Aktorët e filmit “Virgjëresha Shqiptare” arrijnë sonte në Cineplexx me premierën e filmit!

Pas sukseseve në shumë festivale ndërkombëtare, filmi shqiptar “Virgjëresha Shqiptare” arriti në Cineplexx ku me ç ‘rast do të organizohet sonte Gala Night me prezencën e aktorëve të filmit.

Filmi është me regji nga Bujar Alimani me protagoniste aktorën kosovare Rina Krasniqi. Ngjarja e filmit është e vendosur në Shqipërinë e vitit 1958: Luana është një grua me vullnet të fortë dhe rebele dhe e bija e një burri të respektuar. Një martesë e aranzhuar e detyron atë të mohojë dashurinë e saj për Agimin. Luana, e cila pati fatin të mësonte të lexonte, gjen një mënyrë për të udhëhequr luftën e saj për liriduke ndjekur kodin e fshatit, por çmimi personal është i lartë.

Filmi ka fituar 7 çmime ne 7 festivale të filmit si në festivale të filmit në Varshavë, Belgjik poashtu dhe në Prishtinë, në PriFest ku ka fituar çmimet kryesore. Përveç aktorës Rina Krasniqi, aktorë të tjerë që janë pjesë e filmit janë Nik Xhelilaj, Astrit Kabashi, Gresa Pallaska, Lulzim Zeqja, dhe të tjerë. Filmi është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Belgjikës.

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 16:00.

Filmi “Virgjëresha Shqiptare”, sonte premierë në Cineplexx

Filmi “Virgjëresha Shqiptare” me regji të Bujar Alimanit, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare po vjen premierë në Cineplexx.

“Virgjëresha Shqiptare” në Cineplexx (Albi Shopping Mall) nis të shfaqet nga sonte, datë 27 prill.

Filmi “Virgjëresha Shqiptare” është shfaqur në shumë festivale të rëndësishme botërore. Ky film është fitues i shumë çmimeve në PriFest, gjithashtu në festivale të tjera si në festivalet e filmit të mbajtur në Finlandë, Poloni e shumë vende. / KultPlus.com