‘Rrallë kam pa kso bukurie’ (VIDEO)

Hafsa Zyberi është një nga emrat më të mëdhenjë të muzikës së mirëfilltë shqipe, shkruan KultPlus.

“S’paske pasë një pikë mëshire”, “Ti pëlqeva ato sy” dhe “Balluket e tuja” janë disa prej këngëve të cilat janë pjesë e krijimtarisë së saj të bujshme artistike.

KultPlus ju sjell këngën “Rrall kam pa kso bukurie”, të interpretuar nga Hafsa Zyberi:

Rrall kom pa ksoj bukurije
por si hana tuj ndriçu
e gërshetat moj t’paskan hije
ç’ti pëlqeva syt’ e shkru

Të shikoj me mallëngjim
rash me zor prej dashunis’
e do t’ruj porsi kujtim
tiparet e bukuris.

Deri ditën kur të pashë
rash në zor e rash në hall
moj burbuqe në behar
je e mir nji mi vajzë e rrallë.