Robert Downey Jr dhuron 6 ‘makina ëndrrash’ nga koleksioni i tij personal

Aktori dhe regjizori brilant i kinemasë Robert Downey Jr. ndihet bujar teksa prezantoi tek fansat e tij me një mundësi surprizë dhuratë që përfshin koleksionin e tij të makinave, shkruan people.com.

“Nëse nuk e keni dëgjuar ende, unë po ju dhuroj disa nga makinat e mia”, ka shkruar aktori në një nga Stories në Instagram shoqëruar me një foto ulur në një nga gjashtë makinat klasike të tij.

Makinat e modifikuara ekologjikisht përfshijnë një Chevrolet Corvette të vitit 1965, Buick Riviera 1966, Mercedes-Benz 280SE të vitit 1969, kamionçinë Chevrolet K10 të vitit 1972, autobus VW të vitit 1972 dhe Chevrolet El Camino të vitit 1985.

Dhurata është e hapur për SHBA, MB dhe Kanada, duke përjashtuar Quebec, për banorët e ligjshëm mbi moshën 18 vjeç, vëren njoftimi. /KultPlus.com

Çamçakëzi i Robert Downey Jr shitet për 55,000 dollarë

Çamçakëzi i yllit 57-vjeçar të Marvel, Robert Downey Jr, u shit  për 55,000 dollarë. Gjithçka nisi si shaka kur më 13 shkurt, ai ngjiti një pjesë të tij në ceremoninë e inaugurimit të yllit të tij  në “Walk of Fame” në Hollywood, tw mikut tw tij Jonathan Colly Favreau.

Por, tani ai çamçakëz është në ankand në internet. Ndërsa shitësi tha se çamçakëzi i përkiste Robert Downey Jr., ai gjithashtu deklaroi se ata që duan të jenë të sigurt mund të bëjnë një test të ADN-së.

Titulli ‘Iron Man’, i firmosur më parë nga aktori i njohur dhe krijuesi i ‘Iron Man’, ‘Stan Lee’, është shitur gjithashtu për 8998 dollarë./abcnews.al/ KultPlus.com

Vdes aktori Robert Downey, figura kryesore e kinemasë së pavarur amerikane

Aktori i famshëm Robert Downey ka vdekur në moshën 85-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, aktori Robert Downey Jr., përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku ai ka njoftuar publikun se babai i tij ka vdekur të martën që shkoi derisa po flinte në shtëpinë e tij në New York, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Aktori ishte i diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit qe më shumë se pesë vjet.

“Babai kaloi i qetë në gjumin e tij pas viteve të durimit të shkatërrimeve të Parkinsonit. Ai ishte një krijues i vërtetë dhe mbeti jashtëzakonisht optimist gjatë gjithë kohës. Babai kaloi i qetë në gjumin e tij pas viteve të durimit të shkatërrimeve të Parkinsonit”, shkroi djali i tij.

Downey Sr ishte një figurë kryesore në kinemanë e pavarur amerikane në vitet 1950 dhe 60-ta, e edhe më i njohur për shkrimin dhe drejtimin e satirës së vitit 1969 ‘’Putney Swope’’.

Ai gjithashtu u shfaq në filma të tillë si ‘’Boogie Nights’’, ’’Magnolia’’ dhe ‘’To Live and Die in LA’’.

Filmat që ai krijoi kishin buxhete të vogla, një etiketë kundër-kulturore dhe humor prerës.

‘’Putney Swope’’ ishte një satirë në botën e reklamave të Madison Avenue, ndërsa kreditet e tjera të tij për regji përfshinin ‘’Balls Bluff’’ të 1961, ‘’Babo 73’’ të 1964 dhe ‘’Greaser’s Palace’’ të 1972. / KultPlus.com