‘Për një çast më ndali zemra’ (VIDEO)

‘Për një çast më ndali zemra’ është njëra ndër këngët më të pëlqyera, kur bëhet fjalë për këngë me tematikë dashurie, shkruan KultPlus.

Kënga “Për një çast më ndali zemra” është duet i këngëtarëve të mirënjohur Pirro Çako dhe Rovena Dilo, e cila është shkruar nga Timo Flloko.

Kjo këngë u interpretua në edicionin e tretë të festivalit të këngës “Kënga Magjike” në vitin 2001, ku edhe u shpallë këngë fituese e festivalit.

KultPlus ju sjel tesktin dhe këngën:

Për një çast, më ndali zemra, s’ishe ti,
Shpirtin sonte, ma trazove përsëri
Më kujtohet,sa shumë prisja,
Që të ndjeja erën tënde
Kthehu, dhe një herë unë të të shihja.

Ëndrra gjumin,ma këputi e më zgjoi,
Mbi nënkres të ndjeva frymën, ku je ti,
Puthjet ende janë të nxehta,
S’na i ftoh dot largësia.
Eja,mos u fshih vetëm në ëndrra.

Unë dhe ti,
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste,
Të mos kish agim,
Edhe dielli fare të mos lindte,
Vetëm unë dhe ti,
Lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim,
Edhe dielli atë ditë të shuhej,
Ndarje të mos kish
Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë.

Ref.
Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Dashuria nis me ty,me ty mbaron
Je kuptimi që merr dita sa fillon
Puthjet ende janë të nxehta
S’na i ftoh dot largësia
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra

Unë dhe ti
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste
Të mos kish agim
Edhe dielli fare të mos lindte
Vetëm unë dhe ti
Lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim
Edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish..Ndarje te mos kish..ooo…oo

Unë dhe ti
Lusnim natën që pa fund të zgjaste
Të mos kish mbarim

Edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish
nese mijra kilometra sot na ndajn

Ref.
Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer..ejaaa si dikur..

‘Shkodra ka plotë dashuri’ e sjellë me plot emocion nga Rovena Dilo (VIDEO)

Rovena Dilo është këngëtare shqiptare e njohur.  Ajo ka lindur në Gjirokastër më 12 Maj 1973. Aktivitetin e saj publik e filloi në vitin 1990 si drejtuese e emisionit “Mbrëmje Kulturore”, në krah të Adrian Krastës.

Për herë të parë ajo konkuroi në Tiranë në Pranverë 1993 në “Këngët e Stinës” dhe këndoi “Kurrë Mos Më Lësho”. Një këngë suksesi, me të cilën u vlerësua me çmimin e dytë.

Në Dhjetor 1993, Rovena Dilo merr pjesë në Festivali i 32-të në RTSH me këngën “Kam Frikë Nga Dashuria, “te kompozuar dhe orkestruar nga Alfred Kaçinari.

Dilo përgjatë viteve ka marr pjesë në shumë festivale, përderisa në vitin 2001 në Këngën Magjike fitoi “çmimin e parë” me duetin e famshëm “Për një çast më ndal zemra” me Pirro Cakon.

KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën ‘Në Shkodër të vish’:

Shkodra ka plot dashuri
Gaz’ e brenga ne fshehti
Por une te kam dasht ty
Shiu mbi liqen piklon
Vete e di cfare me mundon
Djem e vajza kur festojne

Ref.
E te them kujto
Vjen ajo qe shkon
Kush te deshi
Prap te do
Afer meje je
Ne Shkoder te vish
Eja shpirti im

A uj’ i mjer’
Mbi liqen kur kthen
Shi i dimrit
Qe aq fort te desha
Ty ne vere
E mos harro
Ne Shkoder te vish
Si flaka mes zjarrit
Gjithe jeten ti te rrish/KultPlus.com

‘Po të kishte dhimbja fjalë, do të flisnin edhe malet’, nga zëri i veçantë i Rovena Dilos (VIDEO)

Rovena Dilo është një nga emrat e njohur në botën e muzikës shqiptare. Dilo lindi në Gjirokastër më 12 Maj 1973. Paraqitja e saj e parë, para audiencës ishte në vitin 1990 si drejtuese e emisionit “Mbrëmje Kulturore”, përcjellë KultPlus.

Në vitet vijuese ajo mori pjesë në shumë festivale.

Një nga këngët më të famshme të saj është kënga “Për një cast më ndal zemra” në bashkëpunim me Pirro Cakon, me të cilën në vitin 2001 në Këngën Magjike fitoi “çmimin e parë”. 

Disa nga këngët më të famshme të Dilos janë: “Këngët e Stinës” “Nëse natën vij”, “Kam frikë nga dashuria”, “Simpati”, “Kërkoja fatin”, “Qyteti im”, “Ante i tokes sime” etj.

KultPlus sot ju sjell në mendje, këngën e njohur të saj, “Jeta jepet veç një herë, është e shenjtë”:

U këputën yjet dhe ranë në tokë,
Gjethe s’çelën pemët,
E këngën e lanë zogjtë,
Krejt papritur të binte nisi shi,
Jo s’ishte shi, por ishin lotët e mi.

I zgjata dorën dhimbjes me dashuri,
I fshiva ëmbël lotët,
T’i jepja më shumë shpresë,
Dhe me zërin tim,
Gjej forcë e ulërij,
I them kësaj bote,
“E nesërmja është tani”.

Po të kishte dhimbja fjalë,
Do flisnin edhe malet,
Sytë e mi të shkretë sa panë,
Si lajnë as oqeanet,
Jetën jo askush në botë,
Nuk mund ta presë në mes,
Jeta jepet veç një herë,
…është e shenjtë.

U fikën edhe diejt, i mbyllën sytë,
Pas flakës së shtëpive,
Në valle rrotull djajtë,
Të gjithë ëngjëjt morën arratinë,
Me ta në qiell liria rrugën ndrin.

I zgjata dorën dhimbjes me dashuri,
I fshiva ëmbël lotët,
Ti jepja më shumë shpresë,
Dhe me zërin tim,
Gjej forcë e ulërij,
I them kësaj bote
“E nesërmja është tani” …/KultPlus.com