, falni dhe kërkoni falje, dhuroni pafund dashuri… sepse kështu ushqeni mendjen dhe gjeni prehjen e shpirtit tuaj.

Nesër mund të jetë shumë vonë! / KultPlus.com

Profesionalizimi i psikologut Fitim Uka në fokus të Asociacionit të Psikologëve Amerikan

Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe psikoterapisti, Fitim Uka, ka bërë një reagim pasi që Asociacioni i Psikologëve Amerikan ka publikuar në faqen zyrtare një artikull të plotë për ‘Terapinë e Koheazionit të Brendshëm’, lajm ky që konsiderohet të jetë i jashtëzakonshëm për psikoterapinë në Kosovë, shkruan KultPlus.

“Linkun e artikullit po e bashkangjes në komentin e parë, e ju mos hezitoni ta shpërndani dhe ta pëlqeni. Kështu, na ndihmoni që ta ndërkombëtarizojmë e popullarizojmë një qasje të re psikoterapie, që rrënjët i ka në Kosovë”, ka shkruar Uka.

Më poshtë sjellim reagimin e tij të plotë:

Krenar dhe shumë i lumtur!

Asociacioni i Psikologëve Amerikan, divizioni i 29-të “Society for the Advancement of Psychotherapy”, ka publikuar në faqen e saj zyrtare një artikull të plotë për Terapinë e Kohezionit të Brendshëm. Po, po! Asociacioni Psikologëve Amerikan.

Unë nuk jam fare modest, por vërtetë ky është lajm i jashtëzakonshëm jo vetëm për mua dhe Terapinë e Kohezionit të Brendshëm, por edhe për psikologjinë dhe psikoterapinë në Kosovë.

Linkun e artikullit po e bashkangjes në komentin e parë, e ju mos hezitoni ta shpërndani dhe ta pëlqeni. Kështu, na ndihmoni që ta ndërkombëtarizojmë e popullarizojmë një qasje të re psikoterapie, që rrënjët i ka në Kosovë.

Ju dua!